E enjte, 18.04.2024, 04:12 AM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Bislimi: Mbi të gjitha Shqipëria dhe shqiptarët

E merkure, 16.04.2008, 06:03 PM


Mbi të gjitha Shqipëria dhe shqiptarët

Nga Xhevat Bislimi

Xhevat Bislimi
Të dashur bashkëkombës,
Çështja, që u hap pa dashje nga një “letër” që ia bëra Hamdi Nuhiut (nuk e kisha menduar të botohet), është njëra prej çështjeve serioze, që ekziston dhe që e gërryen përditë shpirtin, frymën dhe ndërgjegjjen tonë kombëtare. Atë nuk e shpika unë. Reagimet që më erdhen pas asaj letre më nxitën të shkruaj dhe të shpjegohem pak më gjatë.

Me këtë ÇËSHTJE sa shpirtërore po aq politike dhe kombëtare herët a vonë do të detyrohet të merret shoqëria shqiptare ose më saktë mendja e saj. Mendimi im është që kjo çështje duhet shtruar me ngutë, pa paragjykime dhe me gjakftohtësi nga klerikët, nga politikanët, nga historianët, nga gjuhëtarët, nga sociologët, nga psikologët dhe nga të gjithë studiuesit e mundshëm të kombit, sepse, kjo çështje, që ndikon drejtpërdrejt në edukimin dhe formimin shpirtëror të kombit, nuk mund të jetë dhe nuk është në asnjë vend normal vetëm çështje e klerit dhe e kishës a xhamisë. Vendosja e feve (besimeve) brenda “kornizës” kombëtare do t”i bënte nder të madh çdo kleriku shqiptar dhe çdo bashkësie fetare. E mira e kombit kërkon që të gjitha fetë të organizohen në shkallën e një Këshill Fetar, që i udhëheqë ato në pajtim me interesat kombëtare të kohës dhe me interesat afatgjata.
Pas “letrës”, që ia bëra Hamdi Nuhiut, njëri më shkruante se e kam bërë për të më thënë: “Bravo nacionalist”! Një tjetër më quante “marksist-leninist”, një tjetër “ateist”, e kualifikime të tjera. Unë ju përgjigjem të gjithëve: Mua më mjafton të jem shqiptar ashtu si më ka falë Zoti ose Natyra dhe historia mijëvjeçare. Nuk më duhen “izmat”…
Një tjetër më shkruante se “në gjuhën arabe, persiane e turke kanë shkruar shumë shqiptarë të njohur, etj.”. Është e vërtetë se shumë shqiptarë kanë shkruar (edhe figura të shquara) në gjuhën latine, arabe, greke, persishte, turke, frenge, italiane, rumune, bullgare, serbe, ruse, etj., por kjo nuk do të thotë që ne t’i vemë ato gjuhë krahas shqipes sonë, ose, ruana Zot, t’i vemë para saj, para Nënës së gjuhëve evropiane dhe më gjerë. Në kohën kur bijtë e shqipes ishin të detyruar të shkruanin në gjuhë të huaja, shqipja ende nuk e kishte alfabetin e saj dhe as gramatikën e drejtshkrimin e normuar, etj.. Kjo për arsye se gjuha shqipe dhe shqiptarët (të parët e tyre ilirë e pellazgë) ishin pushtuar dhe shtypur nga shumë popuj barbarë, të cilët bënin çmos që të zhduknin çdo gjurmë të kësaj gjuhe, të kësaj kulture dhe të këtij qytetërimi. Ka shumë dëshmi se gjuha shqipe ishte shkruar shumë shekuj më herët, por pikërisht grekët dhe më vonë turqit barbarë kishin zhdukur shumë nga gjurmët dhe dëshmit e shkruara. Sot, pranohet nga shumë studjues seriozë se gjuha, kultura dhe qytetërimi grek janë ngritur mbi gjuhën, kulturën dhe qytetërimin pellazgo-iliro-shqiptar. Tashmë pranohet nga të gjithë se emri ADAM shpjegohet vetëm nga gjuha shqipe, që do të thotë ATË dhe ËMË. Edhe fjala ZEUS shpjegohet vetëm nga gjuha shqipe. Kjo dëshmon se edhe Zoti ose Zotat kanë folë shqip. Pastaj, FARAON (fara jonë), etj.. Emri që mban kryeqyteti i sotëm i Greqisë, ATHINË, është fjalë shqipe, sikur edhe Korinth, Selanik, Bukuresht, Venedik, Arabi, Baskë, etj.. Shikojeni edhe Akademin e Shkencave të Suedisë se si e vendosë gjuhën tonë në rrënjën e trungut të pemës së gjuhëve, si Nënë të gjuhëve evropiane e më gjerë.
I madhi Sami Frashëri, të dashur bashkëkombës të pakënaqur nga “letra” ime, ka bërë edhe alfabetin për gjuhën turke, pastaj fjalorin turqisht-frengjisht dhe anasjelltas e shumë vepra dhe studime nga fusha të ndryshme. Por, të gjitha këto i bëri si shqiptar dhe jo si turk. (Lexojeni veprën e tij!) Ky burrë ishte i angazhuar me tërë qenien e tij, sikur edhe vëllezërit e Tij, për çështjen e Shqipërisë, për të cilën i rrahu zemra deri në frymën e fundit. Të tillë ishin edhe Rilindasit e pare, si: Jeronim De Rada, Naum Veqilharxhi, Zef Jubani, Elena Gjika, Konstantin Kristoforidhi, Sevastije Qiriazi, Hoxhë Tahsini, e shumë të tjerë, të cilët pa dallim feje, ideje a krahine, me moton e Vaso Pashë Shkodranit: “Feja e shqiptarit është shqiptaria”, i vunë gjoksin dhe mendjen (pushkën dhe penën) tendencave asimiluese të pushtuesëve që shkelnin tokën, gjuhën, kulturën dhe qytetërimin tonë të lashtë. Ky bashkim u përsërit edhe para, gjatë dhe pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe, edhe më fuqishëm, gjatë Luftës Antipushtuese Çlirimtare të UÇK-së, kur kombi shqiptar u bë NJË për çlirimin dhe ribashkimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë.
Nuk jam kundër ndonjë besimi (feje) të caktuar dhe as për ndonjë fe të veçantë, ashtu siç nuk jam kundër ndonjë partie politike në Shqipëri (me Shqipëri kuptoj jo shtetin shqiptar, por të gjitha trojet shqiptare të mbetura nga rrudhjet e mëdha gjatë shekujve). Por, sikur të gjithë njerëzit normalë, edhe unë, mbi të gjitha dua popullin dhe vendin tim. Udhëhiqem nga motoja: “Shqipëria mbi të gjitha”. Fetë, ideologjitë dhe partitë rrofshin e qofshin nëse i shërbejnë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Nëse i besoj një feje a një profeti të caktuar dua t’i besoj, t’i lutem dhe ta nderoj si shqiptar dhe në gjuhën shqipe. Dua ta bëjë të “flas” shqip dhe të jetë në shërbim të Shqipërisë. Sepse, Zoti, po të dëshironte të isha ndryshe, nuk do të më falte (krijonte) shqiptar, por do të më krijonte arab, grek, italian, turk, etj. Thënë troç, të qenit shqiptar ishte dëshirë dhe vullnet i Zotit ose Natyrës. Siç e thash, shqipja ishte gjuhë e zotave. Atëherë, pse mos t’i lutemi dhe falemi Zotit në gjuhën që Ai e kupton më së miri, në gjuhën e ëmbël shqipe? Përdorimi i fesë për të përhapur gjuhën, kulturën dhe qytetërimin grek, italian, arab, turk, etj., ndër shqiptarë është jo vetëm i papranueshëm për çdo shqiptar, por edhe në kundërshtim dhe armiqësi të hapur me Zotin ose Natyrën. Kjo është ajo që më pengon mua dhe besoj se pengon çdo shqiptar të ndërgjegjqshëm për rreziqet që paraqesin në kohën tonë tendencat për ndikim, asimilim, përçarje dhe çoroditje të populli tonë me anë të feve, që në thelb janë njësoj (sidomos krishterimi dhe muslimanizmi). Në thelb të të dyjave qëndron besimi në një Zot, pastaj profetët (pejngamerët) janë të njëjtë, etj.. Me i ra më shkurtë dhe pa “politikë”, sepse nuk kemi pse i bëjmë “politikë” njëri-tjetrit, feja ose fetë, ndër shqiptarë, duhet ta kenë fytyrën dhe shpirtin shqiptar, duhet të shqiptarizohen dhe të jenë në shërbim të interesave madhore të kombit dhe të Shqipërisë e jo në interes të Vatikanit (Romës), Stambollit, Athinës, Arabisë, etj.. (Lexojeni monografin e Kemal Ataturkut, që të mësoni se si veproi Ai me selinë e fesë islame në Stamboll, me “shefin” e saj dhe me të gjithë politikanët ose ushtarakët e intelektualët që nuk merrnin parasysh interesat madhore të Turqisë!)
Nuk ka kuptim dhe nuk është interes kombëtar, të paktën për çastet që po kalojmë si komb, të “tmerrojmë” atë pjesë të botës që po na përkrah me minare dhe thirrje të ezanit me aq zë sa t’i tremb dhe iriton edhe fëmijët dhe qytetarët rreth e rrotull, duke krijuar përshtypjen e rreme se jemi Arabi a Turqi. Nuk mund t’i rrimë karshi Serbisë, Maqedonisë dhe të tjerëve, që mbajnë të pushtuara toka të Shqipërisë, me minare, me ezan, me kryq, me gjuhë, me simbole, me flamuj e me politika të huaja, jo shqiptare…
Besimi është i lirë. Kush të dojë mund të falet e të lutet natë e ditë, por pa e penguar tjetrin, pa ushtruar “dhunë” ndaj të tjerëve. Ky lloj “manifestimi” i shfrenuar i besimit, unë mendoj, është në kundërshtim edhe me frymën Kuranore. Ky lloj manifestimi i besimit i kalon caqet e fesë dhe merrë një karakter tjetër…
Të njëjtin mendim kam edhe për partitë politike dhe politikanët, që, sipas meje, mbi të gjitha duhet të kenë kombin dhe Shqipërinë. Me këtë nuk thash dhe nuk them asnjëherë që duhet të “luftojmë” kundër të tjerëve ose nuk duhet të japim dhe marrim, të kemi marrëdhënie normale me të tjerët. Në këtë botë ka vend për të gjithë. Në fund të fundit vetëm kështu mund të ndërtojmë dhe të kemi marrëdhënie të shëndetshme dhe të drejta me popujt, gjuhët, kulturat dhe qytetërimet tjera. Nuk po zgjatem më , sepse është TEMË shumë e thellë dhe shumë e gjerë… Kërkoj mirëkuptim nga ata shqiptarë që mendojnë ndryshe…

O njeri i mirë, o Hamdi Nuhiu dhe bashkëmendimtarët tuaj!
 
Shkruan: XHEVAT BISLIMI

Nëse keni zot shkruani poezi për Shqipërinë tonë dhe për shqiptarinë. Shkruani për gjuhën, për traditën, për historinë dhe kulturën shqiptare.
Edhe bota shpirtërore shqiptare është shumë më e pasur se ajo arabe. Lëre “ezanin”, “sadakan”, e të tjera si këto që lidhen me përralla arabe. Lejua ato arabëve,

se nuk mund të bëjmë poezi më të mira se ata për botën e tyre shpirtërore. Pastaj gjuha, qytetërimi dhe kultura shqiptare është shumë më përpara gjuhës, qytetërimit dhe kulturës arabe. Madje, edhe emri “arabi” shpjegohet dhe ka kuptim vetëm në gjuhën shqipe, gjë që tregon se jemi shumë më të lashtë se sa arabët, sllavët, francezët, gjermanët, etj.

Na thoni dhe na shkruani se e doni Shqipërinë se allahun ka kush e do. Me emrin e tij në gojë dhe për të po vriten e po priten qindra mijëra arabë-myslimanë për çdo ditë. Punë për ta. Por, ne shqiptarët për mëmë e at, për zot e për fe e kemi Shqipërinë. Ai shqiptar që nuk e ka këtë ndjenjë dhe këtë bindje nuk e do as Zotin, as Krishtin dhe as Muhabetin. Shqiptari që nuk e ka këtë ndjenjë dhe bindje nuk është i dashuri i Zotit, ai nuk ka Zot, ai është kundër natyrës, është kundër vetvetes… Prandaj lërini këto marrëzira ala arabçe ose këto përralla arabe…

Miqësisht dhe vëllazërisht!

7 Prill 2008



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora