E marte, 28.06.2022, 07:20 AM (GMT+1)

Editorial

Fazli Maloku: Veprime fashisoide të Policisë të Hashim Thaçit e Bajram Rexhepit

E merkure, 17.10.2012, 09:45 PM


Veprime fashisoide të Policisë të Hashim Thaçit e Bajram Rexhepit

Mbrëmja e sontme për mua dhe familjen time, por besoj edhe për çdo familje shqiptare,  e cila ia do të mirën Kosovës Martire dhe qytetarëve të saj, ishte shokuese dhe u përcoll me lot e dhëmbje. Kafshata e bukës nuk kapërdihej më. Sjellja me vandalizëm dhe fashisoide e Policisë të Hashim Thaçit e Bajram Rexhepit e sasesi nuk mund ta quash Polici e Kosovës dhe e qytetarëve të saj, dhuna e ushtruar e pjesëtarëve të saj ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, drejtuesëve të saj, djem e vasha, ndaj deputetve të Kuvendit të Kosovës si dhe ndaj liderit të Lëvizjes z. Kurti, duke i shkelur me qizmën policore,  të shtrirë me fytyra të gjakosura për toke,  protestues paqësor duarthatë, të cilët nuk rrezikonin askënd dhe asgjë, vetëm se protestonin për shitjen e pasurisë së Kosovës në mënyrë të paligjshme, si dhe vetëm sa për t'ia shtuar jetën kësaj Qeverie tërsisht kriminale, dhe vetëm për ti mbushur xhepat e hajnave të Hashim Thaçit e Bajram Rexhepit është tepër e dhëmbshme dhe do të thosha me pasoja tragjike për të ardhmen e Kosovës dhe qytetarëve të saj. Sonte u dëshmua katërcipërisht se z. Bajram Rexhepi ka ndjenja patologjike ndaj çdo veprimi të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe kjo nuk mund të shpjegohet! Pyes z. Bajram Rexhepin. Pse nuk ua tregon dhëmbët me Policinë e speciallcat e tij shkieve kriminelë,  me duarë të përgjakura me gjakun e shqiptarëve,  të cilët ia shkëputen Kosovës një pjesë të mirë të tokës së saj (veriu i Mitrovicës), atje ku atyre pak shqiptarë që kanë mbetur atje iu mungon e drejta më elementare, e drejta për të jetuar?! Pse nuk ju del zot shqiptarëve atje dhe nuk e pastron tokën shqiptare nga kriminelët serbianë?!

Për çdo ditë që kalon, qiellin e Kosovës e mbulojnë gjithnjë e më shumë Re Të Zeza, dhe për këte jemi shumë të shqetësuar. Populli shiptar i Kosovës siq thot populli, "e ka humbur rrugën në oborr"! Bajram Rexhepi po sot, në foltoren e Parlamentit të Kosovës, me gjuhën e një Kryepolici kërcënoj edhe të gjithë deputetët e tjerë edhe vet kryeparlamentarin , se do të pësojnë ndoshta edhe më keq se sot demonstruesit e Lëvizjes VV, po të ndermarrin diça të tillë, me një fjalë le të kuptohet se "kurkush nuk guxon t'ua prishë rehatin atij dhe veçanërisht "shefit" të tij Hashim Thaçit!!

Se kush ka fuqinë t'ua ndali turrin këtyre hamshorëve nuk e di! Por ajo që dihet është tepër e dhëmbshme, se Kosova për çdo ditë që kalon, nga një demokraci e brishtë po kalon në një "shtet policor"!

E ardhmja e Kosovës dhe e qytetarëve të saj me këta pushtetarë është e pa përspektivë!

Dëshiroj që koha të më demanton.

Më vjen keq që nuk kam mundësinë,  që shkrimin tim ta ilustroj me ndonjë foto të atyre pamjeve vërtetë trishtuese të cilat i ofruan të gjitha kanalet televizive të Kosovës.

Dalëshim faqebardhë!

Fazli Maloku, Prishtinë

17 tetor 2012



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora