E merkure, 17.04.2024, 12:00 AM (GMT+1)

Kulturë

Xhavit Gasa: Moj Europë

E diele, 30.09.2012, 11:29 AM


Xhavit Gasa


MOJ EUROPË

Moj Europë,
Moj Europë.
Kthema borxhin,
Që më ke marrë.
Bashkomi trojet,
Që padrejtësisht,
M'i ke ndarë.
A e harrove kryetrimin,
Skënderbeun legjendar,
Që mbrojti qytetrimin,
Nga sulltanët barbarë?
Po Nënë Terezen madhështore,
Simbol i paqes së kësaj bote.
Janë bijtë e këtyre trojve,
Që ti moj Europë i coptove.
Ka ardh koha mëndjes me i thirr,
Me zgjidh njëherë e mirë padrejtësitë.


ERA

Era që bredh,
Në hapsirën,
Qiellore pa kufij,
Nuk e len,
Detin e qetë,
Dallgët ja përzi,
Herë e qetë,
Herë me tone t'forta,
Lajmet i mbledh,
Nga e gjithë bota,
Herë na kënaq
Me aromë lulesh,
Herë e mbulon,
Gjithçka me pluhur.
Mos na i rrëmbeftë,
Falët era,
Se nuk i len,
Kurrë të qeta.!


VATH NË VESH.

Vera e fortë,
Plas enën e vet,
Guri i keq,
Në themel,
Nuk zen vend,
Një fjalë e keqe,
Zjarr botën ndes,
Janë fjalë të arta,
Këto o njerëz,
Të thëna,
Nga populli i mençur,
Ndaj mbani vath në vesh.
Për gjithë jetën.....



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora