E merkure, 24.04.2024, 06:07 AM (GMT+1)

Mendime

Blerim Rrecaj: Mjegull, vështirësi, pasiguri, fjalë…

E enjte, 18.10.2012, 07:55 PM


Mjegull, vështirësi, pasiguri, fjalë…?

Nga Blerim Rrecaj

Polemika e shtyerje në kuvend, në tv-debate, nëpër faqe gazetash, nëpër webfaqe, facebook, twiter, nëpër kafene, në zyrë, në rrugë…

Derisa lexoja dje ndër hije të atyre pishave në Ulpianë pas përfundimit të protestës kundër privatizizimit të Kek-ut  ku policët e ushtarët e huaj ishin spektatorë të shtyerjes mes shqiptarëve, policët special në njërën anë e në anën tjetër protestuesit, në mesditën e një dite të bukur tetori me qiell të kaltër e fort të kthjellët për të na kujtuar qielli i hirtë i mëngjesit me një shtresë të bardhë mjegulle.

Derisa  lexoj diç në gazetë dhe pij një lëng multivitamine dhe pos tjerash shoh edhe tymtarët e Kek-ut që vjellin tymin nga gojët e tyre vije e ulet aty ku jam ulur unë një njeri me rroba pune. Fillojmë të bisedojmë. Më tregon se punon në një firmë private e cila po rirregullon Fontanën e Ulpianës. Tregon për rrogën, por sikur të më punonin dhe dy ose tre nga familja do të jetonim mesatarisht mirë.Flasim si zakonisht flitet me të madhe me vite të tëra për supervështërsitë dhe superpasiguritë. 150 euro harxhoj vetëm unë për një muaj se e pi dhe duhanin e çka të bëj me po kaq të tjera që mbeten me katër fëmijët e gruan. Më tregon se është nga rrethina e  Dardanës dhe flet për një fabrikë qeramike në komunën e tij, rrënimin e saj, shitjen për hekur  pas rrënimit e çmontimit dhe tash aty funksionon restoranti që e mban privatizuesi. Flasim dhe për gjëra të tjera dhe dikur ai në udhë të vet e unë timen.

Derisa shkruaj dhe shoh e dëgjoj nga seanca e sotme parlamentare, pasi që kryeparlamentari kërkon largimin e policëve nga kuvendi, më pas rifillon seanca. Deputeti Emin Gërbeshi fton kolegët e tij të mos e votojnë  rezolutën për normalizim me marredënjet me Serbinë është rezolutë turpi. Seanca vazhdon.

Paj duke dëgjuar gjithë këto diskutime them vetmevete: Po neve po na nevojitka Rezolutë për normalizimin e marrëdënieve me vetveten…



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora