E shtune, 20.04.2024, 01:49 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Nëngurra: Më të këqinj policët se kriminelët

E diele, 07.10.2012, 05:59 PM


Shenime  nga Verndlindja

Më të këqinj policët se kriminelët

- MJER UNIFORMA E NDERUAR E POLICIT, NË SUPET E KUJT KA RA!-

Nga: Selim M. Nëngurra

-Ti ke shkrue një libër! -Ku muj ta gjej atë liber?,- më thotë polici shqipfolës që sillej si MILIC serb. Kuptova pse e donte ai librin, sepse dija kush ishte ai njeri dhe sepse disa ditë ma heret një kusheri i tij kishte provue të më kerkonte llogari per një personazh të perfolun në librin tim " NENGURRA E ISTOGUT ", monografi për fshatin Lubozhdë…-

-Unë ka 24 vite që jetoj në Norvegji dhe vetem nëse janë në ndonjë far kontrolli trafiku se asnjiherë nuk kam pa polic rrugëve të armatosun si gangsterë dhe aq me pak  nëper lokale e restorante, siç i pashë aq shpesh në atdheun tim të lirë-Kosovë-

Mbrrina në kufinin Dardani - Mali i Zi në ora 20.45  me 21 qershor 2012. Zyrtari i doganës sä Dardanisë  si per kënaqesinë time, per çudi u soll shumë mirë. Ishte një djalë i ri por shifej se ishte profesionist. Nuk perjetova perbuzjet e arrogancën sikur shumë herë,viteve të tjera ma parë…

Kisha pague edhe sigurimin per veturën dhe pasi i kreva ato formalitete, me vullnet e mall i shtypa pedalen gazit të veturës time dhe me padurim prisja të futem në Pejë, në Pejen e Haxhi Zekës, Bedri Pejanit e Smajl Hajdarit. Pothuej sa çel e mbyll syt arrita në Qender të qytetit. Bana një shetitje nëper rruget kryesore të qytetit sepse më kishte marr malli shumë dhe pastaj drejt e te familja e grues time në fshatin Ramun të Pejës.

Aty na priten të gjithë të zgjuem dhe me shumë mall. Isha i lodhun nga vozitja e veturës mbi 3300 km. por lodhja iku vetvetiu posa u perqafuem me familjaret tanë që kishte një vit pa i pa.

Të nesërmen heret, pasi kisha ba një gjum të mirë, ika drejt e në Nëngurren time, te varrezat e Babës , Nanës dhe Vëllaut tim. (Shtëpi as njeri të gjallë nuk kam sot në fshatin ku kam lind!).

Pershendeta të dashturit e mi nder vorre! Mu duk se nuk flisja me varrezat, por se Baba më priti kambkryq në ball të oxhakut si zakonisht, ndërsa Nana më ofroj kafen e mengjesit dhe një gotë qumsht të nxehtë. Mu duk se edhe vëllau Qazimi mori fyellin dhe sikur më thoshte hajt Bacë merre edhe Ti at çifteli e t’ja thomë një kange…

Qava! Dënesa!

Nuk ishte askush afër ti ndegjoj qarjen as dënesët e mia, që shfrynin dhimbjen per të dashturit të ngarkuara edhe me mallin e mergimtarit. Askush nuk ishte pran meje as të më ngushlloj as të më thotë MIRËSEERDHE!...Mirëseerdhe…as Plaç!!

Lapidaret e Varrezave nuk flisnin. Fotot e të dashtunve të mi ishin memece.

Dikur ika nga aty, dhe, per Zotin, as  nuk  e di se cilat ishin ato forca që më larguen nga ai vend, nga ato varreza per mua shumë te dashura e te shtrenjta.

Shkova në Istog, në parajsen e qytetëzes, hotel restorantin "TROFTA". Per fat, pronari i TROFTËS miku im i feminisë, z. Ismail Bytyçi ishte aty. U pershendetem dhe u perqafuem si vëllazën. Me Ismailin kalova atë paradite të paren këtë vit në vendlindjen time të bukur.

Dikur shkova të baj pagesen e banesës që kisha ble vitin e kaluem. Takova pronarin. Ja dhash lekët dhe disi u shlirova. (Flitej se asht rrezik me pas para në xhepa se të sulmojnë e të plaçkisin bandit të ndryshem). Kur i shpraza xhepat u gëzova, së paku per plaçkitje nuk do ket kush pse më ban atak. Per shkaqe të tjera, per shkrimet e mia dhe pikpamjet e mia unë veç isha dhe jam i kërcnuem, bile ato kërcnime kanë arrit edhe deri në Norvegji në prillin e këti viti.

Nuk di pse por me një vrull dhe entuziazem u angazhova ti blej mobiljet per banesën dhe sa ma parë të rregulloj gjithçka per të banue aty.

Per fat gjeta njerëz të sinqertë te firma e mobiljeve KARAGAQI në Pejë. Për një javë gjithçka u kompletue.

Mirëpo gjatë kësaj kohe sa më gëzonte fakti që po baj per herë të parë në jeten time shtëpinë time në vendlindje, aq më bezdisëshin sjelljet e disa komshive të mi në atë pallat banimi si dhe të disa njerëzve per-rreth tij.

Sa per dijenin e klexuesit, ato banesa janë lëshuar në perdorim këtë verë. Kishin edhe LIFT (ashensor ), por per një javë kohë dukej se aty banojnë keta njerëz me shekuj. Asgjë nuk dukej as shijohej si e re, e sapo futur në perdorim!  Ishte mekat dhe të therte shpirti kur shihje se si koridori, shkallët, ashensori etj., pjesë të parbashkëta të pallatit banesor ishin perplot me mbeturina, me duqa të cigareve, me çamçakiza të shkelun, me letra të ndryshme, me letra amballazhi të gjanave ushimore , me baltë e besa edhe, më falni per shprehjen,  me qurra e pështymë. Para secilës derë që heret në mengjes kishte nga një a ma shumë thasë me mbeturina që kundërmonin erë të keqe dhe koridori ishte perplot me miza, grejza e insekte të tjera jo veç infekltuese por edhe helmuese. Vetem 20 metra nga hymja e pallatit ishte kontajneri per mbeturina të cilin kompania e higjienes së Istogut e sjellte rregullisht të pastër dhe e largonte posa mbushej. Pritojnë shumica e  njerzive banorë me zbrit me lift dhe me hudh mbeturinat në kontajner!

Nga hymja në oborrin e pallatit në anën e prapme të tij kan mbet si germadha që nga lufta e fundit disa objekte një-katshe që dikur ishin kompleks i zejtarëve të ndryshëm. Aty një mësues, (aaah medet, kush asht mesues i brezit te ri!) me origjinë nga një fshat afër Vrellës kishte hap një KAFE. Kishte disa karrike e tavolina mbrenda dhe disa i kishte nxjerrë në trotuar. Tanë ditën aty rrinin njerëz të dështuem me jetën, (i nifsha të gjithë ). Pinin alkohol dhe baheshin tape! Flisnin e piskatshin pa asnjë kontrolli, pa fare respekt se asajd kalonin femijë, pleq a plaka, gra a vajza të lagjes së aferme që me shekuj asht aty. Në mbramje, ti merrnin çifteli e sharki dhe tanë naten çirreshin tue " kendue " (aq sa këndon njeriu i dehun!! ) kangë të ndryshme e ma së shumti shisnin patriotizem me kanget per Isë Boletinin. E banin Londren rrafsh me tokë herojtë e folklorit istogas me koburet e Boletinit!!!

Mirëpo nuk mungonin as kanget “rreth uçkurit”,  bile, të tillave ju ndryshohej edhe teksti erotik origjinal dhe baheshin banale sa që bota femnore nuk mund kalonte andej normalisht!

Ishte nxehtësi e tmerrshme këtë verë. Po të mbyllte njeriu dritaren në dhomë per të mos ndëgjue këto banalitete pelciste nga nxehtësia, e po e lente hapun nuk të linin të bash gjum këta manjak mental e të pafytyrë. Personalisht tri here kam thirrë policinë. Vinin policia, i largonin ata, ama të nesermen avazi i tyne magjup perseritej.

Çuditesha pse kështu. Një mik imi më tregojë se pronari i asaj nevojtoreje që e quan KAFE ka dhandrrin polic dhe ka edhe gruen person që me vite dhe gjithmonë ka punue në polici. Kuptova pse askush nuk ja ndalon sjelljet aq të liga këtij  “mësuesi -tregtar", të ja ndalon njëherë e mirë prapësitë e jo të ketë nevojë për-natë me u ankue qytetarët dhe per natë aty, të intervenojë policia!

…!

Një ditë derisa kaloja në zeber sikur i thomi neve në Skandinavi vendkalimit të udhtarit ( kambësorit ) në mes të qendrës së Istogut perpak një veturë ma mori nga krahu gruen time. Jam i bindun se shpejtësia a saj ishte mbi 100 km në orë. Aty kishte edhe disa polic dhe as që ju bani pershtypje kjo. Pak ma tutje pash se si një polic që ka qenë polic edhe në kohen e ish-Jugosllavisë, parkon veturen në mes të ZEBRËS dhe shkon e futet në një qajtore ashtu me uniformë, si ishte dhe me revole e të gjitha pajisjet tjera policore. Ecem me gruen time tutje drejt postës dhe qellimi ynë ishte të shkojme te furra e Gegollve per ta ngran pak mengjes, byrek me djathe e kos Sharri. Kur, para me del nji plic, i veshun me këmishë antiplumb dhe armet kacavjerr si Sherifi Vajat Erp në kohen e Prendimit të Egër në Amerikë. Këtë polic e shifja per ditë se si shkonte ashtu me këmishë antiplumb dhe i armatosun. Ashtu futej në lokale hoteljere dhe gjithkund. Pata mendu se mos asht far polici special me detyrë speciale. Më doli para dhe pa pershendetje fare, pa asnjë respekt në mos per mue së paku per gruen time që mund të jetë nana e ti me moshë, ai më ven doren para dhe thotë të ndalem se ka punë me mue. Grueja u frigue dhe më shikoj. Ec ti e shko porositë buken i thash, se unë tash do vi. Kur ajo u largue unë e shikova at njeri dhe e pyeta se çka don. Ai me vuni doren në sup dhe ashtu tinza filloj të më shterngon krahun. Reagova menjihere.

Hiqma doren nga krahu i thash, dhe fol çka ke me mua.

-Ti ke shkrue një libër. Ku muj ta gjej atë liber më thotë polici shqipfolës që sillej si MILIC serb. Kuptova pse e donte ai librin sepse dija kush ishte ai njeri dhe sepse disa ditë ma heret një kusheri i tij kishte provue të më kerkonte llogari  per një personazh të perfolun në librin tim " NENGURRA E ISTOGUT " ,monografi per fshatin Lubozhdë që e pata botue në veren 2009. Ky personazh asht Mustafë Tahir Januzaj që kusherini i policit e ka gjyshë të babait ndersa polici e ka vëlla të katragjyshit. Pasi dija pse kerkonte librin polici unë qesha dhe i thash, se librin nuk e gjen askund sepse unë nuk e kam qit në shitje. Personalisht nuk e kam ma se e kam shpernda, ama librin mund ta gjesh te axha yt Januz Ramë Januzaj të cilit ja kam dhurue kur e botova apo në Bibliotekat e secilit qytet të Dardanisë të cilave jua kam falë nga 10 copë posa e botova.

Kur ja thash këto fjalë i kerkova falje se nuk kam çka mirrem me te ma shumë. Ai kur pau se nuk ju tremba, më tha mirë, do e marr nga axha, do e lexoj e pastaj do flasim unë e ti.

Disa miq të mi që kishin kalue atypari të cilet unë as që i kisha pa, të nesermen më pyeten se çka pata me at’ polic.

Ju tregova dhe  ata më thane: - hiqu tij se asht kapadai ky njeri.

Kjo ngjarje më këthej në disa vite mbrapa, dhe më kujtohet shumçka me familjen e këti polici. Unë ate e kam pas lan fëmi kur pata dalë në mergim. Bile as nuk e kam njoft fare. Ky kishte axhen Januz Ramë Januzaj në burgun e Pozharevcit  ndersa baba Idriz ( past ndjesë ) punonte në fabriken e fjeve sintetike FADOFIL. Januz Januzaj dergonte letra familjes, vëllaut Idrizit ( baba i këtij polici ) dhe ato letra nuk kishte guxim Idrizi të vinte e ti merrte në posten e Istogut sepse sa here vinte per ti marr ate e provokonte serbi çetnik nga Lubozhda Zhivojin Radivojeviq. Bile disa here edhe e kishte sulmue fizikisht. Kishte femijet e vegjel Idrizi i shkret dhe ruente vendin e punës si syt e ballit andaj vunte dhe duronte. Unë pasi punoja në postë i pata thane: - Kurr ma mos hajde per letra në postë. Ato ti marr unë dhe ti sjellë personalisht. Kështu letrat e Januz Januzaj derisa edhe vet u detyrova të iku nga Istogu ja kam dorzue me doren time Idriz Ramë Januzaj. Dëshmitarë per këtë janë Ismail Ali Rugova, Sylë Halilja, Adem Bajramaj, Ramë Feka, Arsim Gashi etj, etj puntorë të postes në atë kohë, vitet 1983 - 1989.

Tash djali i Idrizit më kerrcnon haptas pse unë kam shkrue per Mustafë Tahir Januzaj dhe ate jo per të gjitha poshtërsitë që i ka ba në kohen e vetë ky njeri, por vetem per rastin kur ky njeri i lig atakon familjen time, gjyshen time Hylën me çrast Vojvoda Miliq Kërrsta edhe mi vret dy halla te dyja me vade të dame me shkue nuse!  Per të mos e zhduk komplet familjen tonë dergon Zoti shpetimtarin , serbin Mikaile Ristiq i cili me pushkë së bashku me vëllazen ndjek Miliqin dhe çetniket e ti.

Tash kur perjetova atak nga pasardhësit e Mustafë Tahir Januzaj, këtu haptas ju thamë se kanë të drejtë pse reagojnë. Kanë të drejtë sepse unë aspak nuk isha real kur shkrova monografinë NENGURRA E ISTOGUT. Nuk isha sepse unë aty shkrova vetem per veprimet e mira të njerzve të këtij fshati dhe per njerzit e mirë. Per ta ba librin të sakt asht dasht ta ceku se Miliq Kërrsta kishte xhandar edhe shqiptarë. Dhe se dy nga ta ishin pikrisht nga Lubozhda; kusherini im Smajl Imeri dhe gjyshi i babës së këti polici Arif Tahiri. Ndersa Mustafe Tahiri ishte një satrap, sherbtor i Miliqit.  Pra unë dija kur shkrova librin dhe di edhe tash per shumkend të Lubozhdës si ka qenë e kush ka qenë ama qellimi im nuk ka qenë të mirrem me veprimet e liga as me njerzit e ligj. Nuk do e kisha permend as Mustafë Tahirin sikur mos të më kishte atakue drejtëpersedrejti familjen time permes Miliq Kërrstes.

…!

Një ditë ndëgjova se si në një fshat të Klinës dy familje janë rraf mes veti. Arsyeja paska qen e ultë, per ti ba presion per para. Perdoret KANUNI per të perfitue lekun. Turp. Ku janë ligjet, ku asht shteti?! Tash vras mendjen a thue mos dojnë edhe kusherini i këti polici dhe ndoshta edhe vetë ai të më bajnë presion e shantazh per lek pse paskam permend një matrapaz nga të paret e tyne në librin tim. Ju thamë publikisht, se ma mirë ju bie të heshtin e ma kurr mos tu shkon mendja te unë se perndryshe do kerkojë unë të mi paguejn ata 2 gjaqe dhe ato bile të dy femnave hallave të mia që i vrau Miliq Kërrsta me porosinë e Mustafë Tahir Januzaj.

Kur Mustafë Tahiri ka ba këtë  gjyshi im asht llogarit si i zhdukun, dhe gjyshja ime kishte mbet e shkret me ato dy vajza e dy djem 7 dhe 9 vjeçar dhe vetem disa muej ma pas Bllagoje Simiq i helmon këtë të fundit 9 vjeçarin dhe i shpeton ky i vogli që u rrit si burr dhe la pas vetes 3 djem e një vajzë e sot nga ai jemi 14 mashkuj pasardhës të ti. Nuk na tremb ma jo vetem ai polici kauboj me këmishë antiplumb që paturpsishtë ma nxuni rrugën në Istog, por edhe sikur të ngritet nga varri vet Mustafë Tahiri, Arif Tahiri e Miliq Kërrsta. Dhe se ngjarja e gjyshes time shkaku i Mustafë Tahir Januzaj ishte çfar unë e kam pershkrue në libër sot ende jeton deshmitari në Lubozhdë Rexhep Ramush Osaj, dhe që këtë ngjarje e kan ndëgjue nga deshmitaret me mija here.  Janë gjallë Osman Shaban Lajqi, Sali Ramë Lahaj , e shumë të tjerë lubozhdas.

Ma mirë heshtni ju pinjoll të Mustafë Tahirit e Arif Tahirit se ka shumë gjana që juve nuk i dini ndoshta , ama ka deshmi dhe burra që flasin ndryshe per të paret e juaj. Personalisht mendoj se juve nuk duhet të mbani asnjë llogari per ato veprime të tyne, ama nese shantazhoni, ngacmoni apo tentoni ti frigoni njerzit që flasin per ta dhe veprat e tyne, ju direkt bini në nivelin e tyne dhe na jepni te drjetë të ju urrejmë .  Harrone komoditetin që e kishit pse veshni uniformen e policit sepse ajo nuk ju mbron para traditës shqiptare. Ishit dashurue shumë në at uniformë dhe dukej se po flejshit me të. Fatëkeqësishtë çfar ishin disa polic të Dardanisë them: -MJER UNIFORMA E NDERUAR E POLICIT, NË SUPET E KUJT KA RA!

…!

Këso rastesh banale në Dardani kishte me të madhe. Atje ziejn maskarallaqet. Krimi lulzon. Njerëzit shantazhohen, kercënohen pa gja të keqe në mes të ditës, në mes të rruges. Policia në Istog së paku, ishte shumë larg nga niveli dhe rroli që duhet ta ketë.

Ma të këqinj ishin policet se sa vet kriminelet. O Zot: -Pse, e deri kur kështu?

Unë ka 24 vite që jetojë në Norvegji dhe vetem nëse janë në ndonjë far kontrolli trafiku se asnjiherë nuk kam pa polic rrugëve të armatosun si gangsterë dhe aq me pak  nëper lokale e restorante, siç i pashë aq shpesh në atdheun tim të lirë-Kosovë.

Nuk di se kur do të jetë, së paku diçka afër normales, jeta në Atdheun tonë!



(Vota: 17 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora