Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zeqir Lushaj: Kadri Manin, ''nuk e len Zoti shendosh''

| E diele, 30.09.2012, 07:00 AM |


KADRI MANIN, “NUK E LEN ZOTI SHENDOSH”

-Ose, pse mërzitet Kadri Mani në spital?-

-Kadri Mani i ka dy zemra. Njerën në krahëror, që ia furnizon trupin me gjak, dhe tjetrën në kokë e në ndërgjegje që ja furnizon shpirtin me burrëri e qendresë fisnike si militant i pathyeshëm atdhetar, si njeri i ndërgjegjes së njësuar në rrënjën e krishtërimit të pathyeshem historik shqiptar-

Nga Zeqir Lushaj

Pa droje se po shkeli ndonjë privatësi, komunikimin tim me Prishtinën rreth shendet të zotit Kadri Mani do e bej publik sot nëpermes revistës sonë të dashur ZemraShqiptare.

Plot, si sot e dy javë, në kompjuterintim, në mengjes, gjejë këtë informim:

“Gjyshi im Kadri me ka thënë të ju njoftoj se ai është në spital i shtruar në kardiologjia 1, dhoma nr 3, kati përdhesë”.

Duke e ditur se i nderuari Kadri Mani, miku im i kahditshëm, vuan prej kohësh nga probleme kardiake, bile vite më parë, në Zvicerr ka ndërruar edhe valvulat e zemrës, po duke menduar edhe moshën, që para pak muajsh i la të 75-at, u ndjeva disi i shqetësuar nga ky informacion i mbesës së tij. Dhe, menjherë i shkrova jo pa merak:

Gjyshit Kadri, i uroj nga zemra shërim të shpejtë. Burrat si Kadri Man Prishtina, nuk i ka tremb pushka as topi , e jo ma  spitali.

Perqafime thuaj mikut tim,

Nga Zeqir Lushaj. NJ, USA

Të nesërmen, marr një informim edhe më të plotë nga një ekip kishtar që kish vizituar zotin Kadri në spital:

Të nderuar miq të bacit Mani,

Të dielen ne mbremje baca Kadri Mani nuk është ndje mirë andaj edhe iu është drejtue spitalit të UP.

Momentalisht gjendet në repartin e kardiologjisë.

Unë kam dëgjuar vetem dje, dhe sot e kam vizituar bashke me ekipin tim.

Gjendja e bacit Man është jo e mirë.

Ai mund të ngritet, të ecë per nevojat e tij, por gjendja më shumë i është keqesuar për shkak se një infermiere i ka dhënë penicilinë në mbrëmjen e së dielës.

Baca Mani, ka alergji ndaj penicilinës dhe kjo i ka shkaktuar shumë telashe.

Sipas mjekeve duhet me ndërhy me operim në vendin e injektimit.

Të dy djemtë janë në shoqërim të tij natë e ditë.

Lutemi tek Zoti per shendetin e tij dhe per nderhyrjen e tij qiellore!

Femi

…!

Si perfundimisht, pa e dramatizuar as minimizuar gjendjen shendetesore te zotit Kadri, sot, Ai, ndjehet pak më mirë dhe ne urojmë si zakonisht në këto raste që “gjithçka të jetë e shkuar dhe e harruar”!

…Dhe per mua, per te bere kete shkrim sot, a e dini se më shumë se gjendja shendetsore e zotit K. Mani, me nxiti gjendja e tij e lartë morale dhe intelektuale?

Kam disa komunikime me zotin Kadri personalisht, edhe gjatë ketyre diteve dhe, as edhe një fjalë nuk më ka thënë për shendetin e tij. Ai sheh e ngre shqetesime shumë më pertej se shendeti i vet personal. Që mos të teorizoj unë, po ju paraqes copëza nga e-mailet e Kadriut që ka nisë në adresën time gjatë këtyre ditëve:

Miku im Zeqir: Personeli mjeksor i spitalit të Prishtines është i nevelit europian, por nuk kan mjete or vëlla. Kur i pyeta per kompjuterat, me thanë se e kan një la-top!

Në një komunikim tjetër, vazhdon edhe më keq edhe më zi:

Kushtet higjenike janë shumë shumë keq. Merre me mend , një ditë po-një ditë jo, marr leje dhe shkoj në shtepinë time vetem per tu larë se këtu s’ka asnjë kusht…!

…!

Sot që ju po lexoni, kam marrë një informim te ri nga zoti Mani, të cilin “nuk e len Zoti shendosh” as në keto ditë disi të sikletshme personale, por “dëgjon e regjistron”  ç’ka po flasin andej kah dhoma tjetër. Dhe një bisedë e tillë e shqetson, ndaj nuk rri dot pa mi shkruar edhe dy fjalë:

-Afër fjetës tonë nr. 3 ku jam unë, kuptohet se është fjeta nr. 4. Nga aty, dëgjohet biseda:"mos u mërzit, se po shërohesh! …Në fshatin Miradi është ndërtuar xhamia me dy mineareta!! Do të falemi bashkë, kena m'u kënaqë...”.

…Faik Domenik Konica në moshën e vet 20-vjeçare ishte kthyer në besimin e të parëve... ngaqë e donte bashkimin e shqiptarëve...

Kadriu.

Nga komunikimet e mia edhe të këtyre ditëve, disa herë kam mendue: -Kadri Mani i ka dy zemra. Njerën në krahëror, që ia furnizon trupin me gjak, dhe tjetrën në kokë e në ndërgjegje që ja furnizon shpirtin me burrëri e qendresë fisnike si militant i pathyeshëm atdhetar, si njeri i ndërgjegjes së njësuar në rrënjën e krishtërimit të pathyeshem historik shqiptar-

…!

Kaq për sot, miku im Kadri Mani, që  i bindur se shprehi jo vetëm mendimin e redaksive të  revistave ZemraShqiptare dhe ShqiperiEtnike, por edhe të lexuesve tanë të shumtë, të urojmë  shërim sa më të shpejt!

E bashkojmë urimin tonë me të nderuarin klerik FEMI:

“Lutemi tek Zoti per shendetin e tij dhe per nderhyrjen e tij qiellore!”

Nga NJ, USA, e dielë, 30 shtator 2012