E marte, 19.03.2024, 05:34 AM (GMT)

Mendime

Hilmi Saraçi: A mundet Serbia ta bllokojë Kosovën?

E premte, 19.10.2012, 07:05 PM


A mundet Serbia ta bllokojë Kosovën për antarësim në BE (?)

Nga Hilmi Saraçi

Edhe pse  mbikqyrja e pavarësisë së Kosovës ka përfunduar shteti përballet me një legjitimitet të kufizuar në nivelin ndërkombëtar dhe me një legjitimitet të “hendikepuar” në rajon dhe bashkimin Evropian (BE) “. Në  një raport analitik në kërkim të legjitimitetit ndërkombëtar thuhet se “është vështir që Kosova ta fitojë legjitimitetin e plotë ndërkombëtar në kornizën e tanishme” . Mirëpo aspirata e Kosovës për ta forcuar  legjitimitrtin ndërkombëtar  edhe më tutje  do të vazhdojë  të qëndrojë  me themele të brishta  e që varet “nga  vullneti i Serbisë  për të bashkëpunuar, aftësia e BE-së për të vlerësuar implementimin e kushteve  të saj, posaqerisht aksionin e Serbisë për të bllokuar dhe sabotuar Kosovën nëpërmjet pesë shteteve  mosnjohëse partnere në BE dhe do të varet nga përgjegjesia e shteteve mosnjohëse ndaj rekomandimit  të komisionit lidhur me MSA-në”…

Hapa pozitiv për rrugën e Kosovës drejt antarësimit në BE

Serbia nuk mund ta bllokojë Kosovën , mund ta bllokojë vetëm vetveten. Serbia nuk do të lëvizë drejt negociatave  për pranim në BE , derisa  t’i plotësojë  disa kushte  të caktuara që përmenden në  raportin e paraqitur nga BE-ja “. Ndërsa dokumenti i BE-së për marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Kosovën” ky është  një hap shumë pozitiv për rrugën e Kosovës drejt antarësimit në Bashkimin evropian.. “ Ajo që është  e jashtzakonshme  duket se  është  marrëveshja  e të gjitha vendeve  antare  të BE-së, përfshirë  edhe ato që ende  nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur” (Bugajski)…

Konkluzionet, përkatësisht rekomandimet e Komisionit Evropian që janë pjesë përbërëse e raportit vjetor për përparimin e Serbisë  edhe më tutje  nuk kanë marrë formën  përfundimtare , por me kërkesë  të Gjermanisë mund të shtohet edhe  detyrimi ndaj Serbisë që ajo të normalizojë marrëdhënjet me Kosovën me një dokument të shkruar.. Në kabinetin e komisarit për Zgjerim (Shtefan Fyle), as nuk pohohet as nuk  demantohet një kusht i ri për Serbinë…

Shefi i socialdemokratëve të Parlamentit Evropian, Hannes Svoboda , ka deklaruar se herët a vonë  do të vijë koha  kur do të jetë e domosdoshme  që Serbia  të njohë  faktin se Kosova  është shtet i mëtësishëm.. “Kjo duhet të bëhet sa më parë  që është e mundur , por kjo nuk është parakusht për hapjen e negociatave  për pranimin, dhe ne në Parlamentin Evropian kurrë nuk kemi thënë  se kjo është  parakusht për Serbinë “ (Svoboda)…

Komisioni Evropian ka pranuar intergritetin territorial të Kosovës

Siq është e njohur Bashkimi Evropian ka ndërmjetësuar në dialogun teknik të zhvilluar ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për rreth një vit, gjatë të cilit janë arritur  shtatë marrëveshje . Mirëpo këto marrëveshjë nuk po realizohen dhe po ngecin në zbatimin e tyre . Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq në lidhje me bisedimet e ardhshme  ka thënë se  prêt nga BE-ja  që “ të  jetë e paanshme  në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe që ta ndryshojë  formulimin “Integriteti i Kosovës”. Ultranacionalistit serb nuk i pëlqen tërësia territoriale e Kosovës, respektivisht pavarësia e Kosovës  e pranuar tashmë ndërkombëtarisht nga 92 shtete . Ai (Nikoliq) ka vlerësuar se ndryshimi i këtij formulimi që qëndëron në strategjinë  për zgjerim të BE-së “do të paraqiste një hap të vogël që do t’i jepte  Serbisë  fuqi për të zgjedhur të gjitha problemet ekzistuese dhe të vazhdojë  dialogun  me Kosovën në nivel më të lartë  politik.

Serbia nuk do të heqë dorë nga  vazhdimi i dialogut me Prishtinën dhe nga procesi i mëtejmë i integrimeve  evropiane , pavarësisht mesazheve  të qarta të  Brukselit se formulimi “kontestues” për “ respektimin e integritetit tokësor të Kosovës mbetet në “strategjinë “ e Qeverisë së Serbisë . Në lidhje me këte  ka pasur zhurmime  ndërmjet dy partnerëve  të koalicionit në Qeverin përparimtare të  Vuqiçit  dhe socialistëve të Daçiqit – rreth raportit të mëtejmë  të shtetit ndaj BE-së, po i afrohet fundi i hartimit të Platëformës për Kosovën dhe po formohet ekipi i ardhshëm negocues të cilin  , sipas të gjitha gjasave  do ta drejtojë  kryeministri i (Serbisë)  Ivica Daçiq…

Serbia në periudhën e ardhshme  duhet të zgjedhë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe të Kosovës. Për këte është shqetësues , sidomos Ivica Daçiq në dispozitën në raportin  e Komisionit Evropian për progresin e Serbisë për integritetin territorial të Kosovës, sepse ai kohë më parë ka deklaruar se “ndarja  e Kosovës është  zgjidhja  më e mirë . Mirëpo “qëndrimi për integritetin territorial të Kosovës  i bashkon të gjitha  shtetet antare të BE-së - ka thënë  diplomati James Ker Linson… Prandaj qëndrimet e Daçiqit dhe të tjerëve bashkëmendimtarë të tij, për ndarjen e Kosovës nuk do të përkrahen dhe nuk do të realizohen kurrë.

Rrjeshtimi i partive politike për zgjidhjen e problemeve të grumbulluara

Për të gjitha këto Qeveria e Kosovës dhe të gjitha partitë  si pozitë dhe opozitë duhet të rrjeshtohen për zgjidhjen e (këtyre) problemeve me rëndësi jetike për Kosovën. Nuk mund të konstatojmë së në këtë fushë nuk ka pasur dhe nuk ka përpjekje për zgjidhjen e problemeve , sidomos për veriun e vendit , mirëpo në kohet e fundit në vend që të merremi më seriozisht për ruajtjen e integritetit territorial të vendit, shtrirjen e institucioneve legale të Kosovës në veri të vendit , në luftimin e krimit të organizuar  , kontrabandes , korrupcionit e të tjera ,fatkeqësisht këto ditë u rreflektuan shumë ngjarje irituese për shtetin e Kosovës . Kjo tani disa kohë  po ndodhë edhe në Parlamentin e Kosovës..Harmonizimi i qëndrimeve dhe angazhimi i parlamentarëve për zgjidhjen e problemeve për të shkuar përpara pas  heqjes së pavarësisë së mbikqyrur, sikur ka marrë përmasa të padëshiruara .Mjaft pati reagime . diskutime të ashpra për privatizimin, “pshtjellimet” qe janë bërë rreth kësat dukurie- fyrjet dhe etiketimet dhe ndërhyrjet e vrazhda ndërpartiake, në mes të kryeparlamentarit , Jakup Krasniqit dhe Bajram Rexhepit dhe shefit të grupit të tyre parlamentar. Kjo ndodhi sidomos në relacionin Qeveri –“Vetëvendosje”. Shumë skena të pakëndëshme dhe mjaft irituese dolen në shesh gjate protestës së  antarëve të “Vetëvendosjes”( 17 tetor 2012), ku në këtë ndërhyrje demonstrative para Qeverisë merrnin pjesë edhe deputetët  nga “Vetëvendosja” në Parlamentin e Kosovës. Tani rrjedhimet gjatë kësaj ndërhyrjeje ishin mjaft irituese dhe shqetësuese për qytetarët e Kosovës dhe më gjerë . Mendoj se “Vetëvendosja” për kundër qellimit të mirë ,nuk ka qenë e përgatitur për një demostrim më korrekt dhe më demokratik, prandaj përpjekja për të ndërhyrë , respektivisht për të treguar (këto) skena të pëkëndëshme kundër privatizimit të Korparmatyës së KEK-ut nuk është e pranueshme për shoqërinë demokratike . Aq më keq sjellja brutale e policisë ndaj demostruesve, sidomos mbyllja e dyerve të parlamentit për deputetët e “Vetëvendosjes” dhe pamjet rreth përpjekjes së tyre për të hyrë brenda me forcë ishim mjaft shqetësuese.

Relacionet kontradiktore  në mes të “Vetvendosjes” (opozitës) dhe Qeverisë

Qeveria gjatë këtij mandati ka pasur mjaft lëshime dhe gabime të llojeve të ndryshme, prandaj në këte fushë janë të arsyeshme (disa) kritika në adresë të Qeverisë për menjanimin e këtyre lëshimeve dhe gabimeve, sidomos rreth veriut të vendit dhe privatizimit, pa përjashtuar krimin e organizuar ,korrupsinin dhe dukuritë e shumta negative që janë në vazhdimësi të pranishme. Në këtë fushë në luftimin e këtyre dukurive “Vetëvendosja “ është më e zëshmja . Ajo (“Vetvendosja”) kërkon  rrëcimin e kësaj Qeverie në krye me Hashim Thaçin, prandaj përpjekja për bashkimin e opozitës për një vendim të tillë  nuk është i qartë dhe i harmonizuar.Rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit nuk ka , ngase realiteti tregon se ende ka mungesë të vullnetit politik të bartësve të institucioneve , mungesë të pavarësisë  të institucioneve  kompetente , si dhe kapacitetet e dobta  të institucioneve  përgjegjëse për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin… Sepse të korruptuarit s’mund ta luftojnë korrupsionin…

Tani ndaj koalicionit në Qeverinë e Kosovës ka mospajtime, sidomos Brenda partisë më të madhe PDK-së. Muhamet Mustafa , udhëheqës i grupit E-15 në Kuvendin e Kosovës, tani e tutje  do te jetë  i pavarur në Kuvendin e Kosovës. Ai ka vendosur përfundimisht të largohet nga Koalicioni për Kosovën e Re. Grupi i ekspertëve  E-15 pas diskutimeve  për zhvillimet aktuale politike  në vend, me theks të veçantë në zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, sidomos rreth çështjes së privatizimit të ndërmarrjeve publike , ka ardhur deri të ky vendim.

Edhe  deputeti i Partisë së Drejtësisë  Amir Ahmeti ka dhënë  dorheqje nga kjo parti dhe nga koalicioni qeverisës.Mendoj se në këtë fushë do ketë edhe të tjerë për ndarje nga koalicioni.

Për koalicionin PDK- AAK, ka mendime të ndryshme . Mendoj se për një koalicion të mundëshëm (por edhe me ndonjë parti të tjetër) duhet bërë duke shpresuar se  në këtë fushë do të zgjidhen shumë probleme, sidomos problemi i veriut të vendit. Tani Partia e Ramush Haradinajt  vetëm sa nuk ka bërë  koalicion me PDK-në. Apstenimi për privatizimin e deputetëve të kësaj partije  ishte një përpjekje  për t’u përafruar për bashkëqeverisje me PDK-në…



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora