Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Bekim Rexhepi: Regjimi teorik i Islamit

| E diele, 07.10.2012, 05:58 PM |


Regjimi teorik i Islamit

Historia ka rolin e saj, por, jo gjithnjë dhe gjithmonë ajo udhëheq me karakterin e kombin në zhvillim. Modeli kulturor që përfaqësojnë elitat institucionale të ati populli, e drejtojnë esencialishtë natyrën e një kombi. Pra, shtetet shqiptare duhet të ruajnë laicitetin e tyre përcaktues dhe mbi këtë frymë të drejtojnë shtetin.

Nga Bekim Rexhepi

Temat për islamin gjithsesi kanë dhe sjellin shqetësime anormale, ne nuk mund të heshtim para detyrimeve tona për ti hapur disa nga to! Sepse deshëm a jo Islami është pjesë dhe nyje në kulturën shqiptare të gjysmëshekullit. Dhe, temat tona për Islamin do të jenë në kontekst të kombit, në kontekst të zhvillimit të tij dhe të shtetit. Pra, Islami në kulturën shqiptare hyn dhe mund të pranohet vetëm në këto kontekste të zhvillimit dhe interesit kombëtar, ndërsa të tjerat tentativa mund të krijojnë shpërfillje të paparashikueshme për vet religjionin dhe vet kombin. Në botën Islame të lindjes çdo temë që hapë jashtë shtrirjes “arabe” merr konotacione të antiislamit apo antiarabizmit. Ne nuk do të merremi shumë më këtë botëkuptim të lindjes për lindjen, nuk është interes i yni dhe nuk duhet të jetë edhe për kohë të tjera fokus i interesimit tonë.

...

E kundërta ndodhë me shqiptaret e religjionit mysliman, për ta akoma shtetet me prejardhje perëndimore nuk perceptohen dot si mallkim (gjë që ndodhë në lindje), por më shumë si mirëqenie e kooperim. Ngase në të shumtën e rasteve këto shtet kanë treguar vullnet dhe kanë ndihmuar shqiptaret në sfidat e tyre të mbijetesës kombëtare. Madje për të trasuar faktet, shqiptaret historikisht më shumë se disa kombe të tjera të krishtera, i kanë dhënë më shumë (perëndimit) qytetërimit evropian. Dhe sa herë i përmendim këto fakte, para miqve tanë në lindje na shpërfillet doza e naivitetit të ati nacionalizmit tonë verbal, dhe themi në majë të gjuhës se pse Evropa ngurron ndaj shqiptarëve të tregojë njësoi atë ngrohtësinë si më të tjerët.  Ne nuk jemi as brenda unionin dhe nuk jemi as jashtë Evropës sepse realisht shtrirja e saj është edhe përtej territoreve tona me Azinë dhe Lindjen.

...

Dy figurat më të mëdha të gjithë historisë sonë; Gjergj Kastrioti-Skenderbeu dhe Gonxhe Bojaxhiu-Nëna Teresë, mbesin dhe do të janë shembulli më i mirë se shqiptaret e kanë kulturën e sakrificës madhështore, me prirje të përhershme të jenë më aferë me shtetet perëndimore, se sa të lidhin ndonjë artifice të mundshme me lindjen e largët. Pra, me shqiptaret ndodh e kundërta e asaj që dëgjohet dhe promovohet nga fundamentalistët mysliman të lindje, të cilët i perceptojnë shtetet me prejardhje perëndimore si mallkim, madje edhe disa shtet me prirje perëndimore siç janë Kosova dhe Shqipëria, por qe ne to ka dominanca verbale të myslimanëve, orvaten të krijojnë konflikte dhe terror fetar në mënyrë që të mbretëroi anarkia, e cila më pastaj mund ti shërbej veçmas instalimit të tyre për të krijuar plane ogurzeza për perëndimin. Nëse lindja përpiqet të zhveshi malin perëndimor, atëherë pse perëndimi duhet të ruaj kaçubat lindore

...

Shtetet e lindjes kanë një natyrë shumë komplekse të ndërtimit të konceptit të shtetit, në të shumtën e rasteve ata shtetin e tyre e bazojnë mbi besimin e tyre dhe të gjitha përpjekjet teorike i përshtatin dhe i arsyetojnë sipas mendimit islamik, ku për ta nuk ka rëndësi territori, e më shumë ka rëndësi “bashkësia e përshtatshme”. Në këtë teori nacionaliste arabe duket se ka kontribut jashtëzakonisht edhe diktatori Muamer Kadafi, i cili ishte më i gatshmi të eliminojë shtetet ekzistuese në mënyrë që të mund t’i integrojë popullsitë e tyre në një etnitet të vetëm arab. Kjo ide nacionaliste arabe vazhdon të lajthitet në kokat e fundamentalistëve islamik, e cila me revolucionet e fundit ne disa shtet të lindjes ka gjasa dhe shpresa më të vogla të ketë mbështetje.

...

Natyrisht se në Kosovë, nuk do të ishte e saktë të thuhet se përqindja e popullsisë e ndarë në religjione i përket këti apo ati, dhe se kjo përqindje mund të zbërthehet domosdoshmërish në faktor cilësor, me çfarë do të kishte ndikim në karakterin e vërtetë kombëtar. Historia ka rolin e saj, por, jo gjithnjë dhe gjithmonë ajo udhëheq me karakterin e kombin në zhvillim. Modeli kulturor që përfaqësojnë elitat institucionale të ati populli, e drejtojnë esencialishtë natyrën e një kombi. Pra, shtetet shqiptare duhet të ruajnë laicitetin e tyre përcaktues dhe mbi këtë frymë të drejtojnë shtetin.

...

Nuk mund të shtrohet në dilema dhe nuk mund ti besojmë anashkalimit, se ndofta i shërben justifikimit po të pyesim se: a ka regjim teorik të islamit?

Në të gjitha analizat e studiuesve në botë, me përjashtim të atyre në lindje, ka pasur dhe vazhdimisht janë shtuar shqetësimet, se regjimi teorik i Islamit po mbart në vete rreziqe, nuk qe i rastësishëm edhe Henri Kesinger, i cili këtyre ditëve paralajmëroi një rrezik për mos ekzistimin e Israelit në vitin 2022, nëse nuk merren masa.

Shkaktar jo i vetëm i forcimit të regjimit teorik të Islamit (është riinterpretimit i doktrinës-Kuranit), pastaj është gjendja e varfër ekonomike, mos industrializimi në shumicën e vendeve të lindjes. Më çfarë do të mund të mos vinim saktësisht tek teza sociologjike, se në shoqëritë industriale normalisht feja duhet të humbas shumë nga ndikimi mëparshëm, gjë që ndodh në perëndim. Ndërsa përmasa e shtrirjes së laicizimit dukshëm vështirësohet sepse kapaciteti i shtetit për shoqërinë industriale mungon dhe më këtë mbështetja më kryciale mbetet doktrina.

...

Në Kosovë ky regjim teorik, ka filluar të belbëzojë  – instalime të rëndomta dhe fare të lehtë mund të identifikohen. Me çfarë nuk duhet dhe nuk mund ta fshehim se Oksidentalizmi në Evropë, mund të prek nga shtetet shqiptare, në çoftë se nuk ka tendenca të eliminohen kaçubat e lindjes.