E marte, 23.04.2024, 03:13 PM (GMT+1)

Mendime

Blerim Rrecaj: Halle, derte, shtigje…

E hene, 01.10.2012, 06:57 PM


Halle, derte, shtigje…

Nga Blerim Rrecaj

Edhe ditët e këtij fundshtatori i karakterizuan temperaturat e larta. Dielli fortndriçues ia lëshonte vendin hënës fortshëndritëse e me ndihmën e së cilës edhe mund të preheshin dru nëpër male nga ata që dita s’u mjaftonte ose ishin të zënë me punë të tjera. E kur jemi te hëna atë sikurse edhe diellin e shohim nga këndvështrime të ndryshme, mund ta shohim nga oborret a ballkonet tona, përmbi male e objekte me rendësi e edhe dy pëllëmbë lart mbi ndërtesa në Dardani…

Dhe vazhdojmë në-për-jetë ku siç thotë njëra nga këngët se gjithkush qan hallin e vet.  Ndonjëri nga fëmijët e Kosovës tash ka dalë jashtë Kosovës për shërim diku në perëndim. Për dikë tjetër vazhdojnë të mblidhen ndihma dhe humaniteti i njerëzve nuk mungon.

E edhe në QKUK po kryhen mjaft operime të ndërlikuara që po kanë sukses, nga mjekët e ditur e të guximshëm.

Sikur po shihet e vërehet por edhe po thuhet se sivjet po ka më pak konkurse për vende të lira pune, ndonëse ato s’po mungojnë sikurse s’po shterrojnë fjalët e llafet për (pa)punësinë e ato dëgjohen edhe përskaj mbishkrimit në qendër të kryeqytetit: “Privatizimi i la papunë 76.000 punëtorë”, e (jo vetëm) privatizimi është njëri nga faktorët  që nxeh debatin siç thotë një titull në ballinë i njërës prej të përditshmeve. Mundësitë për punë a tregun e punës po shqyrtohen qoftë duke menduar për regjistrimin e ndonjë fakulteti, vazhdimin e masterit…

Kafenetë edhe sot i pamë plot, themi. Edhe automjetet poshtë e përpjetë rrjedhin pa u ndalur si ujët e Drinit të Bardh e të Zi, duke lënë vëzhgimën e tyre sikur gurgullimë. Po thuhet se “Iphone 5” ka mbërritur edhe në Kosovë e në njërën nga barcoletat që po qarkullojnë bëhet e ditur se mund të zgjedhësh se çfarë” Iphone 5” do të blesh: të përdorur apo të ri.

Viti shkollor po vazhdon e nxënësit disa prej tyre shoqërohen edhe nga prindërit kah shkojnë ose kah vijnë ( e ndonjëherë edhe vajtje-ardhje) duke bartur mbi supet e tyre të njoma çanta plumb të rënda, sa që thuhet dhe me ironi-humor se librat tash janë kah barten dhe me traktor…

E edhe sivjet një muaj pasi mbush vijimi i arsimit të ulët e të mesëm fillon edhe viti kalendarik akademik…

Derisa dikush shfleton në telefonin e tij një faqe interneti të pyet: Sa vite u bënë nga Protestat studentore të 1 tetorit…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora