E enjte, 25.04.2024, 09:26 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Nëngurra: Edhe Zoti ka ra në hall!

E merkure, 17.10.2012, 08:03 PM


Edhe Zoti ka ra në hall!

Nga Selim M. Nengurra

-Kam jetue diku 15 vite në Lublanë të Sllovenisë dhe tani gadi po bahen 24 që jetojë në Norvegji dhe çuditem se si në asnjë kontajner mbeturinash nuk gjen njeriu BUKË. Në Dardaninë e varfër, edhe në Shqipni kontajneret janë perplotë me bukë.  BASTARDET E HUDHIN fukareja i shkret e merr dhe jeton nga buka e hudhun-

Veren që sapo lam prapa shifja per çdo ditë se si njerëz të varfër e të uritur vinin në kontajnerin e mbeturinave që kishim para banesës  dhe aty kerkonin ushqim. Më therte shpirti, por s’isha i zoti ti ndihmojë me asgja ata.

Dhe kështu shef njeriu gjithandej qyteteve e qytetëzave të Dardanisë e besa edhe në Shqipni. Derisa meditoja tuj pa këta njerëz të mjerë mu kujtue një ngjarje per mue shumë mbresëlënse që më pat ndodh diku në vitin 1972 në qytetin Felkir të Austrisë.

Pata shkue aty ta vizitojë komshin dhe mikun tim Xh. O. i cili jetonte e punonte aty dhe një të dielë per të më nderue  shkojmë në nji restorant per darkë. Nuk dija asnjë fjalë nga gjuha gjermane dhe mbaj mend se porosita Gullash lope me Pure patate dhe sallatë të perzieme. Kamarierja na solli gjellen dhe nuk solli bukë. Neve shqiptarët pa e mbush barkun me bukë nuk ngopemi dhe e luta nikoqirin tim të kerkon bukë. Erdhi mamarierja me nji shport me disa copa të holla të bukes. Kur ngranem në atë shportë mbeten një e preme e bukes dhe një gjysëm. Kamarierja e kishte kuptue se buken e kisha porositë unë dhe mori salveten nga tavolina, me te kapi ato copa buke dhe ngadal e kujdesëshem i mbeshtolli dhe pa folë asnji fjalë mi futi në gjepin e sakos që kisha veshun. Unë disi u befasova dhe nxora shpejt buken nga xhepi , por ajo reagojë bukur ashper dhe e luti nikoqirin tim të më perkëthej. " JUVE ATJE NË ATË JUGOSLLAVINË KOMUNISTE ME ATË MENTALITETIN ORIENTAL HUDHNI ME TONE BUKË NË DITË, NEVE KAPITALISTËT DHE TË KRISHTENET NUK E BAJMË KËTË KURR SEPSE BUKA ASHT ARTIKULLI KRYESOR PER JETEN E NJERZVE. KËTA TA KAM SJELL TY DHE TI NUK MUND E NGRANE KREJT, UNË NUK E KËTHEJ PAS E TË JA SERVOJ TJETERKUJT, AMA AS ME E HUDHË NUK E HUDHIM. MERRE ME VETI DHE KUR KE URI MA VONË E HAN".

Kam jetue diku 15 vite në Lublanë të Sllovenisë dhe tani gadi po bahen 24 që jetojë në Norvegji dhe çuditem se si në asnjë kontajner mbeturinash nuk gjen njeriu BUKË. Në Dardaninë e varfër, edhe në Shqipni kontajneret janë perplotë me bukë.  BASTARDET E HUDHIN fukareja i shkret e merr dhe jeton nga buka e hudhun.

Në TV 21 per secilen javë asht një program me titullin " EDHE UNË JAM KOSOVË " Aty njeriu shef tmerret e mjerimet ma të frikshme dhe ma të dhimshme se në cilat kushte jetojnë familjet e varfëra me nga një truç fëmijë.

Të gjitha TV-të tona transmetojnë raste të apeleve per ndihma per ti shpetue jeten familjarit të tyne dhe femijve. Kerkojnë ndihma per ti dergue ata jasht në ndonjë shtet të Europës per sherim.

Tash këto ditë lexova në postimet e ndryshme të FACEBOOK -ut se si nga disa shtete të Europës shkojnë në Qabe per Haxh nga disa qindra shqiptarë ( per mue, ata nuk jan shqiptarë, por shqipfolsa!).

Edhe nga Norvegjia pati organizim të shkumjes në Qabe tash per Bajramin e Vogël. Shkuen disa dhjetra shqipfolsa e mes tyne edhe një ( fatkeqësishtë ) familjar i imi. Mora vesh se secilit individ, shkumja në Mekë, pra biletat e aeroplanit dhe koha e qendrimit atje mesatarish ju kushton nga 5000 euro plus ndoshta 2000-3000 euro të tjera per blerje të rekuizitave dhe gjanave tjera të "kulturës " islame. Më shkojë mendja dhe thash. Thuhet se muslimani ka borxh me shkue në Mekë, tash pa dasht të thomë pse shkojnë shqiptarët atje nese janë shqiptarë, unë thomë mirë le të shkojnë se mendojnë se kryejn atë borxh dhe bajnë gjest human ( sevap ), ama a mos do ishte humanizmi ma i madh te vet ZOTI sikur ato perafersishtë 8000 euro të ja falshin një të varfëri, të ja dhuronin një të smuri, ta siguronin per disa vite dikend që nxjerr bukën nga kontajneri i mbeturinave që do e ketë buken dhe mos të ushqehet në kontajner?!

Nga këta turistat ( haxhitë ) shqipfolsa që shkuen nga Norvegjia njof një rast ( ky familjari im ) që jo tjeter kush, por i vëllai me një truç fëmijë diku atje në një lagje të Shkupit jeton në mjerim të skajshem dhe në një kasolle.Mos do ishte ma mirë që ato para të ja falte vëllaut?

Asht e pakuptimt se ç’farë jemi neve. Edhe Zoti ka ra ne hall! Njoh njerëz nga Norvegjia që nuk kan lan asgja per fytyrë toke pa ba me vite derisa edhe kan sjell nga disa kg drogë dhe kan ba nga disa vite burg per veprimet e tyre kriminale e tash shkojnë në Mekë per haxh! Ndoshta Zoti i tyre jua falë mëkatet e kalueme andaj shkojnë atje per tu këthye të paster dhe të rinisin veprimet e tjera kriminele.



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora