E merkure, 24.04.2024, 04:08 PM (GMT+1)

Kulturë

Michelle Pfeiffer

E diele, 26.02.2006, 11:01 PM


Michelle Pfeiffer
Michelle Pfeiffer: aktorja ''flutur'' e hollivudit
 
Nuk gjenden fjalë për ta përshkruar këtë aktore, më e mira që kinameja moderne mund të ketë. Michelle Pfeiffer është një grua me një pamje intriguese që në të njëjtën kohë është elegante dhe e papërballueshme, e ndritshme dhe melankonike. Çfarë mund të thuash pastaj për talentin e saj të madh?! Zonja Pfeiffer nuk është aspak një aktore si të tjerat. Bën një interpretim dhe ka një karakter të denjë pwr yjet të Hollivudit në vitet e tij më të arta. Është e rafinuar dhe plot sharm si Greta Garbo, ka harenë dhe papërballeshmërinë e Katharine Hepburn, tërheqjen e Bette Davis, furinë dhe ambiguitetin e Marlene Dietrich... si të thuash nga përzierja e këtyre yjeve na del një grua e fortë dhe e guximshme, ironike dhe delikate, e ndjeshme dhe bujare, që me bukurinë e saj të mrekullueshme ka ditur të të bashkojë magjishëm një interpretim njkohë të furishëm dhe shpirtëror, delikat, impulsiv dhe natyror, të ëmbël dhe të sofistikuar. Emocionet që një shikim apo një frazë e saj mund të provokojnë, janë të paimagjinueshme. Dhe më pas personaliteti i saj i fortë, karizma e saj e madhe, mirësia e saj hyjnore, e kanë bërë të jetë një nga fytyrat më të dashura për publikun botëror. U lind në Shën Ana, në Kaliforni, më 29 prill 1958. I ati Richard, është një nëpunës në një ndërrmarrje kondicionerësh kurse e ëma, Donna, është një grua shtëpiake. Që e vogël Michelle shfaqet kokëfortw dhe e padëgjueshme, cilësi që e kanë bërë të hyjë me një forcë të madhe vullneti dhe pa kompromise në botën magjike të kinemasë. Ndërsa frekuentonte Fountain Valley High School , punon si shitëse në disa dyqane. Pasi diplomohet më 1976, frekuenton Golden West College , por nuk është e kënqur, dhe kështu fillon e i piqet dëshira për tu bërë aktore. Vëren se konkurset bukurisë janë një vend i mirë nga ku mund të vihesh re për të filluar kështu karrierën në botën e spektaklit. Merr pjesë në konkursin për Miss Orange County , dhe është e tepërt ta themi, që fiton, falë bukurisë së saj përrallore dhe të rrafinuar. Më vonë merr disa oferta si si folëse në disa televizione të nivelit të ulët, dhe më 1882 merr pjesë në një dështim kimetografik ? Grease 2? . Dështimi i filmit i ushqen dyshimet se nëse është e drejtë apo jo ta ndërrmarrë këtë rrugë. Regjisori Brian De Palma e siguron d p[wr tw kundwrtwn duke i kërkuar të interpretojë rolin e të shoqes së Al Paçinos tek ? Njëriu më shenjë ? (1983). Megjitahtë regjisori ka dyshime për aktoren por më pas rrëmbehet nga bukuria e saj joshëse dhe nga interpretimi i saj elegant dhe i furishëm. Filmi arrin një sukses të madh kështu aktores i hapen portat e kinemasë. Në pak vite interpreton filma shumë të bukur si ? Shtrigat e Eastwick? (1987), ? Ujku? , (1994), ? Një ditë rastësisht? (1996). Pas disa nominimesh fiton më 1990 Golden Globe si Aktorja më e mirë në filmin ? Të mrekulleshmit Baker? ( 1989), Ariun e Argjndë si aktorja më e mirë në Festivalin e Berlinit më 1993, për filmin ? Mosha e pafajsisë? . Më 1993 është martuar me aktorin dhe regjisorin David Kelley, me të cilin ka edhe një djalë John (1994). Para martësës aktorja kishte adoptuar edhe një vajzë, që edhe Kelley e ka pranuar si vajzën e vet.
 
Çmime
Golden Globes 1994
nominohet si Aktorja më e mirë në ?Mosha e pafajsisë?
Golden Globes 1993
nominohet si Aktorja më e mirë në ?Dy të panjohur, një fat?
Festivali i Berlinit 1993
Aktorja më e mirë në ?Dy të panjohur, një fat?
Golden Globes 1990
Aktorja më e mirë në ? Të mrekullueshmit Baker?
Golden Globes 1989
Nominohet si Aktorja më e mirë në ?Një vejushë e hareshme por jo edhe aq shumë?
Çmimi Oscar 1989
Nominohet si Aktorja më e mirë në ? Të mrekullueshmit Baker?
Çmimi Oscar 1988
Nominohet si Aktorja më e mirë jo protagoniste në ?Marrdhënie të rrezikshme?
 
Filmat
White Oleander 2002
Quhem Sem 2001
Të vërtetat e fshehta 2000
Historia e ne të dyve 1999
Ëndrra e një natë në mes të verës 1999
Në thellësitë e zemrës 1999
Sekretet 1997
Një ditë, rastësisht 1996
Mendime të rrezikshme 1996
Diçka personale 1996
Ujku 1994
Mosha e pafajsisë 1993
Një vejushë e hareshme po jo edhe aq shumë 1988
Mardhënie të rrezikshme 1988
Shtrigat e Eastëick-ut 1987
Gra amazona në Hënë 1987
Pavarësia e embël 1986
E gjitha në një natë 1985
Njeriu me shenjë 1983


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora