Speciale » Alia
Lutfi Alia: Kanuni - Kodi i së drejtës zakonore shqiptare (3)
E premte, 05.10.2012, 05:39 PM
KANUNI = KODI I SË DREJTËS ZAKONORE SHQIPTARE (3)
At SHTJEFËN KOSTANTIN GJEÇOVI – LEGJISLATORI I DYTË I KANUNIT
Ekskluzive nga Prof. Lutfi ALIA (MD, Ph)
-At Shtjefen Gjeçovi, i
dokumenton në 2000 faqe të shkruara, të gjitha normat juridike dhe etiko-morale
të kodit të drejtës zakonore shqiptare, të cilat deri në këtë kohë ishin të pa
shkruara, por të ruajtura besnikërisht e të transmetuara gojarisht brez pas brezi
. Me këtë vepër gjigandeske, At Shtjefen Gjeçovi behet legjislatori i dytë dhe
dokumetuesi i Kanunit të Lek Dukagjinit-
...!
- Rikujtojmë se, Kanuni
i Maleve Shqiptare, apo Kanuni i Lek Dukagjinit, ishte i vetmi ndërmjet
shteteve të tjera ballkanike, që funksionoj si e drejtë paralele, madje dhe
mbizoteruese mbi ligjet e Pernadorisë Otomane, mbi Sheriatin dhe mbi ligjet
edhe të pushtuesve të tjerë të mëvonshëm-
At Mëhill Shtjefën (Stefan) Kostandin
Gjeçovi-Kryeziu, është lindur me 12 korrik 1874 në Janjeva - Kosovë, ku kreu
shkollen fillore e në vazhdim u dërgua të studiojë në kolegjin Franceskan në
Troshan (Lezha).
Në vitin 1888 shkoj ne Bosnia, per te
kryer studimet ne liceun e filozofise ne kuvendin e Derventes ne Bania Luka e
me pas ne Kresheva per studimet ne teologji, ku ndoqi dhe leksionet e Ludwik Thallóczy, mbi origjinën dhe lashtësinë e
gjuhës shqipe. Ne vitin 1892 u shugrua prift ne urdherin e Françeskaneve. Ne
vazhdim studjoi teollogji dhe drejtesi ne Universitetin e Insbrukut dhe te
Lovanio. Ne 29 qershore të vitit 1896 mban meshën e parë dhe po kete vit
kthehet ne Shqiperi, ku sherben si prift ne Peja, Laç Sebasta, Durres, Rrubik,
Sapa, Shkoder, Thethi, Prekal, Gomsiqe, Vlora, Zyma dhe ne ishullin Zara
(ishull ne bregdetin kroat, ku ndodhej nje komunitet i vjeter shqiptaresh. Ne
ate kohe Zara ishte e pushtuar nga Italia).
At Shtjefen Gjeçovi, eshte nder
prelatet me te shquar te kishes katolike shqiqptare, i formuar me nje kulture
poliedrike. Krahas sherbimeve pasionante fetare, e predikimeve te Ungjillit, At
Gjeçovi u dedikua per shume kohe dhe krekimeve shkencore ne histori,
arkeologji, etnografi, ne gjuhes shqipe, madje dhe ne krijimtari letrare.
Ne te gjitha keto fusha, At Shtjefni
ka shkruar dhe ka botuar artikuj e libra te shumte.
At Gjeçovi renditet ne plejaden e
patrioteve, qe punuan e luftuan per pavaresine e Shqiperise. Zhguni i fratit
dhe detyrimet ndaj kishës, nuk i a ndërruan natyrën e një malësori luftarak, me
dashuri të flaktë për atdheun, për popullin dhe për kulturën e tij të lashtë.
Në kohen kur sherbente ne Kurbin
njihet me Gjin Pjetër Mark Pervizin e Skurajve, me të cilin do konsultohej shpesh
për të drejtën zakonore, që vepronte n'atë krahinë. Ne kete kohe u njoh dhe me
Dom Nikollë Kaçorrin. Me
1906 Gjin Pjetri organizoj kryengritjen kunder turqeve per taksat e rënda. At
Gjeçovi mori pjese ne kryengritje dhe la nje dorëshkrim prej 116 faqesh, ku
pershkruan kryengritjen e Kurbinit e të Krujës
At Gjeçovi bashkë me Dom Nikollë
Kaçorrin, moren pjese në kuvendin historik të Dilbnishtit, me 5-7 të Gushtit
1906 ku u mblodhen pleqt e Kurbinit e të Krujës, ku Gjin Pjetër Mark Pervizi,
Skuraj, Kurbini, njihet Kryeplaku i 54 pleqve dhe përfaqësues i vegjëlisë të
krahinës. Në këtë kuvend aprovohet nje kanuni i veçante, i quajtur "Kanuni
i Bajrakut të Kurbinit", që përfshihet në vepren e tij në pjesën shtesë.
Ky është i vetmi kanun politik, qe u formulua, per t'ia përshtatur
kryengritjes, sidomos per te marr masa ndaj atyre që bashkëpunoin dhe i
shërbenin turqve. Pjesmarres ne kete kryengritje, Gjeçovi është prezent dhe
dëshmitar okular i "Luftës së Tallajbes" (1906), ku delegatët e
Kurbinit dhe të semtit të Krujës, te thirrur për marrëveshje nga turqit,
rrethohen për t'u azgjësuar, por në saj t'organizimit e te trimnisë së Gjin
Pjetrit, plani turk dështoi, shqiptarët arritën të çajnë rrethimin e të
shpartallojnë forcat turke.
Krahas impenjimit si udheheqes
shpirteror, At Gjeçovi ishte dhe keshilltari i luftetareve te Malesise se
Madhe, qe kishin organizuar kryengritjen popullore per t’u çliruar nga
pushtuesit turq (1910 – 1912). Pas shpalljes së pavarasisë së Shqiperisë me 28 nentor 1912, At Shtjefni
kontribuon ne formimin dhe forcimin e administrates se re te prosakrijuar, qe
eshte dokumentuar ne letërkëmbimin me Ismail Qemalin,
kryetarin e Shtetit Shqiptare, ku shkembejne mendime mbi qeverisjen e Vaut të
Dejës, sipas ligjeve të shtetit të rì shqiptar.
Krahas rolit si sherbetor i Zotit, At
Gjeçovi vazhdoj te kontribuoj si keshilltar, rol qe e kreu me shume aftesi dhe
dinjitet gjate luftimeve per mbrojtjen e trojeve shqiptare (Shkodres, Hotit,
Grudes, Tuzit, Ulqinit, Tivarit, Plaves, Gucise) gjate luftes se pare boterore
(1914 – 1918) dhe sidomos ne luften heroike per çlirimin e Vlores (1920). Ky veprim e konfliktoi me komandën e trupave italiane, të
cilat e raportuan deri në Vatikan, po edhe me kryepeshkopin e Durrsit Imzot
Bianki, i cili nuk i dha leje qëndrimi për ushtrimin e detyrës fetare në Vlorë.
Gjate verimtarise krijuese, At
Gjeçovi ka kryer studime dhe ka botuar per jeten dhe vepren heroike te Gjergj
Kastriotit - Skenderbeut, per shqiptaret e Italise dhe per Aleksandrin e Madh.
Nder botimet e tij vlen te veçohen
studimet kulturore dhe historike si “Trashegimia pellazge na traditen e
popullit shqiptar”, “Trashegimia illire ne traditen shqiptare”, “Trashegimia
trako-illire”, te cilat i botoj me pseudonim “Komnen Komnina” fillimisht ne
gazeten “Populli” te Shkodres e me pas ne gazeten “Hylli i Drites”.
At Gjeçovi eshte autori i
tragjikokomedise “Mark Kryeqitas” (1905) dhe i dramave “Dashtunia e Atdheut”
(1901) "Jeta e Shën Luçia" (1904).
Ne vitin 1910 botoi ne Shkoder librin
“Agimi i qyteterimit”, qe i a dedikon At Gjergj Fishtes, nje veper me ndjenja
te thella patriotizmi, e shkruar me nje stil dantesk, por lehtesisht i
kuptueshem per lexuesin.
Ne aktivitetin krijues, At Gjeçovi
shquhet dhe si perkthyes i disa librave te letersise boterore, ku qellimisht ka
zgjedhur vepra me subjekte patriotike si dramen “Attilio Regolo” te Pietro
Metastasio, historia e “Shen Antonio i Padoves” e Nikolò Dal - Gal (1912);
“Virrgjeresha e Orleans ose Zhan d’Ark” (1915), etj.
At Gjeçovi ka lene dhe disa vepra ne
dorëshkrim, si “Mnera e Prezës” (1902), “Shqiptari ngadhnjyes” (1904), “Princi
i Dibrave, Mojsi Golemi” (Dramë), “Përkrenarja e Skënderbeut”, "Shërbyesi
i botës ose Jeta e Jezu Krishtit" etj. Keto dorëshkrime , aktualisht ruhen
në Arkivin e Shtetit në Tiranë.
At Shtjefni i u dedikua me shume
pasion perkthimit te librave dedikuar jetes dhe vepres te Shen Antonio, pasi,
ky shenjtor kishte lidhje me Shqiperine. Dihet se Shen Antonio, ne vitin 1222,
kreu nje udhetim spiritual ne vendin tone, ku kontribuoj ne konsolidimin e
besimit kristian sidomos ne zonen e Arberit, madje shume vende ku ai kaloj
mbajne ende dhe sot emerin e tij si Ndoj ne Kruje, Ndoja ne Dibri (Miredita),
mali i Shen Antonio (Shndoj) ne Kunavia (Martanesh), ku Shen Antonio beri dhe
penitencen (lutjet per pendimin), i lidhur me zinxhira ne majen e malit, qe me
pas mori emerin e tij. Gjate kohes te qendrimit ne zonat e Arberit Ai
shenjteroj kishen e njohur dhe sot ne Laç, me emrin e tij Kisha e Shen Antonio
(Shena Ndoji). Kur u kthye ne Itali, nga udhetimi ne trojet tona, Shen Antnio
mori si kujtim nga Kruja nje fidan ulliri dhe nga Kunavia nje fidan pishe dhe i
mbolli ne ishullin Dezertino te Venecies.
Ne aktivitetin e tij krijues, At Sh.
Gjeçovi i u dedikua dhe arkeologjise, duke kryer gerrmime ne zonat e veriut te
Shqiperise, madje me objektet e zbuluara, ngrijti nje muzeum arkeologjik ne
mjediset e kishes ku sherbente. Rezultatet e kerkimeve arkelologjike, At
Gjeçovi i botoj ne gazeta te ndryshme shqiptare dhe te huaja e jo vetem kaq,
por ne disa artikuj ai me guxim kritikoj qeverite shqiptare e me pas dhe
mbretin Zog, per konçesionet qe u kishin dhene arkeologeve te huaj, te cilet po
grabisnin vlerat tona historike dhe kulturore.
Nje kontribut tjeter i At Gjeçovit
eshte studimi i etnografise. Mjafton te rikujtojme mbledhjet ne popull te
folklorit, te cilat i botoj ne disa libra nder te cilat rendisim: “Perralla
popullore” (1903); ”Zakonet tona ne raste vdekje” (1907), “Jeta nder male”
(1908); ”Rregullat dhe zakonet e marteses” (1910-1911), “Vajtimi dhe zia ne
raste vdekje” (1917-1920). Shume nga studimet ne fushen e folklorit, i botoj me
pseudonimin “Lkeni i Hasit”, si ne gazetat lokale, sidomos te Shkodres dhe ne
revisten “Albania” te Konices, qe dilte ne Bruxelles – Belgjike. Gjate kohes qe
sherbente ne Rrubik shkroi librin "Sebasti n'Arbeni apo n'Armeni",
qe e botoj ne vitin 1921.
Ne kete aktivitet te gjere e intesniv
studimor dhe krijues, padyshim, kryevepra e At Shtjefen Gjeçovit mbetet “Kanun
i Lek Dukagjinit”.
At Gjeçovi kishte njohuri per kodin
tone zakonor, çka e nxiti te filloj mbledhjen nga pleqt mentore, qe ne vitin
1898 dhe vazhdoj sistematikisht e intensivisht per rreth 30 vjet, deri ne 13
tetor te viti 1929, diten kur mbeti i vrare nga shovinistat serbë.
At Shtjefen Gjeçovi, i dokumenton ne
2000 faqe te shkruara, te gjitha normat juridike dhe etiko-morale te kodit te
drejtes zakonore shqiptare, te cilat deri ne kete kohe ishin te pa shkruara,
por te ruajtura besnikerisht e te transmetuara gojarisht brez pas brezi . Me
kete veper gjigandeske, At Shtjefen Gjeçovi behet legjislatori i dyte dhe
dokumetuesi i Kanunit te Lek Dukagjinit.
Gjate viteve ne sherbesen si prift ne
kishat e maleve shqiptare, At Gjeçovi u njoh direkt me te drejten zakonore te
pa shkruar, u mahnit nga fuqia vepruese dhe pasuria kulturore, morale, etike,
juridike, qe e nxiten te fillonte mbledhjen e kesaj pasurie te madhe kombetare.
Gjitheçka e mori ne origjnale, ashtu si i a thane pleqtë e mençur. Duke marre
pjese personalisht ne martesa, ne festa, ne ceremoni te ndryshme familjare, ose
kolektive, ne pagezime, ne morte, ne biseda ne dhomat e burrave, ne diskutimet
ne Kuvende, ku vendosej per te mbyllur nje konflikt, midis individash, fisesh,
apo fshatrash, kur behehej nje marrevshje ndermjet fshatrash e fisesh, ne
Kuvende ne raste lufte etj, At Gjeçovi konstatoj se te gjitha keto aktivitete
nuk ishin spontane, perkundrazi bazoheshin ne ligje, ne rregulla, ne norma
etike e morale te parashikuara e te paracaktuara nga Kanuni i Leka Dukagjinit.
I entusiazmuar nga kjo pasuri
kulturore dhe historike e kanunit, At Shtjefen Gjeçovi filloj te botoj studime
te veçanta per kete tradite te bukur shqiptare. Gazeta “Hylli i Drites” u be
tribuna e prezantimit te pjeseve te Kanunit, te analizave shkencore te
aspekteve kardinale te Kanunit.
Studimet e At Gjeçovit per Kanunin,
terhoqen vemendjen e studiusve shqipatr dhe ne veçanti u mirepriten nga shume
studius te huaj, qe shprehen interes te njihen me keto ligje dhe rregulla te
lashta te malesoreve.
Aktiviteti i At Gjeçovit, nga na
tjeter i preokupoj forcat e erreta te kohes, i shqetesoj aq shume sa nje dite
vjeshte, ndersa kthehej nga Prizreni per ne Zymë, xhandaret shoviniste serbe, e
vrane pas shpine ne nje pritë.
Vrasja e At Gjeçovit ishte nje humbje
e madhe dhe e dhimbeshme per kombin tone, pasi e ndau nga jeta ne kulmin e
punes kolosale krijuese e ne sistemimin e Kanunit te Maleve qe kishte mbledhur
me aq shume dashuri e kujdes.
Kjo kryeveper e kultures dhe e
historise tone nuk mund te mbetej e paperfunduar e per kete arsye, duke e
ndjere nje detyrim moral e patriotik, nje grup prifterij françeskane te
Dioqezes te Shkodres, i u dedikuan punes per sistemimin e doreshkrimeve
voluminoze te At Shtjefen Gjeçovi. Pas tre vjet pune skrupuloze e intensive,
ata arriten ta kompletojne Kanunin e ta prezantojne ne nje vellim te vetem, duke e botuar ne
vitin 1933 ne Shkoder, si “Kanuni i Lek Dukagjini”, vepra postuma e At Mehill
Shtjefen (Stefano) Kostantin Gjeçovi - Kryeziu.
Parathenien e Kanunit e shkroj miku i
tij i madh, akademiku At Gjergj Fishta, i cili shpreh stimen dhe vleresimet per
kembenguljen admiruese, kompetencen dhe profesionalitetin, ne mbledhjen,
sistemimin, kategorizimin me kritere shkencore te drejtes zakonore shqiptare,
te ligjeve, rregullave dhe normave etiko-morale te Kanunit te Maleve Shqiptare,
i njohur si Kanuni i Lek Dukagjinit.
At Gj. Fishta shkruan: “Duke mbledhur Kanunin e Lek Dukagjinit, At
Gjeçovi i ka bere nje sherbim te madh kombit tone, sepse çdo shtet deshiron te
jetoje dhe te zhvillohet sipas parimeve te arsyes te qyteterimit te vertete,
por ka te drejte te njohi dhe ligjet e te drejtes zakonore, qe kane rendesi ne
vet vehte, por qe duhet te merren ne konsiderate ata me te miret, qe te
zbatohen se bashku me ligjet e shtetit”.
Me kete kryeveper te At Sh. Gjeçovi,
populli shqiptar u be dhe me i ndergjegjshem per vlerat e tij, madje dhe
opinioni nderkombetar, arrijti te njohi dhe me mire dhe t’i pranoje keto vlera
te trashegimise historike, kulturale e shpirterore, vlera madhore keto, qe se
bashku shprehin autenticitetin e kombit shqiptar.
Vlen te theksohet se vepra dhe
kontributi i At Shtjefen Gjeçovi jane vleresuar me shume nda studiues dhe
analistat e huaj, madje me shume se sa nga vete shqiptaret.
Duke vleresuar nivelin shkencore dhe
kontributin historik dhe kulturor te vepres “Kanuni i Lek Dukagjini”, Senati
Akademik i Universitetit te Laipzig (Gjermania) i dha At Shtjefen Kostantin
Gjeçovit diplomen me titullin shkencor “Doktor
Honoris Causa ne Drejtesi”.
Faik Konica shkruan: “Askush nuk mund te konkuroje At Shtjefen
Gjeçovi, per zgjuaresine, kompetencen shkencoore per Kanunin, qe perfaqeson nje
studim intensiv e te thelle, ku ka mbledhur, sistemuar, kualifikuar dhe
preantuar, gjitheçka qe kishte mbetur nga mendimi juridik shqiptar i mesjetes
shqiptare, qe mendoj se i ka rrenjet shume kohe me pare se mesjeta”.
Hiresia e tij, Imezot Fan Noli
shkrun: “Kanuni i Lek Dukagjinit, i
mbledhur dhe i kodifikuar nga At Shtjefen Gjeçovi, në realitet perfaqeson monumentin
me të rendesishem te kultures shqiptare, i lindur gjate Rilindjes Europiane dhe
qe ka mbijetuar nder shekuj, duke luajtur nje rol te jashtezakonshem ne jeten e
popullit tone, me gjuhen e te cilit eshte krijuar dhe eshte shkruar”.
Eqerem Çabej, ne 1935, ne vepren
“Elemente te letersise dhe te gjuhes shqipe”, nder punimet e shumta te
perfshira ne antologjine e vlerave letrare, te zgjedhura per nevojat e shkolles
shqiptare, rendit dhe punime te ndryshme te At Gjeçovi mes tyre dhe njeohurite
per Kanunin.
Claudius Schewering (1939), profesor
i Fakultetit te Drejtesise te Universitit te Münich - Gjermani, i shpreh
publikisht opinionet e tij per vepren e At Gjeçovit duke theksuar: “Kanuni i At Gjeçovit eshte nje kontribut me
vlera të medha, një thesar i kultures boterore”. Në vazhdim shton: “Kanuni eshte permbledhje e te drejtes
zakonore dhe e shume ideve interesante, ndofta me te vjetrat ne Europe” dhe
me tej “Europa, duhet ta njohë se çfare vlera te
medha kulturore ruan kombi i vogël shqiptar”.
Me keto deklarime per Kanunin e Lek
Dukagjinit, Schewering ka vleresuar dhe nderuar kombin shqiptar e ne veçanti
autorin e tij – legislatorin e dyte At Shtjefen Gjeçovi.
At
Xhiuseppe Valentini, nje nder studiuesit e njohur te albanologjise, mbledhesi i
pare i shume elementeve te Kanunit, qe i dergonte ne relacionet e tij te shumta
ne Venecia shkruan: “At Sh. Gjeçovi, na
dha vlerat e padiskutueshme te drejtes zakonore shqiptare e kesisoj te kuptojme
mentalitetin shqiptar. Pa At Gjeçovin, sot do te ishte e veshtire te
imagjinojme, si ka mundur Kanuni te rregulloje te gjitha aspektet e jetes
shqiptare" . Marrë ne librin e Giuseppe Valentini: “Il diritto delle comunità nella
tradizione giuridica albanese”, 1956 Firenze, C. Editrice Valecchi.
Ndoc Kamsi shkruan: “At Gjeçovi eshte shrimtari patriot dhe me
vlera, intelektuali i pare shqiptar, qe i dhuroj popullit tone nje veper te
çmuar si Kanunin e Lek Dukagjinit, kete veper te drejtes zakonore te popullit
shqiptar”.
At Fulvio Kordinjano shkruan: “At Sh Gjeçovi, me vepren e tij madhore
Kanuni i Lek Dukagjinit, tregoj per vlerat historike e kulturore te popullit te
lashte shqiptar”.
Giuseppe Castelletti shkruan: “Me mbledhjen e Kanunit te Lek Dukagjinit, At
Sh Gjeçovi na dhuroj nje monument te
kultures shqiptare”.
At Ernesto Cozzi shkruan: “Pa vepren e At Sh Gjeçovi, do te kishim
mbetur me nje boshllek te madh ne historine e popullit shqiptar”.
Salvatore Villari, ne librin “Le
consuetudini giuridiche dell'Albania nel Kanun di Lek Dukagjini” (Società
Editrice del Libro Italiano, Roma 1940) shkruan: “Kanuni eshte permbledhje e te drejtes zakonore me te vjetrit ne Europe,
qe deshmon per vlera te medha kulturore te kombit
shqiptar”
Ms. Hasluck, XHiusepe Skirò dhe
Witaker, shkruajne: "pas nje
trashegimie te gjate gojore, qe fillon para dhe vazhdon pas pushtimit turk, me
kodifikimin qe i beri At Sh Gjeçovi Kanunit, u njohem me vlerat e modelit te
normave dhe me tekstin historik, qe perfshine bazat morale te shoqerise shqiptare".
Federiko Patetta, autori i hyrjes qe
paraprine botimin e pare ne gjuhen italiane te Kanunit: “Codice di Lek
Dukagjini - ossia Diritto consuetudinario delle Montagne d’Albania” Roma 1941,
shkruan: “Kanuni, i mbledhur nga At
Shtjefen Gjeçovi, zakonet dhe ligjet, te hartuara nga populli shqiptar si norma”.
Ndrek Pjetri, duke vleresuar punen e
kryer me kujdes te madh nga At Gjeçovi shkruan: “Kanuni u mblodh si kokerrat e grurit, ne nje mjedis me varferi te
madhe. Kanuni ka sherbyer si ligj, menyre e jeteses te popullit shqiptar, ka
qene tradita e jone juridike, qe na pasqyron ne shqiptaret dhe me fisnikerine
tone si komb”.
Pandi Frasheri ne librin e tij
“Famiglia albanese, fonte della civiltà Europea” shkruan: “Kur lexojme Kanunin e Lek Dukagjinit, te mbledhur e te kodifikuar nga
At Sh. Gjeçovi, gjejme institucione, ligje, rregulla e zakone themeloree, qe te
mrekullojne per ngjashmerine perfekte me ato te Greqise dhe Romes antike, por
dhe me traktatet nderkombetare te çdo kohe, madje dhe me keto aktuale”.
Patrizia Resta, autore e parthenies
te botimit te dyte ne gjuhen italiane: “Il Kanun, le basi morali e giuridiche
della società albanese”, botuar nga Shtepia Botuese BESA, Lecce – 1997,
shkruan: “Kanuni i Lek Dukagjinit, eshte
nje permbledhje e ligjeve te drejtes zakonore, te transmetuara gojarisht nder
shekuj, por qe u be kod, vetem kur u shkrua nga At Sh. Gjeçovi, i cili eshte
legjistlatori i vertete i tradites jurdike te maleve shqiptare”.
Ismail Kadare, ne nje esse e
perkufizon Kanunin e Lek Dukagjinit te mbledhur nga At Sh. Gjeçovi “Jus
Albanicae”. Kete konkluzion Kadare e bazon ne originalitetin, strukturen,
specificitetin dhe ne vazhdimesine historike te ekzistences te kodit tone te
drejtes zakonore.
Shaban Sinani, ne nje studim te
dedikuar princit te perfolur Lek Dukagjini, shkruan: “Kanuni i kodifikuar nga At Shtjefen Gjeçovi, eshte nje monument i
kultures dhe i historise te drejtes tradicionale te shqiptareve”.
Tonin Çobani, ne analizen e Kanunit
te mbledhur nga At Gjeçovi dhe per legjislatorin e pare Lek Dukagjini, shkruan:
"…. Ne periudhen 1458-1481, kur Lek
Dukagjini drejtonte kuvendet dhe keshillat e pleqeve nder male, u kodifikua dhe
Kanuni, qe ishte trasheguar brez pas brezi, si nje praktike gjyqesore.
Sentencat jane te transmetuara gojarisht, si shprehje mentoresh, te formualuara
e te shprehura nga Princi Lek Dukagjini, ne formen e sentencave juridike. Dhe
pse Kanuni nuk ka qene i shkruar, ka vepruar nder shekuj ne formen e nje Common
law anglez, deri sa u mblodh dhe u kodifikua nga At Sh Gjeçovi, ne kapercyell
te shekullit XIX ne shekullin XX".
Mjeku japonez Kazuhiko Yamamoto (“The Ethical Structur of Homeric Society”,
2002 Fukuoka), e ka studiuar Kanunin me nje dedikim te admirueshem dhe
gjate analizes te koncepteve etiko-morale si besa, nderi, buka, mikpritja,
gjaku, gjakmarrja, hakmarrja etj, konstaton se “... kane nje ngajshmeri te çuditeshme me te drejten zakonore antike
japoneze dhe ne veçanti me filosofine antike greke, me veprat e Platonit dhe te
Aristotelit, pra me konceptet etike te shoqerise greke pa autoritet shteteror.
Jo vetem kaq, por rezultojne ngjashmeri me ngjarje te pershkruara nga Homeri ne
vepren e tij madhore Iliada dhe Odisea., ashtu si dhe me ngjarje te tragjedive
te Eskilit dhe te Sofokliut”.
Nga ky veshtrim i pergjithshem,
rezulton se Kanun eshte veper monumentale, me frymemarrje te gjere humanistik,
eshte nje veper unikale shqiptare, e transmetuar nder shekuj e pa ndryshuar dhe
gjithmone aktiv. Kjo kryeveper juridike dhe etiko-morale e te drejtes zakonore
shqiptare, tregon qarte aftesite e popullit tone per te veteadministruar,
veteorganizuar dhe veteqeverisur jeten e tij dhe per keto qellime madhore, ka
perdorur eksperiencen e tij juridike, kulturen e tij, normat e veta etiko –
morale, qe kane mbijetuar me te gjitha vlerat deri ne ditet e sotme, duke i
treguar botes se jemi nje popull me kulture te larte e cilesore dhe jo barabarë.
Sa me shume kthehemi te veshtrojme
historine e vjeter shqiptare, ne shekujt e pushtimit romak, bizantin, ne vitet
e egra te pushtimit serb e me pas te atij turk, kuptohet me qarte rendesia e
kanunit, forca e tij vepruese, qe ka perballuar e ka konkuruar ligjet
drakoniane dhe shfrytezuese te pushtuesve, sidomos ato te perandorise otomane.
Malesoret shqiptar nder shekuj jane
auto-organizuar e kane auto-administruar jeten e tyre sipas ligjeve te Kanunit
e kesisoj kane autokonservuar e mbrojtur autonomine, pavaresine dhe identitetin
e tyre etnik e kultural, gjuhen e bukur e te lashte shqipe, duke garantuar
mbijetesen dhe identitetin tone kombetar.
Rikujtojmë se Kanuni i Maleve
Shqiptare, apo Kanuni i Lek Dukagjinit, ishte i vetmi ndermjet shteteve te
tjera ballkanike, që funksionoj si e drejtë paralele, madje dhe mbizoteruese
mbi ligjet e Pernadorise Otomano, mbi Sheriatin dhe mbi ligjet dhe te
pushtuesve te tjere te mevonshem.
Kanuni i Maleve Shqiptare, i mbledhur
dhe kodifikuar nga legjislatori i dyte At Shtjefen Gjeçovi, ka arrijt deri ne
ditet e sotme, sigurisht dhe me disa modifikime te diktuara nga rrethanat dhe
koha, por pergjithesisht i pandyshuar, i trasmetuar besnikerisht nga tradita e
jone gojore, me te vertete ne formen e “tabelave te vlerave” si thote
Nietzsche, si pjese integrale e monumentale e historise e te kultures se
lashte, por dhe bashkekohore shqiptare.
-------------------
- Shënim: -Lutfi Alia, është mjek në Centro
Prevenzione Oncologica të qytetit
(Vazhdon në numërat e ardhshëm…)
-Për ZemraShqiptare,
nga redaktori ynë në NJ, USA Zeqir Lushaj-