E premte, 19.04.2024, 10:44 AM (GMT+1)

Mendime

Isa Mulaj: Islamizmi dhe arabizmi shqipfolës nuk kanë të drejtë t’i shpallin luftë identitetit shqiptar

E enjte, 18.10.2012, 08:05 PM


Islamizmi dhe arabizmi shqipfolës nuk kanë të drejtë t’i shpallin luftë identitetit shqiptar

Jemi  tri  fe,  por kemi  vetëm  një Atdhe të  përbashkët, një  gjak vëllazëror,  një gjuhë,  një  diell  e  një  Zot. Detyrë mbi detyrat  kemi  bashkimin  dhe  mbrojtjen  e Atdheut – Hoxhë Idriz Gjilani.

Nga Isa Mulaj

Për njohjen dhe kuptimin e duhur të religjionit duhet jo vetëm njohuri por edhe karakter.  “Dawudi”, një shqiptar nga Kosova (ashtu siç e njoh unë sepse është në gjendje të flas shqip), është një musliman i devotshëm. Identiteti i vërtetë i tij me të cilin ai krenohet shumë, është islami. Natyrisht, secili ka të drejtë të krenohet me identitetin e vet ose të tjetërkujt. Por, “Dawudi” shkon më tej me krenarinë e identitetit të vet. E pengon identiteti i të tjerëve dhe “shahadeti” i tjetërkujt kur thuhet “Feja e shqiptarit është shqiptaria”. E ka halë në sy këtë identitet sikur shumë muslimanë tjerë. Për një kohë të gjatë është duke u pëshpëritur në popull për një “pushtim” të heshtur të identitetit shqiptar dhe zëvëndësimin e tij me atë arab nën kamuflimin e islamit. Këtij komploti nuk i besoja aq deri sa “Dawudi” filloi të sulmojë identietin shqiptar në formë gjysmë publike. E paskan këtë qëllim. Iu paska hi dreqi n’shpirt kundër identitetit shqiptar. Duke e ditur këtë, detyrë e secilit që e ndien veten shqiptar për kah identiteti para çdo lloj shoqërimi dhe përkatësie tjetër, është të përgatitemi për luftë në mbrojtjen e asaj që i përkasim kundër planeve të këtyre marroqëve të indoktrinuar e gjakprishur nga kombet tjera. Një gabim trashanik i madh i shumicës se mediave dhe portaleve të internetit është se kur ua dërgon ndonjë reagim rreth çështjeve religjioze, ka gjasa të mos ua botojnë dhe u kthejnë përgjigje se ne nuk merremi me këso gjëra. Unë besoj se jemi vonuar shumë në tjerrjen e shumë indoktrinimeve dhe dogmave islame e disa religjioneve me të cilat është duke u vërbuar dhe shkatërruar kombi shqiptar, sidomos prej fillimit të shekullit XXI.

“Dawudi” me mburrje ua kishte drejtuar një letër elektronike tre aktivistëve kyç të lëvizjes Vetëvendosje!; Albin Kurtit, Glauk Konjufcës dhe Liburn Aliut, ku u kërkonte atyre t’i tregojnë se në çka bazohet ky far identiteti shqiptar. “Unë për vete jam besimtar musliman, i cili mundohet ta jetoj jetën sipas parimeve islame aq sa është e mundur dhe besoj që Feja nuk trashëgohet nga familja e as nuk vendoset nga partia apo shteti. Besoj që çdo individ e zgjedh fenë e cila i duket më e arsyeshme sipas logjikës personale”, thotë “Dawudi” në emër të një grupi islamik nga Kosova. Letrën ma kishte dërguar edhe mua. Nuk isha i sigurt nëse mua më kishte futur në një thes me VV-në nga dyshimi i tij se unë kam ndonjë lidhje me këtë parti politike (çka nuk kam pasur kurrë dhe nuk kam), se më njihte si shok, apo thjesht donte të më poshtëronte për identitetin shqiptar në llogari të atij arab dhe çifut. Ndoshta ka pasur bindjen se qëndrimet e mia për identitetin e shqiptarëve përputhen me ato të VV-së, duke harruar se kjo nuk është e drejtë e rezervuar apo pronë e VV-së por e secilit që e ndien veten shqiptar. Sidoqoftë, duket sikur “Dawudi” e kishte identifikuar edhe një pikë rezistence të këtij identiteti të cilin me entuziazëm dëshironte ta sfidonte duke u dhënë afat aktivistëve të VV-së, i urdhëronte që të mos nguten në përgjigje nëse nuk kanë kohë, dhe në fund të letrës ua kishte lënë edhe numrin e telefonit për kontakt.

 

Cigani “Dawud” (Daut) Ibrahimi me “bisht” në kokë dhe “rrozga” në duar gjatë vizitës së idhullit të quajtur Qabe në Arabinë Saudite. Ky i asimiluar ose pjellë e tyre ka arsye që nuk e njeh identitetin shqiptar!

Lexoni pyetjet e tij më poshtë (në fakt nuk janë vetëm të tij; ai po thirret në shumës). Përgjigjet e hollësishme ia dërgoj për botim më vonë sipas titujve që janë shënuar pas pyetjeve të tyre.

“Dawudi” në emër të identitetit dhe “kombit” të tij thotë:

Pyetjet tona janë:

1a. Nëse "Feja e shqiptarit është Shqiptaria", cilat janë ligjet, rregullat, parimet dhe kushtet për të qenë pjesëtar i kësaj Feje?

(Në Fenë Islame së cilës unë i përkas, këto janë të përcaktuara shumë qartë në Kur'an dhe nuk kanë ndryshuar që nga zbritja e tij (Kur'anit) para 15 shekujsh.)

1b. Kush është Zoti sipas kësaj feje, si quhet Ai, cili është libri (ligji) i tij dhe cilin njëri e ka dërguar si Profet të shqiptarëve (shembull se si jetohet sipas kësaj feje) ?

2. Nëse ju deklaroni që "Feja e shqiptarit është Shqiptaria" e në anën tjetër na i uroni festat muslimane dhe krishtere atëherë unë këtë e kuptoj si hipokrizi.

Po deklaroni që TË GJITHË shqiptarët duhet ta kenë NJË FE, pavarësisht mendimeve/bindjeve personale, e në anën tjetër na i uroni festat muslimane dhe krishtere.

Po i bjen që tani 96,7% e shqiptarëve të Kosovës (që e kanë deklaruar vetën si muslimanë) duhet ta zgjedhin nje fe të re. A nuk është ky imponim?

Nëse vërtetë jeni të bindur se duhet të ndërrohet feja, t'paktën na e shpjegoni këtë Fe. Çka përmban kjo e që u mungon feve tjera?

Do të isha më i kënaqur nëse del që unë ju kam keqkuptuar juve pasi të na interpretoni këtë deklaratë tuajën.  Insha'Allah unë e kam keqkuptuar.

3. Nëse paskemi nevojë për 'armë' që na emancipojnë kundrejt Religjionit (Fesë), atëherë po i bjen që Religjioni (Feja) qenka diçka e keqe, e dëmshme, prapambeturi !

Ne, besimtarët muslimanë, nuk e kemi të qartë se çfarë të keqe ka Kombi nga Feja e as se si mund të ekzistojë një Komb pa Fe?  I emancipuar por jo-fetar ???!!!

Për fund, mendoj se do të ishte mirë të na i sqaroni kuptimet e termeve: komb, fe dhe emancipim sepse me sa duket kemi një dallim të madh në të kuptuarit e këtyre termeve.

Me respekt,

Daut Ibrahimi

p.s. Përgjigjet tuaja mund t'i dërgoni me e-mail privatisht ashtu siç janë parashtruar pyetjet apo edhe përmes faqes dhe gazetës suaj zyrtare.

Si të doni dhe kur të doni, vetëm përgjigjuni.

*****************

Vijon me titujt:

Helmimi i “Dawudit” me identitet çifut, islam, dhe arab

Ungjilli tregon komplotin e çifutëve me Gjon Pagëzorin dhe Jezu Krishtin ose Jahjan dhe Isain e Kuranit

Islami si bisht i çifutëve dhe hajni e historisë së tyre

Ç’kemi të re nga Kurani? Gati asgjë

Vetëm në islam ka trinitet praktik dhe fanatik

“Profetët” kurvar dhe pedofil: Shpifje apo fakte që nuk i luan topi?

Cilat janë gabimet tragjike të muslimanëve dhe islamit të sotëm?

Urrejtja dhe shpifjet e islamikëve të vërbër shqiptarë kundër shqiptarit Mustafa Kemal - Ataturkut

Porositë e Mehmet Akifit dhe Idriz Gjilanit për “Dawudin” dhe tërë muslimanët nëpër botë

Pse Mehmet Akifi i dogji përkthimet e Kuranit që i bënte?

Çka thonë studiuesit perëndimorë për Mehmet Akifin në raport me islamin, e çka shtrembërojnë për të shumë islamik të sotëm?

Cili është religjioni im dhe argumentet e mia kundrejt shkrimeve të “shenjta”?



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora