E enjte, 25.04.2024, 06:35 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Neki Lulaj

E enjte, 04.10.2012, 07:05 PM


Neki Lulaj
 
KUR VIJ

 
Ata më s’më presin
Zogjtë sërish më shoqërojnë
Me një lumë lotësh ku derdhen
Lebetitjet mbi muret e shpirtit
Parajsa na pret si ca mbretër
Të përmallimit dhe dashurisë
 
Për ata që s’na kuptojnë
Këta lotë janë drithëra vitesh
Çdo herë ndarja i vetëvret fjalët
Lulëkuqet çelin mbi gurë varri
Duke i shqetësuar oqanet
 
Si vullkan i shpërthejnë ndjenjat
Malli i përvëlon duart e ndarjes
Zemra shtrëngon muret e durimit
Pa u harruar ky takim
I ndarjes nga një
Përmallim i pa harruar
 
DJE
 
Po dje
Çdo gjë ishte e shurdhër
Edhe rrugët ishin në arrati
Qetësi e pa zakonshme
Memëceri e pa parë
Era puthte gjethet
Duke i gudulisur
Thirrte me zërin e Zotit
Pa kthehuni përseri
Në preherin e Arbërit
Këtu jeta sjellë dashuri
 
E LAKMUAM KOHËN
 
Me mungesa elementare
E lakmuam kohën
E degët i latuam
Me këmesë
N’mes të gurëve i mprehëm
Heshtat e shekujve
Tunelin e mistershëm
Për ta përshkuar
Deri në zemër të dheut
 
Sytë nga Dielli e drita
Gjithmonë i kthyem
Se netët për ne ishin
Çarçaf i grisur i territ
E nata në pa besi
Shpesh na pat mashtruar
 
Në krahët e Shkabës
Kërkuam ndihmë
Nga zanat e Arbërisë
Ne sytë e tyre
Lexuam lavdinë
 
DHE PRAPË
 
Hijet e natës
Dremisin sonte në shtratin
E pagjumësisë
Degët e thata
Fjalët e pa shprehura
Mbi fierin buzë përroit
 
Mbi vetullat e shpatit
Zana mrizon
Buzë kroit të argjendtë
Në luginë
Një stan pa dritë
Zjarri ngohë të çarat
E motit në lëndinë
 
Pisha e ndezur
Kurrë nuk u fikë
Rrufeja shëndrrit majën
E then gardhin
Hap shtegun
Një britmë burri
Si Yll qielli
Thërret Hej
E agimi ngadalë
Troket
Duke e puthur bukurinë



(Vota: 16 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora