E marte, 19.03.2024, 08:03 AM (GMT)

Mendime

Hilmi Saraçi: Rrjedha të dëmshme nga privatizimi

E hene, 01.10.2012, 07:57 PM


Rrjedha të dëmshme nga privatizimi

Nga prof. Hilmi Saraçi

Për privatizimin është bërë fjalë mjaft, sidomos për lëshimet dhe rrjedhimet që ka sjellë privatizimi, sidomos tani në kohët e fundit kemi parë disa pasoja dhe rrjedha të pakëndshme për Kosovën si shtet i pavarur dhe Sovran. Shumica e subjekteve politike konsiderojnë se pavarësisht se ka çka të flitet për lëshimet eventuale që mund të kenë përcjellë deri tash këtë proces dhe dyshimet që e kanë përcjellë për parregullsi të mëdha , përveç gjetjes se një rruge  më transparente  të përfundimit të tij me sukses dhe në interes të zhvillimit të venndit kërkesë tjetër, sikur ajo për ndërprerje të plotë nuk mund të ketë.

Procesi i privatizimit duhet të vendoset në binaret e interesit publik

Tashma privatizimi gati është kryer, sepse ndërmarrjet shoqërore  janë kryer krejt, kurse nga ndërmarrjet publike  na ka mbetur vetëm PTK-ja , kështu që  nuk ka mbetur diçka  që mund të ndikohet në ndryshimin e  politikave  të ardhshme  të këtij procesi, apo të ndryshimit të drejtimit të privatizimit”… Megjithatë ky proces duhet të vendoset në binaret e interesit publik. Tash jemi në dijeni të gjithë që ka shumë vërejtje, ka shumë kontraverza, sepse pjesa më e madhe  e aktorëve  që janë të ndërlidhur me privatizimin janë të paknaqur dhe të hutuar. Në këtë fushë duhet të konstatojmë se si pasojë e privatizimit pa kritere dhe në bazë të interesave vetanake ka rrezikuar vendet e punës  të mijërave punëtorëve, respektivisht ky lloj i privatizimit  ka rrezikuar mirëqenjen e  e rreth 12,667 familjeve  në Kosovë. Prandaj “procesi  i privatizimit është  faktor kryesor që Kosova  sot të  rënditet e para  në Evropë për nga  varvëria dhe papunësia”. Pra  papunësia dhe varfëria ka adresë të qartë  dhe ky është  privatizimi pa kritere ,pa  profesionalizem - i egër”…Prandaj  me të drejt “Vetëvendosja”  dhe disa parti të tjera opozitare kritikojnë qeverinë dhe kundërshtojnë fuqishëm privatizimin e Postë Telekomit të Kosovës (PTK-së), Korparmatën  Energjetike të Kosovës (KEK-ut) dhe likuidimin e Trepçës…Në këtë fushë mendoj se roli i Kuvendit ka munguar dhe nuk ka  dhënë një kontribut për mirëvajtjen e privatizimit, ani se kompetencat kanë qenë të Qeverisë. Më  në fund Kuvendi është e rrugës që  të diktojë mënyrën e arritjes së këtij interesi publik , “pa e dëmtuar klimën investuese dhe investitoret”, sepse në këtë fushë ka çka të flitet dhe të ndërmirret…

Vështirë është tejkalimi i dallimeve me Serbinë

Siq është njohtuar  tetori është  dita  kur kryesia e Kuvendit të Kosovës do të vendosë për rendin e ditës së seancës parlamentare që do të mbahet me 4 tetor (2012), ku pritet  të diskutohet për privatizimin dhe për një  interpelancë e ministrit të jashtëm Enver Hoxhaj. Ai (Hoxhaj) në një intervistë ka thënë  se liderët e rinj në politikën serbe “duhet të kërkojnë  falje para qytetarëve të Kosovës për aktet e tmershme që kanë ndodhur në Kosovë ndërmjet 1989 deri në 1999” . Kjo kërkesë kaherë është dashur të parashtrohet dhe të bisedohet, prandaj  sipas Hoxhajt Qeveria e  Kosovës  është e gatshme që të fillojë një proces të pajtimit brenda Kosovës ndërmjet shqiptarëve  dhe serbëve që jetojnë këtu gjatë shekujve”

Mirëpo është e domosdoshme të mendojmë mirë për tejkalimin e dallimeve me Serbinë ,sidomos sa i përket veriut të Kosovës,  ku ende veprojnë strukturat paralele ilegale dhe kriminale të Serbisë, ku gjendja edhe më tutje është  e rëndë dhe sfidë e madhe për shtetin e Kosovës, ku “mbështillen “disa verzione për zgjidhjen e problemeve në mes të Kosovës dhe Serbisë në këtë pjesë të vendit: si ndarja, autonomia substsnciale, ndërrime territorësh e tjera. Serbia këmbëngulë se strukturat parale ilegale dhe kriminale nuk do t’i largojë , përkundrazi do t’i përkrah në veprimtarinë  e tyre.  Mungesa e presionit të vërtetë nga bashkësia ndërkombëtare si dhe sjellja ë pakujdesshme e  Qeverisë së Kosovës  kundruall interesave vitale të  popullit shqiptar në përgjithësi, veçsa inkurajon ekstremizmin serb që të vazhdojë edhe më tutje të parashtrojë opcione që nuk përkojnë me relitetin dhe zgjidhjen e problemeve egzistuese. Sidoqoftë, sado që raporti i bisedimeve të jetë  teknik, do të ketë  edhe gjuhë politike  dhe diplomatike të kohës  dhe do të jetë në shërbim të agjendës aktuale politike  evropiane për raportet Kosovë-Serbi që mendoj se nuk janë të favorshme për Kosovën. Nese veç egziston presioni i madh ndërkombëtar, atëherë politika  kosovare  duhet së pari t’i kushtëzojë këto bisedime  dhe nuk kemi pse të ngutemi, sepse “shpejtësia dhe afatet i konvenojnë  vetëm Serbisë… Janë shumë çështje paraprake që Serbia duhet t’i kryejë për t’u treguar se vërtetë është serioze dhe e interesuar që të përmirësojë  marrëdhënjet me Kosovën”. Mirëpo nuk ka logjikë të shëndoshë të shkohet në bisedime me Serbinë nese paraprakisht nuk respektohen marrëveshtjet e arritura  më parë, sepse nese shkojmë në marrëveshtje të tjera  pa zbatuar këto të parat, kjo do të thotë se ne vetëm “dialogojmë, por nuk kemi relacion të raporteve  si shtete sovrane”, prandaj me të drejtë politikanët opozitar, por edhe shumë analistë polkitik  kërkojnë që të respektohet Pakoja e Ahtisarit dhe të mos ketë projekte dhe plane të reja  për pjesën veriore  të vendit, sepse në këtë rast “Qeveria do të jetë e shantazhuar”.

Serbët në jug të vendit nuk pajtohen për ndarjen e Kosovës

Serbët e Kosovës kanë mendime të ndryshme në lidhje me iden e kryeministrit serb , Ivica Daçiq për ndarjen e Kosovës. Dallimet janë  gjeografike, ata që jetojnë në veri, pranojnë këtë ide, por jo edhe serbët në jug të vendit. Politikani nga Graçanica Rangjell Nojkiq, beson se ”pasojat do të ishin tepër të mëdha  po që se pranohet ndarja e Kosovës.”. Ideja e Daçiqit për ndarje  të Kosovës është mjaft joserioze. Është e pakuptimtë që një njeri i cili vjen nga një parti e cila (parti) për shkak të lakmisë ka dashur t’i ndryshojë kufijtë dhe për shkak të se cilës të gjithë qytetarët e ish-Jugosllavisë janë penduar, propozon ndarje. Në këtë rast do të  hapeshin probleme  në terë rajonin,  në terë hapsirën ku jetojnë shqiptarët, prandaj politikani Vllasi me të drejt kritikon dhe sqaron disa mendime për ndarjen siq parashtron Daçiqi…Prandaj është e arsyeshme që  Beogradi nuk duhet të presë hapjen e një zyre të Prishtinës  në Beograd, por hapjen  e një ambasade”.. Përkundër të gjitha këtyre mendimeve ne duhet të besojmë se Amerika dhe shtetet më të fuqishme në botë  mbështesin fuqishëm sovranitetin dhe  integritetin territorial të Kosovës . Prandaj “SHBA-ja përshendet gatishmërinë  e qeverisë së re të Serbisë për të vazhduar dialogun me Prishtinën dhe për të zbatuar marrëveshjet e arritura më parë  nga qeveria paraprake. , sepse Evropa nuk mund të jetë  integrale derisa të mos përfundoje edhe  integrimi i Ballkanit Përendimor. Zbatimi i marrëveshjeve të arritura është ajo që tash presim nga Qeveria serbe, të cilën e thërrasim që të punojë me ne  dhe me Bashkimin Evropian”…(Gordan)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora