E merkure, 24.04.2024, 09:12 AM (GMT+1)

Mendime

Ismet Uka: Pse askush nuk po përkujdeset për invalidët e punës të helmuar me plumb në Trepçë?

E premte, 19.10.2012, 07:55 PM


Pse askush nuk po përkujdeset për invalidët e punës të helmuar me plumb në Trepçë?

Nga Ismet Uka*- Vushtrri

Dihet zhvillimet politike të cilat ndodhen në Kosovë para vitit 1990, i ter populli ishte i mobilizuar për ta mbrojt autonomin e Kosovës,e ketë rrugë politike u futen edhe punëtoria e kombinatit Trepça që Minatorët me veprimet e tyre kundër masave kriminele qe Milloshoviqi ndërmori kundër Kosovës minatorët e bën atë lëvizjen madhështore të punëtorëve brenda Trepçës mirëpo kjo lëvizje pati përkrahje aq të madhe sa që u shëndrrua në lëvizje gjithë popullore .Pra minatorëve natë kohë ju bashkëngjiten i madh dhe i vogël,plak dhe plak në mbrojtjen e lirisë se Kosovës nga okupatori Serb. Dihet që në miniera dhe shumë reparte tjera të Trepçës natyra e punëve ka qen e një rreziku të lart,për shëndetin e punëtorëve,prandaj në ato vende stazhi i punës ka qen i benificuar,prandaj mosha mesatare e të pensionistëve në kombinatin Trepça ka qen diku, 45 deri ne 50 vjet për shkak të kushteve të rëna stazhi i benificuar me ligj ndikonte edhe në rritjen e vjetëve të vjetërsisë dhe kështu, punëtori që punonte në Trepçë e fitonte të drejtën në pension në një moshë relativisht të re. Pjesa tjetër e punëtorëve të helmuar nga plumbi arrinte shkallen e tret të invaliditetit dhe këta punëtor sistemoheshin në punë dhe detyra të punëve ku ma pak kishin kontakt me pluhur dhe avuj plumbi që shkaktonin helmimin e punëtorëve që ishin direk të kyçur  në prodhim

Dihet se punëtorët e Trepçës në vitet 1988 u kyçen në lëvizjet politike kundër veprimeve anti kushtetuare dhe anti ligjore te Sllobodan Milloshoviqit që kishte për qellim rrënimin kushtetuar të krahinës autonome të Kosovës. Punëtoret e Trepçës me veprimet e veta që tani ato veprime janë të njohura për opinionin e gjer kosovar dhe ndërkombëtar,bën që Milloshoviqit ti has sharra në gozhdë dhe kurrë mos të mundet me vendos pushtet,te mirëfilltë ligjor por pushteti i Millosheviqit u vendos si pushtet ushtarak dhe policor që bota demokratike pushtetin e Millosheviqit që e ushtronte në kit formë në Kosovë e gjykonte dhe e kritikonte në çdo hap .Pra Millosheviqi duke par që Minatorët e Trepçës janë të pa thyeshëm dhe të pa luhatshëm në kërkesat e tyre politike vendosi që me anë të dhunës policore punëtorët e Trepçës të nacionalitetit shqiptar ti përzu nga ndërmarrjet ku punonin dhe Trepçën e spastroj etnikisht ne vitin 1990, ku brenda saj metën vetëm punëtorët Serb.

Qe nga atëherë kjo kategori e helmuar me plumb e punëtorëve të Trepçës ka mbet pa përkujdesje institucionale shëndetësore sepse në qytezën e Zveçanit atëhere  ka funksionuar edhe një repart i posaçëm medicjonal për punëtor të helmuar nga plumbi i cili u quajtke Reparti i medicinës se punës. Pra aty trajtoheshin dhe shëroheshin,punëtoret e Trepçës të cilët nuk ishin të pakt ata  që nuk u prekshin nga helmimi i plumbit në punishtet e Trepçës .Punëtoret që ishin të helmuar më seriozisht si rrezik për shëndetin dërgoheshin në institutin e medicinës së punës në Beograd dhe atje trajtoheshin deri sa u përmisohej gjendja e tyre shëndetësore .Pra nga përzërja e këtyre punëtorëve nga vendet e punës,në mënyrë të kundër ligjshme nga regjimi i Millosheviqit pushoj edhe interesim shëndetësor ndaj tyre,dhe sodë e asaj dite pozita e tyre ka metë e njëjtë.

Shumë prej këtyre punëtorëve që tani me ketë artikull po flas për ta nuk janë në jetë dhe fare pa u interesua kush rreth shëndetit te tyre,nga pasojat e plumbit edhe gjatë okupimi por edhe masë çlirimit për shëndetin e tyre nuk u interesua kush dhe për përkujdesjen sociale u interesua por ua dhanë një pension nënçmues i cili pension nuk u mjafton as për barna .Ky avaz po vazhdon edhe tash duhet ta ketë ne krye secili institucion i Kosovës se secili punëtor i cili ka punua ne repartet e Trepçës mbi pesë vjet ju kanë shfaq gjithsesi probleme shëndetësore dhe ndaj këtyre punëtorëve duhet të kihet kujdes sepse edhe këta janë të persekutuar politik sepse vendet e punës të gjithë i humben për shkak të veprimeve dhe kërkesave të tyre politike, për lirin e Kosovës që sodë jemi duke gëzuar Prandaj institucionet e Kosovës dhe njerëzit që janë duke i udhëheq këto institucione si qeverinë parlamentin,nuk bën të sillen në ketë mënyre ndaj atyre që rrezikun çdo gjë për lirin e Kosovës dhe ndaj gjeneratave që e dhanë ketë kontribut duhet pasur kujdes  e të trajtohen si njerëz si në aspektin shëndetësor material moral dhe social. Sepse jemi të obliguar ti respektojmë njerëzit që e barten mi supet e veta peshën e revolucionit për Çlirimin e Kosovës e nuk është peshë e vogël ajo që ju ra hise minatorëve të Trepçës. Sodë njerëzit që janë në pushtet po sillen sikur liria e Kosovës ka ardhur vet vetiu dhe,janë habit masë luksit të vet personal me buxhetin e Kosovës duke bar luks të krahasueshëm me luksin e udhëheqjeve të shteteve ma të zhvilluara ekonomike kurse atyre që ishin ne krye te revolucionit për Çlirimin Kosovës ua kanë afruar mjerimin dhe nga ky mjerim social njerëzit e pendës e të luftës po ikin nga Kosova.

Pra respekti dhe kujdesi ndaj Minatorëve të Stane-Tregut duhet të kthehet gjithsesi sepse për përkujdesje shëndetësore sociale dhe materiale na obligojnë edhe ligjet qe dalin nga kushtetuta e Kosovës por edhe dokumentet universale ndërkombëtare mbi të drejtat dhe lirit e njeriut .Helmimi me plumb është një sëmundje profesionale e fituar në vende të punës e pa shërueshme e cila kërkon përkujdesje dhe trajtim permanent,dhe këtë përkujdesje ministria e shëndetit duhet ta fut në agjendën e vet sepse si sëmundje i ka karakteristikat e veta dhe kërkon trajtim të posaçëm .Deri me tani ne trajtimin shëndetësor të punëtorëve të Trepçës ka pasur vetëm premtime boshe nga ministria e shëndetësisë,duke premtua e jo edhe veprua e këta punëtor të helmuar nga plumbi duke i lan pa përkujdesje adekuate shëndetësore e besa duke ua refuzua kartelat shëndetësore të afruar nga sindikata si të pa vlera në shumë ordinanca e spitale,shëndetësore të Kosovës që minatorët kërkonin shërim në to e duke ju kërkuar që ti paguajnë shërbimet e në pa mundësi për ti paguar shërbimet e shërimit janë kthe e kanë vdekur me  dhimbje të mëdha në shtëpi .Pra nëse në ketë shoqëri meriton dikush të ketë përkujdesje shëndetësore pa pagës, gjithsesi duhet të jen Minatorët sepse ata e vunë në rrezik trupin dhe jetën e tyre para tytave të armikut Serb duke e ndërpre prodhimin në Trepçë  e duke u zotua që Milloshoviqit asnjë gram plumb deri sa Kosova mos të fiton statusin e republikës .Prandaj ministria e shëndetësisë e ka për obligim që ndaj kësaj kategorie Çlirimtaresh të ketë kujdes sepse veprimet e Minatorëve dhe të punëtorëve në Trepçë nuk kanë përfunduar vetëm me brohoritjen e parullave për lirin e Kosovës por Minatorët dhe punëtoret tjerë e ndërprenë prodhimin në secilin repart të Trepçës .E sodë disa që gjenden në qeveri dhe po kërkojnë që Minatorët dhe punëtoret e Trepçës të sjellin vërtetime se mos u larguan me dëshirë nga puna ose bën far faj që pushteti i qiti në rrugë. Unë deklaroj duke u betuar në moralin dhe nderin e secilit minator dhe punëtor të Trepçës se asnjeri prej tyre nuk e ka lëshuar vendin e punës me dëshirë,por për veprimet dhe kërkesat e tyre politike të drejtuara pushtetit të Milloshoviqit në interes të lirisë se popullit të Kosovës Milloshoviqi si masë ndëshkuese me polici të përgatitur mirë të armatosur deri në dhëmbë na përzuri nga Trepça .Pra nëse dikujt i intereson faji i Minatorëve,kërkesat për liri,demokraci të Kosovës okupatori Serb këto kërkesa të drejta të Minatorëve i klasifikoj si faj dhe sodë ata gjenden në rrugë duke u përpëlit me probleme jetësore të natyrave sociale pa u interesua kush për ta. Prandaj Minatorët e Trepçës meritojnë si gjithë të persekutuaritë politik dhe Çlirimtaret tjerë që luftën për lirin e pavarësinë e Kosovës të trajtohen si në aspektin shëndetësor material dhe social..Prandaj diskriminimi ndaj Minatorve i cili po bahet duhet të ndërpritet menjëherë dhe tu mundësohet jetë normale dhe e dinjitetëshme.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora