E marte, 23.04.2024, 10:35 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Gjergj Ndreca lyhet me benzinë

E hene, 08.10.2012, 06:08 PM


Gjergj Ndreca lyhet me benzinë, policia: Shoku i vuri flakën

TIRANË - Ish i burgosuri politik Gjergj Ndreca tenton të digjet me benzinë, në përpjekje për t'u vetëflijuar si shenjë proteste ndaj Qeverisë.

Teksa sot mbushen 17 ditë nga greva e urisë e ish-të përndjekurve politikë, Ndreca ka vendosur të ndërmarrë aktin ekstrem në gjendje të dëshpëruar. Mësohet se Ndreca është lyer me benzinë, ndërkohë që grevistët e tjerë kanë ndërhyrë për të shuar flakët.

Në tentativë për të shuar flakët, grevistit Llazi Koçi, i ka rënë të fikët. Dy ish-të burgosurit politikë janë dërguar menjëherë në repartin e djegieve në QSUT, me makina të rastit. Grevisti Koçi, pas mjekimeve i është rikthyer grevës, ndërsa bluzat e bardha njoftuan se Ndreca ka marrë djegie të gradës së dytë dhe ndodhet në reanimacion.

Ndërkohë, policia menjëherë pas aktit ekstrem ka dhënë një tjetër version në lidhje me ngjarjen e rëndë. Sipas policisë, Gjergj Ndreca u lye me benzinë, ndërsa grevisti Pal Shqefni dyshohet se i vuri flakën. Blutë kanë arrestuar Shqefnin, ndërkohë që hetimet vijojnë.

Përfaqësues të opozitës në Komisionin e Ligjeve kanë kërkuar seancë dëgjimore në Kuvendin e Shqipërisë për grevën e ish-të burgosurve. Ndërkohë, deputetë socialistë bëjnë me dije se pas aktit ekstrem të Ndrecës, vihet re një shtim i forcave policore pranë Parlamentit dhe Kryeministrisë.

Ish i përndjekuri Skënder Tufa ( pak para nisjes së tubimit), në një pronocim për 'NEWS 24' kërkoi sensibilizimin e të gjithëve, pasi sipas tij kërkesat e tyre janë të njëjta me ato qytetare, ndërkohë i bëri thirrje policisë të qëndrojë larg tubimit. 

Një ditë më parë, ish-të burgosurit politikë paralajmëruan mbajtjen e një proteste para Parlamentit, 18 grevistët u shprehën dje se “nuk lëkunden nga kërkesat e tyre ekonomike dhe politike” deri në vetëflijim. Ish të përndjekurit politikë nisën mbrëmjen e 22 shtatorit në dy çadra pranë  zonës "Komuna e  Parisit" një grevë urie, e cila pritet të zgjasë, për shkak se Qeveria nuk mbajti premtimet për dëmshpërblimin e viteve të tyre të burgut. Sipas ish të përndjekurve politikë, gjendja aktuale e tyre është tepër e rëndë, ndërsa dëmshpërblimi u shty për një afat të pacaktuar. Ata theksojnë se gjithçka ndodhi për shkak të tjetërsimit të ligjeve që Qeveria bëri në kundërshtim me Kushtetutën.

GREVISTËT: DO I VËMË FLAKËN NJËRI-TJETRIT
Pas aktit të ndërmarrë sot nga grevisti Gjergj Ndreca, i cili zgjodhi të vetëflijohet, një gjë të tillë e paralajmërojnë edhe grevistët e tjerë.
“Akti i Gjergj Ndrecës sakrifikim për vuajtjet e të përndjekurve. Ndjejmë keqardhje për familjen Ndreca. Kërkojmë të plotësohen kërkesat tona nga qeveria.Nëse nuk plotësohen, do t’i vendosim flakën njëri-tjetrit”, shprehen ata.

Grevistët paralajmërojnë se protesta do të zhvendoset nesër para policisë, me qëllim lirimin e grevistit Perikli Shqevi.
“Paralajmërimet tona nuk janë presion por do të realizohen. Presim edhe 24 orë, veprimet tona do të për-shkallëzohen”, paralajmërojmë ata.

Mësohet se mes grevistëve ndodhet edhe vëllai i Gjergj Ndrecës.

MJEKU: GJERGJ NDRECA KA DJEGIE TË GRADËS SË DYTË
Ora 12:30 Mjeku Ilir Nezha, i cili djeg hap pas hapi gjendjen e Gjergj Ndrecës, bëri me dije se ish i përndjekurit ka plagë në 40% të sipërfaqes trupore, ndërkohë që ende nuk mund të flitet për rrezikun që mund ti kanoset jetës, pasi më parë duhet të kalojnë 72 orë.

“Grada e dytë merr 40 % të sipërfaqëës trupore. Po vijon terapinë intensive. Tani nuk flasim dot për jetën të kalojmë rrezikun, plagët me të mëdha paraqiten ato nga rruga respiratore, do kalojë të paktën 72 orë”, tha mjeku Nezha.

POLICIA ARESTON GREVISTIN PAL SHQEFNI: I VURI FLAKËN NDRECËS
11:36 Policia ka shoqëruar grevistin Pal Shqefni për zjarrvënie të qëllimshme. Burime nga policia bëjnë me dije se Gjergj Ndreca u lye me benzinë, ndërsa Shqefni dyshohet se i vuri flakën.

Burime nga spitali bëjnë me dije se ish i përndjekuri Llazi Koçi është rikthyer grevës, pasi ka marrë mjekimet e nevojshme në spital.

GRUAJA E NDRECËS: BERISHA NA BRAKTISI, NUK IA FAL
Ora 11:00 Bashkëshortja e ish-të përndjekurit politik, Gjergj Ndreca, i cili sot ndërmorri aktin ekstrem të vetëflijimit, hodhi poshtë sulmet që media të caktuara po përpiqen ti bëjnë bashkëshortit të tij, ndërkohë tha se gjendja e Ndrecës nuk ka qënë e mirë ditët e fundit.

“Mjekët thonë se është jashtë rrezikut për jetën, por nuk i dihet, e di Zoti. Ka marrë djegie në trup, në fytyrë. Nuk ma ha mendja të jetë kjo gjë, kam 21 vjet martuar dhe e di çka bërë Gjergj Ndreca për demokraci dhe unë kam qënë studente e ‘92, Gjergji ka dëgjuar akuzat e Kryeministrit dhe është revoltuar. Është normale pasi Gjergji ka 3-4 muaj që nuk është në gjendje të mirë. Ka ankthe”,- deklaroi Ina Ndreca, bashkëshrotja e Gjergj Ndrecës, në një prononcim për 'NEWS 24'.

Gruaja nënvizon se bashkëshorti i saj që në vitet “90 lufton për demokracinë, ndërkohë i bëri thirrje Qeverisë që të verë dorën në zemër për këtë shtresë të shoqërisë.
“Burri im që në ‘93 ka hyrë në grevë urie në kohën kur Berisha i nxorri me dhunë. Në ‘98 ka hyrë në grevë në Laç për Sali Berishën për të rrëzuar Fatos Nanon. Kjo grevë nuk është politike. Ai është demokrat dhe nuk do kthehet socialist. Unë jam nënë me 4 fëmijë pa shtëpi pa punë, por kjo nuk ishte zgjidhja e duhur, këtë nuk ja fal.Qeveria shqiptare të vërë dorë për këta njerëz, se janë pa bukë, dhe nuk kanë mundësi të shkollohen”, deklaroi e përlotur bashkëshortja e Gjergj Ndrecës.

PROTESTA E ISH- TË PËRNDJEKURVE: FLAKËN NA E VURI BERISHA
Ora 10: 37 Tubimi i sh-të përndjekurve ka nisur pak minuta më  vonë pas aktit ekstrem të Gjergj Ndrecës, i cil ka tentuar të vetëflijohet me benzinë. Në fjalën e tyre ish-të përndjekurit kanë fajësuar Qeverinë për heshtje, ndërkohë kanë fajësuar edhe mungesën dhe sensibilizimin.

“Flakën Gjergj Ndrecës ja vuri Sali Berisha se ishte flakë e paralajmësuar dhe Qeveria tha se kanë hyre vetë. Por, çfarë kërkonte ky Kryeministër kriminel. Gjergj Ndrecën e dogji edhe indiferenca jonë. Nëse në këto 22 vjet do ishim në këmbë nuk do ishim këtu”.

Ish-të përndjekurit shprehen se do qëndrojnë derisa kërkesat e tyre për kthimin e dëmshpërblimit për vitet e burgut, repsketi i figurës së tyre dhe kërkesa për hapjen e dosjeve të marrin zgjidhje.

“Saliu kriminel, Ndreca hero, Gjergj Ndrecën e dogji Saliu”, ishin disa nga parullat që u hodhën gjatë tubimit që ish-të përndjekurit mbajtën para selisë së kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë.

“U bëjmë apel qytetarëve çdo të hënë të bashkohen me ne tek kryesia dhe çdo të enjte të jemi bashkë tek Parlamenti. Grevën mos të bëjë gabim ta prekë njeri me dorë se këtu është demokracia”, bëri thirrje ish i përndjekuri Skënder Tufa.

MIQTË E  NDRECËS: NA LA AMANET FËMIJËT
Ora 10:15 “Sipas doktorëve, Ndreca është dicka më mirë, djegiet i ka marrë në fytyrë dhe gjoks. Flakën ia vuri vetes, mori çakmakun nga xhepi, pastaj erdhën dhe shokët me batanije, por po të përpijnë flakët as zjarfikësit nuk të bëjnë derman. Amanet kalamajtë, me lini të vdes rehat”,- deklaroi Ylli Gjonca per 'NEWS 24'.

“Akti tepër burrëror, pasi edhe në ditët më të vështira e ka treguar. Gjergji nuk e kishte paralajmëruar këtë veprim”, tha Lirak Bejko shoku i ngushtë, nga QSUT.

KONFEDERATA E SINDIKATAVE SOLIDARIZOHET ME ISH-TË PËRNDJEKURIT
ORA 10:00 Ashtu siç ishte paralajmëruar një ditë më parë, ish-të përndjekurit politikë pritet të nisin protestën e tyre para ambienteve të Parlamentit. Protestës së ish-të përndjekurve u është bashkuar edhe Konfederata e Sindikatave.

Ish i përndjekuri Skënder Tufa, kërkoi sensibilizimin e të gjithëve, pasi sipas tij kërkesat e tyre janë të njëjta me ato qytetare.

"Sot kemi aktin sublim të Gjergj Ndrecës. Ndreca iu përgjigj heshtjes së Qeverisë me vetëmohim. Sot është cënuar demokracia. Kjo është gjendja e demokracisë reale. Ne të burgosurit politikë po ju japin shembullin se kjo është dhunë. Një pensionist që nuk pi kafe, i papunë, minator, rinia aktive të gjtihë të bëhemi bashkë dhe ti japin një apel opinionit kombëtar dhe ndërkombëtar. Kush e ndjen shtypjen çdo ditë të ngrihet", tha për 'NEWS 24', ish i përndjekuri Tufa. 

TENTATIVA PËR VETËFLIJIM NGA NGA KALI I SKËNDËRBEUT
Mbrëmjen e 9 korrikut 2012, ish i përndjekuri politik Gjergj Ndreca kërcënoi për më shumë se 2 orë se do të vetëvritej. E gjithë skena u zhvillua që prej orës 20:10 minuta në qendër të Tiranës, ku Ndreca hipi në monumentin e heroit kombetar “Skënderbeu”, nga ku kërcënoi se do të hidhej. Forca të shumta policie shkuan në vendngjarje dhe nisën negociatat me Ndrecën, që ai të mos e ndërmarrte një veprim të tillë. Ndreca theksoi se ai proteston kundër padrejtësisë që po i bëhet me gjyqin për goditjen e deputetit demokrat, Ilir Rusmaili dhe për kushtet e ish-të përndjekurve.

INCIDENTET E NDRECËS ME POLITIKANË
Më 17 shkurt Gjergj Ndreca u ndalua nga Policia e Tiranës për goditje dhe fyerje ndaj personave të njohur politik dhe jo vetëm. Ndreca së bashku me Lirak Bejkon, më datë 16 shkurt goditën me grusht deputetin Ilir Rusmajli gjatë kohës që ky po dilte nga ambientet e Parlamentit. Vetëm 6 ditë më pas, Gjergj Ndreca raportohet të ketë goditur avokatin Agim Tirana, po në afërsi të Parlamentit të Shqipërisë.

Ndërkohë më 1 mars Ministri i Financave Ridvan Bode është fyer teksa po kalonte para Institutit të ish të përndjekurve politik për shkak se ata nuk kishin mundur të marrin asnjë qindarkë nga dëmshpërblimi i viteve të burgut në kohën e diktaturës.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora