E marte, 19.03.2024, 02:04 PM (GMT)

Përjetësi » Mani

Revista "Shqipëria etnike" 4/2006

E merkure, 16.04.2008, 03:29 PM


SHQIPËRIA ETNIKE

Revistë e pavarur tremujore:

informative-kulturore-politike

Për:

-Shqipërinë Etnike në kufijtë e saj

-Riatdhesimin e Shqiptarëve

të dëbuar me dhunë

-Luftëtarët e Rënë të Kombit Shqiptar

Viti VII nr. 4/ Verdhor-Bymor-Dimëror- 2006

Çmimi: për Diasporë: 5 CHF, 3 €, 3 $

për Vend: ( Kosovë-Maqedoni-Shqipëri) 1.50 €

Prokredit Bank- Prishtinë-(Kadri Osmani)

Nr. i llogarisë:1110162085000136

Drejtor: Gëzim Marku

Kryeredaktor: Agim Gashi

Redaktorpërgjegjës: Kadri Mani

Lektore: Jeta Bytyçi

Anëtarë Nderi në Redaksi:

Rexhep Bunjaku, Ibrahim D. Hoxha,

dhe Fetah Berisha

Simboli: Qamil Nivokazi

Shtypshkronja: „KOSOVA“- Prizren

Dizajneri: Festim Kodra

Adresa: "Shqipëria Etnike"

c/o Kadri Osmani            

Kodra e Diellit

Rr. “Hilmi Rakovica” nr. 43

Prishtinë

etnike@gmail.com

Redaksia ka të drejtën e redaktimit

e të lekturës të punimeve

Shkrimet dhe fotografitë mund

të kthehen: me kërkesën dhe

shpenzimet e autorit.

________________________

Numri i parë i revistës tonë

"Shqipëria Etnike" doli më 10

Qershor 1999: në 121-vjetorin e Lidhjes

Shqiptare të Prizrenit 1878-1999; prandaj

kjo Lidhje është busulla jonë orientuese     

 

Kryeartikulli

 

KROATËT DHE SHQIPTARËT

 

 

Nga Kadri Mani

 

Desha të shkruaj për këtë temë për të cilën nuk di të ketë shkruar dikush? Me dëshirë që të krahasohemi, të miqësohemi dhe të mësojmë prej tyre, pasi që janë shumë para nesh: me arsim, me kulturë, me shtet dhe me stabilitet.

Historia e lashtë shqiptare mbase del më e bujshme se ajo kroate- Dardania. Kroatët u mblesën me sllavët, por vrik e morën veten dhe u ndanë përfundimisht, duke mos dashur të kenë asgjë të përbashkët, sikur që nuk kishim asgjë të përbashkët as ne shqiptarët, por në rrethana dhune, për fatin tonë të zi, patëm të bëjmë me ta!- u shkëputëm!

Mrëpo në historinë e re, kroatët janë shumë më përpara shqiptarëve dhe më të stabilizuar: ata janë më se 400 vjet më përpara nesh me alfabet e me universitet!!

Te kroatët dihet se cili është i pari, i dyti, i treti:

Ustashët u frymëzuan me shkencën e Babait të Atdheut-

1.Dr. Ante Starçeviqit, por  shembull dhe model i tij qe-

2.Dr. Milan Shufflay. Tezat e Shufflay-t se Kroacisë nuk i takon vendi në Ballkan, etj, se Hroacia i takon rrethit të qytetëruar të Evropës, i pranoi edhe-

3.Dr. Ante Paveliqi.

Kjo renditje e lakmueshme te shqiptarët jo vetëm që nuk ekziston sot, por nuk shihet që mund të ekzistojë as për njëqind vjetët e ardhshme!?!

Është menduar se i pari ynë është Skënderbeu, se i dyti është Lekë Dukagjini... ama pçka mendon deveja e çka mendon devejari!? Dr. Hysamedin ferri (shpirti i vaftë në ferr!), ka magjistruar në temën: “Skicë e mendimi politik shqiptar”, ku tenton ta nxjerrë Skënderbeun tradhtar e Hamzanë atdhetar!!

Dhe këtij turkoshaku as ia prish kush nga masat e gjera shqiptare dhe as studentët e tij!?!

Magjithatë, derisa ekziston simpatia reciproke midis kroatëve dhe shqiptarëve, ka një fije shpresë,se do ta ndjekim shembullin e tyre:

“Veçanërisht më gëzon fakti, që shqiptarët (Arbanasi) të cilët jetojnë në Kroaci, e të cilët janë simpatizues të mëdhenj të Milan pl. Shkufflay-t, qysh në kohën kur e kam kyer  këtë dorëshkrim, e shprehën dëshirën që të përkthehet në gjuhën shqipe. Kjo vërtet është edhe pasojë logjike e simpative të hapura të Shufflay-t ndaj këtij populli të vogël e trim, fati i të cilit në shumëçka ka qenë i ndërthurur me fatin e kroatëve”[1]

Pra, si nga literatura diturore, ashtu edhe nga romanet, del se edhe kroatët, sikur edhe ne shqiptarët, mund të jetë pasardhës të Ilirëve.[2]

 

 

 

 

 

 

Shqipëria do ta ketë përparësi të saj luftën kundër dhunës në familje



30-11-2007

Jozefina Çoba Topalli

KRYETARE E KUVENDIT TË SHQIPËRISË

Të hënën, më 25 nëntor, filloi Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës në Familje. Në këtë kuadër, Parlamenti i Shqipërisë sot zhvilloi një sesion të posaçëm, të organizuar nga Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, me pjesëmarrjen e grave, anëtare dhe përfaqësuese të shoqërisë civile, insitucioneve politike, organizatave artistike dhe kulturore, për të diskutuar mbi çështje që kanë të bëjnë me dhunën familjare dhe reformat e nevojshme për parandalimin e saj. Për të biseduar më hollësisht për këtë çështje, Zëri i Amerikës kishte të ftuar për një intervistë telefonike nga Tirana, në emisionin televiziv “Ditari”, Kryetaren e Parlamentit të Shqipërisë, Jozefina Topalli.

Zëri i Amerikës: Zonja Topalli, sa shqetësues është ky fenomen për shoqërinë shqiptare dhe e ka penguar evidentimin e tij ndjenja turpit për të zbuluar të vërtetën, tek shumë prej viktimave?

Jozefina Topalli: Në fakt, është një fenomen që është rritur në shqetësimin e tij, për përmasat e tij. Jemi të vetëdijshëm, në fakt, se dhuna në familje nuk është vetëm një dukuri shqiptare, por kjo kurrë ne nuk mund të na bëjë për të gjetur një justifikim, as për të heshtur dhe për të mos u përballur me një situatë të tillë. Në fakt, në historinë tonë, në asnjë dokument që përmend kodet e identitetit tonë kulturor si komb, nuk është as i shkruar dhe ai i thënë, që dhuna i zgjidh çështjet me të cilat përballet krenaria e familjes sonë, por realiteti është, që ndryshe nga vendet e tjera, apo nga statistikat, rezulton se një ndër tre gra aprovon se ka pësuar dhunë në familjen e saj; ndoshta këtu në Shqipëri, vitet e fundit kemi një numër më të lartë rastesh dhe natyrisht, që përballë kësaj situate, duke gjykuar se kjo nuk mund të shihet si një çështje private, ne nuk mund të heshtim. Ndoshta prej kohësh do të ishte duhur të bëhej një tubim i tillë parlamentar, duke e konsideruar këtë si një pjesë të një fushate sensibilizimi. Unë mendoj se sensibilizimi është e para, preventimi së bashku me sensibilizimin dhe pas këtyre, duhet të mendojmë patjetër, se secilat janë rrugët, cilat janë instrumentat dhe cilat janë mekanizmat që ne mund t’u ofrojmë si shoqëri, si shtet, si qeveri, për të bërë të mundur, që e para të mos konsiderohet si një çështje private, të mos konsiderohet si një çështje tabu dhe që thirrjet, britmat, vuajtjet, dhuna që ushtrohet brenda mureve të familjes, të mos mbesin të izoluara aty brenda familjes. Në fakt, ajo që duhet të ishte familja dhe shtëpia, vendi i mbështetjes dhe vendi i qetësisë dhe i paqes, shumë herë kthehet në një vend ku ushtrohet brutalitet dhe nganjëherë ka edhe akte mizore. ...Dhe të gjitha këto ndodhin në sytë e fëmijëve e kjo është pjesa edhe më e rëndë, edhe më e dhimbshme. Ne jemi nëna dhe ne e kuptojmë se çfarë traume pëson fëmija, çfarë mbetet në mendimin e tij dhe në ndërgjegjen e tij: një dhunë, që në fakt atë e ndjek gjatë gjithë jetës dhe që nuk është as zgjidhje, as në identitetin tonë dhe kurrë e pranishme.

Zëri i Amerikës: Të qëndojmë pak tek masat për ndalimin e këtij fenomeni. Kushtetuta e Shqipërisë ka tashmë prej gati dy vjetësh, një ligj që ndalon dhunën në familje. Si është zbatuar ky ligj?

Jozefina Topalli: Në fakt, në Kushtetutë ka një kapitull të veçantë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ku mbrojtja e të drejtave të fëmijëve dhe e grave është e garantuar nga ana konstitucionale. Por është një gjë ligji dhe diçka tjetër realiteti. Ne të Parlamentin e Shqipërisë, me iniciativën e shoqërisë civile dhe me firmat e 20 mijë qytetarëve kemi kaluar ligjin kundër dhunës në familje. Ai është një ligj, që mendoj se duhet konsideruar si një hap i parë pozitiv, por unë ndoshta do të thoja se kjo kërkon një ndërhyrje për t’u përmirësuar, për t’u dhënë agjencive të ndryshme dhe organeve të zbatimit të ligjit mundësinë gjatë këtij mekanizmi, e para për ta parandaluar; por e dyta, kur ndodh krimi, ai duhet konsideruar krim, kështu siç është dhe duhet të marrë dënimin e merituar. Ndoshta këtu duhen edhe masa më të rrepta dhe më të forta.

Zëri i Amerikës: Zonja Kryetare, dhuna në familje shpeshherë e ka burimin tek problemet ekonomike, varfëria, pasiguria për jetën, dëshpërimi që shpeshherë shndërrohet në zemërim. Në këtë aspekt, çfarë ndihmash mund të ofrojë shteti për familjet me të ardhura të pakta, apo të papunët?

Jozefina Topalli: Natyrisht, që situata ekonomike-sociale ka konseguencat e veta. Por nga analiza dhe nga statistika rezulton, se ku ka varfëri më të madhe, ka edhe dhunë fizike më të madhe. Aty ku familjet, ndoshta nuk janë në situatë të rëndë ekonomike, dhuna psikologjike është më e fortë dhe e egër, kështu që duhet parë me shumë kujdes. Natyrisht, reformat që bëhen, ato në arsim, të cilat e bëjnë të mundur që fëmijët të mos mbeten jashtë shkollës; reformat që bëhen në ekonomi, në fushën fiskale, rritjet e rrogave, të pensioneve, kanë natyrisht, kreditin e tyre në këtë aspket. Në fund të fundit, mendoj se është edhe një çështje kulture: dhuna, vrasja, është kultura e vdekjes dhe detyra jonë, është që të përballemi me të, t’i japim një lloj sigurie nënave, grave, t’i japim atyre kurajo që të flasin dhe të thyejnë heshtjen.

Zëri i Amerikës: Çfarë ndihme ofron shteti për viktimat, sa i realizueshëm ju duket krijimi i një fondi të caktuar, për krijimin e qendrave, apo strehëve për viktimat e dhunës familjare?

Jozefina Topalli: Me sa jam unë në dijeni, ka një qendër strehimi për gratë që vijnë nga trafiku. Natyrisht, shifrat e fundit që vijnë nga ushtrimi i dhunës në familje, bëjnë që të mendojmë për një strategji të re dhe sot në Parlamentin shqiptar, Kryeministri i Shqipërisë ka marrë një iniciativë, që ky vit të konsiderohet si viti i luftës kundër dhunës në familje, gjë që do të thotë vendosja e një prioriteti për ndërtimin e një strategjie, marrjen e masave konkrete dhe gjetjen e mekanizmave të duhur, për t’u përballur me këtë fenomen.

Zëri i Amerikës: Zonja Topalli, ju falënderoj për intervistë dhe ju uroj sukses në këtë nismë.

Jozefina Topalli: Faleminderit juve.

 

INTERVISTA

 

Gjuha shqipe duhet të nxirret nga bunkeri ku e futi Kongresi orwellian i Drejtshkrimit.

Nga Sami Milloshi

Sep 14, 2006, 10:29                                                                                     

Mehmet Elezi, studiues dhe Ambasador i Shtetit Shqiptar ne Zvicër

FJALOR I GJUHËS SHQIPE ME 41.000 FJALË TË PËRJASHTUARA

Mehmet Elezi, studiues dhe Ambasador i Shtetit Shqiptar ne Zvicer

MEHMET  ELEZI:  Në këtë Fjalor është përmbledhur një pasuri gjuhësore, përkah numri i fjalëve, e barabartë me atë që ka Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe (FGJSSH, 1980) i akademisë, i cili ishte vlerësuar si më i madhi fjalor shqip-shqip i botuar deri tashti. FGJSSH ka rreth 41.000 fjalë. Në Fjalorin për të cilin më pyesni unë kam përmbledhur edhe 41.000 fjalë të tjera, të cilat nuk gjinden në fjalorët e akademisë.  Shumica dërmuese e këtyre fjalëve mund të quhen, pa metaforë, fjalë të përndjekura. Janë përjashtuar në përputhje me platformën orwelliane,  me të cilën u hartuan FGJSSH (1980) dhe poashtu Fjalori i 2002-shit, që në thelb iu përmbajt të njëjtës platformë përjashtuese.

 

Zoti Elezi, ju sapo keni botuar një Fjalor të Gjuhës Shqipe, një realizim krejt i veçantë, po aq sa dhe i papritur, befasues. A mund të na thoni diçka më gjerësisht se njoftimet që po japin gazetat shqipe në Tiranë, në Evropë e në SHBA ?

MEHMET ELEZI: Në këtë Fjalor është përmbledhur një pasuri gjuhësore, përkah numri i fjalëve, e barabartë me atë që ka Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe (FGJSSH, 1980) i akademisë, i cili ishte vlerësuar si më i madhi fjalor shqip-shqip i botuar deri tashti. FGJSSH ka rreth 41.000 fjalë. Në Fjalorin për të cilin më pyesni unë kam përmbledhur edhe 41.000 fjalë të tjera, të cilat nuk gjinden në fjalorët e akademisë.  Shumica dërrmuese e këtyre fjalëve mund të quhen, pa metaforë, fjalë të përndjekura. Janë përjashtuar në përputhje me platformën orwelliane, me të cilën u hartuan FGJSSH (1980) dhe poashtu Fjalori i 2002-shit, që në thelb iu përmbajt të njëjtës platformë përjashtuese.

 

Pra, ç’e dallon Fjalorin tuaj nga ata që ka botuar Akademia e Shkencave  e Tiranës më 1980 e më 2002?

 

MEHMET ELEZI: Ka dallime në konceptimin e gjuhës shqipe, ka edhe në përpunimin shkencor të lëndës. Dallimi në konceptimin e gjuhës shqipe është thelbësor. Konceptimi im është i kundërt me konceptin mbi të cilin u hartuan fjalorët e akademisë.  Unë i përmbahem gjithëpërfshirjes në gjuhë, jam kundër përjashtimit të vlerave vetëm pse ato nuk janë nga krahina e dikujt ose pse nuk përputhen me ideologjinë a paragjykimet e dikujt. Në Fjalorin që sapo doli kam fjalë e shprehje nga të gjitha trojet shqiptare ose ku flitet shqip. Nga Veriu i Shqipërisë, nga Kosova, nga Plava e Gucia, nga Tetova e Lugina e Preshevës, nga Çamëria, nga arbëreshët e Italisë. Por edhe nga katunde të Vlorës, Gjirokastrës a Lushnjës. Gjen fjalë nga vepra e Fishtës dhe e Anton Çettës, po edhe nga vepra e Konicës dhe e Kutelit.

  Pasuritë e gjuhës shqipe në dialektin gegë të saj u përjashtuan nga standardi. Ato u prenë me sëpatë. Prej kësaj sëpate të madhe gjuha shqipe kullon gjak.

  Me sa duket më shumë ka fjalë të gegërishtes.

 MEHMET ELEZI: Nuk më interesojnë gegërishtja e toskërishtja, më intereson gjuha shqipe. Në fjalor ka më shumë fjalë të gjuhës shqipe në dialektin gegë të saj, sepse pikërisht pasuritë e gjuhës shqipe në dialektin gegë të saj u përjashtuan nga standardi. Ato u prenë me sëpatë. Prej kësaj sëpate të madhe gjuha shqipe kullon gjak.

 Thatë se midis Fjalorit tuaj dhe fjalorëve të akademisë ka dallime edhe në përpunimin shkencor të lëndës.

 MEHMET ELEZI: Po përmend dy kryesoret. Unë kam bërë shtjellime etimologjike, në FGJSSH këto mungojnë. Fjalori që sapo kam botuar është i vetmi fjalor shqip-shqip deri sot që ka edhe etimologjinë e fjalëve. Duke ua ditur prejardhjen fjalëve, përkapet më mirë kuptimi dhe krijohet natyrshëm vetëdija e përdorimit të tyre.

Etimologjia është një rrugë plot kurthe e të papritura, një fushë e minuar për gjuhëtarin. Të paktën jam munduar të dëshmoj se “djalli nuk është aq i zi sa thonë”, domethënë me pak përkushtim nuk është e pamundur të hartohet një fjalor etimologjik i gjuhës shqipe me bashkërendimin e të gjitha forcave akademike shqiptare. Qysh më 1952 Çabej e shtronte nevojën e një fjalori të tillë pasi, siç thoshte ai,  Fjalori i Meyerit botuar më 1891, me gjithë meritat e mëdha që ka, është sot i vjetruar nga shumë pikëpamje. Studimet e etimologjisë shqiptare që nga ajo kohë e gjer më sot kanë shkuar përpara për hir sidomos të punës së H. Pedersenit e N. Joklit”.  Më pas vepra e filluar prej tyre u thellua e u pasurua shumë prej Çabejt vetë.

Kanë kaluar mbi pesëdhjetë vjet, ka hyrë mijëvjeçari i ri e ne vazhdojmë të jemi i vetmi popull i kontinentit me një gjuhë kaq të vjetër e pa një fjalor etimologjik të saj. I vetmi “Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe” është publikuar së voni në anglisht prej dijetarit Vladimir Orel. Me gjithë vlerat, ai nuk u ka shpëtuar disa pasaktësive e mangësive shpesh të mëdha, për të cilat besoj se nuk është vendi me u ndalë tashti.

Dallimi i dytë është në lëndën që shtjellon e saktëson kuptimin e fjalëve. Unë nuk jam prirur kah shembujt anonimë, siç është vepruar në fjalorët e akademisë. Një numër shumë i madh shembujsh janë fjali, vargje etj. nga vepra autorësh të njohur, të cilët citohen në thonjëza,  siç ndodh në fjalorët seriozë kudo në botë. Fjalori ilustrohet me mijëra vargje e shprehje të marruna drejtpërdrejt:

 -nga krijimtaria e mbi 40 autorëve si Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Ernest Koliqi, Martin Camaj, Faik Konica, Mitrush Kuteli, Anton Çetta, Anton Pashku, Ismail Kadare, Azem Shkreli, Adem Demaçi, Ali Podrimja, Kim Mehmeti e shkrimtarë të tjerë të traditës e bashkëkohorë të krejt trevave shqiptare;

 -nga vepra madhore si Kanuni i Lekë Dukagjinit, Kanuni i Skanderbegut, Eposi i Kreshnikëve, Visaret e Kombit dhe thesare të tjera popullore.

 Ilustrohet edhe me:

-5300 shprehje frazeologjike e rreth 5000 fjalë të urta popullore;

-rreth 1000 gjëza, bestytni e paragjykime, doke, lojë-fjalësh, të dhëna për barnatimin popullor, yshtje etj. Shumë syresh botohen për herë të parë.

Kam shfrytëzuar edhe pasuri të fjalorit të Gazullit, Bashkimit e të disa fjalorëve të tjerë më të vegjël, të mëvonshëm.

 E keni shfrytëzuar arkivin e Institutit të Gjuhësisë?

 MEHMET ELEZI: Në se nuk gabohem, nuk kam shkelur në dyerët e atij instituti qysh kur kam qenë student. Kam lexuar diku se në arkivat e tij ruhen rreth një milion skeda. Nuk e kuptoj përse ruhen, çfarë pritet, ato nuk janë shishe vere, që t’u shtohet vlera me vjetrimin. Përse nuk përpunohen me u pasqyrue nëpër fjalorë? Është një institucion i tërë, me mbështetje logjistike, financiare, profesionale, siç është Instituti i Gjuhësisë. Nuk është pra një njeri i vetëm, që ngrihet në tre të mëngjesit e mbështillet me batanije që të mos mërrë të ftohur, duke bërë gjithçka vetë.

 Lajmit për daljen ne dritë të Fjalorit tuaj një e përditshme i vuri titullin “Sfidë për Akademinë e Shkencave”. Si e komentoni këtë titull.

 MEHMET ELEZI: Unë nuk jam nisur për të sfiduar askënd. Thjesht kam punuar.

 Tashti që Fjalori është shpërndarë nëpër librari, a keni ndonjë peng?

 MEHMET ELEZI: Kam dy pengje. I pari: do të kisha dashtë me punue edhe do kohë në të. Të paktën edhe nja dy vjet.

 Mbase më mirë që e hoqët duarsh: një fjalor njëgjuhësh nuk mbaron kurrë.

 MEHMET ELEZI: Keni të drejtë. Por, e para, doja me e kalue të gjithin edhe një herë nëpër duar, për t’i bërë disa krehje, plotësime e lëmime. Dhe e dyta, doja me i shtue edhe do fjalë, për të cilat pjesërisht mund të them se i kisha gjetur burimet e pjesërisht do t’i gjeja, e dija pak a shumë ku me i kërkue. Kam parasysh qindra e ndoshta mijëra fjalë, që mund t’i kisha përfshirë edhe ato. Synimin e kisha me ba një Fjalor me jo më pak se 50.000 fjalë të përjashtuara.

 Pse s’e vazhduat në Bernë?

 MEHMET ELEZI: Për të vazhduar punën me Fjalorin më duhej me pasë skaj vetes një bibliotekë të tërë. Këtu s’mund ta kem.  Në anën tjetër puna në ambasadë nuk më le shumë kohë të lire, aq sa do të më duhej për Fjalorin. Ndryshe nga një roman, për shembull, një fjalor si ky kërkon shumë kohë, është një lloj vrime e zezë për kohën. Këto tetë vjet ai më ka thithur energjitë e kohën në mënyrë të pabesueshme. Dhe m’i ka zhvendosur krejtësisht disa plane të tjera.

 Po pengu i dytë?

 MEHMET ELEZI: Këtij s’kisha ç’t’i bëja, edhe po të kisha ndenjë edhe dy vjet a pesë vjet. Mund të them me dhimbje se kam lënë pa vjelë një numër shumë të madh fjalësh të Kanunit të Lekë Dukagjinit e të disa autorëve qysh prej Fishtës e deri te Sh. Gjeçovi, E. Koliqi e M. Camaj. Edhe shumë fjalë të Bashkimit, Gazullit e të fjalorëve të hartuar në trevat shqiptare në ish-Jugosllavi, ashtu dhe të burimeve të tjera që përmenden në bibliografi, i kam lënë: emra bimësh e kafshësh, caqe teknike si dhe të tjera. Kjo ka ndodhur sepse këtyre fjalëve nuk arrija me ua përkapë kënaqshëm kuptimet ose nuk arrija me u shprehë për etimologjinë e tyre.

Për t’i kapërcyer këto vështirësi, veç të tjerash, do të duhej me hulumtue në viset ku është mbështetur më shumë gjuha e këtyre autorëve, çka ishte jashtë mundësive të mia. Këto fjalë nuk janë pak: të tëra së bashku bëhen mijëra.

Mbetet me shpresue se një ditë gjuhëtarë të rinj të përkushtuar e profesionistë do t’i hulumtojnë ato duke shkuar deri te përdoruesit. Nëse do të vazhdojë me pasë përdorues më, se ata po rrallohen shumë.

 Gjatë punës tetë vjet me Fjalorin a i jeni trembur ndonjëherë dështimit?

 MEHMET ELEZI: Po. Mund të them në dy raste, por që përsëriteshin. Pikësëpari tutesha se Fjalori mund të më mbetej pa botuar. Ju e dini, Kristoforidhi punoi një jetë të tërë e s’e pa në të gjallë të botuar Fjalorin e tij. Edhe më keq: pas vdekjes Fjalori i tij u shit për të larë borxhet e dikujt, kaloi nëpër duar bakallësh a tregtarësh e ra në dorë të konsullit grek, për të përfunduar pastaj në ministrinë e jashtme të Greqisë... Me ato rregatje mund të thuash se vetëm vullneti i Zotit e shpëtoi atë vepër. Tashti është kohë tjetër, megjithatë shpesh jam trishtuar duke menduar se s’do të gjeja sponsor. Në Shqipëri e në Kosovë ka shumë njerëz të pasur, por sa ia dinë ata vlerat gjuhës shqipe e kulturës kombëtare në tërësi? Ka parallinj që japin njëqind mijë euro për një spektakël televiziv që ik bashkë me erën, brenda një nate, ndërkohë që shumë vështirë e shtinë dorën në xhep për një vepër shkencore a artistike, që mbetet. Pastaj shoqëria shqiptare, kultura e saj, për fat të keq, sundohen prej një oligarkie kulturore. Nëse nuk je i lidhur me qarqe të caktuara politike, me qarqet që kanë para, e ke shumë vështirë me botue, e edhe më vështirë me i ba publicitet veprës sate. Është zonja PP, Politparja, që, mjerisht,  fut hundët e vendos jo pak edhe në krijimtari. Përfitoj nga rasti me i falënderue edhe një herë ata që financuan botimin e Fjalorit. Disa prej tyre u treguan veçanërisht dinjitozë, më thanë menjëherë po dhe vepruan menjëherë. 

 Folët për dy raste. Cili është i dyti?

 MEHMET ELEZI: Ky i dyti është banal, pak për të qeshur e pak për të qarë… Gjatë punës më është prishur shumë herë kompjutri (kompjutrat, duhet thënë). Sidomos nga ndërprerjet e shpeshta, të paparalajmëruara të rrymës elektrike. Druhesha se një ditë të bukur mund të më shkonte gjithçka dëm. Javë për javë e hidhja punën nëpër disqe. Nuk e printoja dot, ishin shumë faqe. Disqet ndodhte që s’hapeshin...

 Kongresin e Drejtshkrimit, ai nuk ishte një forum i mirëfilltë shkencor. Në Kongresin e Drejtshkrimit nuk kishte kurrfarë lirie.

Janë mbi tridhjetë vjet që kur u mbajt Kongresi i Drejtshkrimit. Ndërkohë gjuha shqipe ka përjetuar zhvillime të jashtëzakonshme.  Cila është pikëpamja juaj  si gjuhëtar rreth këtyre zhvillimeve ?

 MEHMET  ELEZI: Një saktësim. Nuk e quaj veten gjuhëtar, megjithëse studimet i kam bërë pikërisht për gjuhë e letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës (profesor Shaban Demiraj qe përpjekur shumë të më mbante në katedrën e gjuhës shqipe ne fakultet). Mendoj se më shumë jam një njeri i letrave, me përkushtim të veçantë ndaj gjuhës shqipe.

Sa për Kongresin e Drejtshkrimit, ai nuk ishte një forum i mirëfilltë shkencor. Nuk mjafton pjesëmarrja e disa dijetarëve në një konferencë që ajo të quhet shkencore. Kryesore është tjetërgjë: a kanë mundësi me i shprehë lirshëm pikëpamjet e tyre këta dijetarë, a është e njëjta hapësirë edhe për mendimin ndryshe e për mendimin kundër? Në Kongresin e Drejtshkrimit nuk kishte kurrfarë lirie. Aty mund të hidhej e të mbrohej vetëm pikëpamja e udhëheqjes politike të Tiranës së atëhershme. Ajo duhej mbështetur, vetëm për të duhej duartrokitur. Shfletoni shtypin e kohës për të kuptuar se ai kongres nuk dallonte shumë nga kongreset politike me presidiume të kuqe e brohoritje histerike për diktatorin.

 Jeni për përmbysjen e atij kongresi?

MEHMET ELEZI: Edhe sikur Kongresi i Drejtshkrimit të kishte qenë një forum i lirë debatesh, në kushtet e reja të shqiptarëve në Ballkan, në kushtet e lëvizjes e integrimeve të shumanshme, gjuha ka pësuar ndryshime e zhvillime të mira e ndonjëherë jo të mira. Për më tepër, ndodhet përballë sfidash të njëmendta. Këto ndryshime duhen ndjekur e pasqyruar. Gjuhësia duhet të zhvillohet me gjuhën e gjallë e në shërbim të saj, të ecë bashkë me të.

Kongresi i Drejtshkrimit ia zinte frymën gjuhës qysh atëherë, le më tashti. Ai kullon ndryshk. Ndryshk ikonash të një kohe të vdekur. Ai duhet rishikuar në rrënjë. Merrni më të madhin e gjuhës shqipe, Eqrem Çabejn. As atëherë ai nuk ka qenë për zgjidhjen që u bë. Kurrë, në asnjë dokument, në asnjë kumtesë a shkrim të tij, nuk e ka mbështetur zgjidhjen që bëri Kongresi i Drejtshkrimit. S. Riza e të tjerët dihet. Prandaj Kongresi nuk iu besua atij as shkencëtarëve të tjerë të shqipes. Kongresin e organizuan e e drejtuan gjuhëtarë pa vepra. Gjuhëtarët me vepra ishin tepër të mëdhenj për të hyrë në kostumin e llamarintë të atij të ashtuquajturi kongres.

 Jeni për ndryshimin e standardit, për ndërrimin e bazës dialektore të tij?

 MEHMET ELEZI: Pse u dashka me i pa gjërat prapë bardhë e zi? Ndërmjet përmbysjes së standardit e lënies së tij siç është, midis këtyre dy alternativave të skajshme, ka plot zgjidhje të tjera, më të mira, më të dobishme, më të arsyeshme. Nuk jam për të përmbysur, jam për të riparuar. Gjuha shqipe duhet të nxirret nga bunkeri ku e futi Kongresi orwellian i Drejtshkrimit. Rregullat e tij arbitrare duhet të hapen, që standardi të përfshijë sa më shumë prej pasurive të pafundme që ka gjuha. Këto pasuri janë shumë më të mëdha e më shprehëse se ato që i kodifikon ai kongres. Duhet reformë e thellë edhe në gjuhë. Por kjo nuk duhet bërë me rrëmujë, me anarshi. Ashtu siç u vendosën në një forum këto rregulla, poashtu ndryshimet për reformimin e gjuhës duhet të vendosen nëpër forume shkencore, ku të diskutohet me argumente shkencore e jo me slogane politike.

Kjo punë kërkon përgatitje, këshillime, diskutime, kërkime, përpara se të shkohet në forume vendimmarrëse të gjuhësisë. Në forume të shkohet me propozime të studiuara.

 Dreqshkrimi

 Kam parë në shtyp diçka për një si komision a këshill ndërakademik. Sikur po merren me këtë punë?

 MEHMET ELEZI: Në shtyp s’kam parë asnjë propozim konkret të këtij këshilli, asnjë platformë, asnjë hap që premton fillimin e një reforme në gjuhë. Në atë këshill, për më tepër, s’kam parë asnjë emër prej atyre që mendojnë ndryshe nga sa mendohej tridhjetë a katërdhjetë vjet më parë. Janë pak a shumë të njëjtët emra që i copëtojnë duart duke duartrokitur për Kongresin e Drejtshkrimit (“dreqshkrimit”, do te thoshte Selman Riza). 

  Shtypi, radiot dhe televizionet.  A mendoni se e bëjnë mirë detyren ndaj gjuhës sonë?

 MEHMET ELEZI: Mendoj se janë pak ato gazeta e gazetarë që i ndihmojnë gjuhës shqipe dhe janë shumë ata që nuk i ndihmojnë asaj, ose që i ndihmojnë, përkundrazi, prishjes e shkatërrimit të gjuhës shqipe. Ashtu si shumica e politikanëve.

 Keni pothuaj një vit  ambasador i Republikës së Shqipërisë  në Konfederatën  e Zvicrës.   A është e vështirë gjetja e kohës së lirë për punë krijuese kur je në një detyrë të tillë?

 MEHMET ELEZI: Mendoj se gjithçka është vetiake, nuk është njësoj si te njëri, te tjetri. Kohë ka kurdoherë, për gjithkënd. Varet nga ngarkesa e punës, sigurisht, por varet edhe nga mënyra si e organizon dhe e përdor kohën.

 Njiheni si publicist, shkrimtar e poet. Diçka për krijimtarinë tuaj artistike?

 MEHMET ELEZI: Ndoshta për këtë është më mirë të flasim një herë tjetër.

 Faleminderit për intervistën

 Faleminderit juve.

                  Iliria Post - E mërkurë, 15 nëntor 2006

Intervista

Rrëfim ekskluziv i Nazmi Berishës për torturat, të cilat i janë bërë nga regjimi komunistit i Shqipërisë

Nga spiunët jugosllavë u dënua si "spiun i Jugosllavisë"

Besnik KRASNIQI

Nazmi Berisha, i torturuar si Krishti, në fizik i shkatërruar, në shpirtin e tij ende vërehet se është i ri e i freskët. Ka përjetuar tortura çnjerëzore, skamje të madhe, vuajtje të pareshtura dhe padrejtësi të pafundme. Ndoshta nuk është kjo një përmbledhje e saktë e një rrëfimi të tij, që kemi prirje ta nisim sikur përrallën: na ishte se ç’na ishte, na ishte një çunak nga Dyzi që u nis ta kërkonte fatin në shkollimin me themel, e ku ishin lëndët e mësimeve shqip, vetëm shqip. Dhe, po në shqip po i thoshin: emigrant, jugosllav, spiun!!!

Dhe, pikërisht ata që vërtet ishin spiunë të Jugosllavisë.

Iluzioni i gabuar për Shqipërinë komuniste

Nazmi Berisha

Ishin valët e Radio Tiranës të cilat emetonin programin edhe në Kosovë, zëri i së cilës te shumë shqiptarë krijoi një iluzion të mirë për Shqipërinë komuniste, dhe, natyrisht, ëndërr e secilit nga të rinjtë do të ishte që t’i shmangeshin kthetrës rankoviqiane dhe të formoheshin prej intelektualësh në shtetin amë. Në njërën anë, vuajtjet nga regjimi i Rankoviçit e, në anën tjetër, krijimi artificial i një iluzioni për një Shqipëri të fortë, ku secili do të gjente një të ardhme më të mirë, por edhe dëshira e flaktë për t’u shkolluar nga mësimdhënës të zotë shqiptarë, bëri që Nazmiu që i ri t’ia mësynte kufirit, për të marrë shkollën e cila nuk iu dha kurrë.

“Familjarisht keqtrajtoheshim dhe më lindi ideja që të shkoj në një vend ku do të ndihesha i lirë dhe ku frymonte gjithçka shqip”, nis rrëfimin Nazmiu, i cili nuk e kishte gjetur Shqipërinë siç e kishte paramenduar, nuk e kishte gjetur ashtu siç e kishte parafytyruar. Kishte gjetur vetëm bukën e gojës dhe punën e detyrueshme, por kjo kishte zgjatur vetëm tre vjet.

Duke i parë gjithë këto, ishte penduar se kishte marrë këtë rrugë. Nuk kishte ditur të gjendej si duhet. Atëkohë nuk dinte se, edhe përkundër gjithë kësaj, duhej të heshtte.

“Ishte gabim që ta shprehësh gjithë atë që ndieje. Dhe nga kjo, si të thuash, ata dyshonin nga unë. I regjistruan gjërat që unë mendoja në atë kohë. Kur shkova atje, shpreha gjithë atë që dija, të mirë e të keqe për Shqipërinë”, thotë ai, për të rrëfyer pastaj për gjithë brutalitetin që regjimi komunist i Enver Hoxhës kishte ushtruar mbi të.

Pranon se kishte dhënë mjaft material sa për të shërbyer si dosje kundër tij, siç është fjala se ishte deklaruar të jetë nacionalist dhe jo komunist i përbetuar! Kjo i kishte dhënë regjimit një prelud që ta ndiqnin sipas kursit të tyre.

Thënë saktë, më të mbërritur në Shqipëri, ishte futur në një kamp përqendrimi, në të cilin kishte qëndruar tre vjet radhazi. Një kamp, që më shumë i ngjante një burgu. Të gjithë “banorët” e kampit tri herë në ditë numëroheshin një nga një dhe në rast se dikush kalonte zonën përtej tij, ai dënohej. Kampi quhej Këneta e Tërbufit, përkatësisht Qerma nr. 2. Aty kishin qenë kapanone (baraka), ku kishin qëndruar të burgosur dhe nga burgu e kishin shndërruar në kamp për kosovarë. Punën, që e kishin lënë në gjysmë të burgosurit, duhej që kosovarët ta përfundonin. Punë të detyrueshme.

Tortura dhe 12 vjet burg

Nga kjo ishte dëshpëruar, dëshpërim të cilin e kishte shprehur në rrethe të ndryshme dhe i cili kishte rënë në veshët e Sigurimit Shtetëror Komunist. Kjo tash fillon dhe në vitin 1961, ku gjendet në pranga. Nga hetuesia në hetuesi, nga burgu në burg atij i bëhen po të njëjtat pyetje provokuese, poshtëruese, tallëse. I thuhej emigrant, jugosllav, spiun, nga ata që vërtet ishin spiunë të Jugosllavisë.

“Ky ishte viti kur unë hyra në burgun e vërtetë. Aty ishte një pretekst shumë i çuditshëm. Unë haja bukë me Kapllan Resulin, të cilin e njihja familjarisht. Në atë kohë në Shqipëri përgjegjës kishin qenë malazezët. Bashkëpunëtorë të Sigurimit ishin ata. Gjithçka vinte nga malazezët. Informatat merreshin nga ta për ne dhe kur u mbajt në këtë vit Konferenca e Moskës, kur u nda kampi komunist midis rusëve e kinezëve dhe Shqipëria u rreshtua në këtë të dytin, erdhën malazezët të na bindin që t’i takojmë kampit rus. Unë dhe Kapllani kundërshtuam, pasi ata sollën deklaratën e 81 partive që ne ta nënshkruanim”, rrëfen Nazmiu momentet kur kishte shprehur hapur kundërshtitë me regjimin. Thotë t’ua ketë thënë në sy se kishin ardhur të luftonin krah për krah me shqiptarë për të çliruar Kosovën, dhe jo me dikë tjetër. Ankimi, që ishte bërë në polici kundër veprimeve të malazezëve, konsiderohet si pikënisje e akuzave kundër bashkëpunëtorëve të ngushtë të tyre.

“Më morën dhe më çuan në hetuesi, dhe hetuesia në shtator të vitit 1962 më dënoi dhe nga dënimi mora 12 vjet burg. Akuza ishte se unë isha bashkëpunëtor i Jugosllavisë, i deleguar aty. Dhe më detyruan ta pranoja”, shprehet ai, për të treguar pastaj shkaqet që e kanë shtyrë të pranojë këtë akuzë aq të rëndë. Disa herë ishte dërguar në neuropsikiatri, duke i dhënë barna narkotike dhe duke i bërë tortura nga më çnjerëzoret. Shantazhet rreth familjes duken të kenë qenë më të rëndat. Kulmi arrihet me dhunimin që i është bërë të fejuarës së tij.

“Më paaftësuan për t’u bërë prind. Gjithnjë bënin këto se kisha deklaruar se kur kanë qenë bashkë Shqipëria dhe Jugosllavia, në Kosovë janë bërë masakra, është bërë kjo e kjo.

Tash këtë e përdornin për të bërë tortura. Të gjitha këto rrethana ndikuan që unë të pranoja akuzën”.

Edhe pasi ishte dënuar, kishin kaluar muaj dhe nuk arrinte të qetësohej. Kishte fituar përshtypjen se një pjesë e familjes i ishte vrarë, dhe një pjesë tjetër ndodhej në burg. Kjo i kishte ndodhur derisa ishte transferuar në burgun e Burrelit. Atje i kishin shpjeguar se ajo ka qenë vetëm torturë dhe familja ishte mirë. Pasojat nuk u kaluan dot, madje as sot.

Tregon se në Burrel e kishin futur në izolim të rreptë, bashkë me grupin e Termosekos (?-BV), me atë pjesë që kishin mbetur gjallë, meqë një numër të madh të këtij grupi i kishin pushkatuar. E kishte të ndaluar që të takohej me vendësit, dhe kështu, asnjëherë nuk kishte mundur t’i takojë familjarët.

“Deri në vitin 1972 nuk kam mundur t’i shkruaj familjarëve se jam në burg. Unë duhej të shkruaja se jam shëndosh e mirë dhe përcillja të fala, por asnjëherë të shkruaja se isha i mbyllur.

I pata shkruar së fejuarës se ajo mund të martohej me dikë tjetër, sepse regjimi më paaftësoi që unë të isha më vonë një prind. Burgu më bëri të paaftë për femër”, thotë Nazmiu.

Riburgimi dhe kthimi në Kosovë

Pas 12 vjetësh të qëndrimit në burgjet e Shqipërisë, ai ishte liruar. Kishin kaluar torturat dhe mizoritë e ushtruara mbi të. Dhe pas gjithë kësaj, prapë nuk shijohej liria e vërtetë. Nga burgu i Burrelit e kishin futur prapë në atë kampin e Lushnjës, ku kishte qenë në fillim, për të qëndruar edhe dy vjet të tjera në të. Bënte punë fizike sa për të siguruar kafshatën e gojës, në ndërkohë kishte bërë edhe kërkesë ambasadës së Jugosllavisë së atëhershme, por edhe ministrisë që të kthehej në Kosovë, kërkesë kjo që nuk ia kishte aprovuar kthimin.

“Unë tentova të arratisesha dhe më futën pastaj në burg edhe për pesë vjet të plota. Tek në qershor të vitit 1980 unë jam liruar. Në tetor të këtij viti më konfirmuan se më është aprovuar kërkesa që të kthehesha në Kosovë”.

Gjithë torturat që i ishin bërë i jepnin të drejtë atij që të mos besonte se kthimi i ishte miratuar. Besonte arsyeshëm në një hile të mundshme që mund t’i bëhej. Pse jo, vetëm t’i ndërrohej destinacioni nga një burg i Shqipërisë në një tjetër të Jugosllavisë. Duke besuar në këtë, kishte porositur një mik të tij që ta lajmëronte ndonjë familjar, të cilët do ta kërkonin pasi të kalonte kufirin. Fati deshi dhe ai mbërrin në shtëpi. Edhe regjimi i atëhershëm në Kosovë e ftoi për intervistë, të cilën e kishte shtyrë deri në muajin mars të vitit 1981.

“Ibush Kllokoqi më mori në pyetje. Tentova të gjeja një vend pune, por qysh atëherë Kllokoqi më paralajmëroi se do të kërkoja kot, sepse isha i privuar nga kjo e drejtë”, tregon ai për padrejtësitë që i bëheshin edhe në vendin ku kishte lindur.

Mësoi shumë nga jeta dhe më në fund u shit jashtë vendit. I ishte bërë një ofertë që të dalë jashtë vendit, por edhe i ishte siguruar punë. Akoma nuk donte ta lëshonte Kosovën, sepse ishte ngopur me emigracion. Kur u bënë demonstratat e vitit 1981, thotë të ketë parë se si kuadrot e Rankoviçit vetëm inkuadroheshin, duke filluar nga policia.

“Rikthehej përsëri periudha e Rankoviçit, dhe si njeri i ikur pikërisht nga një regjim i tillë logjika ma tha që unë të largohesha, meqë e dija se ose do të merrja burgun, ose do të duhej ta lëshoja vendin. Dhe, për burg më nuk isha i përgatitur, sepse isha i lodhur”.

Migroi në Norvegji. Sikur edhe në Shqipëri, edhe atje kishte gjetur një rrethanë ndryshe nga ajo që e kishte imagjinuar. Kësaj radhe në aspektin më pozitiv të mundshëm. Mendonte se do të qëndronte në ndonjë kamp, me një grup shokësh ku vetëm do t’i hiqnin brengat e rrezikut nga policia. Nuk mendonte se do të ishte i lirë dhe do të gëzojë të drejta të barabarta me të gjithë norvegjezët. Dhe kjo ishte një befasi, të cilën nuk e kishte menduar. I siguruan banimin, rrogën dhe sot jeton në saje të kushteve që ia ofroi shteti i Norvegjisë.

Aktiviteti në Norvegji

Problem më nuk ishte liria as kushtet ekonomike, jo. Edhe pse gjithë këto vuajtje i kishte marrë nga bashkatdhetarët, ai formoi shoqatën “Shpresa”, sepse edhe vetë shpresonte se do të shihet një Shqipëri ndryshe. I hoqi yllin flamurit. Këtë e propagandoi ndër shokë.

“Thashë se është goditje që i bëhej komunizmit, pra edhe komunizmit në Shqipëri, por edhe në Jugosllavi. Në Evropë unë kam qenë i pari që e kam bërë këtë. Kam pasur konsekuenca të forta. Menjëherë i shkrova Papës, Bushit, Miteranit dhe shumë kryetarëve të tjerë, dhe u tregoja se në Kosovë vriteshin njerëzit e pafajshëm. Tregoja se si nga ushtria fëmijët tanë ktheheshin në arkivole”, tregon Nazmiu për aktivitetin e tij që ka bërë në Norvegji. Futja e shumë grupeve të tjera rivale kishte ndikuar që ai t’i stoponte këto përpjekje. Thotë se këto grupe kryesisht ishin të interesit. Njerëzve me pikëpamje nacionaliste nuk u lihej hapësirë më. Politika u bë biznes atje, dhe veprimtaria e tij ishte izoluar. Prapë nuk qëndroi duarkryq. Filloi të merrej me shkrime. Bëri një libër, në të cilin kryesisht janë futur fakte nga periudha 1959-1980.

Për të, mrekullia ndodhi në vitin 1999, kur nga Kosova largohet çizmja e fundit e makinerisë serbe. Nuk kishte menduar se për të gjallë të tij do ta përjetonte lirinë e Kosovës. Shpresonte se dikush do t’i ofronte mundësinë për të dhënë kontribut këtu, por deri tashti kurrkush nuk ia ka dhënë këtë shans.

Derisa Shqipëria i dha burgun dhe torturat më çnjerëzore, lirinë e gjeti në Norvegji, prandaj edhe tani nuk mund të bëjë dallime ndërmjet këtyre vendeve. Kjo e ka bërë që të lidhet shpirtërisht edhe me këtë shtet. Tashti është në mëdyshje se ku të varroset, por sikur ka gjetur një solucion: aty ku të vdesë edhe të varroset.

“Unë i besoj fatit se atë që e meritoj do të ma jap. Kur të më vij vdekja, besoj se në Kosovë do të jem. Jeta mi mësoi se shumë gjëra po t’i zgjidhka fati, dhe jo vetja”.

Një herë pavarësi, pastaj bashkim kombëtar

Nazmiu thotë se pas shembjes së komunizmit ka pasur kontakte me Pjetër Arbnorin në Shqipëri, me të cilin një kohë edhe ka bërë burg bashkë. Thotë të ketë biseduar rreth hapjes së arkivit, e cila do të hidhte dritë për njerëzit të cilët kanë bërë krime në kohën e komunizmit. Thotë të jetë problematike hapja e tyre, meqë familja me familjen do të hasmërohen pastaj.

“Në vitin 1994 unë kam biseduar edhe me drejtorin e arkivit rreth hapjes së dosjeve, dhe ai më rrëfen kështu: Në kohën e komunizmit dy shokë duke biseduar njëri shpreh dëshirë për t’u arratisur dhe tjetri e denoncon në polici, dhe policia e merr këtë. Duke e torturuar e mbyt në burg. Shoku që e kishte denoncuar ia merr motrën e të vrarit për grua dhe bën dy fëmijë. Fëmijët u rritën dhe kërkonin drejtësinë mbi vrasjen e dajës së tyre. Vilsoni, drejtori i arkivit, thotë se janë në atë mënyrë të komplikuara gjërat sa që në rast se ato hapën mund të bëhet një kaos, shprehet Nazmiu, i cili, përkundër kësaj që mund të ngjet, është i mendimit se për t’u ndërtuar një shoqëri e shëndoshë duhet që dosjet të hapen.

Nazmiu fliste me entuziazëm për vitalitetin e popullit shqiptar, për perspektivën e shkëlqyer që e pret këtë popull fisnik, këtë racë fisnike. Thoshte se na kanë njohur amerikanët, andaj edhe na kanë përkrahur, sepse e dinë se edhe me ne shqiptarët e kanë ardhmërinë e përbashkët qoftë në paqe, qoftë në luftë. Kjo më jep kënaqësi dhe forcë që të jetoj dhe të mos më dhimbset asgjë që kam bërë dhe kam vuajtur, shprehet ai.

Sot, ai di ta dallojë regjimin katil nga popullata e pafajshme.

“Kemi një popull të mrekullueshëm gjithandej. Edhe pse e kanë përcjellë lloj-lloj katrahurash, ai diti ta gjejë rrugën e demokracisë, me luftë dhe me votën e vet të lirë”. Nazmiu është për pavarësinë e Kosovës, sepse kjo është në rend të ditës, ama thotë se kurrë nuk duhet të heqim dorë nga bashkimi kombëtar, nga Shqipëria etnike.

U ndamë me të pas një urate që bëri që askush të mos e përjetojë atë që e ka përjetuar vetë, sepse duke qëndruar aq gjatë në robëri, si rrallëkush ai ia di vlerën lirisë.

 

REAGIM NDAJ SHKRIMIT TË BOTUAR NË GAZETËN “BOTA SOT”

RRETH KUVENDIT ZGJEDHOR TË DEGËS SË LDK-së NË GJERMANI

 

Duke e lexuar shkrimin e botuar në të përditshmen “Bota Sot” me 1 nëntor 2006, faqe 20, të autorit Myftar Halili, ku në mes tjerash bëhet përpjekje që të njolloset njëri ndër udhëheqësit dhe veprimtarët më të shquar të LDK-së në diasporë, gjegjësisht kryetari shumëvjeçar i kësaj Dege (1990-2003)si dhe kryetari i Kolegjiumit të degëve të LDK-së për tërë diasporën shqiptare 1991 e deri më sot z. Hafiz Gagica, si anëtar i të njëjtës parti, si  bashkëveprimtar i tij për më shumë se një dekadë, ndjej përgjegjësi kombëtare si dhe obligim moral që para opinionit të gjerë ta shprehu reagimin dhe mospajtimin tim me tendencat e autorit të këtij shkrimi që ta denigrojë personalitetin e z. Gagica:       

 

1.- z. Hafiz Gagica është intelektual i viteve 1980-ta, i ndjekur nga regjimi serb, shok dhe mik i ngushtë i Jusuf Gërvallës, pjesëmarrës dhe organizues i shume demonstratave, për 19 vjet rresht (1980-1999) bashkë me shumë shokë pa e parë vendlindjen, Kosovën martire.

 2.- Është njëri ndër themeluesit e kryesor të LDK-së në Perëndim, themelues i Fondit humanitar (Achen-it) për Kosovën në vitin 1990, i pari fond i hapur dhe transparent në Perëndim, është themelues i Fondit për Kosovën maj 1992 qe njihet si Fondi i 3%-shit ne kuadër të Qeverisë së Kosovës,

3. -Në dhjetor 1990 e ka hapur Zyrën e parë ndërlidhëse në Stuttgart, Zyre që e ka luajtur rolin kryesor për koordinim në mes Prishtinës dhe mërgatës shqiptae në Perëndim,

4. -Si kryetar i Degës së LDK-së për Gjermani dhe kryetar i Kolegjiumit te Degëve të LDK-së në Diasporë që nga viti 1991 ka luajtur një rol të veçantë në afirmimin e çështjes së Kosovës si dhe vlerave nacionale të shqiptarëve për arritjen e pavarësisë së Kosovës. Gjatë kësaj periudhe është shquar si një koordinator serioz brenda vetë LDK-së në relacionin atdhe-mërgatë, ku bashkë me veprimtarë dhe patriot të shquar arriti që LDK-ja të ketë rreth 380 aktive dhe 15 nëndegë vetëm në Gjermani,

5. -Zyra e Kosovës në Stuttgart e udhëhequr nga H. Gagica arriti të jetë njëra ndër shtyllat më të forta të shtetit paralel të Kosovës në periudhën më të vështirë të okupimit klasik të Kosovës (1990-1999) si dhe në vënien e kontakteve dhe marrëdhënieve politike Kosovë-Gjermani, kur me dhjetëra delegacione gjermane të niveleve të ndryshme e kanë vizituar Kosovën,

6.- Hafiz Gagica, vuri kontakte serioze me të gjitha nivelet e shtetit gjerman, duke filluar nga komuna e Stuttgartit dhe deri në nivelin e Bundestagut gjerman, Ministrisë së jashtme dhe Kancelaramtit.

Ka organizuar disa takime në nivelin më të lartë shtetëror gjerman për Presidentin e Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova,

7. -Në vitet 1993-97 kur po bëhej fushata më e ashpër kundër presidentit Rugova e cila kishte marrë përmasa të një marrëzie politike, e që financohej nga Bukoshi, Qosja dhe të tjerë, z. H. Gagica në atë kohë ishte funksionari i vetëm i LDK-së që ndërmori një varg veprimesh në përkrahje të liderit historik të LDK-së dhe shqiptarëve të Kosovës, gjë që falë angazhimit të tij maksimal arriti që në disa kryeqendra të Evropës perëndimore të organizojë me dhjetëra protesta dhe demonstrata me fotografi të DR. Ibrahim Rugovës në kërkim të pavarësisë së Kosovës në të cilat merrnin pjesë me nga 20 deri në 100.000 veta,

8.- z. H. Gagica ishte edhe njëri ndër themeluesit kryesor të grupeve guerile në Kosovë që më vonë do të udhëhiqen nga heroi Sali Çekaj, njeriu më i afërt i Gagicës, i cili që nga viti 1991 ishte aktivizuar në Zyrën e Kosovës në Stuttgart, dhe këta të dy deri në vrasjen në front të Salihut do të jenë miq të ngushtë si dhe bashkëveprimtarë të denjë në rrugën e pavarësisë së Kosovës, Hafizi politikisht, ndërsa Salihu edhe me pushkë në krah luftuan për idealet kombëtare,

9.- z. Gagica në qarqet e ngushta politike, por edhe në opinion e gjerë njihet si njeriu më besnik i politikës së Dr. Rugovës, dhe këtë përkushtim e ka dëshmuar në rrethanat më të vështira që po kalonte Kosova dhe presidenti Rugova personalisht,

10.-Viti 1999 kur filloi bombardimi i pozicioneve serbe nga NATO-ja, kur presidenti Rugova u mor me dhunë në arrest shtëpiak nga policia serbe, H. Gagica me ndihmën e zonjës Donika Gërvalla, ishte i pari dhe i vetmi që doli në përkrahje të tij dhe e bëri publike se Rugova është i marrë peng nga kriminelet serbë, dhe lidhur më këtë dërgoi një varg peticionesh si dhe organizoi një serë takimesh pranë institucioneve ndërkombëtare për lirimin e Rugovës.

Në ato kohë shumë të vështira për Kosovën dhe shqiptarët opinionit i janë të njohura kalkulimet e disa anëtarëve të Kryesisë qendrore të LDK-së që kishin shkuar (prill 1999) në Tiranë për ta organizuar eliminimin e Dr. Rugovës nga skena politike shqiptare, kurse H. Gagica ishte i vetmi që doli kundër këtij projekti dhe kështu dështojë plani për “vrasjen” e tij për së gjalli,

11. – Po ashtu dihen edhe aktivistet e Degës së LDK-së në Gjermani që në atë kohë i kishin futur veshët në lesh dhe pritnin se si do përfundonte situata duke bërë vetëm sehir,

12. - Kthimi i Dr. Ibrahim Rugovës në Kosovë ishte i shoqëruar pikërisht nga Hafiz Gagica, i cili përjetësisht do i qëndrojë besnik miqësisë, bashkëpunimit dhe idealeve politike dhe kombëtare të Dr.  Rugovës,

13. – Hafiz Gaica diku kah viti 2003 u tërhoq nga funksioni i kryetarit të Degës së LDK-së në Gjermani, që deri atëherë në këtë funksion ishte rizgjedh 4 herë radhas, me qëllim për të krijuar kulturë ndërrimesh të posteve, edhe pse ishte i pa konkurrencë, duke ai lëshuar vendin Hazir Krasniqit, që ishte sekretar shumëvjeçar i Degës, tani kryetar i saj. Pra, për hir të vazhdimësisë së organizimit të Degës u tërhoq nga posti i kryetarit të Degës dhe kaloi në postin e nënkryetarit, gjë që deri më sot nuk është praktikuar nga asnjë funksionarë yni partiak dhe politik,

14. -Në qershor të vitit 2003 H. Gagica, Nail Rexha, Bashkim Leci dhe Nezir Fejza dhanë dorëheqje nga Kryesia e Degës së LDK-së në Gjermani e jo nga partia, të gjithë e dinë, me motive personale dhe jo për të krijuar “skandal politik” siç mundohet të shpif autori i shkrimit M. Dragidella,

15.- Që nga ajo kohë Kryesia e Degës me përkrahje të disa anëtarëve të saj që njihen edhe si njerëz të “Prillit 99 në Tiranë” për eliminimin e Dr. Rugovës, më pas u aktivizuan për ta njollos emrin dhe personalitetin e H. Gagicës..!?

Njëri ndër më të zëshmit në fushatën kundër z. Hafiz Gagica është pa dyshim Miftar Dragidella, i porositur apo i nxitur dhe i përkrahur nga disa anëtarë të Kryesisë qendrore në Prishtinë, shkrimet e të cilit për nga fryma dhe stili i linçit i përngjajnë atyre të Beogradit që dikur që bëheshin kundër Gagicës.

Disa herë ky “gazetar” ka spekuluar me dorëheqjen e Gagicës dhe kolegëve të tij, pa dhënë detaje të dorëheqjeve që ata ia kishin ofruar me shkrim Kryesisë së Degës,

16 .- Gagica në kontinuitet e ka vazhduar aktivitetin në dobi të pavarësisë së Kosovës, por së fundi me rastin e zgjedhjeve në LDK ai është aktivizuar në Aktivin e Stuttgartit, gjë që dëshmon qartë për përkushtimin e tij ndaj partisë për të cilën ka bërë shumë, që fletë për përkushtimin e tij kombëtar, se kur Kosova ka nevojë për të, ai nuk ngurron që t’i dalë në ndihmë asaj. Që 3 vite shantazhe dhe etiketime që i mëvishen z.Gagica nga kryetari i Degës Hazir Krasniqi e Miftar Dragidella me kompanie, këtë edhe për kundër dëshmon qart përkrahja që z.Gagica mori  nga 73 delegat prezent në Kuvendin zgjedhor të LDK-së që u mbajt më 29.10.2006 në Hannover të Gjermanisë, me që rast 49 delegat i dhan  votën e tyre për Kuvendin qendror në Prishitinë.

Prandaj, duke e mbështetur reagimin tim mbi fakte të gjalla për kontributin që ka dhënë z. Gagica për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, pra duke e ngritur zërin kundër shtrembërimeve që orvatet t’ia mvesh M. D. biografisë dhe aktivitetit kombëtar të H. Gagicës, lus redaksinë e gazetës “Bota Sot” që këtë reagim ta botojë në faqet e saj.

 Xhafer Leci, aktivist dhe veprimtar që nga viti 1968, pjesëmarrës në të gjitha proceset e zhvilluara në kuadër të LDK-së, Dega në Gjermani që nga themelimi i saj me 1990 dhe deri më sot.

 Ju lutëm lexojeni mesazhin e mëposhtëm

 

VËLLEZËR SHQIPTARË NDËRGJEGJESOHUNI...

 

 

PASAPORTA GREKE PËR MINORITARËT...

 

REALIZMI I ENDRRËS GREKE PO BEHET REALITET!!!

 

SHQIPËRIA ËSHTË AFËR DRAMËS MË TË MADHE TË HISTORISË SË SAJ MODERNE

 

Të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë marrë kartën homogjene Greke (dokumenti që vërteton kombësinë Greke), do te marrin përfundimisht Pasaportën Greke. Vendimi u deklarua mesditën e djeshme pas një mbledhjeje te komisionit qeveritar me prezencën e vete Kryeministrit Grek Kostas Karamanlis, Ministres se Jashtme Dora Bakojanis dhe te Ministrit te Brendshëm Prokopis Pavlopulos.

 

Ministri i Brendshëm Grek Pavlopulos theksoi se te gjithë ata minoritare greke qe kane marre kartën homogjene do te marrin nënshtetësinë Greke. Karta homogjene është ajo leje e posaçme e cila është dhënë për here te pare nga fundi i viteve ‘ 90, te gjithë atyre shqiptareve qe kane vertetuar qe kane prejardhje Greke. Ne fillim karta ka pasur afat 3 vjeçar, por prej 2005 është bere dhjete vjeçare. Pasaportën Greke dhe nënshtetësinë Greke, do ta fitojnë jo vetëm ata qe kane kartën homogjene aktualisht por edhe te gjithë ata individë te cilët kane aplikuar dhe do te aplikojnë për këtë karte ne te ardhmen.

 

Vitet e fundit per nje motiv apo per nje tjeter..... emrat e lavdishem te dizenjuar nga gjaku i luftetarve per liri, nga ideali per te valvitur krenar flamurin me shqiponjen dykrenare...emra si Genti, Arber , Teuta, Agron etj. u ndryshuan ne Jorgo, Dimitris, Kosta etj. vetem e vetem per te treguar qe kishin prejardhje Greke. Shume shqiptare bene dokumenta falso per te marre kete karte homogjeni...

 

Dhe autoritetet Greke megjithese e dinin qe keta shqiptare nuk kishin asnje lidhje me Greqine, i mireprisnin keto dokumenta falso, i mireprisnin ndryshimet e emrave dhe shpejtonin dhe shpejtojne te japin sa me shume karta homogjene.

 

VELLEZER SHQIPTARE!!! Sot nje perqindje shume e larte shqiptaresh kane karten e famshme homogjene, neser keta shqiptare nuk do te jene me te tille, neser keta shqiptare do te kene pasaporta greke... Neser keta shqiptar do te jene Greker!!!

 

VËLLEZËR SHQIPTARË! Ëndrra Greke për greqizmin e Vorio Epirit po behet realitet, nesër kjo zone e Shqipërisë do te rezultojë e jetuar nga greke, nesër kjo zone e Shqipërisë do te deklarohet nga Greqia zone e asaj autonome.

 

VËLLEZËR SHQIPTARË, NDËRGJEGJËSOHUNI!!

 

* Dhënia e pasaportave Greke për pseudo minoritaret Grek ne Shqiperine e Jugut,

* Ndërtimi i Varreve te ushtareve greke ne katër pikat e kufirit te Vorio Epirit, me varre qe u mbushen me eshtrat e bijve krenare te Ilirisë,

* Hapja edhe ndërtimi i shkollave ne gjuhen greke ne jugun e Shqipërisë, me muret e shkollave qe janë lyer bardh e blu.

 

ESHTE NJE SHENJE E QARTE E POLITIKES GREKE PER TE BERE REALITET NJE ENDERR TE VJETER: GREQIZIMIN E VORIO E EPIRIT.

 

VELLEZER SHQIPTARE, VELLEZER ILIRE LUFTA NE PAQE QE PO KRYEN POLITIKA GREKE, KA NEVOJE PER NGRITJEN E ZERIT TUAJ, KA NEVOJE PER NDERGJEGJESIMIN TUAJ, KA NEVOJE PER RIZGJIMIN E KRENARISE TUAJ ILIRE PER TE MBROJTUR VLERAT TONA, PER TE MBROJTUR ATE QE GJYSHRIT TANE E KANE MBROJTUR ME GJAK DHE ME PENE.

 

NEQOFTESE E NDJEN QE NE DAMARET E TU LEVRON AKOMA GJAK SHQIPTARI, NEQOFTESE E NDJEN QE KRENARIA E KOMBIT SHQIPTARE NUK DO TE SHUHET KURRE DERISA TE KETE SHQIPTARE KRYELARTE QE TA MBROJNE ATE.......

 

DERGOJA KETE E-MAIL TE GJITHE VELLEZERVE SHQIPTARE KUDO QE JANE NE CDO CEP

TE BOTES NE EMER TE KOMBIT SHQIPTAR.

__________________________________________

 

http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-shkenca

KADAREJA, DRAMA MORALE DHE KEQBËRËSIT KULTURORË TË KOMBIT

Postuar më November 16 , 2006 nga admin

Nga Albert Nikolla

Duke lexuar me mjaft vëmendje intervistën e fundit të Kadaresë botuar para disa ditësh në shumicën e të përditshmeve shqiptare kam provuar një ndjesi paksa të hidhur që më bën të ndihem me pak shpresë në të ardhmen tonë si popull. Ndjesia ka të bëjë me dhimbjen që dukej “midis rreshtave” të intervistës së tij. Hera herës Kadareja ndihej si një nënë e lënë përjetësisht pa gjumë nga fëmija i tij i vogël, sa më shumë nëna e do atë, aq më shumë ai e godet atë, e gërvisht pa e ditur se ajo përkujdeset pafundësisht për të. Kjo mendoj se është metafora më e goditur në marrëdhënien tonë si komb me Kadarenë e madh. Sa më shumë ai bëhet nxitësi dhe vlerësuesi ynë nëpër botë, sa më shumë na edukon drejt së bukurës aq më e madhe është goditja ndaj tij, aq më e madhe është dëshira e përdhuminit kulturor ndaj tij.
Mendoj se marrëdhënia jonë si shqiptarë me Kadarenë është me të vërtetë e çuditshme. E duam dhe e çmojmë deri në marrëzi dhe po në marrëzi e shajmë, e përdhunojmë nga ana kulturore, e “demaskojmë” (sic. sipas metodave tona marksiste) dhe e bëjmë të habitet nga marrëzia jonë. Mirëpo habia që i shkaktojmë nuk është habitje filozofike për të cilën do të na ishte mirënjohës pasi habia filozofike është dhuratë e madhe për një person. Jo! Ne i shkaktojmë habitje të dhimbshme. Ato lloj habitjesh që ai i quan “nga ato që të ngrejnë leshtë e kokës përpjetë”.
Duke parë këtë qëndrim të shëmtuar tonin kundër Kadaresë më ka ardhur në mëndje shpjegimi që ai vetë i jep qëndrimeve të tilla që shpesh ndodhin në Ballkan. Në fakt në fjalimin e mbajtur me rastin e pranimit në Akademinë Franceze më 28 nëntor 1996 ai shkruan “ Ballkanasit kanë më shumë se një shekull që të tillë e shprehin dashurinë për Europën: në mënyrë pasionale, nervoze. Ajo që duhej të ishte dashuri përfundon në keqkuptim tragjik”. Kam frikë se ky keqkuptim tragjik do të ndodhë edhe midis nesh si popull dhe Kadaresë. Kjo është thjeshtë një frikë dhe nuk do të doja që të realizohej kurrë. Por ja që ne po nervozohemi kundër tij, që po ta përkthejmë në realitet do të thotë të shkatërrojmë të ardhmen tonë. Lufta kundër së ardhmes fillon nga lufta e ashpër kundër simboleve të vlefshme. Simboli ynë më i rëndësishëm sot, e përherë do të thosha, është Kadareja, është si qershia mbi tortën e kulturës shqiptare. Po ta cenojmë atë do të cenojmë të bukurën tonë do të përdhunojmë vetveten. Si fazë e parë do të ishte masturbimi kulturor, pastaj të tjerat...
Në fakt “midis rreshtash” të intervistës duket një hidhërim i madh i shkrimtarit për qëndrimin tonë ndaj tij. Aty duket bezdia e madhe për letrat e lexuesve shqiptarë kundër tij me rastin e çmimit “Man International Booker Prize”. E pabesueshme! Shqiptarët hedhin baltë mbi të bukurën e tyre. Po, kjo është habia jofilozofike. Dhe bezdia e tij shtohet në një pikë të intervistës kur thotë: “Shkrimtari nuk ka asnjë pakt me popullin e vet për ta bërë këtë, ose atë. Absolutisht, asnjë marrëveshje, asnjë detyrim”- nëna është bezdisur së tepërmi nga fëmija i pagjumë, është i qartë një nervozizëm i kuptueshëm i tij ndaj sjelljes së përbindshme të kombit të vet ndaj tij. (“Nessun profetta è amato nella sua patria”! – “Asnjë profet nuk ka gjetur dashuri në atdheun e vet!”).
Është e pamundur, dhe për këtë jam i mirinformuar, që në mënyrë sistematike, të organizuar dhe të qëndrueshme të gjejmë francezë kundër Balzakut, kolumbianë që sulmojnë për përdhunim kulturor G.G. Markez-in, italianë kundër Dantes, turq kundër J. Qemalit apo N. Hikmetit, egjiptianë kundër N. Mahfuz-it. Madje do të thoja se kjo gjë nuk ndodh në mënyrë kaq sistematike as në vënde të tjera të Ballkanit. Por ndodh tek ne, kampionët e çudirave. Kampionët e të jashtëzakonshmes dhe të habisë jofilozofike. Shqipëria pa Kadarenë është si një gjeneral i zënë rob lufte të cilit i kanë hequar gradat ose si një njeri të cilit i kanë hequr arsyen. (Aristoteli thoshte se thelbi i qënjes njerëzore është arsyeja).
Gjykoj se në intervistën e tij Kadareja është treguar tepër i butë kur thotë se arsyeja e sulmeve kundër tij është zilia njerëzore. Mendoj se zilia njerëzore është vetëm maja e ajsbergut. Zilia njerëzore kundër tij është vetëm një pjesë e vogël e asaj që fshihet nën sulmin kundër tij. Sulmi kundër tij e ka bazën e vet në dramën morale të kombit tonë. Kadare di të vendosë gishtin mbi plagën e thellë morale të kombit tonë. Ajo plagë shkakton një dhimbje të padurueshme. Por shërimi moral kalon detyrimisht nëpër hapat e tij natyror e të njëpasnjëshëm. Është e pamundur të krijojmë një ndërgjegje morale të re e të pastër pa e nxjerrë atë të shëmtuarën, të vjetrën nga zgafellja ku është fshehur e ku e nga ku e ka tejet të vështirë të dalë. Çdo herë që Kadareja flet për problemin moral, sigurisht do të ketë sulme të ashpra e të pamëshirshme kundër tij. Kjo për faktin se, mjerisht, sot akoma ne shqiptarët nuk duam të ndahemi një herë e mirë nga e keqja, nga e kaluara e shëmtuar. Më kujtohet eremiti Frrok te “Dosja H” që nuk donte të largohej nga shpellat. Morali nuk është si modeli i flokëve të prostitutave që ndërrohen shpesh sipas frekuencës së klientëve, ai ka të bëjë me pjesën më intime e më të thellë të ndërgjegjes së një populli dhe për rrjedhojë puna është e madhe dhe e dhimbshme. Duhet duruar patjetër dhimbja që sjell diçka e tillë për një paqe e kthjelltësi shpirtërore të re. Mirëpo llumi ku rrinë krimbat, hija, mungesa e diellit, balta, plehu u jep atyre një lloj rehatie e plogështie shpirtërore që i kënaq. Sapo del dielli krimbat duhet të gjejnë patjetër pak hije se përndryshe dehidratohen e ngordhin. Në vend të diellit atje poshtë krimbat orientohen vetëm me koordinatat e “ditës së moskurrit”, e asaj dite që s’duhet të vijë më për Shqipërinë. Fjalët e Kadaresë janë si një zile për shpirtrat e trazuar dhe zilja mund të shqetësojë tepër një person apo një popull që ka dëshirë të flejë, por mund të jetë një avantazh i madh për një person apo popull që mezi pret ta dëgjojë atë zile alarmi.
Kadareja ka qenë vazhdimisht një shqiponjë e përbaltur nën regjimin komunist dhe për këtë arsye e urren llumin e krimbave. U thotë edhe të tjerëve që të mos e durojnë këtë errësirë shpirtërore dhe të dalin në diell. Natyrisht duke shpresuar se shumë syresh nuk e kanë pësuar metamorfozën kafkiane të shndërrimit në kandrra.
Ata persona që ngrihen kundër tij dhe organizojnë turmat e egërsuara për përdhunimin e tij kulturor duhet të marrin atë titull që meritojnë: keqbërës kulturorë të kombit. Mendoj se titulli është me mjaft respekt për punën e tyre pasi ka brenda edhe mbiemrin “kulturor”. Është e shëmtuar të shikosh çdo ditë njerëz pa identitet që çirren dhe ndërtojnë identitetin e tyre të shëmtuar në funksion anti-Kadare. Duhet të jetë fare e qartë për të gjithë që çelësi anti-Kadare është antishqiptar.
Do të ishte një zhgënjim i plotë po të mendonim se rilindja e Shqipërisë dhe e kombit shqiptar është çështje ekskluzive ekonomike dhe politike, ajo është para së gjithash çështje e rilindjes morale. Por vetë fjala “rilindje” presupozon vdekjen e moralit të vjetër dhe pastrimin e zgafelleve të ndërgjegjes kombëtare, pikërisht atje ku dhimbja është më e madhe dhe atje ku ndodhet edhe arsyeja pse sulmohet pa mëshirë Kadareja. Të rilindësh moralisht do të thotë të jesh i gjallë në shpirt. Një popull rilind moralisht atëherë kur i kërkon vdekjen atij morali që i referohej mashtrimit, urrejtjes, së keqes dhe kthehet në liri shpirtërore nëpërmjet sakrificave.
Përballë këtij sulmi sistematik do të duhej të ngrihej një mbrojtje më e fuqishme, më sistematike, më e fortë dhe me të vërtetë e fisme e asaj shumice që e do me të vërtetë Shqipërinë dhe kombin e t’u thotë “ndal” keqbërësve kulturorë që në thelb janë keqbërësit më të rrezikshëm të Shqipërisë pasi ata nuk ndalen lehtë. Ndryshe është më një horr rrugësh që mund ta kapë polici, krejt tjetër është situata me një keqbërës kulturor që i rrëshqet dënimit kulturor, herë është në Shqipëri e herë në Kosove, herë brenda vendit e herë jashtë. Për këto arsye kjo e keqe luftohet me vështirësi. Por nuk është e pamundur lufta ndaj saj. Shpresa në një zgjim është e madhe por nuk duhet lënë që të zbehet.

Tiranë, nëntor 2006.

Albert P. Nikolla

Shënim i redaksisë “Shqipëria etnike”: zotni Albert P. Nikolla, ta botuam artikullin, pavarësisht se nuk na binde me shkrimin apologji për të përkëdhelurin tënd aq kontrovers dhe aq skandaloz, krahas sivëllezërve të vet: Rexhep Qosja, Kapllan Resuli-Buroviq, Adem Demaçi...

Ndërsa ne i duam të përmirësuar, të korrigjuar e të larë nga mëkatet e tyre, ti i dashke edhe më me betere!?

Edhe diçka, zotni Albert P. Nikolla, ta korrigjuam shkrimin e keq dhe mos u tall më me gjuhën amtare! Dhe mos u bë prift (nëse nuk je?) që të falësh mëkatet mëkatarëve! Nëse nuk jeni totalisht i painformuar!?

 

Nga shtypi revolucionar ilegal kosovar

 

Bashkim Gollaku (Kadri Osmani)

 

FESTA E KUQE

 

Sot dy diej lëshuan rrezet e veta përdhe

Dhe ngrohtësi e tyre nga ngriti peshë

Gjaku kryengritës ndër dej filloi për t’u nxe

Dhe cipa pëlciti që sytë na i kishte veshë

      O festa e kuqe që na erdhe në prag

      Dhe gjakun e ngrirë ndër dej për ta shkri

      Na bëre vigjilentë të shohim më larg

      Ta ndjejmë afshin e ngrohtë të fjalës-LIRI

Ti- ngrite lart e më lart kazmën e pushkën

Se luftën e kemi pasur për traditë

Gjyshërit na e lanë trashëgim-hutën

Qëlloje në ballë armikun në pritë

      E sillet vallja me rroba kombëtare

      Edhe jehon surlja e tupani buçet

      Po vjen fitorja për botën  proletare

      Armiku e ka ulë kokën përdhe e s’flet

Armik- dorëzohu në emër të populli!

Lësho përdhe armë edhe bajoneta

Fitorja është e jona tërë motit

T’erdhi fundi armik të shuhet jeta

 

 

FITORJA JONË

 

Nëntëdhjetë e nëntë herë na i thyen gishtërinjtë

S’bëzamë!

Nëntëdhjetë e nëntë herë na e rrjepën lëkurën

Nuk ofshamë!

Nëntëdhjetë e nëntë herë na e thyen kurrizin

S’u rrëzuam!

Nëntëdhjetë e nëntë herë na i thyen brinjët

U mësuam!

Nëntëdhjetë e nëntë herë na e shtypën kokën

S’u përulëm!

Nëntëdhjetë e nëntë herë na e thyen mjedisin

S’u përkulëm!

Nëntëdhjetë e nëntë herë na i thyen këmbët

S’u gjunjëzuam!

Nëntëdhjetë e nëntë herë na e prenë gjuhën

Nuk belbëzuam!

Nëntëdhjetë e nëntë herë na poqën në hell

Hellin e fikëm!

Nëntëdhjetë e nëntë herë na shpuan në dell

E shuam zhigun!

Nëntëdhjetë e nëntë herë na përvëluan me valë

S’u përvëluam!

Nëntëdhjetë e nëntë herë na dogjën në zjarr

U farkuam!

Nëntëdhjetë e nëntë herë na ngrinë në akull

Nuk u ngrimë!

Nëntëdhjetë e nëntë herë na lanë të vdekur

U përtërimë!

Edhe nëntëdhjetë e nëntë herë të na zhdukin

Do t’luftojmë!

Edhe nëntëdhjetë e nëntë herë të na korrim

Do të fitojmë!

 

GJUMI VIGJILENT

 

Ti flenë duke u përkundur në ëndrrat e lumtura

I buzëqeshur duke i shtrënguar ëndrrat e bardha në gji

Mendimet laramane marrin përpjetë si flutura

Shëtit glomusin me shpejtësi rrufeje si në magji

      Dhe e din se te dera qëndron si statujë fantazma

      E zezë si futa e me dhëmbë të zgërdhirë si dreq

      E duke e rrahur kokën e vet me grushte- çfarë hata

      “Me çfarë guximi këta i thonë çdo të mire mirëmbeç!?”

Edhe vazhdon gjumin vigjilent dhe ëndrrat e idealit

Që nuk ka fantazmë as dreq që askurrë mund t’ lidh

Fluturon i lirë qiellit të vrerët sikr Sokol Malit

Dhe në vazhdim njënganjë problemet shkon duke i zgjidh

 

 

QËNDRO GOLLAK

 

Kur rigon e fryn era

Edhe tufani si rrebesh

Kur ulërinë ujku te dera

Mos u mërrol as mos qesh

      Ngriti kreshtat lart qëndro

      Rrëzës sate Shkëlzen Drini

      Të ujit dhe të fresko

      S’ka ç’të bën flaka as tymi

Bukurosh si lule livadhi

Kush t’u sul i dole haku

Mbi kreshtat tua Sokol Mali

Në mal e n’vërri Luan Gollaku

      Ah, qëndro Gollaku im

Edhe tregoi botës mbarë

E lësho zërin jep kushtrim

Se ke fatosat atdhetarë

 

(“ZËRI i KOSOVËS”, ORGAN I GRUPIT REVOLUCIONAR,

Nr. 1. shkurt, 1974 dhe Nr. 2. prill, 1974)

 

 I lexova poezitë.

Poezia Fitorja jonë është shumë e qëlluar dhe me shumë vlera, sidomos gjuhësore e stilistike, prandaj dërgoje diku për botim. Kjo është një poezi programatike e Lëvizjes ilegale shqiptare, për të mos thëne një himn i vërtetë.

Dr.Begzad Baliu

28 NENDORI DHE ODHISE PASKALI

 

Floriana Paskali

 

28 NENDORI DHE ODHISE PASKALI

 

 A E DINË SHQIPTARËT ?

 

1.Qe shtiza që ngrihet flamuri kombetar çdo 28 nendor në qytetin e Vlores, është krijuar nga babai im Odhise Paskali në vitin 1932?

 2.Që memoriali i varritë te Ismail Qemalit me figurën e Flamurtarit është vepër e babait tim Odhise Paskali, vepër e vitit 1932?

3 Që këto 2 vepra janë inaguruar në 28 Nendor 1932?  Plot 75 vjet më parë?

 4. Që ka një bust të mrekullueshëm dhe të paarritshëm artistikisht të Ismail Qemalit,   vepër e babait tim?

 5. Që ka një shtatore në Muzeun Kombetar në Tiranë në sallën e Pamvarësisë dhe që s’ka, të paktën, as dhe një kartolinë për të …dhe kjo është vepër historike e babait tim Odhise Paskali?

 6.Që ka një madaljon me portretin e Ismail Qemalit, dhe kjo është vepër e babait tim, Odhise Paskali ?

 

A  E DIN PRESIDENCA ?

 

1.Që në hyrje të Pallatit Mbreteror apo Presidencial  të saj,  është e rrethuar nga grupi skulptural i 5 patriotëve të mëdhenj shqiptarë , grup skulptural i vitit 1940, vepra të krijuara nga babai im, Odhise Paskali?

 2.Që në hyrje te derës kryesore te Pallatit Mbreteror është nudo më e madhe dhe më e arritur artistikisht “ Pjelloria”, vepër e vitit 1940 e babait tim Odhise Paskali?

 3.Që në sallen kryesore të ketij Pallati, jepen dekoratat më të larta të kombit “Gjergj  Kastrioti Skenderbeu” dhe “Naim Frasheri “ të arta, dhe jepen përpara bustit të Skënderbeut, vepër e vitit 1939, e babait tim Odhise Paskali, që ka  523 punë në skulpturë te krijuara në 62 vjet veprimtari artistike ?

 Për ironi të ketij fakti, unë e bija e tij Floriana Odhise Paskali, nuk merret mundimi as dhe te njoftohem në asnjë veprimtari që zhvillohen përpara veprave të babait tim Odhise Paskali, dhe kjo për 17- vjet rrjesht (!!!!)

 

4.Aresya e vetme eshte se jam trashegimtarja e denjë që luftoj çdo ditë me jetën, duke u përballuar me të gjithë mafien e atyre që kanë guxuar paturpesisht të kopjojnë në menyrë të felliqur veprat e babait tim Odhise Paskali dhe klanet që parapëlqejnë me miliona dollarë, duke berë kopje, plagjiatura dhe konkurse të turpshme për veprën e Skënderbeut,  ndërkohë qe dalta e babait tim, Odhise Paskali, i ka dhenë vulën e përjetesisë, si vepra të paarritshme.

Shpresoj që nga nipat e Ismail Qemalit, Idriz Seferit, Isa Boletinit, Bajrram Currit, vellezerve Frasheri, dhe sternipat e Gjergj Kastroti Skendebeut, të marr njoftim për ditën e festës te ngritjes së flamurit kombëtar në Prishtinë me daten 10 dhjetor 2007.

  

P.S  Babai im i nderuar dhe “Nder i Kombit”, i solli monumentet nga  Italia nëpër det  në vitin 1932 , me anije dhe i nguliti në tokën e arbrit perjetesisht.

 

Une e bija e tij, Floriana Odhise Paskali , i bëra shqiptarët të dinë, që ky është babai im Odhise Paskali, dhe unë jetoj në Tiranë,  dhe kam gjakun e tij.

 

Për më tepër info. shiko:                                                  Floriana Odhise Paskali

www.odhisepaskali.com                                                         Kritikë Muzike

“Arts Administration” NYU, New York

 

                    

 

 E nderuara zonja Florina Odhise Paskali, tungjatjeta!
Ora qenka 7 (shtatë) e mëngjesit, e shtunë, 1.12.2007: e theksova orën për të ju bindur juve dhe udhëheqjet tona shqiptare se ka njerëz që nuk  çojnë jetë dembelësh  të Stambollit dhe se do t'i demaskojmë falsifikatorët, plagjiatorët e dallaverxhinjët pa ngurrim e pamëshirë- deri në majën e shtetit.
E lexova Letrën tuaj dhe u preka fort për paudhësitë e xhambazëve të vetëquajtur 'intelektualë': po ju njoftoj se shkrimin tuaj jua dërgova 1. Kryetarit të Kosovës, zotni Fatmir Sejdiut dhe 2. Kryeparlamentares së Shqipërisë, zonjës Jozefina Topalli.
Ju përshëndes përzemërsisht

Mr. sc. Kadri Osmani-Mani
049/894-339.-
www.shqiperiaetnike.bravehost.com

-------------------------------------------

 

 Prof. dr. Simon Pepa (1936 – 2002),

albanolog i palodhur i letrave shqipe

Postuar më 27 December, 2006 nga admin

Profil studiuesi
Nga Klajd Kapinova, New York

Simoni u lind në qytetin e Shkodrës në familjen Ndoc e Kjara Pepa, ndër njerëz të mirë e zanatçinj mjaft punëtorë. Ai jetoi në lagjen Arra e Madhe, areal enciklopedik, ku gjendej kuvendi i vogël françeskan O.F.M. (Organizata e Minore Françeskane), i mbushur me klerik të urtë, të mençur, dijetarë të mirënjohur mbarëshqiptarë, atdhetarë e prelat të devotshëm, që lanë gjurmë të pashlyeshme në formimin e tij.
Ai, njohu shumë prej tyre, u përpoq të hulumtojë, studiojë e publikojë veprën e tyre. E shqetësonte derisa ndërroi jetë fakti, se askush si pati kërkuar klerikëve falje, për krimet e bëra ndaj të pafajshmëve. Studiuesi i palodhur, me miq të tjerë të udhës së dritës e vërtetës historike, nisi të botoj punimet e tyre në shumë organe të ndryshme, një pjesë e të cilave ishin kujtime, që kishte akumuluar e ruajtur me kujdes gjatë viteve me shumë prej tyre.
Sa herë bisedonim me orë të tëra me Prof. Simonin në Arqipeshkëvinë Metropolitane të Kishës Katolike në Shkodër, ai kishte një pasion të pashuar, që kërkonte vetëm të tregonte e nxirrte në pah të vërtetën e jetës dhe veprës së paharruar të lënë qëllimisht në harresë.
Jeta e rinore e Simon Pepës nga vitet 1954-1972, ishte udhëtimi i përditshëm me biçikletë për 19 vjet nëpër katundet e Shkodrës si mësues. Në vitin 1973, emërohet pedagog në Insitutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës (sot Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”), ku deri më 1976 dha leksione në lëndët “Dialektologji e Gjuhës Shqipe” dhe “Metodika e Gjuhës Shqipe”. Prof. Pepa, deri sa kaloi në amshim, mbuloi lëndët: “Leksikologji e Gjuhës Shqiper” e “Fonetika e Gjuhës Shqipe”.
Prof. Simon Pepa e miku i tij i ngushtë pedagogu e albanologu Prof. Dr. Tomorr Osmani, dhanë ndihmë të madhe në Sektorin Shkencorë të Albanologjisë në Universitetin e Shkodrës. Prof. Osmani, mbas 4 vitësh, kujton: “Nga fjala gjurmëlënëse tek studentët në leksionet e leksikologjisë e të fonetikës, deri tek fjala e shtypur tek librat tuaj me vlerë, nga bashkëpunimi në redaktimin e librit “Leksiku historik i shqipes” (Vëll. I & II) të Prof. Dr. Kolë Ashta e kolanës “Studime shqiptare” (5 volume), gjer tek marrja e titujve “Doktor i shkencave” (1989), “Profesor i asocuar” (1995) e më pas “Profesor”(1999), është buzagazi i përhershëm i qytearit dhe hetimi skurpoloz i shkencëtarit…”
Ndërsa, drejtori i Bibliotekës “At Marin Barleti” në Shkodër, studiuesi Gjovalin Çuni, kujton: “Thuhet, se një filozof ka thënë, që një ndër detyrat e burrit është edhe shkrimi i një libri. Nuk e dimë, nëse Profesori e dinte këtë thënie, por dimë që me veprat e tij shkroi për shumë burra e jo vetëm për ata, por për të gjithë shtresat e popullsisë që me endje lexuan, shijuan, por edhe dëgjuan në takime tek recitonte krijimet e tij, që ngjallnin ndjesi të jashtëzakonshme.”
Gjatë vitëve studentore të shkollës së lartë, Prof. Pepa, ka nisur të bëjë kërkime mbi gurrën burimore popullore shqiptare në trevat e zonës së Mbi e Nën Shkodrës. Ai është bashkëautor në 4 tekste mësimore për shkollat e larta e 2 monografive. Është autor i librave: “Tradita bujqësore nëpërmjet thesarit gjuhësor” Pjesa I (Në viset veriore të Shqipërisë në përqasje me të folme të tjera të shqipes, Shkodër, 2002, 208 f.) dhe Pjesa II (Fjalor viset veriore të Shqipërisë në përqasje me të folme të tjera të shqipes, Shkodër, 2002, 222 f.), “Gjurmë kulturore” (Shkodër, 2000), në të cilën, qysh në hyrje autori Pepa, thotë: “Ua kushtoj atyre dijetarëve të shquar, që dhanë aq shumë për kulturën shqiptare, por si shpërblim u hodhën në detin e harresës ose u martirizuan egërsisht.”
Albanologu shkodran, punoi një jetë të tërë dhe 12 vitët e fundit i mori shumë kohë e enërgji këmngulëse, duke takuar njerëz në të katër anët e viseve veriore të Shqipërisë, shfrytëzoi një literaturë të gjerë gjuhësore, por vende vende edhe historike, etnografike, mitologjike etj.
Dorëshkrimet e përfunduara shumë vite më parë, për shkaqe të ndryshme u ruajtën në sirtarët e shtëpisë së tij, si një dokument tepër i vlefshëm jetësor. Duke ruajtur origjinalitetin e tyre familja gruaja Bruna, djali Albani e vajza Arieta, u kujdesën që t’i botojnë njera mbas tjetrës. Ato sot gjendën të shpërnadarë në të gjithë trojet enike shqiptare Europë e Amerikë.
Albani, sa herë takon intelektualë në shtete të ndryshme të Amerikës, u dhuron libra të albanologut të paharruar, që punoi një jetë të tërë, për të mbledhur si bleta punëtore nektarin shumëshekullorë të gurrës së pashtershme popullore në krahina e zona të ndryshme të Veriut të Shqipërisë.
Në këto vepra të botuara, përfshihen: studime, artikuj, kumtesa, kushtuar figurave të shquara, si: Ipeshvit Imzot Frang Bardhit; dy vëllëzërve luftëtarë e atdhetarë Filip e Kolë Kraja; misionarit, albanologut diturak e udhëtarit e hulumtuesit të palodhur të Malësisë Veriore At Prof. Fuglio Cordignano; studiuesit akademik të letrave shqipe At Justin Rrota O.F.M; themeluesit të leksikografisë krahinore dhe asaj onomastike Dom Nikollë Gazulli; Kardinal Mikel Koliqi, një emër i madh shqiptar; At Dr. Donat Kurti, vigan i martirizuar i folkloristikës shqiptare; misionarit e mikut të Shqipërisë, italianit të pamposhtur At Ciacoma (Jak) Gardini (që bëri 10 vjet burg në kohën e diktaturës ateiste); Prof Eqrem Çabej, Prof. Kolë Ashtës, Prof. Fadil Podgoricës, Gjon Kujxhisë etj.
Ndërsa vepra tjetër voluminoze: “Zadrima dhe bijtë e ndritur të saj” (Shkodër, 2003), botuar nën kujdesin e bashkëshortes Bruna dhe fëmijëve të vet Albanit në Conneticut (ShBA) e vajzës Arianitës në Itali. Libri, është i ndarë në 8 krerë: “Zadrima – krahinë e lashtë e Shqipërisë”, “Bij të ndritur të Zadrimes”, “Katolicizmi dhe Shqipëria”, “Martirizimi i Klerit Katolik të Zadrimës”, “Meshtarë zadrimorë të martirizuar”, “Martirizimi i At Dajanit e At Faustit”, “Kujtime dhe mbresa”, “Jehona në shtypin italian”.
Studiuesi Pepa, në kohë të lirë ka derdhë frymëzimin e dashurisë së madhe, që kishte për qytetin e lindjes. Krijimet poetike, i ka përmbledhur me përkujdesje, në vëllimin me lirika e humor të titulluar: “Brengë dhe gaz nga Shkodra ime” (Shkodër, 2001).
Kritiku letrar e pedagogu i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Prof. Hasan Lekaj, i përshkruan kështu poezitë e lirikut Dr. Pepa: “Krijimet poetike të këtij vëllimi nuk janë nxjerrë nga arkivat, përkundrazi, shprehin tharme me bukuri lirike dhe aromë gazmore, shoqënue me vokacion rinor dhe pjekuni artistike. Poeti dëshmon estetikisht rrjedhën e jetës dhe, pse jo, edhe jetëshkrimin poetik që, falë përkushtimit të sinqertë, me hove rinore dhe meditim moshor, poezitë, jo vetëm që nuk e kanë humbë fresnikë, por edhe mbijetojnë. Fjala poetike e Simon pepës asht e lirë dhe, njëkohsisht, model papajtueshmënie midis përjetimit dhe jetës artistike në hapësinëne traditës poetike qytetare shkodrane.”
Prof. Pepa, ka botuar me dhjetra studime e artikuj shkencorë në shtypin shkencorë e atë periodik në Shqipëri, Kosovë, ShBA, Itali etj. Ai ka mbajtur kumtesa e sesione shkencore në universitetet shqiptare në Shqipëri, e i ftuar në katedra universitetesh, si: në Kosovë, Zagreb, New York, Itali etj. Disa herë është ftuar nga departamenti i Linguistikës pranë Universitetit të Padovës, ku ka mbajtur cikël leksionesh.


Sodis

Sodis dritares tretur n’ëndërrime
Dhe sytë e lodhur ngultas larg vështrojnë
Atje ku malet dridhen me gjënime
Zemërim rrufetë e qiellit ku lëshojnë.

Përpara meje shtrihet fusha e blertë
Ku lulja e zverdhë vjeshtake po venitet
Ku rrjedh ngadalë ky lumi si përherë
Në tokën e zhuritur që vaditet.

Por jo! S’e dua fushën e bleruar
Në lulet erandshme syri sm’ndahet
Atje ku shfren rrufeja e tërbuar
Atje ku gjënon moti larg në malet.

Veç atje larg vështroj dritares vazhdimisht
Ku n’mjegull mbuluar Cukalit i ësht’ fytyra
Sa t’dua, o pamje e egër malësore
E shpirtit tim të lodhur i je pasqyra…

Kur mbramja zbret…

Muzgu po zbret…, e dielli prapa mali
Lodhur nga dita ngadalë po perëndon
Me sy t’ngulitur larg këqyrë mos erdh djali
Sepse zemra e nënës gjithherë keq mendon.

E kur këputur, vonë nga puna kthen
E hana sipër n’qiell ngadalë rrëshqet
N’shtëpizën tënde t’vogël nata vjen
Shiko, një dritë t’venitur, nana pret…

Edhe atëherë kur n’mbrëmjet pranverore
Me shoqëri, në gëzim natë kalon
Gjer n’orë të vona mbështetur në dritore
Për ty një zemër nane pret e andrron…

Dimër

Është dimër, vashë, një dimër pa blerime
Që gjethet e zverdhur i tretë pa mëshirë
I la bilbili të ëmbla cicërime
E gurra këngëtare krejt është ngrirë.

Porse s’ka gjë nëse gjethet zverdhur
Le t’rrijë gjithherë kjo gurra në heshtim
Dimër mos t’ketë, o vashë, në sytë e shkuar
Pse veç atëherë zbret dimri n’shpirtin tim…

Këndo!

Në degët e luleviles, kur krahët t’i ketë shtri nata
Nuk prajnë këngëtarët bilbila tue k’ndue kangën e vet
At’ këngë që un’ gjithherë thellë në shpirt ruejt’ e pata
Për gazin e bilbilit veç ajo këngë flet.

Ai shend që t’ka mbulue sonte, o bilbil nuk mund të matet
Këndo! Këndo! pa pra, me heshtur është e kotë
Sa kam dëshirë me t’ndie tue circërue këngëtar nate
Pse ti nuk di së paku se ç’halle ka kjo botë…
Mbas teje

Dua të të shoh jo kur nata e mbulon fshatin
As kur hana nis heshtas t’udhëtojë
Por kur dielli përvëlues e djeg shpatin
E n’orë të zhegut shkon tufa t’mrizojë.

Ti i prin tufës nëpër shtigje t’zharitur
Prej një rrezes përvëluese që djeg
Vetëm ecën, gjithhera pa e ditur
Se një hije ty hijen ta ndjek.

Kur ti ndalesh pak hijet afrohen
Ecin, ecin në tokën zharitë
Nganjëhera t’dy hijet ngatërrohen
E un’ kënaqem ngatërrue tue i soditë…

Një peng nderimi
/Kujtimit të Prof. Kolë Ashtës/

Vetëm studime ti s’dite gjë tjetër
Mbi tryezë të punës sa herë mesnata t’ra
Buzuku, Bardhi e t’gjith’ autorët e vjetër
Të patën mik, të patën shok e vëlla.

Si për fëmijët tuaj për ta s’kurseve fare
Pse n’jetë të udhëhiqte një qëllim i lartë
Fjalën e bukur e të pastër shqiptare
Ti e skalite aq mjeshtërisht me dalë.

Por tash s’je ma, bilbili ndër rudina
Bashkë me një zanë çdo vit vajtojnë n’pranverë
Atje n’Ermaj sa t’endet moti e stina
Pushon në amshim nën qiparisat të blerë.

Por jo, ti s’vdes, sa herë të thërret Shqipëria
Ty ta përcjellin emrin male e kodra
E vjen i gjallë ku rrjedh djersa e dija
Pse n’vepra tuaj, i Kolë, të kujton Shkodra…

Kur përzihen shkronjat

Ngadalë ky deti i lodhun sa ra në qetësi
U heshtën britma e gaze që vlonin pak më parë
Me vel të mugët nata lëshoi t’veten errësi
Nga lart hëna shtegtare end rreze t’lame n’ar.

Pushojnë njerëzia, në ëndrra t’bukura tretur
(E ku ka ngre kjo botë të endet kot si ne)
Ne vetëm, veç të dy, tek bregu kemi mbetur
Nuk flasim, thua se heshtja, do t’na falë diçka t’re.

Vështroj fytyrën tënde, ti larg shikimin ngulur
E hjedh ashtu pa dashur, n’ca drita që kaluan
As sonte një fjalë s’flet, po rri me kokën ulur
Edhe n’ranishte t’bregut, si kot ti diçka shkruan.

Skalit dy emrat tanë, pa folur asnjë fjalë
Ah! sa do të dëshiroja që emrat t’rrinë pa humbë…
Por deti i pamëshirë sjell të palodhurat valë
Duke i përzier shkronjat me ranë, me valë, me shkumbë…

Mirë se erdhe!

Si dallëndyshe shtegtare
Ike në male e kodra
Të përcollën me lot n’sy
Zemërdjegurat motra.

Nëna plakë, zhuritë nga malli
T’priste strukë te votra
Kishte shpresë, ah! Shpresë të fikur
Syrin ngulë nga porta.

Oh! Sa e egër qe shtrëngata
Me të s’kishte lodra
Ra martir, vëlla Myzaferi
Vdiq dhe një nga motrat.

Por më në fund dallëndyshja u kthye
N’çerdhe t’vet te porta
Qan e këqyrë me sy t’përvajshëm
Vendet bosh te votra.

Qeshet shpirti i lënduar
Gëzohen t’vuajturat motra
Mirë se erdhe n’qytet t’lindjes
T’thotë Rozafa e Shkodra!

Shënim: Poeti Prof. Arshi Pipa, gjet të vdekur: babain (vdekur në internim), nënën, vëllain, Myzaferin, të cilin e mbytën në tortura, sot me varr të paditur, motrën, Bledi Pipa, që e lanë të shuhet nga tubërkolozi, pa e kuruar, mbasi ishte “ e prekur politikisht”.
klajdkapinova@yahoo.com

Botuar në revistën kulturore “Jeta Katolike” New York, 4/2006   Nga letërsia shqiptare

Kadri Mani

 

 

XHAFER LECI- PUBLICIST

 

Punët e tija nuk shkuan huq

Ai s’kish kohë të vishej shik

Ju mund ta blini librin e kuq

Aty ka trungun gjenealogjik! 

 

Ngulur në themele të traditës

Krejt kombëtare dhe shqiptare

Ku po merrte fill lastari i rritës

Si çdokund që nis me abetare!

 

Aty del jeta sikur në pasqyrë

Lindje e vdekje edhe martesa

Aty po luftohej çdo mynxyrë

Aty merr vrull e rritet shpresa!

 

Osmani-Hana e urat me harqe

Shumë heronjtë dhe heroinat

Trimat, odat e shumë konaqe

Aty armikut i thyheshin brinat!

 

Aty ka pjesë edhe zonja Refike

Sofra me pite dhe me zarzavate

Për luftëtarët shoqe edhe mike

Në pikë dite ashtu në pikë nate!

 

Aida, Liridoni si edhe Afërdita

Ishin këto dy motra me një vëlla

Kulla ndriçoi me të neonit drita

Rreze mikpritjes e traditës kala!

 

Prishtinë, 21.12.2006

 

Mehdi Mulaj

 

Për Gjuhën

dhe Traditën

 

 

Në fiset shqiptare

unë lindur jam,

nënën e babën

shqiptarë i kam

 

Shqiptarë i kam

nënën e babanë,

këtë gjuhë të lashtë

trashëgim ma lanë.

 

Këtë gjuhë të bukur

pasi e pranova,

shumë më pëlqeu

dhe e përqafova.

 

E kam përqafuar,

jo pse e kam gjetë,

por vetë e gjykova

se është e vërtetë.

---------------------

 

 

 Nga letërsia botërore

 

NGA VEDAT

 

KËNGA PËR ZANAFILLËN

 

As beteja as pabeteja nuk qe atëherë,

As trevë ndriçuese as qiell mbi to.

Çka fshihej? Ku?

Në të kuja flatra?

Çka ishin ato ujëra të paskajshme të pafund?

 

As pavdekshmëri as vdekje nuk ekzistonte atëherë.

As kishte gjurmë të ditës as natës.

Pas ligjeve të veta merrte frymë Një, pa pipëtime ere,

E jashtë saj s’kishte asgjë tjetër as tutje.

 

Në fillim qe errësira e mbuluar me errësirë

Dhe çdo gjëje i qe rrjedha e padijshme.

Jetës forcërisht, të mbështjellë në zbrazësi

Njëherë lindet me forcën e synimeve.

 

Paraprakisht e përfshiu dashuria e gjakimit,

E ajo ishte mugulli i mendimeve të para.

Do të mbijnë zemra e mendimit, dijetarët gjetën atë lidhje

Që e paqenmja me të qenmen puqet.

 

Filli i drejtimit ashtu orvatej tërthorazi.

Çka kishte atëherë lart, e çfarë poshtë?

Frytdhënësit qenë në forcën e harlisur.

Poshtë ishte stimulimi, e lart qe dhuntia.

 

Pra, kush këtë e di qartë, kush mund të na e shpjegojë?

Nga erdhën ata, nga erdhi krijimi?

Zotat erdhën më vonë, pas krijimit të botës.

E kush pra e di, nga çfarë kjo rrodhi?

 

Nga çfarë u zhvillua krijimtaria,

A është kjo vepër e Tij apojo,

Ajo që mbi gjithësinë pezullon në qiejt më të lartë?

Ai vetë këtë e di, e mbase as ai nuk e di.

 

(Shqipëroi Kadri Mani nga vepra: “100 najve?ih

djela svjetske književnosti”, STVARNOST, Zagreb

-1970, f. 9-10)

 

Nga letërsia shqiptare

 

Din Mehmeti

 

Ma lënë një be për tokë e qiell

Që vranë e kthjell

 

E m’i marrin sytë përpara se të zbresin në atë gropë

Për t’u dhënë, dritë yje për t’i bërë

 

E m’i lënë porositë e nënës për një palë këpucë

Që nuk rrëshqasin në borë

Për një shall me vija të kuqe

Për ta vënë rreth qafe kur fërfëllizë bëhet nëpër male

E ma marrin shpirtin për t’i dhënë hapësirë të blertë

Gaz mëngjesor që pikon nga lulet

 

E m’i lënë të gjitha frytet e tokës e të fjalës

Që lidhin zgjimin vetëm kur e do puna

 

E m’i marrin të gjitha përmendoret e shesheve

Për t’i kënduar dimrave të gjatë

Se kënga do push do zemër do shpirt

 

E m’i lënë krahët e shkëmbinjve të lartë

Ku dragoit me kuçedrat gjuhen si në përrallë

Ku vetëtimat emërtojnë njëra-tjetrën

E pastaj nënshkruajnë paqe

 

E m’i marrin vitrinat e veshmbathjeve

Depot e miellit fabrikat që prodhojnë traktorë

Lugë pjata kripë

 

E m’i lënë blegërimat e deleve

Që mes gishtërinjve sjellin gjethin e tharë

E m’i marrin rrugët e asfaltuara para dere

Urat e larta prej çimentos dhe hekurit

 

E m’i lënë çiftelitë e fyejt për t’i rreshkë

Alpet Shqiptare

Me do plisa bore dhe në vapën e korrikut

E ’i marrin hipsetvravat e zbritsetvravat e jetës

 

E m’i lënë duart rreth qafe dhe një shuplakë pranvere

Për t’m’u gjetur në ditët e vështira

 

E ma marrin frikën mbi katastrofën e botës nga atomi

E m’i lënë besimet e tyre që s’lëkunden

 

E m’i marrin të gjitha librat për ta gjetur veten e tyre

Duke u nisur diku kah e nesërmja e pathyeshme

Në atë prehër të madh të Diellit

Që na ruan nga vdekjet që na ruan nga sëmundjet

 

 

E më marrin

E më lënë

Ditëve të tregut fshatarët

Tërë jetën...

 

                            

NA SHPËTUAN PËRGJEGJEGJËSIT SHQIPTARË NGA KOSOVA

Zejnullah Bici ish-udbashi shqiptar, një hero i gjallë kombëtar

Dy-tri ditë para se të pushonte ndaj nesh masa “qëndrim në vend të caktuar”, më patën ftuar në hetuesi dhe më patën thënë të shkruaja një deklaratë lidhur me atë se çfarë kishte ndodhur natën e parë si dhe të nesërmen e vendosjes tonë në Leskovc. Donin ta zbardhnin rastin!

Gjatë tërë qëndrimit tonë “në vend të caktuar”, nuk na u dha rasti të kuptojmë se cili ishte shkaku që i detyroi aso kohe organet federative, republikane (të Serbisë) dhe ato krahinore të Punëve të Brendshme të formojnë të ashtuquajturin Komision të përzier (të përbërë, sipas gjuhës së tyre, nga një “federativc”, një “republikanc” dhe një “krahinor”) për të na vizituar tri ditë pasi na kishin vendosur në Burgun Komunal të Leskovcit.

Supozonim se problematizimi i “rastit të Leskovcit”, që kishte detyruar organet “kompetente” të formonin një komision të përzier për zbardhjen e përdorimit të shfrenuar të  të dhunës mbi ne nga personeli i Burgut  Komunal të Leskovcit, por edhe nga qytetarë të tjerë të dehur të këtij qyteti, ishte pasojë e vdekjes nga torturat e ndonjërit nga izolantët. Ndoshta edhe raportimi që do të kenë mundur të bënin përcjellësit tanë nga Kosova në Sekretariatin e atëhershëm Krahinor të Punëve të Brendshme të Kosovës? Ata ishin të vetmit dëshmitarë okularë të terrorit që ishte ushtruar mbi ne. Dhe, doli që ishte kjo e fundit.

Në të vërtetë, mu njëri nga zyrtarët e Sekretariatit të atëhershëm Krahinor të Punëve të Brendshme të Kosovës, Zejnullah Bici,[3] me t’u kthyer në Prishtinë, së pari me gojë e pastaj edhe me shkrim, e kishte njoftuar së pari sekretarin e atëhershëm të Sekretariatit Krahinor të punëve të Brendshme të Kosovës, Jusuf Karakushi, e pastaj, po të njëjtën ditë, edhe zëvendësin e tij, Rajko Çaloviç, për krejt atë që kishte parë e që kishte dëgjuar natën e 28 marsit 1989, me rastin e dorëzim-pranimit tonë zyrtar në lokalet e Burgut Komunal të Leskovcit. “Përse nuk më ke treguar mua së pari dhe, ke kujdes se, nëse nuk është e vërtetë kjo që  thua, jo vetë që do të të pushoj nga puna, por do të shkosh edhe ti atje ku janë ata!”, i ishte kërcënuar Çaloviçi.

-Ndërsa Muharrem Dana më ka ftuar dhe mëe ka thënë: “A je i sigurt dhe a e di mirë se ç’po i bën vetes?!”,- thotë sot njëri nga dëshmitarët e dramës së Leskovcit, Zejnullah Bici.

Në deklaratën e tij personale, por edhe në informatën zyrtare të nënshkruar po ashtu nga ai dhe nga kolegu i tij, Kajkush Hajvat, ndër të tjera,  Bici sqaron se, më 28.03.1989, ka marrë urdhër nga shefi i Sektorit IV të Shërbimit të Sigurimit  Shtetëror që të shkojë në garazhin e SKPB-së për t’i pranuar personat, të cilët janë sjellë aty për izolim; se ardhja e personave ( të arrestuar dhe të vënë nën masën “qëndrim në vend të caktuar”- plotësimi im, K.B.) ka filluar diku rreth orës 9; se të parën në oborrin e garazhit të SKPB-së kanë arritur ata të Qendrës së SHSSH të Gjilanit dhe, ashtu me radhë, siç kanë ardhur me autobusë, janë pranuar edhe ata të qendrave të tjera të SHSSH nga mbarë Kosova; se rreth orës 13 e 30 minuta, këta persona janë vendosur n[ dy autobusë, në një minibus dhe, pasi që nuk ka qenë e mundur të përfshiheshin të gjithë, katër nga ata janë vendosur nëpër (disa- sqarimi im, K.B) pizgauerë, bashkë me disa policë nga përcjellja; se,rreth iorës 14, një polic e ka atë që këta persona kërkojnë bukë, duke theksuar se nuk kanë ngrënë asgjë që nga darka e kaluar; se, për këtë, ai ka thirrë kryeshefin e Sektorit IV të SKPB-së, Muharrem Haxha, i cili pas pak kohe e ka njoftuar se ka bukë, por se duhet t’i drejtohet shefit të kuzhinës e, pasi shefi i kuzhinës nuk kishte qenë qty, i ishte drejtuar kuzhinierit Sadik, që të arrestuarëve t’ua japë nga një racion të thatë dhe ky i fundit pastaj ka biseduar me telefon me kryeshefin Muharrem Haxha dhe bashkë me komandanti “për siguri”, Ndue Berisha, e me tre policë, ua kanë dhënë të arrestuarve nga një racion të thatë; se gjatë ngrënies, të arrestuarit kanë qenë të liruar nga kllapat, por policia kishte qenë prezent; se, këta persona, derisa kanë qenë në oborrin e garazhit, kanë kërkuar ta kryejnë nevojën dhe të pinë ujë dhe kjo u është lejuar në përcjellje të policisë; se pasi kanë qenë të gatshëm për nisje, kolona është nisur (e përbërë nga vetura për përcjellje, nga vetura e SHSSH në të cilën ka qenë ai, Kajkush Hajvati dhe vozitësi, pastaj pizgaueri, autobusi, pizgaueri, autobusi, minibusi, pizgaueri dhe veturat të cilat e “mbyllnin” kolonën me komandantin për siguri; se, nga Prishtina (oborri i SKPB-së, kolona është nisur rreth orës 16, sipas orarit të  caktuar më parë, për në Leskovc dhe se të arrestuarit kanë kaluar nëpër Keçekollë, Mutivodë, Lebanë, ndërsa në Leskovc kanë arritur rreth orës 20; se, gjatë marshutës, nuk ka pasur kurrfarë problemesh; se, para hyrjes në Leskovc, në rrugë kanë takuar një veturë të policisë, e cila e ka përcjellë deri në Lebanë, ndërsa prej aty e deri në burgun e Leskovcit kolonën e ka përcjellë patrulla e policisë së Lebanës; se, në oborrin e Burgut Komunal të Leskovcit, i ka pritur drejtori i burgut, mbikëqyrësi dhe një numër punëtorësh të burgut; se drejtori i burgut i ka ftuar në zyrën e tij atë, Kajkush Hajvatin, Milutin Vukotiqin (udhëheqës i marshutës) dhe Ndue Berishën; se drejtori i burgut të Leskovcit i ka pritur mirë dhe se, pas një njoftimi të shkurtër se si kanë kaluar rrugës dhe se a janë të dyzet personat për vendosje në burgun e Leskovcit, siç ka qenë i njoftuar më parë, Kajkush Hajvati  i ka sqaruar se janë gjithsej dyzet veta për pranim në atë burg.

Pastaj, Zejnullah Bici, në deklaratën e tij, shton se, pas kësaj, i kanë hyrë punës së klasifikimit të aktvendimeve për secilin person veç e veç, kurse Kajkush Hajvati i ka ndarë nga dy ekzemplarë të aktvendimeve dhe i janë dhënë drejtorit të burgut; se drejtori i burgut ka qenë i njoftuar që është fjala për persona të cilët janë të izoluar dhe të cilëve u është caktuar qëndrimi “në vend të caktuar”, por edhe se në mesin e tyre gjenden persona që më parë kanë qenë të burgosur politikë, pastaj mjekë, doktoë shkencash dhe persona të tjerë për të cilët konsiderohet se me veprimtarinë e tyre janë nxitës të mundshëm, por që kurrë nuk kanë qenë në burg; se, pastaj, ia kanë dhënë drejtorit të burgut aktvendimet e tyre që duhej të vendoseshin në burgun e Leskovcit (ata nga SHSSH i Prishtinës dhe i Pejës, që ishin në dy autobusë); se nga shënimet në notesin e tij ka filluar t’i thërrasë me rradhë të arrestuarit një nga një, t’ua heqin atyre lidhëset e plastikës nga duart dhe kështu t’ua dorëzojnë një nga personave të burgut; se derisa ka qenë brenda në autobus, ai nuk  kishte dëgjuar e as kishte vërejtur gjë, por kur ka dalë nga autobusi i parë për të shkuar te i dyti, në prani të drejtorit të burgut dhe të kolegëve të tij të tjerë, të përgjegjësit për siguri dhe të diku rreth dhjetë apo më shumë punëtorëve të burgut, ai i ka dëgjuar goditjet, britmat dhe klithjet mbytëse të të arrestuarve, por nuk ka mundur të dijë se ç’po ndodhte brenda lokaleve të burgut, ngase ato lokale ishin të ndara me perde të trasha; se kur kanë përfunduar edhe me autobusin e dytë, ka vërejtur që ato goditje, britma, vaje e klithma mbytëse vazhdonin ende; se kur ka intervenuar ai te përgjegjësi për siguri dhe e ka pyet se çfarë po ndodh me këta njerëz, mbikëqyrësi i ka thënë se po kryhet “rroja në të thatë”; se ku me Kajkush Hajvatin sërish kanë intervenuar, drejtori dhe mbikëqyrësi iu kanë thënë se “ky është regjimi i burgut”, etj.

Sipas shënimeve nga notesi i Zejnullah Bicit del se në Burgun Komunal të Leskovcit janë vendosur:

1.      Rexhep Ibërdemaj,

2.      Musli Mavraj,

3.      Azem Sadikaj,

4.      Shaban Muriqi,

5.      Enver Sadikaj,

6.      Bashkim Ahma,

7.      Ekrem Belegu,

8.      Sadri Tafilaj,

9.      Nasim Haradinaj,

10.  Feim Blakaj,

11.  Fetah Belegu,

12.  Anton Kolaj,

13.  Shefqet Manaj,

14.  Ramadan Krasniqi,

15.  Kolë Berisha,

16.  Zymer Zymeri,

17.  Ahmet Zeka dhe

18.  Mic Muçaj

(Të gjithë këta nga “kompetenca territoriale) e Qndrës së SHSSH në Pejë)

si dhe:

1.      Xhemajl Pllana,

2.      Naip Zeka,

3.      Ilaz Pireva,

4.      Adem Salihaj,

5.      Isak Zekaj,

6.      Bedri Novosella,

7.      Njazi Korça,

8.      Muhamet Shatri,

9.      Nazmi Peci,

10.  Nexhat Ballanca,

11.  Ramadan Bunjaku,

12.  Xhemajl Fazliu,

13.  Shefqet Shala,

14.  Sadri Berisha,

15.  Agim Vllasi,

16.  Bunak Ulaj,

17.  Skënder Kastrati,

18.  Shemsi Reçica,

19.  Rexhep Ismajli,

20.  Xheladin Rekaliu,

21.  Meriman Braha,

22.  Haki Sheholli, dhe

23.  Zeqir Shala

(Zë gjithë këta nga (kompetenca territoriale) e Qendrës së SHSSH të Prishtinës).

Në deklaratën e tij, Bici vazhdon të tregojë në mënyrë besnike se, pasi që është dashur që një numër i të arrestuarëve të përcillej për në Vranjë, me kolegët e tij dhe me personelin e burgut të Leskovcit kanë vendosur që personat, të cilët duhej të përcilleshin për në burgun e Prokuples, të mbeteshin, ashtu siç ishin, në autobus me një pjesë të policisë së Sigurimit, në oborrin e burgut të Leskovcit, drejtori i burgut u ka thënë: “Atyre personave do t’u sigurohet vizitë mjekësore!”; se dorëzim-pranimi është bërë rreth orës 22 dhe menjëherë janë nisur për në Vranjë, ku kanë arritur rreth orës 23 e 30 minuta, me ç’rast gjithashtu i ka pritur drejtori i burgut të Vranjës, përgjegjësi për siguri dhe një numër i madh njerëzish nga personeli i burgut; se, edhe në Vranjë, njësoj si edhe në Leskovc, dorëzim-pranimi i të arrestuarve është bërë përafërsisht në të njëjtën mënyrë dhe procedurë, etj.

Në Vranjë, sipas shënimeve të Bicit, janë vendosur personat nga “kompetenca territoriale” e Qendrës së SHSSH të Gilanit, të Ferizajt dhe të Mitrovicës.[4] Këta ishin:

1.      Abdyl Bajrami,

2.      Begzad Osmani,

3.      Fahri Ymeri,

4.      Basri Musmurati,

5.      Gursel Sylejmani,

6.      Jakup Berisha,

7.      Fazli Abdullahu,

8.      Tahir Malaj,

9.      Ismet Ramadani,

10.  Shaban Klaiqi,

11.  Fadil Mehmeti,

12.  Muharrem Kusumi,

13.  Selim Vllasi,

14.  Përparim  Azemi,

15.  Shaip Ismajli,

16.  Nexhmedin Arifi,

17.  Shemsi Syla,

18.  Sami Hoxha,

19.  Jakup Jahiri,

20.  Rrahim Azemi,

21.  Fejzullah Fejzullahu,

22.  Rizah Latifi,

23.  Sabri Bunjaku,

24.  Fekri Morina,

25.  Fahri Osmani,

26.  Bali Dërvishi,

27.  Faik Ferizi,

28.  Jakup Rexhepi,

29.  Ferat Shala,

30.  Sejdi Koca.

31.  Abaz Avdiu,

32.  Etem Asani,

33.  Rexhep Sadiku,

34.  Milaim Jashari.

Bici, në deklaratën e tij gjithashtu thotë se, pasi ua kanë dorëzuar aktvendimet drejtorisë së burgut në Vranjë, ua kanë bërë me dije atyre se për çfarë personash është fjala. U kanë thënë se ata nuk janë nga rruga dhe se janë vetëm të izoluar. Por, kanë marrë vesh se, në po atë burg, paskësh qenë me emrin Gursel, i cili paska qenë një piktor i mirë dhe se pikturat e tij drejtori i burgut ua kishte treguar edhe këtyre.

Zejnullah Bici konfirmon se edhe në Vranjë janë dëgjuar klithje, bërtita e goditje, por aty e gjithë kjo paska zgjatur më shkurt. Pastaj, në deklaratën e tij thuhet se nga Vranja për në Leskovc janë nisur rreth orës 01 kurse, rreth orës 02 e 15 minuta, nga Leskovci janë nisur për në Prokuple dhe dorëzim-pranimin e të arrestuarve në Prokuple e kanë bërë sipas të njëjtës procedurë, por se aty nuk janë dëgjuar kurrfarë goditjesh, britmash as klithjesh.

Në këtë mënyrë përfundon deklaratën Zejnullah Bici.

Sipas shënimeve të tij del se në burgun e prokuples, në  natën e 28 marsit 1989, janë vendosur:

1.      Avdyl Sopaj,

2.      Afrim Dushi,

3.      Ismet Bugari,

4.      Nefail Kurteshi,

5.      Skënder Berisha,

6.      Ismet Begaj,

7.      Agim Demiri,

8.      Bilall Spahia,

9.      Naim Viçitërna,

10.  Njazi Syla,

11.  Kadri Ukëimeri,

12.  Ragip Gajraku,

13.  Selajdin Braha,

14.  Fejzullah Berisha,

15.  Ramadan Gecaj,

16.  Bujar Zajmi,

17.  Abdullah Krasniqi,

18.  Gëzim Pireva,

19.  Kadrush Radogoshi,

20.  Habib Duraku.

Nga ato që shkruanin gazetat jashtë Serbisë dhe nga të dhënat që ofron notesi i autorit Zejnullah Bici del se, vetëm gjatë shkurtit, marsit dhe fillimit të prillit të vitit 1989, ishin arrestuar dhe ishin vënë nën masën e izolimit – “qëndrim në vendin e caktuar” – 238 “terroristë” shqiptarë moshash , shtresash dhe kategorish të ndryshme sociale, duke filluar nga i mituri e deri te plaku shtatëdhjetëvjeçar, nga nxënësi e studenti, e dujke përfshirë mësuesin, profesorin e universitetit, doktorin e shkencave e deri te akademiku, 87 prej të cilëve (mbase (më të rrezikshmit”) ishin depërtuar nga kazamatet serbe: në Leskovc, në Vranjë dhe në Prokuple, për t’i zhvendosur pastaj disa prej tyre edhe në CZ-në e famshme të Beogradit, në Shabac e në Zajçar.

Pjesa tjetër, 151 veta, të marrë të marrë peng deri më 7 prill të po atij viti, vuanin masën “qëndrim në vend të caktuar” nëpër burgjet e Kosovës: në Pejë, në Prishtinë, në Prizren, në Gjilan, në Mitrovicë, në Smrekovnicë, në Istog, në Dubravë etj.

Në fakt, këta 238 veta ishin vënë në masën “qëndrim në vend të caktuar- izolim”, ndërkaq pjesa tjetër prej dy milionë shqiptarësh, të gjithë “nacionalistë”, “irredentistë”, “separatistë”, “secesionistë”, “terroristë”, “kanibalë” me dekada (nga viti 1912), e sidomos nga viti 1981, vazhdimisht vuanin dënimin e përjetshëm në të ashtuquajturin  “burg i tipit të hapur”, vazhdonin ta vuanin dënimin kolektiv, atëbotë në burgun  më të madh në botë, në burgun e quajtur- Kosovë!...

Pra, ishin përcjellësit tanë shqiptarë, respektivisht një pjesë e tyre, ata që e vranë heshtjen, e mbytën frikën dhe e varrosën drojën, duke e ngritur zërin kundër atij akti makabër të kriminelëve serbo-malazez. Ishin përcjellësit tanë shqiptarë (prapë, një pjesë e tyre) ata që, duke raportuar para organeve të tyre, e njoftuan jo vetëm opinionin kosovar e të Jugosllavisë së atëhershme, por edhe opinionin e gjerë në botë, me “drejtësinë” serbe dhe me “sistemin juridik” të saj. Ishin pikërisht përcjellësit tanë shqiptarë (dhe sërish, një pjesë e tyre) ata që e shqyen terrin e “natës së thikave të gjata” të 28 marsit 1989, e zhveshën lakuriq “shtetin juridik” dhe  “politikën e bashkim-vëllazërimit  dhe të bashkëjetesës së të gjitha kombeve dhe kombësive”, e njoftuan opinionin  kosovar e më gjerë se si Serbia “unike” i zbaton në jetë “dispozitat në fuqi” lidhur me “ruajtjen e integritetit” dhe të “dinjitetit” të qytetarit, e vunë në shtyllën e turpit të botës Serbinë e quajtur Jugosllavi. Ishin pikërisht përcjellësit tanë shqiptarë ata që, pasi ishin të fuqishëm të ndërmerrnin diç aty për aty për të penguar apo për të ndërprerë atë terror që kishte filluar të ushtrohej në natën e 28 marsit 1989 dhe kishte vazhduar edhe të nesërmen, dujke rrezikuar jo vetëm vendin e tyre të punës, por edhe lirinë personale me kërcënimet e Çaloviqit se “do të shkoni edhe ju atje ku janë ata!”, ia imponuan Serbisë së quajtur Jugosllavi formimin e atij farë komisionit të përzier për zbardhjen e rastit. Ata, përcjellësit tanë shqiptarë pra, e shpëtuan nga torturat e mëtejme atë pjesë të inteligjencies shqiptare, e cila ndodhej hiq më pak e hiq më shumë se mes jetës dhe vdekjes...

Jam gëzuar atëherë e gëzohem edhe sot që, këtë vepër, këtë akt sa madhor aq edhe të guximshëm, e kishte bërë një pjesë e atyre që, deri dje, pothuajse njësoj si kolegët e tyre serbë e malazez (në mos edhe më zi se ata), na ndiqnin e na përndiqnin, na përcillnin në çdo hap dhe na arrestonin e na maltretonin, na gjykonin e na dënonin me shumë vite burg.

Zejnullah Bici më ka thënë se kishte apeluar edhe te kolegët e tij të tjerë që të jepnin deklarata të tilla, por nuk kishte hasur në mirëkuptim. Ç’ti bësh?! Për atë akt barbar nuk kishte raportuar, nuk kishte informuar dhe nuk kishte dëshiruar as personi përgjegjës i tërë marshutës, Milutin Vukotiq.

Deklarata e Zejnullah Bicit, ndonëse e hartuar me një serbishte të dobët dhe profesionalisht jo edhe në një nivel aq të kënaqshëm, nxori edhe zyrtarisht sekretin e krimit institucional jashtë atyre mureve të përgjakura të burgut famëkeq të Leskovcit. E tillë, mbase me krejt pak ndryshime, është edhe informata zyrtare  lidhur po me këtë rast, e përgatitur dhe e dorëzuar nga Zejnullah Bici dhe Kajkush Hajvati, drejtuar sekretarit të SKPB të Kosovës, Jusuf Karakushi, dhe zëvendësit të tij, Rajko Çoloviq.

 

VRASJA E DYFISHTË E IZOLANTËVE

 

Formimi i komisionit të përzier dhe ardhja e tij në Burgun Komunal të Leskovcit, gjoja për ta zbardhur rastin lidhur me incidentin, siç e quanin ata, që kishte ndodhur në atë burg (nga shënimet e Zejnullah Bicit del se ngjashëm kishte ndodhur edhe në Vranjë), duket se e arsyetoi rolin dhe qëllimin e tij. Nga ajo ditë, kur nga deklaratat tona ky komision konfirmoi se më 28 dhe 29 mars 1989, në Leskovc (dhe në Vranjë) kishte ndodhur krimi, iu dha fund terrorit fizik që ushtrohej institucionalisht mbi neve, izolantët shqiptarë.

Por,, se “drejtësia” serbe dhe “shteti juridik” funksionojnë “njësoj” për të gjithë qytetarët, u dëshmua pikërisht në rastin tonë.

Kështu, në pjesën e dytë të qershorit të po atij viti, kur procesi i hetimeve që zhvilloheshin kundër nesh në Burgun e Qarkut në Pejë, kishin arritur kulmin dhe pritej vetëm edhe vendimi formal i Prokurorisë Publike e Qarkut në Pejë për hapjen e procedurës së paraburgimit, e cila, përmes një procesi të montuar politik, do të përfundonte me nxjerrjen tonë para “drejtësisë” serbe (dhe, gjithsesi- dënimin tonë me shumë vite burg, hetuesit, që aso kohe kishin ardhur nga republikat e tjera të atëhershme jugosllave dhe nga Krahina Autonome e Vojvodinës për t’u ofruar “ndihmë” juridike profesionale kolegëve nga Kosova), më thanë të shkruaja një deklaratë lidhur me “incidentin” që kishte ndodhur në Leskovc. As që më shkonte mendja se do të dilte diçka nga kjo punë. “Qeni qenin nuk e ha!”, thotë një fjalë e urtë popullore. Kush dhe kë do ta padisë, kush dhe kë do ta gjykojë, kush dhe kë do ta dënojë?

A duhet dënuar qytetarët e Leskovcit, të cilët kishin ardhur të dehur në lokalet e burgut për t’i maltretuar izolantët shqiptarë? Jo! Qytetarët e Leskovcit sigurisht se nuk kishin ardhur aty krye me vete. Ata kishin ardhur aty me ftesën ose me pëlqimin e gardianëve dhee me lejën e drejtorit të burgut. A duhej dënuar gardianët e burgut të Leskovcit për krimin që kishin kryer mbi viktimat e pafajshme, për torturat që ua kishin bërë, për plagët që ua kishin shkaktuar shqiptarëve nga Kosova, të arrestuar e të dërguar për “qëndrim në vend të caktuar” mu në burgun e tyre/ Jo, assesi! Ata vetëm sa e kishin respektuar regjimin e burgut, të cilin e kishte nënshkruar drejtori i burgut. A duhej dënuar drejtorin që, në institucionin të cilin drejtonte, shkileshin rëndë “dispozitat kushtetuese” dhe ato të Kartës së Kombeve të Bashkuara si dhe të akteve të tjera ndërkombëtare mbi liritë dhe të drejtat themelore të njeriut? Jo, kurrsesi!

Para tyre do të duhej të dënohej sekretari i atëhershëm Republikan i Punëve të Brendshme të Serbisë. Por, për ta dënuar atë, duhej dënuar më parë sekreti Federativ i Punëve të Brendshme. Duhej dënuar kryetari i Shtetit të atëhershëm, duhej dënuar Kryesia e atëhershme e Republikës dhe ajo e Federatës, kryetari dhe kryesia e partisë në të gjitha nivelet e organizimit të saj. Duhej dënuar qeveria e atëhershme federative dhe ajo republikane, duhej dënuar Akademia Serbe e Shkencave dhe e Arteve, Shoqata e Shkrimtarëve të Serbisë në “Francuska 7” dhe ajo e Jugosllavisë së atëhershme, si dhe Kisha Ortodokse Serbe e të gjitha kohërave, që nga mesjeta e këtej, ngase pikërisht këto tri asociacione, në përbërjen e të cilave ishte tubuar e tërë “yndyra” e kombit dhe e shtetit serb, e kishin skicuar dhe e kishin përpunuar deri në detaje një politikë të tillë, të cilën e zbatonte qeveria dhe institucionet e tjera shtetërore dhe partiake serbe; duhej dënuar të gjithë “baballarët” e kombit serb, me të gjitha elaboratet e tyre për shfarosjen e shqiptarëve; të gjitha mitet e popullit serb, mbi bazat e të cilave ende projektohet dhe ndërtohet ardhmëria e tij; duhej dënuar e tërë literatura, e tërë shkenca serbe, e themeluar në rrena e në mashtrime...

Me një fjalë, për ta dënuar kriminelin e sotëm, duhet dënuar krimineli i djeshëm, sepse ky i sotmi është pjellë e atij të djeshmit...

Por, Serbia, nuk do t’i dënojë kriminelët e Leskovcit. As ata të Vranjës. As ata të Prokuples, të Krushevcit, të Kralevës, të Kragujevcit, të Nishit, të Pozarevcit të Pallankës, të Novo-Sadit, të Beogradit, etj. Ajo, duke organizuar gjykime të improvizuara, krejtësisht qesharake dhe fare të tejdukshme, gjoja për dënimin e gardianëve të Burgut Komunal të Leskovcit të cilët, më 28 dhe 29 mars 1989,  terrorizuan dyzet e një shqiptarë nga Kosova, përpiqej ta shpëtonte para botës fytyrën e vet. Por, cilën fytyrë se?!Me gjykime të tilla, Serbia bënte teatër. Inskenonte gjykime si ai i Leskovcit.

Meqë aktgjykimi i Gjykatës Komunale të Leskovcit lidhur me “incidentin” e 28 dhe 29 marsit 1989 është në gjuhën serbe,si dhe për shkak të gjatësisë së tepruar të tekstit të tij, teknikisht është e pamundur të botohet këtu në tërësi, qoftë në formë faksimile e qoftë si shkrim i përkthyer. Një version më të shkurtër të këtij aktgjykimi, me gjërat më esenciale, do të dukej kështu:

“...Gjykata Komunale në Leskovc, në Kolegjin penal të shkallës së parë, në përbërje të Kolegjit gjyqësor, gjykatësit Jovan Stojanoviq, dhe të... (evidentohen emrat e porozëve, to procesmbajtësit, të prokurorit dhe të mbrojtjes- K.B), në lëndën e fajësisë së të pandehurve Pejçiq Petar (drejtor i burgut- K.B) dhe Gjorgjeviq Slavko (përgjegjës për siguri po në atë burg- K.B.) ... për vepër penale për punë të papërgjegjshme zyrtare nga neni 245, al. 2 lidhur me al. 1 të ligjit Penaë të Republikës Socialiste të Serbisë, si dhe të të pandehurve tjerë... (evidentohen emrat e nëntë rojtarëve- gardianëve të burgut- K.B.), për shkak të veprës penale keqpërdorim i detyrës zyrtare nga neni 66 i Ligjit Penal të RS të Serbisë, sipas propozimpadisë së Prokurorisë Publike Komunale në Leskovc, Kt. Nr. 696/89 të datës 09.10.1989, të precizuar më 05.03.1990, sipas shqyrtimit kryesor publik, me gojë, të mbajtur më 07.05.1990, e pas konsultimit e votimit më datën 10.05.1990, pasi konstaton se të pandehurit (rojtarët-gardianët- K.B.), për shkak se më datën 28.03.1989, në lokalet e Burgut Komunal të Leskovcit, me rastin e pranimit në lokalet e burgut dhe, më 29.03.1989, me rastin e dorëzimit të aktvendimeve mbi masën e shqiptuar- qëndrim në vend vend të caktuar, pa kurrfarë arsyje, i kanë rrahur me shkopinj gome, me boksa e me shqelma, dujke i goditur në çdo pjesë të trupit, personat e arrestuar – izolantët nga Kosova, me ç’rast u kanë shkaktuar atyre lëndime të lehta trupore, kurse Pejçiq Petar, në cilësinë e drejtorit të burgut, dhe Gjorgjeviq Slavko, në cilësinë e përgjegjësit për siguri në burg, për shkak se,  edhe pse gjatë kohës së pranimit të izolanteve kanë qenë prezent, kanë parë dhe kanë dëgjuar se çfarë po ndodh me të izoluarit në lokalet e burgut, madje edhe pse iu është tërhequr vërejtja edhe nga ana e inspektorëve të Sigurimit Shtetëror të Sekretariatit të Punëve të Brendshme të Kosovës, dëshmitarët Kajkush Hajvat dhe Zejnullah Bici se personat e sjellur nga Kosova po rrahen nëe lokalet e burgut nga personeli i burgut, këta dy (drejtori dhe përgjegjësi për siguri)- K.B.) nuk kanë urdhëruar ndërprerjen e përdorimit të mjeteve të dhunës, janë fajtorë për kryerjen e veprës penale andaj, dujke aplikuar dispozitat ligjore të lartpërmendura dhe nenet 5, 33, 38, 41 52 dhe 53 të LP të RSFJ-së, ua shqipton masat:

DËNIME ME KUSHT, burgim me kohëzgjatje nga katër muaj, ashtu që masat e shqiptuara të dënimit nuk do të ekzekutohen nëse të pandehurit, në afatin prej një viti nga plotfuqia e këtij aktgjykimi, nuk kryejnë ndonjë vepër të re penale...”.

“Drejtësia” serbe, pastaj, sipas këtij aktgjykimi, obligon të pandehurit që, në emër të shpenzimeve të procedurës penale, t’ia paguajnë gjykatës penale nga 226 dinarë si dhe në emër të paushallit nga 200 dinarë, me kërcënim të ekzekutimit brenda 15 ditësh nga plotfuqishmëria e aktgjykimit.

“... Të gjithë të dënuarit, me qëllim të realizimit të të drejtës në kërkesë për kompensim, udhëzohen në procedurë kontestimore konform nenit 108 al. 2 të LPP...”- përfundon aktgjykimi.

Çfarë ironie?! Kur në Kosovë shqiptarët paguanin me kokë ngritjen e dy gishtërinjve në formë të shkronjës V, në Serbi, në “shtetin juridik”, ekzekutuesit e metodave të inkuizicionit ndaj shqiptarëve, dënohen me nga katër muaj burg ME KUISHT!

Por, tragjikomedia e këtij teatri të absurdit, nuk përfundon vetëm me kaq. Ajo kishte edhe akte të tjera.

Loja vazhdon...

Të dënuarit, si palë “të dëmtuara” nga masa e shqiptuar – “dënimet me kush në kohëzgjatje prej katër muajsh” – e kishin shfrytëzuar të drejtën e ankesës, të cilën ua garantonin “dispozitat në fuqi” dhe, kështu, e kishin vënë në lëvizje Gjykatën e Qarkut në Leskovc e cila, në kolegjin e saj penal të shkallës së dytë, duke vendosë në ankesë të mbrojtësve të të pandehurve, në seancën e mbajtur më 04.03.1991, me aktgjykimin Kzh. nr. 543/90, abrogoi aktgjykimin Kt. nr. 1189/89 të datës 07.05.1990, të Gjykatës Komunale në Leskovc dhe lëndën e ktheu në rigjykim, kurse ankesën  e Agim Vllasit, njërit nga izolantët, e hodhi poshtë si të pabazë!...

Pas vrasjes së parë, më 28 dhe 29 mars 1989, kjo ishte vrasja e dytë që u bëhej izolanteve shqiptarë të Kosovës nga “drejtësi” serbe.

Pro, loja prapë vazhdon...

Gjykata Komunale në Leskovc, sipas procedurës së paraparë me ligj, në shqyrtimin kryesor publik me gojë, të datës 26.06.1992, e pas seancës për konsultim dhe votim të datës 29.06.1992, me aktgjykimin K. nr. 427/91, gjashtë të pandehurve nga gjithsej njëmbëdhjetë sa ishin, ua shqiptoi të njëjtat dënime, kurse psesë të tjerët, përfshirë këtu edhe drejtorin e burgut dhe përgjegjësin për siguri, I LIROI plotësisht nga përgjegjësia!...

Dhe, për ta çuar lojën deri në fund, aktivizohet sërishmi Gjykata e Qarkut në Leskovc dhe me aktgjykimin e saj Kzh. nr. 430/92, të datës 30.12.1992, të Prokurorisë së Qarkut në Leskovc si dhe ankesat e të “dënuarëve”!

Lavdi marrëzisë!

         

(Marrë nga libri i Kolë Berishës DITARI I NJË IZOLANTI,

Prishtinë, 2002, f.273-288; nëntitulli është yni- Kadri Mani)

 

KORIGJIM

Për hirë të vërtetës njoftoj autorin e shkrimit Sulejman Sulejmani, se emni i Hysen Ibrahim Hyseni-Zhuja është i shkruar gabim. Në foto i pari ulur ka qenë një gjellëbërës, emni i cilit nuk më kujtohet. Më poshtë në foto mund të shihni se cili është Hysen Zhuja.
Profesor Sylejman Sylejmanin, personalisht nuk e njoh, por e di kush është, e përgëzoj dhe përshëndes për punën e mirë që ka bërë.  Me nderime, Xh.Leci

 

 

               ATDHETARI SYLË SARBINCA – KURBAN I SHQIPËRISË ETNIKE!

Shkruan : Sylejman SYLEJMANI

(www.pashtriku.org – 12.06.2007 / 13:05)

Autor  i  kësaj   biografie   është   Prof   Sylejman  Sylejmani  

 

 

   HYSEN I.HYSENI-ZHUJA
           (1906-1986)

 

 

 

Hysen I.Hyseni pas vetës ka lënë 3 djemë, Zenelin, Zymberin dhe Zahirin, si dhe vajza  nipa e mbesa.Zahiri me profesion është arsimtar, shokë i ngushtë i autorit të këtij shkrimi Xh. L.
Po ashtu babai im Osmani dhe axhahllarët e mi Sahit e Zukë Leci kanë qenë shokë e miq me Hysen Ibrahim Hysenin,në luftë 1941-1945 dhe pas lufte.Zukë e Osman Leci, ishin shokë me Sylë Zarbicen, Sylë Kopërnicën, Sylë Krasniqin-Dajkocin,Ramiz Cërnicën, Tahir S. Budrikën etj.

 

 

 

 

 

 

Nga e majta: ulur:1. ?... 2.Bajram H.Berisha,Sylë Zarbinca, 4. Osman Osmani-Svirca 5.Hamdi Vaku, 6. Sylë Kopernica, 7. Lamë Hulugrica-Shahiqi, 8. Sadri Misin-Shpashnica
Nga e majta në kambë: 1. Zymer Llapashtica, 3.Latif Musli Isufi-Gjyrisheci, 5. Selim Isufi-Gjyrisheci, 8. Bejtë Ali Pireva, 11Hysen Ibraim Hyseni-Zhuja,13.Hysen Shehu(Kika)Velegllava
Kjo fotografi është e vitit 1944 dhe është bërë në Kamenicë.

                                                                                             

 

Një biografi shumë të shkurtër për Hysen I. Hysenin ( Hysen Zhuja)


Hysen I. Hyseni, është pjesëmarrës  i të dya betejave në Kikë, Desivojcë, Kranidell, Velegllavë, Bujanoc dhe Gjilan. Hysen I. Hyseni ka qenë zëvendës komandant i komandantit Sylë Zarbinca, por edhe komandant i një njësiti vullnetarësh NDSH-eistë.
Shtëpia e dy vëllëzërve Ramë e Hysen Ibrahim Zhuja ka qenë shtab i atij rajoni për 4 vjet.
Rama, vëllau i madh i Hysenit ka qenë një luftëtar trim, pjesëmarrës i disa betejave.
Natën  e 29 nëndorit 1944, kur në Polepnicë të Gjilanit ishin mbledhur mbi 1000 mij luftëtarë, të armatosur për ta sulmuar Gjilanin. Qellimi kryesor ka qenë çlirimi i të burgosurve politik e ushtarak. Në mesin e parisë së zjgjedhur nga 20 burra, të dijshëm e trima për pëgaditjen  dhe planin se kush nga cilat anë duhej sulmuar qytetin, ishte edhe Hysen Hyseni me shokë si: Mulla Idris Gjilani, Muharrem Fejza, Sylë Zarbinca etj. Në luftën e Gjilanit Hyseni ka luftuar me pushkomitraloz. Këtë armë e ka njohur mirë gjatë shërbimit ushtarak në Jugosllavinë e mbretërisë SKS. Pas përfundimit të LDB-re është strehuar me shumë shokë në bunkerin e njohur në malet e Shipashnicës, KK Kamenicë. Po sa zbulohen nga njerëzit e UDB-së, policët shqiptarë i lajmërojnë se janë zbuluar dhe duhet të ikin. Për këtë rast janë suspenduar nga puna dhe dënuar me burg disa apolicë shqiptarë. Ky grup NDSH-istë njëri ndër grupet më të mëdha në Anamoravë dhe Gallap, shpërndahen kush kah mundet. Gjon Sereçi e pyet Lotë Vakun si kaçak dhe luftëtarë i vjetër me përvojë që ka qenë; ku po shkon? Lota i pëgjigjet Gjonit; mos më pyet, e as nuk po të pyes kah po shkon ti? Hysen I. Hyseni i thotë Gjonit nëse don eja me mue, ku, e pyet Gjoni? Diku në mal i thotë Hyseni? Jo i thotë Gjoni, në mal jemi, por unë mendova të strehohemi diku tek ndonjë shtëpi, ia kthen Gjoni. Ndahen kush ka mundet. Hysen Hyseni edhe njëherë është takuar në Desivojcë me Gjonin, kanë biseduar për bashkim dhe organizim të më tejëm kundër okupatorit serb, por edhe për mundësinë e strehimit në ndonjë vend më të sigurt. Duke vërejtur levizje njerëzish nga frika se po zbulohen nga agjentët e UDB-së, biseda kishte qenë shumë e shkurtër, më nuk janë takuar me Gjonin. Hysen I. H. bashkë me Lamë Hajdarin, Zhujën nga dhjetori i vitit 1944 deri në dhjetor 1946 strehohet nëpër shumë shpella dhe bunkere. Hyseni kurrë nuk ka fjetë nëpër shtëpia të jatakëve të cilët i kanë dhënë bukë, por vetëm nëpër male, duke mos dashur ta rrezikon asnjë familje shqiptare. Pak para se të zbulohet, në një mal afër fshatit Gërbacë, i cili shtrihet në territorin e Serbisë rrënëz kufirit me Kosovën, aty ndërtojnë një bunker dhe jetojnë 2-3 muaj. Ata i zbulon Syla i Dulit e Ahmet Gërbaci, këta  të dy nga Gërbaci. Syla e Ahmeti  u kanë dërguar bukë në bunker gjatë këtyre 2-3 muajve, por më në fund i kanë pre në besë. Natën e fundit kur ua kanë dërguar bukën në bunker, buka kishte qenë me egjër për t’i trullosur, këte e kanë mësuar më vonë Hyseni dhe Lami. Për raste të shëmtuara si ky, bukë me egjër kanë pëdorur në shumë raste shqiptarët e pa besë, edhe në kapjen e Gjon Sereçit është pëdorur buka me egjër. Me këte rast tradhtie të zbulimit të Hysenit dhe Lamit, Sylë e  Ahmet Gebaci i lajmërojnë ata tek çetniku i njohur në Leskoc Millorad Kangarashi. Natën e fundit kur ua dërgojnë buken Syla hynë brenda dhe u jep cigare, kuse Ahmeti qëndron jashtë duke ua treguar policisë serbe kapakun me të cilin ka qenë i mbyllur bunkeri. Pas pak minutave hynë edhe Ahmeti brenda në bunker, ua ofron bukën dhe u thotë Hysenit dhe Lamit, hane këta bukë u bëftë mirë, ndoshta do te jetë darka e fundit, nuk i dihet se është kohë lufte shpirt po mbajmë!.. Ahmet Gërbaci sikur ka dashur të hallashtiset me ta, duke menduar se ata kah mengjesi i asaj nate do të vriten. Hyseni dhe Lami duke i komentuar fjalët e Amet G. sikur idhnohen dhe për fat të mirë nuk e hanë bukën. Lamiu i thotë Hysenit; këta po na mbajnë me bukë dhe nuk besoi të na tradhtojnë. Hyseni duke i treguar Lamit se shtëpia e Sylë Dulah  Gërbacit (Abdullah) në kohën e luftërave ballkanike i ka pre në besë edhe 2 kaçakët më të njohur të këtij rajoni Rexhë dhe Rexhep Ballabanin, të cilët i kanë pushkatue në shtëpi të vetë, me pushkë të kaçakut Rexhep Ballabanit, i cili u ka besuar dhe ua ka dhënë pushkën, kinse po provojnë me e fshehur diku. Atë natë herët në mengjes Hyseni dhe Lamiu janë sulmue nga policia serbe me disa bomba në kapakun e bunkerit, me atë rast  plagoset Lamë Hajdari në ballë dhe këmb, Hyseni e hapë kapakun e bunkerit dhe ua hedhë dy bomba dhe zbrazë disa fishek nga pushka në drejtime të ndryshme. Lufta në mes Hysenit dhe gjendarmërisë serbe zgjatë mbi 2 orë, Lamiu nga plagët e marra bëhët i pa aftë për luftë.  Plagoset një polic serb, policia largohët duke e tëhjekur të plagosurin e vetë. Hyseni e tërhjek Lamiun zhagaz deri në thellësi të malit, nja 2 km, derisa hynë në territorin e Kosovës. Dimër, borë dhe acar,  Hyseni pa patur kohë të vishet dhe mbathet, në brekë, këmishë dhe çarapa, atyre u ofrohet ndihmë nga njerëzit e vetë të njohur. Lamiut ia shërojnë plagët dhe pas pak ditësh ai strehohet tek dajët e vetë në Hajkobill. Lamiu më herët kishte vra një fshatarë të vetin për çështje zënkash dhe hasmërish. Lamiu pas një kohe jo të gjatë i dorëzohet  pushtetit, mbahet në burg, por jo shumë gjatë dhe lirohet. Hysen I. Hysenin e kanë armatosur mirë me armë dhe municion, por edhe me veshëmbathje të bijtë e Latif Kërqelit, Ramizi, Asllani dhe Arifi, Ata i kanë rregulluar një vend në një shpellë në malet e Mehë Ukës. Vëllezërit Kërçeli janë të respektuar në ato anë, sidomos tek familja Hyseni. Policia serbe i ndjekë këmba këmbës Hysenin, shokët dhe miqtë e lusin dhe e bindin Hysenin që ai të dorëzohet, se nuk do dënohet pasi që nuk ka bërë krime, por vetëm që kishte luftuar në gjithë ato fronte si një luftëtar trim i ndershëm dhe i moralshëm. Hysen Hyseni dorëzohet në fillim të prillit 1947 në Ferizaj, pas marrjes në pyetje disa javë lirohet.
Dy shërbtorët e UDB-së jugosllave dhe tragjedia e tyre, Ahmet Gëbaci, menjëherë pas lirimit të Hysen I. Hysenit nga burgu i Ferizajit shpërngulet nga turpi apo frika në “Fushë të deleve” në Maqedoni,  ndërsa Sylë Dulah Gërbaci gjatë luftës  me 1998-1999 strehohet në Fushë Kosovë, ku nga okupatori serb, shërbëtor i të cilit ishte u dogj në një shtëpi me gjithë grua të vetën për së gjalli. Thonë se pas vetës ka lënë vetëm një vajzë. Natyrisht se tregimi për Hysen Zhujën nuk përfundon me kaq.

Nëntor 2005 Gjermani,

Xhafer Leci

-----------------------------

 

 

NË FOKUS TË HISTORIANIT

HOMAZH PËR DËSHMORËT DHE MARTIRËT E KOMBIT

Kliko mbi foto

Në përkujtim të dëshmorëve të kombit   „Pashtriku.org“

 

ATDHETARI SYLË SARBINCA – KURBAN I SHQIPËRISË ETNIKE!

Shkruan : Sylejman SYLEJMANI

(www.pashtriku.org – 12.06.2007 / 13:05)

 ***
Të flasësh për Sylë Zarbicën , do të thotë të flasësh për njeriun që pati ideale të mëdha, për ta bërë Shqipërinë një , të vetme gjithë andej ku bukës i thuhet bukë e ujit ujë . Gjatë tërë Luftës së dytë botërore , bashkë me shokë u munduan që ta mbrojn kufirin e Kosovës Lindore nga depërtimi i forcave qetniko-partizane , me të gjitha forcat që patën . Luftuan dhe qëndruan , deri sa më në fund u bënë kurban në mbrojtje të Shqipërisë Etnike dhe gjaku i tyre u bë dritë dhe flakadan për mos me e lënë asnjëherë iden e çlirimit që të fashitet . Sylë Zarbica bashk me hoxhën patriot Mulla Idrizin , me nacionalistin idealist Muharrem Fejzën dhe me trimin  sypatrembur Shefki Hajdinin me veprën e tyre prej martirësh u bënë simbol për shumë trima të më vonshëm që rrugën e tyre ta vazhdojn me përkushtim deri në përmbushjen e amanetit të tyre . Patrioti i pa harruar Metush Krasniqi nuk linte vend ku i jepej rasti pa e përmend Sylë Zarbicën dhe me e idealizue deri në përkushtim , jetën,veprën dhe martirizimin e tij . Nga vepra e tij dhe e shokëve të tij, kishin marrë frymzim edhe djemt trima si Rexhep Mala , Kadri Zeka , Nuhi Berisha e deri te ushtarët trima të UÇK-së .

 Sylë Zarbica  u lind në fshatin Zarbicë më 15 maj të vitit 1898 nga nëna Halimja dhe babai Shabani ishte vëllau më i madhë nga vëllezrit Murseli dhe Ramizi si dhe motra Ilmija . Fëmirinë  e kaloj si të gjithë moshatarët e atëhershëm . Nëpër odat e Zarbicës flitej se Perondorija Otomane po ikte dhe ndjehej kobi i një armiku tjetër që rrinte i gatshëm për të shkelë tokat shqiptare përsëri . Ky armik ishte Serbija që vazhdimisht bënte propagand nëpër mes të popave të saj dhe mësuesve që i kishte në Kosovë , se Kosova gjoja ishte Stara Srbija dhe duhej ti bashkangjitej Sërbisë . Përvec propagandës shteti i atëhershëm serb nëpër mes të bandave të organizuara për këtë qëllim që quheshin komit , në viset kufitare herë pas here dërgonte ekspedita për të plaqkit dhe terrorizue Shqiptarët . Ishte e njohur masakra që këta komit bënë në fshatin Mavriq ku masakruan familjen e tërë të Dem Ahmetit .

Shkollën fillore Syla e kishte krye në fshatin Dobërqan në gjuhën turke , ku kryesisht mësohej për mësimet e fesë islame. Ai ishte rritë me këngët që këndoheshin për Mujo Bylikbashin e për Ali Pashë Tepelenën , ku më vonë do ti këndonte edhe vetë . Nëpë mes të këtyre këngëve dhe bisedave do ta ketë formuar idealin kombëtar dhe patriotik . Ajo që rrinte si kob mbi Shqipërinë u bë realitet i hidhurë më 1912 ku pas ikjes së Perandoris Otomane , forcat serbe përkundër rezistencës që bënë kryengritsit shqiptar , hynë dhe e shkelën Kosovën anë e mban . Ushtrija serbe bëri masakra të mëdha mbi popullsin shqiptare dhe thuhej se lumi Vardar ditë me radhë mori ngjyrën e gjakut nga të vrarët dhe të masakruarit buzë tij . Edhe Zarbica me rrethinë nuk i shpëtuan kësaj masakre . Shumë burra që u zunë nuk u këthyen kurr më . Sylë Zarbica në këtë vite të mbrapsht ishte katërmbëdhjet vjeqar dhe bashkë me familje u arratisën për në thellësi të Kosovës . Pasi kaloj ajo furtuna e parë e terrorit u këthyen në Zarbicë dhe jeta filloj nën robrinë serbe , por rezistenca kundër okupatorit nuk u ndalë asnjëherë me një mënyrë ose tjetrën .

Gjatë Jugosllavisë së kralit Sylë Zarbica , jetën e kaloj më ndryshe se fshatarët tjerë . Nuk u morë me punët e bujqësis , ishte këngtar popullor dhe bashkë me vëllaun Mërselin  kënduan nëpër dasma dhe ahengje të ndryshme Malësi dhe më gjerë . Nga natyra kishte një bukuri të jashtëzakonshme dhe vishej bukur që binte në sy nga fshatarët tjerë . Si hobi kishte edhe garimin e kujave . Ishte i njohur rasti kur në dasmën e Muharrem Fejzës në Hogosht , ati i tij në garë me shumë të tjerë kishte marrë vendin e parë . Ishte kjo një garë në nivel të Kosovës , duke u bazuar në autoritetin e babës së Muharremit - Sali Fejzës , të thirrurit ishin nga të gjitha viset e Kosovës . Gjatë kohës së kësaj Jugosllavije ishte tri vite kryeplak i fshatit apo kmet siq quheshin në ato vite . Gjatë kësaj kohe u muar me pajtimin e gjaqeve dhe disa herë i shpëtoj fshatarët nga ndjekja e xhandarëve nën preteksin e kontabandës së duhanit . Kishte edhe një forcë fizike dhe guxim të admirueshëm . Me një rast kur Jakup Karaqeva si antar i partisë  ,, Xhemiet “ ishte në garë elektorale me një Serb të një partije rivale edhe Sylë Zarbica shkoj që të votonte . Votimi mbahej në Rogoqicë . Një oficier seb i ushrisë së atëhershme kishte dalë në derë dhe fshatarët i pyeste se për kend do të votonin , ata që i thonin për Jakup Karaqevën jo që nuk hynin brenda , po edhe merrnin ndonj kamxhi nga ky gjakatar . Kjo situat zgjati deri sa Syla arriti me trimat e vetë  dhe i dha një dru të mirë këti oficieri dhe votimi vazhdoj në mënyrë normale . Kjo kundërvënje e Sylës , oficierit të kralit me një vend publik ja rriti prestigjin në popullë që do të ketë rëndësi për ngjarjet e ardhshme që do të zhvillohen . Sylë Zarbica u martua dy herë dhe nga këto dy martesa la tre fëmij – Feratin , Laliferen dhe Eminin . Por , koha që do ta bënë Sylë Zarbicën të pavdekshëm , zulmëmadhë dhe të paharruar  është periudha e Luftës së dytë botërore  , ku Sylë Zarbica i tregoj aftësit e tij patriotike, organizative dhe idealiste për mbrojtjen e Shqipërisë Etnike .

Kjo periudhë  ishte kohë ku shumë patriot besuan se erdhi koha që njëherë e përgjithmon  të shporrej robërija sllave dhe të bashkoheshin tokat Shqiptare me një shtet të vetëm . Lindi shpresa se me ikjen e fashizmit Shqipërija do të mbetej në kufijt e saj etnik dhe historik . Këtë shpresë me sa duket e ushqyen edhe patriot e intelektual të mëdhenj si Mitat Frashëri , Bedri Pejani , Ilaz Agushi , Ibrahim Lutfiu e shumë të tjerë . Këtë ide e besoj edhe Sylë Zarbica . Menjëherë pasi Zarbica mbeti nën zonën Bullgare . Syla me gjithë familjen kaloi në Kamenicë ku ishte krijuar Mbretrija Shqiptare nën mbikqyrjen e shtetit Italian . Filluan të hapen shkolla Shqipe anë e mbanë Kosovës dhe për këtë punë u kujdes Ministri i Arsimit në Mbretrin Shqiptare Ernest Koliqi , që nga Shqipërija londineze dërgoi në Kosovë mbi 200 mësues, për ta përhap dritën në gjuhën Shqipe , pas aq shekujsh errësir . Administrata filloj në gjuhën Shqipe dhe flamuri Shqiptarë valonte lirisht . Në fillim Sylë Zarbica u caktue komandant i gjandarmeris në Karaqevë dhe pastaj kaloj si komandant i vullnetarëve në Kamenicë . Forcat vullnetare u krijuan për ta ndihmuar ushtrin e rregullt në mbrojtjen e kufirit nga depërtimi i forcave serbe . Forcat vullnetare ishin nën komandën e drejtëpërdretjë të Regjimentit të katërt të ushtrisë shqiptare i dislokuar në Prishtinë . Rexhimenti në fillim udhëhiqej nga kolonel Rexhep Gjilani e më vonë nga kolonel Fuad Dibra .

 Sylë Zarbica ishte komandant i vullnetarëve për Kamenicë dhe zëvendës i tij ishte Hysen Ibrahim Zhuja ndërsa sekretar ishte Isen Shehu . Njësi tjera që komandoheshin nga Sylë Zarbica ishin në Fshatin Velegllav , Zajqec , në Svircë dhe në Hajkobillë . Këto njësi u përballën shumë herë me forcat serbe ku treguan trimëri dhe vendosmëri në mbrojtjen e kufirit , detyrë të cilën këta ja kishin dhënë vetes me përkushtim dhe vetë mohim . Po përballjet më të mëdha të njësive vullnetare të Sylë Zarbicës dhe njësive tjera ishi ato në Kikë dhe Velegllavë.Lufta e Velegllavës filloj me datën 28 qershor 1944 dhe vazhdoj edhe me datën e 29 qershor . Në këtë luftë pati humbje nga dy palet po më në fund forcat serbe u detyruan që të tërhiqen në vijën ku ishin para sulmit . Lufta e Kikës u zhvillue me datën 26 korrik të vitit 1944 dhe lufta u shtri deri më 20 kilometra duke filluar që nga Shahiqi e deri në Tërsten . Edhe në këtë luftë armiku u thye dhe mbetën shumë të vrarë dhe të plagosur . Këtyre betejave vend të rëndësishëm ju dha organi i Lidhjes së Dytë të Prizrenit  ,, Lidhja e Prizrenit “ .  Në këto beteja një rolë parësor kishin edhe vullnetarët e Sylë Zarbicës  që dhan nga vetja të gjithë mjeshtrin luftarake pa e kursyer as jetën vetëm e vetëm që këmba e armikut mos të shkelë në tokat shqiptare . Megjithë sakrificat e shumta që bënë luftarët shqiptarë për mbrojtjen e kufirit , forcat serbe e thyen kufirin dhe depërtuan në Kosovë . Kësaj gjendje në radhë të parë i prinë rrethanat ndërkombëtare . Fuqit aleate që luftuan kundër fashizmit dhe dolën fitimtar  morën vendim që as një kufi që e kishin vendos forcat e Boshtit mos të merrej parasysh , ky vendim prekte drejtëpërsëdrejti krijimin e Shqipërisë Etnike që ishte bërë nën forcat italiane dhe gjermane . Po mbi të gjitha në shkatrrimin e këtyre kufijve në Shqipëri , doli konferenca e Jaltës . Tri fuqit e mëdha të atëhershme Rusija , Anglija dhe Amerika morën vendim që Shqipëria ti takonte zonës së lindjes , apo zonës komuniste të Bashkimit Sovjetik .

 Para këtyre fakteve dhe para komunistëve që forcoheshin edhe në Shqipërin londineze po edhe në Kosovë forcat nacionaliste të Kosovës filluan të dobsohen dhe të shpartallohen . Në mesin e udhëheqësve u krijuan dilema të shumta , të vazhdohej rezistenca apo të arratiseshin në Perendim për të pritë ditë më të mira , për një kryengritje gjithë kombëtare . Sylë Zarbica kishte një besim se forcat anglo-amerikane nuk do të pajtoheshin me fitoren e partizanëve dhe do të zbarkonin në Jugosllavi dhe Shqipëri, për t´i ndihmuar forcat nacionaliste . Ai u tërhoq në malësin e Zarbicës për të marrë vendim se qka duhej bërë më tej . Po forcat partizane dhe pikërisht Brigada e Xll Maqedonase nuk ju lanë shumë kohë për të bërë plane dhe për ta marrë veten . Kjo Brigad që veten e quante e përgjakshme me 18 dhjetor të vitit 1944 arriti në Hogosht . Të nesërmen tri batalionet e kësaj Brigade marshuan për në malësi , thuhet se batalioni i parë u nis në drejtim të Qarrit i dyti në drejtim të Desivojcës dhe

i treti në drejtim të Vriqevsit . Lajmi se Brigada gjakatare Maqedone po marshonte drejt malësisë u përhap shpejt dhe populli në panik nga masakrat eventuale u strehue në male .Thuhet se njësit që komandoheshin nga Sylë Zarbica dhe të tjerët ishin te Guri i Zi , ku pasi ishin informuar për arritjen e Brigadës në malësi , ishin të gatshëm për sulm . Sulmi i njësive të Sylë Zarbicës dhe njësive tjera që komandoheshin nga Muharrem Fejza dhe Shefki Desivojca filloj në mbrëmjen e 19 dhjetorit dhe vazhdoj edhe ditën e 20 dhjetorit t vitit 1944 . Njësit e Sylë Zarbicës sulmuan nga Zarbica dhe në lagjen e zhigollëve në Desivojcë bënë kërdinë mbi partizanët e hutuar nga sulmi i befasishëm dhe nga terreni i panjohur . Vetëm grupe të vogla partizanësh mundën të shpëtojn dhe të arrijn në Gjilan . Kryengritësit shqipëtarë marshuan deri në Përlepnicë dhe aty u ndalën për të pushuar dhe për të menduar qka të bëhej më tej . Aty lindi ideja e sulmit mbi qytetin e Gjilanit . Në Gjilan ishin shumë të burgosur shqiptarë që OZNA gjakatare i pushkatonte pa kurrëfarë gjyqi , shumë nga ata i masakronin në mënyrën ma barbare . Të gjitha këto i dinin kryengritsit shqipëtar dhe urrejtja ju shtohej në zemër , ndaj këti armiku barbar që vinte me një ngjyrë shumë dinake . Vendimin për ta sulmuar Gjilanin dhe Ferizajn e kishte marrë Shtabi i Mbrojtjes Kombëtare për Zonën e IV të Kosovës , në fund të nëntorit të vitit 1944 . Shtabin për sulm mbi Ferizaj e përbënin : Adem Gllavica , Qazm LLugaxhiu dhe Hysen Tërpeza , kurse Shtabin për sulm në Gjilan e përbënin : Sylë Zarbica , Mulla Idrizi dhe Muharrem Fejza .

Sulmi mbi Ferizaj u bë me 2 dhjetor 1944 dhe pas një lufte të pa barabart luftarët shqiptar u thyen  keq dhe u shpartalluan . Humbjen e betejës në Ferizaj e dinin luftarët shqiptar që ishin mbledhë në Përlepnicë prandaj aty kishte mendime pro sulmit dhe kundër sulmit . Në fund u vendos që të sulmohet qyteti i Gjilanit , në radhë të parë për lirimin e të burgosurëve nga burgu e pastaj sipas situatës . Gjilani u sulmue nga tri drejtime dhe për një kohë të shkurt u vu nën kontrollin e luftarëve shqiptarë me përjashtim të ndërtesës së OZN-ës dhe burgut . Partizanëve të rrethuar shpejt ju arritën ndihmat nga Ferizaj dhe Prishtina , qka ishin shumë ma numerike se luftarët shqiptar dhe shumë më mirë të armatosur . Luftarët shqiptar filluan të tërhiqen nga Gjilani drejt malësis prej nga edhe filloj sulmi mbi Brigadën e VII Maqedone . Për të qenë ma të lëvizëshëm , luftarët shqiptar u shpërndan në grupe të vogla , u dha urdhën që luftarët e thjesht të ju bashkohen partizanëve dhe ata që ishin më të vjetër të këthehen në shtëpi . Shefki Desivojca ra në Gjilan dhe nuk u përballë me jetën e rëndë të kaqakut , ndërsa Molla Idriz , Muharrem Fejza , Sylë Zarbica dhe shumë të tjerë mbetën në vetmin e maleve të rrethuar në të gjitha anët në luftë për jetë apo vdekje. Sylë Zarbica u strehue kryesisht në Desivojc , Suharrën , Novosellë , Priboc dhe rrethin . Edhe pse ishte në terren të vetin , OZNA ja kishte mbyllë të gjitha rrugët dhe rrethi i ngushtohej për ditë e më tepër. Thuhet se Sylë Zarbicën miqtë e këshillonin që të arratisej në Greqi , po këtë mundësi e refuzoj në vazhdimësi . Siq e ceka edhe më lartë ai thonte se forcat anglo-amerikane do të zbarkojn me siguri dhe do ta bashkojm Shqipërinë . Besonte vërtet në këtë mundësi apo në vetmin e maleve i rrethuar nga të gjitha anët i jepte vetes dhe të tjerëve kurajo , kjo do të mbetet enigm . Më në fund OZNA me bashkëpuntorët e vetë e vranë Sylë Zarbicën dikund kah fundi i verës së vitit 1946 në fshatin Gjergjec në malësin e Bujanocit .

Për vrasjen e Sylë Zarbicës qarkulluan shumë thashë e theme , varri i tij nuk u gjetë kurrë edhe pse thuhet se u vorros dikund me një malë të Gjergjecit . Së paku sipas dy dëshmitarëve që e panë kufomën e Sylë Zarbicës , mendohet se Syla u vra me një plumb në shpinë nga jataku tij apo siq thuhet sot truproja e tij . Dëshmitar që e panë Sylë Zarbicën të vrarë dhe që kan treguar më vonë ishin Iljaz Idrizi nga Novosella i njhohur në popullë si doktor Iljazi dhe Kadri Mulla Behluli nga Muhoci atëherë sekretar në komunën e Muhocit. Pas vrasjes së Sylë Zarbicës OZNA në Gjergjec bëri manevra ushtarake se gjoja Syla u rrethue dhe u vra nga forcat ushtarake , kjo u bë  për t´i fshehurë bashkëpuntorët e vetë . Populli i nuhati vrasësit e këti trimi dhe gjithëmonë i urrejti me shpirt dhe me zemër , gjithënji mbetën të mallkuar dhe si farë e zezë që duhej zhdukë sa ma parë . Me rënjen e Sylë Zarbicës , ai kaloj në legjend dhe në mit  ,  kaloj në pa vdeksi . Në të gjitha tubimet në malësi po edhe më gjerë , në gëzime dhe në hidhërime , emri i tij ishte i pranishëm . Përmendej për trimërit e tij  ,  për bukurinë e tij e për këngën e tij  ,  po mbi të gjitha për martirizimin e tij.              

Kjo biografi e shkurtër u shkrua në bazë të kujtimeve të njerëzve që e njohën nga afër dhe ishin bashkëmoshatarë  të Sylë Zarbicës:
Ramiz  ( Shaban )   Beqiri - Zarbicë
Emin  ( Sylë  )         Shabani - Zarbicë
Lalifere ( Sylë )       Shabani - Ramadani  –  Zarbicë 
Selman (Shaban )  Ramadani - Novosellë
Naile  Suharrna  Beqiri  ( gruaja e Sylës ) - Suharrën
Ferat ( Sylë )          Shabani - Zarbicë
Adem  ( Azemi  )    Sherifi - Zarbicë
Nevzad Tafa  -  Novosellë
Kamer Sahiti  -  Suharrën
Mehmet Mala   -  Hogosht
Metush Krasniqi  -  Dajkoc
Muharrem  ( Bektesh )  Xhemaili - Zarbicë  .                                  

 LIteratura e përdorur:
,, Mulla Idriz Gjilani ” ,  Autor Prof .Dr . Muhamet Pirraku
,, Lam Breznica ” ,   Behram Hoti
,,Desivojca nëpër kohë  ”  Sadri  Shkodra , Faik  Shkodra  dhe  Hasan Bunjaku.
Disa shkrime publicistike  të  Prof . Kadrush Sulejmanit.


Autor  i  kësaj   biografi   është   Prof   Sulejman  Sulejmani  

***

Në  Gjilan  është ngritur një Këshill  Nismëtarë për Shpalljen e Sylë Zarbicës Qytetarë nderi i Gjilanit. Dhe  emërtimin  e  shkollës  Fillore  në  Lagjen  Zabel  me  emrin  ,,  Sylë Zarnbica ”

Për  shfletimin e historisë së patriotit të madhë që i frymëzoi të gjitha hapsirat e Shqipërisë etnike, në Gjilan është ngritur një Këshill Nismëtarë nga nëntë veta i përbërë nga figura e personalitete të shquara si të shkencës, artit dhe të kulturës sonë nga Gjilani dhe gjithë andej ku është Shqiptaria për :

- Shpalljen e Sylë Zarbicës qytetarë nderi të  Gjilanit  dhe

- Emërtimin e shkollës Fillore me emrin Sylë Zarbica që është në ndërtim e sipër në Lagjen Zabel – Gjilan.

Ne të K.O për këto dy kërkesa ju kemi drejtuar këtyre instancave lokale dhe atyre qendrore:

-Kryetarit të K.K Gjilan                            z Xhemajl Hyseni ,

-U.d Kryeshefit  Ekzekutiv të K.K Gjilan       z Fadil Osmani ,

-Nënkryetarës së K.K Gjilan                      znj Lirie Kajtazi ,

-Shefave të Grupeve  parlamentare  në  K.K të Gjilanit,

-Komitetit për Politik dhe Financa ,

-Zyrës Ligjore,

-Zyrës për Informim dhe

-Arkivës  Regjionale  të  Gjilanit 

-Kurse për shkollën Fillore që është në ndërtim e sipër në Lagjen Zabel që ta bartë emrin Sylë Zarbica ne si Këshillë Nismëtarë ju kemi drejtuar këtyre Instancave Lokale të Gjilanit dhe Kosovës .

-Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në Prishtinë ,

-Zyrës Rajonale të Arsimit në Gjilan ,

-Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan,

-Komitetit  të  Arsimit në K.K të Gjilanit,

-Të  gjithë  Shefave  të  G.P  që  janë  në  K.K  të  Gjilanit ,

-Zyrës Ligjore,

-Zyrës për Informim,

-Arkivës  Regjionale  të  Gjilanit.

Sa për njoftim se ky Këshillë që nga 13.09.2005 data e formimit ka bërë mjaftë në disa aspekte për përgatitjen dhe kompletimin e shumë gjërave që mbrenda mundësive që në vitin 2008 të organizohet Akademia Përkujtimore për Dëshmorin e Kombit Shqiptarë Sylë Zarbvicës me rastin e 110 vjetorit të lindjes së tijë .Me këtë rastë që nga ajo kohë ne si K.O kemi grumbulluarë 3004 ( tre mijë e katër ) nënshkrime për peticionin drejtuarë instancave për kërkesat e lartë-cekura .

Me rëndësi është se për herë të parë pas luftës në Gjilan por sigurisht edhe më gjërë ngritet një Këshillë për këto arsye për të emërtuar një Institucion edukativo – arsimor që jo vetëm që e meriton por ka mbështetje të jashtëzakonshme.  Një faktë tjetër tejet me rëndësi është se gati Gjilani është i Populluar me banorë të ardhur nga Fshatrat e Malësisë së  Bujanocit ku sot kemi tri lagje të banuara tërësishtë me banorë të ardhurë nga këto Fshatra që njëherit është edhe Vendlindja e Dëshmorit të Kombit Sylë Zarbica edhe kjo është një arsye më shumë pse ky K.O është ngritur mu në  Gjilan dhe ka dy kërkesa me aqë mbështetje të fortë si asnjëherë deri më tash .

Me respekt të veçantë nga kryetari i  K.O  ecc i dipl.  Refik Hasani për: Gjilan 

Shpalljen e Sylë Zarbicës  qytetarë  nderi  i  Gjilanit

Emërtimin e SH.F në Lagjen  Zabel  ,, Sylë Zarbica“

-------------------

Kanuni i Lekë Dukagjinit, një ndër vlerat

më të çmuara të kombit shqipetarë

Postuar më 18 May, 2007 nga admin

Të mos i mohojmë as keqinterpretojmë vlerat tona kombëtare Shqipëtare!
Nga Llemadeo

Botuar ne Prill 2003.
(Ribotim)
Shkruar nga Llemadeo

KANUNI I LEKË DUKAGJINIT, VLERAT E TIJË DHE KEQPËRDORIMI I ATYRE VLERAVE SOT, NË SHQIPERI, NGA INDIVID TË VEÇANTË, DHE NGA POLITIKA SHQIPËTARE, KEQPERDORIM I QELLIMSHEM!

Në periudhën më të vështirë për kombin dhe popullin Shqipëtarë, atëherë kur Shqipëria po pushtohej nga perandoria Osmane, ku po vihej në rrezik ekzistenca e kombit shqipëtare... Nën kujdesin e drejtpërdrejte të burrit të madh të kombit Shqipëtarë Lekë Dukagjinit, prijës i Dukagjinit, u mblodhën krerët më të shquar të burrërise dhe intelegjencës Shqipëtare të asajë kohe, ku bashkuan mendimet përfundimtare të tradites dhe zakoneve Shqipëtare në të gjitha fushat e jetesës, duke përpiluar atë dokument, ligj, per shtetin e kombin qe u quajt: ”KANUNI”.
Lekë Dukagjini e mori atë inisiative në atë moment delikat për fatet e Kombit dhe të popullit shqipëtarë, në një kohë kur shumë vënde të ballkanit dhe më gjërë, nuk kishin, jo vetem një Kanun ligjor të ngjashëm, por as norma zakonore të njohura gjërsisht në të gjithë kombin e tyre, e aq më pak në arenën Ballkanike, apo deri në dyert e perandorisë Osmane e me gjere.

Pra në atë periullë, kur ballkanit po i kërcnohej jo vetëm një barbari 500 vjeçare e sapo filluar, por po i kërcnohej edhe një asimilim dhe zhdukje totale e zakoneve, kulturave, traditave dhe e çdo gjëje të trashiguar gjatë shekujve nga ato vënde... Në atë pikë kulmore për historinë e Kombit Shqipëtare e shohim Prijësin e Dukagjinasve Lekë Dukagjinin, jo thjeshtë si një prijës i një krahine me tradita e zakone të hershme Pellazgjike-Ilire-Shqiptare.
Por, si një njeri që vihet në krye të atijë misioni historik, humanitar, njerzor shqipëtarë, për të shpëtuar jo vetem kulturën, traditat, zakonet e popullit shqiptarë, por për ti vënë gjoksin dhe ligjin zakonor tradicional kombëtarë shqipëtarë, përballë, armikut pushtues e shkatrrimtarë. Dhe per ti thënë se ne jemi shtet, komb më vehte, me zakonet dhe traditat tona që nuk guxon askush të na i shklasë. Në të njëjtën kohe duke mos pranuar dhe mos njohur asnjë llojë ligji as pushtimi prej perandorisë Osmane. Ligje të një pushtuesi që tentonte të zhdukte zakonet, traditat, kulturën e Kombit Shqipëtarë, për të vendosur ato të vetat...
Në atë periudhe delikate dhe mjaft të rrezikshme për popullin dhe kombin shqipëtare, Lekë Dukagjini me inisiativen e tije, bashkoj burrat më të mençur të trevave veriore shqipëtare. Bashkim në një kuvënd, në të cilin u shtruan në një diskutim të gjërë, traditat, zakonet, shekullore të popullit të thjeshtë, dhe nga ato mendime e vlersime u zgjodhën më të mirat dhe më të drejtat për ti bashkuar në një të vetëm e mbarë kombëtare, që do të quhej “Kanuni”.
Emri Kanun, sic e ka spjeguar dhe At Gjergj Fishta, do të thote: “Prerje e drejte”, pra vëndosje drejte për çdo njeri, si për atë që është i pasur apo i varfer, si për atë që është i njohur dhe i rrespektuar, ashtu edhe për atë që është njeri i thjeshtë dhe pa ndonjë prezencë në shoqëri. Pra Kanuni do ti gjykonte njësoj fajtorët dhe do tu jepte njësoj pafajsinë të drejtëve, të pafajshëmve... Pas atyre kuvendeve të gjata, të kryepleqve të malsinave, Dukagjinit, e krahinave të tjera, Lekë Dukagjini pas mbledhjes se mëndimeve të të gjithe kryepleqësisë Shqipëtare anë e mbanë.
Duke i bashkuar dhe seleksionuar në një të vetëm, nxorri të perfunduar “Kanunin”, ku vete kryepleqesia Shqipetare e asaje kohe i dha titullin: “Kanuni i Lekë Dukagjinit”. Për vetë meritën që pati ai burrë i madh i kombit në organizimin dhe bashkimin e perpunimin e atyre ligjeve e zakoneve shqipetare... Kanuni mori udhen e pa kthyeshme të historisë Shqipëtare. Ai ishte “Kushtetuta” e parë kombëtare, ku i thotë botës dhe njerzimit, se populli Shqipëtarë është i kompletuar me ligjet e veta, bazuar në zakonet tradicionale shekullore Shqipëtare si dhe në themel të vet ka dhjetë urdhënimet e tënzot sipas biblës së shënjtë... Kanuni ishte për atë kohë një deklarim botrisht; se Kombi Shqipëtare është komb katolik, që i falet dhe i lutet Zotit, që njeh biblën e shënjtë dhe njeh “Benë” sipas biblës e zakonit shqipëtare. Pra është një vënd Europian, që po deklarohej kundër nderhyrjeve ushtarake osmane në Shqipëri, në ballkan e më gjërë...
Që prej atijë momenti të daljes së Kanunit të Lekë Dukagjinit, pushtimi osman nuk do të ballafaqohej vetëm me qëndresën e armatosur të popullit Shqipëtarë, por dhe me fuqinë morale që u dha mbarë shqipëtarve vetë Kanuni me kodet e veta. Pra u dha atë mbështetje shpirtërore, unitet bashkimi e vllazërimi, pastërti e besë ndërmjet njëri tjetrit, shuarje të grindjeve e ngatrresave midis vllezërve Shqipëtare. U dha pra, një përsosmëri në motivimin e vetë jetës në të gjitha pikpamjet, u shtoj kujdesin dhe ndjeshmërinë ndaj të kqijave e padrejtsive.

Vlerat e Kanunit nëpër kohra.
Vlerat që kishte për atë kohë dhe për shekuj me radhë janë të shumta, sa që nuk mund të përfshihen me një shkrim të thjeshtë... Shqipëtarit i mbrohej nderi, vlera, virtyti, e drejta, prona, familja, gjaku, fisi, katundi, bajraku, krahina e deri kombi, jo vetem me atë beslidhjen e thirrjen e thjeshtë të kushtrimeve e zërave shpat me shpat, por edhe me një Kod ligjor shqipëtare me rreth 1500 nene. Nene të përpiluara jo vetëm me një llogjikë e mençuri të rradhë, por me një drejtësi të veçantë dhe të pa shoqe në botë... Kanuni dënon ashpër llafazanët, hajdutët, shpifësit, intriguesit, përdhunuesit, plaçkitsit, spiunët, tradhtaret apo çdo shkak tjeter që i çonte njerzit deri në vrasje...
Pra çdo veprim të pa ndershëm e nxjerr para gjykimit të burrave të mënçur dhe e ndëshkon që nga gjoba e deri me izolim të atijë individi apo grupi, duke e përjashtuar nga shoqëria e shëndoshë përgjithmonë. Jo rradhë herë sipas shkallës së veprës së keqe, keqbërsit i digjej shtëpia, duke e detyruar vetë dorasin që ti vinte me dorën e vet flakën shtepisë së tijë për fajin, krimin që kishte kryer ndaj tjetrit me të pa drejtë, dhe dëbohej nga fshati apo krahina përgjithmonë.
Kanuni thotë qartë, se për fjalë gojë nuk vritet njeriu!
Ajo gjë do të thote: As për të shame e as për të shpifura nuk vritet njeriu, nuk i merret jeta askujt, ai që vret për fjalë goje, ai është fajtor dhe bjen në gjak, sepse e vrau njeriun për fjale... Ndërsa, kur është i detyruar njeru të vrasë, në rastet kur i dhunohet gruaja, fëmija, i vriten apo i rrëmbehën me dhunë pjestarët e familjes kryesisht femrat, atëherë në mbrojtje të jetës së njerzve dhe të nderit të familjes, kur nuk gjëndet mundësi tjetër per ti shpëtuar, njeriu vret kriminelin dhe për atë lloje krimineli, vrasësit gjithsesi i është kërkuar llogari nga pleqësia dhe i është matur shkalla e fajit, ndoshta dhe e pafajsisë, pse krimineli, i vrari, konsiderohej fajtor i vrarë në tentativë për të kryer krimin apo duke e kryer...

Në Kanun ka qenë e qartë se për përdhunimin e një gruaje, krimineli binte dy herë në borxh, një herë burrit të gruas apo fisit të tijë, dhe së dyti prindërve të asajë gruaje apo fisit të sajë, ashtu edhe në se e vriste gruan dikush, krimineli do të lante dy pare gjaqe... Ndërsa për vrasjen e një burri, krimineli kishte një gjak borxh... Sikur të zbatohej Kanuni, nuk do të ndodhnin kurrë ato miera vrasje siç po ndodhin sot në Shqipëri, vetëm për grindje fjalësh, për thashethëme e për shpifje...
Ashtu sikur plaçkitsve, hajdutve, përdhunuesve, grabitësve të grave e vajzave, jo vetëm që do të u digjej shtëpia, por do të mos lejoheshin të hynin më kurrë në qytetin apo fshatin e tyre, pse ata kanë kryer ato veprime kriminale me gjakftohtësi e vetëdije. Pra nuk do të ndodhte më në Shqiperi asnjë rast i siper përmëndur. Vetem 4 ose 5 persona të asajë kategorie, sikur të ndëshkoheshin prej kryepleqësisë së burrave të zgjedhur të qytetit, fshatit apo krahinës, kurrë me të tjerë nuk do të ndermerrnin veprime të ngjashme kriminale...
Kanuni ka shumë pika të rendësishme dhe vlera të veçanta në tërsinë e vet. Vlera të cilat janë njohur e vlersuar thellësisht dhe me një disiplinë përkushtimore për gati pesë shekuj me radhë, që nga njerëzit më të thjeshtë dhe deri tek vetë kryepleqësitë e atyre kohrave, apo principatat shqipëtare. Para Kanunit të Lekë Dukagjinit është përule me respekt duke e njohur dhe kërkuar nga të gjithe njerëzit që të respektohet, vetë Gjergj Kastrioti, Skenderbeu. Kanuni ka qënë një beslidhje, e një simbol bashkimi e bashkpunimi midis princave shqipëtare dhe të gjithë popullit ndermjet vedi, për të organizuar qëndresën kundër pushtuesit osman.
Fjalet “Besa-Besë” simbol i bazës së Kanunit.
Baza e Kanunit kanë qënë fjalët hyjnore: “Besa-Besë”! Fjalë që nuk janë thyer kurrë, kur ajo besë është dhënë, edhe prej njerëzve më të thjeshtë. Vetë dyert e perandorisë Osmane janë detyruar ta njohin Kanunin dhe të mos ja shklasin në asnjë pikë popullsisë Shqipëtare, sidomos asajë pjesë, që nuk kishte ra nën sundimin osman, por edhe pjesës qytetase që kërkonte të rrespektonte ato kode kanunore për mënyren e zgjidhjes së problemeve shoqërore, tradicionale e zakonore të jetesës së vet. Për herë të parë në historinë e njerëzimit, pas biblës, ligjeërohet me anë të Kanunit të Lekë Dukagjinit, “FALJA”. Pra, të njihet ai që kërkon falje dhe ti falet faji para njerëzve dhe para të viktimizuarve...
Një vepër fisnike me një madhështi të veçantë që ka vetë FALJA, ka gjetë mbështetje dhe zbatim tek populli Shqipëtarë si në asnjë vënd tjetër të botës. Shumë kritik anti shqiptarë, e sidomos ata pro shovinizmave greko-sllave, janë përpjekur që ta komentojnë mbrapsht dhe të nxisin fushata kundër Kanunit nëpër shekuj e dekada. Por fantazitë e tyre kanë dështuar. Një ndër kulçedrat antikanunore ashtu siç qe edhe anti Shqipëtare, ka qënë diktatura komuniste e cila me kalemxhinjtë e vet servilë, holli baltë për 50 vjet me radhë mbi Kanunin, mbi vlerat, madhështinë e fisnikrinë e tijë, mbi simbolin e burrërisë e krenarisë shqipëtare.

Pika për të cilën është sulmuar Kanuni.
Në të shumtën e rasteve janë gjetur shtigjë për ta dhunuar Kanunin, tek pjesët ku shkruhet për të drejtat e femrave, grave dhe vajzave. Ku Kanuni ua ka hequr të drejten për të shikuar vetë per martesë, jo vetëm vajzave por edhe djemve... Në kushtet e luftës, pushtimit total të një armiku barbarë që po zhdukte kultura e popuj, një arsyetim i Kanunit për martesën e femrave, ka qënë me vënd. Për faktin se martesa me dashuri e lidhë femrën me çdo llojë njeriu, të çdo lloje rrace e kombi, pra dashuria nuk merr parasysh në se i dashuri i një vajze është ushtar pushtues apo oficer i Sulltanit apo sllavit, vëndasi apo të huaji, pushtuesi apo rrugëtari.

Ashtu që Kombi Shqipëtarë kishte pësuar aq shpesh e aq shumë. Sidomos në periudhat e dyndjeve sllave në veri të vëndeve Ilire, me anë të martesave dhe të lidhjeve dashurore sipas traditave antike, ishin asimiluar jo vetëm miera Ilirë-Shqipetarë, por edhe territore të tëra, deri atje ku vëndet sot quhen Bosnje apo Kroaci.
Po të lexojmë legjendat e Mujit e të Halilit, na flasin shumë qartë për rreziqet dhe luftrat që kanë shkaktuar martesat e ndërsjellta me të huajt në ato kohra... Në kohën kur Kanuni i ka kufizuar deri në ndalim të drejtën femrës që të mos e zgjedhë martesën e vet vetë, por vetëm prindërit dhe të afërmit... Qellimi ka qënë, jo për të shtypur femrën shqipëtare, por për të shpëtuar kombin nga asimilimi. Pasi dihet se Femrat janë NANAT e Kombit. Shumë femra Shqipëtare nëpër qytete të Shqipërisë në kohën e perandorisë osmane, u martuan me ushtar turq, me detyrim të dhunshëm, apo me raste dashurie, u detyruan të humbasin gjuhën, zakonet, kulturën dhe u larguan nga Shqipëria nën detyrimin e burrave Turq. Fëmijët e tyre kurrë nuk folën më Shqip, ashtu shuheshin shumë dyer e familje në atë kohë.
Shëmbuj të ngjashëm kemi sot martesat e vajzave Shqipëtare me të huajt nëpër botë, në emër të një pseudodashurie, por më shumë janë martesa për letra, martesa që po deshtojne në përqindjen më të madhe... Raste që ngjajnë kur femrat veprojnë pa pyetur asnjë njeri të familjes.
Pushtuesit e çdo lloji, si në kohët e lashta, të mesjetës, apo ato moderne, në situata lufte, kanë perdorur dhe perdorin vazhdimisht një taktike poshtruese dhe ç’kombtarizuese ndaj popullit vëndas, metodën e perdhunimit të femrave, martesave të dhunshme etj... Ajo është bërë me qellim për ta shkatrruar moralisht popullin vëndas, dhe për ti vrarë të ardhmën.
Le të kujtojmë ndodhitë fatkeqe në luftën e Kosovës, ndodhi të cilat, po thuajse, në përqindjën me të madhe po i përballojnë ato vuajtje e tmerre, vetëm, ato gra e vajza fisnike, të cilat nuk ja çfaqin askujtë se çfarë kanë hequr nën dhunën e ushtarakve pushtues barbarë serbo-sllav.
Vërtet gruaja Shqipëtare në kohën e daljes së Kanunit dhe për 5 shekuj me radhë ka pasë disa të drejta të kufizuara, por në anën tjetër ajo ka pasë nderimin: Zojë shtëpie! Dhe ka pasë autoritet e mbrojtjen e veçantë, si nga njerëzit e vet dhe nga burri me të afërmit e tijë, për çdo rast padrejtësie. Gruan nuk ka guxuar kush ta vrasë për grindje as për gjakmarrje.
Gruan nuk ka guxuar askush që ta izolojë në raste vrasjesh apo grindjesh e ngatrresash, siç po e izolojnë sot në Shqipëri në emer të gjoja gjakmarrjes. Gruas nuk guxonte kush ti vëjë prite e as ta ndalojë në prita. As gruan as fëmijët nuk guxon kush ti prekë e as ti ndjekë për gjak. Vetëm barbarët sllavo-grekë i kane vrarë gratë e femijët Shqipëtarë; tjetër kush nuk ka guxuar, të pakten, para viteve 1944. Për vrasjen e një gruaje janë marrë dy palë gjaqe, njërin duhej ta merrte burri, tjetrin vllezrit apo fisi i gruas. Gruaja ka qënë e pa prekshme në rrugë, në pazarë e kudo.
Gruaja ka pasë të drejtën edhe të hyjë ndermjetës në raste ngatrresash e vrasjesh, pra ka ndale vrasjen, është fut në mes burrave me fjalën e sajë thirrse për paqe... Dhe palët kanë qënë të detyruara të ndalojnë fjalët dhe armët e të terhiqen per ta zgjidhur sherrin pleqërisht... Gratë në pjesën më të madhe të vëndit kanë drejtuar ekonominë e shtepisë duke i kerkuar vazhdimisht burrit sigurimin e bazës së jetesës në ushqime, veshje etj. E Zoja e Shtëpisë ka zotruar të drejtën e drejtimit të organizimit të jetës në rregullin e brëndshem familiar, ku burrat nuk kanë guxuar të ndërhyjnë...Gratë në çdo shtëpi kanë pasë dhomën e tyre të veçantë, ku janë mbledhur në raste të kurdohershme për të biseduar e ndenjur me njëra tjetrën.
Gra të veçanta kanë marrë pjesë edhe në kuvënde, edhe në lufte me arme në dorë... Kanë dhënë mëndime ku u është dëgjuar fjala dhe janë dalluar për vepra trimërie e heroizmi, vlersim të cilin e kanë njohur dhe ruajtur me rrespekt të veçantë, kreret e vëndit dhe gjithë populli Shqipëtare... Gruas i është besuar dhe lenë në dorë rritja, edukimi dhe mësimi i gjuhës amëtare tek fëmijët... E gjithë ajo, ka qënë nderim, rrespekt, vlerësim dhe besim për gratë Shqipëtare. Kufizimet qe i janë bërë, kanë pasë vetëm qellimin e ruajtjes së nderit të femrës dhe të ardhmërisë së Kombit. Unë do të u drejtohesha sot kritikëve të Kanunit dhe do ti pyesnja se çfarë të drejtash kanë gratë sot në Shqiperi dhe kush i mbron ato?? Këtu veçoj gratë politikane dhe të pasura, gratë e atyre që ruhën me bodigardë e polic.
Ato nuk është, se kanë të drejta, por janë nën hijen e rrethit të pushtetarve, nen hijen e atyre qe janë të gatshem të ushtrojnë dhunë policore për ti mbrojtur... E megjithatë, edhe ato nuk mund të levizin lirshëm nëpër Shqipëri, pa disa njerëz të armatosur me vehte... Në kohët e Kanunit gruaja ka ecur vetëm me qindra kilometra ose grup grash nëpër male e fusha dhe askush nuk ka guxuar ti prekë, as në rrugë e as në pazarë... Sot grabitet gruaja apo vajza në shtëpi të vet, prej mafjozve, kriminelve.
Për shkeljen e të drejtave të grave sot në Shqipëri,
vallë a mos është fajtor Kanuni?
Gartë dhe vajzat nëpër fshatrat e Shqipërisë nuk ngopën me buk, ato dalin të lypin një sahan miell për të përballuar urinë e familjes, nuk kanë kushtet minimale për jetesë, për ti shërbyer higjenës vetijake.
Nëpër qytete gjëndën të pa puna dhe pa përkrahje, shpesh në mëshirë të çastit dhe të të papriturave... Në vëndet e Europës, që nga Greqia e deri në Suedi, apo Angli dergjën në duar të mafjes prostitucionaliste mbi 100 mije gra e vajza Shqipëtare... Si janë grabitur ato në Shqipëri? Kush i ka mashtruar, gjoja në emër të martesave moderne me njerëz të pasur, apo të një pseudo-pune? Ata mafjoz e mashtrues, deri në të cilin rang në Shqipëri kanë hypur? Sikur të respektohej Kanuni, a do të guxonin ata kriminelë të grabitnin apo të mashtronin femra Shqipëtare e ti shisnin nëpër botë për seks? Ata nuk do të guxonin kurrë që të kryenin vepra të tilla krimiminale sikur Kanuni të rrespektohej apo të zbatohej pikë për pikë.
Ata do të kishin gjaqe pa fund për të larë, për atë dhunim të moralit e të nderit të familjes Shqipëtare... Mirpo për fat “të zi”, të atyre kriminelve-mafjozë, populli Shqipëtarë ka dekada që beson tek qeveritë e vëndit dhe Kanunin e ruan si një rrelike në shpirt, por edhe në gadishmeri per ta zbatuar atëherë kur pushtuesit e huaj të sulmojne vendin, apo atëherë kur qeveritë nuk funksionojnë më, ashtu siç ka ndodhur dekadën e fundit... Në kohën e sotme shkeljet mbi nderin e shpirtin e Shqipëtarve në Shqipëri janë bërë gati të perditshme dhe të pa zgjidhshme... Ashtu që vetgjygjësia e disa njerëzve po tregon qartë se qeveritë nuk po funksionojne në shërbim të jetes e të stabilitetit të qytetarve, sidomos pas vitit 1997 e në vazhdim.
A ekziston ndonjë fije burrëri sot, si në kohet e burrërisë Shqiptare
kur çdo marveshje përmbydhej me fjalen e vetme “Besa-Besë”! ?
Dhe pse çdo gjë e keqe që ndodh i veshet Kanunit?
Mos qoftë e thënë që Kanuni të vihet në zbatim dhe të përdoret sot nga masa e popullit, me atë disiplinë e rrespekt që është zbatuar para viteve 1944. Po të ndodhë ajo, do të vriteshin miera kriminele, mafjozë, që kanë grabitur vajza, vrarë pa shkak, e të pa fajshëm. Kriminelve që mbrohen nga zinxhiri mafjoz deri lart, do të u kërkohej “gjaku”. Së pari urdhërdhënsve pushtetarë që kanë vrarë njerzit e thjeshte që në 1945 e deri me sot... Njëkohësisht do të përjashtoheshin të gjithë hajdutët, kriminelët, mashtruesit, llafazanat (puntorët e kqinjë), siç shkruhet në Kanun, do të largoheshin nga politika Shqipëtare dhe do të nxirreshin më një anë si njerzit më të pa denjë të shoqërisë Shqipëtare.
Do të largoheshin prej kryepleqësisë burrërore shqipëtare, gjithnjë sikur të zbatohej Kanuni dhe të ekzistonin sot ato kryepleqësi me atë burrëri e vlera që kanë patur burrat Shqipëtarë të atyre kohrave. Burrëri që sot mjerisht nuk ekziston, pasi pushtimet e huaja gjatë shekujve, si dhe diktatura barbare e transformoj atë burrëri me dhunë, në nje shtresë të varfërish, deri për një pale rroba... Por populli është i durueshëm tej mase, dhe shpesh herë beson verbërisht mashtrimeve të të korruptuarve mafjozë e pranon qeverisjen prej tyre...
Faje qe i kushtojnë shtrenjtë, por korigjohen pas një psimi të madh... Kanuni jo vetëm që nuk zbatohet në asnjë pikë, as ‘nen’ të tijë, por, po sulmohet në mënyrë të qellimshme nga të dy krahët, si nga kriminelët e keqbërsit, ashtu edhe nga pushtetarët. Pala e inkriminuar thotë se po zbaton Kanunin kur vret, vjell, perdhunon nderin e familjën e tjetrit, ndërsa qeveritarët për vrasjet mafjoze e politike dhe të çdo rangu i cilsojnë si vrasje kanunore.
Palët kriminale që kanë gjetur hapsirë për të vepruar në Shqipëri si rezultat i korruptimit të politikanve me krimin, e përdorin emrin e Kanunit si mbulesë për të justifikuar krimet që bëjnë dhe për të krijuar një kaos në masën e popullit, duke i bërë grindjet e krimet masive deri tek njerzit e thjeshtë.
Dëgjohen raste se u vra (x) person nga (y)-ni, sepse ai e shau... Dhe direkt atë mbrëmje Televizori Shqipëtare jep lajmin se u krye një vrasje Kanunore...
Natyrisht që punonjësit e informacionit dhe drejtuesit e TVSH nuk kanë njohuritë e nevojshme historike, as mbi traditat as kulturën e hershme Shqipëtare, e aq më pak të njohin Kanunin në përmbajtjen e tijë.
Por ashtu, siç u vjen urdhri, që ta japin atë lajm, dhe të ja veshin Kanunit vrasjen, për të ja larguar qeverisë, si shkaktarë i parë, ashtu e transmetojnë ata gazetarë... Them shkaktarë i parë është qeveria: Sepse, krizat ekonomike, mjerimi, vuajtaja, mafja, krimi i hajdutëve, veprimtaria e pa përgjegjëshme e pushtetarve i bën, deri edhe njerzit e thjeshtë, të vriten me njëri tjetrin, për fjalë goje, pa përfillur asnjë shënjë burrërie e njerëzie, apo zakoni Shqipëtare. Njerëzit e thjeshtë po psojnë kriza psiqike kur dikush u rremben fëmijën dhe ata reagojnë në menyra agresive duke vrarë edhe vehtën, shpesh, nga pamundësia për të gjetë dorasin, apo shkakun.
Kthehemi tek vrasja për një të shame, apo për një fjalë gojet...
Po në cilen pike të Kanunit shkruhet, që pse të shan tjetri duhet ti marrësh jetën?
Në asnjë fjalë, as rrjesht, nuk ekziston!
Kanuni i Lekë Dukagjinit ka pushuar së funksionuari që në ditët kur Shqipëria ka filluar të qeveriset nga Shqipëtarët. Perpjekjet për ta përdorur atë Kanun, për të justifikuar apo gjykuar vepra të shtrëmbra apo të drejta ka qënë dhe janë spontane. Vetëm në rastet kur nuk ka funksionuar shteti apo pushteti. Kanuni bashkë me vlerat e veta historike e kombëtare e ka vëndin vetëm në histori, si një rrelike e kombit dhe aspak për tu vënë në zbatim apo veprim sot. Ai e ka pase vlerën e vet atëherë kur nuk ka qënë Shqipëria e qeverisur nga Shqipëtaret, kur vëndi ka qënë nën sundime të një pas njëshme, atëherë kur pushtetet pushtuese përpiqeshin të zhduknin kulturën, zakonet, traditat, gjuhën, pra të na çfarosnin si komb. Kanuni e ka kryer misionin e vet historik për gati 5 shekuj, më së miri.
Formimi i shteteve juridike, dalja e ligjeve, kane bërë që kanunet, apo zakonet e vjetra të çdo populli e kombi, të mbesin si rrelike muzeale, në historit e atyre vendeve e kombeve që i kanë patur.
Që prej kohës kur Shqipëria është shpallur shtet i pamvarur dhe qeveritë e një pas njëshme Shqipëtare, kanë krijuar ligje themelore, ku janë njohur doket, zakonet, gjuha, kultura Shqipëtare, ligje të cilat tashmë janë në përsosje çdo ditë, Kanuni është dashur dhe duhet që të vëndoset si një Visar i çmuar i Kombit në histori dhe të sherbeje si një ndër bazat e drejtësise ligjore Shqipëtare. Ti jepet një vlersim, të pakten aq sa ja kanë dhënë e po ja japin studiuesit e huaj dhe figurat e mëdha të politikës botrore... Në vitet e diktaturës ka pasë mangësi të qëllimshme për të denigruar traditën, zakonet, veshjet etj, në masën e gjërë të popullit Shqipëtarë, mirpo sot ato mangësi nuk ekzistojnë më.

Ekziston rreziku i dëmtimit të historisë dhe traditës zakonore Shqipëtare në qoftë se njerëzit, kur vrasin në momentin e çmendurisë së tyre, të krizave psiqike, justifikohen tek Kanuni, edhe pse ata nuk e kanë lexuar as një rrjesht dhe nuk e kuptojnë asnjë fjalë të Kanunit!
Ashtu si dhe politikanet, te cilet në momentet kur nuk janë në gjëndje të qeverisin, apo nuk e zbatojnë dot ligjin, pse kriminelët janë miqt, shokët, korrupsionistët që kanë lillje me ta, justifikojnë të çmëndurit, mafjozët, kriminelët, përdhunuesit për veprat e tyre kriminale. Duke ia ngjeshur Kanunit, pra sikur ata vritkan e vidhkan e grabitkan gra, se (simbas tyre) thoka Kanuni, (sipas tyre)... Marrëzi dhe hipokrizi politikanësh për të justifikuar vehtën e tyre në perzierje me kriminelë ordinierë që i bëjnë ato masakra ndaj njerëzve, moralit e kulturës Shqipëtare, vetëm për të grumbulluar para!

Mjerisht që prej vitit 1997, me këto 7-8 qeveri të hypura e të zbrituara, jane vrare qindra policë, dhe disa njerëz të politikës Shqipëtare, gjë që tregon se një dorë e zezë mafjoze vepron kundër ligjit por edhe kunder kulturës njerëzore e tradites Shqipëtare, e aq më fort kundër Kanunit.
Them më fort kundër Kanunit, sepse sipas Kanunit, pa i pas borxh, nuk të vret askush e aq më pak tinzisht, e duke u fshehur...
Ka pasë shumë raste kur vetë policët e shtetit kanë vrarë me dhunë duke i rrahur njerëzit, deri edhe intelektual. Rrahje e dhune pa asnjë shkak apo arsye, në kundërshtim me çdo ligj njerëzor e aq më fort me Kanunin, në të cilin thuhet se burri nuk rrahet, as nuk dhunohet fizikisht...!

Të rrahësh burrin, apo çdo njeri, është poshtrimi më ç’njerzorë që mund ti bëhet tjetrit e aq më tepër Shqipëtarit.
Ç’njerzime të tilla kanë bërë barbaritë sllavo-greke, kundër Shqipëtarve, dhe diktatura komuniste...
Mjerisht bëjnë edhe policët e shefat e ushqyer me brumin diktatorial komunist nëper Shqipëri, ata që i sherbejnë qeverisë pro komuniste dhe jo rendit, sigurisë e qetësisë së popullit Shqipëtare. Sikur të respektohej Kanuni, ata, dhe askush nuk do të guxonin të perdornin dhunën fizike ndaj njerëzve e të mbysin njerëz duke i rrahur. Ashtu siç nuk do të guxonin, sikur liritë dhe të drejtat e njeriut të rrespektoheshin, ashtu siç janë të shkruara në ato ligje ndërkombëtare...
Për të frenuar fenomenet e vrasjeve, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me Kanunin, duhet menjëherë të nderhyjë ligji i shtetit dhe të denojë vrasësit në maksimum, pa pranuar nderhyrje politikanësh, deputetësh, për të zbutur apo lakuar ligjin. Të ndëshkohën dhe të mos u jepet mundësia kriminelëve të lirohen nga burgjet pa kryer denimin... Atëhere do të ndalet fenomeni i vrasjeve në Shqipëri. Fenomen i cili është në të gjitha vëndët e botës por i kufizuar dhe nën ndëshkimin e ligjit. Vrasjet nuk motivohen as Kanunore e as zakonore në vendet perendimore, por kriminale dhe kriminelët e bashkpuntoret e tyre shkojnë në burg për gjithë jetën e tyre... Në Shqipëri duhej të kalonin plot 5 vjet që të dënoheshin me burg kriminelët që vranë politikanin më popullorë, demokratin Azem Hajdari, vrasje e cila u cilsua prej politikanve qeveritarë, si Kanunore, edhe pse kriminelët njiheshin hapur se kush ishin, dhe deri ku shtrihej rrjeta e tyre.
Qeveritarët mendojnë se shfajsohen kur i cilsojnë vrasjet në Shqipëri sikur bëhën për gjakmarrje...
Jo! Vrasjet në Shqipëri nuk janë për gjakmarrje, por vijnë si rezultat i qeverive të korruptuara që prej viteve 1997 e deri më tani. Vijnë si rezultat sepse në shumë raste qeveritarët i kane ndihmuar kriminelët të marrin pafajsi, apo kanë bashkpunuar me ta... Sot duhet që vetë masat e popullit të kerkojnë me kembngulje, që çdo njeri, që bën vrasje, të dënohet nga ligji dhe të mos lehet i lirë në asnjë çast. Në se vrasësi del i lirë, pse ka një mbeshtetje nga ndërhyrjet e politikanve, populli duhet të kerkoje llogari qeverise, deri me heqjën e votëbesimit për atë qeveri, gjithnjë me mjete demokratike... Ndersa vrasjet qe janë bërë dhe bëhen për gjaqe të vjetra, ato po i pajtojnë vetë nderhyrjet e burrave qe e njohin zakonin e Kanunin dhe po falën në masë të madhe.
Pra sot në kohët moderne në Shqiperi, Kanuni ështe dhe duhet ë jete, vetem një rrelike muzeale, për vetë faktin se: Ligjet për liritë e të drejtat e njeriut, që janë një fuqi botrore, që rrëzojne çdo Kanun apo normë të përdorur në mesjetë, nuk lënë hapsirë boshë ku mund të mungojë diçka për të drejtat e çdo qytetari kudo në botë.
Shteti shqipëtar ka sot institucionet Kombëtare, Shtetrore me të gjitha ligjet dhe organet drejtuese, që janë për të organizuar jetën shoqërore, zhvillimin njerëzor në të gjitha fushat. Mirpo ndershmëria dhe përkushtimi, apo aftësia e nevojshme e atyre punonjësve që punojnë në ato organe qeverisëse, duhen kontrolluar me kujdes nëpërmjet votës se lirë, të njerëzve të lire, në zgjedhje të lira e demokratike... Sikur ato institucione, të funksiononin nën drejtimin e një qeverie demokratike të pa korruptuar dhe të pa përzierë me mafjen apo krimin, nuk do të kishte guxim asnjë njeri që të bënte vrasje, as për “fjalë goje” e as pse më “shikove shtrembt, apo pse drejt...”
Mirpo fatkeqësisht në Shqipëri edhe pse ekzistojnë ligjet dhe të gjitha strukturat shtetrore për të zbatuar ligjin, nuk është përkushtimi i nevojshëm i njerëzve që janë vëndosur për ti shërbyer ligjit dhe qytetarve. Pra, për të bërë atë detyrë, per të cilën taksapaguesit Shqipëtarë u japin rrogat që nga presidenti e deri tek polici më i thjeshtë... Populli nuk duhet të vuajë zinë e krimit, vrasjen në njerzit e shtëpisë, grabitjën e femrave dhe shitjen për prostitucion nga kriminelët.
Të mos heshtë e të u nënshtrohet atyre grupeve apo individve që e lajne me gjak në emër të Kanunit, në emër të asajë historie të lavdishme Shqipëtare të kohës së Gjergj Kastriotit të madh dhe Lekë Dukagjinit. Me ato përpjekje ata mafjozë, hajdutë, kriminelë përpiqen të shfajsohen, duke u fshehur dhe duke u mbrojtur njëkohësisht, pas Kanunit. Por Kanuni thotë: Hajdutët, kriminelët, dhunuesit, plackitësit te veçohen e të ndeshkohen rrebt... Ata nuk e kanë vëndin as në jetën e lirë të shoqërisë Shqipëtare e jo më nëpër hallkat e institucioneve të shtetit, si politikanë, shefa etj...
Kanuni thot: Fëmijët dhe të sëmurët psiqik nuk armatosën kurre...!
Sot në Shqipëri janë armatosur edhe fëmijët... Gjithsesi le të shpresojmë se gjërat do të shkojnë në vëndin e vet... Kanuni me vlerat e tije historike e kombëtare të vendosët në muzeumet shqipëtare si një rrelikë e radhë e Kombit Shqipëtare, duke i nderuar në faqet e historisë ato vlera, e jo duke i injoruar. Kanuni duhet të jetë një mbështetje studimore për drejtësinë, por duhet kuptuar saktë dhe jo mbrapsht... Mafjozet e kriminelët bashkë me ata që i përkrahin, të denohen sa më parë nga drejtësia demokratike. Dhe populli të çlirohet për të marrë frymë lirisht në jeten normale pa krime, pa vuajtje dhe frigë, por me një qetësi e normalitet të zhvillojë jetën e lirë si gjithë popujt e vendevë të qytetruara.

Le të besojmë dhe të shpresojmë se krerët e shtetit do ta kuptojnë se nuk është fajtor Kanuni për asnjë veprim kriminal e mafjoz që kryhet në Shqipëri, por fajtor janë të korruptuarit politikanë, të komprementuarit ligjëvënës e ligjëzbatues, miqësitë e dallaveret në të gjitha shkallët e pushtetit.
Ashtu siç është fajtor në të njëjtën kohë, një dehje marramëndse, një trullosje prej një euforie të tepruar të masës së atyre njerzve që hiqen sikur e njohin dhe dijnë të rrespektojnë Kanunin apo zakonet e tjera Shqipëtare, ndërsa në anën tjetër perdorin emrin e Kanunit për të bërë krime, apo veprime të tjera ç’njerzore ndaj shoqi-shoqit apo deri në fis e familje... Askush nuk ka të drejtë të bëjë vrasje, pse sipas tijë e thoka Kanuni!
Në asnjë fjalë të Kanunit nuk është thënë kurrë që ti merret jeta njeriut për asnjë arsye! Në asnjë fjalë të Kanunit nuk është thënë kurrë që të izolohen gratë e fëmijët dhe të vriten apo të tentohet ndaj tyre për ti vrarë për gjak!
Kanuni thekson qartë në kuptimin dhe zbërthimin e tijë se: Vrasja është rrezik, fatkeqsi, vrasësi bjen në gjak, por gjaku lahet me ‘falje’ para njeriut, para Zotit e burrave të Dheut Shqipëtarë, e jo para ‘mistrecave’ që nuk njohin faljen, si shprehja më e lartë e pendimit të fatkeqit që ngriti dorën në çastin e çmendurisë së tijë kur vrau njeriun...
Gjithsesi` theksoj se: Kanuni nuk është e as nuk bëhet kurrë shkaku i grindjeve e vrasjeve në Shqipëri, por ka qenë gjithmonë dhe ashtu duhet të mbesë si simbol i besës, i burrërisë, i urtësisë, i rregullit të jetesës, i pajtimit dhe qetësimit të mosmarrveshjeve midis njerzve.
Më peshë ka një fjalë e thjeshtë e një burri të vjetër në malet e Malësisë së Dukagjinit, Vermoshit, Skraparit, Kurvëleshit apo Korabit, se sa dhjetra fjalime të pseudo-politikanve që shahen me njëri tjetrin si fëmijët e rrugve...
Le të shpresojmë se vetë qytetarët do të kuptojnë më mire, se kush është shkaku i krimeve të fshehta, i grabitjes së fëmijëve, fëmrave, i varfërisë, i vjelljeve, i pa sigurisë... Pra do ta kuptojnë njerëzit se kush është shkaku i largimit gjithnjë e më shumë nga Shqipëria i njerëzve të thjeshte por edhe intelektualëve...
Ndoshta kur të gjitha të kuptohen qartë nga të gjithë, atëherë nuk do të ja falin më besimin e votës as të korruptuarit, as ish diktatorve, as kriminele... Por do të dinë të zgjedhin ata që drejtojnë popullin e shtetin drejt sigurisë, qetësisë, zhvillimit, drejt një jete normale pa vrasje, pa tmerre rrëmbimesh e dhunimesh, apo tregti femrash per prostitucion...
Vetem atëherë nuk do të hidhet baltë mbi Kanunin ashtu siç hidhte perandoria osmane për 500 vjet me radhë, apo shovinizmi sllav dhe diktatura komuniste... Nuk duhet të mbretërojë çmenduria e çastit që vret në emër të Kanunit, vjell e bën aq vepra të liga dhe tenton të fshihet pas atijë ‘Gjeniu’ të historisë dhe Kulturës tonë Shqipëtare. Kam bindjen se edhe kjo përpjekje e fundit e sllavo-komunistve të deshtuar, për të hedhur baltë mbi zakonet e kulturën tonë të lashtë, do të dështojnë. Pasi populli, pjesa më e madhe që i nderon realisht vlerat tona Kombëtare, një ndër të cilat është dhe Kanuni, do të dijë të dalë edhe prej kësajë situatë ngatrresqare që e krijuan qeveritë e pa përgjegjshme...
Asnjë arsye nuk ekziston mbi Dhe, që të u krijohet vuajtje, apo tu shkaktohet vdekja fëmijëve të mitur, si dhe të u nxihet jeta, duke i ndarë nga prindërit për shkaqe vrasje, dhunimi, lufte, etj...
Vetëm barbarët që nuk kanë ndjenja njerzore i lënë fëmijë jetimë, pa prindër, duke ua vrarë babanë, apo duke u rrëmbyer nënën!
Vetëm politikanët hajdut që jetojnë duke u ushqyer me gjakun e djersën e të tjerve, i lënë fëmijët e mitur të vdesin urie, të ftohti, apo prej sëmundjeve! Kujtojmë këtu miera fëmijë të izoluar për shkaqe vrasjesh, prej njerzve psiqikisht të smurë, që nuk njohin as vlera kombëtare, as njerzore e as familiare, e Kanunore aq më pak... Kujtojmë miera fëmijë të cilët bredhin rrugve të Shqipërisë duke bërë punë të zeza për të mbajtur familjet, si dhe rrugve të botës për të lypur punë apo të mashtruar e të shitur nga mafja shtetrore, për prostitucion, apo për tu vjedhë organet e trupave të tyre të njomë, për të ua transplantuar fëmijëve të milionerve, të mafjozve nëpër botë.
Kujtojme shumë të tjerë që vdesin cdo stinë e muaj, urie e të ftohti nëpër fshatrat e Shqipërisë... Po vdesin për një operacion të thjeshtë apendisiti pa pasur aspak kujdesin as ndihmën e qeverisë, e cila e ka për detyrë që shtetasve të vet tu sigurojë jetën dhe mjekimin e nevojshëm, ushqimin dhe çdo gjë tjetër jetike. Pra asnjë prej atyre fatkeqësive që po vuan populli shqiptar sot nuk i vjen prej Kanunit, e aq më pak fëmijëve. Por ato vijnë si shkak i mungesës së kujdesit të qeverisë për të gjithë qytetarët e aq më pak për fëmijët e pafajshëm.

Shkruar nga LLemadeo D.
Germany

_____________

 

Kanuni i Lekë Dukagjinit, zgjon interesin

e

më se 20 milionë shikuesve në Amerikë


Nga Nju Jork (SHBA) BEQIR SINA

WASHINGTON DC : Duke parë këtë emision, shikuesi ynë besoj se do të krijojë edhe një imazh më të qartë rreth vrasjeve në Shqipëri. Pasi, siç dihet, në Shqipëri, sidomos këto kohët e fundit, ky fenomen është përhapur shumë. Vrasjet që po ndodhin atje janë jashtëzakonisht të shumta së bashku me akte të dhunshme, në politikë, familje e shoqëri, krahasuar me numrin e popullsisë,  me popujt fqinjë, me ne ato e kalojnë çdo parashikimi dhe sfidojnë edhe ndonjë statistikë. Kjo ia vlen, të thuhet për të gjithë ne, e jo vetëm për të huajit që po e perceptojnë Shqipërinë, përmes shtypit e ekranit të televizionit, ashtu siç do të jetë ky rast në emisionin e këtij kanali televizivë amerikan "The National Geographic Channel" që ndiqet, sipas statistikave amerikane, nga 20 milionë shikues. Por, kjo na vlen patjetër më shumë edhe neve vetë shqiptarëve, që na duket se jetojmë në një realitet të dhunshëm dhe të dhimbshëm. E këtë nëpërmjet lajmeve nga vendlindja po mësojmë çdo ditë, ku dhuna, kohëve të fundit, ka ardhur duke u shtuar dhe më fatkeqësi është  se në Shqipëri ajo nuk ka asnjë shenjë se do të ndalet ndonjëherë!?!...

Pa bërë këtu krahasime me vitet, se 1991-92 ose 1997, vetëm t'i nënshtrohemi me bindje një realiteti paqësor, si ky evropian që jetojmë sot, dhuna në Shqipëri ka marrë përmasa dramatike dhe është një shqetësim mbarëkombëtar. Vrasjet që ndodhin përditë, ato që janë "emocionale" të tipit prej vrasjeve nga më mafiozet. Si p.sh. qërim hesapesh mes bandave, hakmarrje, dhe vrasje për vjedhje e tjera, ndodhin në çdo vend ku ka varfëri dhe mungesë shteti, si në Shqipëri. Në Shqipëri, mbetet i zbuluar një numër i madh vrasjesh në gjaknxehtësi, ato që në gjuhën juridike quhen "për motive të dobëta", kemi pastaj një sërë vrasjesh për gjakmarrje, d.m.th. për kanun por që si të parat edhe gjitha vrasjet e tjera në Shqipëri, lidhen ngushtë me të dytat- me Kanunin.

Ditën e Hënë në 6 tetor 2003, ora 9:00 e mbrëmjes me kohën e Nju Jork-ut, në emisionin "Encore Presetation" të kanalit televiziv "The National Geographic Channel" në kabël, shfaqet për herë të parë në SHBA-s, në një emisoni prej dy orë e 25 minuta, me tre tema nga më interesantet, të cilat do të trajtonë nëpërmjet studimit, hakmarrjen në disa vende të Botës. Ky emison i cili me këtë rast ka marrë si shëmbull i cil do t'u referohet sekuencave televizive nga një studim që i ka bërë në Shqipëri "Kanunit të Lek Dukagjinit". Emisioni duke shfletuar kapitujt e "Kanunit të Lek Dukagjinit", do të tregojë, ndër të tjera, për shikuesin e madh amerikan, se në Shqipëri, një traditë shekullore e vrasjeve për hakmarrje - marrjegjaku, që, sipas Kanunit të Lek Dukagjini,t quhet përndryshe"sherr gjaku", janë ringjallur me një mënyrë që familjet dhe personat që hyjnë në gjak, t'i zgjedhin mosmarrëveshjet e tyre të gjakmarrjeve të kaluara.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një gjykatë kushtetuese në shtetin federal Teksas, ka rivendosur një formë dënimi të vjetë,r e cila bën të mundur që ndaj fajtorit të përdoret "turpërimi" Kriminelët, detyrohen të mbajnë shënja në publik që tregojnë se sa krime dhe çfarë krimi kanë bërë ata që janë të detyruar t'i mbajn si dënim këto shënja. Dhe në një fshat Afrikan, në Togo tregohet se mosmarrëveshjet zgjidhen duke përdorur ende edhe sot një formë  të vjetër drejtësie. Të akuzuarit dhe fajtorët vënë duart në vaj të nxehtë, pasi që të gjithë fshatarët mendojnë se vetëm të fajshmit digjen.

Kanun e Kuvend

Kanuni është një monument kulturor historik i së drejtës tradicionale të shqiptarëve. Shqiptarët kanë trashëguar deri në shekullin e 20-të dy kanune: "kanunin e lekëve" - Kanunin e Lekë Dukagjinit, që kishte pushtet në viset mbi lumin Drin; "kanunin e gegëve" - Kanunin e Skënderbeut, që kishte pushtet në gjithë pjesën tjetër të Shqipërisë veriore. Në viset jugore të Shqipërisë e drejta zakonore tradicionale ka mbërritur fragmentare. Modeli më i plotë i organizimit tradicional të jetës së shqiptarëve është Kanuni i Lekë Dukagjinit.

Kanuni nuk kishte vlerë pa kuvendin, pa pleqtë e stërpleqtë, pa dheun që mblidhej për të ndarë të drejtën. "Canon et convente", kanun e kuvend (marrëveshje), ky është thelbi i së drejtës zakonore shqiptare. Vetë fjala "kanun" është huazuar nga greqishtja "canon", që do të thotë rregull, kufizim. Po ashtu edhe fjala "kuvend", që do të thotë "parlament", është huazuar nga një rrënjë neolatine "convente", marrëveshje.
Tradita vendëse e zgjidhjes së problemeve të së drejtës është dëshmi lashtësie e qytetërimi. Vetëm një popull i ngulitur prej kohësh mund të arrinte të përpunonte në atë shkallë me të vërtetë të lartë elementët e vetëdisiplinës dhe të autopërgjegjësisë. Një popull që arrin të krijojë një kod të normuar bashkëjetese duhet të ketë zotëruar më parë një kulturë të ngulitur etnike. Një mënyrë bashkëjetese e pranuar pa kushte nga të gjithë do shekuj të tërë të rregullohet me norma të njësuara. Kanuni shpreh ekzistencën e një jete urbane qytetare dhe të një ndërgjegjeje bashkësie të hershme.
Kanuni i malësisë, që lidhet me emrin e Lekë Dukagjinit, por në shumë elementë mund të jetë edhe më i vjetër se kjo figurë e njohur e historisë, është një univers juridik i lashtë, nënshtresa të të cilit, për nga burimi, shkojnë deri në antikitet. Formulat e betimit nuk zënë në gojë hyjnitë me emër. Betimi "për qiell e dhe", "për kët’ gur", "për kët’ peshë", "për kët’ bukë", shpreh një besim mitologjik. Vetëm një gjë me të vërtetë shumë e vyer mund të kapërcente shekuj të tërë për të ardhur gjer në ditët tona. Këto betime janë të njëjta me ato të grekëve të vjetër: Për Uranin (për qiellin), për Demetrën (për tokën) etj. Dhjata e re ia ndalon kategorikisht birit të njeriut të betohet për to. Kurse betimi për bukën të kujton kultin hebraik për "manna-n", ushqimin e shenjtë hyjnor.
Ishte ky kanun jo vetëm e drejta e rregullimit të bashkëjetesës (convente), por edhe e drejtë familjeje, e drejtë civile, e drejtë pune e procedure, një ansambël i vërtetë drejtësie, ku përcaktoheshin në mënyrën më të sintetizuar raportet e njeriut me familjen, me fisin, me miqësinë, me flamurin e me atdheun.
Dihet se normat morale, rregullat e ndërtimit të jetesës së përbashkët, në popuj të ndryshëm, sipas përkatësisë së tyre fetare, janë identifikuar shpesh me përcaktimet e librave të shenjtë. Tek shqiptarët nuk vihet re një gjë e tillë. Kategori të tilla themelore të etikës popullore, si nderi, dinjiteti, respekti, mirësjellja, mikpritja etj. ndër shqiptarët janë përcaktuar nga "nomet e të parëve".

1. Barazia dhe Pabarazia në Kanun

Me gjithë ashpërsinë e tij, Kanuni ka mundur t’i mbajë shqiptarët në kushte të një barazie të rreptë ndaj rregullit, "qoftë edhe i Gjomark", që do të thotë, qoftë dhe i shtëpisë që kishte për detyrë mbikëqyrjen e kanunit. Sipas kanunit, "jeta e të mirit asht nji me jetën e të keqit", dhe "gjaku shkon për gisht", që do të thotë të njëjtën gjë.
Shkrimtari I. Kadare ka folur për hapësirën juridike tradicionale të popullit tonë, të ruajtur në Kanunin e Lekë Dukagjinit, duke vënë në dukje një gjymtim të saj, përjashtimin e gruas nga çdo lloj veprimtarie që kishte të bënte me përcaktimin, ndarjen, dhënien apo fitimin e së drejtës, duke përfshirë edhe kuvendin në odën e miqve. Kanuni, del nga barazia edhe në një përcaktim tjetër: të pozitës së privilegjuar të klerit në kuvend. Kanuni sanksionon që "prifti nuk bjen më gjak e nuk çohet në be" (nyje 4, § 10). Edhe "me ndollë qi meshtari të çohet në be, a për me dlirë vendin a për porotnik (dëshmitar), ky vetëm do të njihet e do të zehet për 24 vetë" (po aty). Po kështu, sanksionohen edhe favoret e kishës si institucion. Ajo "nuk giobitet e s’ka peng më kend" (nyje 1, § 2), pra, qendron mbi kanun. Kanuni i Lekë Dukagjinit, sikurse të gjithë kanunet, është produkt dhe pasqyrë e së drejtës feudale. Dy përjashtimet prej barazisë: përjashtimi i kishës prej detyrimit ndaj bashkësisë (krahinës, flamurit) dhe pozita jashkëkanunore e gruas, janë gjurmë të kohërave mesjetare. Të tjerët, "me qenë edhe i kullës së bajrakut", i nënshtrohen njësoj të njëjtit rregull. ("Edhe pse pari a krye, pengun do t’a lëshojë n’dorë të pleqve e t’vogjlis, po bani kush vaj me të"- nyje 141 § 1014). Paragrafë të tillë, si "çmimi i jetës së nierit asht nji" (nyje 124, 1 887); "secili mbahet rrumbull katërqind derhem në kandar (në okë) të vet" (§ 889); përmbajnë një barazi të ashpër të njerëzve.
Mund të pohohet pa druajtje se barazia e rreptë që ka sanksionuar e marrë në mbrojtje kanuni është një vlerë e kryehershme e tij, natyrisht paramesjetare.
Në anën tjetër, edhe privilegjet e pabarazitë e kanunit janë relative. Sepse në traditën shqiptare kanuni nuk mund të ndahej nga kuvendi. Çfarë e ndalonte njëri mund ta lejonte tjetri. Çfarë e lejonte njëri, mund ta pezullonte tjetri. Ndonëse kanuni e nënçmonte e nuk e lejonte gruan të rrinte në odën e burrave, shpesh kuvendi e ka pranuar atë, duke i vlerësuar mençurinë dhe zotësinë për të ndarë të drejtën.

2. Mikpritja në Kanun

Kanuni ka sanksionuar kultin e mikut dhe të mikpritjes tek shqiptarët. Kulti i mikut shenjohet në përkufizimin e shtëpisë, si "e zotit dhe e mikut" ("Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut"). Në kanun zoti dhe miku para shtëpisë barazohen. Nuk mund të ketë hyjnizim më të madh se ky për mikun. Kulti i mikut, i shprehur edhe në formulime të tilla, si: "shtëpia e shqiptarit - e mikut dhe e shtegtarit", "dera e shpisë i hapet kujdo qi ia msyen, me kenë edhe përdersi" (lypsi), përmban një mendësi të lashtë, parakristiane, judaike, biblike, që vjen prej kohërash profetët mund të shfaqeshin në dyer besimtarësh me rrobën e një shtegtari të mjerë. Në mendësinë e shqiptarit, miku që troket në portë duhet pritur me të gjitha nderet që i takojnë, sepse "nuk dihet a asht lypsi a shenjti".
Në traditën shqiptare miku nuk kërkon leje për të hyrë në një shtëpi, por "ia mësyn", që do të thotë se i zoti i shtëpisë është i detyruar t'ia hapë portën me dëshirë të vet, sepse, për ndryshe, miku ka të drejtën e vet "me hy".
Privilegji më i madh i mikut në kanun është ndorja. Kjo do të thotë se miku nuk bjen në gjak dhe është i mbrojtur prej hasmit sa kohë që "asht me bukë të të zotit të shtëpisë". Nëse miku binte në pusinë e hasmit, mjafton të thërriste: "jam me bukë të filanit" apo "jam ndorja e filanit" - domethënë e të zotit të shtëpisë që e kishte pritur, dhe kjo i jepte siguri, i shpëtonte jetën, i hapte rrugën.

3. Nderi në Kanun

Nga kohëra shumë të hershme vjen përmes kanunit kulti i nderit. Nderi tek shqiptarët ndryshon nga kodet e kalorësisë evropiane të pragut të Rilindjes. Bëhet fjalë për një nder të ashpër, por dinjitoz e madhështor në ashpërsinë e tij. Nderi në kanun nuk është një kategori morale në kuptimin e ngushtë. Për kuptimet e ngushta kanuni kishte ndalime të tjera. Një familje shqiptare, para se të vendoste pranimin e një krushqie të re, duhej të hetonte nëse largësia midis brezave të gjakut e të tamblit (në linjë mashkullore dhe femërore), ishte më shumë se shtatë breza. Kishte rajone që duhej të kalonin 12 breza.
Për vendin që i ka dhënë popullsia malësore nderit, që shkrinte dy kulte, atë të bujarisë (të mikut) dhe të urtësisë (të pleqve), mjafton t’u referohemi dy paragrafëve të njëpasnjëshëm të kodit:
"Ndera e marrin ka gjakun" (nyje, § 598);
"Ndera i merret burrit me i than kush se rren faqe burrave në kuvend".
Vetë kuvendi i burrave ka etikën e vet të mbipushtetshme, që përbën kodin e spektaklit, të një spektakli që shfaqet gjithnjë vetëm një herë dhe nuk përsëritet më, të një spektakli që nuk njeh provë gjenerale. Është kjo etikë që ka krijuar atë dendësi të mendimit përherë të pranishëm në bisedën malësore, atë mirësjellje fisnike, atë dialog aq të kulturuar, që vë në peshë urtësitë dhe mban në eficiencë të plotë mekanizmin e kërkimit të së vërtetës.
"Shqiptari rron për dy gisht nder", "Dy gisht nder e faqen e bardhë", janë dy përcaktime themelore për nderin në kanun.
Nderi në të drejtën zakonore shqiptare është e kundërta e turpit. Po të krahasohen "zonat" e nderit dhe të turpit në kanun, del se hapësira e nderit ka qenë shumë e ngushtë dhe brenda kësaj hapësire njeriu shqiptar duhej të krijonte individualitetin e tij. Kjo sepse kanuni përmban një varg të gjatë ndalimesh e tabush, që e mbronin njeriun prej "zonës së turpit".
Nderi bën shtëpinë, thuhet në kanun, por shtëpia nuk bëhet me një brez. Për të ngritur një shtëpi duhet një faqe, domethënë tre breza nder radhazi.
Pushteti i nderit mbi shqiptarin ishte mbi pushtetin e faltores dhe të shtetit.

4. Besa në Kanun


Me kultin e nderit është i lidhur kulti i fjalës së dhënë, ose, siç njihet ndër shqiptarët, "kulti i besës". Kjo është një fjalë që nuk ekziston në shumicën e gjuhëve të botës. Në gjuhët ballkanike ekziston si fjalë e huazuar nga gjuha shqipe. Shpesh, në përkthime prej shqipes, fjala "besë", duke mos pasur barazi kuptimore me një fjalë a frazeologjizëm të gjuhës tjetër, jepet në formë shënimesh shpjeguese, si një dukuri e botës shqiptare, si albanizëm.
Besa, ose kulti i fjalës së dhënë, lidhet në burim me mitin biblik të fjalës: "Në fillim qe fjala!". Më parë se të ishte shkrimi, kontrata, marrëveshja, noteria, gjyqi, shteti, popujt, njeriu, bota vetë, ishte fjala. Ky kult madhështor, i cili, në popujt euro-perëndimorë, pak nga pak mori karakterin e një idiome fetare kishtare, tek shqiptarët ruajti gjurmën e burimit.
Lidhja në fjalë (për fjale) përbënte për kanunin autoritetin më të lartë. Të gjitha marrëdhëniet: në gjini, në fis, në famulli, në bajrak dhe në nivelin e bashkësisë etnike, madje edhe marëdhënie ndëretnike, mbaheshin në fjalë.
Besa është testamenti moral i shqiptarëve qysh prej periudhave mitologjike. Dy baladat më të rëndësishme të folklorit shqiptar, me motivin e murimit dhe motivin e ringjalljes (flijimi për ngritjen e një ure dhe ngritja e vëllait nga varri për të kthyer motrën në familje) lidhen me mbajtjen e fjalës së dhënë.
Në kanun thuhet se "e folmja asht e falme": çfarë premtohet, duhet të kryhet.
Besa shqiptare, e njohur tek bullgarët dhe rumunët pikërisht me emrin "besa", kurse tek sllavët e jugut si "arbanaska vjera" (fj. për fj. "ajo që besojnë shqiptarët") është virtyt themelor i tyre, trashëguar prej të parëve.

5. Kanuni ose "Jus Albanicae"


Shqipëria qe e pushtuar për pesë shekuj nga perandoria otomane, por Kanunin ajo nuk arriti ta nënshtrojë. Në shekullin e 19-të në Shkodër funksiononte një zyrë e veçantë, që njihej me emrin "Xhibali", dhe që kishte për detyrë të hetonte se ku nuk përputheshin ligjet e perandorisë dhe të sheriatit me kanunin, për t’u tërhequr para konfliktit. E drejta zakonore shqiptare mund të jetë e vetmja ndër ato të popujve ballkanikë që mbeti si e drejtë paralele. I. Kadare, në një ese të tij, figurativisht këtë e ka quajtur "jus albanicae".
Sot kanuni është një "opus finita" një herë e përgjithnjë, është "një botë e mbyllur". E. Çabej, qysh në vitin 1935, në veprën "Elemente të literaturës dhe të gjuhës shqipe", e përfshiu Kanunin në antologjinë e vlerave letrare të përzgjedhura për nevojat e shkollës. Në këtë parashtresë Kanuni gjithashtu do të shihet si një botë juridikisht e mbyllur dhe artistikisht e pasur. Kanuni u përcoll nga brezi në brez me të njëjtin mekanizëm si gjuha apo folklori, si një traditë orale, në qarkullim të shumëfishtë gojor.
Kanuni nuk u botua dot deri në dekadat e para të shekullit që jetojmë. Kjo ka shpjegimin e vet. Në radhë të parë, nuk duhet harruar që e drejta zakonore e malësisë pothuajse gjithnjë ka qenë një e drejtë ilegale, që nuk njihej nga pushtetet zyrtarë, sado kalimtare që kanë qenë. Përveç kësaj, kanuni mësohej përmendësh si një trashëgim kulturor i madh, njësoj siç mësoheshin rapsoditë, legjendat, rrëfenjat. Ai ishte edukata juridike dhe ndërgjegjja juridike e malësorëve, zgjedhja e përbashkët e mënyrës së jetesës. Mbi bazën e tij ndërtohej e ndryshohej morali. Prandaj pasqyrimi i vlerave shprehëse të bisedës në odën e miqve, i frymës së përcaktuar të procedurës dhe rregullave të saj të brendshme, duke dëshmuar qytetërimin e popullit tonë, mbron historinë e sulmuar të tij, pra, mbron të drejtën e ekzistencës dhe të zhvillimit të lirë të tij.
Një popull që e ka rregulluar me norma të njësuar bashkëjetesën që së lashti, një "popull me aftësi të shquara ligjvënëse", siç do të shprehej Kadareja; tregon se ai di të vetëqeveriset, pa pasur nevojë të marrë mësime dhe shansi i tij nuk gjykohet nga momenti i krizës. Shansi i tij mund të jetë përpara.
Vepër e përbashkët e një populli të tërë, e përvojës historike shumëshekullore të tij, kanuni është lidhur ngushtë me emrin e një duke të përmendur të arbërve të shekullit të 15-të, me emrin e Lekë Dukagjinit. Kronikat e kanë treguar atë si një nga figurat e shquara të qëndresës antiosmane, prijës e komandant të malësorëve, bashkëluftëtar të Skënderbeut. Por edhe pa këto cilësi, pa trimërinë dhe titujt e fisnikërisë që i atribuon historia, pa pjesëmarrjen në luftërat për mbrojtjen e trojeve arbërore dhe vetëdijen e të qenit arbër, Lekë Dukagjini do të mbetej njësoj i lavdishëm nëpër kohëra vetëm me atë nder që i bëri populli duke preferuar në vend të anonimatit emrin e tij si autor për kanunin e malësisë.
S’ka dyshim që as Lekë Dukagjini dhe as ndonjë individ tjetër nuk mund të kishte një aftësi të tillë prej ligjvënësi, sa të hartonte një - asnjë fjalë tjetër nuk do të ishte kuptimisht e mjaftueshme - një univers të tërë juridik, lakonik e të kompletuar, siç është kanuni i malësisë. Shumë-shumë, ai mund të ishte një Gjeçov i pesë shekuj të shkuar, por një Gjeçov që e sistemoi me gojë e jo me shkrim të drejtën arbërore. Ajo u përcoll nga një shekull në tjetrin si një testament juridik. Në mesjetë, në epokën e qëndresës së madhe ndaj perandorisë otomane, ndoshta u bë normimi i parë i saj, duke e ngritur atë mbi kanunet me përdorim të ngushtë krahinor. Integrimi politik i arbërve përballë rrezikut të përbashkët sigurisht e lehtësoi këtë proces.
Një karakterizim lakonik i ka bërë kanunit gjuhëtari i shquar E. Çabej, në një nga punimet e tij më të hershme, pikërisht në tekstin "Elemente të gjuhësisë e të literaturës shqipe", botuar më 1935. Në këtë libër ai thekson shprehimisht:
"I ndjeri baron Nopsca ka lënë edhe ky një vepër dorëshkrim mbi kanunin. Pas këtij dijetari burimi i kanunit duhet kërkuar në ligjet gjermane të Langbardëve, të cilat hyjtën në Shqipëri me anën e Venetikut. Mirëpo ne jemi të mendimit se nga ekzistenca e gjurmëve të forta të kanunit në Labëri na del një vatër e re e këtij ligji në Shqipërinë Jugore. Me këtë del i besuarshëm një burim mjaft i vjetër dhe shqiptar i këtij kanuni. Përveç kësaj ky kanun duhet krahasuar, besojmë, jo vetëm me ligjet gjermane të Italisë, por edhe me ligjet e popujve të Ballkanit".
Për herë të parë kanuni u mblodh, u sistemua dhe u botua në shqip prej at Shtjefën Gjeçovit në vitin 1933. Gjeçovi ishte një prelat i shquar i kishës romane, prift i urdhrit françeskan, që jetoi midis malësive të veriut dhe ishte në kontakt me veprimin e së drejtës së kanunit mbi marrëdhëniet në shoqëri. Kanuni kishte pushtet jo vetëm mbi autoritetet laike, por edhe mbi kishën, sido që të pjesshëm. Gjeçovi kishte kulturë të shëndoshë filologjike, teologjike, arkeologjike dhe juridike. Ai përktheu vepra të letërsisë botërore në shqip dhe shkroi letërsi origjinale vetë. Ishte një prej koleksionistëve të parë të gjetjeve arkeologjike shqiptare. Fati i koleksionit të tij nuk dihet. Kanuni i Lekë Dukagjinit u përkthye fillimisht në gjuhën italiane, pastaj serbisht, frëngjisht, rusisht, anglisht dhe në ndonjë gjuhë tjetër.
-------------------------------

 

 

KJO VPËR E SHTJEFËN GJEÇOVIT RIBOTOHET SIPAS

BOTIMIT TË VITIT 1933 SHTYPUR NË SHKODËR

 

Biografia

 

Shtjefën Konstantin Gjeçovi lindi në Janjevë më 12 korrik 1874. Mësimet fillore i kreu në vendlindje, kurse më 15 gusht të vitit 1888 hyri në urdhrin françeskan në kuvendin e Fojnicës (Bosnje). Mësimet liceale e filozofike i vijoi në kuvendet franqeskane të Dërvendës dhe Banja Llukës, ndërsa ato teologjike në Kreshevë. Shërbeu si famullitar në Pejë, Rubrikg, Laç të Kurbinit, Gomsiqe, Durrës, Vlorë, Shkodër, Zym, etj. Ishte edhe mësues i gjuhes shqipe në Borgo Rizzo të Zarës.

 

Shtjefën Gjeçovi, veç famullitar dhe mësues, ishte edhe studius i palodhëshëm i çështjeve të ndryshme shkencore. Mblidhte dhe studiante materiale etnografie, hitorike, gjuhësore e arkeologjike. Botoi, me emër të plotë ose me pseudonim të Lkeni i Hasit e Komnen edhe Kanina, shumë shkrime nëpër të përkohshmet e ndryshme si të  “Albania”,  “Hylli i Dritës”,  “Populli”,  “Brezi i ri”, etj. Megjithatë, veprimtaria e Gjeçovi nuk kufizohet vetëm në artikujt e gazetave, por ky ishte edhe një përkthyes i suksesshëm dhe një autor i veprave origjinale. Më 1904 botoi veprën “Jeta e shën Luçis, pajtores s’arkidieçezit të Durrësit”, me 1905 shkroi tragjikomedinë “Markhulli Kryqytas”. Veprën “Agimi i Gjytetniis” e botoi në Shkodër më 1910. në vitin 1912 shqipëroi dhe botoi dramën “Atil Riguli” të poetit italian Pjetro Metastasio. Më 1912 përktheu “Shna Ndou i Padues” të A. M. Dal-Gal, pastaj “Vajza e Orleansit ose Joana d’Art” të Bergamos, e poashtu, shkroi edhe dramën “Mojsi Golemi”.

  

Shtjefën Gjeçovi dha Kontributin e tij edhe më lëmin e arkeologjisë. Ky arriti të mblidhte e radhiste materiale arkeologjike, duke kriuar kështu një koleksion të pasur arkeologjik në muzeumin françeskan të Shkodrës. Në lëmin e arkeologjisë dallohet studimi i tij me titull “Trshigime thrako-iliriane” që botohej në revistën ”populli”, e më von edhe në “Hylli i Dritës”. Por , vepra  më e rëndësishme e Shtjefën Gjeçovit është përmbledhja e rregullave të së drejtës zakonore dhe dokeve të popullit me titull “Kanuni i Lekë Dugagjinit”, disa kapituj të të cilit filluan të botoheshin me 1913 dhe vazhduan më vonë në “Hylli i Dritës”, por që dolën si libër në vete më 1933, pra pas vdekjes së Gjeçovit. Përmbledhjen e tij, e cila ishte në dorëshkrim, e renditën, plotësuan dhe e botuan etërit françeskan si vepër postume. Kjo, është përmbledhja e së drejtës zakonore shqiptare, me rëndësi të madhe për studime në disiplina të ndryshme shkencore. Në Shtjefën Gjeçovin u bë atentat në aftësi të fshatit Zym më 14 tetor 1929 nga gjandarët jugosllavë.

------------------------------------------------------

 

Kosova nuk duhet të lejojë që t'i kthehet formave kanunore të trajtimit të çështjeve madhore


Shkruan: Akil Tirana

Kohët e fundit në shtypin e përditshëm shqip në Kosovë flitet për mbledhjen e Forumit Gjithëpërfshirës Politik.
Por cili është qëllimi i këtij forumi dhe sa i shërben ky forum plotësimit të interesave madhore të shumicës shqiptare në Kosovë. Në mjetet e shtypit përflitet se ky forum është këshillues dhe nuk ka ndonjë rol vendimmarrës. Por sa e vërtetë është një gjë e tillë?
Për t'i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje ka shumë rëndësi që të ndalemi pak tek qëllimi, përbërja, funksionet dhe raporti i këtij forumi me institucionet legjitime të Kosovës.
Nga pikëpamja qëllimore, ky forum synon të mbledhë faktorët kryesorë politik në Kosovë për të marrë vendime që do t'i paraprijnë përgatitjeve për statusin përfundimtar të Kosovës. Ky forum përbëhet nga drejtuesit më të lartë politikë në vend duke përfshirë edhe komunitetin ndërkombëtar. Z. Petersen është ideatori dhe drejtuesi i këtij forumi. Për sa i takon raportit të këtij forumi më autoritetet legjitime në Kosovë, publikisht pretendohet se forumi ka karakter këshillues dhe asgjë më shumë.
Por, nisur nga shpeshtësia e mbledhjes së këtij forumi dhe çështjeve që por merr në diskutim si dhe nisur nga përbërja e tij, faktori politik dhe popullsia në Kosovë po keqinformohen për rolin e tij dhe kjo jo pa një qëllim të caktuar.
Në çdo shoqëri demokratike, parlamenti dhe qeveria e dalë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë mbajtësit e pushtetit politik dhe mbajnë përgjegjësi për hartimin dhe zbatimin e politikave madhor politike, shoqërore dhe ekonomike në vend. Në muajin tetor 2004 u zhvilluan zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë. Këto zgjedhje u cilësuan të lira, të ndershme dhe në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare, gjë që do ta kishin zili edhe shtete të tjera të rajonit të cilat vazhdojnë të kenë probleme të mëdha lidhur me hartimin, administrimin dhe organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kjo është meritë e popullit të Kosovës dhe faktorit të saj politik. Pas zgjedhjeve kemi formimin e një Parlamenti dhe qeverie te re që gëzon mbështetjen e shumicës së popullatës në Kosove.
Ndryshe nga praktika mbarëbotërore e qeverisjes, Kosova akoma vazhdon të bëjë hapa prapa. Në sytë e opinionit publik pretendohet se Forumi Politik ka vetëm rol këshillues. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Në këtë forum marrin pjesë drejtuesit më të lartë politik të Kosovës dhe faktorit ndërkombëtar dhe roli i tij në drejtimin politik, ekonomik dhe shoqëror të Kosovës po merr një rëndësi të dorës së parë. Për ironi të fakti ky forum drejtohet nga faktori ndërkombëtar i cili deri më tani ka dëshmuar një mungesë të theksuar të vullnetit politik për t'i dhënë zgjidhje këtij problemi. Krijimi i këtij forumi nuk i shërben stabilitetit politik dhe ekonomik të Kosovës. Kosova nuk duhet të lejojë që t'i kthehet formave kanunore të trajtimit të çështjeve madhore në vend. Kosova e ka një qeveri dhe parlament legjitim. Parlamenti është mbajtës i vullnetit politik dhe çdo debat qoftë ky për çështje madhore ose çështje të një rëndësie më të vogël duhet të zhvillohet në Parlament dhe jo organe të tjera të tipit kanunor të cilat kanë një kohëzgjatje të përkohshme. Vullneti politik i popullit të Kosovës nuk duhet shtrembëruar duke krijuar organe ose forume të cilat nuk janë votuar nga populli i Kosovës dhe që nuk kanë të drejtë të diskutojnë këto probleme. Vullneti politik i popullit të Kosovës nuk duhet të zëvendësohet me vullnetin e 7,8 ose me shumë personave që përbëjnë këtë forum. Pjesëmarrësit më të lartë partiak të këtij forumi nuk kanë të drejtën legjitime që të diskutojnë për çështje madhore të cilat i takojnë parlamentit të Kosovës të zgjedhur me votën e lirë ti diskutojë.
Kosova nuk duhet të lejojë që për hir të zgjatjes se jetës së komunitetit ndërkombëtar të bëhet fushë eksperimentale.
Lind pyetja, në rast se Forumi Politik merr vendim të gabuar, kujt organi do t'i përgjigjet? Parlamentit të Kosovës apo qeverisë së saj legjitime? Në Kosovë nuk mund të ketë dy qeveri ose dy parlamente. Kjo sjell kaos dhe ngadalësimin e hapave për zgjidhjen e statusit përfundimtar në vend. Faktorit ndërkombëtar kjo i intereson sepse është Z. Petersen ai që bëri propozimin dhe nguli këmbë që ky forum, ndonëse nuk dihet se çfarë funksionesh dhe pushtetesh do të ketë, të fillojë sa më shpejt nga puna. Cili është qëllimi kryesor i faktorit ndërkobëtar me krijimin e këtij forumi. Z. Petersen dhe drejtuesit kryesorë politikë në kryeqytetet e vendeve të grupit të kontaktit nuk janë të interesuara që qeveria dhe parlamenti i Kosovës të kenë dore të lirë në drejtimin e jetës politike dhe ekonomike në vend. Nga ana tjetër, nisur nga presioni i popullatës, komuniteti ndërkombëtar është i detyruar të lëshojë pe duke kaluar shumë pushtete në duart e pushtetit qendror dhe lokal në Kosovë. Për pasojë komuniteti ndërkombëtar po e humbet rolin që ai kishte më parë. Për pasojë krijimi i këtij forumi është mënyra më e mirë që komuniteti ndërkombëtar të vazhdojë të ketë rol vendimtar dhe ndërhyjë në mënyrë flagrante në punët e qeverisë dhe parlamentit të Kosovës.
Vendimet e marra nga ky forum janë përfundimtare dhe qeveria dhe parlamenti i Kosovës duhet t'i përfillë. Ky qëndrim është në kundërshtim me vullnetin politik të popullit të Kosovës dhe parimin e ndarjes së pushteteve. Qeveria i jep llogari parlamentit i cili e ka votuar atë. Qeveria nuk mund të vështrohet ose bëhet shërbëtore e një rrethi personash vicioz që për arsye të karrierës së tyre politike kërkojnë të ?bëjnë emër? në kurriz të vuajtjeve dhe dhimbjeve të popullatës së gjerë.
Kosova nuk ka nevojë për krijimin e forumeve, kolegjeve ose grupeve të punës të cilat nuk janë mbartëse të asnjë vullneti politik dhe nuk gëzojnë mbështetjen e përgjithshme. Kryerja e këtyre eksperimenteve nuk i shërben aspak Kosovës në këtë periudhe delikate në prag të caktimit të statusit të saj përfundimtar.
Çdo debat i rëndësishëm politik dhe ekonomik si dhe marrja e vendimeve kryesore duhet te zhvillohet në parlamentin e Kosovës dhe qeverinë e saj. Nuk duhet lejuar që këto organe të shndërrohen në organet ndihmesë të dorës së dytë për nga rëndësia. Faktori ndërkombëtar duhet të bëhet me dije se çdo debat i një rëndësie primare duhet të zhvillohet në parlament dhe jo në mbledhje dhe forume të tipit "kanunor" që nuk kanë asnjë mbështetje ligjore dhe nuk japin llogari asnjë organi legjitim ne vend qoftë ky parlamenti apo qeveria e Kosovës.

Uashington, korrik 2OO5

------------

Me rastin e 17 vjetorit të grevave historike të xehetarëve tanë- martirë të demokracisë

AZIZ ABRASHI & BURHAN KAVAJA

EPOPEJA

E MINATORËVE

Marshet e tubimet protestuese dhe grevat e minatorëve të “Trepçës” në vitet 1988-1990

Redaktor:

Vehap Shita

Ballina dhe përkujdesi artistik:

Shyqri Nimani

Realizimi kompjuterik:

Fatos Shita

 

VIII

 

AZEM VLLASI E BAHRI ORUÇI NË MESIN
E MINATORËVE NË ZGAFELLE

 

Në marshet protestuese të minatorëve të “Trepçës” në nëntor të vitit 1989 shumë herë u brohoritën parullat “Azem – Azem”, “Azemi - Kaqusha”, “Nuk pranojmë ndërrime me presion”, “Ndërrim po, por jo me diktat nga Serbia”, etj. e të gjitha këto në shenjë të përkrahjes dhe si formë e rezistencës ndaj fushatës së politikës serbe në Kosovë. Përkrahja që i bëhej Azem Vllasit u manifestua sidomos pas kërkesave të serbëve e të malazezëve bë tubimet e tyre të organizuara, në të cilat brohoritnin: “Të vritet Azemi!”, “Azemi në hu!”, “Duam armë!” etj.

Atëherë, në kohën e grevave, nga miniera raportonte gazetarja Nadire Vllasi bashkëshorte e Azemit, e cila, m reportazhet e saja, ishte tejet objektive dhe reale.

Ajo shkruante për gazetën “Vjesnik” të Zagrebit.

Në një rast, zonja Nadire shfaqi mendimin se Azemi ndoshta do të mund të ndihmonte për tejkalimin e situatës së krijuar politike. Pati mendime se ardhja e Azemit në minierë nuk është e nevojshme, por më vonë, Azem Vllasit iu lejua ardhja në minierë. Pëlqimi u kërkua në telefon – përmes bisedës së Sinan Kurteshit me kryetarin e Këshillit Punëdrejtues të”Trepçës”, Aziz Abrashin.

Pëlqimi u dha edhe për Bahri Oruçin, ngase më parë ishte kryetar i Këshillit Punëdrejtues të “Trepçës”, kryetar i Kuvendi të Komunës së Mitrovicës, kryetar i Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit Kosovës etj. ishim të bindur se ardhja e Azemit dhe e tij në minierë do të kontribuonte për realizimin e kërkesave të minatorëve.

Natën midis 24 e 25 shkurtit 1989 Azem Vllasi e Bahri Oruçi, arritën në objektet e minierës dhe e vizituan stacionarin e improvizuar e pastaj pasoi kërkesa që t’i vizitonin edhe minatorët në horizontet, ku qëndronin.

Posa arritën në horizontin e tetë, ata u përshëndetën m minatorët dhe shfaqën brengosjen e tyre për shëndetin dhe jetën e tyre.

Azem Vllasi, duke iu drejtuar minatorëve, përveç të tjerash, tha:

- Me fat, shokë minatorë. Bahri Oruçi dhe unë kemi ardhur t’ju vizitojmë privatisht dhe jo zyrtarisht. Shokë minatorë, neve na vjen shumë rëndë që ju gjendeni tash sa ditë në zgafelle. Por unë besoj se kjo shoqëria jonë do të gjejë forcë, mënyrë e vendosmëri, që ta tejkaloni këtë situatë të rëndë të krijuar dhe juve, minatorëve, do t’ju nxjerrë në sipërfaqe. Vetëm këtë ta dini, në bazë të informimit publik, radios e televizionit, ju keni përkrahjen e plotë në Kosovë, në disa pjesë të vendit e më gjerë...

Ç’është e vërteta, vizita e Azem Vllasit dhe e Bahri Oruçit ishte edhe një impuls për vendosmërinë e minatorëve që të mbesin pranë kërkesave të tyre.

Edhe pse kjo ishte vizitë private, ardhja e tyre nuk mbeti p u përcjellë nga organet e atëhershme të sigurimit dhe të shumë mjeteve të informimit. Shtypi e paraqiti vizitën e tyre si ngjarje sensacionale me konotacione të ndryshme, varësisht se kush raportonte dhe për kë raportonte.

Por edhe atëherë edhe tash konsiderojmë se ardhja e tyre ishte një akt human dhe obligim i tyre ndaj të gjithë atyre që ishin vënë në mbrojtje të Azemit, Bahriut dhe të kuadrove të tera shqiptare.

Ardhja e Azemit dhe e Bahriut dhe brengosja e tyre për minatorët ishte në momentin kur, praktikisht, një pjesë e udhëheqjes aktuale filloi t’ua kthente shpinën minatorëve dhe udhëheqësve të tyre. Ardhja e këtyre të dyve, e në veçanti e Azem Vllasit, minatorë[t e kuptuan si lidhmëni, si forcë të përbashkët dhe unitet mes një pjese të kuadrove udhëheqës për realizimin e qëllimeve kombëtare. 

 

 

IX

 

“MESAZHI” I SLOBODAN MILOSHEVIQIT

 

Ditën e pestë të grevës ne ishim në mesin e minatorëve në minierë, ku, përmes lidhjes telefonike, erdhi thirrja që të dalim menjëherë nga miniera, sepse kishin ardhur Radivoje- Rajko Qaloviq, zëvendës i sekretarit krahinor të Punëve të Brendshme dhe Jusuf Karakushi, nënsekretar i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror  në “mesazhin” e udhëheqjes më të lartë të Serbisë.

Pasi ramë në kontakt me ta, Jusuf Karakushi dhe Rajko Qaloviq propozuan që bisedën ta zhvillojmë së bashku dhe ajo të incizohet dhe të mbetet si dokument zyrtar. Për këtë qëllim ata kishin sjellë personin me pajisje të nevojshme. Ne të dy (Azizi dhe Burhani) e refuzuam këtë propozim ngase e vlerësuam si akt hetimor. Mirëpo ne edhe tash jemi të bindur se këto biseda janë incizuar ë mënyrë sekrete. Ata na komunikuan se udhëheqjet më të larta të Kosovës, Serbisë, dhe të Federatës, mendojnë se ne të dy jemi ata që kemi mundësi dhe autoritet që t’i nxjerrim minatorët nga zgafellja. Njëkohësisht na u komunikua se subjektet politike dhe shoqërore  janë të gatshme të garantojnë se, nëse arrihet që minatorët të dalin nga zgafella, të mos merren kurrfarë masash ndaj përgjegjësive për organizimin e ngjarjeve të nëntorit 1988 dhe të shkurtit të vitit 1989 në Stari-Tërg.

Në fund, Jusuf Karakushi na komunikoi “mesazhin” e Slobodan Milosheviqit me këto fjalë: “ Nëse minatorët e ndërprenë grevën dhe dalin nga zgafella, ju do të mbeteni edhe më tutje drejtorë në “Trepçë”.

Nga bisedimet e zhvilluara në atë kohë dilte se mendimet i kishim identike se jeta dhe shëndeti i minatorëve ishte në rrezik dhe se ky rrezik po rritej nga dita në ditë, nga ora në orë. Por vlerësimet e tyre se ne ishim gjoja ata që do të mund ta ndërpresim grevën dhe t’i nxirrnim minatorët nga zgafellja- ishin vlerësime të gabueshme. Edhe një herë ju shpjeguam se ne të dy kemi bërë përpjekje të pandërprera për t’i bindur minatorët që të dalin nga zgafellja, por nuk kemi pasur sukses. Kërkuam nga ata që të angazhohen për plotësimin kërkesave që ishin kusht për daljen e minatorëve nga zgafellja.

Ndërsa, sa i përket “zemërgjerësisë” së Slobodan Milosheviqit, ne nuk jemi të interesuar që me çdo kusht t’i mbajmë postet tona – Azizi të kryetarit të Këshillit Punëdrejtues të kombinatit “Trepça” e Burhani – të drejtorit të ndërmarrjes së minierës me flotacion “Trerpça”  në Stari-Tërg.

Ne i kishim ofruar dorëheqjet më parë kur kur kryetari i Kryesisë së Komitetit  Krahinor të LK të Kosovës, Rrahman Morina, dhe anëtari i kryesisë shtetërore të Kosovës, Bajram Selani, na thoshin se “ne jemi përgjegjës për ngjarjet në Stari-Tërg”.

Për ne ishte me rëndësi shëndeti dhe jeta e minatorëve, por edhe realizimi i të gjitha kërkesave të minatorëve.

Në fund të bisedës, Radivoje Qaloviq dhe Jusuf Karakushi na bënë me dije se premtimet e dhëna në këtë bisedë- për mosmarrjen në përgjegjësi të të gjithë organizatorëve të marsheve protestuese të nëntorit të vitit 1988 dhe të grevave të shkurtit të vitit 1989- do t’i vërtetonin edhe me shkrim.

Të nesërmen, pasoi akti nr. 975/1, datë 26 shkurt 1989, me të cilin vërtetohej me shkrim  një pjesë e premtimeve. Mirëpo, me shkresën e re nr. 975/2, datë 27 shkurt 1989, tërhiqeshin premtimet e dhëna me shkresën e parë- ngase minatorët kërkonin realizimin e kërkesave të tyre, e jo premtimin për mospërgjegjësi.

 

 

X

 

EKSPERTËT PËR QËSHTJE KUSHTETUESE NË MESIN E MINATORËVE NË ZGAFELLË

 

 

Minatorët i analizuan vendimet e dy kryesive të Kosovës- Kryesisë shtetërore dhe asaj të Komitetit Krahinor të LK të Kosovës-dhe premtimet me gojë të Remzi Kolgevit, të Nebi Gashit, të Bajram Selanit por edhe të dr. Stipe Shuvarit e të shumë të tjerëve se- parimet themelore  të Kushtetutës së vitit 1974 nuk do të ndryshohen dhe se Kosova do të mbetet element konstitutiv i Jugosllavisë me të gjithë të drejtat që kishte. 

Mirëpo, minatorët gjithashtu edhe më parë e kishin vërejtur se Serbia me të madhe po bënte përgatitje për pezullimin e Autonomisë, gjë që shihej qartë edhe në tubimet e serbëve e të malazezëve dhe në shtypin serb. Bie fjala, në tubimet e serbëve e të malazezëve, qysh në vitin 1988, brohoritej refreni “ oj Srbijo iz tri dela sada qesh biti cela” (Oj Serbi në tri pjesë, tani e tërë do të jesh). Prandaj minatorët kërkuan, që në mesin e tyre, të vijnë juristë të njohur, ekspertë për çështje kushtetuese, që do ti shpjegonin ndryshimet që do të ofroheshin dhe që tashmë ishin në fazën përfundimtare. Minatorët apelonin që të vinin në mesin e tyre prof. dr. Esad Stavileci dhe prof. dr. Syrja Pupoci.  

Natën midis 25 e 26 shkurtit 1989 në objektet e minierës ishte i pranishëm edhe Remzi Kolgeci, i cili u informua për kërkesën e minatorëve dhe aty për aty dha pëlqimin dhe e mori për sipër të sigurojë ardhjen e ekspertëve të kërkuar. Me kërkesën e tij, më 26 shkurt 1989, erdhën në Stari-Tërg: prof. dr. Syrja Pupovci, anëtar i Kryesisë së Konfencës Krahinore të Lidhjes Socialiste të Popullit Punues të Kosovës dhe anëtar i Komisionit Kushtetues, magjistër Hazër Susuri, nënkryetar dhe Nikë Lumezi, anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të KSA të Kosovës.

Me të arritur në Stari-Tërg, vendosën të zbresin në horizontet e minierës. Por, para se të niseshin, ndodhi një dueli papritur në mes të dr. Syrja Pupovcit dhe Remzi Kolgecit. Dr. Syrja Pupovci iu drejtua Remzi Kolgecit:

- Si t’u shpjegohet minatorëve se m ndryshimet e fundit janë bërë aso kompromisesh që i cenojnë themelet e Kushtetutës së vitit 1974?

- Ju keni marrë pjesë si ekspert në Komisionin Kushtetues, - u përgjigj Remzi Kolgeci. – Pse i keni pranuar kompromiset?

- Kompromiset janë pranuar me insistimin e udhëheqjes politike kosovare, - u përgjigj dr. Syrja Pupovci.

Para se të zbrisnin në zgafelle, në këtë bisedë ndërhyri edhe Shasivar Begu me pyetjen:

- Profesor, a e dini se ç’do t’u thoni minatorëve për ndryshimet kushtetuese? Dhe: si bë që ju e dhatë pëlqimin për këto ndryshime dhe, praktikisht, i shitët interesat e Kosovës?

Prof. dr. Syrja Pupovci u nxi në fytyrë dhe nuk arriti të japë ndonjë përgjigje tjetër, pos:

- Për ndryshimet kushtetuese Kuvendi i Kosovës do ta ketë fjalën e fundit.  

Pastaj dr. Syrja Pupovci, mr. Hazër Susuri e Nikë Lumezi, të shoqëruar nga disa persona teknikë, zbritën në horizontet minierës. Në horizontin e tetë, dr. Syrja Pupovci iu drejtua minatorëve të tubuar afërsisht me këto fjalë:

- Magjistër Hazër Susuri, nënkryetar e Nikë Lumzi, anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të Kosovës, dhe unë erdhëm në mesin tuaj, ngase më parë ju kishit kërkuar që t’ju informojmë në  mënyrë profesionale për esencën e ndryshimeve kushtetuese. Ju keni mundësi të na gjuani me gurë, ashtu siç vepruan punëtorët e Elektroekonomisë së Kosovës, por duhet ta dini se unë kam qenë i mbivotuar.     

-Pastaj dr. Pupvoci dhe të tjerët dhanë sqarime profesionale rreth ndryshimeve kushtetuese dhe, duke informuar për qëndrimet në tubimet anembanë Kosovës, thanë se duhet të ndryshojnë parimet themelore të Kushtetutës së vitit 1974 dhe theksuan se qëndrimet përfundimtare, megjithatë, do të merren në Kuvendin e Kosovës.

-Pyetjet e përgjigjet dhe diskutimet që u bënë në horizontin e tetë e në horizontin e nëntë të minierës “Trepça” të Stari-Tërgut e të cilat zgjatën më se 7 orë, treguan qartas se kërkesat e minatorëve ishin me vend dhe me plot arsye. Përpjekjet e këtyre ekspertëve nuk i bindën minatorët që këta të dalin prej zgafelles.

-Dhe greva vazhdoi...

 

 

DEZINFORMIME SE MINATORËT KANË HEQUR

DORË NGA KËRKESAT E TYRE

 

-Mirëpo, disa mjete të informimit krijuan konfuzion rreth këtyre bisedave. Pati edhe që “informuan” se minatorët gjoja kanë hequr dorë nga kërkesat e tyre. Për më tepër, Komiteti Krahinor i Informatave, pranë Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të Kosovës, lëshoi një komunikatë, në të cilën thuhej:

-“Me ftesën e minatorëve që bënin grevë në minierën “Trepça” të Stari-Tërgut, pas konsultimeve me strukturat shoqërore-politike krahinore, më 26 shkurt 1989, hynë në zgafellat e kësaj miniere mr. Hazër Susuri, nënkryetar i Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të KSA të Kosovës, dr. Syrja Pupovci, anëtar i Kryesisë së Konferencës Krahinore të LSPP të Kosovës, dhe Nikë Lumezi, anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të KSA të Kosovës.

-Ata, në bisedat që zgjatën rreth 7 orë në horizontet tetë e nëntë të minierës së përmendur, ua shpjeguan minatorëve, me kërkesën e tyre, hollësisht dhe konkretisht esencën e ndryshimeve kushtetuese në Kushtetutën e Serbisë dhe disa çështje aktuale politike, që i iniciuan minatorët. Me çështjet e trajtuara minatorët e kryesisht u pajtuan, kështu që u dakorduan që bisedat rreth procedurës së ndryshimeve kushtetuese në fjalë të vazhdojnë më vonë, jashtë zgafelles, në kuadrin e institucioneve të sistemit delegues të OPB-së.

-Duhet vënë në dukje se grevistët i pritën mirë të ftuarit dhe, gjatë qëndrimit shumorësh, u zhvilluan me ta bisedë korrekte. Në fund, minatorët i përcollën ngrohtësisht dhe njerëzisht të ftuarit e tyre.”

-Ndërkaq, se nuk ishte kështu, tregon vetë fakti se minatorët nuk dolën prej zgafelles dhe e vazhduan grevën. Për më tepër, minatorët kërkuan që edhe në shtyp të jepet një sqarim rreth gjithë kësaj:

-“Për hir të informimit objektiv – thuhej në kërkesën e tyre – luteni që të botoni këtë sqarim rreth artikullit ‘Grevistët heqin dorë nga kërkesat’, të botuar në ‘Rilindjen’ e datës 27 shkurt 1989, i cili, si i tillë, nuk e paraqet esencën e bisedave të zhvilluara me minatorët e ‘Trepçës’”.

Më në fund, këtë e vërtetuan edhe ngjarjet që ndodhën më vonë.

 

 

SHPJEGIME TË MËVONSHME TË MR. HAZËR SUSURIT

 

(Edhe një shmangie. Pesë muaj më vonë, në shtator të vitit 1989, mr. Hazër Susuri dha dorëheqje në postin e nënkryetarit të Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të Kosovës. Në një intervistë që i dha së përkohshmes “Mladina” të Lubjanës, diku në mas apo në prill të vitit 1990, mr. Susuri do të japë shpjegime, nga të cilat shihet se të gjitha gjërat rreth ndryshimeve kushtetuese, me të cilat do të “rrudhej” ose do të thotë para se të fillonte greva e minatorëve të “Trepçës”.

-Në pyetjen e gazetarit të “Mladinës”: “Kur u bindët se Serbia do ta ndërrojë Kushtetutën sipas sistemit ‘deshe s`deshe’”, mr. Hazër Susuri, u përgjigj:

-Derisa vojovodinasit ishin këmbëngulës, ishte shumë më lehtë edhe për ne. Me rënien e tyre, gati çdo gjë ishte e humbur. Në mbledhjen e parë të trupit koordinues, pas rënies së tyre, Borisav Joviq na është kërcënuar me konfrontim fizik nëse nuk e japim pëlqimin për propozimin e ndryshimeve në Kushtetutën e Serbisë. Që atëherë e kishin përgatitur arrestimin e të gjithë politikanëve shqiptarë, të cilët, eventualisht, do t`i kundërviheshin planit të tyre.

Ndërkaq, vërejtjes së gazetarit të “Mladinës”:”Do të thotë se, sipas mendimit tuaj, që atëherë çdo gjë ishte e qartë”, mr. Hazër Susuri iu përgjigj:

-Dr. Stipe Shuvar dhe Raif Dizdareviq janë fajtorët kryesorë për tragjedinë kosovare. Dr. Shuvar, në Plenumin XVII (të Komitetit Qendrortë LKJ – Shënim yni), në konkluzione e futi pikën e pestë, në të cilën thuhej se duhet miratuar të gjitha propozimet serbe. Ndërkaq, Dizdareviq gjithmonë ka punuar për Serbinë.

Gazetari i “Mladinës” pastaj i bëri një pyetje tjetër: “Ç’ju desh, atëherë, farsa në formë debati publik për Kushtetutën serbe në Kosovë?” E mr. Susuri u përgjigj:

-Shpresonim se ndoshta diçka mund të ndryshojë, se ndoshta do at evitonin miratimin e Kushtetutës serbe. Në të vërtetë, për ta siguruar mbarëvajtjen e ngjarjeve, dr. Shuvar dhe shokët e tij atëherë filluan me përmbysjen e udhëheqjes së Kosovës, dhe pikërisht për këtë arsye, nuk arritëm të bëjmë asgjë. Përmes kanaleve publike dhe atyre interne, organet federative na bënë me dije se nuk ka kuptim, t’i kundërvihemi kësaj çështjeje, meqë çdo gjë ishte vendosur dhe, prandaj, gjërat duhet të zhvillohen me sa më pak viktima.

-Atëherë gazetari i “Mladinës”, në formë të pyetjes, do të konstatojë: “Nga kjo del në shesh se teza për grevën në Stari-Tërg si ‘fajtore’ për fundin e autonomisë së Kosovës, është e papranueshme. A do të thotë kjo se pa grevë Kuvendi i Kosovës do të votonte kundër versionit serb?”

-Rreth kësaj “teze” do të citojmë dy përgjigje të mr. Hazër Susurit në intervistën që i dha gazetarit të së përkohshmes së Lubjanës “Mladina”:

1. “Më 19 shkurt (1989), një ditë para fillimit të grevës së minatorëve në Stari-Tërg, kur kishte një bisedë interne në Beograd me Slobodan Milosheviqin (kryetar i Kryesisë së Komitetit Qendror të LK Serbisë), Borisav Joviqin (kryetar i Kuvendit të Serbisë), e Bogdan Trifunoviqin (kryetar i Konferecës Republikane të LSPP të Serbisë), Rrahman Morina (atëherë kryetar i Kryesisë së Komitetit Krahinor të LK të Kosovës) i nënshkroi kërkesat e udhëheqjes serbe. Që nga ai moment gjithçka bëhej sipas urdhërave të udhëheqjes serbe. Kjo solli edhe arrestimin e Vllasit, edhe farsat e Kuvendit Krahinor, edhe gjakderdhjet e marsit 1989...”

2.”Pa grevat e minatorëve ngjarjet e marsit do të shkaktonin edhe më shumë viktima”).

 

 

 

 

 

 

XI

 

APELI I KRYESISË SË KQ TË LKJ

DHE MASAT E POSAÇME NË KOSOVË

 

Kryesia e Komitet Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, nëpërmjet Kryesisë së Komiteti Krahinor të LK të Kosovës, u dërgoi minatorëve të minierës “Trepça” të Stari-Tërgut, këtë apel për të dalë nga zgafellja:

“Shokë minatorë të Stari-Tërgut, apelojmë dhe ju thërrasim që të

dilni nga galeritë e minierave, në të cilat gjendeni, që të mos e rrezikoni edhe më tutje shëndetin dhe jetën tuaj e në interes të familjeve tuaja, të kombësisë shqiptare, të cilës i takoni dhe të mbarë Jugosllavisë sonë socialiste, të vëllazërim-bashkimit e të ekzistencës- në mënyrë që kështu ta dëshmoni vetëdijen, humanizmin dhe dinjitetin tuaj.

Kryesia e KQ të LKJ, me tërë ndikimin dhe autoritetin e vet të organit politik ekzekutiv të KQ të LKJ do të përpiqet për shqyrtim urgjent, të hapur, demokratik e në frymën e Kushtetutës së RFSJ e të statutit të LKJ të kërkesave tuaja dhe për marrjen e vendimeve përkatëse që nënkupton dhe përcaktimin e përgjegjësisë së çdo organi dhe individi.

Askush nga anëtarët më përgjegjës të udhëheqjes të LK të Kosovës në asnjë moment nuk e ka parashtruar çështjen e mbrojtjes së funksionit të vet. fjala është për parimin se për përgjegjësinë e çdo individi në LK duhet të vendoset në mënyrë statutare.  

Në lidhje me këtë, menjëherë pas daljes suaj nga Galeritë, Komiteti Krahinor i LK  të Kosovës do të mbajë mbledhje, do ta vlerësojë gjendjen e krijuar dhe do t’i përcaktojë orientimet kryesore të punës e do të marrë vendime në frymën e dispozitave statutare e të procedurës, të cilës i përmbahet Lidhja e Komunistëve.”

 

 

AS ANËTARËT E KRYESISË SË KOSOVËS NUK

U PREMTUAN GJË MINATORËVE NË ZGAFELLË

 

Natën midis 26 e 27 shkurtit 1989 në Mitrovicë u mbajt mbledhja e zgjeruar e Kryesisë shtetërore të Kosovës, të cilën e hapi anëtari i atëhershëm i Kryesisë, Bajram Selani. Pse u mbajt mbledhja në Mitrovicë, edhe sot nuk e dimë me saktësi, por supozojmë se do të ketë qenë shkaktare situata në minierën “Trepça” të Stari-Tërgut.

Në këtë mbledhje të Kryesisë së Kosovës, pos Bajram Selanit, morën pjesë edhe anëtarët e Kryesisë: i ndjeri Nebih Gashi, prof. dr. Minir Dushi, Petar Kostiq, Shefqet Jashari, Bahredin Osmani, disa oficerë të lartë ushtarakë dhe përfaqësuesit e organeve të sigurimit shtetëror të Kosovës e të Mitrovicës. Pasi ishte e nevojshme edhe prezenca jonë, u thirrëm nga organet e policisë dhe nga ora dy pas mesnatës në këtë mbledhje të zgjeruar të Kryesisë së Kosovës morëm pjesë edhe ne dy.

Si thamë, ishte mbledhje e Kryesisë shtetërore të RSF të Jugosllavisë në Beograd. Në fillim të mbledhjes, Bajram Selani dha disa sqarime rreth mbledhjes së Kryesisë së Jugosllavisë, ku duhej të merrej vendimi për aplikimin e masave posaçme në Kosovë. Kur erdhëm ne në këtë mbledhje, Bajram Selani na u drejtua haptas me këto fjalë:

- Meqenëse ju nuk gëzoni autoritet te minatorët për t’i bindur që të dalin nga zgafellja, propozoj që, me pëlqimin tuaj, të formohet një ekip nga ish-udhëheqësit e “Trepçës”: Shefqet Jashari, Qazim Shala e Shyqri Kelmendi dhe të shkojnë e të bisedojnë me minatorët që t’i nxjerrin nga miniera. Ky propozim, si u pa më vonë nga diskutimi i Shefqet Jasharit, ishte dhënë më përpara. Kryesia e miratoi, por në ekip hynë edhe Nebih Gashi e dr. Minir Dushi.  

Këtë gjest të Kryesisë së Kosovës, ose thënë më mirë, të personave që e dhanë këtë propozim, minatorët e pritën si grusht të rëndë, duke pyetur: vallë në emër të kujt vepronte ky organ, kur në njërën anë ishin kërkesat e minatorëve, të cilat tashmë e kishin mandatin e mbarë popullit shqiptar të Kosovës, e në anën tjetër, Kryesia shtetërore e Kosovës kërkonte që të ndërpriteshin grevat edhe pa u plotësuar kërkesat dhe pa u siguruar kushtet që të mos prekeshin parimet themelore të Kushtetutës së vitit 1974 dhe të ruhej Autonomia e Kosovës. Kjo mund të ishte vetëm kërkesë ultimatum i politikës serbomadhe.

Kështu, në orët e para në mëngjesin e 27 shkurtit të vitit 1989, anëtarët e caktuar të Kryesisë së Kosovës, së bashku me ish-udhëheqësit e ndërmarrjes së minierës me flotacion “Trepça” të Stari-Tërgut,erdhën në objektet e minierës. Minatorët pranuan që të takoheshin me të gjithë të caktuarit, përveç me Shefqet Jasharin, të cilit iu ndalua të hynte në zgafelle.

Bisedat e zhvilluara me minatorët në horizontin e tetë e të nëntë ishin përplot me emocione, mirëpo, pa kurrfarë premtimesh për plotësimin e kërkesave të minatorëve. Edhe ky propozim cinik nuk arriti t’i bindë minatorët që të ndërpresin grevën.

Kokëfortësia e Rrahman Morinës, e Ali Shukriut, dhe e Husamedin Azemit që t’i paraqitnin me kohë dorëheqjet e tyre, e acaronte edhe më tepër situatën, në zgafellen e minierës, së Stari-Tërgut. Minatorët tanimë ishin pajtuar me fatin e tyre dhe ishin të gatshëm ta jepnin jetën në minierë për idealet e veta...

 

 

KRYESIA E RSFJ URDHLRON APLIKIMIN

E MESAVE TË POSAÇME NË KOSOVË

 

Derisa minatorët dhe mbarë popullata shqiptare e Kosovës shpresonte se organet politike dhe shtetërore të Federatës së atëhershme Jugosllave do të ndërmerrnin diçka kundër nacionalizimit dhe shovinizmit serbomadh, ato u vunë në shërbim, të politikës së Serbisë duke aplikuar “masat e posaçme”. Me këto masa praktikisht u përkrah hegjemonizmi serbomadh, i cili më vonë do të jetë fatal për mbarë Jugosllavinë.

Kështu, më 27 shkurt 1989 në Beograd, u mbajt mbledhja e Kryesisë së Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, (kryesoi Raif Dizdareviq), në të cilën morën pjesë kryetarët e republikave socialiste dhe të krahinave socialiste autonome e funksionarë të tjerë të lartë të Federatës. Nga kjo mbledhje u dha për opinion kjo komunikatë:

“Duke debatuar për situatën aktuale dhe politike dhe të sigurisë në KSA të Kosovës, Kryesia e RSFJ, vëmendjen dhe kujdesin të madh edhe kësaj radhe ia kushtoi shqyrtimit të të gjitha mundësive për shpëtimin minatorëve që gjendeshin tash e disa ditë në galeritë e minierave, në të cilat kanë mbetur pas ndërprerjes së punës dhe për ruajtjen e shëndetit e të jetës së tyre.

Kryesia e RSFJ, duke u mbështetur veçanërisht në arsye humane, kërkon që secili të japë kontributin vet për daljen sa më të shpejtë të minatorëve nga galeritë e minierave.

U debatua gjithashtu edhe për veprimin unik jugosllav për zgjidhjen e gjendjes së tanishme në KSA të Kosovës, që po vazhdon tash një kohë të gjatë, dhe për mënjanimin e shkaqeve që e krijuan këtë gjendje, në radhë të parë për normalizimin e gjendjes dhe për kthimin e besimit në mesin e të gjitha kombeve e të kombësive të Krahinës. U theksua se me rëndësi të veçantë është që të gjitha forcat socialiste t’i orientojnë përpjekjet e veta në pengimin e veprimit të të gjithë nacionalizmave.

Kryesia e RSFJ, duke u mbështetur në vlerësimin se në KSA të Kosovës është keqësuar me tej situata politike dhe e sigurisë dhe aktivitetet e caktuara, në të cilat po rrezikohet drejtpërdrejtë rendi kushtetues i përcaktuar me Kushtetutën e RSFJ, urdhëroi marrjen e masave të posaçme për mbrojtjen e rregullimit kushtetues, të rendit e të qetësisë publike, të rehatisë dhe të sigurisë personale e pronësore të të gjithë qytetarëve, si dhe për mbrojtjen e pronës shoqërore veçanërisht në objektet e rëndësishme për funksionim e ekonomisë në KSA të Kosovës dhe për normalizimin e punës së organeve dhe të organizatave shtetërore në ekonomi dh enë veprimtari shoqërore”.

Është për të habitur qëndrimi inferior i disa personaliteteve shqiptare që mbanin poste të larta në organet dhe në organizatat e Kosovës, të Serbisë e të Federatës Jugosllave dhe nuk iu kundërvunë fare aprovimit të këtyre masave të posaçme dhe, me qëndrimin tyre të këtillë, praktikisht, u vunë në funksion të hegjemonizmit serb. Për më tepër, ata, me deklaratat e qëndrimet e mëvonshme i vlerësuan grevat minatorëve shumë më ashpër se vetë politika serbe.

 

 

DY KRYESITË SERBE DEKLAROJNË:

“GREVAT RREZIKUN RENDIN E RSFJ”

 

Minatorët e minierës “Trepça” të Stari-Tërgut e të minierave të tjera të Kosovës, që morën pjesë në grevat e shkurtit të vitit 1989, që prej fillimit u ballafaquan me kërcënime të shumta me zbatimin e masave të posaçme të Kryesisë së RSFJ për Kosovën.

Edhe pse Kosova në atë kohë ishte element konstitutiv i Federatës Jugosllave me organet e veta politike e shtetërore, dy kryesitë e Serbisë i dhanë vetes të drejtë të bënin vetë vlerësime për grevat e shkurtit 1989 në “Trepçë” e në miniera të tjera ë Kosovës, dhe përkrahën aplikim e masave të posaçme në Kosovë.

Në tekstin integral të komunikatës, që lëshuan Kryesia e R S të Serbisë dhe Kryesia e KQ të LK të Serbisë, këto greva të minatorëve të “Trepçës” e të minierave të tjera të Kosovës vlerësohen si “manipulime me minatorët” dhe kërkohet nga Kryesia e RSFJ aplikimi i masave të posaçme. Në këtë komunikatë, përveç të tjerash, thuhej:

 “Dy kryesitë vlerësojnë se fjala është për manipulim brutal me njerëz. Organizatorët e grevës kanë llogaritur se kërkesat e veta do t’i kushtëzojnë me jetën dhe me shëndetin e minatorëve. Është e palejueshme përkrahja e shantazheve që çojnë drejtë shkatërrimit të Jugosllavisë.

Kryesia e RS të Serbisë dhe Kryesia e KQ të LK të Serbisë mendojnë se është e domosdoshme të ndërmerren të gjitha masat me qëllim që të mbrohet jeta e minatorëve të “Trepçës”. Njëkohësisht dy kryesitë tërheqin vërejtjen se grevat shumëditëshe në Kosovë dhe paralizimi i përgjithshëm i jetës dhe i punës në këtë Krahinë e rrezikuan seriozisht rendin kushtetues të RSFJ.

Dy kryesitë vlerësojnë se situata politike dhe e sigurisë në KSA të Kosovës është keqësuar aq shumë sa që e rrezikon drejtpërdrejtë rendin e RSFJ, të përcaktuar me Kushtetutë. Përmes kërkesave të papranueshme politike dhe me paraqitjen masive të separatistëve e të nacionalistëve shqiptarë, po kundërshtohet haptas politika e LKJ si politikë e vëllazërim-bashkimit dhe e barazisë. Grevat shumëditëshe e paralizuan në përgjithësi jetën dhe punën në Krahinë, shkaktuan ëme të mëdha, materiale dhe e rrezikuan seriozisht pasurinë shoqërore dhe funksionimin e shërbimit publik, rrezikuan sigurinë personale e pronësore dhe sigurinë e punonjësve e të qytetarëve në Kosovë.

Dy kryesitë vlerësojnë se masat e jashtëzakonshme, të cilat aplikohen sot dhe zbatimi i të cilave fillon menjëherë, do të sigurojnë funksionimin normalë të institucioneve në Krahinë dhe garantojnë sigurinë e të gjithë punonjësve e të qytetarëve”.

 

 

MEJTET E INFORMIMIT E NGIRTNIN REVOLTËN

DHE E SHTONIN VENDOSMËRINË E MINATORËVE

 

Marshet e tubimet protestuese të nëntorit 1988 dhe grevat e minatorëve të shkurtit 1989 përcilleshin dhe komentoheshin nga mjetet e informimit të Kosovës, e të republikave të ish-Jugosllavisë e të Vojvodinës, por edhe nga masmediumet e Evropës e të botës. Këto ngjarje u përcollën me interesim të veçantë sidomos nga mjetet e informimit të shteteve perëndimore, sepse, për nga organizimi dhe masiviteti, kishin peshë të rëndësishme politike për demokratizimin e sistemit politik të një shteti socialist që zinte një pozitë ne rëndësi midis Perëndimit e Lindjes, midis të ashtuquajturës botë e lirë demokratike dhe së ashtuquajturës botë socialiste nën udhëheqjen e komunistëve.

Për herë të parë po thyhej miti se çështjet kombëtare,marrëdhëniet ndërnacionale dhe barazia e kombeve dhe e kombësive në Jugosllavi ishin zgjidhur në frymën e konventave si trumbetonte makineria propagandistike e Serbisë dhe e Jugosllavisë në forumet dhe institucionet ndërkombëtare.

Mjetet e informimit në gjuhën shqipe, të cilat ishin të pakta për nga numri, pa mundësi të mëdha depërtimi në shtresat më të gjera në vend dhe në botën e jashtme, e sidomos me vështirësi objektive për shkak të mbikëqyrjes së vazhdueshme nga organet e shtetit e të Lidhjes së Komunistëve, bënin përpjekje që këto ngjarje t’i përcillnin dhe ta informonin opinionin e gjerë sa më objektivisht dhe me kohë. Mirëpo, përkundër dëshirës së tyre që t’i informonin me korrektësi dhe në mënyrë objektive dëgjuesit, shikuesit e lexuesit, edhe mjetet e informimit në gjuhën shqipe e gazetarët e tyre kishin përplot  kufizime dhe shpesh herë ishin të detyruar tu përmbaheshin shablloneve dhe të shkruanin sipas porosive të organeve e të individëve dhe në interes të politikës serbomadhe.

Ndër ata që i bishtnonin të së vërtetës me komentet për ngjarjet e nëntorit 1988 dhe grevat e shkurtit të vitit 1989, ishin sidomos kryeredaktori i atëhershëm i gazetës së përditshme “Rilindja”, drejtori i Radio Televizionit të Prishtinës e disa të tjerë. Përkundër kësaj, e vërteta, megjithatë, depërtonte në saje të angazhimit, të aftësisë profesionale e të kurajës civile të disa gazetarëve shqiptarë, që arrinin të vinin deri te informata e vërtetë dhe, me mjeshtërinë e tyre, ta pasonin atë në mjetet tona të informimit, e prej andej ajo të depërtonte edhe më larg. Mendojmë se meritë të veçantë për këtë patën gazetarët e redaksive të emisioneve në gjuhën shqipe të Radio Prishtinës e të Televizionit të Prishtinës, të gazetës “Rilindja” e të revistës “Zëri i rinisë” etj: Zenun Çela, Fehim Regjepi, Kurtesh Devaja, Lekë Musolli, Mehmet Haziri, Hazir Ferizi, Bejtush Gashi, Jusuf Ferizi, Mon Moni, Kamber Avdiu, Mehmet Kajtazi, Çerkin Ibishi, Ali Alaj, Nuhi Bytyqi, e të tjerë.

Kontribut të rëndësishëm për informimin e drejtë të opinioni jashtë Kosovës dhanë posaçërisht Radio Zagrebi e radioja lokale e rajonit të Zagrebit Radio Sleme, për të cilat raportonte  drejtpërdrejtë Kurtesh Devaja. Meritë të posaçme  për këtë angazhim kishin kryeredaktori i atëhershëm i Radio Zagrebit Malden Lackoviq dhe gazetarët Milenko Pajaviq, Dubravko Merliq e Kurtesh Devaja, i cili raportonte drejtpërdrejtë nga Kosova dhe e kishte mikrofonin e hapur të këtyre radio-stacioneve gjatë 24 orëve të ditës gjatë tërë kohës sa zgjatën e grevat e minatorëve të “Trepçës” të minierave të tjera të Kosovës. Informata e Radio Zagrebit për grevat e minatorëve të “Trepçës” emitoheshin edhe në rrjetin e radio-televizionit  britanik BBC dhe të  radio-stacioneve të tjera të botës.

Raportuan për grevat e ngjarjet e tjera në  Kosovë gjatë atyre ditëve edhe reporterët e gazetarët e mjeteve të informimit nga Sllovenia: Radio-Televizionit të Lubjanës, së përditshmes “Delo”, së përkohshmes “Maldina” etj. Nga individët po përmendim me këtë rast gazetarët e Radio-Televizionit të Lubjanës Marjan Dobesh e Marijan Jenbo.

Ndërkaq mjetet e informimit në gjuhën serbe, si atë të Kosovës, ashtu edhe ato të Serbisë, të Malit të Zi e të Vojvodinës, ishin eksponentë të politikës serbomadhe, kështu që prezantimi informatave të tyre për marshet e tubimet protestuese të nëntorit 1988 dhe për grevat e shkurtit 1989, të shumtën ishin trillime të kulluara dhe të ngjyrosura me nacionalizëm e shovinizëm.

Shtypi dhe Televizioni me urrejtje të paparë i prezantoni këto ngjarje sakte armiqësore terroriste, vandalistë, ngase ato qitën në shesh politikën e përgatitur me parë nacional-shoviniste serbomadhe.  Me shkrimet e tyre, jo rrallë bënin tentime që të krijonin përçarje duke theksuar se minatorët e të tjerët gjoja ishin objekt i manipulimit nga ana e udhëheqjes së tyre.  Kishte edhe shkrime me të cilat jepeshin “udhëzime” e porositi se minatorët duhet të angazhohen për çështje sociale si për banesa, rroga, ushqim etj. e jo të merren me politikë.

Por, shkrimet në mjetet e informimit të makinerisë propagandistiket Serbisë në asnjë çast nuk arritën t’i luhatnin minatorët në vendosmërinë e tyre për realizimin e kërkesave të parashtruara. Përkundrazi, shkrimet e këtilla e ngritën edhe më tepër revoltën dhe vendosmërinë e minatorëve që mesjete demokratike ta luftojnë nacional-shovinizmin serb.

Vërsulja e këtillë e propagandës nga regjimi serb kishte shumë elementet përbashkëta me propagandën gabelsiane të gënjeshtrave e të mashtrimit që më vonë do të sjellë popullin serb në luftëra me pasojat tragjike. Minatorët, të prekur nga shkrimet jo korrekte dhe jo reale në mjetet e informimit të Serbisë, jo rrallë nuk e pranonin prezencën e përfaqësuesve të tyre në minierë dhe nuk donin të kishin kontakt me ta. Por kishte raste që përfaqësuesit e mjeteve serbe të informimit kontaktonin me minatorët duke u prezantuar rrejshëm.

Ngase minatorët ishin të vendosur që grevat dhe kërkesat e tyre të depërtonin në opinion mënyrë autentike dhe të eliminoheshin manipulimet e mundshme si dhe të evitohej gjendja e mundshme kaotike e duke e respektuar dinjitetin e përfaqësuesve të mjeteve të informimit, për lidhje të drejtpërdrejtë të mjeteve të informimit  u caktuan inxhinierët e diplomuar të “Trepçës” Mensur Fejza dhe Milivoje Nedelkoviq. Në konferencën e parë të shtypit këta të dy së bashku i informuan përfaqësuesit e mjeteve të informimit për grevën e minatorëve. Më vonë inxhinieri Nedelkoviq nuk pranoi që ta kryente më tej këtë detyrë dhe konferencat për shtyp i udhëhiqte Kamber Avdiu, zëvendës kryetar i Komitetit Krahinor për Informata të Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të Kosovës.

Me pëlqimin e  minatorëve, grevën e përcolli drejtë për së drejti edhe regjisori i njohur Isa Qosja, me bashkëpunëtorët e vet, i cili dha kontribut të çmueshëm midis të tjerash, edhe me xhirimin e filmit dokumentar mbi këtë ngjarje, por për fatin e këtij filmi tani për tani nuk dimë gjë.

Ndërkaq, grevat e minatorëve të “Trepçës” në shkurt të vitit 1989 patën jehonë të madhe në masmediat botërore ngase këto ishin deri atëherë të vetmet greva me karakter politik në botë. Në atë kohë mbi 400 gazetarë, reporterë e kameramanë nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Vojvodina, Mali i Zi, Maqedonia,por edhe nga Gjermania, Anglia, Franca, Suedia, Kina, Amerika e shumë shtete të tjera i vizituan minatorët në minierë e në stacionarin e improvizuar, bënë intervista me ta, morën deklarata, shkruan për ta, për gjendjen e qëndrueshmërinë e tyre, por edhe për Kosovën e shqiptarët për pozitën, aspiratat, kërkesën e tyre etj.

 

XII

 

REAGIME E PËRKRAHJE GREVAVE TË MINATORËVE

 

               

   Ngjarjet në minierën “Trepça” të Stari-Tërgut zgjuan interesimin, brengosje dhe shqetësim të madh në opinionin e ish Jugosllavisë, por edhe në atë botëror. Pjesa dërrmuese e mjeteve të informimit në botën e jashtme; me raportet e tyre, e prezantonin jo vetëm grevën e minatorëve e gjendjen në minierë, por edhe kërkesat e tyre dhe situatën e acaruar politike në Kosovë. Për herë të parë këto ngjarje e thyen bllokadën informative për Kosovën, e cila, për vite të tëra, ishte në censurën e regjimit aktual.

Mjetet e informimit me informacione korrekte ndikuan në opinion që të bëhej presion ndaj organeve politike e shtetërore, organizatave politike e asociacioneve humanitare dhe atyre për të drejtat e njeriut që të zgjidhej sa më parë drama në minierë, por edhe çështja e Kosovës dhe e pozitës së shqiptarëve në ish- Jugosllavi.

Një pjesë e madhe e opinionit demokratik haptas kërkonte përgjegjësi nga ata që ishin të shurdhër dhe të verbër për gjendjen e popullit shqiptar në Kosovë dhe për kërkesat e arsyeshme të minatorëve.

Gjatë tërë kohës së qëndrimit të minatorëve në zgafelle, nga të gjitha viset e ish-Jugosllavisë, por edhe nga bota e jashtme arrinin telegrame, letra përshëndetëse, apele, mesazhe me të cilat përkraheshin kërkesat e minatorëve, por edhe shfaqej brengosja për shëndetin dhe jetën e tyre. Në shenjë të përkrahjes së kërkesave të minatorëve u mbajtën shumë tubime e manifestime, në të cilat mori pjesë një numër i madh i studentëve, i nxënësve, i punëtorëve dhe i qytetarëve, të cilët dërguan telegrame dhe mesazhe të përkrahjes. Këto tubime u bënë gjithëpopullore. Tubime dhe manifestime të tilla u mbajtën edhe jashtë  Kosovës- në Slloveni, në Kroaci e në shumë vende të tjera.

Një pjesë e madhe e këtyre mesazheve, apeleve dhe telegrameve iu drejtuan edhe institucioneve politike e shtetërore të Kosovës, të Serbisë e të Jugosllavisë së asaj kohe- për zgjidhjen e problemeve  të Kosovës dhe për shpëtimin e jetës e të shëndetit të minatorëve, por edhe për pranimin pa kushte të kërkesave të tyre.

Meqenëse numri i telegrameve, i apeleve dhe i mesazheve ishte i madh, zgjodhëm disa nga më karakteristiket, shumica e të cilave u publikuan edhe në mjetet e informimit, e posaçërisht në të përditshmen tonë “Rilindja”.

 

Reagime e përkrahje nga Sllovenia

 

Ivan Potërç:

 

“ TRAGJEDIA NË TREPÇË

ËSHTË TURPI YNË “

 

Kryetari i Kuvendit të Sllovenisë, Ivan Potërç, duke folur në Kopër mbi ngjarjet në Kosovë, ndërmjet të tjerash,  tha:

“Jemi të indinjuar thellë për shkak të indiferencës së paparë dhe jonjerëzore të organeve kompetente të vendit ndaj fatit tragjik të minatorëve të “Trepçës” dhe të minierave të tjera të Kosovës.

Në histori janë të rralla situata dhe rastet që për hir të ruajtjes së pozitës politike, të flijohet jeta e njerëzve- jeta e minatorëve, të cilët, me fatin e tyre simbolizojnë mundin dhe djersën qe dikush e derdh për bukën e gojës. Ndaj zërit të tyre mund të bëhen të shurdhër vetëm ata të cilëve kryeneçësia politike ua ka errësuar arsyen. Cilët mund të jenë ata njerëz dhe çfarë mund të jetë ajo politikë, e cila injoron vullnetin e atyre që, për të ruajtur të drejtat, liritë dhe dinjitetin njerëzor e kombëtar, janë barrikaduar 800 metra nën dhe? Çfarë janë ata individë në politikë që konsiderojnë se janë më të rëndësishëm se mbarë populli i vet.

Tragjedia në “Trepçë” është turpi ynë.

. . .

 

 

BASHKIMI I PËRDHUNSHËM SHPIE

NË GJENDJE TË JASHTËZAKONSHME

 

 

 “...Ngjarjet e ditëve të fundit në Kosovë ia hapën sytë çdo kujt që dyshonte ende se ku shpie politika e ashpërsimit ndërnacional, e bashkimit të përdhunshëm dhe e gjurmimit të armëve. Forma tragjike të protestave janë prova më e mirë se komunikimi nuk është më i mundshëm dhe se në fund çon në gjendje të jashtëzakonshme...”

 

Lidhja e Komunistëve e Sllovenisë,

Lidhja Socialiste e Sllovenisë,

Lidhja e Sindikatave e Sllovenisë,

Lidhja e Rinisë e Sllovenisë,

Lidhja e Luftëtarëve e Sllovenisë.

 

. . .

“ME DIALOG TË KAPËRCEHET
ASHPËRSIMI I SITUATËS!”

 

“Kërkesa e minatorëve për dialog është e drejtë e tyre legjitime. Të veprohet me ndjeshmëri dhe arsye për stabilizimin e rrethanave që i kanë shtyrë minatorët që, me rrezikim e jetës së vet në grevën e tyre në thellësi të tokës, ta shohin rrugën e vetme për ruajtjen e dinjitetit të vet njerëzor, të drejtat politike dhe barazinë kombëtare.

Me dialog të kapërcehet ashpërsimi i situatës!”

Kryesia e KQ të LK të Sllovenisë

 

 

 

 

Nga apeli i Shoqatës së shkrimtarëve të Sllovenisë:

 

 

“TË MBROHET POPULLI SHQIPTAR!”

 

 

 Lidhur me ngjarjet në Kosovë, Shoqata e Shkrimtarëve të Sllovenisë iu drejtua opinionit slloven e jugosllav me një apel, në të cilin kërkohet “mbrojtja e popullit shqiptarë”. Në këtë apel udhëheqja e Serbisë akuzohet për “ nacionalizëm serbomadh”, ndërsa Kryesisë së RSFJ i zihet për të madhe për “kompromisin me politikën e Serbisë” dhe për “kërcënimet se do të ndërmarrë masat e parapara me Kushtetutë dhe me ligj”.

Në këtë apel kërkohet mbrojtja e popullit shqiptar nga “programi i përgatitur” me të cilin proklamohet “kundër-revolucionaritetit i popullit shqiptar” , i cili është shpallur si i tillë vetëm e vetëm nga “dëshira që të ruhet Kushtetuta e vitit 1974”.

. . .

 

 

Nga apeli i Kuvendit të Sllovenisë:

 

“TË MIRATOHEN KËRKESAT E MINATORËVE!”

 

Deputetët Kuvendit të RS të Sllovenisë i bën apel opinionit slloven e atij jugosllav dhe Kuvendit të RSF të Jugosllavisë, të cilin e lexoi nënkryetari i Kuvendit, Jozhe Knez. Në këtë apel shprehet kërkesa e vendosur që, në emër të humanizmit, në emër të të drejtave themelore njerëzore të punonjësve, të cilat me Kushtetutë, janë shpallur themel i sistemit socialist, të miratohen menjëherë ato kërkesa të minatorëve, të cilat janë kusht që të dalin nga galeritë e minierës me qëllim që me ta dhe me punonjësit e qytetarët e tjerë të Kosovës – shqiptarët, serbët, malazezët, turqit dhe pjesëtarët e kombeve e të kombësive të tjera, në mënyrë demokratike e në kuadër institucioneve shoqërore legale të mund të vendoset dialogu normal për zgjedhjen e të gjitha çështjeve dhe problemeve të Kosovës, të Serbisë të Jugosllavisë.

Në apel shprehet edhe “kërkesa që menjëherë të mbajë mbledhje Kuvendi Federativ, si organi më i lartë i pushtetit të vetëqeverisjes shoqërore të RSFJ, që është zgjedhur në mënyrë demokratike, si përfaqësues legjitim, i të gjitha kombeve e kombësive tona si dhe republikave socialiste e i krahinave socialiste autonome, që ta vlerësojë pozitën dhe ti miratojë të gjitha masat e nevojshme për t’u ndërprerë drama e minatorëve të “Trepçës”  dhe për t’u siguruar jeta  dhe veprimtaria normale e institucioneve të sistemit politik në Kosovë.”

 

 

PROTESTAT E QYTETARËVE TË SLLOVENISË

NË PALLATIN E KULTURËS “CANKARJEV DOM”

 

Më 27 shkurt 1989, në pallatin e kulturës “ Cankarjev Dom” në Lubjanë, u mbajt një tubim protestues në shenjë përkrahjeje minatorëve të “Trepçës” dhe kërkesave të tyre kundër aplikimit të masave të posaçme në Kosovë. Në këtë tubim madhështor morën pjesë përfaqësues të strukturave politike, shoqëror, sindikale, të shoqatave humanitare e të asociacioneve të tjera joqeveritare.

 Të gjithë pjesëmarrësit shfaqën brengosjen e tyre të madhe për shëndetin dhe jetën minatorëve të Kosovës duke theksuar se jeta e  tyre është gjëja më e çmueshme.

U kritikuan ashpër zgjedhjet johumane të strukturave politike dhe të disa institucioneve shtetërore si dhe veprimet e disa individëve pa përgjegjësi. U vunë në dukje kriteret e dyfishta  për tubimet e serbëve e të malazezëve, të cilat nga disa qarqe  u vlerësuan si “kulm i demokracisë”, kurse tubimet dhe kërkesat e shqiptarëve u paraqitën në opinion si të “papranueshme”.

 

 

“KOSOVA MOJA DEZHELA”

(KOSOVA SHTETI IM)

 

Jozhe Skoliç, ndër të tjera, tha se mospërkrahja e kërkesave të minatorëve dhe mos shpëtimi i jetës së tyre mund të shpjerë deri te shkatërrimi i sistemit të vendit, lufta qytetare dhe, në fund, edhe deri tek intervenimi ushtarak. Ai tha po ashtu se Kosovën po e kërcënojnë me masa të jashtëzakonshme dhe me dërgimin e ushtrisë   e të tankave. Jozhe Skoliç shtoi se, sipas gazetave të Beogradit, shqiptarët gjoja janë “dhunues, vrasës, plaçkitës” dhe të etiketuar me emra të ndryshëm me konotacion negativ e shpifje të tjera në kuadër të shoqatës antishqiptare.

Dhe në fund tha: “ unë në kraharor e kamë vënë bexhin: Kosova moja dezhela” (Kosova është shteti im).

 

 

“ZGJIDHJE TË PËRHERSHME JANË

ATO QË JANË TË VËRTETA“

 

Dr. Antun Stres: “Duke u brengosur për jetën e minatorëve dhe fatin e tyre, kemi ardhur në situatë ku etikës i paraprin politika. Politika që po zbatohet në Kosovë është politikë kriminale. S’ka gjë më të vlefshme se njeriu, i cili është i lindur për të krijuar, ndërsa, në këtë rast, ai është krijesë për t’u shfarosur vetëm pse po kërkon realizimin e të drejtave të veta. Nëse  dikush insiston në të drejtat e veta duhet të obligohet që ti çmojë edhe të drejtat e të tjerëve. Minatorët e minierës “Trepça”  janë sjellë në situatë që të vdesin që të mund ti realizojnë të drejtat e veta, sepse nuk u ka mbetur asgjë tjetër... Njeriu është pasuria jonë më e madhe. A vlen kjo për të gjithë dhe a vlen kjo për minatorët e Kosovës edhe atëherë kur politikisht nuk pajtohemi. Zgjedhje të përhershme janë ato që janë të vërteta, ndërsa krejt të tjerat janë mashtrim”.

 

 

MINATORËT SLLOVEN SHPREHIN SOLIDARITET

TË PLOTË ME MINATORËT E KOSOVËS

 

 

Jozhe Kozar: “Të gjithë njerëzit e Sllovenisë e në veçanti organizatat sindikale plot tetë sitë janë duke e përcjellë  dramën e minatorëve, e cila po ashpërsohet. Ne jemi të zhgënjyer nga zgjedhjet e ngadalshme politike të organeve politike e shtetërore të Jugosllavisë, ngase ato nuk gjetën mënyra për zgjedhjen e kërkesave të minatorëve.

Ne, minatorët e Sllovenisë, shprehim solidaritet të plotë me kolegët tanë në minierat e Kosovës dhe, si organizatë sindikale e Sllovenisë, kërkojmë nga organet shtetërore e politike të Sllovenisë, të Jugosllavisë, të Serbisë e të Kosovës që të fillojnë menjëherë me zgjedhjen e dramës së Kosovës dhe propozojmë që të shkohet në mesin e minatorëve  dhe me dialog të zgjidhen problemet e krijuara politike, të zgjidhet konflikti dhe të shpëtohet jeta e tyre.

   Minatorët slloven kërkojnë me ngulm që të eliminohet çdo gjë që e vë në rrezik jetën e njeriut. Ne e dënojmë politikën e cila shkakton përçarje në vend dhe i fyen kombet e kombësitë dhe kështu e shkatërron solidaritetin dhe Jugosllavinë e AVNOJ-it. Kësaj politike vendosmërisht duhet ti themi: JO. Ne i akuzojmë të gjithë ata udhëheqës të Kosovës, të cilët nuk kanë mundur të shohin realitetin se këto ngjarje dallojnë nga të tjerat dhe mund të zgjidhen vetëm përmes dialogut. Ne do të ndërmarrim çdo gjë që ata të dalin nga galeritë e minierave.

 

 

“SLLOVENIA NUK DO TË PËRKRAHË

NJË JUGOSLLAVI TË TILLË”

 

Dr. Milan Kuçan: “ Në këtë takim na solli brengosja e përbashkët për ardhmërinë si dhe jeta e minatorëve të Kosovës dhe bashkësisë jugosllave. Luftën që po e bëjë minatorët e Kosovës, të bindur se kana të drejtë, për ne është brengosje, e tyre dhe e jona. Ne, me qëndrimet tona, jemi deklaruar qartë si Lidhja e Komunistëve dhe, si rezultat i këtyre qëndrimeve, është edhe ky tubim. Minatorët në nëntokë nuk janë shqiptarë, serbë apo malazezë, por janë punëtorë, të cilët zori i ka detyruar të mbyllen në minierë dhe ta sakrifikojnë jetën e tyre. Jeta e njeriut është më e vlefshme edhe në politikën tonë. Andaj askush nuk ka të drejtë të kalkulojë me llogaritë politike. Në këtë moment nuk ka asgjë më të vlefshme se sa të përqendrohen forcat për nxjerrjen e minatorëve nga galeritë e tyre dhe të kthehen në gjirin e tyre familjar në mënyrë që të ndërpritet kjo agoni.

Të gjitha organet duhet ta orientojnë në këtë drejtim marrjen e masave besojmë se presionet njerëzore do ti detyrojnë organet që të mbisundojnë logjika e shëndoshë, mirëkuptimi e dinjiteti, dhe të pengohet ndarja e tërësishme nacionale e të tregohet atje se si jetojnë njerëzit njeri me tjetrin e jo njeri kundër tjetrit. Është johumane politika joprincipiele dhe ajo që qon në ruajtjen e pozitave udhëheqëse. Nëse një politikë varet nga një apo disa politikanë, ne atë politikë e hedhim poshtë. Ardhmërinë e Jugosllavisë. Në fund të shekullit njëzetë, nuk mund ta avancojmë me viktima njerëzore, siç është rasti me minatorët e Kosovës. Kur njerëzit vendosin ta njohin jetën, politika duhet të orientohet në drejtim të idealeve të tyre e jo për ata që duan t’i  ruajnë pozitat dhe pushtetin. Me këtë shihet qartë se kujt i mbetet ta mbrojë dinjitetin njerëzor e kujt pushtetin.

Duhet të bëjmë çdo gjë që të mos bien viktima sepse marrëveshja mund të arrihet vetë me minatorët e gjallë. Ne e ngremë zërin kundër të gjitha atyre rrjedhave që mund të qojnë në luftë qytetare. Andaj jemi të bindur se dinjiteti njerëzor herëdokurdo do të shpjerë në atë drejtim që popujt të jetojnë bashkë. Por shtrohet pyetja: me viktima apo pa viktima njerëzore?! Në minierën e Stari-Tërgut nuk po mbrohen vetëm të drejtat e minatorëve, të drejtat e popullit që ta zgjedhë vetë udhëheqjen e vet, dhe jo vetëm të drejtat për barazi nacionale. Aty po mbrohet Jugosllavia e AVNOJ-it (Këshilli Antifashist të Çlirimit Kombëtar të Jugosllavisë).

Andaj,  tragjedia e minatorëve do të ishte edhe tragjedia jonë do të ishte edhe tragjedia jonë. Ne jemi popull që së bashku kemi kontribuar në zhvillimin e këtij vendi ne jemi për një Jugosllavi bashkëkohore me të drejta të barabarta të kombeve të kombeve e të kombësive. Ne, në aktivitetet tona, do të angazhohemi kundër atyre, të cilët janë duke vepruar për shkatërrimin e Jugosllavisë. Energjikisht kemi protestuar kundër aplikimit të masave të jashtëzakonshme sepse para syve tanë po zhvillohen aktivitete që çojnë në përmbysjen e Jugosllavisë. Sllovenia nuk do të përkrahë një jugosllavi të tillë!

 

 

PETICIONI ME 245.000 NËNSHKRIME

KUNDËR DHUNËS NË KOSOVË

 

Në atë kohë në Lubjanë e qendra të tjera të Sllovenisë u mbajtën edhe protesta të qeta të shqiptarëve të punësuar përkohësisht në Slloveni, të cilët u solidarizuan me minatorët e “Trepçës” e të minierave të tjera të Kosovës dhe shprehën brengosjen e tyre për fushatën antishqiptare të politikës nacional-shoviniste serbe. Një grup prej më se 300 shqiptarëve, që punonin dhe jetonin në Lubjanë e qendra të tjera të Sllovenisë , atë natë iu bashkuan popullit slloven në Pallatin e Kulturës “Cankarjev Dom”

Në fund të këtij tubimi madhështor u komunikua se më se 245.000 qytetarë të Sllovenisë e të tjerë e kishin nënshkruar peticionin kundër dhunës në Kosovë dhe për solidarizimin e tyre me minatorët e Kosovës.

Pallati i Kulturës “Caknarjev Dom” ishte hapësirë e vogël për një numër kaq të madh pjesëmarrësish në tubimin protestues dhe shumë sllovenë mbetën jashtë sallës madhështore të “shtëpisë” së shkrimtarit slloven Ivan Cankar.

 

LUTJET E GORDANËS

 

Cingëroi telefoni dhe në anën tjetër të telit nga Lubjana thërriste Gorgana Petroviq, duke lebetitur nga dënesët, sa mezi i merreshin vesh fjalët.

-E pashë ditarin televiziv – thoshte në vaj e sipër. – U tmerrova. Unë jam me kombësi serbe. Ju lutem, nëse është aty Rrahman Morina, ma jepni ta lus në emër të humanizmit njerëzor, t’i gjunjëzohem, ju lutëm edhe ju të gjunjëzoheni para tij, ta lutni që të japë dorëheqje, ta shpëtojë jetën e atyre minatorëve...

 

Reagime e përkrahje nga Kroacia

 

MË SHUMË NDEJSHMËRI PËR POLIKËN

E BARAZISË KOMBËTARE!...”

 

“Nuk bën të lejojmë që drama njerëzore e minatorëve në horizontin e tetë e të nëntë të lë gjurmë në ndërgjegjen tonë dhe t’i thellojë plagët edhe kështu të rënda që na ka shkaktuar Kosova ne të gjithëve.

Jeta e njerëzve është e çmueshme pa marrë parasysh përcaktimin ideor dhe politik të secilës bashkësi. Detyra më e rëndësishme e të gjitha forcave socialiste është shpëtimi i minatorëve dhe eliminimi i frikës së mëtejshme të familjeve të tyre. Pasojat, madje edhe këto deri tash, janë tepër të rënda dhe askush nuk bën të sakrifikojë që ato,në çfarëdo mënyre, të keqësohen edhe më shumë.

Duhet pasur përherë parasysh faktin se minatorët shqiptarë janë pjesë e pandashme e klasës punëtore të Jugosllavisë dh se meritojnë qëndrim dhe trajnim të tillë. Vendosmëria e tyre, që të qëndrojnë në protestën e vet, tregonin bindshëm se nuk janë ndërmarrë masa të duhura as që janë zgjedhur metoda përkatëse të veprimit dhe të punës në mesin e shqiptarëve në Kosovë për shpjegimin e politikës së LKJ si praktikë për përballimin dhe kapërcimin e problemeve në Kosovë dhe për stabilizimin e situatës politike.

Mënyra dhe metodat e protestës së tyre, posaçërisht kërkesat politike të tyre, ndërkaq, tregojnë edhe se kanosen pasoja serioze në situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe në zbatimin e politikës së LKJ. Prandaj është i nevojshëm angazhimi urgjent dhe veprimtaria e vendosur për zgjidhjen e problemeve të parashtruara.

Është në interesin e minatorëve të “Trepçës” dhe të të gjithë punonjësve e të qytetarëve të vendit tonë që të krijohen menjëherë të gjitha kushtet e nevojshme për zgjidhje demokratike të situatës së tanishme. Angazhohemi në mënyrë konsekuente për veprimtari me suaza të institucioneve legale të sistemit tonë, të cilat duhen të tregojnë shumë më tepër ndjeshmëri për interesat e punëtorëve dhe për politikën e barazisë kombëtare.

Thërrasim edhe minatorët e “Trepçës” të tregojnë vetëdijen e vet të lartë për një mënyrë të tillët zgjidhjes së problemeve në shoqërinë tonë dhe, duke dalë nga galeritë minierave, t’i parandalojnë pasojat e rënda për shëndetin dhe jetën e tyre, si dhe për situatën e gjithëmbarshme në Kosovë.”

 

Kryesia e Konferencës republikane

të LSPP të Kroacisë

 

 

 

“NË HORIZONTIN E NËNTË TË GJITHË

E KEMI HUMBUR TE DREJTEN E HESHTJE...”

 

 

Çkado që të ndodhë, nuk do ti harrojmë kurrë këto ditë dhe porosinë e minatorëve të Stari-Tërgut. Është kjo dhe do të mbetet një shkollë e lartë kulminative jugosllave dhe përgjithshme njerëzore për çdo njeri. Në horizontin e nëntë të Stari-Tërgut mbetën pa fjalë dhe të gjithë e humbëm të drejtën e heshtjes e të urrejtjes.

Pa marrë parasysh “strategjinë” dhe “taktikën”, nuk mund të falet udhëheqja e lartë politike që ka pritur ditë me radhë të shkojë atje ku e  ka pasur për detyre t shkojë.

 

Dr. Slobodan Lang,

Këshilltar i Presidentit të Kroacisë

 

 

Reagime  e përkrahje nga Kosova e kosovarët

 

“TË APOSTROFUARIT TË JAPIN

DORËHEQJE MENJËHERË”

 

“Duke e shqyrtuar situatën momentale politike dhe të sigurisë në rajonin e Mitrovicës së Titos, posaçërisht gjendjen në OP të minierës me flotacion “Trepça” në Stari-Tërg dhe gjendjen shëndetësore të minatorëve, që ende gjenden në zgafelle, dhe duke pasur parasysh mundësitë e pasojat e rënda për shkak të ndërlikimit të mëtejshëm të situatës në horizontet e minierës, jashtë tyre, në OTHPB të tjera të Kombinatit, në rajonin e tërë Komunës dhe më gjerë, Komiteti Komuna i LK të Mitrovicës, në mbledhjen e vet të jashtëzakonshme, mori këto qëndrime:

1. Që në mënyrë urgjente (gjatë ditës) të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Komitetit Krahinor të LK të Kosovës, në të cilën do të shqyrtohej gjendja e krijuar në Kosovë dhe të merren qëndrime rreth masave urgjente që duhet ndërmarrë për sanimin e gjendjes në Stari-Tërg.

2. Nisur nga shkaqet ekskluzivisht humanitare, por me qëllime që minatorët të dalion nga zgafellja, është e domosdoshme që të ndryshohen e njëkohësisht edhe të veprohet sipas kërkesave të minatorëve lidhur me dorëheqjen e Rrahman Morinës nga funksioni i kryetarit të Kryesisë të Komitetit Krahinor të LK të Kosovës, Husamedin Azemit nga funksioni i anëtarit të Kryesisë së KK të LK të Kosovës, dhe Ali Shukriut nga funksioni  i anëtarit të KQ të LK të Jugosllavisë.

3. Me këtë nuk vihet në pyetje përkrahja politikës së LKJ dhe përpjekjeve të Kryesisë së KK të LK të Kosovës për sanimin e gjendjes politike e të sigurisë në Kosovë.

4. Komiteti Komunal i LK të Mitrovicës obligohet që, posa të krijohen kushtet, të japë iniciativën për vlerësimin dhe verifikimin e përgjegjësisë së përgjithshme të organizatave, të organeve e të individëve nga rajoni i Mitrovicës, natyrisht, duke aluduar në situatën e pavolitshme që është krijuar në këtë komunë.

 

Komiteti Komunal i LK të Mitrovicës

...

“I VRAFTË BUKA E POPULLIT TË VET”

 

(Nga letra që nuk arriti në minierën “Trepça”

 

Më 26 shkurt 1989, minatorëve të minierës “Trepça” të Stari-Tërgut u shkroi një letër të hapur Ismail Bajra, i cili më parë ishte kryetar i grupit punues të Komitetit Krahinor të LK të Kosovës për ndihmë kombinatit “Trepça”.

Kjo letër ishte marrë nga policia dhe nuk ishte lejuar të publikohet në shtyp e as t’u dërgohet minatorëve në minierën e Stari-Tërgut. Autori për këtë letër u thirr në biseda informative në polici. Falë gjendjes shëndetësore, sipas të gjitha gjasave, nuk ishte burgosur. 

Në vazhdim po publikojmë, për herë të parë, disa aksente të kësaj letre.

 

Të nderuar minatorë,

 

Duke mos pasur mundësi t’Ju bashkohem, në këto çaste të vështira dramatike gjendeni me vetorganizimin Tuaj për të mirën e kolektivit të “Trepçës” dhe të tërë Kosovës tonë të shumëvuajtur, por krenare, që pati dhe ka liridashës e atdhedashës si Ju, për shkak të shëndetit të lig që kam (gjendem në Spitalin e Prishtinës), përmes kësaj Ju shpreh admirimin tim për heroizmin Tuaj dhe solidarizimin tim të plotë me kërkesat Tuaja të drejta e legjitime, por edhe me keqardhjen time të thellë për vuajtjet Tuaja dhe të familjeve Tuaja. 

Qëndrimi Juaj stoik e burrëror, politikisht i matur dhe i pjekur, moralisht dinjitoz, nacional-patriotik, progresiv e demokratik tash një javë ditë e natë pa ndërprerë në nëntokën e zezë, pa bukë e pa ujë, pa gjumë në sy, të sëmurë e  të rraskapitur, larg familjeve Tuaja të dashura, të solidarizuar me Ju dhe me veprën Tuaj epokale e në mungesë të mirëkuptimit për kërkesat Tuaja  (dhe tona) nga ana e organeve komunale, krahinore, republikane e federative – do të mbetet i shënuar me shkronja të arta në historikun  Kosovës e të kosovarëve, në historikun e synimeve dhe të përpjekjeve tona për liri e drejtësi, për barazi e sovranitet të plotë politik e shtetëror, për vetëvendosje.

Ju, minatorët e Stari-Tërgut (dhe minatorët e tjerë të Kosovës) e hetuat mirë atë që nuk mundën ose nuk deshën ta shohin dhe ta thonë publikisht një pjesë e politikanëve dhe e intelektualëve tanë të fjetur e të ngarkuar me naivitete e iluzione boshe, me karrierizëm, frikë e të liga të tjera. Ju e kuptuat drejt se me ndryshimet e tashme kushtetuese, që janë në përfundim e sipër, e sidomos me amendamentet në Kushtetutën e Serbisë, po rrumbullakohet ajo që filloi me ngjarjet e vitit 1981 dhe vazhdoi  deri më sot në Kosovë – shuarja totale, me procedurë “demokratike” e sovranitetit politik e shtetëror të Kosovës e të kosovarëve në favor të hegjemonizmit shtetmadh ekspansionist serb dhe antishqiptar.

Me këtë aksion Tuajin, të dashur minatorë, ua hoqët maskat politikokracisë dhe burokracisë krahinore, republikane e federative dhe i qitët sheshazi rrenat a tyre se me ndryshimet e tashme kushtetuese Kosova e shqiptarët gjoja nuk po humbin asgjë, përkundrazi edh e”po fitojnë”. Kosova dhe shqiptarët në Jugosllavi, nëse nuk organizohemi më mirë, humbim shumë dhe është rrezik real që të humbim çdo gjë që fituam me gjak gjatë Luftës Nacionalçlirimtare dhe me punë, djersë e sakrifica të mëdha – sidomos në periudhën postbrioniane.

Ju treguat se populli ynë, fshatarësia dhe klasa jonë punëtore, në veçanti ju minatorët tanë, dinë të vetorganizohen në mënyrë të vendosur e serioze, dinjitoze e të disiplinuar dhe pa eksese dhe ekstreme nacionaliste e primitive për kauzën tonë të madhe e të drejtë. Këtë e vërtetuan më së miri kryengritja e paarmatosur politike e demokratike e popullit tonë n nëntor të vitit të kaluar (1988) dhe grevat Tuaja madhështore, madje në kushte paradoksale, kur një pjesë e politikanëve dhe e intelektualëve tanë ndenjën anash këtyre aktiviteteve patriotike të popullit tonë, të minatorëve tanë e disa prej tyre edhe prinë mbrapsht kundër këtyre veprimtarive patriotike dhe humaniste. Nuk ishin vetëm një pjesë e udhëheqjes aktuale shqiptare, por edhe disa gazetarë, redaktorë, kryeredaktorë e drejtorë të mjeteve ton të informimit, që, me veprime anacionale, serbofile ose indolencë e mosveprime në interes të Kosovës e të kosovarëve, e për hir të karrierizmit e të lakmisë për privilegje personale, e sollën Kosovën këtu ku gjendet sot – para okupimit dhe aneksimit të plotë, para diskriminimit total për popullin tonë.

Disa nga udhëheqësit aktual politikë e shtetërorë nga mesi ynë do të dëshironin të mbesin në pushtet edhe  në Serbinë madhe eventuale mbi gërmadhat e shtetësisë së tashme kushtetuese të Kosovës dhe të Jugosllavisë avnojne – konstituuar me Kushtetutën e vitit 1974. Për bajraktarizëm, për tituj e grada dhe para disa parive tona u shitën shumë lehtë dhe u bënë shërbëtorë të zellshëm të të huajve, të armiqve të popullit tonë dhe çështjes sonë kombëtare. Mjerisht, nuk nxorëm kurrfarë mësimesh dhe përvojash nga huqet, bredhjet, devijimet, vonesat, pësimet, naivitetet, mashtrimet dhe vetëmashtrimet nga e kaluara jonë më e largët dhe më e afërme. Gabimet e dobësitë n u përsëritën e po na përsëriten edhe sot në mënyrë tragjike e fatale.

Ju, minatorët dhe pjesëmarrësit e tjerë në marshet e tubimet protestuese të nëntorit të vitit të 1988 dhe ë grevën tuaj të vetëmohueshme sot treguat e po tregoni me vepra konkrete se kush është dhe ku gjendet energjia kryesore dhe e sigurt, e aftë dhe e gatshme për t’u sakrifikuar për lirinë dhe për pavarësinë tonë, për barazinë tonë të plotë me të tjerët në Jugosllavi dhe në Ballkan.

Minatorë të dashur, me ngujimin Tuaj në nëntokën e Stari-Tërgut, duke e rrezikuar shëndetin dhe jetën Tuaj, po tregoni se nuk ka qenë dhe nuk është në moralin dhe në burrërinë e popullit tonë lëmosha, gjunjëzimi, kapitullimi dhe pazarllëku me interesat kombëtare e shtetërore. Ajo që bëtë Ju është mbështetje e fortë e vullnetit të popullit shumicë të Kosovës. Ju do ta zgjoni nga gjumi ndërgjegjen e opinionit demokratik jugosllav, evropian e botëror ndaj çështjes sonë të madhe. Më pëlqen që Ju keni përqafuar kursin demokratik evropian të zgjidhjes së çështjes shqiptare në tërësi. Me këtë keni treguar një shkallë të lartë të qytetërimit. Po investoni një kapital të çmueshëm politik e patriotik, shumënacional e human n arenën kosovare, jugosllave e ndërkombëtare. Jetoj me shpresë se këto investime politike e kombëtare një ditë do të kurorëzohen me fytyrë konkrete!      

Duke mbrojtur me jetën Tuaj të drejtën tonë në tokën e Stri-Tërgut, Ju minatorë të dashur, po tregoi se nuk ka dhe nuk mund të ketë as sot as nesër liri, rehati dhe siguri në Serbi, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Jugosllavi, në Shqipëri dhe në përgjithësi në Ballkan e në Evropë – pa Kosovën e lirë, sovrane, të pavarur e demokratike.

Duke e mbrojtur pozitën kushtetuese të Kosovës, e cila, me Kushtetutën e vitit 1974, faktikisht u barazua me pozitën kushtetuese të Serbisë e  të republikave të tjera, në Federatën Jugosllave, me angazhime e sakrifica tona të mëdha, Ju, minatorë të nderuar e të çmuar, më mban shpresa, se nuk mbroni këtë status të tanishëm, kushtetues të Kosovës si kategori statike, si të përsosur, të mbyllur e të përfunduar një herë e përgjithmonë. Kushtetutën  viti 1974, jam i bindur, ju e kuptoni si proces dhe bazë solide që Kosovës dhe të gjitha nacionaliteteve t’u sigurojë barazi e shtetësi akoma më të plotë se ajo  që kemi pasur, një liri e demokraci akoma më të madhe, një status më të mirë social e nacional-shtetëror.

Është gënjeshtër të quhen recesion kërkesat Tuaja dhe të atyre qindra mijëra shqiptarëve që dolën në protestat masive në nëntorin e vitit të kaluar për të drejtën e vetëvendosjes së Kosovës e të kosovarëve, për ngritjen e shtetësisë së Kosovës e të kosovarëve në nivel të shtetësisë që kanë republikat e tjera në planin e tyre të brendshëm dhe në nivel të Federatës Jugosllave. Secesionizëm, separatizëm dhe ekspansionizëm,janë aktivitetet populliste-hitleriane memorandumiano-millosheviqiane për “Serbinë e Madhe” të shtrirë në gërmadhat jo vetë të krahinave autonome, por edhe në hapësirën e Jugosllavisë avnojane.

Është “meritë” pikërisht e qarqeve të këtilla serbe – me bekimin e strukturave federative e të republikave të tjera, që Serbia, në firmën e gjoja ”mbrojtjes” së shtetësisë së vet e të Jugosllavisë avnojane, duke e shkelur në mënyrë të dhunshme autonominë e Kosovës e të Vojvodinës, praktikisht e ka sjellën buzë të greminë me gjasë të vdekjes dhe të shpërbërjes së shpejtë, edhe të vetë Jugosllavisë, në emër t të cilës Serbia dhe organet e Federatës Jugosllave po i bëjnë të gjitha këto krime në Kosovë dhe kundër shqiptarëve.

Tashmë është e qartë se Sllovenia e Kroacia, duke parë se ç’bënë dhe ç’po bëjnë Serbia dhe policia e ushtria federale në shërbim të Serbisë në Kosovë dhe ndaj shqiptarëve, me të drejtë e kanë marrë rrugën e pavarësimit të plotë shtetëror dhe të shkëputjes nga Federata Jugosllave, e cila është para shpërbërjes. Ne shqiptarët në Jugosllavi, të pabarabartë dhe të shtypur, kemi dhe më shumë arsye se kroatët e sllovenët e të tjerët që t’i rrekemi rrugës së pavarësisë së plotë të Kosovës dhe të bashkimit kombëtar e shtetëror shqiptar – në fqinjësi të mirë e të barabartë me Serbinë e shtet tjera fqinje. Nëse për popujt sllavë në Jugosllavi është bërë pengesë e padurueshme kjo Federatë Jugosllave, siç po deklarojnë forcat politike e intelektuale të atyre popujve, atëherë me një Jugosllavi të tillë nuk na lidh asgjë as ne shqiptarëve – as në formë federative e as konfederatave.

Është koha e fundit që populli shqiptar ta marrë fatin e vet plotësisht e me përgjegjësi të plotë në duart e veta, ashtu si e morët Ju, minatorët e Stari-Tërgut e të Kosovës. Të mos lejojmë që të na shkelë koha dhe të tjerët të luajnë me fatin tonë, t’i shfrytëzojmë për çështjen tonë edhe ato pak shanse historike që na ofrohen me shpërbërjen e Jugosllavisë dhe të Lidhjes së Komunistëve e me pavarësimin e popujve dhe të republikave të saj. Mjerisht nuk e shoh një gatishmëri të tillë, së paku jo publike, te komunistët shqiptarë e të një pjesë e intelektualëve tanë për angazhim të sinqertë e të vendosur drejt lirisë dhe pavarësisë sonë. Nuk e ka merituar populli ynë dhe çështja jonë të ketë edhe politikanë e intelektualë pasivë e indiferentë në çastet vendimtare të luftës për liri e pavarësi. I vraftë buka e popullit të vet! 

Minatorë të dashur të Stari-Tërgut e të Kosovës, jemi dëshmitarë se si disa “Tucoviqë” bashkëkohorë serbë e malazez të kalibrit të Bogdanoviq, Gjilas, Kovaç, Deniq, Dapçeviq, Popoviq... po e denoncojnë shovinizmin dhe hegjemonizmin serb antikosovar e antishqiptar. Këta humanistë serbë e denoncuan edhe fajësinë kolektive kombëtare serbe ndaj shqiptarëve. Sëmundja e tashme kolektive nacionale serbe e malazeze e urrejtjes nda popullit shqiptar e disa popujve të tjerë është e vjetër sa janë të vjetra “Naçertania” e Ilia Garashaninit e platformat shfarosëse të shqiptarëve që nga Pashiqi e Çubliloviqi e Andriqi e deri te Rankoviqi e Qosiqi dhe Memorandumi i Akademisë Serbe të Shkencave e të Arteve e planet tinëzare të UDB-së jugosllave e të KOS-it, por edhe të Kishës Ortodokse Serbe...

Kjo sëmundje nacionale dhe aktuale kolektive nacionale serbe pati edhe ka për platformë, për ideologji e politikë tri elemente kryesore: glorifikimin e vetvetes, nënshtrimin dhe nënçmimin e të tjerëve  dhe mbështetjen në gjuhën e forcës e të gënjeshtrës. Edhe pse në shumë mese e situata e keqja zakonisht mbjell të keqen, dhuna – dhunën, gjenocidi – gjenocidin dhe urrejtja – urrejtjen, falë humanizmit tradicional dhe aktual të popullit tonë, e sidomos të punëtorëve tanë, kjo sëmundje kolektive nacionale e serbeve dhe e malazezve nuk u bë edhe e popullit tonë. Ky është provimi më i madh njerëzor dhe nacional që dhanë deri tash shqiptarët këndej kufirit shtetëror shqiptar. Me ndonjë përjashtim vërtet të rrallë, shqiptarët nuk i urrejtjen dhe nuk i urrejnë serbët, malazezët, maqedonasit, grekët apo ndonjë popull ose etnitet tjetër. Nuk lakmuam dhe nuk lakmojmë tokat dhe pasuritë e të tjerëve. Shqiptarët kanë kërkuar dhe kërkojnë të jenë të lirë,  të barabartë dhe zot në trojet e tyre atërore, historike dhe etnike.  Pra, asgjë më shumë dhe asgjë më pak sesa gëzojnë serbët, kroatët, sllovenët, bullgarët, grekët e popujt e tjerë të Ballkanit.

Më gëzon shumë fakti se këtë të vërtetë, këtë të drejtë tonë legjitime dhe të natyrshme e kuptuan dhe e zbatuan në mënyrë dinjitoze ata që dolën me mençuri e pjekuri në protestat masive të nëntorit të vitit 1988 në tërë Kosovën dhe në grevat e minatorëve dhe të pjesëve të tjera të klasës sonë punëtore sot...

Të vërtetën për jetën tuaj të vështirë, shokë minatorë, e kuptova plotësisht vetëm atëherë kur hyra në nëntokën e Stari-Tërgut, ku punonit ju dhe me gjuhën e guximshme të minatorit m’i zbuluat dhe m’i thatë haptazi shumë të vërteta të hidhura...

Kosova ka qenë, është dhe do të jetë e kosovarëve dhe nuk i duhet kurrfarë paternalizmi. Çështjen e Kosovës askush nuk mund ta zgjidhë dhe ta rregullojë më mirë e më drejt sesa vetë kosovarët. Ju, shokë minatorë, e dini se çfarëdo suksesi i zhvillimit dhe i afirmimit të shqiptarëve në Kosovë dhe në Jugosllavi është i mundshëm jashtë marrëveshjes  dhe bashkëpunimit të barabartë dhe me interes të përbashkët të të gjitha kolektiviteteve nacionale që jetojnë në Kosovë.  Afirmimi nacional, social dhe i përgjithshëm i shqiptarëve, i serbëve dhe i të tjerëve në Kosovë është i mundshëm vetëm në një atmosferë mirëkuptimi e respektimi të ndërsjellë, solidariteti dhe reciprociteti të sinqertë. Vetë qytetarët dhe nacionalitetet e lira e të barabarta mund dhe duhet të jetojnë së bashku në Kosovë e gjetiu. Nuk mund të jenë të lirë, të sigurt dhe të barabartë. Shqiptarët në Kosovë, në Maqedoni, në Serbi e në Mal tl Zi nëse nuk janë të lira, e të barabarta e të sigurta edhe nacionalitetet e tjera në këto mjedise shumënacionale. Dhe, anasjelltas, nuk und të jenë të lirë, të barabartë r të sigurt serbët, malazeztë, maqedonasit e popujt e tjerë në këtë rajon nëse pukjanë të lirë e të barabartë dhe të bashkuar shqiptarët e ndarë, pa fajin  tyre, nëpër disa shtete ballkanike.

Si popull që, gjatë tërë këtij shekulli, na kanë ndjekur e përndjekur pa mëshirë prej trojeve tona shekullore, vetëm pse ishin dhe mbetëm shqiptarë, do të koriteshim shumë keq sikur të lejonim që qoftë se edhe vetëm një joshqiptar shpërngulet nga Kosova, me fajin e ndonjë shqiptari të pandërgjegjshëm – shovinist apo kriminel. Por, nuk mund ët fajësohen shqiptarët që numri më i madh i serbëve e i malazezëve u shpërngul nga Kosova në periudhën para Plenumit të katërt të Brioneve deri më 1966, kur serbët e malazeztë në Kosovë kishin pothuaj tërë pushtetin partiak, shtetëror, policor, ushtarak dhe ekonomik, por as për ata që u shpërngulën pas Plenumit ët katërt për shkak se nuk u pajtuan me klimën postbrioniane ose ikën për shkak të kushteve gjithnjë më të mira për punë e jetesë në Serbi e në vise të tjera të zhvilluara të Jugosllavisë.

Të dashur minatorë, shtëpia, kombi e atdheu mbrohen me të gjitha mjetet. Kështu edhe vetëm kështu duhet ta kuptojmë kompetenten e mbrojtjes. Duhet të bëjmë mobilizimin e masave, të popullit tonë, i cili, me aktivitetet e nëntorit të vitit të kaluar dhe me grevën tuaj momentale e dëshmoi gatishmërinë dhe aftësinë e vet për veprime konkrete politike demokratike dhe, po e kërkoi nevoja, edhe për forma ët tjera të veprimit.

Prirë nga ky postulat, që më duket real dhe racional, nga dëshira që të gjendemi bashkë në platformën politike demokratike, kombëtare e gjithënjerëzore, që na e krijoi populli ynë me protestat masive të nëntorit të vitit të kaluar dhe me grevën Tuaj, në emër të shëndetit tuaj të molisur, në emër të jetës Suaj të çmueshme, në emër të familjeve Tuaja, në emër të të vërtetave dhe të kërkesave Tuaja të drejta e që janë edhe kërkesat tona të përgjithshme dhe gjithëkombëtare, Ju lutem me zemër të dridhur – shpëtoni shëndetin dhe jetën Tuaj! Përpjekjeve të popullit tonë për liri, barazi e pavarësi, Ju, minatorë të dashur, do t’u ndihmo e do t’u kontribuoni më shumë – të gjallë dhe në frontin  e përbashkët të një lëvizjeje tonë të përbashkët politike revolucionare...

Nuk duhet të lejojmë që koha të  kalojë pa ne, pranë nesh dhe kundër nesh e çështjes sonë. E koha do të punojë në të mirën tonë dhe të çështjes sonë aq sa ne do të punojmë në të mirë të kohës sonë. Liria fitohet e nuk dhurohet. Skënderbeu ynë i Madh nuk e solli, por e gjeti në popullin e vet. kjo përvojë dhe porosi e madhe e të Madhit Skënderbe le të mbetet udhërrëfyese dhe për forcat prijëse politike, intelektuale e patriotike shqiptare!

Logjika naive nacionalromantike e vonuar, barajktareske dhe bashibozuke “është me rëndësi të hipim  në vapor e nuk është me rëndësi si dhe ku, në cilin bregdet do të na shkarkojë”-na ka shkaktuar shumë shtrenjtë gjatë këtij shekulli sepse ishim dhe mbetem popull i ndarë dhe i dezintegruar. Nuk kemi treguar dhe nuk po tregojmë mjaft aftësi, gatishmëri dhe seriozitet që t’i tubojmë forcat tona jo të pakta të dijes për krijimin e një programi aktual, bashkëkohor e unik kombëtar. Populli dhe kombi ynë i ndarë ka nevojë për një program kombëtar e shtetëror në nivel dhe përmasa të institucioneve kombëtare e shtetërore, program i cili do të përmbante vendimet dhe instrumentet obliguese për realizimin praktik të tij i cili do t’i  definonte pasojat për mosrealizimin eventual të tij, por edhe për mospërfillje apo sabotime eventuale brendashqiptare.

Të ngutemi, pra, mençurish, sepse koha e humbur sot, me fajin tonë ose me fajin e të tjerëve, mund të jetë kohë e humbur përgjithmonë. Të tjerët do të na çmojnë, do të na respektojnë dhe, besa edhe do të na frikësohen, për aq sa do të jemi unikë dhe për aq sa do të arrijmë të mënjanojmë shumë të liga, shthurje dhe çoroditje brendashqiptare. Kontributi Juaj, i minatorëve dhe i të gjithë punëtorëve tanë të Kosovës,  në këtë drejtim do të jetë parësor dhe i pazëvendësueshëm.

Duke Ju lutur që të më trajtoni si anëtar të sinqertë të kolektivit Tuaj, Juve, shokë minatorë me vetëdije të lartë kombëtare, politike dhe punëtore, për të mirën e Kosovës dhe të gjithë kosovarëve, Juve që u ngujuat në zgafelle, të gatshëm për ta flijuar edhe jetën Tuaj, Ju porosis që të jeni maksimalisht vigjilentë e të mos lejoni që në mesin tuaj të infiltrohen provokatorë e spiunë, armiq të përbetuar që synojnë t’Ju përçajnë Juve dhe popullin tonë...

Edhe njëherë po e përsëris: me plot bindje dhe me gjithë zemër solidarizohem me Ju dhe përkrah dinjitetin Tuaj dhe kërkesat Tuaja, të cilat i quaj gjithëpopullore e gjithëkombëtare. Me fat!

 

Juaji, Ismail Bajra

 

 

“TË SHKARKOHEN TË APOSTROFUARIT...”

 

Kryesia e Konferencës Aksionake të LRS të o organizatës punuese “Elektrokosova”, në mbledhjen e vet të jashtëzakonshme, kërkoj që në kuadrot e apostrofuara nga minatorët dhe klasa punëtore e Kosovës të shkarkohen nga detyra, kurse minatorëve të “Trepçës” iu dërgua një telegram përkrahjeje.

 

 

PROTESTAT NË EMËR TË SË VËRTETËS...

 

“Protestoj energjikisht, në emër të humanitetit dhe të së vërtetës, kundër sjelljes arrogante dhe të  pashpjegueshme të identifikimit të Rrahim Morinës, të Husamedin Azemit dhe të Ali Shukriut me politikën e LKJ mbi Kosovën...

Politika e LKJ mbi Kosovën, para së gjithash, identifikohet me humanitetin. Çdo gjë që shmanget nga kjo është në kundërshtim të plotë me interesat jetike të kombeve e të kombësive të Jugosllavisë.

Energjikisht protestoj  edhe kundër nacionalizimit dhe fantazimit shqiptar.”

 

Prof. dr. Muhamet Mustafa,

Anëtar i Këshillit Ekzekutiv Federativ

 

 

 

“NGRITËN LARTË REVOLTËN KUNDËR SHPIFJEVE

E FYERJEVE QË MOHOJNË VETËDIJEM KOMBËTARE...”

 

 

Ju, bijtë e “Trepçës” legjendare, revolucionare e liridashëse, ju, vëllezër të mi që po i vazhdoni traditat e etërve tuaj, që, krah për krah me bijat e bijtë trima të të gjitha kombeve e kombësive, luftuat për liri, barazi nacionale e sociale, ju që ditët të duroni varfërinë dhe të hani bukën e shtatë koreve, ngritët lartë revoltën kundër shpifjeve e fyerjeve që e mohojnë vetëdijen tuaj klasore e kombëtare, ani pse ju i përkitni internacionalizmit proletar të forcave prodhuese.

Rëndë e kam përjetuar lajmin, edhe më rëndë jam duke e përjetuar gjendjen tuaj psikike e fizike, por, meqë ekzistojnë mundësi e mënyra revolucionare e demokratike që ta sigurojmë e ta ruajmë të drejtën, ju lutem me tërë qenien time që ta ndërpreni grevën e urisë dhe ngujimin në zgafelle, t’u ktheheni nënave e etërve, motrave e vëllezërve, grave e fëmijëve tuaj, shokëve, miqve e dashamirëve tuaj që ju presin me aq mall, sepse ju jeni jeta e tyre.

Solidarizohem me dinjitetin tuaj heroik e mbinjerëzor.

Me fat!

 

Juaji,

Bekim Fehmiu

 

 

 

SHIU I IMËT E I VRAZHDË

 

Një shi i imët dhe i vrazhdë dhen një atmosferë pikëlluese na ka ndjekur deri re miniera e Stari-Tërgut, ku minatorët po mendojnë për ne,- e përshkroi vizitën e saj në Stari-Tërg, poetja e re kosovare Nerimane Kamberi.- Na thanë se jemi ngushtë në atë sallë, jemi pa gjumë, ndërsa për vete tha se do të mbeten, do të qëndrojnë deri në fund.

Pasi tha se kjo vizitë ishte në motiv për një roman të ri të saj, poetja e re porositi studentët për maturi, për kujdes e qëndrim dinjitoz. Studentët i porositi gjithashtu që tash e tutje ecurinë e ngjarjeve ta ndjekin në heshtje dhe të mos duartrokasin...

 

 

MË I RËNDËSISHËM SALMAN RUZHDIU

APO MINATORËT E “TREPÇËS”

 

 

Është e pabesueshme që në mbledhjen e Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut të Jugosllavisë ato ditë në Beograd u iniciua kërkesa për fatin e shkrimtarit Selman Ruzhdi e të “Vargjeve satanike” e nuk u bisedua fare për fatin e 1.300 minatorëve të “Trepçës”, që po bënin grevë urie, e as për kërkesat e tyre. Vallë, më i rëndësishëm qenka ky shkrimtar e “Vargjet satanike2 të tij apo minatorët tanë – pyeti me habi qytetari Masar Kusari në atë kohë.

 

 

EDHE DISA NGA TELEGRAMET

E ARRITURA NË STARI-TËRG

 

Ndodhemi në galeri, diku 50 metra nën tokë, tani e 60 orë pa ndërprerje, pa ushqim, dhe nuk do të dalim derisa të përmbushen të gjitha kërkesat tuaja.

Me fat,

Miniera e Muhaxher-Babushit

* * *

Jemi me ju dhe me kërkesat tuaja.

OP “Dardania” – Prishtinë

* * *

Solidarizohemi me kërkesat e minatorëve.

Gorenje-Elektromotori – Gjakovë

* * *

Shprehim brengosjet tona  të mëdha që nuk po realizohen kërkesat e minatorëve.

Kosovatransi – Prizren

* * *

Jemi për realizimin e kërkesave tuaja e të arsyeshme.

Shkolla fillore “Vëllaznim-Bashkimi”, Suharekë

Shkolla fillore “Ramizi e Bora” – Zhur

* * *

Po mësojmë më shumë, duke respektuar këshillat që dalin nga apeli juaj dhe duke u solidarizuar me ju.

Qendra e arsimit të mesëm

“Shtjefen Gjeçovi” – Prtishtinë

* * *

Jemi me ju dhe me kërkesat tuaja.

Me fat,

Minatorët e minierës së magnezit,

Golesh

* * *

I përkrahim kërkesat tuaja.

Bashkësia Punuese për Eksploatimin

E Thëngjillit – Obiliq

* * *

Gjithmonë solidar me minatorët.

Milojko Vujica, Kashtel-Novi, Split

* * *

Nuk do të shkojmë në shtëpitë tona derisa ju të mos dilni nga zgafellja.

Fabrika e tubave – Ferizaj,

Shkolla fillore “25 Maj” – Ferizaj

* * *

Ne, punëtorët shqiptarë, turq, romë e myslimanë solidarizohemi me minatorët e Stari-Tërgut dhe nuk do të punojmë derisa ata të dalin nga zgafellja.

Energomontimi – Prishtinë

* * *

Qëndroni, jemi me ju.

Mirko Gashi, poet, me të shoqen,

Sevdijen,, e të birin, Luanin

·        * *

Kërkesat tuaja janë edhe tonat. Propozojmë që kompetentët ta hapin procedurën e përgjegjësisë ideopolitike të atyre që e shkaktuan dhe i kontribuuan gjendjes kaotike në Kosovë.

Metalurgjia e plumbit – Zveçan

* * *

Ju përkrahim. Jemi të gatshëm të japim gjithçka dhe do ta ndanim nga një mëditje për familjet e minatorëve.

OP “Polet” – Vuçitërnë

* * *

Kërkojmë që të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Komitetit Krahinor të LKK, ku do të shqyrtohet dorëheqja e menjëhershme dhe e parevokueshme e të gjithë të apostrofuarve.

Elektrokosova – Mitrovicë

* * *

Solidarizim pa rezervë shprehim për ju.

“Ballakni” – Suharekë

* * *

Kur rrezet e diellit sërish t’i shndrisin fytyrat tuaja të zverdhura në terrin e horizontit të minierës sonë “Trepça”, do t’i kthehemi mësimit dhe brenda një kohe të shkurtër do t’i kompensojmë të gjitha ato që kemi humbur.

Shkolla e lartë pedagogjike

“Xhevdet Doda” – Prizren

 

Telegrame, me të cilat iu shpreh respekti dhe u përkrahën kërkesat e minatorëve të Stari-Tërgut – pjesës më fisnike të punëtorisë kosovare, erdhën edhe nga vise të ndryshme tëvendit, si nga akademiku Zhivko Jeliq – Split; dr. Ivan Sugar, Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe i Matematikës – Zagreb; kolektivi i Shkollës Fillore të Postojnës së Sllovenisë; punëtorët e mirëmbajtjes të lokomotivave të  Ferovisë së Sllovenisë në Istrie; studentët e Montanistilit – Lubjanë; Nënkshilli i Lidhjes Demokratike Sllovene; Lidhja e Bujqve të Sllovenisë, Lidhja e Sindikatave të Pavarura të Sllovenis – Maribor; të rinjtë e OP “Iskra-Kibernetika” – Kranj; minatorët e Minierës së Linjitit – Vranjë; punëtorët e Redaksisë së Radio Lubjanës; Organizata e Sindikatave – Maribor, etj.

 

 

VIZITA TË PËRKRAHJES E TË SOLIDARITETIT

ME MINATORËT NGA MBARË KOSOVA

 

Gjatë tërë kohës së grevës së minatorëve të “Trepçës”, në Stari-Tërg vinin me qindra e mijëra qytetarë të Kosovës: punëtorë, fshatarë, intelektualë, nxënës, studentë... për të shprehur përkrahjen dhe solidarizimin me minatorët grevistë de kërkesat e tyre. Kalonin ata me dhjeta kilometra ndonjëherë në këmbë, ndonjëherë me ndonjë mjet komunikacioni, që e siguronte ndonjë dashamir patriot. Vinin individualisht apo në grupe. Vini në emër të familjeve, të fshatarëve të ndërmarrjeve, të shkollave, të fakulteteve, të shoqatave, të institucioneve e të asociacioneve të ndryshme.

Vini duke e rrezikuar veten nga organet e sigurimit që përcillnin çdo lëvizje në Kosovë. Vini edhe pse në tërë Kosovën ishte shpallur gjendje e jashtëzakonshme, edhe pse ishte në fuqi ora policore e mund t’i zinte nata në rrugë, jashtë pikëqëndrimit të tyre. Vinin edhe pse represioni policor ishte bërë praktikë e përditshme, edhe pse bartësit e represionit kishin dorën e lirë të bënin çka të donin mbi shqiptarët pa u frikësuar se do të përgjigjeshin para drejtësisë edhe sikur të rrihnin, të keqtrajtonin, të torturonin madje edhe sikur të vrisnin ndonjë shqiptar – pa pikën e fajit, pa shkak dhe pa shkas.

Vini edhe pse nuk e dini se nuk mund t’i shihnin minatorët, nuk mund të hynin në zgafelle, nuk mund ët përshëndeteshin me ta, nuk mund të inkurajoheshin nga ata e as t’i jepnin zemër atyre. Tërë miniera e “Trepçës”, tërë Stari-Tërgu, tërë Mitrovica, tërë Kosova ishte e rrethuar me forca të mëdha ushtarako-policore jo vetëm serbe e malazeze por edhe të njësive të tjera federale të Jugosllavisë, që u kishin ardhur në ndihmë “vëllezërve” të vet sllavë, edhe pse këtu, në Kosovë, askush nuk i ngiste, askush nuk i ndiqte, askush nuk i ngacmonte. E më së paku e bënin ose mund ta bënin këtë shqiptarët, që edhe kështu nuk kishin në dorë kurrfarë pushteti.

Vinin shqiptarët në Stari-Tërg për ta ndier praninë e minatorëve trima që ishin bërë simbol i qëndresës së tyre, i aspiratave të tyre, i etjes së tyre për liri a pavarësi. Vini e regjistroheshin në stacionarin e improvizuar shëndetësor të minierës “Trepça” dhe shkruanin për përshtypjet e veta, porositë e veta, admirimin e vet, krenarinë e vet që ishin bij  të një populli që kishin dhënë minatorët e “Trepçës” së tyre.

Dhe, në saje e të kujdesit të minatorit, Asllan Salihu, libri i përshtypjeve të tyre u ruajt, shpëtoi nga duart e policisë, e cila, fill pas daljes së minatorëve nga zgafellja, u hodh si bisha në gjithçka që ishte e minatorëve, konfiskoi tërë dokumentacionin që sot do të ishte shumë i çmueshëm për historikun e këtyre ngjarjeve të shënuara në historinë tonë kombëtare.

E patëm në dorë librin e përshtypjeve që e ka ruajtur Asllan Salihu. Fotokopjuam shumë faqe të tij. Për mungesë vendi, në këtë libër tonë modest po japim po japim vetëm disa faksimile të këtyre shënimeve. Dhe, po i japim vetes të drejtë të citojmë vetëm ndonjë nga përshtypjet dhe shënimet e tjera, të vizitorëve të minierës “Trepça” të Stari-Tërgut gjatë atyre ditëve të grevës së shkurtit 1989.

 

- Në emër të kombinatit të tekstilit “Integj” dhe të Shoqatës së Taksistëve të Gjilanit – shkruajnë në librin e  përshtypjeve Nexhmedin Shaqiri, Xhylije Berisha, Shyhrete Ymeri, Igballe Ajtei, Aliriza Rexhepi, Ekrem Avdiu, Muhamet Kosova. Ibrahim Krasniqi, Fadil Ramadani etj. – u sjellim ndihmë solidare familjeve të minatorëve nga “Integji” 4.500.000 dinarë të rinj dhe nga Shoqata e Taksistëve 2.415.000 dinarë nga 100 franga zvicerane. Me fat!

 Përkrahje e solidarizim me minatorët e ”Trepçës” shprehin arsimtarët e shkollës fillore “Migjeni” të Stanovcit të Epërm: Ismail, Jusuf, Bislim, Ruzhdi e Agron Hajredinaj; të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës: Faik Hima, Abdyl Krasniqi, Salih Ahmeti, Jusuf Telaku, Nezir Slemani; të Fakultetit Xehetar-Metalurgjik dhe të Shkollës së Lartë Teknike të Mitrovicës: Hasan Vrelaku, Qamil Kryeziu, Elamze Bytyçi, Bedri Beqiri, Bedri Slemani etj. etj.

- Ju urojmë që të plotësohen kërkesat tuaja. Ato janë edhe tonat – shkruajnë zejtarët pravatë të Mitrovicës. – ne, në OP “Metalac” të Janjevës, të gjithë të bashkuar: shqiptarë, korat, turq e romë, stoikisht qëndrojmë pas kërkesave tuaja që njëkohësisht janë edhe tonat. Në shenjë solidariteti dhe respekti njerëzor  nuk mund ta marrim me mend se gjithë kjo po ndodh para syve tanë. Me fat dhe shëndet! – Nënshkrimet: Abedin Haxhollaj etj.

- Në emër të OP “Zastava – Ramiz Sadiku” – Pejë ju sollëm disa artikuj ushqimorë për familjet e minatorëve. ,- Nënshkrimi: Ali Lajçi, kuzhinier.

- Vëllezër e motra, - shkruajnë fshatarët e Sadovinës së Jerlive të Vitisë – ju lumtë që e treguat veten për Kosovën legjendare... – Nënshkrimi: Ramush Shabani etj.

- Krenohemi me ju dhe ju dëshirojmë shërim sa më të shpejtë dhe të suksesshëm – Delegacioni nga Ferizaj.

- Delegacioni i minatorëve shqiptarë të minierave “Kopaonik” të Leposaviqit solidarizohet me minatorët e Stari-Tërgut dhe ju dëshirojmë sukses në realizimin kërkesave të tyre... Vetëm njeriu me virtyte më të larta njerëzore mund ta sakrifikojë shëndetin e pastaj edhe jetën për ta pohuar të vërtetën e drejtësinë... – Nënshkrimi: Hetem Zeneli, etj.

Dhe kështu me radhë – rendohen me qindra përshtypje, porosi, përshëndetje, urime... dhe me mija nënshkrime individuale, kolektive...

 

-vazhdon-

 

POLICIA KRIMINALE SERBE MË 23.05. 2004 VRAU 25 VJEÇARIN

MUSLI LECI, ISH- USHTAR I UÇPMB-SË NGA FSHATI GMICË, KOMUNA DARDANË (ISH- KAMENICË )

 

 

 

 

 

 

 

 

 

        Musli Bajram Salih Leci, 20.09. 1978 - 23.05.2004

 

Nga Xhafer Leci

 

Është për t’u habitur? Kaloi një muaj dhe vrasjen e tij e heshtën të gjitha institucionet e Kosovës, por edhe disa media shqiptare. Gazeta „Bota sot“ njoftoi se u vra një shqiptar, në kufirin e Kosovës Verilindore nga komuna e Dardanës. Ndërsa „Zëri ditor“ shkroi se u vra një shqiptar nga komuna e Medvegjës, i shpërngulur në Dardanë. E para pa emër e mbiemër, ndërsa e dyta gazetë nuk e di se Gmica nuk i takon komunës së Medvegjës, por asaj të Dardanës. Vetëm TV 21 ka folur disa herë për këtë vrasje, por pa e përmendur motivin e vrasjes dhe del sikur ky i ri shqiptar s’kishte emër as datëlindje as vendlindje. As RTK nuk gjeti kohë të dërgojë një kameraman, për ta incizuar varrimin e tij në varrezat e Dardanës. Populli është ai që di më së miri ta çmojë gjakun e derdhur të shqiptarëve që vritën në pritat e pusitë kriminale-serbo-çetnike. Për trimërinë, guximin dhe kontributin e dhënë të Musliut në luftë nuk më takon mua të flas, ngase ishte kushëri shumë i afërt imi, ndaj le të flasin për të shokët e tij të luftës. Në varrimin e të ndjerit Musli edhe pse varrimi nuk ishte i lajmëruar nga asnjëra nga mediat tona, në të morën pjesë mbi 1000 qytetarë, për t’i dhënë lamtumirën e fundit. A ishte ky një rast i parëndësishëm për politikanët dhe mediat shqiptare. Musliu ishte i martuar dhe la pas vetes gruan shtatzënë. Në vendin e ngjarjes kishte dalë KFOR-i amerikan pas 24 orëve, sepse kur është vrarë ishte mbrëmje, terr dhe mjegull. Mediat serbe si gjithmonë kanë dezinformuar për rastin, duke gënjyer në mënyrë të paskrupull, se kinse në atë mal të shtetit serb, qenkan vjedhur me mijëra kubikë dru nga shqiptarët. TV Beogradi ofroi në ekranin e tij fashist fotografinë e Musliut të ndjerë për së vdekuri me automatik në krah. Ndërkaq policia serbe, jo vetëm që e vrau, por sipas skenarit të tyre dhe fotografisë së montuar, ia varin një automatik në krah, kinse paska bërë qëndresë dhe nuk iu është bindur urdhërit që të ndalet. Edhe nëse supozojmë se nuk është ndalur, atëherë traktori i tij mund të qëllohej me plumba në gomat dhe ai detyrimisht do të ndalej. Jo, nuk kanë vepruar kështu, sepse gjakpirësit e karpateve ende nuk janë ngopur me gjakun shqiptar. Musliu nuk ka qenë i armatosur, më të kanë qenë edhe dy kushërinj të e tij, Ymerli Ali Leci dhe Hevzi Ibrahim Leci, të cilët për fat të mirë i kanë shpëtuar vdekjes duke kërcyer nga traktori dhe arrijnë të ikin.

Historiku i këtij mali, për të cilin bëhet fjalë (sipas serbëve i tyre) shtrihet rrënzë kufirit me Kosovën. Ishte mal i Hazir Shahiqit deri në vitin 1878. Me ndjekjen e shqiptarëve nga ato troje dhe vendosjen e kufirit serbo-turk më 1878 krali Millan Obreoviq përreth kufirit vendosi kolonistë serbo-malazezë të ardhur nga rrethi i Qaplinës prej Hercegovine, ndërsa në Shahiq në pjesën që mbeti jashtë kufirit të Kosovës, vendosin malazezë nga Cetinja, Mali i Zi. Koloistët kishi qeë shumë shumë të varfër, që kishin jetuar nëpër shkrepa, njerëz të malit e gjysëm të egër, që të vrasin sa më shumë shqiptarë. Ishte dhe vazhdon te jetë kjo politika serbe antishqiptare edhe sot e kësaj dite, pa marrë parasysh ndërrimet politike në Ballkan.

Shqiptarët e kësaj ane në vitet 1960-1970 fillojnë t’i blejnë përseri tokat e veta , dikur të okupuara. Sadik Salih Leci, axha i të ndjerit Musli, asokohe nuk ia dinte pasurisë fundin. Ai i blen shtëpitë me male, me ara e me livadhe të Milivoje, Bozha e Pera Durkoviqit dhe të Milivoje Vukoviqit, ndërsa Ajvaz Jahir Leci ia blen shtëpinë Millorad Vukoviçit. Pra, Musliu i ndejrë me kusherinjtë e vet Ymerliun e Hevziun në tokën e vet 3 km. mbrenda kufirit kishin marrë dru në malet e veta, por është dashur të kalojnë rrugës, e cilia patjetër shpie nëpër malin serb dhe vetëm edhe 500 m pa hyrë brenda në territorin e Kosovës Musliu vritet nga pusia. Serbët kur e vjedhin malin e shtetit  për t’u arsytuar para organeve të drejtësisë vrasin shqiptarë. Ky ishte shkaku i vrasjes së Musliut. Këtu duhet pasur parasysh edhe disa gjëra të tjera: policia serbe, e cila shërben rreth kufirit Serbi-Kosovë është kryesisht e përbërë nga serbë të Kosovës, të cilët e njohin terrenin dhe flasin shqipen mjaft mirë. Policia serbe vetëm para disa muajsh ka kërcënuar me likuidim fizik Rexhep Hasan Berishën (Demaj), nga fshati Svircë, i cili jetonte rrënzë kufirit me Serbinë te vendi i quajtur Karolli i Bunarit duke i thënë „Nëse nuk shpërngulesh shumë shpejt, do të të vrasin, jo ne i thonë, por tjerë policë“. Rexhepi e kupton këtë kërcënim seriozisht dhe shpërngulet me tërë familjen  Hajvali afër Prishtinës. Edhe në fshatin Lisockë, gjithashtu afër kufirit jeton e vetmja familje e Jakup Huruglicës, të cilit i kërcënohen fqinjët e tij serbë me këto fjalë: „Të gjithë shqiparët janë shpërngulur, ç’kërkon ti edhe më këtu?“ duke e thënë se kinse nuk ke sguri, mirëpo Jakupi u kishte thënë se këtu kam lindur dhe do të vdes këtu, se s’kam ku të shkoj.

Policia serbe hyn në Kosovë kur të dojë, madje nganjëherë edhe në përcjellje të KFOR-it, sepse ata hyjnë me rroba civile, janë të pajisur me dokumente, të cilat dëshmojnë se janë nga Kosova. KFOR-i nuk e njeh mentalitetin e politikanëve e të diplomatëve ballkanas që në mbrëmje thonë diç, ndërsa në mengjes diç tjetër. Nuk janë të gjithë si presidenti Ibrahim Rugava, që nuk i ndryshon fjalët. KFOR-i s’mund t’i njohë agjentët e spiunazhit serb, që vijnë në Kosovë, prandaj ata duhet t’i identifikojnë dhe zbulojnë vetë shqiptarët. Ata hyjnë edhe në këmbë, sepse kufiri nuk kontrollohet nga ana e Kosovës vetëm nga ajo e Serbisë. Policia serbe i ka në shënjestër, sidomos ish ushtarët e UÇK-së e të UÇPMB-së dhe posedon fotografitë e tyre, të dhëna për vendlinindjen dhe vendbanimin e tyre. Prandaj edhe Musli Lecin e kanë njohur mirë dhe e kanë përcjellë me kamera nga pushkët snajper. Pra, kufijtë e Kosovës me Serbinë nuk janë të mbikëqyrur si duhet nga ushtarët e KFOR-it, dhe këtë duhet ta shtrojnë për diskutim deputetët e Parlamentit të Kosovës, domosdo.

Musliun e vrarë afër kufirit, e tërheq policia serbe dhe e dërgon në Nish, për t’ia bërë autopsinë dhe pas dy ditësh e lajmërojnë KFOR-in dhe SHPK-në në pikën kufitare të Merdarës për ta marrë trupin e pa jetë të të ndjerit. Kriminelët serbë e kishin mbyllur në arkivol metali, por me të marrë vëllazërit e Musliut e hapin me sharrë hekuri dhe konstatojnë se tre plumba e kishin goditur; një në zemër, një në gjoks e një në të hollë, nga e djatha në të majtë. Është konstatuar poashtu, se plumbat kanë qenë nga pushkë snajperi. Siç duket, tre çetnikë të veshur në uniformë policie, kanë zbrazur pamëshirshëm secili nga një plumb në trupin e tij, për të treguar se sa mirë dinë të godasin mbi shqiptarët. Po të vritet një qen serb, këte e alarmojnë shumë shpejt mediat dhe institucionet europiane dhe OKB-eja, ndërsa kur vritet shqiptari, siç ishte rasti me Musliun, del se janë të pavlerë, qoftë edhe për një shënim gazetaresk. Vetëm pas pak ditësh u vra një i ri serb në Graçanicë dhe istitucionet tona e dënuan shpejt rastin, shprehen edhe keqardhje. Është njerëzore që kur vritet ndonjë njeri të vie keq, sidomos kur vriten njerëz të pafajshëm, e aq më keq të rinjë, pavarësisht nga nacionaliteti a besimi fetar. Ende pa u ditur se kush e vrau të riun serb, flitej menjëherë për një të dyshuar, të cilin edhe e kanë paraburgosur, ndërsa për rastin e Musliut edhe pse dihet fare mirë që e ka vra policia shtetërore kriminale serbe dhe atë duke marrë dru me traktor në mal të vet nuk përgjigjet askush. Këtë ngjarje tragjike e dinë SHPK-ja dhe KFOR-i amerikan në Gjilan. Havier Sollana me të arritur në Prishtinë tha „Vrasja e të riut serb, dëshmon se Kosova nuk është shoqëri e shëndoshë dhe se një shoqëri e tillë nuk i takon Europës“, ndërsa, paria shqiptare në Prishtinë heshti. A thua a e dinte ajo se vetëm para disa ditësh ishte vrarë i riu shqiptar nga policët serbë, që t’i thoshin z. Sollana ngadal  burrë, se edhe policia serbe më 23. 05.2004 vrau Musli Lecin, ndaj së pari dënoje policinë dhe shoqërinë serbe dhe pastaj edhe atë shqiptare. Nëse vazhdon të ndodhë edhe mëtutje kështu në Kosovë, atëherë nuk mund të flitet për barazi dhe liri të mirëfilltë kombëtare dhe njerëzore për shqiptarët.

Në fund apeloj tek institucionet dhe mediat tona që të jenë më vigjilente dhe t’i përcjellin më me kujdes ngjarjet dhe opinionin ta informojnë me kohë, së pari mbi ngjarjet “në shtëpi”, pastaj për ato më larg.

-------------------------------------------

 

 

 

 

 

 

 



[1] DARKO SAGRAK: Dr. MILAN pl. SHUFFLAY HRVATSKI ARISTOKRAT DUHA, Zagreb, 1998 f. 9.

[2] FLORA DOZAN: “Ilirja”, “Rilindja”, Prishtinë, 1988.

[3] Një ditë gushti të vitit 1989, derisa prisja “Te Ura” (në trekëndëshin: Prishtinë-Klinë-Pejë) autobusin për të shkuar në Pejë, para meje u ndal një veturë. Drejtuesi i saj hapi derën dhe, sikur të ishte ndonjë mik imi i vjetër, më tha: “Kolë, eja nëse je për në Pejë!”. Thirrja në emër nuk më la vend të dyshoj se mund tl jetë ndonjë e papritur, që do të mund të më vinte nga ndonjë njeri qëllimkeq. Në rrugë për në Pejë, ngase vërejti se nuk e njihja, më sqaroi se quhej Zejnullah Bici, nga fshati Koliq i Prishtinës, se më 28 mars të vitit 1989, si punëtor operativ në SKPB të Kosovës (Sektori IV i SKPB-së në Prishtinë), kishte qenë në përcjelljen tonë (të izolanteve nga Kosova) për në Burgun Komunal të Leskovcit dhe kishte pasur rastin ta shihte një pjesë të atij procesi të “përpunimit” tonë gjatë pranimit në atë burg dhe se, për atë që kishte parë e kishte dëgjuar, menjëherë të nesërmen, pas kthimit në Prishtinë, i kishte informuar me gojë e me shkrim eprorët e tij në SKPB. Më siguroi se edhe sot e kësaj dite e ruan deklaratën personale si dhe informatën zyrtare, të hartuara bashkë me kolegun e tij Kajkush Hajvat. Më premtoi se, në rastin e parë që do të takoheshim, do të m’i sillte këto dy dokumente si dhe ca të dhëna të tjera. Dhe Zejnullah Bici, vërtet e përmbushi premtimin e dhënë. E kam për borxh të them edhe këtë se, edhe pse ishte dhe ishte i detyruar të merrte rolin e taksistit “në bazë”, ai ai assesi nuk m’i mori të hollat për biletë. 

[4] Radhitjen e kandidatëve sipas komunave, respektivisht sipas qendrave të shërbimit të atëhershëm të Sigurimit Shtetëror të Sekretariatit Krahinor të Punëve të Brendshme në Prishtinë, e prezantuam sipas shënimeve të punëtorëve të atëhershëm operativ tl Sektorit IV të këtij shërbimi, Zejnullah Bici. Kjo nuk do të thotë se radhitja është reale.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora