E enjte, 28.03.2024, 10:52 PM (GMT)

Kulturë

Claudia Cardinale

E hene, 07.02.2005, 09:43 PM


Claudia Cardinale
Klaudia Kardinale, forca orientale

Pas syzeve te saj te vogla gjen sy te lyer shume fort, goja eshte e rivizatuar me laps buzesh, vareset ndricojne rreth qafes. Klaudia Kardinale, gruaja dhe sovrania do te perbente vec nje bukuri mes te tjerash nese ajo nuk do te kishte buzeqeshjen e saj shkelqyese. "Une jam fotozhenike", rinjeh ajo vetveten me thjeshtesi. Ajo nuk flet, per te mos thene asgje, beson pak, mban sekrete. Thote ate qe do vertet te thote, por jo me shume. Mos prisni marrje pozash tek ajo. Ende si nje vajze e re, tashme, ajo flet pak. "Dikur isha vertet nje egersire", thote ajo. Tashme ajo eshte e afirmuar ne nje vend qe nuk te ben dhurata. "Jam shume e forte", thote ajo me buzeqeshjen e nje stari dhe kete e besojme.

Asgje e brishte nuk gjendet ne kete bukuroshe te Jugut, qe gjendet ne fokusin e fotografeve, se pari dhe si e zgjedhur si italiania me e bukur e Tunizise, e me pas shume shpejt aktorja do te rivalizoje gjithe diell Brizhid Bardone e famshme franceze. Nje karriere qe ajo duket sikur e kap perdore duke buzeqeshur, me shtatin fin dhe dekoltene e hapur, por ne fund e heshtur, nene e nje djali qe e bejne si vellain e saj. Kjo eshte e shkuara per te cilen Klaudia nuk do te flase me. Ajo ka publikur nje liber, "Une Claudia", ne te cilin ajo zbulon disa sekrete ku le te kuptohen edhe rrezimet e shpeshta te saj. "Veshtiresite me shumefishojne forcat. Megjithate nuk i kam ulur kurre krahet. Si divize timen kam, nese dua, mundem."

Dhe nje bindje e tille sjell frutat e saj. Ajo sot mbreteron, por pak duhet te dinin plaget e pesuara. "Une nuk jetoj ne te shkuaren" Kjo eshte krejt e kunderta e personazhit te Aleksandres se Liqenit te Princeshave, yllit qe enderron nje rikthim te fatit ne krahet e Chance Wayne (Christophe Reymond), nje burre i ri qe enderron lavdine, hero i "Zogjte e embel te rinise" te Tennessee Williams. "Une nuk jam princeshe, sakteson Klaudia Cardinale, une nuk pi dhe as drogohem si ajo. Por eshte eksituese te krijosh nje personazh shume larg saj. Gjithmone kam dashur t'i zbuloj fatet"

Kardinale do te jete pra princeshe, dhe edhe pse nuk i ngjan asaj, por ajo pohon qe ajo ka ndeshur me shume se nje te tille ne kinema, qe vuajne nga e njejta e keqe. Ne librin e saj te ri, "Yjet e mi" (botim i Michel Lafon), ajo evokon shkallet e saj hollivudiane, takimin e saj me Rita Hayeorth, me te cilen ajo kthehet ne Cirkun me te madh te botes. Aktorja tashme e vjeter psheretin duke kthyer shikimin nga Klaudia "Une gjithashtu isha e bukur..."

Klaudia Kardinale rigjen teatrin. Pas rreth 100 filmash, ajo do te luaje se shpejti, per here te pare ne Paris, ne Teatrin Rond Point me pjesen La Venitienne vene ne skene nga Maurizio Scaparro, ne maj 2000. Para kesaj ajo ka marre pjese ne nje tur 7-mujor neper Itali me "Si ti me do" te Pirandellos, vene ne skene nga miku i saj Pasquale Squitieri. Por ajo banon ne Paris qe prej 15 vjetesh, flet frengjisht pa theks dhe nuk ben pjese tek aa qe rrine duarkryq. Pasi Frederick Franck, drejtor i Teatrit te Madelenes, vihet ne kontakt me agjentin e saj dhe i propozon pjesen e Tennessee Williams, ajo pranon menjehere, pa iu lutur shume. "Une kam vdekur nga terrori, por princesha eshte nje personazh i bukur per nje aktore. Me pelqen te luaj. Kam jetuar 500 jete. Kam qene nje grua kinemaje, por qe asnjehere nuk kam perzier identitetin me personazhin. Kam nje mendesi, qe me pelqen te luftoj kunder paragjykimit te gruas se dobet." Ajo thote se e ka ushqyer kete force ne terrene sportive, duke praktikuar ne rinine e saj atletizmin e duke luajtur volejboll me vellezerit e saj ne Tunizi. Familja e saj bie shpesh dakort me fjalet e saj, prinderit, vellezerit por gjithashtu edhe i biri qe quhet Pit, dhe Klaudia, vajza e saj 25-vjecare.

Aktore dhe nene, ajo eshte larg personazhit te Princeshes. "Kjo eshte e vertete. Por ajo qe me pelqen te Princesha eshte energjia e saj. Ajo ngjitet perseri, ribehet ylli qe ka qene. Ne te njeten kohe ajo krijon raporte shume te mira me Fatin. Une e luaj pjesen perballe nje dashnori te ri, qe mban nje maske. Ajo deshiron ta ndihmoje, shpetoje.", thote aktorja. Por a ia del ajo? Nje personazh i trete Boss Finley (Bernard Verley), politikan pa skrupuj, ia ben jeten te veshtire atij. Nje film nga Richard Brooks me Paul Newman dhe Geraldine Page e ka sjelle kete pjese ne ekran ne vitin 1962. Francoise Sagan ka shenuar nje version francez te interpretuar nga Edwige Feuillere dhe Bernard Fresson ne 1971 ne skenen e Teatrit Atelier kete veper "mes tokes dhe qiellit".



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora