E shtune, 20.04.2024, 12:26 PM (GMT+1)

Mendime

Avdi Ibrahimi: Shqiptarët duan drejtësi

E marte, 16.10.2012, 06:09 PM


Shqiptarët në radhë të parë duan drejtësi

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Është mbase e natyrshme që shqiptarët në radhë të pare duan drejtësi,dhe kjo drejtësi u duhet gjithë atyre shqiptarëve që kërkojnë ndryshime nga kjo gjendje e mjerueshme ku ndodhemi sot.Në mbarë hapsirat shqiptare janë prezente disa procese negative,të cilat janë pengesë për reformat demokratike.Kjo pengesë negative vjen si rezultat konfrontimesh,për faktin se partit politike shqiptare ende nuk kanë programe të qarta dhe të dihen më saktë çfarë përmbajnë programet e tyre mbi zhvillimin ekonomik e social të atdheut.Këto politika të paqarta po e çojn vendin e shqiptarëve në rrugë të rrezikshme dhe në tendosje politike sociale,duke i sjellë shoqërisë dhe ekonomisë kombëtare humbje të mëdha.Kjo humbje vjen nga ata njerëzë që qeverisin sot në atdheun e shqiponjave,njerëz këta që po pasurohen brenda një dite,këta funksionar të pangopur,e konsiderojnë pasurin kombëtare si pronën e tyre,këta qeveritar abuzues të pushtetit si prioritet të pare kanë hajninë,këta njerëz hajdut nuk e njohin fare profesionalizmin arsimor,por e njohin dhe e punësojnë afër vetës njeriun servile të tyre,që ka marrë diplomë me para mbrenda një dite,jave apo muaji.Nga kjo lojë e përçudnueshme,tragjedia vazhdon të jetë e pranishme në mbarë hapsirat shqiptare,e cila pasqyron një lloj frike për popullin,i cili përbrenda vetës ka një krenari të pashuar për atdheun që t,i përballoj vështirësit politike dhe ekonomike,po kjo nuk done të thotë se populli do t,i përballoj pafundësisht vështirësit që po ua sjellin klasat politike aktuale,që ende nuk e ngritën shtetin ligjor,por i hapen rrugë duke i dhënë pushtet padrejtësisë,korupcionit,kontrabands,joprofesionalizmit,dhe nepotizmit,klasat politike nuk u kujdesn pr rendin dhe qetsin,por legjitimuan krimin e organizuar,përçarjen,vrasjet dhe hakmarrjen primitive mesjetare,në këso kushte e rrethana po përhapet më shpejtësi tregtia me qenie njerëzore dhe më mijëra njerëz janë përdorues dhe shpërndarës drogash.Andaj është detyrë kryesore e shoqërisë të mos qëndrojn indifferent ndaj kësaj dukurie tejet negative që po shkatërron rininë,dhe të ardhmën e kombit.

Fenomene edhe më shkatërruese janë korrupcioni dhe kontrabanda,që në fakt tashmë është bërë publike nga mediat elektronike për të gjitha institucionet shtetërore,që nga presidenca,parlamenti,dhe qeveria,si dhe ato institucionet lokale komunale.Por që gjerë më sot fare pak keqpërdorues janë gjykuar e dënuar si kontrabandist nga drejtësia.Mungesa e veprimit dhe mostransparenca nga ana e qeveritarëve,po irriton dhe rrit paknaqësinë e masave popullore mbarshqiptare.

E njejta gjë mund të thuhet edhe për korrupcionin dhe të korruptuarit lidhur me privatizimin e ndërmarrjeve dhe pronave bujqësore publike kombëtare.Askush,as nga radhët e ish-qeveritarëve të mëparshëm e as ndonjë funksionar i sotëm,nuk është dënuar për korrupcion,megjithëse në mbarë hapsirat shqiptare ndërtohen pallate shum katëshe,vila e shtëpi super luksoze,pronarët e të cilave për opinionin nuk janë të panjohura.Me ç,para janë të ndërtuara këto zona industriale dhe pallate,vila e shtëpi super luksoze në pronat kombëtare? Cili është burimi i mjeteve monetare.Në këto rrethana njerëzit bëjnë pyetje,iu ngjallen dyshimet,për ndershmërinë e funksionarëve pushtetar.Prandaj me të drejtë askush nga populli i vuajtur shqiptar nuk i do gjysmakët qofshin këta politikanë,arsimtar,profesor,mjekë apo gazetar të cilët çdo ditë i shofim nëpër restorane e kafene tek hanë dreka e darka të shtrenjta si dhe jetojnë me familjet e tyre në shtëpi të ndërtuara tejet luksoze nga tatimpaguesit shqiptar,kështu ata janë bërë servil dhe kanë humbur vlerat në postet që morën pa meritë,këta lajkatarë që për interesat e tyre personale,po shkatërrojnë pasurin kombëtare dhe zhvillimin ekonomik të atdheut,dhe po vjedhin pamëshirshëm pasurit tona kombëtare mbarshqiptare.

Natyrisht vështirësit ekonomike janë baza kryesore e paknaqësisë së masave popullore.Për të papunët,fshatarësinë,pensionistët,qytetarët,invalidet dhe veteranet e tri luftrave çlirimtare,në ndërkohë që jeta për konsum shtrenjëtohet,çmimet kanë një ngritje marramendëse,tensionet sociale në mbarë hapsirat shqiptare janë të pashmangshme.Drejtuesit politik janë para sprovash të mëdha.Vështirësit ekonomike nuk kapërcehen me fjal boshe të politikanëve.Ne po shohim për çdo ditë skena dramatike me përfundime tragjike,nga të paknaqurit me jetën e tyre ekonomike.Jetojmë në kohën e vështirësive të mëdha,ngado shohim njerëz të paknuqur me jetën e tyre,dhe kjo paknaqësi e tyre e pafund po rritet dita – ditës për të shpërthyer si deti në furtune.



(Vota: 26 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora