E enjte, 04.06.2020, 09:02 AM (GMT+1)

Aktualitet

Eqrem Zenelaj i dhuron Ipeshkvisë dhjetëra portrete

E premte, 05.10.2012, 06:20 PM


Historiani dhe studiuesi Prof. Dr. Eqrem Zenelaj i dhuron Ipeshkvisë dhjetëra portrete të rëndësishme nga historia

Prof. Dr. Eqrem Zenelaj, historian i njohur, që ka studiuar nëpër arkiva të ndryshme nëpër Europë, me rastin e 100 vjetorit të Pavarëisë, i ka dhuruar Ipeshkvisë së Kosovës, nëpërmjet Imzot Dodë Gjergjit, disa portrete të ndryshme të Papës Shqiptar, Klementi XI (1700-1721) dhe familjes së tij, me personalitet të shquara kishtare dhe kulturore të kohës.

Përpos kësaj, një pjesë e portreteve, të dhuruara paraqesin figurat e ndryshme të klerikëve të ndritur, të panjohura gjer me tani, si Pjetër Bogdani, At Lugij Palj, At Shtjefën Gjeçovi dhe portrete me njerëz të kulturës sonë gjatë 4 shekujve të fundit. Po ashtu, studiuesi dhe historiani Zenelaj, ia ka dhuruar Ipeshkvisë disa portrete kushtuar Virgjërës Mari.  Nga ky fond i rëndësishëm, është bërë një përzgjedhje e mjaftueshme dhe të cilat paraqiten për herë të parë publikut në Bishtazhin, në një ekspozitë, e cila mbahet me rastin e festës së Famullisë Zoja Rruzare, me 7 tetor 2012. Kjo ditë, është po ashtu dita, kur Nëna Terezë, mori lejen përfundimtare për themelimin e Motrave “Misionarët e Dashurisë”.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora