E premte, 19.04.2024, 09:25 PM (GMT+1)

Mendime

Leon Duhanaj: Unitet politik dhe plan ekonomik

E marte, 02.10.2012, 07:55 PM


KOSOVËS I NEVOITET UNITET POLITIK DHE NJË PLAN KONKRET EKONOMIK PËR VERIUN

Nga Leon Duhanaj

Një shtet i cili pretendon të jetë sovran , i paprekshëm ,dhe i patjetërsueshëm, në territorin të cilin posedon, duhet  t’i plotësoj tri kushte themelore, të cilat janë .Territori, popullsia dhe sovraniteti apo pushteti shtetëror.  Kjo është një gjë tashme e njohur, dhe të cilën nuk mendoj ta sjell si informacion, por dëshiroj të rikujtoj se nga këto të tria, shteti i Kosovës vetëm njërën e plotëson pjesërisht e që është sovraniteti i cunguar, dhe atë duke ju falënderuar prezencës ndërkombëtare dhe i njohjes ndërkombëtare ne kufijtë  ekzistues. Për ndryshe kot mund të pretendohet për një kontroll,  (pushtet) shtetërore apo sovranitet , kur një pjesë të territorit e kontrollon dikush krejtësisht tjetër. Kot mund të pretendohet për një shtet sovran, kur një pjesë e territorit është e banuar me qytetar, të cilët nuk janë aspak lojal   ndaj shtetit, dhe as që e njohin atë por vazhdimisht shantazhojnë  shtetin me aksione separatiste, duke synuar shkëputjen dhe bashkimin me shtetin fqinje , në këtë rast me shtetin serb. Ky është rasti i shtetit të Kosovës , i cili nuk është i pashpresë për një zgjidhje të mirë por që punët nuk janë aq të thjeshta dhe të parrezikshme, siç po pretendohet nga disa qarqe.

Tani me është e çartë, se do të ketë  negociata politike për çështjen e veriut të Kosovës,  gjegjësisht Mitrovicën Veriore. Në mënyrë që Kosova të mos humb sovranitetin dhe integritetin territorial, duhet urgjentisht të krijoj një unitet politik , si dhe të hartoj një plan konkret për  tri komunat veriore, në të cilin do të ofrohej zgjidhje për çështjet me vitale . Siç janë:

Projekt për rend dhe ligj- gjeja e parë që duhet bërë ,  është uniteti politik në vend dhe këmbëngulja në parimet e planit të Ahtisatit, i cili ka qenë kompromis i madh për palën  shqiptare,  dhe se  ndërhyrja në të do të nënkuptonte prishjen totale të ti dhe dështim të shtetit te Kosovës, aq me shumë tani kur Kosova ka mbaruar fazën e mbikëqyrjes ndërkombëtare. Është e pa ndershme te pretendohet që të futemi në negociata pa asnjë projekt konkret dhe të ëndërrojmë se kërkesat tona do të shkojnë në vend pa asnjë kompromis, sepse vet negociata si nocion, nënkupton pajtueshmëri dy, apo me shumë palësh, për ndonjë marrëveshje eventuale. Prandaj këtu ka rrezik që Kosovës t’i kërkohet ndonjë kompromis i cili do ta de faktorizonte shtetësinë .

Si hap i parë, kusht për bisedime, duhet të kërkohet heqja e strukturave të MUP-it  dhe shërbimeve tjera, si dhe të  ndalen investimet e shantazhuese ndaj shtetit të Kosovës, për tu instaluar aparati shtetërore i Kosovës në gjithë territorin pa asnjë pengës fiziko-administrative, si dhe implementimi i marrëveshjeve të arritura gjerë me tani.

Projekt për sigurinë kolektive – qeveria e Republikës se Kosovës duhet të garantoj siguri  të besueshme për çdo qytetar të vendit e në veçanti për komunitetin serb në veri , duke ju ofruar perspektive të çarte dhe integrim atraktiv në shoqëri.

Projekt për zhvillim ekonomik – është një fakt i njohur se Serbia mban gjalle nacionalizmin serb në veri duke investuar konkretisht në resurset njerëzore . Ata nuk kanë ofruar ndonjë perspektiv të çarte për serbet e veriut, përpos pagave të majme,  shantazheve dhe kërcënimeve. Prandaj nëse Kosova si shtet pretendon të  ndryshoj  këtë gjendje në favorin e vet . Duhet të jemi konkurrent edhe në këtë drejtim. Jo duke iu ofruar paga edhe me të majme  por duke iu ofruat plane të çarta zhvillimore ekonomike dhe perspektivë të çartë dhe atraktive për një të ardhme me të mirë.

Në këtë kontekst në asnjë moment nuk guxojmë të harrojmë edhe popullin shumicë në Kosovë i cili çdo dit e me shumë po thellohet në varfëri dhe se çdo dit e me shumë rrezikon të humb durimin dhe të ku situata mund të eskaloj në ndonjë protestë të dhunshme e cila do të kishte përmasa të pariparueshme për shtetësinë e Kosovës.

E gjithë kjo mund të vije si pasoj i politikes se papërgjegjshme, e cila praktikohet në Kosovë që nga paslufta, e posaçërisht pas shpalljes se pavarësisë se vendit. Politik e cila është e zhytur në korrupsion dhe krim të organizuar. Kosova madje rrezikon që si pasoj e kësaj gjendje të mjerueshme ekonomike dhe e pa  perspektives se qytetareve të saj , në rast të ndonjë heqje të regjimit të vizave do të zbrazej totalisht, përpos atyre strukturave të cilat edhe janë shkaktar të  kësaj gjendje dhe të cilat po e gllabërojnë shtetin çdo ditë.



(Vota: 22 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora