E merkure, 17.04.2024, 12:42 AM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Prof. Lirim Muhaj gabon shënjestër

E merkure, 03.10.2012, 07:45 PM


Prof.  Lirim Muhaj gabon shënjestër  -ose Absurdi `c`me duhet mua se cfare bej une`

Nga Pirro Prifti

Në shkrimin e Prof. Lirim Muhaj  `I përndershmi Janullatos dhe “hajduti” At Nikolla Marku` të botuar me dt. 2 tetor 2012 tek gazeta SOT (por që i përgjigjet një shkrimi të KOASH-të Gazetës Shqiptare?!), ka gabuar rëndë shënjestrën,  gjë që nuk është e zakonshme për një Profesor të rangut të tij.

Gabimi i shënjestrës së Profesorit të nderuar ka qënë tip me një `gur vras dy zogj`, por në fakt guri  ka rënë (pa dashje) në kokën e Profesorit.

Përse? do të lindi pyetja.

Së pari sepse I nderuari Profesor Lirim Muhaj ka marrë në mbrojtje një `hajdut të vogël` dhe thotë si pa dashje  ; ..hajdut është por nuk ka vjedhur ndonjë gjë të madhe sepse Greqia ka vjedhur tokat shqiptare…`, pra , me fjalë të tjera: `..le të  vjedhë  e shajë  sepse e mbrojme ne `Profesorët` e politikës dhe historisë shqiptare.. `.

Po c`Jë këto krahasime koti i nderuar Profesor, - dhe, e c`lidhje ka akuza për vjedhje ndaj At Markut e ngritur nga Institucioni i KOASH ndaj tij me problemet historike të Shqipërisë me Greqinë?

Po c`lidhje kanë i nderuar Profesor, akuzat ndaj At Markut të ngritura nga institucioni i KOASH  me problemin e pellazgëve?

Po c`lidhje kanë i nderuar Profesor , akuzat ndaj At Markut ngritur nga Institucioni i KOASH me Shën Kozmain e Etolisë? I cili erdhi në një territor kur nuk kishte as Shqipëri dhe as Greqi? Apo jo?

Nga  shkrimi Juaj, I nderuar Profesor Lirim Muhaj , del se juve ose  ju ka orientuar njeri për të ngritur shpifje dhe akuza ndaj Drejtuesit të KOASH,  Prof. Janullatos dhe vetë institucionit KOASH duke drejtuar me matur komunitetin ortodoks, ose ju e keni marrë kot fare gradën e Profesorit - duke parë inkoherencat e mendimit tuaj të shprehura në fraza të paqarta dhe krejt pa lidhje me titullin që i keni vënë shkrimit.

Po , pse mor I nderuar Profesor Lirim Muhaj, e ka fajin Janullatos që ka ardhur në 1992 dhe ka 20 vjet rresht  në Shqipëri, -për problemet historike të paqarta mbi prejardhjen e Pellazgëve?

Po pse mor I nderuar Profesor Lirim Muhaj, c`lidhje ka Eposi i Homerit - me Kryepeshkopin Janullatos dhe KOASH?

Po pse mor I nderuar Profesor Lirim Muhaj, c`lidhje ka Pisistrati që ka folur shqip - me Kryepeshkopin Janullatos dhe KOASH?

Po përse more I nderuar Profesor Lirim Muhaj, c`lidhje kanë gomarrllëqet e tipit që shkuani ju: …`Përvetësuat emrat e maleve, pyjeve, qytetet, tempujt, perënditë, shkencat. Edhe sot gjithë shekujt që pasuan nga vitet 700-600 para Jezuit, vazhdoni t’i vidhni e t’i shfrytëzoni çdo element të kulturës pellazgo-ilire dhe çdo gjë që është bërë nga popujt që formonit perandorinë bizantine dhe i keni vënë etiketën “made in greece”. Niveli juaj shkencor besoj se do t’u ketë afruar tek e vërteta se sa është raporti midis asaj që përvetësuat nga kultura pellazgo-ilire, nga ajo që lulëzuat në shekujt V-IV para Krishtit. Për kujtesë, nga përvetësimet e kulturës bizantine bie në sy më shumë shqiponja e Zeut, e Pirros së Epirit, e Skënderbeut dhe e shqiptarëve të sotëm, e cila pasi u bë simbol i Bizantit, u përvetësua dhe u bë krenari për rusët, serbët, gjermanët. Nuk jam në moshë të re të më mposhtë nacionalizmi tipik ballkanas dhe përvetësimi grek, por letrat s’kanë karakter shkencor ndaj s’përdora referenca për çka u shkruajta më lart e më poshtë…..`-  -me Kryepeshkopin Janullatos dhe KOASH?

Po pse ore i  nderuari Profesor Lirim Muhaj, Kryepeshkopi Janullatos dhe KOASH e ka fajin se shqiptarët nuk e kanë gjetur vehten në Europë por u konvertuan në myslimaneë?

Po pse ore i nderuari Profesor Lirim Muhaj, - e  ka fajin Kryepeshkopi Janullatos dhe KOASH, që Shqipëria u nda në 4 sanxhaqe?

Po pse ore I nderuari Profesor Lirim Muhaj, -  e ka fajin Kryepeshkopi Janullatos, që bejlerët dhe pashallarët  e trevave shqiptare nënëshkruan Kahrarnahme-në më 1878 duke e dërguar në Kongresin e Berlinit, në të cilën nuk shkruhej asnjë fjalë për trevat shqiptare?

Po pse ore i  nderuari Profesor Lirim Muhaj, e ka fajin Kryepshkopi Janullatos për atë që thoni ju se …` Pse u penguan zbulimet arkeologjike në Dodonën pellazgjike, pse u pengua nxjerrja e barkave të lashtësisë, mbytur në detrat e Greqisë së sotme? Në stilin e tyre të ndërtimit, mos vjen gjë era Iliri?..`

Ndjej keqardhje të vërtetë për një Profesor të kalibrit tuaj për të gjitha  akuzat ngritura e të pavërteta nga ju ndaj Kryepeshkopit Janullatos dhe KOASH në shkrimin tuaj; duke vepruar kështu, i keni nder dhe keni justifikuar veprimet e një `hajduti të vogël`- At Marku.

Kështu, apo jo?

Apologji, për një individ që ka ofenduar dhe dëmtuar KOASH dhe Kryepeshkopin ligjor Janullatos, duke e justifikuar me sharje, akuza, shpifje dhe plot pasaktësi historike (për të cilat nuk duhej të kishe titullin Profesor)! Turp Profesor.

Duhet të rishikoni edhe një herë shkrimin tuaj dhe ta tërhiqni ose të kërkoni falje; për mendimin tim- për  gabimet, gafat historike të cilat keni përdorur për të justifikuar dhe rritur kredibilitetin e një të ashtuquajturi `prift at Marku` dhe shokëve të tij anti-ashqiptarë dhe anti-integrim, duke fshehur veprën e tij të dënueshme. Kjo nuk ju nderon.

Për një Profesor si ju, shkrimet tuaja historike do të jenë të vlefshme deri në momentin kur ju nuk do të përdoreni nga politikanët apo nga individë të tjerë që e kanë halë në sy KOASH dhe Kryepeshkopin Janullatos.

Përse nuk merresh i  nderuar Profesor Lirim Muhaj, me Bashkësinë Islame të cilit ju i përkisni se dhe atje ka plot  risi, por e gjeni më  komode të godisni KOASH dhe Janullatos?

Përse nuk merresh I nderuari Profesor Lirim Muhaj me Politikanët shqiptarë dhe drejtuesit e shtetit që kanë mundësuar apo kanë lejuar që Shqipëria të dalë në ankand shitjesh?

Sigurisht nuk ta mban, sepse asnjë lidhje nuk ka KOASH me problemet politike të Shqipërisë me Greqinë, asnjë lidhje nuk ka KOASH dhe Janullatos me Historinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve si puna juaj që,  për c`do budallallëk historik apo politik tonin, kërkoni t`ja vishni komunitetit ortodoks, Kryepeshkopit Janullatos dhe KOASH.

Së dyti shkurtimisht, në këtë shkrim të ulët dhe pa asnjë argument shkencor e aq më pak ligjor, Profesori i nderuar Lirim Muhaj, ka treguar vehten e tij ashtu si nuk ka qënë,  por tashmë- të metamorfozuar dhe të konvertuar në një Profesor klientelist dhe pseudo-patriot.

E them këtë sepse ka qënë dhe mbetet komuniteti ortodoks insipiratori dhe patrioti më i  bësuar i  kësaj Shqipërie të pavarur, 100 vjetorin e të cilës do të festojmë në nëntor 2012.

E them këtë se nuk jeni vetëm ju inderuari Profesor Lirim Muhaj që  respektoni Fan Nolin, por në rradhë të parë jemi ne komuniteti ortodoks që e respektojmë atë përpara teje sepse Noli ka dalë nga ne dhe jo nga sëra juaj, prandaj nuk ka përse të na hiqesh super patriot.

Së fundmi, meqënëse jëni një intelektual i Fierit dhe meqënëse jeni njeri i letrave dhe keni botuar disa shkrime shkencore të cilat i kam lexuar ( por nuk jam në të gjitha dakort), meqënëse keni dhe një gradë shkencore Profesor ju sugjeroj të mos e përlyeni atë gradë shkencore duke mbrojtur At Markun, sepse ai jo vetëm që nuk përfaqëson askënd, por duke hedhur gurë mbi KOASH dhe Kryepeshkopin Janullatos, ka shkelur ligjin, dhe ju I nderuar, mendoj se duhet ta respektoni atë (pra, ligjin).

Mos u mërzisni për punët e Ortodoksisë, KOASH dhe Kryepeshkopi Janullatos janë legjitimë, Autoqefalia është e siguruar, dhe vetëm njerëzit që po ju përdorin - janë armiqtë e vërtetë të Shqipërisë. Sa për ofezat në emrin tim, unë jua kam falur sepse  jam I përgjegjshëm për atë që mbroj dhe nuk ngatërroj historinë-politikat- me fenë, dhe as diskutoj se kush dhe pse është  Kardinal tek kisha Katolike apo kush dhe pse është Myftiu I Tiranës dhe I gjithë Shqipërisë tek Komuniteti Islam. Gjithkush, le të kruhet aty ku I dhëmb, dhe mos e kruaj shpinën e tjetrit pa leje …pasojat dihen. Në Testamentiin e ri ka një shprehje të madhe: `secilit I mjafton trishtimi I ditës që po ikën`.

Shënim. K.O.A.SH –Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora