E premte, 29.03.2024, 02:48 PM (GMT)

Kulturë

Luan Kalana: Nga gjurmët e "muzës" letrare

E enjte, 04.10.2012, 06:22 PM


Nga gjurmët e "muzës" letrare, në kthinat e mjeshtërisë artistike...

"..Krijimtaria artistike është mësuesja e vërtetë e popujve..."

Hegeli

Nga Luan Kalana

I-Startimi i krijimtarise artistike nis me krijimet letrare

Rruga e krijimtarisë është e lashtë,ajo follon me lindjen e njeriut dhe të shoqërisë,një rrugë e njohur.Por rruga e krijimtarisë "Letrare", e theksojmë për ta dalluar,është më re se krijimtaria gojore.

Ajo nis fillimet e saj aty në prag,më konkretisht,kur gjuhët filluan të shkruhen( pa hyrë në Historinë e Letërsisë) se s'ka as si prerje me thikë,në fillim në lëkurët e drurëve,në papiruset( librat e para),në sklaltjen e gurëve,në epitafet e vareve madhore,siç janë mbishkrimet e pellazgishtes,një nga gjuhët më të vjetra në botë, në bazë hipotezave të fundit,e më vonë kur u shpik  e përdorej letra.

Më shkoqur,krijimtaria letrare shënon startimin e saj,kur fjala si shprehje e mendimit,u shoqërua,u vesh me kuptimin e dytë figurativ,kuptimin artistik,në termin gjuhsëor.Kur mendimi e fjala u shpreh figurshëm ,me ngarkesat emocionale,e të tjera.Pra kur  realiteti filloi të përgjithësohet,nëpërmjet figurave artisike.

Do të shtonim se krijimtaria letrare,nisi rrugën e saj klasike e moderne,e u materializua në atë term letrar që përdoret sot,në letërsi artistike.Kur filluan të shkruhen vjershat, me drejt,poezia , proza artistike,skicat ,tregimet,romanet epope,... dhe zhanret e gjinitë tjera letrare deri në dramat,komeditë e tragjeditë letrare.

U shpreha që në fillim nuk do të bëj histori,se dikush mund të pyese kush është e para,në cilën gjuhë e në cilin vend nisi krijmtaria artistike letrare,e të tjera pyetje si këto,për kërshëri, por përgjigjen e japin  studjuesit e kritikët letrare që merren me ketë temë.

Ajo ka veçoritë,tiparet,individualitetet, dhe format e saj me histori të shumta e që përbëjnë degë më vete të artit letrar, si është Teoria e Letërsisë, Estetiken,Metrika,Folklori e të tjera,, ete tjera.Cdo hap i saj,është i njohur i normzuar,e i detajuar. Le të mos bëjmë teori,por të ndalemi në disa nga gjurme e kthina të saj në rrugën  gjatë të përsosjes të krijimtarise letrare,në letërsi artistike.

II- Zanafilla,burimet e krijimtarisë artistike

Para se të vijojme shkallët e saj,le ta nisim me burimin e frymzëimit.Nuk mund t'i ndajmë  ato si me thike,por do të  evidentojmë se ato lindin nga realiteti i jetes e nga fantazia e individit.

Për ta bërë me të lehtë shpjegimin tonë,është më lehtë për t'u shprehur për rrugët e shkallët e zhvillimit të artit të pikturës,duke filluar që nga vizatimet në tokë,e gur,me laps në leter,me njgjyra uji,akuarel e me në fund  me ngjyra vaji ,'"painting".

Kush është e para proza apo poezia...Tezat e shumta anojnë për poezinë,e cila nis me vjershërimin gojor,nga persishtja e vjeter,nga antikiteti europinan,e vende te tjera.Si etillë poezia ka arritur shkallën me të lartë të përsosmërisë  të krijimtarisë letrare,duke shkruar dhe historine në vargje e strofa,legjendat balladat,,apo poemat epope.

Njëri burim siç e theksuam është i  realiteti i përditshëm ku krijuesit janë pjesëtarë të kësaj jetë,regjizore e aktore te shoqerisë,në një formë a në një tjetër ata e pasqyrojnë atë,pasi jetojnë mes nesh.Qoftë e në formën gazetareske,siç është publicistika,si një degë e zhanër letrar me vlera artistike,pra nje krijimtaria letrare  e mirefilltë që kërkon art e mjeshteri.

Kjrijuesi,shkrimtari,poeti,bën përgjithesime të tipave ,nëpermjet personazhet artistike,e krijon figurat artistike,bën portete e i ngarkon me ndjenja emocionale dhe me veshje artistike.

Letërsia artistike,dallohet nga përshkrimet e thjeshta,rutine ete rendomta,si ajo vajza qytetare e fshatare e zakonte,kur behet Nuse .A s'është Nusja,që me veshjen ,vellon,fustani,zbukurimet, flokët,stolirat e te tjera,bie në sy të tërheq me bukuritë e saj, është e veçantë,e tillë është krijimtaria artisike,...

Personazhet artistike veprojnë në situata e në mjedise të ndryshme,me përshkrime të qendisura mozaike të fjalës e të shprehjes së mendimit,të shoqeruara e ngarkuara me stolira  e bukurira,si figurat letrare,epitete,sinonimet,krahasimet,metaforat,personifikimin ,hiperbolat,fabula e të tjera pa mbarim,në prozë e në poezi, të pasuara me vargun,që është  pentagrami muzikor i letersise,me rokjet,theksin,muzikalitetin ,strofën,dhe me figurat e mësiperme.

Pra krijimtarine artistike letrare jo vetëm e dallojmë fare thjesht nga vjershërimet gojore,bejtet, rëfimet e kallzimet e thjeshta gojore,megjthese dhe këto kërkojnë e shprehin artin e tyre të krijmtarisë popullore e cila është e papërseritshme,por asaj duhet ti mëshojmë me penelin e piktorit,me të gjitha njgjyrimet,me akordet muzikale,që të jetë një simfoni melodioze e fjalës së shkruar,e frazës e shprehjes së mendimit njerëzor e shoqëror.

III-Gjenialiteti e talenti në krijimtarinë letrare, buron nga "muza" ddhe pasioni

Fantazia është shkalla e lartë e mendimit,e jeton në çdo tru njeriu,në çdo individ,nuk mund të bëjmë përjashtime,kështu e ka krijuar natyra njeriun ,trurin e tij.Por mënyra e shprehjes së saj  me fjalë të figurshme ,eshte tipar themelor i saj,thelbi i fantazise,dhe kjo prap varet nga shkalla e zhvillimit të intelektit.

Le t'i marrim ëndërrat si pjesë e fantazisë në perudhën e gjumit.,si proçese të përpunimit,nga programimi i tij .Pa hyrë prap psikollogji së atje shpjegohen shkencërisht.Po të trgohen ato thjesht,ashtu si shohim nuk është krijimtari letrare,por një rëfim i thjeshtë ,megjithëse dhe ato në vetvete mbartin krijimtarine te mirefilltë letrare.

Ktëu fillon ajo që në termin letrar quhet "Muza" e krijuesit e shkrimtarit.Këto ënderra të natës ,sic mund t'i therresim ,trokasin në mes të ditës në çdo kohë,në mendjet e krijuesit,pra një ëndër me sy hapur,në mes të ditës,në gjuhën popullore.

Talenti lind,si çdo gjë  tek truri i njeriu i porsalindur,"tabu la rasa" një shprehje latine,letër e bardhë.Megjithëse thonë se trashegohet  në gene,le ta pranojmë dhe ketë.Por talenti rritet, formohet,arrin kohën e pjekjes dhe pastaj ai bëhet burimor,ashtu si dalin fjalët nga goja e një njeriu të thjeshtë,ashtu rjedh krijimtaria e talentit.Tejëtr  është ajo që talentet duhen zbulura dhe inkurajuar.Brenda këtij talenti qëndron ajo perëndesha e krijimtarisë,"muza" e famshme ,që krijuesi derdh vlera  e psauri të papërsëritshme letrare artistike.

Pra talenti edhe krijohet në jetë gjatë përvojes së gjatë letrare,bëjnë perjashtime artistike gjeniale ,genitë.Dikur kisha lexuar në rininë e hershme romanin serial e voluminoz të shkrimtarit amerikan Teodor Daizerit "Gjeniu",i cili përsakohe ishte i ndaluar e  futej në listën e librave të verdhë.Perveç subjektit dhe fabulës ,historisë imtime të jetës së personazhit  hero të librit, Gjeniu,aty kam mësuar, jo vetëm  se kush është Gjeniu i vertetë,por  se shkrimtari  përshkruan se si gjenitë formohen në jetë,veç talentit të lindur,dhe ata i kalojnë permasat e krijimtarisë dhe veprës së tyre,të krahasuar  me një krijues te thjeshtë,dilitenat amator.

Me këtë dua të perifrazoj se çdo krijues është i prirur të shkruajë e ka "vizë"' e krijimtarisë  të lirë, për të derdhur pasionin e ndjenjat e tij në letër,le të provojë,suksesi arrihet në rrugën e gjatë të krijmtarisë.Ashtu siç kanë qenë dhe provuar shkrimtarët  dhe artistet që  sot janë berë famozë të medhenj,kollose e korifej te letërsisë shiqipe e boterore, si dy apostujt  letrarë të kombit tonë Ismail Kadare dhe Dritero Agolli ,me shpresë që Kadareja këtë vit të jetë në listën e parë të kandidaturës për çmimin "Nobel",që do të ishte nderi dhe krenaria për kombin tonë.

Pa përmendur listen e gjatë emerore te shkrimtareve të tjerë,pra kanë qenë më parë kaldaist e të tjera,pra bënin punët më të rëndomta, kur  nisi  rugën krijimtaria  e tyre,si ajo e Odisese,nje kalvar i mundishëm  vuajtjesh,por me pasion vullkanik që mund dhe malet.

Nga ana tjetër dua të pohoj ,se në krijimtarinë artistike ndeshim edhe krijime apo vepra letrare të rendomta nga autorët me pervojë letrare se sa të rinj,të cilët të shyrë nga "gara" ,egoja e fryrë e  numërit shumës së titujve të botimit të tyre.Siç shohim e lexojmë  në websitet letrare  e sdiomos në facebook, që (autorë e poetë të talentuar),per hir te emrit te tyre,hedhin për ditë nga dy tre vjersha në ditë sikur i shtyn njeri me vrap , që poezi ,u thënçin,duke u mjaftuar e knëaqur, me marjen e komenteve e komplimete nga dashamirësit e tyre të shumtë,që shumica ja bejnë komentin vetëm për respekt të emrit.Kjo e dëmton jo vetem talentin në terësi ,jo se ja zbeh emrin e tij,por bën që veprat,krijimet e tij,ti largohen lexuesit, por më shumë dhe fondit të pasur të krijmtarisë artistike letrare.

Le ti lemë krijuesve të rinj fushë të hapur,të provojnë talentet e pasionet e tyre,qoftë edhe të çastit siç shprehen ata vetë me modestinë e tyre.

IV -Mjeshtëria letrare,zanat i artistit,perfeksoin i artit...

Letërsia është arti i bukurisë,i shprehur me fjalë..Cdo profesion kërkon mjeshtërine e vet.Arti kërkon edhe ai mjeshterinë  e gjenialitetin  e tij.Kjo mjeshteri është në një shkallë më të lartë,pra mjeshtëria artistike.Si e tillë ashtu si një shkencë ka ligjetë saj . Letërsia si pjesë e artit,ka regullat e normativate e saj.Mund të kesh talent,me nje muzë të natyrshme,por nëqoftë se nuk zotëron mjeshtërine letrare,jo vetëm "abc" e saj ,por me gjer e më, e thellë,pra nëqoftese nuk njeh Metriken,teorienë e mjeshterinë  e poezisë,të strofes ,të vargut,të rrokjes ,të rimës,ajo do të jetë një vjershë që do te çalojë,kjo ndodh edhe në talentet e rinj,por keto jane dhe "lapsuse" i të vjetërve.

Pra i mungon arti,si njeri pa zemer ,pa shpirt.Mjeshtëria mësohet  edhe në jetë jo vetem në shkollë . Si të thuash që një njeri ka talent në muzike,si i themi në gjuhën popullore ka vesh muzike,por nëqofte se nuk njeh,solfezhin, teorinë e muzikes,nuk mund ti kape notat me elementaret në një orkestrim,,akordet,çelsat muzikore,pra më thjesht si në lëndën e gjuhës, pra mund të dish të lexosh por nuk shkruan dot ...

Model në krijimtarinë time ,kam  pasur ish pedagogun tim  të letërsisë në shkollën e lartë,poetin essesit,mjeshtrin artist të  vargut e të poezisë, prof.Vangjush Zikon. Ai përveç që jepte lënden e tij me pasion  studneteve,ai ua mësonte dhe zanatin e të shkruarit (në grup kisha disa shokë e studente që u benë krijues  të mirëfilltë,si B.Fejzullai, N. Morava e te tjerë).Duke na folur për autoret ,shkrimaret,fliste e tregonte edhe diçka më shumë nga pervoja e tij ,pa përmnedur unin, se  ai është tepër modest.Më shume fshinte me fshirsen e lapsit të tij kur krijonte, se sa shkruante.Po ti lexosh poezitë apo kriimet e tij ,ato janë  perfkte nga ana e mjeshterisë aritstike,metrika dhe estetika e krijmtarise tij , mendoj mbetet shembull,model mendoj për të gjithë krijuesit

Kur janë shkruar dramat,komedite ,tragjedite e para,të antikitetit,Eskili,Erupidi,Sofokliu e deri Sheksipri,ata nuk kishin mësuar ndonjë pervoje apo mjeshtri,por kishin parimet e tyre,regullate e tyre, qe keto u  benë,shkollat e sotme,  u materiaizuan ,dhe krijuan ate qe ne sot i themi teori ,mjeshtri.E kam provuar vete te shkruaj disa drama,eshte shume veshtire per krijuesit,duhet t'i vesh personazhet si gurë shahu në tavoline,siç bënte Tolstoi kur shkroi romanet epope ,por s'kam patur sukses.Daramaturgët e rinj të  sotem,veç talentit te tyre specifik ne ketë zhanre special, do te nenvijoja,profilzohen në shkolla e në kurse speciale.

Kam parasysh poetin e madh e të talentuar korçar,dramaturgun Skënder Rusi,kolegu e shoku ynë që e noh nga afer,bashkefshatar e kolege,mesues letërsie  në një shkollë.Pasi kish shkruar disa drama e kish pasur sukses ne publik, në venien në skenë nga teatri AZ.Cajupi Korçë,u specializua  me tej  edhe në nje shkollë në Kajro, Egjipt.Dramat e shkruara pas kësaj periudhe ,ishin ndër me të mirat e fituan çmimin të parë në konkurset letrare kombëtare.Pra talenti,mjeshtëria në krijimtarinë e dramës u  ngrit në nje shkallë me të lartë.

Me talente e reja në shkollat ku kemi dhenë letersinë, e kemi filluar msëimin e mjeshtërise letrare qe me rrethet letrare.Atje i mblidhnim talentet e reja,nxenesit, e i stervitnin  e i instruksionim, si të krijonim me bukur.Mbaj mend se per disa vite i kam drejtuar ato ne shkolla të ndryshme dhe nxenesit ,kanë persosiur talentin jane bere poete te mirefilltë,nuk po i permend emrat,se është mburje,le ta thonë vete ata ndonjherë por mos i dëgjoj unë.

Talenti dhe mjeshtria janë në raport me njera tjetrën e të ndërthura,nuk mund t'i shkëpusim ato, se të dyja ecin bashkë drejt mjeshterisë, si vëllezerit siameze...

V -Përvoja letrare,fitohet gjatë shtratit  së krijimtarisë,ajo është një shkollë më vete..

Përvoja letrare artistike na ka mësuar në rrugën e saj të gjatë,se ajo përbën një mjeshtëri më vete,

si për mënyrat e metodat e të shkruarit të krijimatarise artistike në prozë ,poezi a në dramë,të servirjes të saj  tek lexuesi ,që nga ai më i thjeshti e deri më komodi,si dhe në qendrim kritik e të korigjueshëm të çdo krijimi të mirëfilltë.

Në prozë, do të përmendja se perfeksionimi ka aritur kulmin,sot është koha e prozës artistike,pra poetike,këtë e  kërkon koha e sotme që evolon me shpejtësinë   e madias elektronike deri tek lexuesi.Jo më prozë te rëndomtë,gjtihnjë e bukura është tërheqëse dhe asimiluese e shpejt ate e dashurojne te gjithe.

Tedenca e sotme  bën që stili i të shkruarit  te koncentrohet,kërkohet të jetë i shkurtër,por me mjeshtëri artistike.

Do ta vija theksin në vlerat e pasura letrare artistike të letërsisë expresse,"to go",ne anglisht ,nje idiomë e jetës së përditshme në të gjitha aspektet e mendimit e të veprimit,sië do të quajmë krijimtarinë e shkurtër letrare,të tilla  janë:-  esse-të,aforizmat,proverbat,anekdotat,fabulat,skicat,portretet, e tjera,që janë të preferuara për lexuesit dhe shumë tipare krijuese. Specialistë të profilizuar në këto zhanre,duke na dhënë mendimin e tyre krijues të koncentruar,të sintetizuar në pak fjalë erudite apo fraza kuptimplote që percjellin mesazhe jetësorë dhe filozofike,duke poiseduar me lexuesin e duke i shlodhur me një gjimnastike të shpejtë të trurit.

Në poezi shtrohet imidiate domodoshmeria e perfeksionimit te mjeshtërise artistike,alternimi i saj i klasikes me modernen,në metrike e stilistike.I tillë mendoj të jetë edhe vargu,rokëzimi,dhe më shumë se kushdo "Rima" si çelësi i poezisë në varg si një ekuacion algjebrik, apo miidis vargjeve në strofa,ajo mbetet themeli i saj.

Midis saj ka dhe alternativa ,të vecënta,ku shkruhet në vargje me rimë te thyer( pa regullsine klasike,te rimes ne find te vargur ne rrokjen e fundit apo ne zanoren e fundit)),apo pa rimë ,me një rimë të brendshme,për të cilën shembull jo i mirë,i shkelejes se regullit ei bukurise,janë disa vjershat e mija,duke i mbuluar me ngarkesa emocionale apo me muzikalitet të rrokjeve.

Ose vë re në krijimtarinë  të krijuesve të mirefillte, poetë të talentuar, të vjetër e të rinj,që shpesh në vargun e bukur e briliant,i shpëtojne ,mendoj "lapsus" të tilla do ti quaja,p.sh.,vetëm nje rast te thjeshtë,e fillojnë vargun me lidhezën "dhe",i cila stonon e rëndon vargun ,shton rrokjet pa vend ,dhe e ul muzikalitetin.Lidhëza "dhe " si si pjese e pandrysheshme e ligjerates(term gramatikor) sherben per te lidhur fjalet,togfjaleshat,idiomat dhe frazat ,ka funksion gramatikor jo leksikor,e jo per te lidhur vargjet,e te shumta si keto.

Duke gërmuar nëpër kthinat e poezisë,zbulon të fsheta  që korigjohen thjesht,dhe  bëhen mësim,grumbullim ,pasurim i përvojes letrare.Shpesh për hir të fabules tregimtare te poezise,ne eto epike-historike,vjesha poezia rëshqet në një prozë poetike,që po ti vendosesh vargjet në resht, ato formojne fjali të mirëfillta ,fraza shumë të bukura letrare.Kjo me shpëton jo vetem mua,por dhe poetë me pervojë, paçka se nuk duan ta pranojnë se i mundon egoja e të qenit "famos" duke qene gjithnje ne pozitat e mesuesit,të pakorrigjueshme...,Gjthçka po e nis nga vetja,nuk po mar shembuj nga poezitë e kolegeve te mij, jo se nuk jam kritik letrar ,por  me shume ato jane me te bukura se të mijat

Vargu dhe rima( theksi fundor i fjales) në lidhje organike brenda një strofe ,mbeten si shtyllat të patundshme të panteonit ne poezi,kësaj duhet t'i qëndrojmë besnikë dhe me fanatizëm letrar,se po u gremisën ato,nuk kemi të bëjmë me poezi.

Në gjininë e dramës ,komedisë dhe të tragjedisë,pervoja letrare e krijimtarisë është më se domosdoshme ashtu siç është primare,njohja e përvetësimi i mjeshtërisë profesionale,në ndërtimin e batutave,të krijimit të personazhve  e të situatave në veprim,dhe të dhënies të fabulës dhe vetë subjektit,përmbajtjes, të  saj nëpërmjet dialogeve e replikave.

Mjeshtëria artistike dhe përvoja letrare nuk është absolute.Mjafton ndonjherë vetëm pasioni dhe ndjenja e fortë dhe humane e plot emocionale ,bën qe të hidhen në letër krijimtari perla,shumë të bukura,me vlera të pakrahasueshme .Do të bëja  dhe një përjashtim se dhe vetë ligjet shkencore kanë perjashtime.

Më befasoi këto kohë leximi i komenteve të një libri me shumë interes nga dashamrirësit e shumtë lexues të thjeshtë e shkrimtarë , me autore një "shkrimtare amerikane".Provonte,krijonte për herë të parë,ishte libri i saj i pare,dhe  a e dini se cila ishte shkolla dhe puna e jetës së saj,prostitute....Pra mjeshtëria dhe përvoja e krijuesit qëndron tek ajo ,se sa pasuri vlerash artistike hedh në veprën artistike,ne krijimet letrare dhe sa gjurmë lenë ato tek lexuesit dhe tek jetëgjatesi kohore.

Më kanë lënë mbresa të pashlyera në arkivin e memories time,disa krijime artistike të shkruara  kohët e fundit me mjeshtëri artistike dhe me bukuri letrare e ndjenjë të thellë emocionuese shpirtërore, që mbajnë firmën e krijuesëve  të nderuar si ato Ali Podrimja, Agim Shehu ,Jusuf Buxhovi,Namik Selmani, Josif Gegepriftit, Luan Xhulit, Kosta Dukes, Agim Bacellit, Edmond Shallvari ,Thani Naqo,Ligor Prifti ,Vepror Hasani ,Demir Gjergji,Kosta Nake,Fatmir Terziu,Fiqeri Shahinllari,Vullnet Mato ,Musa Jupulli,Hysen Kobellari ,Petro Dusharit ,Skender  Demolli  ,Perparim Hysi ,Skender Kodra ,Alfred Maloholli ,Koço Sterjo, Hyqmet Haskos, Fuat Femeli, Nehat Jahiu,Gezim Lodja,Piro Minella Miliona ,Sokrat Habibaj,Hysen Cifligu,Miri Metolli,Oltjon Nebiaj,Bledar Agastra,Gezim Manelli, e të tjere si dhe të krijueseve  të nderuara Raimonda Moisiu, Merita Maccormack ,Elko, Ermira Babamusta,Jorgjeta Gjançi , Aida Bode, Bukurije Bushati ,Teuta Tabaku,Kozeta Zylo,Alili Dase, Flora Kopella, Albana Subashi , Lumturi Bersava Ymeri,Anila Dorihu,Valentina L.Plaka,Tatjana Elmazi,Valbona Luiza Mece,Briliana Shaova Shkrimtare,Bela Metolli, e te tjera, nje liste e gjate emrash dhe krijimesh.

Sjellja e risive e dukurive të reja në krijimtari pasuron, jo vetem mjeshterine letrare por dhe fondin e artë te letersise sonë kombetare.Një rast tipik mendoj se ështe libri i fundit,pasi më ra në dorë iu ktheva për  së dyti, i gazetarit të afirmuar të TVshqiptar Virgjil Kule,me titull"Gjergj Kastrioti Skenderbeu-Kryqtari i Fundit "që ka bërë jehonë sot edhe në letersinë botërore, por dhe janë bëre  studime komente me vlerë,qështojnë krenarinë e letërsise tonë kombëtare në opinion botëror,pas shumë studimesh dhe libra shkruara per të nga pena të arta si ajo e Kadaresë,Sabri Godos e të tjere.

Libri është me të gjithë kuptimin e fjalës “unik”,jo vetëm në përmbajtje por edhe në formë,duke e rivokuar historinë e lavdishme te popullit tonë per liri të patjetërsueshme,nëpermjet figurës të pamohueshme të Heroit  Kombëtar, pasi e tregon Skënderbeun ndryshe nga sa e njohim deri më sot ne shqiptarët.

Në këtë libër, i cili do ta ndryshojë një herë e mirë perceptimin mitik që kemi për Skëndërbeun, figura e tij shfaqet reale, njerëzore, inteligjente dhe dinake.

Tek “Kryqtari i fundit”, Skënderbeu nuk paraqitet më si një i pashpresë që bredh lart e poshtë me shpatë në dorë në mbrojtje të oborrit të fqinjëve, duke sakrifikuar gjakun e popullit të vet, por si një gjeni i mendimit dhe i vevprimit,tokësor, si një diplomat dinak, i cili gjatë gjithë jetës së vet qëndroi një hap përpara kundërshtarëve dhe shfrytëzoi aleancat deri në pikën e fundit.Libri lexohet me një frymë e s'të lëshon nga dora,duke lenë gjurmë të pashlyeshme tek lexuesi, nje prozë poetike,pasi gërshetoht e vërteta histroke me lirikën letrare e jetësore,dhe është i bindshëm dhe i besueshëm ,pa ekivioke, për ëdo lexues ,sikur njgjarjet  dhe skenat zhvillohen sot, para syve tanë.

Duke veçuar një krijm të fundit të Vjollca Tikut,strofat e  mëposhtme me vargje brilante, "Zemër ëndrre":

Sikur të shndërrohesha në një shport trëndafilash,

gjithë parfumin e kuq erëmirë ,

me frym ere ta shpërndaja ,e krahë bilbilash ,

në këmbanëza të ëmbla dashurie , dridhërim.//

//Sikur të shëndrohesha në vesë të kristaltë,

në kupë të hënës do të pija ,

do bija lehtë në çdo petal ,

në buzë lulesh do ta puthja poezinë.//

Në mbyllje të këtyre reshtave ,nga përvoja ime letrare si një krijues modest,por më shumë si një nxënës i etur e i aposionuar pas letërsisë artistike ,mik dhe shok jete i librit, dhe i të mësuarit të mjeshtërisë letrare,po i përcljell me një mesazh lapidar,për të gjithë ne krijuesit të vjetër e të rinj, të shkrimtarit arvanitas,nga i cili kam lexuar këso kohe ,materiale nga krijimtaria letrare artistike  brilante e tij  në shqip, Aristidh P. Kola ,ku shkruan nje meszh, si një testament trashëgimie:

-Letërsia është shtylla e një Kombi. Pa Letërsi nuk ka Komb."

Në këtë hulumtim  modest ( përmbledhës dhe i shkurtuar),disa vjeçar,jam munduar të jem origjinal në mendime e në frazë duke iu shmangur teorizimeve e kopimeve,pas një studimi të gjatë,për të përcjellë tek lexuesi i thjeshtë dhe tek talenti krijues, disa grimca nga rruga e gjatë e pafund e krijimtarisë letrare,nga shkolla e madhe e përvojës jetësore.

shator 2012

Luan Kalana



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora