E enjte, 28.03.2024, 06:16 PM (GMT)

Kulturë

Lirikë dashurie nga Skënder Hoxha

E hene, 01.10.2012, 05:36 PM


SKËNDER R. HOXHA

LIRIKË DASHURIE

IONË DO TA MALLKOJ
          (Variant – 2)

Zogzemrushja fluturake
Bredh bregoresh e shkujdesur
Në të ngrysur zemërake –
S’di as vetë se si është pleksur!...

Unë, Promete atje me perënditë
Nuk zbres nga majë Piramide
IONË do ta mallkoj përditë
Tok me Nimfat Oqeanide…

NË KËRKIM TË MALLKIMIT

Shtigjeve të mia eci mejtueshëm
Me një deng kujtimesh të trishta
Jam udhëtar rebel i padëgjueshëm
Me erën ngrysem në lajthishta…

Në gjethe pylli bëj gjumë ëmbëlsisht
Zogjtë e natës më nanurisin melodisht.
Kur molisem në kërkim të mallkimit
Beatriçja më grish në rrugën e kthimit!

(Shtator 2012, Pejë)



(Vota: 18 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora