E marte, 16.04.2024, 03:47 PM (GMT+1)

Editorial

Valentin Bruçaj: Perëndimi nuk mund t’ia lejojë vetes të lëshojë asnjë centimetër nga pricipet e shejta, që janë liria e të shprehurit dhe të drejtat e njeriut

E hene, 15.10.2012, 08:08 PM


Perëndimi nuk mund t’ia lejojë vetes të lëshojë asnjë centimetër nga pricipet e shejta, që janë liria e të shprehurit dhe të drejtat e njeriut

Nga Valentin Bruçaj

Protestat e 11 shtatorit të kaluar, kundër filmit anti-islam, “Innocence of muslims” i xhiruar në Shtetet e Bashkuara, të zhvilluara në të gjitha vëndet islamike, kanë bërë të lindin dilemën tashmë të famshme, nëse kemi të bëjmë me blasfemi apo liri të të shprehurit. Pothuajse të gjithë analistët e të gjitha mediave e thjeshtëzuan debatin vetëm në këtë prizëm duke u prokupuar më shumë se dikush në këtë rast është ofenduar se sa për jetët e humbura nga dhuna dhe injoranca kolektive. Në fakt problemi nuk duhet shtruar në këtë mënyrë, sepse, siç ka ndodhur edhe në raste tjera, justifikohet dhuna dhe terrori në emër paprekshmërisë ideologjike. Mbi të gjitha duhet të mendojmë se, jeta e ambasadorit amerikan Chris Stevens është shumë më e rëndësishme se ç’do ideologji dhe religjon, se të gjitha ideologjitë dhe profetët marrë së bashku. Në demokraci dhe shtetin e së drejtës, shteti është në shërbim të individit dhe jo të ideologjive. Ai mbron individin dhe jo ideologjitë. Dhe në vendin ku u vra ambasadori, ashtu si në të gjitha vëndet e tjera ku të “ofenduarit” dogjën e shkatërruan gjithçka, blasfemi quhen pikërisht këto të fundit, demokracia dhe shteti i së drejtës, ndërsa ideoligjia dominon mbi individin. Vetëm nëse e shtrojmë debatin në këtë drejtim mund të diskutojmë se ku përfundon liria e të shprehurt dhe ku fillon blasfemia.

Në shumë raste, me dashje apo padashje mund të ofendojmë të tjerët, varet nga rrethanat se ku ndodhemi, por kjo nuk i autorizon ata të vrasin e shkatërrojnë.  Në një spital psikiatrik, një infermiere zgjati kokën dhe shikoi brenda dhomës ku qëndronin disa pacientë, dhe njeri nga ata u ngrit duke reguar me dhunë dhe kërcenime ndaj infermires. I pyetur se pse e bëri, ai deklaroi se më ofendoi. Në çfarë mënyre? Më shikoi!  Si thoshte Christopher Hitchens: “Një njeri që ulërin është i marrë, një mijë themelojnë një religjon”.  Por kur këta një mijë(në fakt janë miliona), ngrihen me dhunë dhe vrasin ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sepse në Amerikë është prodhuar një film që atyre nuk u pelqen, problemi nuk qëndron më tek filmi në vetëvete, por tek religjoni. Në të vërtetë filmi është vetëm një pretekst për të protestuar me dhunë kundër Amerikës. Ashtu siç është protestuar kundër Danimarkës për karikaturat, kundër Papa Benediktit në lidhje me deklaratat e tij në universtetin e Regensburgut, ashtu siç është protestuar bile edhe kundër hymnit të skudres gjermane Schalke 04, se gjoja ka permbajtje që fyen Profetin. Pastaj, çfarë fajit kanë Shtetet e Bashkuara dhe qeveria e tyre mbetet për t’u verifikuar. Autori i filmit, filmin mund ta kishte xhiruar në Polin e Veriut ose në Anktardite. Ne Amerikë xhirohen ç’do ditë me mijëra filma në autonomi të plotë profesionale pa qenë nevoja të pësojnë asnjë llojë çensure.

Në vetvete, një film nuk mund të jetë ofendim për askend, por liri e pakontestueshme e të shprehurit, aq më pak filmi në fjalë që eshtë një shfaqje idiote dhe qesharake, me aktorë diletant, që ofendojnë vetëm aty ku mungon inteligjenca. Në këtë pikë diskutimi duhet shtruar ideologjikisht. Cdo ideologji prodhon edhe anti-ideologjinë. Kur ekzistonte fashizmi, ekzistonte edhe antifashizmi, ashtu siç ka ekzistuar antikomunizmi. Ashtu edhe sot mund të ekzistoje anti-islamizmi. Ky fakt eshte fiziologjik dhe mjaft normal për botën e zhvilluar, një problem për botën islamike. Por një problem që duhet t’u përkasë vetëm atyre.

Bota e cilivizuar nuk mund t’ia lejojë vetes të lëshojë asnjë centimetër nga pricipet e saj që janë liria e të shprehurit dhe të drejtat e njeriut. Filmi dhe autori i tij duhen mbrojtur në emër te lirise se mendimit.Fjala duhet të jetë e mbrojtur, sepse ajo është pjesë e shkëmbimit të lirë të opinioneve në pazarin e ideve. Liria e të shprehurit do të thotë edhe liri për të ofenduar dhe për të qenë antipatik për të tjerët. Ky duhet të jetë një mesazhë për të gjitha diktaturat; se principet e demokracisë janë të shejta. Ne botën e cilivizuar gjithçka kalon nëpermjet kritikës dhe satirës, edhe religjonet… Mbi të gjitha religjonet. Sidomos ato që vetëkonsiderohen të paprekshme.  Dhuna dhe zjarri i islamikëve ndaj ambasadave të shteteve përendimore, nuk është një protestë kundër filmit ose karikaturave, por kundër demokracive që lejojnë lirinë e të shprehurit. Këta njerëz nuk duan të dënojnë autorin e filmit por Amerikën që  nuk praktikon  Sheriatin. Këta njerëz konsiderojnë laicitetin një mekat, lirinë e të shprehurit një krim. Në protestat e tyre mbajnë në duar parudha si, “We don’t want democracy, only islam”, “Freedom go to Hell”.  Tentojnë të imponojnë autoçensurën nëpermjet frikës, sepse për ç’do kritikë ndaj islamit të gjithë duhet të presim reagimin e tyre të dhunshem apo t’i trembemi akteve kërcënuese.

Dhe në një farë mënyre janë duke ia arritur qellimit. Mesazhi që u është trasmetuar njerëzve nga reagimet e autoriteteve të vendeve përendimore është tejet prokupues dhe i frikshëm. Shumë përsonalitete të rëndësishme si kryeministri francez kanë shprehur frikën e tyre se kur te kemi të bëjmë me islamin duhet te limitohemi, duhet të kondicionojmë lirinë tonë, të caktojmë caqe, të mos të themi atë që mendojmë. Sepse në këtë mënyre do të jemi të sigurtë, nuk do të kemi nevojë të jetojmë nëpër bunkere. Benjamin Franklin thoshte se:  “Ata që heqin dorë nga liria dhe principet e tyre fondamentale për të fituar pak siguri të përkohëshme nuk meritojnë as lirinë dhe as sigurinë”. Dhe në fakt bota demokratike është duke humbur si lirinë ashtu edhe sigurinë e përditshme.

Presidenti egjptian Morsi, për të stabilizuar “respektin” ndaj islamit përshkruan një linjë të kuqe që sipas tij nuk duhet kaluar asnjëherë. Ashtu si myftiu i Shkodrës që iu drejtua ambasadorit amerikan se “ndihet shumë i ofenduar nga filmi dhe kjo nuk duhet të ndodhë më kurrë”, duke anashkaluar me qellim dhunën që shkaktuan të “ofenduarit” si ai. Por nuk mund të jetë një fetar që duhet të vendosë limitet ndaj demokracisë, për faktin se tashmë janë të njohura botërisht  se si islamikët “respektojnë” të drejtat e njeriut, të drejtën e të shprehurit, barazinë e sekseve, të drejtën e besimit. Respekti, ai i vërtetë, duhet të stabilizohet vetëm nga laikët iluministë dhe jo nga fetarët diktatorial. Respekti i vërtetë nuk përjashton kritikën e satirën. Ideologët dhe diktatorët janë sia ai i marri më lart, nëse i lejojmë të vendosin limite sot, nesër do të ofendoheshin thjeshtë nga një shikim. Do të shndërronin ideologjinë e tyre në një tabu dhe do të konsideronin kritikën një ofendim. Dhe nuk ka asgjë më të rrezikshme se kur një ideologji i ikën kritikës, kur fshehet pas çensures, kur pretendon paprekshmërinë.

Ndoshta ka të drejtë Danel Pipes kur thote se, “për të ndaluar dhunën dhe violencen islamike, editorët dhe producentët përendimorë do te duheshin të publikonin  ç’do ditë karikaturat mbi Muhametin, deri atë ditë kur islamikët do t’i bindeshin faktit se  “lopët e shejta” ne i bëjmë hamburger”.



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora