E enjte, 02.02.2023, 07:06 PM (GMT)

Përjetësi » Mani

RRUGË TË MBARË DHE PAÇ URATEN I PAHARRUARI KADRI MAN PRISHTINA

E marte, 09.10.2012, 06:00 PM


Kadri Mani, iku i paperkulur dhe duke qeshur…

RRUGË TË MBARË DHE PAÇ URATEN I PAHARRUARI KADRI MAN PRISHTINA

Nga Zeqir Lushaj

Të nderuar lexues të ZemraShqiptare e të ShqiperiEtnike:

I dashuri ynë, Heroi i Kosovës, i paharruari Kadri Mani na la. Sot në mëngjes erdhi nga zemra e Kosovës–Prishtinë, lajmi për ndarjen e tij nga jeta.

Iku Kadri Mani. Dhe iku, siç qendroi plot 75 vjet në të gjallë. Iku i papërkulur dhe duke qeshur, duke shkruar, duke bere shaka plot humor me shokët dhe miqtë. Asnje çast dhe asnje fjalë nuk na e tha për vete, për shëndetin e tij.

Pardje në mëngjes më shkroi (paska qene e fundit fjale ne mes nesh):

“I dashur Koleg.

Të falenderoj. Duket e keni parashikuar saktë se, nesër pres të dal nga spitali…”.

Por…dje, mbesa e tij e dashur më shkruan:

“I dashur Zeqir:

Gjyshin nuk e lejuan të dali sot nga spitali. Më tha të ju lajmëroi se pret të dali nesër”.

…!

Dhe vërtetë sot do të dali, veçse jo me këmbët e tij, por në krahët e dashurve të tij të shumtë të cilët nesër do e përcjellin për në banesen e fundit. Lavdia e Kosovës, trimi i papërkulur, publicisti e shkrimtari, politikani e veprimtari i palodhur në shtatë dekada jetë Kadri Mani do të varroset  nesër (10-10-2012) në orën 12 në vendlindjen e tij në Makresh të Artanës.

…!

Iku Kadri Mani. Dhe iku i rrethuar me dashurinë e miqëve e të lexuesve të shumtë, të cilët kanë rreth tre javë që bashkëbisedojnë me Kadriun çdo ditë në faqet e ZemrësShqiptare.

Mbi 4 mijë lexime e mbi 30  e sa komente dashamirësish e përcjellin legjendën kosovare në rrugën e pakthim të jetës së pasosur të përtejvarrit.

RRUGË TË MBARË DHE PAÇ URATEN I PAHARRUARI KADRI MAN PRISHTINA!

Do të kujtojmë,  do të flasim me Ty e për Ty, do të nderojmë gjithmonë. Të themi rruga e mbarë, por ama, dije mirë se; - Je midis nesh!

Me shume dashuri e mall, nga Amerika e larget,

Miku jot i paharruar,

Zeqir Lushaj



(Vota: 48 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora