E marte, 18.06.2019, 08:03 AM (GMT+1)

Komente » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Valët e Vardarit rrjedhin gjak!

E hene, 08.10.2012, 07:40 PM


VALËT E VARDARIT RRJEDHIN GJAK!

-Momente    hidhura  për  shqiptarët nën Maqedoni. Disa nga veprimet e  kryera  nga  ana e pushtetit serb dhe sllavomaqedonas ndaj shqiptareve ne vatrat e tyre etnike-(Renditja e vendeve ku kanë ndodhur ngjarjet është bërë sipas rendit alfabetik)

Nga Prof. Dr. Reshat Nexhipi

Le ta dijë mirë e gjithë bota se fjalët GENOCID-KRIM-MASAKER-TRAGJEDI etj.,  janë të pafuqishme të shprehin vuajtjet e sakrificat e popullit shqiptar, sidomos të atyre shqiptarëve që me dhunë u vunë e mbeten deri sot nën pushtetin  terrorist të sllavomaqedonasve...!!

Arbëri i Kërçovës. Ushtria serbe kishte vrarë tërë shqiptarët e këtij fshati, kështu që, sipas Safet Hysenit, s’kishte mbetur asnjë njeri nga ky vend për të dëshmuar mënyrën e krimit, por dihet, shton ai që: “ ata janë therë si bagëtia te’ kasapi dhe më pas janë djegur në zjarrin e shtëpive të tyre”.

Bajnica e Pollogut. Dr.Xhemaili njofton se  pushteti komunist në këtë fshat vrau 48 burra të zgjedhur.

Beliçica,afër Mavrovës. Dr.r. Fejzulla Shabani shkruan  se  partizani Sergja nga ky vend, me urdhër të brigadës partizane, ose në kokë të vet, kishte vrarë 50 shqiptarë.

Bellçishtë e Zlestë. Sipas Dr. Nebi Dervishit, xhandarmëria serbe,aty nga mesi i muajit tetor të v.1913, kur burrat kryenin faljen e namazit të Bajramit, pasi i nxjerrin me forcë nga xhamia e fshatit, i lidhin dhe i arrestojnë 74 sish së bashku me imamin, të cilët më pas i ekzekutojnë që të gjithë.

Bllaca,1944. Një ditë nëntori, Brigada e XVI partizane, sllavomaqedonase, udhëhequr nga Glisha Sharanoviq, pushkatoi rreth 170 burra-thuhet në literaturën historike.

Bllaca, 1999, refugjatët e Kosovës. Aty ishin grumbulluar  rreth 200.000 shpirt, të cilët, për shkak të mos kujdesit  sa duhet të faktorëve kompetent maqedonas, hoqën të zijt e ullirit, e posaçërisht pleqtë, fëmija dhe gratë të cilat lindnin në baltën e Bllacës.

“Bunari i Xhamisë”. Në këtë vend të Zajazit,sipa Safet Hysenit, më 1913, ishin varrosur një pjesë e 300 shqiptarëve të vrarë nga çetnikët serb.

“Central” i Kumanovës. Në këtë hotel, gjatë dimrit të vitit 1912-1913, në mënyrë tinzake ishin vrarë rreth 500 shqiptarë nga ana e pushtetit serb. (Deklarata e Shaban Jasharit nga Kumanova).

Cerova e  Gostivarit. Në këtë fshat, veç të tjerave, ushtria serbe, gjatë vitit 1913 kishte mbytur 100 shqiptarë.

Cërveni Breg i Kavadarit.  Aty ka patur reth 180 familje  nga ana e Strugës dhe Gostivarit, të internuara nga ana e regjimit komunist sllavomaqedonas

Cërvica e Kërçovës, 1913. Aty u bë vrasja  e 36  shqiptarëve  nga ana e ser-

bëve, të cilët pasi i  masakruan  me “kiza” (një lloj mjeti që pastrohen arat nga therrat) dhe thika, i  varrosën pothuajse të gjallë  në një varrezë masive.

Çairi i Shkupit. Dr.Xhemaili,shkruan: ,,Shefi i policisë, Llazar Iliç...mblodhi në sheshin e Çairit 18 shqiptarë, të cilët në fillim i mbylli në shkollë, e më vonë i vrau, ndërsa trupat e tyre i hodhi në pus, pranë fabrikës së tullave, në afërsi të Shkupit..,,

Çajle e Pologut. Në këtë fshat, çetnikët serb,sipas dr. Xhemailit, vranë 7 veta dhe u hodhën në lumin Vardar.

,,Gazi Babë,,  Shkup.    shtëpinë e Muzafer Halimit të kësaj lagje, më 7 gusht, 2001, forcat speciale të policisë së Maqedonisë, komanduar nga vetë ministri i atëhershëm i Punëve të Brendëshme Lube Boshkovski, vranë në gjumë një nga komandantët më të shkathët të UÇK-së, Lefter Bicaj-komandant Teli, si dhe  5 shoqëruesit e ti. Arben Bajramin, Ndriçim Koxhaj, Pajtim Rocin, Abaz Beqirin dhe Adem Hasanin.

Gostivari, 1944. Më 21 nëntor, në rrugët e qytetit,  ishin pushkatuar brenda 15 minutash mbi 20 të rinjë,djem të moshës 16-17 vjeçare, kurse në dhjetor, pa gjygj ,ishin vrarë 120 burra e djem, me pretekste se kanë ndihmuar ballistët e Xhemë Gostivarit etj.

Gjinovica e Gostivarit, Bigori. Bandat serbe djegin këtë lagje dhe  vrasin 13 antarë të familjeve Halili, Mislimi, Mersimi, Xhelili dhe Zenku.

Idrizova. Në këtë burg, afër Shkupit janë dergjur me mijra shqiptarë,disa nga të cilët aty kanë gjetur edhe vdekjen.

Izvor i Kërçovës. Historiani Qerim Lita, shkruan se gjatë v.1944, aty, partizanët vranë 40 shqiptarë.

Jabollçishta e Poshtme e Velezit. Gjatë vitit 1942, ushtria bullgare disa shqiptarëve të këtushëm ua priste këmbët dhe ua hidhte në një shtëpi që digjej, kurse disa grave ia therri edhe fëmijët e gjirit dhe përsëri asnjë nuk i tregoi ku fshehej aradha partizane.

,,Karposhi,, shqiptarët e Lubotenit. Fjala është për masakrën e v.2001. Driton Dikena, në Faktin e 11 gushtit 2007, prezanton shkrimin me titull ,, U vranë  për shkak se ishin shqiptarë,, dhe tekstin lidhur me përjetimet e disave në ,,Karposh,,:,,Atje përjetuam keqtrajtime më mizore si nga ana e policëve po ashtu edhe nga civilë të egërsuar  maqedonas  që kishin ardhur të shfryhen në trupat e rinj të shqiptarëve.

,,Karposhi,,  Atje përdoreshin shkopinj dore, shkopinj bejzbolli  dhe dërrasa    thyheshin në kokat tona. Podrumi i stacionit ishte mbushur me gjak- tregon Ismaili  i cili vetëm të nesërmen  me një veturë policore  e kanë hedhur në një rrugë  të lagjes  Viz Beg të Shkupit.

Kërçovë. Në këtë qytet, Pepe Jovanovski, kapiten komunist, me urdhërin e OZN-ës maqedonase, ose me iniciativën e vet, kishte krijuar një burg special me sëmundje të tifos së morrit, me qëllim që të likuidonte shqiptarët.

Kodra e Gradishkës të Gostivarit. Në këtë vend, afër qytetit në fjalë, në nëntor të vitit 1944,u masakruan 80 vetë të pafajshëm, të rrëmbyer nga shtëpitë e tyre natën në fshatrat: Reçan, Debresh dhe Vrapçishtë.

Korita e Gostivarit. Historiani Qerim Lita,shkruan se në këtë fshat forcat partizane maqedonase, bëjnë arrestimin e gjithë meshkujve, duke i dërguar në llogoret e qytetitt” dhe se “një numër i madh i tyre u masakruan, me preteks se kanë ndihmuar ballistët,,.

Koroshishta e Strugës, krim. Në vendin “Trapi i keq” sipas dr. Nebi Dervishit, ushtria serbe, pas dështimit të Kryengritjes të vitit 1913, pushkatoi 10 burra të të fshatit në fjalë.

“Krasta”e Strugës. Në këtë vend,sipas dr. Nebi Dervishit, ushtria serbe, pas kryengritjes së v.1913, pushkatoi 12 shpirt.

Kratova e Maqedonisë Lindore. Në këtë qytet ,sipas dr.Vebi Xhemailit, gjatë  vitit 1912 ose 1913,gjenerali i Armatës II serbe, Stefanoviqi, me dorën e vet kishte vrarë 100 të burgosur shqiptarë, duke thënë: “Kjo pjellë duhet zhdukur,,.”

Kratova. Në Kratovë, sipas librit të Nazif Selimit, kishte 100 familje shqiptare të internuara nga ana e pushtetit komunist pas mbarimit të luftës. Atje, sipas të njëjtit autor, punonin edhe gratë në ndërtimin e rrugës Kratovë-Probishtip, ndërsa disa të tjerë punonin te stadiumi i Sileksit të sotëm.

Kumanovë. Mbret serb, Petar Karagjorgjeviq, i në  një rast, duke kaluar  në drejtim të qytetit në fjalë, ose anasjelltas, ka vënë re një kolonë të gjatë me shqiptarë, të cilët i shpinin që t’i pushkatonin dikund.Ai e qëndroi automomobilin dhe u tha xhandarëve serb: “Pse po mundoheni kot me këta njerëz, vritini sa më shpejt dhe kryeni ndonjë punë tjetër më të rëndësishme”.

Ladorishti,1944. Forcat gjermane, të provokuara nga partizanët, më 28 tetor, pushkatuan rreth 100 shqiptarë, nja dhjetë shtëpi i dogjën etj.

Lubishte. Gazetari danez, Fritez Magnussen, njofton se, pas pushtimit të Shkupit, në këtë fshat serbët bënë krime dhe barbarizma të papara ndaj shqiptarët. Një pjesë të grave të këtij fshati i dogjën së bashku me fëmijët e tyre, kurse të tjerat, që mbetën gjallë, u shitën si skllave për 400 pijestra.

Luboteni, 2001. Në këtë fshat,afër Shkupit, më 10. 08. 2001, forcat ushtarake policore maqedonase vranë disa shqiptarë të pafajshëm, prandaj fajtori kryesor, ministri i atëhershëm-Lube Boshkovski, u fut në burgun e  Hagut.

Mafmutaj i Kërçovës, 1912,1913. Ushtria serbe vrau në mënyrë më mizore  dhjetra shqiptarë të këtij fshati.

Manastiri,2001. Peshkopi Petar, në mbledhjen komemorative të mbajtur në sallën e madhe të Kuvendit komunal të këti qyteti, në asistencë të ministrit të Punëve të Brendshme, ka thënë: ,,Për një mqedonas duhet vrarë 100 shqiptarë,, ( Fakti, 27  prill, 2007-Qenan Hasani)

Manastiri, 2001. Huliganët sllavomaqedonas u vunë zjarrin disa shtëpive të shqiptarëve, duke përfshirë edhe atë të autorit të këtij shkriumi,duke u hakmarrë për vrasjen e disa  maqedonëve  nga forcat e UÇK-së.

Merova e Pologut, 1913. Dr. Xhemaili, shkruan se nga ky fshat,ushtria serbe   vrau 35 veta, kurse 15 të tjerë, edhe pse ishin të lidhur, arritën të iknin.

Milinca e Kërçovës, 1913.Safet Hyseni, në “Faktin” e 18 tetorit, 2006, duke bërë fjalë për 300 viktimat e vitit 1913,shkruan: “Të gjithë janë masakruar me thik...Pasi i lidhin me brezat e tyre një nga një, i nxjerrin dhe i dërgojnë te porta e shtëpisë që është ndodhur më afër. Aty dy sllavë, Gavria bashkë me një fqinjë të vetin nga fshati Milincë, me thika i therin viktimat, ndërsa dy të tjerëve u presin kokat dhe i hedhin në një kasolle”.

Misllodezhda,e Strugës,“Ndërlivadh”. Në këtë të fundit, pas luftës së Petrinjës të vitit 1913, sipas një shkrimit të dr. Nebi Dervishit, ushtria serbe arestoi 35 burra shqiptarë të fshatit në fjalë dhe i pushkatoi.

Monopoli i Tetovës. Shaban Xheladini në Faktin e 27 tetorit 2003, shkruan: “Pas çlirimit”, 1944, Monopoli i Tetovës u shëndrrua në burg dhe kasaphane për shqiptarët. Në fillim të dhjetorit në “Monopoli”-in e Tetovës u futën rreth 6000 shqiptarë (95%) të pafajshëm (1944), kurse me intervenimin e eprorëve të Brigadës së Katërt shqiptare u liruan nja 3000 shqiptarë, kurse fati i 3000 shqiptarëve të tjerë, duhet kërkuar në hapsirën dhe bodrumet e “Monopol”-it tani më të diskutueshëm për pronarin e vërtetë..

Monopoli i Tetovës, krime.. Në Flakën e 22 tetorit 2003, autor i  këtij libri, ka shkruar: ,,Në literaturën historike një dëshmitar kujtohet: Rrinim në katin e parë dhe çdo ditë ndëgjonim britma dhe piskëllima të njerëzve tanë që ishin në katin mbi ne. Pas britmave, fillonin të binin pika gjaku, së pari nga pak, e pastaj më tepër në të çarat e tavanit.”

Monopoli i Tetovës, krime. Gjaku ishte i shqiptarëve të therrur e të vrarë

....Nga qelia tjetër, që ishte në bodrum, dëgjohej piskëllima e një shqiptari, i cili e luste kasapin e zi që t’i hiqte një plumb ose t’ia priste kokën. Kasapi i zi e mbaronte cigaren mbi barkun e shqiptarit të rrëzuar si kurban, me thikën që ia kishte ngulur në fyt…”

Monopoli, sipas Faton B. Mehmetaj-it. Ky, në Faktin e 8 majit, 2004, shkruan “Në vitin 1944 në stacionin e Monopolit të duhanit në Tetovë, qarqet e OZN-ës kishin mbyllur mbrenda mbi 10.000 shqiptarë në mesin e të cilëve kishte edhe pleq, gra e fëmijë. Vetëm mbrenda një nate u pushkatuan mbi 1200 vetë, kurse të nesërmen u pushkatuan edhe 20 të tjerë.”

Monopoli, sipas Eugen Shehut. Në një shkrim eletronik të tij, botuar në internet, thuhet se: Burra, djem, pleq, plaka e deri nëna me foshnja në gji, rrëmbëheshin nga shtëpitë dhe nën britmat e kërcënimin e armëve të rreshtrur, përcilleshin për në stacionin e monopolit të duhanit. Në këto ndërtesa ku era  dhe të ftohtët e egër të nëndorit, 1944 bënin kërdinë, kanë vdekur me dhjetra gra e fëmijë të vegjël, të cilët sipas dëshmive të atyre që mbijetuan, u hodhën në disa kanale rreth 400-500 metra larg stacionit të monopolit në fjalë...”.

Monopoli dhe 500 djemtë shqiptarë. E.Shehu, vazhdon: “Në ditët e para të janarit, 1945, oficerë të reparteve ushtarake maqedonase hynë në kampin e monopolit të duhanit në tetovë dhe zgjodhën rreth 500 djem shqiptarë të aftë për pushkë, kinse do të luftonin në formacionet e Brigadës së VII Nacional

çlirimtare në frontin e Sremit….të zhveshur, të zbathur,të pangrënë i larguan nga kampi. Fati i tyre sot e kësaj dite nuk dihet. Gjakun e pastër të tyre nuk mundën ta lanin as valët e Vardarit për javë të tëra.

Monopoli, 2500 të shfarosur. E. Shehu, vazhdon: ,,Nëse këtyre 1700 vetëve të pushkatuar pa gjyq nga stacioni i monopolit të duhanit, u shtohen edhe rreth 800 të tjerë që vdiqën brenda mureve të atij kampi famkeq prej sëmundjeve, urisë, torturave, etj., atëhere del se brenda 2-3 javëve, janë rreth 2500 vetë të shfarosur prej dorës vrastare komuniste sllavomaqedonase, e cila në këmbim të ideve shoviniste kërkonte të viktimizonte krejt shqiptarët etnikë në ato vise...”

“Muri i Veliut”, Zajaz, 1913. Në këtë vend, sipas Safet Hysenit,gjatë vitit në fjalë, ishin varrosur një pjesë e 300 shqiptarëve të vrarë nga çetnikët serb.

Orizari i Manastirit. Në këtë fshat, gjatë vitit 1913,  ushtria serbe masakroi rreth 20 të rinj shqiptarë nga fshati Ostrec i kësaj ane.

Ostreci i Manastirit, 1944, diegia. Pas mbarimit të luftës në Manastir, një brigadë partizane maqedono-serbe që vinte nga Greqia, hyri në fshatin Ostrec i banuar vetëm me shqiptarë dhe, me preteks se aty ka armë dhe ballistë, i vunë zjarrë, me ç’rast shkakëtuan dëme të mëdha materiale dhe dogjën disa njerëz të pafajshëm, duke përfshirë këtu gra dhe fëmijë.

Pallçishta e Pollogut, 1913 dhe 1945. Dr. Fejzulla Shabani, shkruan: “Në f. Pallçishtë, të Reçicës, në Sedllarcë, në Zherovjan, në mars të v.1945, ishin marrë 105 shqiptarë të cilët i dërguan në f. Bërvenicë dhe nga 105 për një natë i kanë vrarë 95, ndërsa 10 kanë shpëtuar”.

Patalishta e Pollogut.  Dr. Fejzulla Shabani, shkruan se në këtë fshat forcat partizane dogjën rreth 90 shtëpi si dhe plaçkitën të gjithë pasurinë e fshatarave të ikur për ti shpëtuar vdekjes.

Pena,Tetovë. Në një vend afër  këtij lumit OZNA maqedonase i dogji të gjallë Kadri Saliun dhe Shaip Kamberin.

Pesoçani i Ohrit. Në një rast, shkruan dr.Nebi Dervishi,   prezencë të familjarëve dhe fshatarëve, në mes të fshati, ushtria serbe masakron dhjetra banorë, disa nga të cilit  i vari  në çengel, kurse në   një rast tjetër kishte likuiduar  duke i mbytur në pus  rreth 50 shpirt të midis të cilëve  edhe 2 fëmijë  dhe dy gra.

“Përroi i Muçajve”i Kërçovës. Në këtë vend të anës së qytetit në fjalë, në vitin 1913 ushtria serbe masakroi 11 shqiptarë edhe atë duke i therur me anë të bajonetave, pa harxhuar asnjë plumb.(Fakti, 26 gusht, 2006 -Safet Hyseni)

Poreçasie,Pollogu. Dr. Xhemaili, shkruan se “ushtria e rregullta serbe, kur hyri në këtë fshat nxori të gjithë burrat jashtë fshatit dhe solli këtu edhe gratë e tyre duke kërkuar para, me kusht që të lëshonin anëtarët e familjes. Por megjithëse paguan ata përsëri i vranë. Çetnikët dhe bashkëpuntorët e Vasilije Tërbiqit i mbyllën këta në xhaminë e fshatit dhe me 4 granata xhamia u hodh në erë”.

Potoçani i Gostivarit, 1913. Në këtë vend, sipas shkrimit të Nazif Selimit, ushtria serbe kishte  pushkatuar 149 shqiptarë, të cilët bogovinasit hapën gropë dhe i varrosën të gjithë në një vend. Dr. Xhemaili,  shkruan se ashtu siç ishin të lidhur u pushkatuan të gjithë, pastaj u masakruan edhe me thika nga çeta çetniko-serbe e udhëhequr nga famëkeqi Aleksa Popoviç.

Preshevci i Gostivarit, 1944. Në këtë fshat, komanda e ushtrisë partizane sllavo-maqedonase, urdhë­roi në një muzg dhjetori të vitit në fjalë, që krejt banorët të mblidhen në një lëndinë. Pas kësaj, nën kërcënimet e thikave dhe armëve, meshkujt, në praninë e të afërmëve të vet, i pushkatuan dhe i lanë në gropat e hapura më parë nga vetë të pushkatuarit. (“Fakti”, 29 nëntor, 2005, autor: Qerim Lita)

Probishtip, internime. Në këtë vend të anës së Shtipit, sistemi komunist, pas mbarimit të luftës, kishte internuar disa familje të Prespës, midis të cilave edhe atë të autorit të këtij libri. Atëherë, këtu ngrihej një objekt ekonomik, në të cilin punët më të rënda fizike i kryenin jo vetëm burrat por edhe gratë për të siguruar kafshatën e gojës.

Qafa e Gostivarit... Safet Hyseni, në “Faktin” e 31 dhjetorit, 2005 njofton se ushtria serbe kishte vrarë të gjithë shqiptarët e këtij fshati, përveç disave të cilët shpëtuan rastësisht sa për të dëshmuar për mënyrën e krimit të paparë. Dr. Xhemaili, në librin e tij,  f.170 shkruan: “ushtria serbe pas kryengritjes së shtatorit rrethoi fshatin Qafë, mblodhi burrat e tij dhe i vrau pa i gjykuar fare. Të njëjtën gjë ata e bënë edhe me gratë.

“Qarrishtë”e Ohrit ose Strugës. Në këtë vend afër Pesoçanit,sipas dr. Nebi Dervishit, më 1913, ushtria serbe masakroi 8 shqiptarë.

Rahoveci i Pollogut, 1914. Sipas Dr. Vebi Xhemailit, gjatë vitit në fjalë, në këtë vend u vranë mbi 40 burra nga ana e çetnikëve serbë.

Raveni dhe Zdunja, 1913. Nazif Selimi shkruan se  këtyre  dy fshatrave  ushtria serbe  u  vuri zjarrin  dhe pushkatoi  63 veta dhe se edhe  sot e kësaj dite, kufomat e nja 11 vetëve gjenden në pusin e një fshatarit.Shton se në fshatin Zdunjë, serbët  dogjën për së gjalli 37 gra dhe fëmijë.

Reçani, 1913. Nazif Selimi,shkruan: Një shqiptar i moshuar, Hazir Hajdari  kujtohet se si ushtria serbe kishte djegur në Reçan 335 shtëpi nga 350 sa i kishte gjithsejt…,,Në këtë masakër, sipas Hazir Hajdarit humbën jetën mbi 200 veta, pjesa tjetër ikën si refugjatë në Shqipëri dhe Rumani. Nga sëmundjet e ndryshme, më vonë kishin vdekur edhe 40 reçanas të tjerë.

Reçani, 1944. Në literaturën historike, thuhet se në fillim të nëntorit, të vitit në fjalë, repartet e OZN-s komuniste, në këtë fshat dogjën 14 shtëpi dhe pushkatuan pa kurrëfarë gjyqi rreth 21 veta.

Sedllarca e Pollogut. Dr. Fejzulla Shabani, shkruan: “Në f.Pallçishtë, të Reçicës, në Sedllarcë, në Zherovjan, në mars të v.1945, ishin marrë 105 shqiptarë të cilët i dërguan në f. Bërvenicë, ku i udhëhiqte kapiteni i lartpërmendur dhe nga 105 për një natë i kanë vrarë 95, ndërsa 10 kanë shpëtuar”.

Selishta e Kumanovës. Në Flakën e 4 majit 2004, theksohet se “29 dëshmorët dhe 10 martirët e familjes Zymberi, e meritojnë që sot, të gjithë shqiptarët të përkulen para varreve të tyre, pra para Kompleksit të dëshmorëve, kompleks ky i ngritur pranë pishave, në Selishtë, mbi Sllupçan…,,

Sellca, 1944. Brigada  Maqedonase bëri plaçkitje të mëdha, kurse Mulla Sulën, sipas dr. Fejzulla Shabanit, e dogjën para fëmijëve të tij.

Simnicë, Gostivar. Çetnikët serbë, më 1913, bënë vrasjen e 100 shqiptarëve të Simnicës të fshatit në fjalë.

,,Sokolski dom,,. Në këtë vend të Maqedonisë, kuadrot e UDB–ës, Bajazit Verbanit dhe dhjetra shqiptarëve të tjerë ua dogjën sytë me cigare, pastaj i pushkatuan.

Shkup dhe rrethina, 1945-1947. Gjatë këtyre viteve,  ishin likuiduar 1450 shqiptarë-thuhet në literaturën historike, kurse numri i të dënuarëve me vdekje nga ana e gjyqeve komuniste ishte shumë i madh.

Shutova e Kërçovës, 1913. Në “Faktin” e 9 janarit, 2007, qëndron shkimi i Safet Hysenit, me nëntitutllin “Në vjeshtën e 1913-së Shutova masakrohet dhe teksti: “Ushtria dhe xhandërmaria serbe pasi që kishte zhdukur disa fshatra të banuara me shqiptarë në lindje të Kërçovës u sul drejt Shutovës... Me të hyrë në fshat i mbledhin të gjithë burrat e fshatit dhe kërkojnë që çdo njeri të paguajë jetën me ar ose do ta vrasin.

Tetova, 1945. Në fillim të këtij  viti  ishin mobilizuar 500 djem tetovarë, me pretekst se do të inkuadrohen në Brigadën IV Shqiptare të Maqedonisë. Rrugës për në Shkup 300 prej tyre, duke i ndarë mënjanë, i pushkatojnë mizorisht, duke i varrosur më pas në një gropë të përbashkët.  Fehmi Ajvazi, në shkrimin e tij, botuar në “Faktin” e 23 gushtit 2006, njofton se pushteti komunist maqedonas, gjatë vitit 1945 “vetëm në rajonin e Tetovës kishte arrestuar 10.000 veta, prej të cilëve pa gjyq u likuiduan 1200 veta”.

Tivari, vrasje. Eugen Shehu shkruan: “Në fillim të vitit 1945, Shtabi Suprem i Armatës Jugosllave, lëshoi në urdhër në krejt Kosovën e Maqedoninë për rekrutimin dhe mobilizimin e 30 mijë djemve shqiptarë që do të shkonin për të luftuar në Serbi, Vojvodinë, Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci. Pra, makina shfarosëse kriminale ishte e përgatitur mjaftë bukur. Djemtë shqiptarë prej 16 vjet e lart, u thirrën, u organizuan dhe u nisën në mënyrë të poshtër drejt vdekjes, nën parullën se do të luftonin kundër armikut të përbashkët, Gjermanisë hitleriane.

Tivari, vrasje… Kush nuk i përgjigjet urdhërit, merrte menjëherë plumbin ballit, duke u etiketuar si ballist dhe “armiq të çështjes së komunizmit”. Megjithëse të rinjë, të pa veshur dhe të pa ngrënë, djemt tanë nga Kosova e Maqedonia Perëndimore, rrëmbeheshin prej shtëpive, futeshin nëpër kazerma dhe ishin nën një presion psikologjik të vazhdueshëm. Mbrenda një ore, nuk mbeti në këmbë asnjë nga grumbulli i njerëzve prej gati 3000 vetash, që ndodheshin aty…,pranë rrugës rridhte një lumë gjaku i një kataklizme të vërtetë”.

Tivari, vrasje… Në fund, Eugen Shehu, prezenton shënimin se: “Ploja u krye në natën e zezë të 1 prillit 1945” dhe se “gjatë tërë natës, trupat e të vrarëve u muarrën dhe u hodhën në det, në Tivar të Vjetër”. Të plagosurit, mes tyre, ata që jepnin ndonjë shenjë jete, goditeshin tashmë me thika e sopata, pasi armët e zjarrit u ndaluan. Herët në mëngjes, populli i Tivarit (aso kohe, mbi 90% shqiptarë), muarën ata pak të vrarë që patën mbetur pa u hedhur në det dhe i varrosën me nderime në varrezat e muslimanëve të qytetit”. Përndryshe, vetëm prej Prizreni ishin vrarë dhe masakruar 4408 shqiptarë, kurse numri i përgjithshëm nuk dihet me saktësi, edhe pse, sipas disa shënimeve, sillet rreth 6000 sish.

Vallkovi i Tetovës. Më 24-25 tetor, 1944, në këtë fshat, nga ana e reparteve të OZN-s komuniste, ishin rëmbyer 40 djem të rinj, gjoja se do t’i armatosnin dhe do t’i dërgonin në veri, në frontin e luftës kundër gjermanëve. Mirëpo ata ishin hedhur në Vardar.

Zhelina e Tetovës. Gjatë vitit 1913, në komunën e Zhelinës, ushtria serbe kishte masakruar 73 veta.

Le ta dijë mirë e gjithë bota se fjalët GENOCID-KRIM-MASAKER-TRAGJEDI etj., , janë të pafuqishme të shprehin vuajtjet e sakrificat e popullit shqiptar, sidomos të atyre shqiptarëve që me dhunë u vunë e mbeten deri sot nën pushtetin  terrorist të sllavomaqedonasve...!!

Ndaj e themi me plot gojën se valët e Vardarit rrjedhin gjak. Ta kujtojmë e respektojme këtë histori vuajtje të panderprerë, sidoms këto ditë e javë në prag të festës së madhe të 100 vjetorit të mvetësisë sonë kombëtare.

-------------

-Për ZSh-në, nga redaktori ynë në NJ, USA, Zeqir Lushaj-



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT