Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kryetari i Kamezes viziton Shkollat në Brooklyn

| E hene, 08.10.2012, 06:15 PM |


Kryetari i Bashkise se Kamezes z.Xhelal Mziu dhe miq te tjere vizituan Shkollat Shqipe ne Brooklyn

Kryetari i Bashkise se Kamezes z.Xhelal Mziu i shoqeruar nga Konsulli i Pergjithshem z.Dritan Mishto dhe n/kryetari z.Vendim Demaj vizituan Shkollen Shqipe ne Brooklyn.

Mysafiret u priten nga Themeluesi i Shkollave Shqipe ne Staten Island dhe Brooklyn, z.Qemal Zylo se bashku me mesueset. Kryetari i Bashkise se Kamezes z.Mziu tha se Bashkia e Kamezes dhe Shkollat Shqipe ne Staten Island dhe Brooklyn si dhe TV Alba Life do te sherbejen si ura lidhese per Diasporen. Z.Mziu shprehu mirenjohjen e pakufishme per Themeluesit e shkollave Shqipe si dhe punen e pakursyer dhe patriotike te mesuseve, prinderve dhe nxenesve. Ne emer te stafit z.Qemal Zylo falenderoi Mysafiret nga Shqiperia si dhe per dhuraten e abetareve qe ata iu shperndane nxenesve. Pe nje kronike me te zgjeruar TV Alba Life do ta trasmetoje se shpejti per teleshikuesit e shumte.