E premte, 19.04.2024, 08:50 PM (GMT+1)

Mendime

Blerim Ramadani: Papunësia sfidon rininë!

E enjte, 04.10.2012, 08:01 PM


Papunësia, fenomeni i radhës që do të sfidojë rininë!

Nga Blerim RAMADANI*

Evropën e kanë kapluar ethet e papunësisë, pasi dy të tretat e vendeve evropiane janë përballur me këtë fenomen gjatë dy viteve të fundit, sipas të dhënave nga raporti i OKB-së për vitin 2012. Mirëpo, ajo çfarë paraqet shqetësim është se Maqedonia radhitet si një nga vendet me shkallën më të lartë të papunësisë në Evropë. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) shkon edhe më larg, duke parashikuar se në vitin 2016 Maqedonia do të jetë e para në botë sipas shkallës së papunësisë. Këto parashikime pesimiste i ka bërë Fondi Monetar Ndërkombëtar, duke analizuar lëvizjet në tregun e punës në 102 vende të botës.

Papunësia dhe mungesa e investimeve të huaja

Përderisa Maqedonia mbetet jashtë strukturave euroatlantike, zhvillimi i ekonomisë në vend se të shënojë trend pozitiv, merr teposhëzën. Qytetarët e Maqedonisë janë kryesisht të shqetësuar lidhur me zhvillimin ekonomik në vend. Sipas shumë studimeve të realizuara nga organizata ndërkombëtare, qytetarët mendojnë se shkalla e papunësisë paraqet problemin më të madh ekonomik dhe social në vend dhe ky fenomen në rritje paraqet kërcënim serioz për përspektivën e vendit dhe sipas të gjitha statistikave pritet që të keqësohet edhe më shumë. Maqedonia po hyn në një fazë kritike, sa i përket gjendjes ekonomike dhe papunësia është duke i’u afruar 40 %, shifër e cila është më e larta këto vitet e fundit dhe më e larta nga vendet e rajonit. Qeveria na shfaqet si punëdhënsi më i madh në vend, si rezultat i asaj që sektori privat nuk ka çfarë të ofrojë në një ekonomi kaq të brizhtë dhe të pasigurt. Si vazhdim i kësaj strategjie ne sot kemi një administratë publike e stërngarkuar me afro 160 mijë të punësuar edhe përkundër vërejtjeve nga UE-ja, se ky shtet duhet të ketë një adminsitratë me afro 80 mijë të punësuar. Mirëpo, shtrohen dyshimet se kjo gjendje e krijuar deri sa mund të zgjasë?! Në ato raste kur nuk do ketë çfarë të ofrojë as Qeveria, ne mund të ballafaqohemi seriozisht me bankrot shtetëror?! ?farë më tej?! Rezultati i gjithë këtyre dështimeve vjen si rezultat i politikave të dështuara qeveritare, të cilat janë fokusuar në investime jokapitale. Edhe pas një viti, nga analiza e bërë nga e përditshmja londineze “Ekonomist”, duke u bazuar në indikatorin e papunësisë, në një rubrikë të saj me titull “Feeling gloomy”, paraqiste Maqedoninë në krye të indeksit të mizorisë në botë, duke konstatuar se “…vendi është për askërkund”. Shumica e qytetarëve besojnë se investimet e huaja janë kyçi për përparimin ekonomik. Mirëpo, Banka Botërore, në raportet e saja, vendos Maqedoninë në vendin e fundit nga vendet e rajonit për nga investimet e huaja direkte, dhe një gjendje e tillë bëhet edhe më alarmante. Edhe ky opsion ka dështuar! Maqedonia nuk paraqet ndonjë vend atraktiv për investime të huaja, si pasojë e mbetjes jashtë strukturave të NATO-së, problemeve të brendshme politike, korrupsionit administrativ dhe gjyqësor, fuqia e saj e ulët ekonomike dhe tregtare si dhe pozita e saj gjeografike e papërshtatshme.

Gjysma e rinisë janë të papunë

Shqetësimi për papunësinë dhe varfërinë që ka përfshirë të rinjtë është theksuar çdo vit edhe në raportet e  Komisionit Evropian, ku thuhet se gjysma e të rinjve të papunë, janë të moshës së re. Rrethanat katastrofale dhe prioritetet e gabuara e karakterizojnë këtë shtet. Nga shkalla e përgjithëshme e papunësisë, afër 50 % janë të rinjë të moshës prej 15 deri në 30 vjet. Në Maqedoni duhet të zbatohen strategjitë për investim tek të rinjtë, në industritë premtuese, me qëllim që të mund të shfrytëzohen aftësitë e tyre, dhe që njëkohësisht edhe të nxitet punësimi i tyre në forma të ndryshme. Një pjesë e të rinjve duke parë gjendjen e rëndë të tyre dhe pa perspektivë në këtë vend, i`a mësyjnë rrugëve të mërgimit, vetëm e vetëm për të pasur një jetë më të mirë dhe një sprovë për të shmangur varfërinë që ka kapluar këtë vend të mjerë. Baza e një shoqërie është rinia, por ky vend, me këtë trend zhvillimi, rrezikon të mbesë me një përqindje të ulët të moshës së re.

*Autori është kryetar i Qendrës për Demokraci dhe Vlera Europiane dhe pedagog në Universitetin Shetëror të Tetovës



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora