E enjte, 25.04.2024, 12:01 PM (GMT+1)

Mendime

Albert Shabanaj: Dyfytyrësia e BE-së

E diele, 07.10.2012, 05:54 PM


DYFYTYRSIA E BE-se  DHE MARGJINALIZIMI I SHQIPETARVE!

Nga Albert Shabanaj

Nuk është lehtë të shkruhet sot për problemet e shumta të akumulluara në Kosovë, mirëpor  identifikimi i tyre nuk është i zorshëm. Sepse problemi kryesor është papërgjegjesia kolektive,  papërgjesia politike ne radhë të parë por edhe ajo shoqërore përballë keqëqeverisjeve bandokratike të cilat krijuan koncepte klanore të korruptuara në të gjitha fushat e mundshme e të ndryshme me nje fjalë e keqja u shndërru në Additiv, pozitiv shoqërorë!!!

Edhe me vullnetin e nje optimisti më te madhë është i pabesuëshm dhe i habitshem fakti se, si kishte mundësi qe këto fenomene negative politike e shoqërore të ikin kaq larg për përplasur këtu ku ndodhemi! Duke harruar gjitha ato sakrifica me gjithë gjakun e derdhur ndër shekuj, sidomos te fundshekullit 20!? Këtu kur ja shtojmë edhe gjithë ate kontribut te përendimorëve (NATO) i cili ka kushtuar me dhjetra miliarda për çlirimin tonë dhe këtu behet edhe me enigmatike pyetja se, përse u lejua nga populli e përse nga miqt tane (NATO) qe Kosova te margjinalizohet e të nëpërkëmbet kaq mizorisht!? Mëndoj se, duke u thelluar sado pakë ne analizimin e ngjarjeve me radhë mundemi t’i shohim se, si u krijuan konceptet e rrjedhave deshtuëse dhe shkatërruese ne Kosovë.

Mendoj se ketu nuk kemi te bejmë vetem me krizen euroamerikane te borxheve, nuk është thjeshtë vetëm një krizë ekonomike e përendimorëve,  por mendoj unë, është një rirreshtim i përendimit dhe rëndeve të reja botërore. Këtu deshiroj të përmendi vetem disa ngjarje dhe zhvillime nderkombëtare te cilat në pika të shkurta janë të njohura për të gjithë ne e të cilat sa duken spontane janë  aq me tepër politike, te planifikuara mirë dhe qe lidhen edhe me fatet tona: Lufta e përendimit (NATO) ne Irak, lufta ne Avganistan dhe qmontimet e anarkive arabe, qe njihen si pranvera arabe etj. Pra e tëra sipas mendimit timë, është një rishikim i identiteve me përshkallëzime te konflikteve për rende te reja etnike tek ato gjeopolitike.Dhe… për të mos dalur nga tema dhe për te mos kaluar ne monotoni te lexuesve te nderuar me zhvillimet nderkombëtare te cilat marrin shumë hapësirë për ti shkruar, dua t‘i them vetem ato qe sipas mendimit timë puqen me interesat tona kombëtare.

Perëndimi i angazhuar tej mase për ndryshime globale te me lartë cekura ne vëndet e ndryshme të botës, Kosova jonë mbeti nën hije te interesave perëndimore, rrespektivisht Amerikane.Armiqt e Kosovës dhe shqipëtarve duke kuptuar këto angazhime perëndimore, nuk e paten fare vështir t’i unifikojnë qendrimet e tyre kunder Kosovës e shqiptarve, natyrisht-si perherë.. nga gebimet e vetë shqipëtarve.

Ne këtë fushat te rendeve të reja neve si popull na iku treni dhe nuk arritem te deshmohemi si popull shtetëformues, si popull patriot qe ne rend të para ka shtetin dhe interesat e tij, por ne u treguam te pa aftë, pa skrupullt, te korruptuar, te krimit, debill etj. Dhe...

Ky grup i shteteve të cilat u rreshtuan kunder Kosoves dhe shqipëtarve dhe kunder rendeve te reja te cilat rende preknin direkt dhe indirekt interesat e tyre strategjike dhe ekonomike, të udhehequra nga Rusia e Kina dhe shumë shtete tjera te vogla e te medha, fatekeqesisht nuk munguan edhe disa shtete të BE-se, per të filluar mr diplomacinë e berrylave dhe shantazhave nepër qarqe vendimmarrse për të penguar dhe margjinalizuar shtetformimin dhe mbarë vajtjen e Kosovës. Ne të gjithe kemi mundur t’i shikojmë ato ngjarje të shumta rreth Kosovës,  me sabotime diplomatike dhe me angazhimin e nje makinerie propagandistike te tipit bolshevik kunder Kosoves shqipetare dhe kunder rendit te ri Botëror. Nga këto shtete rrefuzuese ushtrohet nje politik teper rixhide, arrogante dhe shpeshhere sa qesharake aq edhe provokative sidomos nga perfaqesues rus ne OKB e gjetiu.

Ndonëse, Amerika aleati ynë i përhershëm, duke vërejtur kokëforcin ruse&CO ne njëren anë dhe duke i vrejtur politikat degjeneruese e deshpruëse ne Kosovë, e kuptuan heret se qeshtja e Kosovës se pasluftës kërkon edhe më shumë kohë se ata kishin mënduar. Aty dhe ndodhi terheqeja taktike Amerikane nga Kosova, për t’u angazhuar ne Afrikë dhe Azi,  ne njerën anë dhe anës tjetër,  për t’iu mundësuar europianve për herë të parë në histori nje rolë aq të madhë në Kosovë, rrespektivisht në diplomacin ndërkombëtare. Dhe… këtu duke patur parasysh se Bashkimi Europian, është nje koncept politik jo unik dhe i ndarë ne interese të shteteve të Unionit veç e veç, nuk arriten te dalin të afta për te menagjuar dhe rregulluar çështje të mëdha politike, edhe pse është çështje e Europës Kosova. Duke i kuptuar Serbia e Rusija dhe shtetet vazale të tyre ndarjet ekzistuese ne politikat e Unioni Europian, arriten qe shume leht te ndryshojnë kurset e rrugetimit te Kosovës dhe me pastaj, te diktojnë kushte, projekte dhe sehirë te përbashkta se, si do të zgjidhet çështja e Kosovës!... Për realizimin e këtyre projektevë anti shqipëtare dhe anti NATO (Amerikane) nuk u kursyen metoda e praktika politike të pa para ndonjeherë dhe kapitale marramendëse për matëriale propagandistike,  në këtë sfond anti vlera njerëzore dhe anti demokratike, nuk e kursyen veten e tyre shumë figura eminente te BE-së, të cilët fatëkeqësisht janë të shumtë të tillë qe sherbyën dhe shiten bythën e tyre, si puna e K.d.Ponte, D.Marty, K.Bild e shumë të tjerë qe hapur dhe fshehurazi ju sherbyen anti vlerave, qe me genjeshtrat e tyre vjellen vrer mbi Shqipëtart ne përgjithësi e mbi Kosoven ne veçanti. Dhe.. nese i shikojmë ngjarjet pertej aktualitetit dhe ndalojmë ke viti 1999, pasi qe UCK-ja dhe NATO, poshtërsuan dhe detyruan Serbinë te fuste bishtn ndër këmbë e të shporrej nga Kosova, ishte pikerisht Unioni Europian me politikat e tyre jo unike dhe jo kontstruktive të ndikuara nga ruset dhe CO, të cilët nuk lejuan qe atë botë Kosova te krijohej shtet i pavarur me kufijt e sajë qe kishte. Atë botë nuk kishte struktura paralele e banda qetnikesh sikurse kemi tani ne veri te lumit Ibër, pra ishin kushtet ideale për mevetësimin e Kosovës dhe ishte pikrisht BE-ja dhe Rusia, ne ketë raste Franca etj… qe ftuan dhe krijuan ato bastione felliqësirave qetnikësh qe sot nuk është lehtë të shporren nga aty, nga bazat e tyre te krijuara në veri te Kosovës. Tashme kanë krijuar legjimitetin jo vetem në Beograd por edhe në Prishtinë edhe në diplomacinë ndërkombëtare. Sepse ato banda sot ju hyjnë në punë të gjithve, pra ju hyjnë në punë edhe politikave te  Beogradit për përfitime ndaj Kosovës, ju hyjnë në punë edhe politikanve të Prishtinës për përfitimet e tyre matëriale dhe ju hyjnë në punë edhe politikave eurondërkombëtare për presion dhe paragjykimin e statusit të Kosovës. Pra ketu kemi nje konglomerat interesash qe si pjellë e tyre na vjen edhe armiku më i përbetuar i Kosovës i quajtur UNMIK! Dhe pikërisht ishte ky armik i cili me një mjeshtëri të preht pa meshirshem rrënon Kosovën politikisht dhe ekonomikisht;duke mohuar dhe përjashtuar shqipëtart nga politikat e Kosovës për t’i afruar serbet dhe Serbinë. Ishte UNMIK-u i cili ka ngritur dhe përkrahur politika të korruptuara, politika bacilësh dhe parazitësh organik, qofshin ndërkombëtar apo vendorë. UNMIK-u me Kriminel ndërkombëtar dhe vendorë, arriti të kthen Kosovën për 100 e më shumë vjet mbrapa, duke fillur nga privatizimet-gllaberimet e pronave dhe industrive shoqërore qe Kosoven me par e bënin te krenohej meqe njihej ne rajon për forcat dhe resurset e saja ekonomike.

Ndonëse, te gjitha u plaqkiten, u vjedhen, u rrembyen, u privatizuan-falen ne mënyrën më vullgare te mundshme…! Ne këtë Kapitull unë besoj se, prurja e UNMIK-ut në Kosovë, nuk ishte e rastësishme, por ishte nje kompromis ne mes të Eurondërkombëtarve te ndikur nga Serbia e Rusia &CO, qe kishin paragjykime ndaj shqipëtarve dhe pavarësise së tyre. Këtu kishim të bëjmë më një koncept politik, i projektuar për të shtypur shqipëtart paqësor dhe liridashes ne njëren anë dhe paradoksalisht për të zbutur-shpërblyer serbet dhe Serbinë agresive.Dhe.. për nje dekadë të tërë por edhe sot Kosovës ju imponua ndërvaresia ekonomike me Serbinë dhe identiteti i përbashkët dhe pa cipë si “ kosovarë“ -multi e kulti e…. rrespektivisht, Kosovës tonë iu mohua e vërteta historike si Kosovë shqipëtare. Pra UNMIK-u ishte mirë i organizuar për t’i kultivuar traditat, kulturen dhe tekat e institucioneve serbe ne Kosovë. Ne këtë sfond animoziteti i politikave europiane mbeten si të tilla-të llojit vetë,  përseri të pa ndryshuara dhe riparuara ndaj shqipëtarve!? Përse mendoj kështu, deshiroj të sqarohem: Nese i shikojmë këto lojra politike të Unionit Europian dhe ne çdo përballje të Kosovës me Serbinë,  shifen kjartë referencat jo të barabarta e aspak korrekte ndaj realiteteve të krijuara tani dhe atyre historike, këtu shifet kjartë se institucionet e Bashkimit Europian, favorizojnë hapur vetem perfitimet serbe, qoft politike duke luajtur rolin e Avokëtërve te mjerë, qoft ekonomike me investime dhjetëra miliardave ne industritë e Serbisë, qoft integruese të cilët (BE) i lusin vazhdimisht madje edhe pa plotesimin e kritereve të parapara me status, për derisa Kosova ende vuan nga regjimi i vizave famoze...e lërë për afrimin e sajë me BE-në.

Unë i shoh këto politika fetishiste te BE-së jo vetëm ne raport më Kosovën, por ne raport më mbarë shqipëtare, e zëmë Shqipërinë e cila realisht ne krahesim me Serbinë i plotëson 1000 herë kushtet para Serbisë për ne BE, meqe Shqipëria tashmë ka arritur te rreshtohet më ato shtete te pakta ne Ballkan, qe janë stabile politikisht dhe ekonomikisht, bile edhe me stabile si Greqia… por prap se prap shqipëtarve nuk ju afrohen mundesit dhe favoret e Serbisë ne raport me BE-në!? Ndonëse, nese bëjmë këtu një digresion ngjarjesh pos tjerave.. ndalemi dhe habitemi me politikat paradoksale por edhe prostitucionale te eurondërkombëtarve, gjë që të vjen për të vjellur dhe pshtyr mbi to…! Këtu nuk po flas për të kaluaren e tyre (Europes) përplot padrejtësi dhe matrapazlleqet e tyre diplomatike ndaj shqipëtarve, por po flas për ditet tona dhe këtu po me kujtohet për momentin nga shumë matrapazlleqe dhe paradokse te (BE) ndaj shqipëtarve, konkretisht rasti me Kosovën dhe Shqipërinë: Eshtë absulotisht e pa pranueshme por edhe e papar që për Kosovën, vazhdimisht të pyetet vetem Serbia e asnjehere Shqipëria, vazhdimisht t’i afrohen lloj-lloj kompromise Serbisë e asnjeherë Shqipërise, lloj-lloj favore Serbisë e asnje Shqipërise e shumë e shumë tjera poshtërsi te politikave te BE-së ndaj Shqipëtarve.Edhe pse botërisht dihet se, Kosova ishte e Shqipërise dhe padrejtësisht e me dhunë nga sllavet dhe politika prostitucionale e Europes u nda nga gjiri i se ëmës Shqipëri.

Shqiptarët vuajten dhe vazhdojnë te vuajnë edhe pasojat e kësaj lufte speciale-diplomatike ndërkombëtare ne njërën anë dhe anës tjetër dallimeve te mëdha ne mes vetë aleatëve Atlantik-NATO. Ne jemi te vetëdijshem qe marrëdhenjet mes aleateve Atlantik, reflektuan me padrejtësi për shkak të diferencimeve të mëdha ne çasje ndaj te drejtave tona historike dhe politike. Këtu ne këto vuajtje mësë shumti pësuan shqipëtart e ndarë nga trungu Shqipëri, veçorisht të Kosovës,  duke pasur parasysh vuajtjet e luftërave nëpër dekada.. këtu duke ju shtuar edhe barra e padrejtesive dhe çasjen perjashtuëse, paragjykuëse dhe izoluëse të politikës së BE-së ndaj Kosovës dhe popullit te sajë.Realitete këto te hidhura të cilat nuk mjafton ky shkrim i imi për t’i shprehur të gjitha...

Megjithëate deshiroj t‘i reflektoj edhe disa nga shumë paradokse te politikes se BE-së, dhe nese shiqojmë prapa se çfare ka ndodhur ne ketë sfond përgjatë dekades se fundit, na del të shofim se politikës terrorriste serbe, jo vetëm qe nuk ju dha denimi i merituar për genocid ndaj popujve jo serb, atyre përkundraziju ju kanë shkuar punët shumë mirë.Këtu nuk po i marr parasysh favoret e Serbisë për integrime të cilat i ceka me lartë, por favoret e sajë ndaj Kosovës, duke filluar me veriun i cili faktikisht është i pushtuar nga Serbia dhe nese kemi parasysh Doganat, exteritoret e kishave serbe, Arkivat e Kosovës, infrastruktura katastrale, Marrveshjet për “IBM-FUSNOTA“ dhe Marrveshjet e pa realizuara etj..etj… qe vërtetë nuk janë të kuptuëshme por janë dubioze.

Edhe për kunder fakteve qe Serbia pa i dhanë asgje madje as pergjegjësi ndaj krimeve ne Kosovë, ajo mori shumë nga Kosova duke u mbeshtetur nga BE-ja, mori dhe statusin e shtetit kandidat për në BE, duke mbetur me të gjitha potencialet e strukturave kriminale dhe terroriste në veri të vendit tonë, ku sipas gjitha parashikimeve te mundshme Serbia do të mbetet përgjithëmonë në Kosovë.

Megjithëate, këtu nuk dua të përjashtoj edhe te metat e politikave te lidershipit Shqipëtar, te cilët ne këtë betej ishin dhe janë absulotisht të deshtuara… Sipas mendimit timë, klasa politike i kanë shitur konceptet e idealeve dhe gjakun e derdhur për qeshtjet madhore te kombit! Klasa politike sidomos ajo ne Kosovë, ka shitur interesat e elektoratit dhe publikut të tyre, përderisa ne Kosovë nuk pati asnjë progres politik, asnjë progres ekonomik dhe social, perkundrazi ka vetem terheqje-tkurrje politike, mjerim shoqëror dhe social, hajni e korrupsion etj… meqe te gjitha këto halusnacione politike te lidershipit tonë deshmohen me izolim si të vetmit ne rajon dhe afrimin ne këtë rast të Kosovës me Serbinë dhe largimin e sajë nga Shqipëria, si kosovar(...) Kështu duke humbur shkelqimin e sajë të ndërtuar nga breza te tërë si një popull heroik, liridashës, kulturor, paqëdashes e shumë begati tjera fisnike të cilat qe të gjitha u permbyten dekadës së fundit, duke u barazuar sot padrejtësisht me rom, ashkali dhe egjiptian, të cilet ata si ne dhe ne si ata, tashmë jemi si popull jo konstituiv, jo historik, pa flamur kombëtar, pa himnin tonë kombëtar, pa histori tonen kombëtare etj.. etj.. te transformuar brënda nate si kosovar, me fusnotë në ballë eqe nuk ngerthen vetem Serbinë brenda por edhe etiketat tjera teper poshteruese si një popull kriminel dhe i korruptuar, debill etj..  Si perfundim është për t’u nënvizuar se, aleati ynë i kahmotshëm Amerika, gjithnje e më shumë jo vetem se, po e zhvendos vemëndjën por po ike nga Kosova, natyrisht se kjo nga dëshpërimi me lidershipin e sajë. Këtu mëndoj unë, derisa vemëndja e amerikanëve bie, atëhere identiteti shumë i nëpërkëmbur i Kosovës, do të shtypet fare dhe sipas të gjitha gjasave qytetarët e revoltuar por edhe te hutuar, ka te ngjarë qe do të preferojnë sa më shumë të identifikohen si pro turqë dhe islamistë ekstrem duke krijuar një imazh edhe më të keq se qfarë e kemi. Kjo një diçka që kohëve të fundit ka filluar të theksohet secilen herë më shumë, ketu nuk mundemi dhe nuk guxojmë t’i lejojmë të realizohen kërkesat absurde te islamoministrave për ndryshim te historisë, defaktorizimin e figurave kombëtare me ëmblematike qe kemi, me prurjen e lloj-lloj organizatave islamike ne vendin tonë të cilat mbeten të pa kontrolluara nga askush ne veprimtarit e tyre… Madje joshjet e gllaberimeve-investimeve turke ne Kosovë etj.. qe një ditë Kosova të ngelet e varur dhe shtypur turqisht...! Nga këto fenomene negative unë druaj se, kjo situate do të rrisë jo vetem zëmërimin e qytetarve për tradheti ndaj tyre, por do të rrisë hezitimin që populli shqipëtar ne Kosovë të mos ndjehet më europian dhe mos te jetë i orientuar si europian si deri me tani. Ndërsa dihet se një avantur e tillë është tepër e rrezikshme, dot qonte ujë ne mullirin e disa europianve dhe antishqiptareve,  në veçanti për serbet,  që dallojnë kulturalisht me ne dhe do të mundohen te na zhbejne ne emer te civilizimit europian; kjo është nje kurdisje mirë e paramënduar për zhdukjen dhe vetëvrasjen tonë kolektive!.

Megjithëate, status-koja apo kfazi shteti aktual i Kosoves dhe politikat e sajë dhe rrethë sajë nuk treguan rezultate pozitive, perkundrazi si efekt i tyre është kriju një rreth vicioz, me munges te identitetit tonë kombëtar, kulturor, shoqëror etj.. dhe derisa ta kthejmë apo të krijojmë  identitetin tonë etnik të ri (Kosovar), dallimet etnike jo vetëm qe dot theksohen më tepër se kurrë por dot krijohen përplasje të pa riparuëshme, meqe të gjitha palët zhyten në stereotipe dhe megamitizime te kundërshtarëve përmes dallimeve te gjuhës, kultures, dhe veprimeve tjera,  qe justifikojn veprimet dhe shkallezimet e dhunes. Dhe.. Rrëshqitja ka konfliktet etnik në Kosovë vërehen se më gjasa të mëdha kanë qenë dhe janë të programuara më heret, mirëpo për vetë Europën ndoshta nuk do te shihen si të dhunshme,  por mund të jenë shkatërruese për ekonominë dhe politikën e vete Europes.

Pse mëndoj keshtu, mëndoj se përgjegjia është e thjeshtë dhe nuk mundet të jetë ndryshe nese flasim me argumenta dhe më dorë në zëmer, vetem ata te cilët janë dhe njihen si kozmopolit janë të prirë ne mbeshtetjën e pakos Ahtisarit.Këtu nese vihet ne pah atmosfera mes shqipëtarve, qe sipas gjitha sondazheve e duan Kosovën pa pakon Ahtisari, e duan Kosovën Shqipëtare.Por fatkeqësisht si zakonisht.. zëri i poullit po ikë ne veshët e shurdhër.Dhe kozmopolizmi mund te bëhët shkaku i ngritjes se tensioneve jo vetem nder etnike por edhe nder shoqërore, për derisa populli shqipëtar ne Kosovë është me i përqarë se kurr dhe dot reagon negativisht ndaj demagogjive dhe pa skrupullsive politike, duke forcuar kështu ekstremizmin.Shëmbuj të stigmatizimeve të tilla ka patur dhe ekzistojnë kudo në botë, ka pasur dhe ka edhe sot ne Europë (Kosova dhe Bosnja) por rezultate pozitive nuk kanë prodhuar, përkundrazi kanë gjeneruar dhe gjenerojnë mos pajtuëshmëri deri ne shpërthime.

Dhe si perfundim sipas mendimit timë, pa diskutime te sinqerta ne lidhje me atë se çka u arrit deri më sot më kështu politikave… dhe si do te duhej te sjellen dhe veprojnë Euronderkombëtarët ndaj shqipëtarve ne t’ardhmen, nje Europë e fuqishme e sotit nuk do të jetë e tillë neser! Nuk guxon Europa te jetë ashtu si dje, e mirë për interesat e njerit duke i shkaktuar dhembje tjetrit, ne një botë demokratike te shekullit 21!? Pra pa nje diskutim te tillë dhe veprime konkrete për të ndryshuar qasjen ndaj realiteteve dhe te vertetave për Kosoven, shperthimet do te jenë te pashmangshme dhe te paparashikuëshme, më këtë edhe “fitorja“e padrejtësive në Europë.

ZOTI NA BEKOFTE!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora