Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


U konstituua Këshilli Qytetar II

| E premte, 05.10.2012, 06:03 PM |


U konstituua Këshilli Qytetar II i Lëvizjes për Bashkim

Dje, më 4.10.2012, në kuadër të Degës së Prishtinës u konstituua Këshilli Qytetar II i Lëvizjes për Bashkim. Me këtë rast u promovua edhe zyra e këtij këshilli. Fillimisht, mbledhjen e hapi koordinatori i Këshillit Kastriot Mustafa. Ndërsa, anëtarëve të pranishëm me fjalë përshëndetëse iu drejtuan edhe përfaqësues të Lëvizjes për Bashkim nga qendra si: Sekretari Organizativ, Valon Murati, anëtari i Kryesisë, Brahim Mehmetaj dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës Aurora Bakalli e Agim Kuleta. Përmes fjalës së tyre, ata konstatuan gjendjen e rëndë në Komunën e Prishtinës si dhe në tërë vendin, misionin e LB-së dhe detyrat organizative të saj.

Motivi kryesor i angazhimit të këtyre qytetarëve në politikë përmes Lëvizjes për Bashkim doli të jetë nevoja e madhe për ndryshime në të gjitha aspektet shoqërisë dhe bindja se LB-ja është subjekti më i besueshëm për realizimin e tyre.

Prishtinë, 30.9.2012

LËVIZJA PËR BASHKIM

Zyra për Informim