Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Avdi Ibrahimi: Heroi Besim Nrecaj

| E diele, 30.09.2012, 01:03 PM |


Besim Nrecaj flijoi jetën për çështjen e madhe kombëtare

BESIM ADEM NRECAJ ( 10.10.1956 – 03.05.1995 )

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Besim Adem Nrecaj, dëshmor i kombit shqiptar u lind më 10.10.1956 në fshatin Maqitevë të komunës së Therandës (Suharekës), në shërbim të UÇK-së ka qenë nga data, 30.12.1991 në Brigadën 28 – 128 të UÇK-së; bie heroikisht në altarin e lirisë më datë 03.05.1995 në Malsi të Re. Komandanti i njësitit gueril “Zjarri 002” Besim Nrecaj, duke mos pranuar dorëzimin e armës, në vendin e tij të punës në Shirok, komandantit të milicisë serbe famëkeqit Dragan Shoshkiq, Besimi i bie plumbë ballit duke i thënë se vetëm kështu shqiptari e dorëzon armën o biri shkinës, mëpastaj epilogu i kësaj ngjarje rezulton me vrasjen e dy oficereve e disa ushtarëve ushtarako-policor në Malësi të Re, kështu duke paguar veten shumfish me armë në dorë bie heroikisht Besimi, luftëtari i lirisë që ka fituar lavdinë me çmimin e të ndërruarit jetë!

Besimi u lind në fshatin Maqitevë të komunës së Suharekës (Therandës).Ai u lind në kohën e akcionit të armëve,ku me dhjetra patriotë që donin lirin për atdheun e tyre gjeten vdekjen nën turturat nga më mizorët nga xhelatët me shpirt djalli Tito-Rankoviç dhe sahanlëpirësit shqipfolës të tyre.në vitin 1956 lindi Besim Nrecaj,fëmija i tretë më radhë nga të shtatë fëmijët e babë Ademit dhe nënë Meleqes,e cila vdiç duke lënë jetim pesë djem e dy vajza.Qysh se i ri Besimi kishte dëgjuar rrëfimet për të kaluarën historike pellazgo-ilire-shqiptare që nga koha e mbretit Bardhyl,Mbretëreshës Teutë,Mbi heroizmat e Gjergj Kastriotit Skëndërbeut,mbi rilindasit trima të pushkës e të penës,Vëllezërit Frashëri,Naum Veqilharxhin,Jeronim De Raden,Dora D,Istrian,Pashko Vasa, Qerqiz Topullin,Mihail Gramenon,mbi shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë nga ana e plakut Ismail Qemali me 1912 në Vlorë,për Sali Shabanin,Mic Sokolin,Bajram Currin,Isa Boletinin,Avni Rrustemin,Qemal Stafën,Ali Kelmendin,Emin Durakun, Rifat Berishën,e përplot trima të tjerë që kanë dhënë gjithçka edhe jetën e tyre për lirin e atdheut shqiptar.Ka dëgjuar e ka lexuar pastaj për të kaluarën e popullit shqiptar që ishte përplot vuajtje,nga mizoritë e pushtuesve më të egër e më barbar të jugosllavo-serbo-malazezo-maqedone,njëkohësisht kishte dëgjuar edhe për qëndresën heroike të trimave Tahir e Nebih Meha,Rexhep Mala e Nuhi Berisha dhe së fundit për bashkëveprimtarin e tij Alush Kryeziun etj.

Besimi kishte një dashuri të madhe për arsimin,në vitin 1971 mbaroi me sukses të shkëlqyeshëm shkollën fillore”Vladimir I. Lenini” në fshatin Mushtisht të Therandës,pra ai për 8 vite me radhë kishte udhëtuar nga fshati i tij i lindjes Maqitevë për në shkollën e  Mushtishtit,ndërsa shkollën e mesme të gjeodezisë në Gjakovë e mbaroi po me sukses të shkëlqyeshëm në vitin 1975,andaj ai edhe shkruante poezi e prozë.Më të mabaruar shkollën e mesme punësohet në Drejtorin e Gjeodezisë të Suharekës -Therandës, ku me ndërgjegje të lartë kombëtare mbronte të drejtat e klasës punëtore shqiptare në atë organizatë punuese.Nga këto ide të tij përparimtare, drejtori serb kërkon që Besimi ta lëshoj vendin e punës,pas një konflikti verbal me këtë drejtor serb Besimi nxjerr thikën dhe e sulmon drejtorin duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.Për këtë në vitin 1978 Besimi është dënuar nga Gjykata Komunale për kundërvajtje e Suharekës.

Në vitin 1979 familja e Besimit shpërngulet nga fshati malor i Maqitevës në fshatin Malësi e Re komuna  e Prizrenit.Në ndërkohë po atë vit Ai merr ftesën për të shkuar në shërbim ushtarak në armatën shoveniste jugosllave në Divule të Splitit në Republikën e Kroacisë.Qysh në fillim të shërbimit në atë burg kolektiv Besimi bie ndesh me oficerët neoçetnik të cilët i bëjnë presion psikologjik rekrutit të ri shqiptar,me qëllim që ta thyenin shpirtin e tij tejet atdhetar.Oficeri serb me bindje çetnike i fut ne konflikt me Besimin dy ushtar serb,por me guximin dhe forcën fizike që kishte ky shqiptar sy patrembur me një shufër hekuri është përleshur me oficerin dhe dy ushtarë të tjerë serb,ku oficerin e lëndon rëndë dhe ushtarët kanë pasur lëndime paksa më të lehta.Për këtë Ai është dënuar me 21 muaj burg të rëndë në qelit e burgut të Lepogllavës në Kroaci.Gjatë qëndrimit në burgë ai kalitët edhe më shumë dhe krijon bindjen e tij se në krijesën artificiale të federates jugosllave shqiptarët nuk kanë vendin dhe sa më pare shqiptarët duhet të dalin nga Jugosllavia e kalbur.

Në vitin 1982 Besimi është liruar nga burgu i Lepogllavës së Kroacis arrin në burgun e madh të quajtur Kosovë ku populli shqiptar i Kosovës ishte ngritur kundër Federates Jugosllave dhe haptas po kërkonin Shtetin e tyre Shqiptar Kosovën Republikë!Po këtë vit Besim arrin të punësohet në Organizatën Bujqësore Industriale në Shirokë në sektorin e gjeodezisë,bishat çetnike jugosllavo-serbe dhe tradhtarët shqipfolës,po e mbanin nën vëzhgim të përhershëm,ishte viti 1982 ku forca të shumta të milicisë Federative Jugosllave nën masa të jashtëzakonshme dhune e terrori mbanin nën çizmën pushtuese shqiptarët e Kosovës.Një ditë si ato ditet pararendese që mbretëronin nën dhunë e terror,milicia serbe në Suharekë kishte planifikuar arrestimin e Besimit në Stacionin e autobusëve,akcionin për arrestimin e tij e kishte marrë një epror i milicisë së Stacionit të Suharekës me dy milic të tjerë.Përpara i del eprori dhe e urdhëron të ndalet,pas tij veprojnë edhe dy milicët tjerë të cilët tentojnë t,ia vëjnë prangat,por sa hap e mbyll sytë,Besimi me zhdërvjelltësin e tij arrin ti largon dhe për pak sekonda arrin ti dorëzon milicët që ndodhëshin përpara tij,ishte ajo revolja e Besimit që i kishte dorzuar këto bisha të mjera.Ai e kishte tani tërësisht në dorë situatën ku urdhëroi milicët e çarmatosur ti dërgoj në drejtim të Stacionit të milicisë së Suharekës dhe kështu ai po i thoshte eprorit të dorëzuar se nuk është lehtë me ja marrë shqiptarit armën nga brezi.Më pas kur ka arritur te Stacioni i milicisë ka kërkuar të takohet me komandantin edhe pse asnjiher më parë se ka njohur,komandanti i milicisë i habitur nga kjo situate,ku Besimi i është drejtuar me fjalët:”… Merri këta këlyshët e tu dhe kurrë më të mos më dalin përpara,kësaj radhe t,i dorëzova të gjallë,por po tentuan të më dalin në një rast tjetër përpara s,ke për t,i pare kurrë më të gjallë…”.Kjo ngjarje ishte akti më sfidues për pushtuesin,pas ngjarjes heroike të 13 majit të vitit 1981 ku nga pushkët e Tahir e Nebih Mehes u dridh pushtuesja Jugosllavi.

Kjo ngjarje e Besim Nrecës u perhap shpejt në mbarë trojet shqiptare,tashmë ai më bëmat e tij patriotike ishte bërë hero i gjallë,në mesin e popullit shqiptar.Lëvizja ilegale,Komiteti Kombëtar Shqiptar për Bashkimin e Trojeve aso kohe kishte shfaqur interesim të jashtëzakonshëm për ta antarësuar në radhët e veta këtë trim të madh të kauzës kombëtare shqiptare.kështu një ditë shtatori i vitit 1987,nëpërmjet luftëtarit të lirisë Rexhë Mema,sëbashku me autorin e këtij shkrimi,në odën e atdhetarit dhe të burgosurit politik Ali Mema,në kushte ilegaliteti,Besimi kontakton me Ruzhdi Saramatin kryetrin e Lëvizjes së lartë cekur.Nga 28 nëndori i vitit 1987,Lëvizja ndërron formën e veprimtarisë organizative në Lëvizje Guerile:”Shqipet e Lirisë”,,formohet brigade 28-128,ku Besim Nrecaj emërohet komandant i Njësitit Gueril për Suharekë,”Zjarri 002”,dhe merr pseudonimin “Forca”,ku maturia,trimëria, dhe konspiracioni ishin vyrtyte të larta për Besimin.

Viti 1989 Kosovës iu supirmua nga Serbia edhe ajo pak autonomi që kishte.Këtë supirmim të autonomis udhëheqja titiste e Prishtinës ishte nënshtruar tërësisht para udheheqjës millosheviçiane të Beogradit.Populli po kundërshtonte në të gjitha mënyrat këtë padrejtësi që edhe ashtu ishte e paktë kjo autonomi për aspiratat e poullit shqiptar.Besimi me shokë ishte hedhur në aktivitet,kudo nëpër tubime po e shprehte hapur kundërshtimin e tij,duke hedhur idenë se të gjitha tokat shqiptare të mbetura nën federatën jugosllave duhet sa më pare ti bashkoheshin Shqipërisë,sepse edhe ashtu ato ishin pjesë të ndara padrejtësisht nga trungu i Shqipërisë në konferencat e paqës së përgjakur të Shën Stefanit,Londrës e Berlinit qysh në vitet 1877-78.

Viti 1990 situata në Kosovë sa vjen e rëndohet,ngjarja e nxënësve të helmuar nëpër shkolla fillore e të mesme,nga ana e aparatit represiv të çetnikëve serb,i ka tronditur mbarshqiptarët,dhe situata gjithnji e më tepër po dilte jasht kontrollit.Besim Nreca me bashkëveprimtarët e tij të lëvizjes çlirimtare kishin deklaruar në shumë vende se do të hakmirreshin dhe se ky do të jetë edhe fundi i Serbisë.

Në vjeshtë të vitit 1991 komandanti i njësitëve guerile “Shqipet e Lirisë”,Ruzhdi Saramati pas një përleshjeje me forcat e milicisë serbe në lagjen Kurilla të Prizrenit ,detyrohet të arratiset për në Shqipëri.kjo ngjarje dhe arratisje e Ruzhdiut goditi rëndë shokët e lëvizjes dhe në këtë rast edhe Besim Nrecën.Po këtë vit një ditë gushti të nxehtë vere,ai ishte në një dasmë shqiptare,ku kishte një numër të madh dasmorësh,flamuri kombëtar shqiptar valvitej në krye të dasmorëve.Forca të mëdha të milicisë në rrugën magjistrale Suharekë – Prizren afër fshatit Gjinoc i ndalojnë dasmorët dhe më dhunë ua marrin flamurin,Besimi shkon në drejtim të milicëve dhe pas një kacafytjeje me ta, ua merr flamurin dhe ua kthen dasmorëve,dhe Besimi për ta u bë hero.Kështu vitet kalonin njëri-tjetrin Besimi u gjendej në ndihmë gjith atyre njerëzve që kishin nevoj për të.

Viti 1995 këtë vit kishte marrë hov akcioni ushtarako-policor për grumbullimin e armëve,një dhunë dhe terror i tmerrshëm po ndodhte si në kohën e satrapit Tito-Rankovq të viteve 1955-56,soldateska fashiste e diktatorit Millosheviq po i keqtrajtonte çdo ditë  me dhjetra shqiptar.Po thuaja se të gjitha fshatrat e komunës së Suharekës dhe një pjesë të fshatrave të Prizrenit ishin për çdo ditë në shënjestër të këtyre bandave neoçetnike të Millosheviqit dhe Sheshelit.Njëri ndër më të egrit dhe më mizorët ishte krimineli dhe komandanti i postokomandës së milicisë në Lubizhd të Prizrenit Dragan Shoshkiq një malazez i ardhur me detyrë në Prizren nga qyteti i Pejës,ky kishte çerdhen çetnike në Sredskë të Reçanit,ai me vartesit e tij e mjerisht me ta ishin edhe disa shqipfolës që ishin shitur tek serbi e malazezi,po ushtronin në popullatën shqiptare tortura nga më mizoret,ku përdorej elektroshoku dhe dajaku i bejzbollit dhe turtura tjera më çnjerëzore po përdornin këta neoçetnik gjakpirës,e tërë kjo mizori përkrahej haptas nga dy kriminel edhe më famëkeq të komandave policore të Prtizrenit komandant Petroviqi me bashkëpunëtor të tij dhe ai i Suharekës komandanti Millan Shipka,kuptohet me urdhër të aparati shteror të Serbisë po  bëhej ky terror tejet i egër ndaj shqiptarëve të cilët kërkonin të drejta dhe liri kombëtare.

Ruzhdiu ndodhej në Shqipëri kurse lidhjet që mbaheshin me Besimin në kuadër të lëvizjes u shkëputën përshkak se Regjë Mema,po nga fshati Legjend ngase edhe atij i kishin kërkuar armë vendos te arratiset për në Gjermani,ai e kishte lënë villain e tij Halitin për të kontaktuar autorin e këtij shkrimi, për të treguar situatën që ndodhej në fshat.Haliti në Stacionin e milicisë në Lubizhdë ishte torturuar mizorisht dhe mezi mbahej në këmbë, pastaj mbahej i izoluar në qelit e burgut të Prizrenit dhe nuk arrin ta informoj me situatën e krijuar në fshatin e tij ndonjë nga anëtarët e lëvizjës për të cilët kishte Haliti njohuri.

Edhe Besimi kishte njohuri se forcat e milicisë serbe do ta bastisnin shtëpin e tij,por ai në asnjë mënyrë nuk kishte pranuar të arratisej dhe as që i shkonte në mendje për ti dorëzuar armët e lirisë.Më 3 Maj të vitit 1995,në orën 9 të mëngjesit një togë milicësh me në krye Dragan Shoshkiqin,ia mësyjnë për ta bastisur edhe shtëpinë e Besim Nrecës në fshatin Malësi e Re të Prizrenit.Lidhur më këtë rast rrëfen bashkëshortja e Besimit,Sheride Daka – Nrecaj,me të cilën Besimi u martua në vitin 1983 dhe i la amanet asaj gjashtë fëmijë.Albanin,i cili edhe pse i ri mori pjes në luftën çlirimtare në UÇPMB,Albanën,Hekuranin,Arbnorën,Granitin,dhe Malësorin.Ajo rrëfen ngjarjen:”Një togë milicësh të armatosur deri në dhëmbë dhe të veshur me jelek antiblumb erdhën në shtëpinë tone në orën 9 të mëngjesit të 3 majit të vitit 1995 dhe kërkuan Besimin.Unë i thashë Hekuranit shko tregoju se ai është në punë në Shirokë.

Dragan Shoshkiqi,ka marrë për detyrë të shkoj tek personi i shumë kërkuar Besim Nrecaj,në pretekstin e konfiskimit të armës,të cilën e barte pa autorizim dhe nuk e hiqte asnjiherë nga brezi,më pas Shoshkiqi dhe milic tjerë,shkojnë në OBI,në Shirok në vendin e tij të punës, duke njoftuar edhe njësitet tjera të stacionit policor të Suharekës e në veçanti komandantin e milicisë kriminelin dhe çetnikun Millan Shipka i cili ishte edhe antar i “Crna Rukës”së Beogradit.Sapo kanë arritur në Shirok në vendin e tij të punës milicia i ka njoftuar rojet për akcionin policesk,ngase janë në dijeni se Besimi bart armë pa leje me vete.Ai është gjetur me kolegë të tjerë në vendin e punës.Shoshkiqi ka kërkuar me emër Besimin dhe ai është përgjigjur,më pas është kërkuar nga punëtorët të lëshojnë zyrën e Besimit,ata të gjithë kanë dale,në mënyrë të befasishme vepron Besimi.nxjerr revolën e tij dhe e vret komandantin Dragan Shoshkiq,duke i thënë:”… se atë që ke kërkuar e gjete tani eh biri i shkinës…”,dhe plagos rëndë zv.kom. e Millan Shipkës,Dragan Dobrosavleviqin.Besimi ua merr armët të dyve dhe më shpejtësi rrufeje si të ishte Sali Shabani,largohet nga vendi i tij i punës.

Kjo tregonte se pushtetit represiv jugosllavo-serb u kishte dalur situata nga dora,anipse kjo makineri vrastare këmbëngulte se sistemi i tyre gjenocidist kontrollonte gjithçka.Kështu atyre më propaganda nuk po u shitej në Kosovë,këtë rrenë propagandistike ua kishte prishur Tahir e Nebih Meha,Rexhep Mala e Nuhi Berisha,Alush Kryeziu dhe së fundmi Besim Nrecaj,i cili u kishte krijuar një situate rrëmuje në radhët e pushtuesit jugosllavo-serb,edhe pse atë ditë të 3 majit ende nuk e kishin shpallur gjendje të jashtëzakonshme,por shtet-rrethimi dukej hapur në hapsirat e mbarë Kosovës.S,ishte më një pamje e zakonshmë kjo për komandnatin kriminel Petroviq dhe Shipka,ishte kjo një situate ku ata dhe zagarët e tyre ndjeheshin tërësisht të frikësuar, kjo frikë shihej tek surratet e tyre.Kjo situate e papritur kishte shthurrur mitin e federates jugosllavo-serbe e cila ishte bërë si një kull prej letre.Më të dëgjuar se Besimi e kishte vrarë komandantin e stacionit të malicise së Lubizhdës,Shoshkiqin,ky lajm i papritur,e ngriti në këmbë gjithë aparatin shtetëror terrorist serbo-malazez,kudo nëpër rrugët e Kosovës dëgjohej zhurma e makinerisë së rëndë ushtarako policore.Realiteti ndërroi formën e vetë,ata pushtuesit terrorist jugosllavo-serb,që mburreshin se nuk kanë frikë nga shqiptarët,tani i kishte kapluar frika dhe paniku,u vra komandanti që kishte krijuar fame në ndëshkimin e shqiptarëve.Tani po vajtonin djalin e vetëm cërnagori dhe cërnagorka,ata tani po e shanin dhe mallkonin Jugosllavinë e Titos-Rankoviqit e Millosheviqit.

Po këtë ditë të 3 majit,vëllai i Besimit Xhemajliu rrëfen:”…Aty kah ora 12 me tu kthyer nga puna në shtëpi më vërsulën afërsisht 300 milicë,më torturuan mizorisht duke më kërcënuar se nëse nuk dorëzohet Besimi të gjithë Nrecajt do ti vrasim…”.Besimi kishte arritur ti takonte bashkëshortën e tij dhe fëmijët duke i sugjeruar ata që të shkonin në Grykoc te tezja Sabrie,duke ia lënë amanet fëmijët bashkëshortës së tij dhe niset për të shkuar në shtëpi me i marr armët që kishte.Por aty ishte vë një rrëthim i hekurt dhe ai pozicionohet në disa llagema të Fusha e Thatë mbi fshatin Legjendë dhe priste që ti afroheshin ato mijëra forca të cilat  kishin bërë një shtet rrethim të hekurt në të dy zonat Suharekë e Prizren.Për dy orë rresht Besimi kishte bërë një luftë të hapur dhe të ashpër afërsit me mbi 3000 forca ushtarko-policore të armikut,tre helikopter ushtarak ishin afruar istikamit të Besimit për ta zënë të gjallë,por trimit i punon fati dhe arrin ta plagos pilotin e njërit nga të tre helikopterët dhe ata mezi arrijnë të shpëtojnë,por nga dy helikopter të tjerë mitralohet nga lartë istikami i Besimit,zbrazin breshëri plumbash,por ama edhe Besimi zbraz plumbat nga armët e tij dhe qëllon pa mëshirë mbi gjakatarët pushtues dhe më në fund aty kah ora 15 Besimi bie heroikisht në fushën e nderit,duke luftuar si hero i vërtetë i legjendave tona shqiptare,luftoi një zemër heroi me mbi 3000 mijë ushtar e milic serbo malazez e me hafijet shqipfolës,vendi ku luftoi dhe qëndroi heroikisht Besimi nuk ishte i përshtatshëm ,por trimi që në fillim kishte zgjedhur rrugën e përballjes fyta-fyt me armikun shekullor të shqiptarëve,e jo arratisjen,për të cilën ai kishte patur mbase mundësi.Ai qëndroi deri në fishekun e fundit në këtë betejë.Edhe pse i vetëm Besimi, mes të tjerash shkruan Prof.Bajram Kurti në librin e tij “Gjaku i Lirisë”në nr 7-8 në faqën 66 të librit:”…Armiku nga turpi nuk e dha numrin e milicëve dhe ushtarëve të vrarë,por pas tre-katër ditësh lansoi një gënjeshtër se gjoja u vrane mes vete dy komandantët e policise Zoran Nikoliq nga Krusha e Vogël me detyr në posbllokun e milicisë në Lubizhdë,dhe Millorad Vuqiniq në postkomandën e milicisë në Prizren…gjithashtu u vranë edhe dhjetra milic e ushtar të tjerë të njësive elite…”.

Në trupin e Besimit numëronin nëntë plagë,ishin po aq plag sa kishte edhe Gjergj Elez Aliu,ato plagë ishin,plagët e lirisë dhe njëkohësisht të pavdekësisë së tij,që po përsëriste lavdin e heronjëve shqiptar Oso Kuka i Vraninës që kushedi sa here Besimi e kishte lexuar e rilexuar në:”Lahutën e Malcisë:,të Gjergj Fishtës,Mic Sokoli që ia kishtë vënë gjoksin topit të Sulltanit turk,Sali Shabani që kishte qenë një nga kaqakët më në zë në kohen e Azem Bejtë Galicës,Tahir e Nebih Mehës që shembën federatën jugosllave.

Më 5 Maj 1995 vargu i gjat i mijëra pjesmarrësve në kortezhin funeral,me dhjetra kurora e buqeta lulesh ishin tubuar në fshatin Legjendë për ti dhënë lamtumirën e përjetësisë Besim Nrecës.Trupi i tij mbështjellur me flamurin kombëtar shqiptar,po kalonte rrugës për në varrezat e Malsisë së Re,pranë tytave të shumta të forcave armike.

Në shtratin e tokës Shqipëri që aq shumë e deshi Besimi,u lëshua trupi i heroit,i mbuluar me buqeta lulesh që mbuluan me dheun e tokës mëmë heroin e pavdekësisë Besim Nrecën.

Gjatë cermonisë së varrimit foli prof.Bajram Kurti i cili mbajti një fjalim të zjarrtë ku u thuhej qartë se fundi i jugosllavo-serbisë është afër dhe shokët bashkëveprimtar të Besimit do të hakmerrën dhe shpejtë do ta dëbojnë Serbinë nga tokat shqiptare.

Populli shqiptar kurrë në jetë të jetëve nuk do ta harroj shembullin e sacrifices së këtij heroi që ia ktheu dinjitetin shqiptarëve të nëpërkëmbur nga pushtuesi e sa nga pacifizmi mjeran,në kohën kur ishte më së vështiri ai u qfaq si meteor lirie.

Besimi ishte frymëzuesi dhe motivuesi i sejcilit nga shqiptarët që po përgaditeshin me ja dhënë grushtin e fundt Serbisë terroriste,për ti sjell popullit lirin e munguar dhe bashkimin e trojeve shqiptare me Shtetin amë Shqipërinë rreze ndritur.Me emrin dhe shembullin e Besimit shumë nga shokët e idealit të tij,luftuan pa kompromisë pushtuesin gjatë luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare çka ishte vetë ëndrra e Besimit që shokët ëndrrën e tij e bënë realitet me luftën çlirimtare.

Përvjetori i 14 i rënies heroike të heroit kombëtar shqiptar Besim Nrecaj,përvjetor i mbajtur në Shkollën Fillore”Besim Nrecaj” në fshatin Legjendë komuna e Prizrenit.

Ideali i Besimit nuk ishte vetëm liria kombëtare,por edhe njeriu i lire,i çliruar nga egoizmi,nga dogmatizmi,nga lakmia për pushtet e para,për lavdi vetëm për vetën e tij,për një njeri që ka vizion të qartë dhe shikon me besim në ardhmëri.Ai përbuzte,përçmonte pushtuesin,sepse kishte bindje të paluhatshme se armiku është i përkohshëm në mbar trojet shqiptare.Se populli shqiptar do të triumfoj,Shqipëria dhe shqiptarët janë të pazhdukshme,janë si Feniksi. Edhe pse të munduar të vuajtur,të viktimizuar,të përbuzur,të nëpërkëmbur nga të huajt,por edhe nga vetvetja e sidomos nga shqipfolës të mjerë, që bashkëpunonin me armikun dhe bashkë me ta shtypnin popullin shqiptar,këto janë dëshmi të pamohueshme me vepra konkrete,me kërkesa të qarta prej atdhedashësish të vërtetë shqiptar,treguan se bindjet e tyre janë rrënjë thella në token shqiptare,për përkatësinë e kësaj toke pellazgo-iliro-shqiptare,ky djep i vërtet i shqiptarizmës,dhe sa fallso  dhe të paqëndrueshme duken shprehjet e kishës ortodokse Serbe,dhe e politikanëve e akademikëve serb,për kinse Kosova është”djep i serbizmit”,kur dihen viktimat,vuajtjet,mundimet,qëndresa heroike e përpjekjet e parreshtura të shqiptarëve për liri e të drejta kombëtare,sakrificat dhe gjaku i derdhur shqiptar i këtij trolli autokton mijëravjeçar,prandaj te Besimi vuajtja,mjerimi robëria por edhe krenaria ishin një shpërthim revolte e akumuluar të këtij atdhetari që ishte plotësisht i vetëdijëshëm dhe i prekur nga dhimbja e përditshme që po përjetonte populli shqiptar nga shovenistët serbo-malazezo-maqedonomadh dhe ata të Çamërisë që janë dëbuar dhunshëm nga terroristët e shtetit grek.Andaj është ky gjaku i derdhur i bijëve dhe bijave më të mire të gjakut shqiptar,për një bashkim mbarëshqiptar që qon kah qëllimet e larta.

 

Dokument:REGJISTRI I DËSHMORËVE TË UÇK-së TË BRIGADËS 28 - 128 TË ZONËS OPERATIVE  PASHTRIKUT

Liria do të thoshte Besimi!Është dhurta më e çmuar mbarënjerëzore,që i përket pambarimisht cilitdo njeri!Unë lirinë dita dhe arrita ta marr nga armiku i Atdheut tim,ta ruaj si sytë e ballit nga gjitha pretendimet për kohën e ardhme,që sot e gjer në natën e varrit ajo do të jetë edhe shorti im,njëkohësisht dhe shpërblimi im për ta larë borxhin ndaj Atdheut Shqiptar!Unë kapërceva vdekjen?Kështu zotërova nderin e Atdheut!Kush parashikon jo arsyeshëm dhe me frikë rrjedhojat e çlirimit të Atdheut,nuk mund ta krijon madhështorën.Unë nuk u hamenda për asnjë çast, dhe nuk u bëra pytjen shokëve të mi bashkë luftëtarë të lirisë,se a duhet ti bie plumb armikut shkja!Kur mu dha rasti Unë me vetëdije të lartë luftova kundër okupatorit jugosllavo-serb,dhe zbraza plumbat në trupat armikut të shqiptarëve.Mos akuzoni,dhe mos e fajsoni askënd për veprimet që bëra me 3 maj të 1995 ajo ditë qe ditë dasme për mua,atë ditë përmbusha misionin e jetës time,për çka kisha jetuar 39 vitet.Me çmimin e jetës time Unë fitova nderin dhe lavdin!Kjo filozofi heroike në rrugën e historisë,na bënë të kujtojmë apologji të panumërta te heronjëve shqiptar.E në këtë rast, Besimi e flijoi jetën për çështjen e madhe kombëtare,ishte një sakrific madheshtore,që e bëri hero.

Lavdi jetës dhe veprës së heroit kombëtar shqiptar Besim Nrecaj!

28 Gusht 2012 Prizren