E premte, 29.03.2024, 01:16 AM (GMT)

Mendime

Leon Duhanaj: Lëreni Presidenten rehat

E diele, 07.10.2012, 04:52 PM


LËRENI PRESIDENTEN REHAT

Nga Leon Duhanaj

Nëse në një pike shqiptaret do të ishin kampion, atëherë kjo do ishte , aftësia e tyre për ta zhvendosur vëmendjen e opinionit publik, nga problemet me thelbësore ne ato dytësore apo që s’janë problem fare.

Kohëve të fundit kur e gjithë bota  gjegjësisht kripi i kontaktit në krye me BE-në dhe SHBA-në, të cilët po përgatisin opinionin e gjere dhe, apelojnë në politiken kosovare që seriozisht të përgatitet për bisedimet me Beogradin. Bisedime këto të cilat shumë lehtë mund të prodhojnë ndonjë kompromis të ri i cili do të kishte pasoja për  shtetësinë e Republikës së Kosovës.

Politika Kosovare është tërësisht e preokupuar me probleme të cilat në asnjë formë nuk i kontribuojnë kësaj çështje, por me shumë politikave ditore , të cilat janë në shërbim të partive politike dhe pushtetmbajtës, dhe interesave klanore.

Përderisa partitë në pushtet kanë  probleme se si të mbajnë pushtetin, si ta zgjasin agonin e vendit dhe të përfitojnë sa me shumë, përmes korrupsionit, dhe krimit të organizuar. Përmes lidhjes se kontratave me biznese private duke shfrytëzuar kapacitetin dhe imunitetin politik , gjë që në skajshmëri e ka komprometuar shtetësinë e Kosovës në marrëdhëniet  ndërkombëtare.

Opozita në vend që të merret  me kundërshtimin e kësaj politike shkatërruese për vendin , merret me kërkesat për dorëheqjen e Presidentes se vendit, duke aluduar në marrëveshjet e bëra në mes tre individëve dhe të cilët nuk kanë aspak peshe në krahasim me kushtetutën e vendit, e cila është shumë e çarte dhe në bazë  të se cilës është zgjedhur Ajo.

Në politiken  Kosovare vërehen çartë mungesë idesh politike të mirëfillta si nga pozita ashtu edhe nga opozita. Një shembull me eklatant ishte edhe ideja e thirrjes së një referendumi, thirrje kjo e cila tregon saktësisht gjendjen e mjerueshme, në të cilën gjendet skena politike e vendit. Përderi sa pozita në parlament braktis kuvendin në momentin kur ka mungesë idesh se çfarë duhet të jenë veprimet politike në situata të pa lakmueshme, në të cilat ajo vet din të futet

Nuk është qëllimi  të mbrohet figura e Presidentes Jahiaga , si personalitet, as ne aspektin intelektual as njerëzor, sepse nuk me lidh asnjë interes, përpos atij. Interesit të se mirës së përgjithshme.  Por qëllimi është  që politika Kosovare duhet të  koncentrohet në çështjet me të rëndësishme për vendin . Presidentja Jahiaga është ndoshta e vetmja figure politike e cila gëzon një reputacion normal në skenën ndërkombëtare. Apo ndoshta kërkesa për dorëheqje është pikërisht fakti se kjo nuk i përshtatet garniturës se korruptuar. Kosova ka disa anëtar të qeverisë të cilët janë duke u hetuar për afera korruptive , Prandaj e udhës do të ishte që nga aty të fillohet me dorëheqje , dhe nga opozita të kërkohet me këmbëngulje rregullimi i imazhit të vendit në skenën ndërkombëtare.

O ju politikan të korruptuar, armiq të paqes  dhe të lirisë se vendit tuaj , lejoni rrugën e zhvillimit dhe integrimit të shtetit, për të cilin u derdh shumë gjak. Për të cilin u sakrifikuan gjenerata të tera.

A nuk është shqetësues fakti që edhe akter ndërkombëtar, miq të dëshmuar të Kosovës tashmë  thërrasin dhe drejtohen me emra të përveshëm  se këta njerëz nuk janë në pushtet për të mirën e përgjithshme gjegjësisht të Kosovës, por duke patur vetëm qëllimin e përfitimit privat, po degradojnë procesin e shtet ndërtimit  dhe integrimit të vendit. Një shembull i tillë ishte edhe thirrja e raportueses se BE-së për Kosovë Ulrike Lunachek.

A nuk është ky një moment reflektimi, në mënyrë që njëherë e përgjithmonë të iu thuhet stop këtyre dukurive?



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora