| E diele, 30.09.2012, 08:00 AM |
KADRI
MANIN, “NUK E LEN ZOTI SHENDOSH”
-Ose, pse
mërzitet Kadri Mani në spital?-
-Kadri Mani i ka dy zemra. Njerën në krahëror, që ia furnizon trupin me gjak, dhe tjetrën në kokë e në ndërgjegje që ja furnizon shpirtin me burrëri e qendresë fisnike si militant i pathyeshëm atdhetar, si njeri i ndërgjegjes së njësuar në rrënjën e krishtërimit të pathyeshem historik shqiptar-
Nga Zeqir Lushaj
Pa droje
se po shkeli ndonjë privatësi, komunikimin tim me Prishtinën rreth shendet të zotit
Kadri Mani do e bej publik sot nëpermes revistës sonë të dashur ZemraShqiptare.
Plot, si
sot e dy javë, në kompjuterintim, në mengjes, gjejë këtë informim:
“Gjyshi
im Kadri me ka thënë të ju njoftoj se ai është në spital i shtruar në kardiologjia
1, dhoma nr 3, kati përdhesë”.
Duke e
ditur se i nderuari Kadri Mani, miku im i kahditshëm, vuan prej kohësh nga
probleme kardiake, bile vite më parë, në Zvicerr ka ndërruar edhe valvulat e
zemrës, po duke menduar edhe moshën, që para pak muajsh i la të 75-at, u ndjeva
disi i shqetësuar nga ky informacion i mbesës së tij. Dhe, menjherë i shkrova
jo pa merak:
Gjyshit
Kadri, i uroj nga zemra shërim të shpejtë. Burrat si Kadri Man Prishtina, nuk i
ka tremb pushka as topi , e jo ma
spitali.
Perqafime
thuaj mikut tim,
Nga Zeqir
Lushaj. NJ, USA
Të nesërmen,
marr një informim edhe më të plotë nga një ekip kishtar që kish vizituar zotin
Kadri në spital:
Të nderuar
miq të bacit Mani,
Të dielen
ne mbremje baca Kadri Mani nuk është ndje mirë andaj edhe iu është drejtue
spitalit të UP.
Momentalisht
gjendet në repartin e kardiologjisë.
Unë kam dëgjuar
vetem dje, dhe sot e kam vizituar bashke me ekipin tim.
Gjendja e
bacit Man është jo e mirë.
Ai mund të
ngritet, të ecë per nevojat e tij, por gjendja më shumë i është keqesuar për
shkak se një infermiere i ka dhënë penicilinë në mbrëmjen e së dielës.
Baca
Mani, ka alergji ndaj penicilinës dhe kjo i ka shkaktuar shumë telashe.
Sipas
mjekeve duhet me ndërhy me operim në vendin e injektimit.
Të dy
djemtë janë në shoqërim të tij natë e ditë.
Lutemi tek
Zoti per shendetin e tij dhe per nderhyrjen e tij qiellore!
Femi
…!
Si
perfundimisht, pa e dramatizuar as minimizuar gjendjen shendetesore te zotit
Kadri, sot, Ai, ndjehet pak më mirë dhe ne urojmë si zakonisht në këto raste që
“gjithçka të jetë e shkuar dhe e harruar”!
…Dhe per
mua, per te bere kete shkrim sot, a e dini se më shumë se gjendja shendetsore e
zotit K. Mani, me nxiti gjendja e tij e lartë morale dhe intelektuale?
Kam disa
komunikime me zotin Kadri personalisht, edhe gjatë ketyre diteve dhe, as edhe
një fjalë nuk më ka thënë për shendetin e tij. Ai sheh e ngre shqetesime shumë më
pertej se shendeti i vet personal. Që mos të teorizoj unë, po ju paraqes copëza
nga e-mailet e Kadriut që ka nisë në adresën time gjatë këtyre ditëve:
Miku im
Zeqir: Personeli mjeksor i spitalit të Prishtines është i nevelit europian, por
nuk kan mjete or vëlla. Kur i pyeta per kompjuterat, me thanë se e kan një la-top!
Në një komunikim
tjetër, vazhdon edhe më keq edhe më zi:
Kushtet
higjenike janë shumë shumë keq. Merre me mend , një ditë po-një ditë jo, marr
leje dhe shkoj në shtepinë time vetem per tu larë se këtu s’ka asnjë kusht…!
…!
Sot që ju
po lexoni, kam marrë një informim te ri nga zoti Mani, të cilin “nuk e len Zoti
shendosh” as në keto ditë disi të sikletshme personale, por “dëgjon e
regjistron” ç’ka po flasin andej kah
dhoma tjetër. Dhe një bisedë e tillë e shqetson, ndaj nuk rri dot pa mi shkruar
edhe dy fjalë:
-Afër
fjetës tonë nr. 3 ku jam unë, kuptohet se është fjeta nr. 4. Nga aty, dëgjohet
biseda:"mos u mërzit, se po shërohesh! …Në fshatin Miradi është ndërtuar
xhamia me dy mineareta!! Do të falemi bashkë, kena m'u kënaqë...”.
…Faik
Domenik Konica në moshën e vet 20-vjeçare ishte kthyer në besimin e të parëve...
ngaqë e donte bashkimin e shqiptarëve...
Kadriu.
Nga
komunikimet e mia edhe të këtyre ditëve, disa herë kam mendue: -Kadri Mani i ka
dy zemra. Njerën në krahëror, që ia furnizon trupin me gjak, dhe tjetrën në kokë
e në ndërgjegje që ja furnizon shpirtin me burrëri e qendresë fisnike si
militant i pathyeshëm atdhetar, si njeri i ndërgjegjes së njësuar në rrënjën e
krishtërimit të pathyeshem historik shqiptar-
…!
Kaq për
sot, miku im Kadri Mani, që i bindur se
shprehi jo vetëm mendimin e redaksive të
revistave ZemraShqiptare dhe ShqiperiEtnike, por edhe të lexuesve tanë të
shumtë, të urojmë shërim sa më të shpejt!
E
bashkojmë urimin tonë me të nderuarin klerik FEMI:
“Lutemi tek Zoti per shendetin e tij dhe per nderhyrjen e tij qiellore!”