Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zeqir Lushaj: Jetë të gjatë, Flamur e Shqipe

| E premte, 27.11.2015, 10:02 PM |


JETË TË GJATË, FLAMUR E SHQIPE

Nga Zeqir Lushaj

-Kendojnë treshja e rapsodëve: Dida-Çela-Kovaçi-

Në ballë të Arbrit ndritë përjetë,
Data e kuqe njëzetetetë (28),
E Nëntorit të historisë,
Dita e madhe, e Pamvarësisë,
Shumë nderim, gjithmonë kësaj dite,
Jetë të gjatë, Flamur e Shqipe.

Ooo…Flamuri i Atdheut,
Prush i zemrës së Skënderbeut.
Kur t’valvite Ty flladi i malit,
Shohim dorën e Ismail Qemalit,
Vetimë penda e Naimit,
Flakë naganti i Boletinit.

Gjithë shqiptartë – zemërliri
Nëpër breza t’majtën n’gji,
Zemrat gjakun ta kanë dhanë,
Asht’ i Shqipes, gjithë tuj thane,
I lidh brezat, besa e burrit,
Na lidh puthja, n’palë t’Flamurit.

Ooo… Flamur, o nderi i prakut,
Çmimi yt asht çmimi i gjakut,
Mbi lahutë e n’djep të fmijës,
Je simbol i shqiptarisë,
Veç një gjak na rrjedh ndër vena,
Gjaku i shqipes me dy krena.
      ./.
Tiranë, 1985.

Zemra Shqiptare, 05.10.2012