E shtune, 20.04.2024, 01:10 PM (GMT+1)

Mendime » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Nga 1912 –ta deri te Ohri

E merkure, 03.10.2012, 09:00 PM


100 vjetori i  çlirimit të Shkupit dhe shpalljes së  Pavarësisë  së Shqipërisë

Nga 1912 –ta deri te Marrëveshja  e Ohrit

Nga Prof. Dr. Reshat Nexhipi

Sqarim i shkurtër

Fillova me Shkupin e jo me Vlorën, për dy shkaqe kryesore. E para , iu përmbajta rendit kronologjik, sepse  çlirimi i Shkupit  ndodhi  para  shpalljes  së Pavarësisë   dhe  për shkak  se disa historianë të kësaj ane,  janë të mendimit që shpallja në fjalë duhej të ndodhte në kryeqendrën e vilajetit të Kosovës, pra në Shkupin e çliruar, kurse disa madje shkojnë aq larg  saqë përdorin fjalën e urtë :”Kush luftoi, e kush fitoi”,,     me të cilën unë vetëm  pjesërisht pajtohem. Psenë e kam elaboruar detaisht në një shkrim të mëparshëm që ndodhet në internet.

Renditja e ngjarjeve

(Kronologjikisht dhe ”telegrafisht”).

1912- Çlirimi i Shkupit nga shqiptarët dhe Shpallja e Pavarësisë në Vlorë.

1913- Kryengritja antiserbe  shqiptare në Maqedoni, me qendër në Dibër, e njohur edhe si Luftë e tretë ballkanike, njohja e Pavarësisë së Shqipërisë  nga ana e Fuqive të Mëdha në Londër

1914-Sundimi  6 mujor i Princ Vidit në Shqipëri, kryengritja  e ashtuquajtur

e  Haxhi Qamilit  për të kthyer regjimin osman    sulltanit në Shqipëri etj.

1915-Traktati i Fshehtë i Londrës vendos coptimin e Shqipërisë, duke shkelur vendimin e v.1913, i sjellë po në atë qytet.

1916- Krijimi i Autonomisë së Korçës me në krye Themistokli Gërmenjin,

ish pronar i hotelit historik ,,Liria,, në Manastir, ku u mbajt Kongresi i Alfabetit

1917-Pushkatimi i Themistokli Gërmenjit në Selanik nga ana e forcave franceze, i akuzuar padrejtësisht nga grekët  për agjent i Austro-Hungarisë  etj.

1918-Kongresi  i Durrësit  demaskoi Traktatin e Fshehtë  të Londrës për coptimin  e Shqipërisë dhe solli vendim për Shqipëri të pavarur. Në Shkodër krijohet ,,Komiteti i Kosovës,,  me në krye  Hoxhë Kadriun,  Hasan Prishtinën, Bedri Pejanin, Bajram Currin etj.

1919- Konferenca e Paqes në Paris, e cila një vit më vonë, si rezultat i luftës së  shqiptarëve të cilët  larguan   Italianët  nga ky qytet  etj. pranoi pavarësinë e Shqipëpërisë. Në Konferencë  merrte pjesë e vetmja femër-Parashqeva Qiriazi nga Manastiri. Në Shkup krijohet Xhemieti (Bashkimi), zyrtarisht  si  Parti Politike  e Myslimanëve, kurse në realitet ishte parti e shqiptarëve  në Jugosllavi me në krye  Nexhip Dragën  dhe patriotë të tjerë.

1920-Kongresi i Lushnjës  rrëzon  qeverinë e Durrësit, miraton ligj themelor të shtetit të ri, Tiranën  e bën kryeqendrën e Shqipërisë  etj.

1921-Krijimi i Parlamentit të parë në Shqipëri, në të cilin, disa vite me rradhë, si figura kryesore ishin Ahmet Zogu dhe Fanoli.

1924-Kundërshtarët e Zogut i kryen  atentat, duke e plagosur gjatë hyrjes në Asamble, gjë që rezultoi me dorëheqjen e tij. Pra, sipas zogistëve,  vrasjet  i filluan  fanolistët, të cilët erdhën  në krye të vendit, por vetëm disa muaj, sepse përsëri fitoi Ahmet Zogu .

1925-1928.  Në vitin e parë shpallet Republika shqiptare, me në krye Ahmet Zogun, i cili   në vitin  tjetër shpalli  Mbretërinë, duke  e ngritur  Shqipërinë

nga një vend i prapambetur në një shtet të emancipuar.

1935-Ahmet Zogu, gjer në këtë vit, kishte lejuar  ardhjen e rreth 3000  shqiptarëve të Kosovës, të cilëve u dha edhe prona shtetërore  si dhe kishte protestuar  për shpërnguljen e çamëve nga Greqia për në Turqi etj.

1938-Marrëveshja Turko-jugosllave për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi

e cila u pengua për shkak të fillimit të Luftës së Dytë Botërore.

1939-Pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste, që zgjati gjer në shtator 1943

1941-Krijimi i Partisë Komuniste në  Shqipëri .

1942-Krijimi i Ballit Kombëtar i cili nuk pajtohej me PK  e udhëhequr nga këlyshët e Beogradit. Kryetar u zgjodh djali i Abdyl Frashërit, Mitat Frashëri, ish kryetar i  Kongresit    Alfabetit në Manastir, më 1908.

1943-Mbledhja e Mukjes, afër Krujës, solli  vendime në favor të  çështjes kombëtare,  por meqë  nuk i  shkonin për shtat  Enverit dhe Titos, u  anulluan, gjë e cila  shkakëtoi luftën vëllavrasje në Shqipëri. Në afërsi të Tiranës krijohet Legaliteti, në krye me zogistin  Abaz Kupi,  mbahet Lidhja e Dytë e Prizrenit me Rexhep Mitrovicën kryetar etj.

1944-Në Maqedoni Svetozar Vukmanoviq Tempo-zagari i Titos, krijoi Brigadën e Katërt Shqiptare, me qëllim që të nxiste vëllavrasjen, gjë që edhe ndodhi dhe që la pasoja edhe sot e kësaj dite

1945-Këshilli i parë  ekzekutiv i Shkupit, përbëbëhej nga10 maqedonas, 5 turq,1 vlleh dhe 1 rom, pra asnjë shqiptar! Rast dhe shembull tipik për qendrimin e pushtetit ndaj shqiptarëve, edhepse marrëdhëniet e Maqedonisë  me Shqipërinë ishin të shkëlqyeshme (Mund të merret me mend kur këto marrëdhënie, më 1948 u prishën!!). Ndodhi vrasja masive e shqiptarëve në Tivar, kurse në Shkup themelohet Organizata Nacional Demokratike Shqiptare- ONDSH.

1946-Dy kryengritje antikomuniste në anën e Shkodrës, sidomos ajo e Postribës  me në krye Jup Kazazin etj.

1949- Në Paris  krijohet “Bashkim i diasporës antikomuniste shqiptare,,.

gjegjësisht Komiteti Kombëtar “Shqipëria e Lirë”,me në krye Mitat Frashërin, Abaz Ermenin, Abaz Kupin, etj....

1968- Demonstratat masive në Kosovë e Tetovë etj.

1969- Hapet Universiteti i Prishtinës.

1981- Demonstratat masive në Kosovë etj.

1989-1990 - Autonomia fragjile e vitit 1974 morri fund, krijohen  Partitë politike në Kosovë, Maqedoni etj

1990- Demonstrata  masive në Kosovë, miratimi  i  Deklaratës Kushtetuese

për  pavarësinë e Kosovës .

1991- Referendumi  për shpalljen e Republikës së Kosovës, demonstrata  në Strugë me parullën  Duam shkolla shqipe!”. Hapen dy gjimnaze ilegale në anën e Strugës dhe Kërçovës

1992- PPD-ja shpalli  referendumin  për  autonomi teritoriale-politike të shqip-

tarëve të Maqedonisë, pra  aktualizoi  çështjen e  federalizimit  etj.

1998- Forcat  e  UÇK-së zhvillojnë  beteja të ashpra dhe të përgjakshme   me ushtrinë dhe policinë serbe në disa vise të Kosovës.

1899- Masakra serbe në Reçak dhe Rambujeja sollën bombardimin e forcave serbe  nga ato të NATO-s, më 24 mars, të cilat  zgjatën 74 ditë dhe  larguan ushtrinë serbe nga Kosova.

2001-Falë luftës heroike të UÇK-së në Maqedoni si dhe rrezikut për të rënë Tetova, Shkupi, Kumanova etj, në duart e UÇK-së, pala   sllavomaqedonase, e detyruar edhe nga faktori i jashtëm, u pajtua me Marrëveshjen e Ohrit e cila kishte për qëllim barazimin e plotë midis shqiptarëve dhe maqedonëve, por  që, fatkeqësisht, nuk po realizohet nga njëra  pale, duke përdorur thënien popullore: ,,Kalova dimrin, nuk më nevoitet më guna,, por duke haruar se dimri përsëritet…

Në vend të përfundimit

Disa herë kam shkruar dhe po e përsëris që Marrëveshja e Ohrit nuk ishte e sinqertë nga ana e palës sllavomaqedonase dhe si  të tillë e kam krahasuar me fejesat e ndonjëhershme të dhunshme dhe se për këtë, fajtore është edhe pala shqiptare që nuk e  kuptoj dot këtë dhe  nuk  e shfrytëzoj rastin e volitshëm për të ”caktuar  ditën e  martesës”, prandaj dhe kjo e dyta asesi të ndodhë dhe ska kurrë për të ndodhur. Poashtu kam shkruar se mosrealizimi  i implemetimit të ,,Marrëveshjes,, në fjalë, qendron edhe në rivalitetin midis elitave tona partiake, të cilat anashkalojnë interesin kombëtar. Madje, ka zëra që thonë, me shaka ose seriozisht, nuk e di, që, çështja jonë nuk zgjidhet dot për shkak se  në Maqedoni paskësh më tepër spiunë-kodoshë, se sa njerëz të ndershëm, prandaj dhe, sipas tyre, do të ishte mirë sikur të krijohej një parti e re spiunësh ose kodoshës që do quhej PS ose PK (që ka edhe njëçikë nostalgji!) dhe se për t u dalluar nga dy partitë e Shqipërisë, të shtohet germa M ,me  ngjyrë të zezë, me qëllim që, sipas tyre, në se emri  i këtij shteti, larg qoftë, ndryshon, M-ja do të ketë kuptimin merum! Por ka historianë që nuk pranojnë idenë e krijimit të një partie të tillë, sepse  i përmbahen fjalës së urtë popullore: “Tradhëtarit nuk duhet besuar sikur të vinte edhe b…n në zjar”.

Përshëndetje dhe sukses,

Reshati,

(nga ”Meka,” shqiptare)

-----------------------

-Për ZSh-në, nga redaktori ynë në USA, Zeqir Lushaj-



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora