E enjte, 25.04.2024, 10:15 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Të gatshëm për ndihma dhe investime në Kosovë

E enjte, 17.04.2008, 08:24 PM


Palët gjatë bisedimeve në Prefekturën e Contagem-it
Zëvendësprefekti i Qytetit të Contagem-it – Z. Agostinho Silveira, me bashkëpunëtorët pritën delegacionin e Institutit BRAKOS, kryesuar nga kryetari Engjëll Koliqi:

TË GATSHËM PËR NDIHMA DHE INVESTIME NË KOSOVË

Zëvendësprefekti i dha Koliqit një letër përshëndetëse drejtuar Presidentit të Republikës së Kosovës – Dr Fatmir Sejdiu, në të cilën thuhet se është dëshirë e tyre që kjo vizitë të përfaqësojë një mundësi reale të fillimit të bashkëpunimit dhe të forcohen marrëdhëniet tona, pra të Qytetit të Contagem-it me Republikën e Kosovës. Si nismë e një bashkëpunimi të gjerë nga ky qytet, u vendos binjakëzimi i Institutit Edukativ "Novos Tempos" me Shkollën Fillore "Dom Mikel Tarabulluzi" në Stubëll. Nga ky qytet industrial do të dërgohen ndihma në Kosovë dhe do të shkojë shpejt një delegacion ekspertësh, për të parë se çka mund të investohet atje.

Nga Caio WERNECK

Contagem, 16 prill 2008

Caio Werneck
Pasditen e djeshme, veprimtari tashmë i njohur e i dashur kosovar në vendin tonë – Engjëll Koliqi e kaloi në Prefekturën e Qytetit Contagem, që ka mbi 600 mijë banorë dhe një industri shumë të zhvilluar, me mbi 21 ndërmarrje ekonomike-industriale. Ai, në mungesë të Prefektes Marilia Campos, e cila kishte udhëtuar me urgjencë për në Brazilia, është pritur nga zëvendësprefekti – Agostinho Silveira dhe nga Sekretari i Zhvillimit Ekonomik – Luiz Fernando Pereira Mendes, me bashkëpunëtorët. Në delegacionin e Institutit BRAKOS ishin edhe dy nënkryetarët - Dr Vera Lúcia Alves Neves dhe Paulo Thiago Vieira da Silva Fernandes (e para edhe drejtore e projekteve edukativo-arsimore e kulturore, kurse i dyti edhe drejtor i projekteve ndërkombëtare), si dhe drejtoresha pedagogjike e Institutit Edukativ "Novos Tempos" – Prof Keyla Glícia de Freitas Maia Mascarenhas, shkollë kjo që u binjakëzua me Shkollën Fillore "Dom Mikel Tarabulluzi" në Stubëll. Megjithë kundërshtinë e Tij, Z. Koliqi sërish u quajt ambasador i Kosovës në vendin tonë. Mikpritësit i thanë se e dijnë që Kosova ende nuk ka emëruar ambasadorët, por për gjithë atë që Engjëlli po bën në vendin tonë, thanë se meriton të quhet ambasador, sepse po luan rolin e një ambasadori të shkëlqyeshëm, që ka bërë që brazilianët ta njohin Republikën e Kosovës dhe ta duan popullin e Saj.

Në këtë takim nuk kishte nevojë për shumë shpjegime, sepse që të dy palët tashmë njiheshin dhe kishin biseduar në fillim të këtij muaji, gjerësisht. Tash ata duhej që vetëm të vënin pikat e fillimit të bashkëpunimit të institucioneve dhe ndërmarrjeve të Contagem-it me ato simotra në Kosovë. Si hap i parë në këtë drejtim, u muar vendimi për binjakëzimin e Institutit Edukativ "Novos Tempos" me Shkollën Fillore "Dom Mikel Tarabulluzi" në Stubëll. Mbasi e panë autorizimin që Drejtori Fran Gjergji i kishte dërguar Engjëll Koliqit, për të nënshkruar binjakëzimin, ata u muarën vesh që juristët e Institutit BRAKOS ta përgatisin sa më shpejt tekstin e Aktit dhe të nënshkruhet nga të dy palët.

Engjëlli gjatë bisedimeve me Zëvendësprefektin Silveira
Për sa i përket ndihmave dhe bashkëpunimit ekonomik, palët bashkëbiseduese janë marrë vesh që sa më parë të jetë e mundur, një delegacion ekspertësh të fushave të ndryshme ekonomike e industriale, të shkojnë për një vizitë pune në Kosovë, që të shohin saktësisht se çka dhe ku mund të investojnë dhe pastaj të ndërmerren hapat konkretë të bashkëpunimit. Mikpritësit kanë premtuar edhe shumë ndihma – humanitare e profresionale, në drejtim të Kosovës. Instituti BRAKOS ka marrë përgjegjësinë e organizimit të këtij bashkëpunimi dhe të vizitave të ndërsjella, të ekipeve profesionale. Zëvendësprefekti Silveira ka thënë se kreu i Prefekturës së Contagem-it nuk do të ndalojë presionin në Qeverinë Federale, derisa Brazili ta shpall njohjen formale të  Republikës së Kosovës. Ai i ka dhënë Z. Koliqi një letër përshëndetëse për Presidentin  e Republikës së Kosovës – Dr Fatmir Sejdiun, në të cilën ndër të tjera thuhet se është dëshirë e tyre që kjo vizitë të përfaqësojë një mundësi reale të fillimit të bashkëpunimit dhe të forcohen marrëdhëniet tona, pra të Qytetit të Contagem-it me Republikën e Kosovës. Duke falënderuar për mikpritjen dhe për letrën, Engjëlli i ka siguruar mikpritësit se Kosova i ka gjithmonë dyert dhe zemrat e njerëzve të hapura për miqt e vërtetë.

Pamje nga bisedimet e djeshme



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Vazhdojnë takimet e veprimtarit Engjëll Koliqi, në kërkim të njohjes së Republikës së Kosovës Engjëll Koliqi: Njëherepërgjithmonë të mbrohet me të gjitha forcat Republika e Kosovës Profesor Engjëll Koliqi ka ligjëruar për Kosovën dhe ka siguruar binjakëzimin... Paralajmërohet ndërtimi i qendrës spitalore e strehimore për fëmijët e paralizuar në Stubëll të Karadakut Caio Werneck: Dr. Jose Saraiva Felipe emisar e misionar i denjë i Republikës së Kosovës Caio Werneck: Një pritje dinjitoze me një festë madhështore për të uruar Republikën e Kosovës Caio Werneck: Engjëll Koliqi sjell freski me muzikën burimore shqiptare Caio Werneck: Fillon implementimi konkret i binjakëzimit Itabirito-Stubëll Në kishat braziliane lutje dhe bekime speciale për Republikën dhe Popullin e Kosovës Engjëll Koliqi: Ka ardhur koha të qërohen hesapet me bijt' e kurvës Rusi Caio Werneck: Ligjëratë me argumente e porosi shumë domethënëse e Engjëll Koliqit Engjëll Koliqi: Republika e Kosovës, shtet kukull apo funksional?! Edhe një ligjëratë e bukur e profesor Engjëll Koliqit në Belo Horizonte Prefektura e kryeqytetit Mineir - Belo Horizonte shikon me interes të madh kah Kosova Caio Werneck: Interesim për ngritjen e një qendre për fekondimin e lopëve në Kosovë Caio Werneck: Veprimtari shqiptar - Engjëll Koliqi në Agjensinë Publike të Turizmit ''Belotur'' Mbremje festive, ne Aschaffenburg te Gjermanise Jemi të gatshëm të investojmë në Kosovë Caio Werneck: Edhe një ligjëratë e suksesshme e profesorit kosovar - Engjëll Koliqi Parlamenti i shtetit Minas Gerais: Ta njohim menjëherë Republikën e Kosovës

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora