E enjte, 18.04.2024, 03:10 PM (GMT+1)

Përjetësi » Lushaj

Zeqir Lushaj: N’gojë fishekun e don alltija

E hene, 08.10.2012, 08:00 PM



100 vjetori i Pamvarësisë së Shqipërisë

N’GOJË FISHEKUN E DON ALLTIJA

Teksti: Zeqir Lushaj
Kendojnë: Dida-Çela-Kovaçi

– Heroit të Popullit, Isa Boletini –

Ty Kosovë, t’njeh historia,
Djemtë e Tu me dy alltija,
Me t’ruejt nderin edhe prakun,
T’kan falë jetën edhe gjakun,
Mitrovica asht djepi i trimit,
Heroit t’popullit Isë Boletinit.

Ka dhanë prova ku jep burri,
Kur u ngrit në Vlorë Flamuri,
Me 300 djem Kosovarë,
Garda e parë, me kapuçë t’bardhë
Për me i dalë Ai zot vatanit,
Shkoi përkrah Ismail Qemalit.

I pat thanë Ministri n’Londër:
– Isa Beg, – të çarmatosëm,
– Jo ministër, jo qebesa,
S’çarmatosna sa t’jetë jeta
Për me ruejt nderin e lokës,
Dy allti, ja kam ngjeshë shokës.

Me allti në pllambë të dorës,
Ndiej dy fjalë prej tan’ Kosovës:
– Kurr s’kem lypë ç’ka s’na takon,
Trolli i t’parëve kot s’na shkon,
As se shesim as kujt s’ja lamë,
Për pa u djegë pa u shkri të tanë.

Me shtatë mashkuj t’gjakut Tij,
E vranë Isën n’pabesi,
Me dy djem, dy nipa t’vet,
I lanë t’vramë 28-të.

Gjaku i’Isës, kombit i thërret,
Ju çon brezave amanet,
– Der’ sa t’jetë e gjallë tradhtia,
N’gojë fishekun e don alltija!!
------------
Tiranë, 1985

(Nga libri “Fjala mbi tel…” faqe 39)



(Vota: 76 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora