E merkure, 24.04.2024, 09:02 AM (GMT+1)

Mendime

Faton Mehmeti: Shet tokën për të botuar libër

E hene, 08.10.2012, 06:40 PM


PARADOKSET TONA

SHET TOKËN PËR TË BOTUAR LIBËR!

‘’Çdo lexues nuk është udheëhqeës, por çdo udhëheqës duhet të jetë lexues ’’ Harry Truman

NGA FATON MEHMETI

Me zanafillën e vet çdo popull identifikohet përmes lashtësisë së kulturës, respektivisht librave që janë shkruar për të bëmat e tyre dhe mënyrën e jetesës. Libri është pasqyra e çdo kombi, prej krijimit të saj e deri në ditët e sotme. Ndonëse krijuesit, konkretishti shkrimtarët u ballafaquan me rezistencën e pushtetarëve, si të atyre të oborreve mbretërore, ashtu edhe të atyre që vun kollaret e politikanëve

'' modern". Megjithatë mposhtja e idelizmit të shkrimtarëve nuk u realizua asnjëherë, megjithëse u pengua mjaft. Shkrimtarët janë shpirti i epokës në të cilën jetojnë, ata mishërohen me fatin e kohës së popullit të tyre.

Rinia shqiptare tashmë sa vite ballafaqohet me kritikat e gjeneratave më të vjetra se “është një rini që nuk lexon”, duke ngërthyer në realitet të tmerrshëm për të tashmen dhe të ardhëm, sepse një shoqëri që nuk lexon është e destinuar të dështojë.

Një shqetësim që edhe mua sikur të gjithë krijuesti tjera, që më preokupon është (mos)përkrahje e shtetit për krijuesit e rinj.

Edhe përkundër faktit se jemi i vetmi vend ku buxheti për kulturë është qesharak vetëm 2 %, derisa në vendet në rajon ajo arrin nga 8 - 11 % që pasyron  mungesën e  mentalitetit të avancuar kulturor, ku krijuesit trajtohen si te mjerë e jo nderi dhe krenari e kombit.

Duhet theksuar se konkursi vjetor i Ministrisë së Kulturës për të botuar 16 vepra, iu ndahet atyre që janë të afërt me pushtetin.  Një shoqëri ku arti-kultura konglomerohet me politikë ai smund të quhet art i mirëfilltë, por kopje e zbehtë e saj. Dhe as që mund te pritet diçka tjetër, kur me kulturën udhëheqin ata që  kanë mungesë të kulturës.

Në ditët e sotme për një krijues të ri, pavarësisht talentit të tij është  vështirë të botojë një vepër nëse nuk e financon vet. Por kur mjetet financiare mungojnë ndërsa dëshira është e madhe, duhet këruar alternativa të ndryshe. Një rast i tillë është i poetës së re nga Gjilani, Edona Beqiri, e cila ka shitur tokë për të financuar librin e saj. Edona para disa vitesh me ndihem e disa donatorëve botoi veprën e saj të parë ‘’ Zemra troket në zemër’’ e cila, edhe përkundër moshës së re të saj, u prit mirë nga lexuesit. Por në mungesë të mjeteve financiare për të botuar veprën e dytë , që pritet të dal nga botimi brenda këtij viti, ka shitur disa metra tokë për ta botuar veprën e saj letrare.

Edhe përkundër kërkesës dërguar në Komunën e Gjilanit për të kërkuar mjete financiare për të botuar, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Mirëpo kjo nuk është e vetmja krijuese që ka ndarë një pjesë të pasurisë së saj për të botuar një vepër letrare.

Përderisa Qeveria shpenzhon  miliona euro për dreka e darka dhe ekskurzione , shtresa më e lartë e shoqerisë  ballafaqohet me kushtet elementare jetësore.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora