E marte, 10.12.2019, 12:51 AM (GMT)

Kulturë » Kinema

Gëzim Llojdia: Testamenti i Ferdinand Hysit

E premte, 05.10.2012, 06:44 PM


“TESTAMENTI” I FERDINAND  HYSIT:

NJË PLAK 100 VJEÇAR, I LINDUR MË 28 NËNTOR

NGA Msc GËZIM LLOJDIA*

Drama shqipe në të 100 vjetorin e Pavarësisë do të jetë preznte në teatrin e qytetit  të flamurit. Drama Testamenti” premiera të cilit dotë shfaqet në nëntor është shkruar nga dramturgu i mirënjohur Ferdinand  Hysi .Hysi i konsideruar si një nga zërrat më të m vecantë në  si lëvrues i dramës shqipe në teatrin e Vlorës ka sjell në 100 vjetorin e pavarësisë një ndër krijimet eitj  simbolike për festn e madhe mbarshqiptare.Drama ‘Testamenti” do të vendoset nga teatri ‘Petro Marko “ me regji të Roland  Mingës dhe me një grup aktorësh të njohur si Ilirjan Ali,Astrit Mamo,  kurse në  rolin kryesor në këtë pjesë do ta interpretojë aktori i shquar Rikard Ljarja.

Dramaturgut të njohur Ferdinand Hysi i morrën këtë intervistë.

-Cfarë përbën thelbin e kësaj drame?

-Ferdinand Hysi përgjigjet:”

Një plak gati 100 vjeçar, i lindur në një ditë jo të zakonshme, pikërisht më 28 nëntor, të një viti  të largët, ka ftuar nipërit dhe mbesat e veta (ndërmjet tyre dhe nje stërmbesë), për t’ju lënë testamentin  e vet. Dhe keta jo rastësisht janë të ardhur nga larg, përveç njërit, që jeton më afër gjyshit të vet, njëri  nip vjen nga Kosova, njëra mbesë nga Maqedonia, një tjetër nga emigrimi në Greqi dhe me e reja nga  Anglia, ku dhe ka lindur...C’është ky testament?! A po mas vallë është dëshira e një plaku tradicional  dhe tepër patriot të shoh bashkë, si një familje e vetme, pikërisht ata më të rinjtë e familjes së vet, që  pikërisht ata, brezi më i ri, të përcjell më gjate testamentin e tij...!  A thua se gjyshi i tyre do të shoh të bashkuar familjen e vet të shpërndarë nëpër botë! A thua ky është testamenti i tij, apo diçka tjetër!  Në këtë ngjarje familiare, që jo rastësisht lidhet me ngjarje të rëndësishme historike të kombit  tonë, ndërthurren me idetë e tyre dhe dy personazhe, që nuk kanë lidhje me familjen, por që janë të pranishëm në këtë takim. Përveç Plakut, që komunikon me ta, për të tjerët ata janë fizikisht jo të  pranishëm në sytë e tyre, pavarësisht që shpesh idetë e tyre ndërthurren mes tyre.  Njëri është Autori, që ju jep një interpretim real ngjarjeve që sillen, ndërsa tjetri është AntiAutori, që nëpërmjet tezës: Sikur  të mos...!, sjell rëndësinë e domosdoshmërisë së një ngjarje historike me pasojat e faktit sikur kjo gjë të mos ndodhte! A nuk është kjo një dilemë që kushdo në jetë është ndeshur! A nuk do ishte ky një këndvështrim  tjetër që mund t’a bënim shpesh, kur duam të komfirmojmë rëndësinë e një ngjarje të ndodhur, jo vetëm në jetën tonë, por dhe në përmasa të mëdha si ato që ju ndodhin kombeve, shteteve, përmbysjeve, shëmbjeve të mureve, rrëzimit dhe ngritjeve të epokave dhe vetë njerëzve të ndryshëm që kanë shkruar emrin e tyre në këto ngjarje?! Nuk e di...Gjykoni vetë...Ky nuk është një pasqyrim  historik i ngjarjeve, le t’a bëjnë atë të tjerët. Kjo është një vepër skenike,  që nëpërmjet gjuhës artistike, dhe në rastin konkret  duke përdorur mjetin e absurdit, do të sjell  nëpërmjet artit rëndësinë e një një ngjarje të rëndësishme historike, si është ajo e lindjes të  shtetit Shqiptar 100 vjet më parë dhe natyrisht dhe të mesazhit që do sjell plaku, i lindur në atë ditë me shtetin e tij,  nëpërmjet testamentit që do t’ju lërë nipërve të vet... bashkimin në familjen që ju përket të  gjithë pjestarëve të saj, që historia padrejtësisht i ndau...

-Cilët janë personazhet kryesor të dramës “Testamenti”

Ferdinand Hysi përgjigjet:

P l a k u: i lindur më 28 nëntor 1912, jeton ditët e fundit të jetë së tij në pritje të  asaj që flitet për fundin e botës më 21 dhjetor 2012.

A u t o r i: në rolin e atij që ka marrë pësipër të shkruaj historinë e këtij plaku gati100 vjeçar

A n t i a u t o r i :   që do të shoh të kundërtën e asaj që ndodh në realitet

N i p i  i  p a r ë : ai që ka jetuar më afër me gjyshin e vet, me profesion mjek

N i p i  i  dy t ë :  për shumë arsye ka jetuar gjithmonë në Kosovë, me profesion aktor, i njohur dhe në disa filma dhe skena teatri .

N i p i  i  t r e t ë :ka ardhur të takoj gjyshin e vet nga emigrimi në Greqi, dikur me profesion  inxhinjer, tani thjesh një emigrant

M b e s a :ardhur nga Maqedonia, me profesion pedagoge në një Universitet të  Maqedonisë dhe studiuese e njohur

S t ë r m b e s a : më e reja e kësaj kompanie, tip ekstravagant, ardhur nga Anglia së  bashku  me të fejuarin e vet anglez, studente.

A n g l e z i  :   i fejuari i stërmbesës, ka mësuar disa fjalë shqip, por që i ngatërron   shpesh.

-Cila do të jetë skena e kësaj drame?

-Ferdinand Hysi përgjigjet:

Skena është gërshetim i dy ambienteve, që lidhen dhe me strukturën e vet dramës. Antiskena, ka idenë e një trungu të përmbysur, ku janë evidente copëza degësh që nuk  janë të lidhura me njëra tjetrën dhe natyrisht dhe me trungun, që në këtë rast është  inekzistent. Si Skena dhe Antiskena  është e kornizuar me idene se ndodhemi  përveç reales edhe në një faqe të hapur interneti

Drama “Testamenti’ rikthen dramën shqipe ne teatrot shqiptare. Autori i kësaj drame Ferdinand Hysi dramaturg i njohur  ku  si autor ,dramën e parë  ai e ka shkruar në moshën 25-vjeçare. Ka pasur një angazhim të madh me teatrin e qytetit të flamurit me dramë dhe komedi që kanë lënë gjurmë. Një ndër krijimet e këtij autori është komedia. ‘Tri mendje në ankand”.

Drama Testamenti’ shënon ne jetëgjatësinë e teatrit të Vlorës , nj nga krijimet në përvjetoirin e 100 të shpalljes së pavarësië dhe të 50 vjetorit të teatrit të Vlorës.

Historia e themelimit te Teatrit Profesionist te Dramës ne Vlore shënon 16 Nentor1962, me rastin e 50-Vjetorit te shpalljes se Pavarësisë Kombëtare ne këtë qytet.Ky eveniment kulturor erdhi si rezultat i lëvizjes se gjere artistike ne vite, duke filluar me veprimtaritë e Klubit Patriotik “Labëria”, tek lëvizjet artistike te viteve ‘50-’60. Premiera e pare e Trupës Profesioniste te dramës Vlore: Drama “Fundosja e skuadrës”;Autor:dramaturgu rus Korneiçuk.regjisor: Kujtim Spahivogli.Skenograf: Shaban Hysa.Ndriçimi: Dhimiter Anagnosti. Kjo treshe artistesh do te bëheshin plejada e ardhshme dhe do te linin gjurme te shquara ne artin dramatik kinematografik ne Shqipëri. Drama “Fundosja e skuadrës” ishte një nisje e mbare drejt udhës se vështirë te përkryerjes artistike nëpërmjet gjuhës skenike, si dhe do te ravijëzonte profilin e ardhshëm te Teatrit “Petro Marko” te qytetit te Vlorës.

Aktoret e pare qe u aktivizuan ne këtë trupe erdhën nga lëvizja amatore dhe me kalimin e kohës skaliten profilin e tyre prej artistesh ne figurat artistike qe krijuan. Te tille përmenden V. Panozaqi, M. Ferra, A. Hasho, D. Hasho, V. Beqari, H. Myrto, A. Roshi, K. Shkurti, E. Shtrepi, L. Toto, Z. Kapo, etj. Repertori nga autore shqiptare: Drama me karakter historik dhe patriotik:

“Familja e Peshkatarit”, “Himarjotet”, “Te pamposhturit”, “Jatagani”, “Lidhur si fisheke gjerdani”, “Karavidhet”, “Shqipet e stralltës”, “Pas vdekjes”, Nëntori i Dyte”, “Sakrifica”, “Sinjali i kuq”, etj.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT