E enjte, 28.03.2024, 11:48 PM (GMT)

Mendime

Viktor Mërkuri: Besimi dhe liria e fjalës

E enjte, 04.10.2012, 07:58 PM


BESIMI DHE  LIRIA E FJALËS

Nga Viktor Mërkuri*

Në datën 11 shator 2012, ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bengazhi të  Libisë sulmohet me predhe ushtarake dhe plumba duke lënë të vdekur ambasadorin amerikan Kristofer Stivens dhe 2 pjesëtarë të tjerë të atashes diplomatike amerikane në Libi.

Sulmi u përshkrua si kundërpergjigje ndaj filmit  ‘‘Pafajësia e muslimanëve’’ të regjisorit kopt Israelito-Amerikan Nakoula Basseley.

Filmi, i cili ironizonte dhe sipas shumë ofendonte profetin Muhamet dhe botën Islame, ishte shkaku që brenda dy javësh nga shfaqja e tij në rrjetin social youtube, të ngjallte protesta në 35 shtete në Azi , Afrikë, Evropë dhe në Lindjen e Mesme, ku në këtë të fundit situata ishte dhe më shpërthyese, duke akuzuar amerikën për promovim të filmit dhe mosrespektim të  fesë islamike.

Sipas Shteteve të Bashkuara, sulmi në ambasadën amerikane në Libi u krye nga forcat ekstremiste të organiztës terroriste Al Qaeda,  të cilat kerkonin të  ‘festonin’ me këtë mënyrë përvjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit të vitit 2001 me goditjen e kullave binjake në Manhatan.

Ajo që tërheq vëmëndjen është fakti se pak muaj para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, kemi rrënien e shumicës së regjimeve diktatoriale në Lindjen e Mesme me  ‘Pranverën Arabe, tërheqjen e forcave amerikane nga Afganistani dhe krijimin e një situate të tshpërthyeshme.

Kështu që  nuk  mund të besohet se shkaku i gjithë kësaj  ‘’ rrëmuje ‘’ është një film i çfaqur në yutube, qoftë edhe kur ai sfidon apo tall një besim apo një profet...

‘’Tallja’’ apo ironizimi me një besim apo një profet është e natyrëshme që të shkaktojë  reagim, madje të dhunshëm, te fanatikët e besimit të ironizuar, por gjithmon duhet patur parasysh se  numëri i  fanatikëve ekstremistë është shumë i vogël në rraport me  besimtarët dhe ca më i vogël me gjithë popullsinë e një apo disa vendeve. Kështu që të shndrohet në një revoltë  masive, madje të dhunëshme, zemërimi i një grupi  besimtarësh, duhen të tjerë faktorë dhe motive.

Meqënëse në  këtë pikë lind edhe  pyetja se deri ku mund  të shkojë dikush për besimin e tij dhe duke e  ballafaquar me faktin se sa më i madh të jetë arsimimi dhe kultura qytetare  e besimtarëve aqë më e madhe është dhe toleranca  fetare, qoftë edhe ndaj ‘’blasfemive’’  kinematografike, konkludojme lehtësisht se, më shumë se një zemërim fetar popullor, kemi të bëjmë me manipulimin e një zemërimi të zakonshëm ndaj një ironie  dhe ironizimi artistik  të një besimi fetar dhe të një profeti dhe shndrimin e këtij zemërimi  në një armë politike.

Por ne do ta shohim këtë problem në një këndvështrim tjetër nga e zakonëshmia e mediave elektronike apo të shkruara.

Gjatë kësaj periudhe dhe zhvillimit të situatës së sipërmendur, shohim se kemi nga njëra anë të drejtën e fjalës dhe të mendimit të lirë, dhe nga ana tjetër çfarë rezultate sjell ajo kur  përdoret në  raste delikate .

Shumë do thoshnin se përsëri e drejta e fjalës dhe e shprehjes  nuk mund të përdoret me ndërprerje ose kushte të ndryshueshme nga situata në situatë.

Shpërthimet dhe demostratat myslimane, të dhunshme në disa raste, tregojnë se sa e pacënueshme kërkohet apo predikohet të mbetet ideja e kësaj feje me çdo kusht, nga ndjekësit e sajë, qoftë edhe duke shkelur të drejta të tjera themelore të botës civile si atë të moscënimit të jetës dhe të drejtës për të menduar dhe shprehur ndryshe.

Dhuna asnjëhërë nuk është përgjigjja e duhur, ajo vetëm do të sjellë dhunë  si kundërpergjigje.

Kur Aristoteli thoshte se njerëzit janë kafshe sociale, e dinte që insitiktet primitive të njeriut qëndrojnë atje, tek njeriu, nuk zhduken, por i nënshtrohen rregullave dhe ligjeve që vetë ne kemi vendosur për të ecur përpara drejt civilizimit dhe për mos u kthyer në periudhën e shpellave dhe normave të atëkohshme, si flijimit në emër të perëndive pagane dhe luftat e pakuptimta.

Çfarë do të ndodhë në rastë se një tjetër film i tillë publikohet në youtube,  një ose dy ….. luftëra fetare mes Lindjes së Mesme dhe Perëndimit, një kryqëzatë e re,  apo një luftë e tretë botërore ??

Napoleoni thoshte  se  të gjitha fetë janë krijuar nga njerëzit,  pra njerëzit janë ata që i japin kuptim në thelb një besimi.

Në qoftë se është kështu, do të doja që ky kuptim të ishte një më i bukur …



(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora