E premte, 29.03.2024, 12:04 AM (GMT)

Kulturë

Ramiz Dërmaku: Prezantojmë SHKSH-re ''Kadri Zeka''

E marte, 02.10.2012, 05:19 PM


PREZENTOJME SHKSH-re ”KADRI ZEKA” NË NÜRTINGEN-GJERMANI

Intervistoi: Ramiz DËRMAKU

Të gjitha këto shifra që përmendëm dhe shumë të tjera që nuk i thamë flasin për punën dhe sukseset e SHKSH-re” KADRI ZEKA”në Nürtingen.

Dëshiroj që ti falënderojë të gjithë kryetarët, kryesitë e shoqatës dhe antarësinë e gjerë për kontributin e dhënë. Falenderojmë popullin, qeverinë dhe shtetin Gjermanë.

Bota Sot: z.Xhafer Leci, na tregoni kur u themelua SHKSH-re ”Kadri Zeka” ?

Xhafer Leci: SH K SH-re “ Kadri Zeka” është themeluar më 12.09.1992, në Nürtingen të Gjermanisë. Serbia pushtuese në Kosovë kishte pushtetin ekzekutiv, ndersa shqiptarët pushtetin paralel-moral. Beogradi në forma të ndryshme bënte presion dhe ushtronte dhunë, largoi nga puna shqiptarët.

Bota Sot;Çka bënin mërgimtarët gjatë atyre viteve në diasporë ?

Xhafer Leci ;Mërgata punonte pa hezitim për ndërkombëtarizimin dhe çlirimin e vendit tonë si dhe ndimonte popullin moralisht e materialisht që të mos gjunjëzohej para okupatorit.

Bota sot: Kush ishte inisiatorë për themelimin e shoqatës Shqiptare”Kadri Zeka” ?

Xh. LECI: Me iniciativën time, por i përkrahur edhe nga të tjerët nën drejtimin e Xhafer Leci-t, (kryetar i atëhershëm i aktivit të LDK-së në Kirchheim-Teck), u mbajtë një mbledhje në lokalet e ish klubit jugosllav "Bratsvo i Jedinstvo",(Bashkim e Vëllazërim), në Nürtingen-Plochingen Str.14, lokale këto të cilat me fillimin e luftës serbo-kroate 1991, me ndihmën e kroatëve dhe boshnajkëve, me dhunë u larguan serbët. Këto lokale ne, shqiptarët, i shfytëzuam për nevoja tona kombëtare nga viti 1991deri në vitin 1997-të.

Bota sot: Ju nuk kishit lokal t’uajin , mbledhjet, tubimet e SHKSH-re”Kadri Zeka” në fillim i mbanim në lokalin që cekëm më lartë .., pse ?

Xhafer Leci; Po është e vërtetë se aty i kemi mbajtur mbledhjet.., mirëpo më vonë morrëm vendim që tubimet, mbledhjet etj, ti mbanim në lokalet gjermane.

Bota sot: z. XH.Leci : A ju kujtohet mbledhja eparë për formimin e klubit, dhe sa pjesëmarrës ishin në mbledhje. A friksohjeshin mërgimtarët tanë të inkuadroheshin në klubet e shoqatat shqipëtare ?

Xh.Leci:Të pranishëm në mbledhej ishim 61 . veta, prej tyre, 4 musafirë, pra 57 me të drejtë vote.

Bota sot: Çka ju shtyri ta formoni SHKSH-re”Kadri Zeka” kur ju pak më parë deklaruat se ekzistonte aktivi i LDK-ës dhe ju ishit kryetar i aktivit ?

Xh.Leci: Para se të hynim në zgjedhje, kërkova nga antarët e kryesisë të aktivit të LDK-së, që të mos pranojnë propozimet eventuale. Kishte edhe propozime tjera, por me vota fitoi propozimi i parë ( i z.Hajrullah Matoshi), i cili kërkoi që klubi të emërohet me emrin e martirit të kombit zotit Kadri Zeka. Pati edhe propozime tjera. Me shumicë votash fitoi propozimi i Parë.

Bota sot: z. XH.Leci, na tregoni kush u zgjodh kryetar i parë i SHKSH-re”Kadri ZEKA”

Xh.Leci: Kryetar i parë i SHKSH-re”Kadri Zeka” u zgjodhë Faredin Emërllahu , e më vonë Unë-Xhafer Leci, Ekrem Përçuku, Arban Hoxha, Skënder Agushi, dhe së fundi Taxhidin Bakiu..Dëshiroj që ti falënderojë të gjithë kryetarët, kryesitë e shoqatës dhe antarësinë e gjerë për kontributin e dhënë.

Bota sot :Në kuadër të shoqatës susj janë zhvilluar shumë aktivitete kombëtare, përmendi disa nga to ?

XH.Leci: Aktivitete e SHKSH-re”Kadri ZEKA”, janë të shumëta; Ne do i cekim disa nga to. Në lëmin e sportit, kulturës, ndihmat materiale, janë manifestuar e përkujtuar shumë data kombëtare, Pavarësia e Shqipërisë, Demonstratat e vitit 1981, Kushtetuta e Kaçanikut dhe tash së fundi Pavarësia e Kosovës, e shumë e shumë tjera

Bota sot: Këtë vit më 22.04.2012, u mbajt Kuvendi zgjedhor ?

Xh.Leci: U zgjodh kryesia e re prej 5 antarësh dhe një delegat për Kuvendin e Bashkësisë të Klubeve e Shoqatave për Baden Württemberg. Kryetar u zgjodh Taxhidin Bakiu, nënkryetar Selami Morina, sekretar Ramadan Zuka, arkëtar Fatmir Krasniqi, antarë kryesie Sabit Ejupi dhe delegat Bujar Osaj.

Po përmendim vetëm disa nga aktivitetet e shumta që janë zhvilluar në kuadër të Shoqatës: si në shah, bilard, futboll, etj.

Më 14 nëntor 1992, në praninë e 112 antarëve, qe votuar dhe me shumicë votash qe miratur neni shtesë i16-të në gjuhën gjermane të statutit të shoqatës, që të punohët për intersa të shoqatës, e jo për individin.

Më 15 maj 1993, në lokalet e klubit, qe organizuar një turnier në shah.

Më 18 shtator 1993, në lokalet e Klubit qe organizuar manifestimi i përvjetorit të 3-të të Kushtetutës së Republikës së Kosovës i shpallur në Kaçanikun Legjendar.

Më 31 janar 1994, në lokalet e klubit Plochingen Str.14, në praninë e 130 musafirëve këndoi grupi artistik i Këngëve Popullore Shkodrane, e me të edhe këngëtarët e mirënjohur Shyqyri Alushi dhe Bik Ndoja, tash i ndjerë.

Më 12 mars 1994, në lokalet e klubit, në praninë e 150 bashkatdhetarëve, manifestuam dy nga ngjarjet e rëndësishme të historisë tonë: Kuvendin e Lezhës dhe demonstratat e vitit1981.

Më 24.09.1994, për nder të 7 Shtatorit, Shpalljes të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, në Nürtingen-Stadthalle, qe organizuar një Manifestim ku muarën pjesë mbi 500 bashkatdhetarë.

Bota sot: Ne kemi informacione se ju keni marëdhënje shumë të mira me palën gjermane ?

Në vitin 1994 muaji shtator qindra mërgimtar muarën pjesë në festën e qytetit të Nürtingen-it, duke prezantuar kulturën me veshje kombëtare, muzikë dhe specialitetet ushqimore të kuzhinës tonë popullore.

Me këtë rast na pati vizituar dhe përgëzuar kryetari i komunës së Nürtingen-it,

Dr. Andreas Brodbeck, tashmë i ndjerë.

Sekretari i shoqatës, gazetari nga Shqipëria, Bedri Islami, pati bërë një shkrim me titull:

NË VEND TË REPORTAZHIT PËR MIQTË E MIRË KOSOVARË SHQIPTARËT NË FESTËN E NJË QYTETI TË LASHTË GJERMAN ”Rilindja”,1 tetor 1994

Më 5 dhe 6 maj 1995 në Sporthalle Neckarrealschule në Nürtingen, morën pjesë 36 ekipe futbolli, me rreth 500 lojtarë e shikues, kryesisht të rinj.

Me këtë rast ekipi “Atdheu” nga Schwäbisch Gmünd-i zuri vendin e parë, ndërsa vendin e dytë ekipi ynë “Drita” nga SHKSH “Kadri Zeka” Nürtingen.

Më 13 maj 1995 SHKSH "Kadri Zeka” në sallën Eduard-Möriker-Halle,

në Kirchheim-Teck, organizoi pritjen e ambasadorit shqiptar në Paris zotri Besnik Mustafaj, kjo ishte kënaqësi për neve mërgimtarët, sepse për herë të parë për situaten e rëndë politike, patem mundësi të shtronim pyetje publike një diplomati shqiptar.

Bota sot: Z.leci, SHKSH-re”Kadri Zeka” rëndësi të madhe i ka kushtuar edhe mbrojtjes së fëimijëve të mërgimtarëve tanë nga asimilimi ?

Xh. Leci : Po, Më 24.09.1994 u hapën 3 paralele të shkollave me mësim plotësues në gjuhën shqipe, me 67 nxënës. Mësimi filloi: Faredin Emërllahu në Kirchheim/Teck, Arban Hoxha në Nürtingen dhe Elida Shytermeja në Walheim. Çdo herë

festat kombëtare i kemi krentuar s’bashku; si pavarësinë e Shqipërisë të Kosovës, etj.

Bota Sot; Ju ndihma humanitare keni dërguar edhe në Shqipëri ?

Xh. Leci : Po në vitin 1994 në Shqipëri janë dërguar 6 tonë veshmbathje.

Më 13.04.1996 nën drejtimin e kryetarit të atëhershëm Xhafer Leci u mbajt një mledhje me kryesinë e zgjeruar, nga 83 anëtarë sa kishte Shoqata, 63 muarën pjesë.

Rendi i ditës pika 2. Ndryshimi i nenit 1. të Statutit. Të gjithë të pranishmit u pajtuan që mos të quhët më Klubi i Punëtorëve Shqiptarë, por Shoqata Kulturore Shqiptare, sepse Klubi nuk është vetëm i punëtorëve, por i të gjithë shqiptarëve.

Nga kjo datë SHKSH „Kadri Zeka“ u regjistrua në Gjykatën, Notariatin dhe Regjistrin e shoqatave të Komunës të Nürtingenit, u bë edhe ndryshimi vulës të re.

Bota sot: Z. Leci, ku i tubonit ndihmat humanitare, kur dihet se ju nuk posedonit lokal in tuaj ?

XH. Leci: Pyetje me vend. Më 18.01.1999 me ndihmen e Komunës dhe Azil Kreis-it të Kirchheim-Teck-ut, të cilët na dhanë lokalet dhe na ndihmuan për grumbullimin e ndihmave, ndërsa ne kemi bërë paketimin e 630 paketave, rreth 7 tonë gjësende të përbashkëta veshmbathje, etj. Transportimin e tyre, pa ndonjë problem, e bëri: Diakonia gjermane nga Stuttgart-i dhe Karitasi austriak i Vjenës.

Ndihmat i kanë pranuar Marta Palokaj dhe Jak Mitaj nga Shoqata “Nënë Tereza" në Prishtinë.

Vlen të përmredim se edhe shumë shoqata e klube kanë punuar e ndihmuar vendin dhe popullin tonë si: Klubi “Nënë Tereza" në Göppingen, “Bardhosh Gërvalla” në Ludwigsburg, “Nënë Tereza" në Stuttgart, etj.

Në ate kohë nga Herrenberg-u dhe Stuttgart-i për Prishtinë janë nisur edhe kamiona tjerë me nga 20 tonë ushqime: makarona, vaj, sheqer, etj., të cilat janë finacuar nga dhuruesit e Diakonisë gjermane.

Bota SOT: Sa është shuma e ndihmave materiale dedikuar KosOVëS ?

Xh.Leci : Për periudhën 1990-2001 në rrethinën e Nürtingen-it dhe Kirchheim Teck-ut nga mërgimtarët për nevoja të ndryshme janë grumbulluar ndihma materiale në të holla për popullin tonë në Kosovë dhe vise tjera shqiptare 1.175.909 DM

Më 29.09.1991 për vetëmbrojteje 52.270 DM.

Më 14.02.1993 për bartjen e kufomave të Ruzhdi Kasumajt nga Juniku

dhe Shaban Malokut nga Përlepnica e Gjilanit 5.225 DM.

Më 24 dhjetor 1993 në Shqipëri nga arka e Shoqatës për dëmet e reshjeve të jashtëzakonshe për mes Balë Lecit, kemi dërguar ndihmë 1090 DM.

Më 26.10.1994 ndihmë shkollave shqipe në Kosovë 19.900 DM.

Më 11.04.1997 nga arka e Shoqatës janë dërguar Bashkimi Demokratik

i Shqiptarëve / në Gjermani (DVAD).Në konto Sparkasse Bonn, 2000 DM.

Më 07.03.1998 Ndimë për Drenicën (UÇK-në) 58.050 DM.

Më 23.06.1998 për të përndjekurit e Deçanit në Shqipëri ndihmë për ushqim

(dërguam atje Ismajl Bytyçi-n) 18.500 DM.

Më 17.10.1998 Gjithëçka për Pavarësinë e Kosovës 203.500 DM.

Më 15.04.2000 ndihmë familjeve të dëshmorëve dhe të robërve të luftës 7.200 DM.

Më 01.04.2001 ndihmë shqiptarëve të UÇPBM 1 0.080 DM.

Më 20.05.2001 ndihmë shqiptarëve në Maqedoni (UÇK) 8.470 DM.

Gusht 2010-2011 ndihmë disa familjeve të varfura në Kosovë 2.700 Euro.

Këto ishin vetëm disa nga ndihmat e grumbulluara për popullin dhe vendin tonë.

Xhafer Leci, iniciues dhe drejtues i shumë aktiviteteve bashkë me veprimtarin Qemajl Morina, tashmë i ndjerë, dhe shumë veprimtarë të tjerë, si njohës të mirë të proceseve të zhvilluara të situatës të atëherëshme, me përgjegjësi e themi se pa i pyetur disa materialista-rrahagjokësa e përçarës, Mërgata shqiptare e kishte kuptuar mirë situatën e vështirë të shqiptarëve dhe mbi 80% e tyre kanë derdhur mjete matereriale në të dya fondet: të Republikës të Kosovës 3% shin dhe „Vendëlindja thërret“, madje pa e pyetur askënd.

Për të gjitha këto shifra e data që përmendëm dhe të tjera që nuk i thamë këtu, në arkivin tonë posedojmë dokumentet orgjinale të nënshkruara.

SHKSH “Kadri Zeka” ka bashkëpunuar me Bashësinë e Klubeve,Shoqatave e Shoqërive për Baden-Württemberg, të cilën atëherë e drejtonte dr. Shefqet Canhasi dhe disa klube e shoqata tjera si:“Nënë Tereza” në Göppingen, “Atdheu” në Schwäbisch Gmünd, „Bardhosh Gërvalla” në Ludwigsburg, “Dardania” në Mannheim, “Drita” në Tübingen,”Isa Boletini” në Sidelfingen, ”Jusuf Gërvalla”në Heilbronn, “Iliria” në Rottweil, ”Nënë Tereza” në Stuttgart, “ Fazli Graiçevci” në Sielmingen dhe, kohëve të fundit, me shoqatën ”Pavarësia” dhe ”Qendra Kulturore Shqiptare” në Stuttgart.

Në tubimet tona kanë marë pjesë personalitete politike, kulturore, shqiptare dhe gjermane.

Ndërsa në manifestimet kombëtare si Pavarësia e Shqipërisë, e Kosovës, etj., sallat kanë qënë të stërmbushura, ku kanë marë pjesë në mes 500 e 1000 bashkatdhetar.

Tre dëshmorëve të lirisë, tash Heronj të Kosovës, Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka, për 20 vjet rresht u kemi bërë homazhe tek varrezat në Bad Canstatt-Stuttgart.

Për periudhën 1990-2001 në gazetën lokale „Teck Bote“ të Kirchheim-Teck-ut janë shkruar 12 artikuj të ndryshëm, kushtuar situatës dhe gjendjes në trojet shqiptare.

Dhe, për fund, falënderojmë popullin, qeverinë dhe shtetin e madh e të fuqishëm demokratik gjerman, për mdihmat e mëdha që i ka dhënë popullit shqiptar në përgjithësi, e në veçanti Kosovës, si në aspektin politik, humanitar dhe ushtarak.

Lavdi e përjetëshme të gjithë të rënëve për lirinë e trojeve tona shqiptare.

Xhafer Leci, kryetar nderi i Shoqatës "Kadri Zeka"

Kirchheim-Teck, më 22.09.2012

Weingarten – Gjermani.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora