E marte, 23.04.2024, 03:00 PM (GMT+1)

Mendime

Paul Tedeschini: Kosovart duhet ta ndajne shapin nga sheqeri! (Pjesa e Dyte)

E shtune, 19.04.2008, 01:10 PM


Kosovart duhet ta ndajne shapin nga sheqeri!

(Pjesa e Dyte)

Nga Paul Tedeschini

Se dyti duhet sqarue se qendrimet e shqiptarve gjate luftese se dyte botnore kan qene te ndryshme ne territore te ndryshme te tyne.

Faktet
Ka shume prova dhe dokumentacione, qe qeveria shqiptare ne territorin e Shqipnise gjate okupacionit, ne baze te nji marreveshtje te veçante me okupatorin italian dhe ma vone edhe ate gjerman, nuk ka pranue zbatimin e ligjeve raciste ne territorin e saje.

Kjo nuk ka qene gja e vogel. Kete nuk e kan ba asnji nga aleatet e Gjermanise naziste. Dhe asht pikrisht kjo merita e madhe e kesaje qeverie shqiptare, pamvarsisht nga te metat e saje dhe sido qe te kete qene ajo, si dhe merita e madhe e vete popullit shqiptar, qe ndoqi dhe zbatoi kete vij si tradite shume shekullore te mikpritjes simbas kanuneve viseve shqiptare. Prandej me te drejte populli shqiptar meritoi falnderimin e organizatave te ndryshme botnore te hebrejve dhe te shtetit te Izraelit.

Ne territorin shqiptar te Kosoves, ne mars te vitit 1944 u organizue Divizioni SS „Skanderbeg“ nr.21 me 9.275 kosovar, i perdorun prej komandes gjermane ne Ballkan (shih http://de.wikipedia.org/wiki/21._Waffen-Gebirgs-Division_der_SS_%E2%80%9ESkanderbeg%E2%80%9C_%28albanische_Nr._1%29 (21. „Skanderbeg“) . Ky divizion u formue nga krimineli i luftes se dyte botnore dhe bashkepunetori i ngushte i Hitlerit Myftiu i Madh i Palestinez Haxhi Muhammed Amin al Hysejn. Ky Myfti arab, qe gjate luftes se dyte botnore e ka pase zyren e vet ne Ministrine e Mbrendeshme ne Berlin, ka organizue po ashtu edhe Divizionin SS bosnjak “Hanxhari” me rreth 21.065 veta, edhe ky ne sherbim te komandes gjermane (Shih http://de.wikipedia.org/wiki/13._Waffen-Gebirgs-Division_der_SS_%E2%80%9EHandschar%E2%80%9C_%28kroatische_Nr._1%29 . Po ashtu ky myfti arab ne perputhje me parimet raciste antisemite arabe ka dhane nji kontribut te madh per eleminimin e shume hebrejve europian ne territoret eurolindore dhe ballkanike te pushtueme nga nazistat gjerman. Mbas luftes dyte botnore ky myfti u kerkue nga gjygji nderkombetar i aleatve te Nyrenbergut-Gjermani si kriminel lufte, por nuk u kap, sepse ai gjeti sterhim ne vendet arabe me principe raciste antisemite, se pari ne Egjipt. Ky ishte organizatori dhe drejtuesi kryesor i Konferences se Vendeve Islamike deri sa vdiq ne vitin 1974.

( Shenim: Kush don te dije ma shume le te klikje linkun me materiale fotografike, me spjegime anglisht http://www.tellthechildrenthetruth.com/gallery/ , ku paraqiten shume fotografi te takimeve te Myftiut me Hitlerin, me Geringun, me Himmlerin, Rippentropin etj, si dhe inspektimi nga ana e tij e reparteve SS gjermane dhe SS bosnjake. Po ashtu jepen fotografi te Myftiut mbas luftes dyte botnore si nji nder organizuesit ma aktiv dhe drejtuesit kryesor te Konferences Vendeve Islamike. Klikò edhe linkun http://www.kore.it/CAFFE/rosselli/hitler-mufti.htm .Klikò edhe ne:
http://www.youtube.com/results?search_query=mufti+hitler&search=Search ).

Pse u krijue ne Kosove dhe jo ne Shqinine Nane “Divizioni SS-Skanderbeg”?

Une personalisht kesaje pyetje ende nuk jam ne gjendje ti jap nji pergjigje te dokumentueme, sepse me mungojne provat materjale dhe dokumentat e arshivave, qe e sqarojne kete gja, sado qe ne internet ka plot dokumentacione. Por krejte njashtu si mbas fortunes deti qetesohet dhe uji qartesohet, krejte njashtu edhe faktet historike me kohe vijne e sqarohen dhe kristalizohen.
Per te mos e zgjate shume kete teme, na mund te pohojme se ka prova historike se ne territoret mbarshqiptare okupatori pese shekullor turk-osmanllì ka sjelle shume kolon nga vendet afro-aziatike me qellim qe te lane faren e vet aty dhe ta zhbajne deri ne gen kete popull te vjeter europian. Dhe kjo gja mjerisht i ka lane gjurmet e veta jo te vogla.

Myftiu arab ne nji takim ne Berlin me krenat nazist
Simbas Kryevepres “SHKODRA DHE MOTET” te “Mesuesi i popullit” Hamdi Bushati (1896-1983), (Shih shkrimin “Familjet shkodrane me prejardhje te huej!” publikue ne http://www.albanovaonline.com/modules/news/print.php?storyid=687 ) del se gjate okupacionit pese-shekullor turk-osmanllì ne Shkoder ka pase vendosje, deri ne prag te Pamvarsise se Shqipnise, te shum kolonve nga vendet afro-aziatike te ardhur nga Turqia, Egjypti, Arabia, Dardanelet, Maroku, Tunizia, Algjeria, Siria, Dagistani, Sudani etj. Ne librin e Hamdi Bushatit jepet lista e pase-ardhsve te shume familjeve te tilla si dhe vendi i origjines se tyne.
Pose kesaje ja se çka shkruen ne gjuhen shqipe nji nder osmanologet e njohtun ne Turki dhe vendet arabe: “…Lexo Evlija Celebiun te mesosh origjinen e evgjiteve te Tepelenes, qe sulltani solli nga Egjipti….”.
Keto kolon, keto ardhacake nga vendet afro-aziatike te sjellun ne Shqipnine Nane gjate okupacionit turk-osmanlli, u shkrine me vendesit shqiptar dhe nuk krijuen nji komunitet te mirfillte te veçante, me zakonet e tyne dhe gjuhen e tyne.
Pose kesaje nji perqindje e nalte e popullsise shqiptare ne Shqipnine Nane, me gjithse nen okupacionin osman, rrezistoi dhe nuk hyri ne boten e errte osmane, nuk i shkeputi kurr lidhjet kulturale dhe shpirtnore me kontinentin europian dhe nuk psoi asnji ndryshim.
Dhe jane kryesisht keto dy arsye kryesore, qe simbas mendimit tim, Myftiu famkeq arabo i sipercituem nuk gjeti terren te pershtatshem per te krijue ne territorin e Shqipnise Nane nji Divizion SS nazist.

16.04.2008

(Vazhdon me pjesen e trete)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora