Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Revista "ShqipëriEtnike" Nr. 3/2012 (III)

| E diele, 30.09.2012, 03:58 PM |


SHQIPËRIA ETNIKE
Revistë e pavarur tremujore:
informative-kulturore-politike
Për:
-Shqipërinë Etnike në kufijtë e saj
-Riatdhesimin e Shqiptarëve
të dëbuar me dhunë
-Luftëtarët e Rënë të Kombit Shqiptar
Viti XIII nr. 3/2012  (III) ose nr 9 për  v 2012.
Çmimi: për Mërgatë: 5 CHF, 3 €, 3 $
për Vend: ( Kosovë-Maqedoni-Shqipëri) 1.50 €
Prokredit Bank- Prishtinë-(Kadri Osmani)
Nr. i llogarisë:1110162085000136
Drejtor: Fazli Maloku

Kryeredaktor: Idriz Zeqiraj
Zv.Kryeredaktor:
Zeqir Lushaj
Redaktorepërgjegjëse: Ajshe Rexhbogaj

Zv.Redaktorepërgjegjëse: Zyrafete Manaj

Redaktore: Fatjeta Muçolli
Lektor:
Kadri Mani
Redaktorteknik:
Besnik Mehmeti
Anëtarë Nderi në Redaksi:
Rexhep Bunjaku, Ibrahim D. Hoxha,
Fetah Berisha dhe Ramadan Rexha
Simboli:
Qamil Nivokazi
Adresa:
"Shqipëria Etnike"
c/o Kadri Osmani            
Rr. “Hasan Jashari” p. n.
10000 Prishtinë
etnike@gmail.com
Redaksia ka të drejtën e redaktimit
e të lekturës të punimeve
Shkrimet dhe fotografitë mund
të kthehen: me kërkesën dhe
shpenzimet e autorit.
________________________
Lidhja Shqiptare të Prizrenit

(1878-1999) është busulla jonë

orientuese. Edhe numri i parë i

revistës tonë "ShqipëriEtnike"

doli më 10 Qershor 1999,

në 121-vjetorin e kësaj Lidhje.

./.

Këshilla amerikane dhe dilema shqiptare

Nga: Afrim Krasniqi

Po nëse Vlora, Asllani apo Fishta do të ishin gjallë sot dhe do shikonin çfarë po ndodh me shtetin e tyre, me vendin e tyre, me popullin e tyre, me aspiratat dhe interesat e tyre kombëtare e publike?
Shqipëria është një, por kur dëgjon politikanët, qytetarët dhe diplomatët e huaj duket se kemi të bëjmë me të paktën me pesë Shqipëri të ndryshme: një që lulëzon, rritet e begaton (qeveria), një që rënkon, e sëmurë dhe e varfër (opozita), një e zhgënjyer nga jeta dhe politika, pafuqi për ndryshim dhe pa shpresa të mëdha për të ardhmen (një shumicë qytetare), një që ka lindur përmes dhimbjes dhe është mallkuar të ketë këtë fat (pesimistët e zhgënjyer), një që ka forcë e vitalitet ndryshimi, që meriton një të ardhme më të mirë (diplomatët e vendeve mike dhe idealistët). Bashkëjetesa e këtyre vizioneve për vendin dhe fatet e tij është normale për periudha tranzicioni dhe krize identiteti e të vlerave morale. Problemi është se popujt me kulturë dhe qytetari, kanë brenda tyre forcë e individë që bëjnë diferencën, si dhe kanë kurajën të përballen me sfidat më të mëdha në përpjekje për të bërë më të mirën për vendin e tyre. Shqipërisë sot i mungon hapësira vepruese e kësaj elite qytetare, gjë që bën diferencën e dukshme midis pritjes së madhe dhe zhgënjimeve të mëdha.
Leximi retrospektiv na ndihmon të krijojmë një bilanc domethënës. Shqipëria deri më 1990 ishte vendi unik në izolim, varfëri, censurë dhe nën frikë. Pas 22 vitesh ajo ka ndryshuar shumë, por jo aq shumë sa të fitojë kohën e humbur. Vendi i shqiponjave është tashmë vendi i vetëm ish komunist që nuk është anëtar në BE. Ngushëllim janë disa vende përpara nesh ish republika jugosllave, një model miks midis sistemit lindor totalitar dhe sistemit liberal ekonomik e shoqëror. Të tjerët janë shumë e shumë përpara nesh. Problemi ynë nuk është thjesht qenia përherë të fundit, por vetëdënimi dhe padija e jonë për të mbetur të fundit.
Nëse lexojmë çfarë kanë thënë gjatë ushtrimit të detyrës tetë kryeministrat tanë të tranzicionit për bilancet e qeverive të tyre, me siguri ne jemi aty afër parajsës, një Zvicër apo Norvegji. Edhe ditët e fundit kryeministri tha se jemi vendi rekord me liri ekonomike, me liri akademike, me rritje ekonomike, me financime të huaja, me potenciale turistike dhe me stabilitet financiar. Banka Botërore, FMN, Bashkimi Evropian dhe dje edhe SHBA përsëritën atë që thonë prej kohësh: ju jeni të fundit. E tha ambasadori amerikan A.Arvizu: “politika është përgjegjëse që Shqipëria ka mbetur e fundit në rajon”. E tha edhe arsyen: “politikanët merren më shumë me fushatë sesa me problemet e qytetarëve” dhe është i njëjti diplomat që dikur pati etiketuar “burrë shteti” një kryetar partie që pranoi kërkesën e qeverisë së tij të anulojë një anti-miting force kundër opozitës. Tani Arvizu është më i drejtpërdrejtë dhe nuk lejon spekulime si ato të “burrave tanë të shtetit” që na thonë se edhe në Amerikën vriten protestues, edhe në BE ka papunësi, edhe në Francë ka krizë, apo edhe në Gjermani ka korrupsion. Ai thotë “ky problem është edhe në Amerikë, por aty populli nuk e pranon këtë gjë. Atëherë që të ketë zgjidhje, do të jetë vota ajo që do të ndëshkojë”. Me siguri që deklarata e tij do të kontestohet nga militantët e partive, komentuesit anonimë në internet, siç edhe do të përqeshet nga ata individë e “burra shteti” që prej vitesh janë shndërruar si tregtarët më të suksesshëm të votave.
Shqipëria ka shumë pallate të reja, makina luksozë, ka institucione e politikanë, parti e shoqata, ka qytetarë e biznesmenë, por ajo ka mungesa të mëdha të kolonave që e bëjnë një shtet demokratik dhe një demokraci funksionale: ka probleme me votat, me legjitimitetin, me përfaqësimin, me raportet qytetarë-politikanë dhe me përshtatjen në sjellje e veprime si një vend me orientim perëndimor. Në sytë e perëndimit i ngjan një province otomane që vesh kostum luksoz dhe drekon në Paris, duke menduar gabimisht se pamja e pushteti janë çelësi i të qenit qytetar dhe njeri modern.
Shembujt janë të shumtë: në cilin vend perëndimor ndodh që një kryeministër të flasë disa orë rresht dhe 4-5 herë në ditë direkt në disa media live për pyjet, filmat, ndeshjet e futbollit, historinë, ullinjtë, ndërtimin, turizmin, kushtetutën, shkencën, kulturën, artin, inxhinierinë, taksat, krizën globale, terrorizmin e gjithçka tjetër? Ku ndodh tjetër që një kryeministër ta keqpërdorë forcën politike, qeverinë dhe parlamentin si zyrë avokatie private për veten, familjen dhe të miqtë e tij boshnjakë? Cili kryeministër tjetër quan tradhtarë e armiq gjykatën kushtetuese dhe ata që mbrojtën kufijtë detarë të vendit, ndërsa gradon e shpërblen ata që nënshkruajnë marrëveshje antikushtetuese dhe antikombëtare për vendin? Cili kryeministër perëndimor shkon në shkolla e kopshte dhe u flet fëmijëve për opozitën armiqësore, që bredh vendin duke inauguruar si investime private e partive dhe me gërshërë në duart vepra publike të financuara nga paratë tona, që e trajton shtetin e institucionet e tij si oborr privat të modelit otoman? Cili lider tjetër perëndimor sillet si pronari i PD dhe PS, që çdo ditë sulmojnë, denigrojnë dhe kërcënojnë ata qytetarë dhe atë mjedis publik që nuk mendon si ata, që refuzon modelin e tyre të vjetër politik apo që nga zhgënjimi ndaj njërit nuk pranojnë të shkojnë tek tjetri? Cilët udhëheqës politikë e thërrasin turmën e militantëve për protestë dhe kur nis ajo, e braktisin atë publikisht ose urdhërojnë rojet e tij familjare t’i qëllojnë njësoj si regjimi i shkruar ata që tentonin të iknin nga kufiri? Cila politikë perëndimore mund të pranojë që 22 vjet të keq-qeveriset nga të njëjtët persona, pa zgjedhje, pa demokraci funksionale, pa mundësi reagimi, pa shanse zhvillimi dhe integrimi? Cila shoqëri perëndimore mund ta kalojë me të batuta parlamentare vrasjen kolektive shtetërore të 26 qytetarëve të pafajshëm në Gërdec, vrasjen periodike të rreth 22 qytetarëve në minierat e krimit në Bulqizë, vrasjen e katër qytetarëve të paarmatosur në mes të Tiranës; skandalin e pasurimit milioner të ministrave që hynë në qeveri me xhaketa borxh dhe e mbyllën vitin me vila luksoze, toka turistike e llogari të shumta bankare apo faljen e përditshme të pasurisë kombëtare tek një klan oligarkik konsensual pozitë-opozitë? Askush. Në Gjermani një ministër u kryqëzua nga politika e media se nuk deklaroi një doganë një dhuratë protokollare, kurse tek ne ata që vjedhin më shumë, ata marrin ose emërohen në postet më të larta
90 vjet më parë Eqrem bej Vlora thoshte se “sundimtarët shqiptarë janë kusarë të mirë”. E kishte për ata që ia pati njohur. Dhe të mendosh se elita politike e asaj periudhe mbetet krenaria e vetme historike e kombëtare. Po nëse Vlora, Asllani apo Fishta do të ishin gjallë sot dhe do shikonin çfarë po ndodh me shtetin e tyre, me vendin e tyre, me popullin e tyre, me aspiratat dhe interesat e tyre kombëtare e publike? A nuk mbetet aktuale etiketimi “hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet; hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bota e maskarenjve”? Me siguri ata do të fillonin të ndjeheshin më mirë atje ku janë, në botën e përjetshme, sesa të gjallë nën sundimin e maskarenjve, në vendin që paria do ta quaj vendin e “miracle of freedom”, “mrekullisë ekonomike”, “fuqisë energjetike”, etj, etj, por që për faj direkt të tyre është, e nëse nuk reagojmë, do të mbetet edhe më tej, e fundit në rajon, e fundit në vendet ish komuniste, e fundit në kontinent.
SHBA na ftojnë çdo ditë të reagojmë për më shumë demokraci, shtet, përfaqësim, drejtësi, barazi, respekt, dëgjim, reflektim dhe aftësi për ta ndryshuar jetën tonë. Partitë e vjetra na ftojnë të reagojmë duke u vendosur në rreshtin e militantëve kamikazë të tyre. Prijësit tanë politikë na ftojnë të bëhemi pjesë e fushatave denigruese kundër palës rivale, dhe kështu, shoqëria shqiptare ndodhet në dilemë morale, nëse do të dëgjojë, ndjekë e kuptojë këshillën amerikane e perëndimore, apo atë të prijësve tanë feudalë; a do të zgjedhin rrugën për një demokraci reale e funksionale apo do të vijojnë të kalojnë nga një oligarki tek oligarkia tjetër; a do të kenë kurajë ta përdorin votën si pushtet për ndryshimin e fatit për veten dhe fëmijët e tyre apo si një mall pazari që i shitet me çdo çmim pushtetit e sundimtarit të radhës? Kjo është dilema shqiptare, një dilemë shekullore, një dilemë gati e përhershme, por që ne kemi rastin dhe fuqinë ta ndryshojmë për të mos u kthyer në mallkim i përjetshëm.

------------------------

ISA BOLETINI: PISHTARI I BASHKIMIT KOMBËTAR

''Unë jam mirë kur ashtë mirë Shqipënia''

Nga Frank Shkreli

Në këtë 100-vjetor të pavarësisë së Shqipërisë, kujtojmë njërin prej protagonistëve kryesorë të një Shqipërie të pavarur, atdhe i të gjithë atyre që e konsiderojnë veten mbesa të Teutës dhe stërnipa të Gjergj Kastriotit-Skendërbe - Isa Boletinin nga Mitrovica.   Një figurë ndër më të ndriturat e kombit shqiptar, dorë e djathtë e Ismail Qemalit dhe Luigj Gurakuqit me shokë, i cili gjithmonë kishte pushkën në dorë dhe dorën në pushkë, në mbrojtje të Atdheut.

Isa Boletini u tradhëtua nga diplomatët francezë dhe pas një qëndrese të fortë, u vra në tradhëti nga xhandarët malazezë së bashku më të afërmit e familjes së tij, Janarin e vitit 1916.  Për fat të keq të saj dhe të kombit,  familja e Isa Boletinit nuk pau dritë dielli as më vonë.  Anëtarët e familjes Boletini të vrarë, të burgosur e të përsekutuar janë me dyzina.  Gjithsejt, sipas  një deklarate dhënë një gazete shqiptare, një nip i Isa Boletinit,  thotë se nga  familja e tij janë vrarë ose ekzekutuar 15 vetë dhe dhjetë të tjerë janë dënuar me vite të tëra në internim dhe burgjet komuniste.  I vrau serbi e malazezi, dhe i burgosi jugosllavi, por për faqe të zezë të komunistëve shqiptarë, mbi familjen e Isa Boletinit sikur të mos kishte vuajtur mjaft, regjimi komunist i Enver Hoxhës, ushtroi një kalvar të vërtetë duke burgos, duke internuar dhe duke vrarë anëtarët më të afërm të familjes Boletini, siç duket për ’’shpërblim’’ që për një gjysëm shekulli Isa Boletini dhe familja e tij  bënë vetëm e vetëm, që ‘’Shqipënia të ishte mirë’’.   T'a kujtojmë pra dhe të nderojmë Isë Boletinin, i cili me trimërinë dhe sakrificën e tij personale dhe familjare, e bëri të nderueshëm kombin shqiptar.

Nuk është qëllimi i këtij shkrimi që të përshkruhen ngjarjet historike dhe roli i pazevendsueshëm që luajti Isa Boletini për lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar në fillim të shekullit të kaluar kundër përdhunimeve historike ndaj shqiptarëve nga fqinjtë e përkrahur nga fuqitë e mëdha të kohës, pasi një gjë e tillë do të kërkonte më shumë kohë dhe hapësirë.  Deshta vetëm të nënvijoj disa vlera fisnore të kombit shqiptar, nderin e burrërinë - por mbi të gjitha atdhedashurinë - të jetuara, të zbatuara dhe të mishëruara në qënjen e shqiptarit me shekuj, e të cilat janë trashëgimi e shënjët e patriotëve dhe herojve kombit si Isa Boletini, e të cilët shqiptarëve u dhuruan një Atdhe.

Isa Boletinit, Perëndia i kishte falur shumë dhunti të çmueshme.  Mund të thuhet se ai, për kohën kur jetonte, kombinonte vetitë e dy udhëheqësve modern shqiptarë – cilësitë dalluese diplomatike të Dr. Ibrahim Rugovës me aftësitë legjendare ushtarake të Adem Jasharit.   Ai arrijti të luaj, në mënyrë të plotë e të përsosur rolin e një diplomati duke vizituar qendrat e diplomacisë së kohës dhe duke u takuar me përfaqsues të fuqive të mëdha të cilat kishin në dorë fatin e Shqipërisë.  Isa Boletini ishte anëtar i delegacionit shqiptar të kryesuar nga Ismail Qemali, që në Mars të vitit 1913 shkoi në Londër për të kërkuar mbështetjen e Britanisë së Madhe për shtetin e posa formuar shqiptar.

Aubrey Herbert, një diplomat anglez i asaj kohe me përvojë ballkanike, kishte lidhje të ngushta me Shqiptarët, por veçanërisht me Isa Boletinin i cili, sipas tij, ''kalonte orë të tëra në shtëpinë time'' gjatë qendrimit të tij në Londër - shkruan në kujtimet e tija se '' Shqiptarët që erdhën në Angli lanë një përshtypje të shkëlqyer''.   Ai e përshkruan Isa Boletinin si “më të pashmin dhe më i shprehuri i delegacionit’’,  duke shtuar se megjithëse Boletini ''ishte i pa shkollë, ai gëzonte një reputacion që e dallonte atë për kurajon dhe trimërinë për të cilat ishte i njohur.   Veprat e tija ishin madhështore dhe arratisjet e tija nga serbët dhe turqit ishin këthyer në legjendë.''   Gjatë takimit me përfaqsuesin e lartë britanik,  Z. Lloyd George, sipas Aubrey Herbert, Isa Boletini iu drejtua përkëthyesit të delegacionit shqiptar, Tonin Prekës duke i thënë:  "Thuaji atij, (Lloyd George) se unë jam malësor, ashtu si është ai, dhe se unë e di që zemra e tij është e sjellshme karshi atyre që vuajnë.”   Dhe me shprehinë që e dallonte Boletinin, ai vazhdoi, ”E thuaji, që kur të vij pranvera, do të plehërojmë Fushë Kosovën me eshtrat e serbëve, sepse ne Shqipëtarët kemi vuajtur shumë për të harruar."

Kur Isa Boletini nuk ishte në zyrat e diplomacisë evropiane, ku përpiqej të bindëte Londrën zyrtare dhe kancelaritë e tjera evropiane që të ndalonin ndarjen e tokave shqiptare, ai gjëndej në front të luftës për çlirimin, për lirinë dhe pavarësinë e Atdheut kundër forcave osmane dhe serbo-malazeze.

Jo vetëm me fjalë dhe me vepra, por edhe me veshën tradicionale  dhe me qeleshe të bardhë në kokë, Isa Boletini ishte, si të thuash me fjalorin e ditëve të sotëme, një reklamë në përpjekje për të bërë sa më të njohur para syve të botës vlerat, kulturën dhe traditën e vjetër të kombit shqiptar.

Sikurë Adem Jashari, edhe Isa Boletini e lidhi jetën e vet dhe të familjes së tij  më në fund duke sakrifikuar  çdo gjë - por mbi të gjitha familjen e tij - për fatin e Atdheut.  Ai nuk e bëri këtë as për ambicje, as për nam, as për ndonjë kolltuk, as për dobi të miqve ose të farefisit – por vetëm e vetëm se me zemër e me shpirt i kishte kushtuar jetën dhe qenjen e tij interesave të Atdheut dhe të kombit.   Këtë ai më së miri e ka shprehur vet duke thënë: ‘’Unë nuk kam dalë malit për të mirën time, por për të mirën e Atdheut tim, për lirinë e popullit tim.   Në është Evropa se nuk do të zgjidhë drejtë çështjen e kufijve të tokave shqiptare, Ballkani nuk do të ketë qetësi kurr, dhe për këtë, faji do të bie mbi ju e jo mbi ne, që do të luftojmë përherë, derisa të çlirohemi.’’   Dhe përsëri ai citohet të ketë thënë se, "Unë kam ngrit krye për hakin e Shqipnisë.  Nuk lypi shpërblime për vete.   Unë jam mirë kur ashtë mirë Shqypnia!"

Kujtimi më i mirë i Isa Boletinit dhe patriotëve të tjerë, në këtë përvjetor, do të ishte që e ardhmja e shqiptarëve në Ballkan të ndërtohet mbi themelet e këtyre vlerave, për të cilat luftoi dhe dha jetën Isa Boletini.  Pasi ata me luftën e tyre për liri e pavarësi, u përpoqën që të plotësonin porositë e Gjergj Kastriotit-Skëndërbe, për një Shqipëri të bashkuar, si një dëshmi e denjë këjo e dinjitetit kombëtar.   Kombi shqiptar ka kaluar nepër një periudhë të zezë dhe shumë të vështirë të komunizmit, që  tronditi themelet e traditës së shëndoshë shoqërore dhe morale të shqiptarit,  pikërisht ato tradita me të cilat Isa Boletini mburrej para botës.

Ndërsa kombi shqiptar ende përpiqet të shkundë nga kujtimi këtë periudhë të errët të historisë së tij, është shembulli i jetës dhe i veprimtarisë së patriotëve si Isa Boletini, ai i cili duhet të frymëzojë brezin e sotëm dhe brezat e ardhëshëm të shqiptarëve.   Këjo për më tepër, sepse shqiptarët sot gjënden përballë kushteve të reja kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe të nevojave të natyrshme të cilat kërkojnë plotësimin e tyre.

Le të jetë ky një përvjetor që të frymëzohet nga objekivat e larta të vëllazërimit shqiptar, për të cilat luftoi dhe sakrifikoi Isa Boletini dhe familja e tij.  Dhe në të njëjtën kohë, të pyesim nëse herojtë si Isa Boletini - të cilët sakrifikuan aq shumë për lirinë e kombit shqiptar- në rrethanat e sotëme, do të ishin të kënaqur me status quonë në trojet shqiptare.  A thua do të ishin të kënaqur për sakrificat e mëdha—personale dhe familjare - që ata kanë bërë, ashtuqë  “Shqipënia të jetë mirë’’?

----------------------

DËSHTIMI I DELENXHINJVE

E djathta e Kosovës qe përjashtuar nga këto bisedime. Arsyen e vërtetë e dinë organizatorët pazarbërës.

Nga: IDRIZ ZEQIRAJ

Bujshëm e marrëzishëm u reklamua nisma e bisedimeve Kosovë - Serbi, pa kushtëzuar me kërkim faljeje për krimet numerike të bëra ndaj popullit shqiptar të pambrojtur në Kosovë; për përdhosjen e shtëpive dhe të pasurive të tjera; pa dorëzimin e trupave të rrëmbyer dhe të vrarë; pa paguar dëmshpërblimin për dëmet enorme të shkaktuara në Kosovë; pa kthyer fondin depozitues të pensioneve dhe të tjera. Dhe, mbi të gjitha, pa e njohur Kosovën shtet të lirë dhe të pavarur.

Edhepse populli dhe subjektet politike, përfshi këtu edhe nga radhët e pozitës, ishin kundër mënyrës, qasjes dhe protagonistëve që përfaqësonin Kosovën në këto palo bisedime, Hashim kryeministri, krye në vete, mori nga rruga një zonjë të dështuar, bredharake e levriçkë partiake, pa kryesi dhe anëtarësi, rrast e hekurosur dhe e pudrosur, mendje fyçkë që "nuk preket as me llullë të magjupit", duke e vënë në ballë të "bisedimeve", më sakt, llafeve boshe, por shumë të dëmshme për Kosovën, sepse atë që e kishte fituar NATO në luftë, Hashim Thaçi me sejmenët e tij po e humbin në paqe.

Nëse, vërtet, nuk mund të anashkaloheshin disa nga këmbëngulësit ndërkombëtarë, në kërkesën e tyre alogjike dhe tepër të dyshimtë, për të biseduar "pa kushtëzime me Serbinë", Hashimi duhej të dëshmonte se e don Kosovën më shumë se sa karrikën e kryeministrit, duke u dorëhequr. Tashmë, nuk është ndonjë sekret e fshehtësi se ai është i shantazhuari numër një në Kosovë dhe jo për akuzat e Dickut, por për krijimin dhe përdorimin e organizatës iligale e kriminale të SHIK-ut, në vrasjen e shumë qindra shqiptarëve, kuadro të lartë partiakë dhe ushtarakë, të cilët ishin në ballë të asaj lufte simbolike që u bë në Kosovë, përgjatë viteve 1998 - 99. Dhe, këto vrasje, krime makabre të kundërshtarëve politikë, kishin një qëllim të vetëm - marrjen e pushtetit me dhunë.

Një dorëheqje dinjitoze dhe mirëdashëse për Kosovën, do të krijonte premisën, mundësinë që subjektet politike në Kosovë, me një angazhim e konsultim serioz, do t`i paraqisnin palës kërkuese për bisedime, pra, ndërkombëtarëve, kushtëzimet e ligjshme ndaj Serbisë. Dhe, nëse do të pranoheshin, do ta zgjidhnin një komision profesional për bisedime, duke qenë të lirë dhe të pasfidueshëm nga askush, qofshin ata edhe ndërkombëtarët. Dhe, mendje të tilla të ndritura, personalitete me autoritet dhe integritet, Kosovës nuk i mungojnë. Por, mjerisht, ethet pushtetare, qoftë në kampin e majtë apo të djathtë, bilëz, në LDK-e më shumë, janë përkujdesur fort për spastrimin e radhëve nga të aftët, stoikët, për t`i zëvendësuar me mediokërit, të dëgjueshmit, siç bëri Hashim kryeministri me përzgjedhjen e Editës, për kryesimin e bisedimeve, të  parathëna për dështim e fiasko të turpshme.

Shqiptarët e kudondodhur e kanë përcjellur me shqetësimin e ligjshëm maratonën e bisedimeve, më sakt, buzëqeshjet e shtira dhe të pështira, hipokrite dhe boshe të Editës dhe të Boros. Edhe ndërmjetësuesi ndërkombëtar, me lëvizjet dhe gjestikulacionin teatral, i përshtatej skenës dhe regjisë të këtyre jallan bisedimeve, të cilat nisën dhe u bitisën me ndjenjen e paracaktuar të nulitetit, të rezultatit zero, të dështimit të njëanshëm, të palës shqiptare, por të përfitimit të Serbisë, duke i njohur dhe pranuar të drejtën e saj për të ndërhyrë në hapësirat e Kosovës. Këtë të "drejtë" Serbia e kishte humbur në përballjen me forcat e NATO-s, por që kryeministri, keqas i shantazhuar dhe pa fije integriteti politik e moral, ia riktheu asaj sërishmi, duke i joshur edhe ndërkombëtarët për ta legalizuar.

Krejt rrejshëm e mashtrueshëm kryeministri, sejmenët e tij qeveritarë, grupi negociatorë, por edhe Presidentja e vendit, këto bisedime i kishin reklamuar e proklamuar vetëm si teknike dhe hiç politike. Ndërkohë, shqiptarët, opozita, madje elektorati dhe zyrtarë të shumtë të partisë të kryeministrit, në surdinë dhe zëshëm, kishin denoncuar gënjeshtrën dhe mashtrimin e kupolës qeveritare e presidenciale. Por, krerët shtetërorë, me krye mushku, me prepotencë, arrogancë që arrin deri në rrugaçëri, mospërfillje, fodullëk dhe cinizëm të pacipshëm vazhduan "bisedimet", llafolloxhinë shterpe për Kosovën, të vetëdijshëm se Kosova po thellonte humbjet politike, duke avancuar e legjitimuar pretendimet absurde dhe krejt të jashtëligjshme të Serbisë.

Rrjedhojat fatale të bisedimeve

Si u ndal marshimi i forcave të Kosharës për në Veri të Mitrovicës?!

Çështja e Veriut të Mitrovicës zë fill në pazarllëqet e fshehta të së majtës ekstreme të Kosovës më Serbinë dhe të vulosura në Kumanovë, të mbështetura edhe nga ndërmjetësues ndërkombëtarë, kryesisht, miq të Serbisë. E djathta e Kosovës qe përjashtuar nga këto bisedime dhe arsyen e vërtetë e dinë organizatorët pazarbërës, ndërkohë që shumëçka dihet edhe nga të paftuarit në këto pazare e marrëveshje, kuptohet, në dëm të Kosovës.

Marrëveshjet politike u reflektuan vetëtimthi edhe në fushën ushtarake. Detashmenti luftarak i Kosharës, i vetmi i mbijetuar pas aksionit, sulmit frontal serb, të emërtuar cinikisht "Patkoi", kryesisht, me organizim institucional, i  komanduar nga ushtaraku strateg Rrustem Berisha me ushtarakët e tjerë të karrierës, ishin të gatshëm të marshonin drejt Veriut të Mitrovicës. Por, grupet e çakorduara, të fshehura skutave e çubave, kryesisht, të së majtës ekstreme të Kosovës, dolën në rrugët, tashmë, të boshatisura nga forcat e NATO-s, me urdhërin e prerë se detashmenti ushtarak i Kosharës duhet të ngujohet në Koshare e Botushë, përndryshe do të përballet me goditjet e grupeve bashibuzuke. Këto grupe kishin filluar plaçkitjet e shtëpive të boshatisura, të dyqaneve, të magazinave; uzurpimin e lokaleve dhe të hapësirave të tjera shoqërore e shtetërore.

E gjithë kjo katrahurë ishte e qëllimshme dhe përgatiste terrenin për kthimin në Kosovë të Qeverisë të Përkohëshme, të kompozuar në Tiranë nga kryebanditët e 1997-ës: Mejdani, Nano, Gjinushi, Milo e Klosi me kompani. Qeveria bandë e Përkohëshme u dha hapësirë të bollshme bandave, nën siglën e UÇK-së, njësoj siç u dhanë krerët e 97-ës në Shqipëri bandave vrastare, si shpërblim për rrëzimin e pushtetit demokratik.

Banda e madhe Qeveri e Përkohëshme, për ta konsoliduar pushtetin e dhunshëm, i cili, për nga përmasat e dhunës, do t`ia kishin zili edhe kmerët e kuq, vazhduan provokimet banditeske, si rrahje e vrasje të veprimtarëve të së djathtës në përgjithësi. Në shenjëstër u vunë luftëbërësit e vërtetë - ushtarakët institucionalë, kuadrotë e LDK-së dhe vetëm brenda pak muajsh banda - Qeveri, me SHIK-un e saj pararojë, vrau 600 kundërshtarë politikë shqiptarë! Qeverisë-bandë, tashmë, nuk i interesonte Veriu i Mitrovicës. Ajo ishte këmbyer me heshtjen e krimeve të bëra nga LPK-ja, përkatësisht PDK-ja me SHIK-un e saj, që ishin vënë në krye të Qeverisë të Përkohëshme.

Rezultati zero i bisedimeve të delenxhinjve

"Qytetarët e Kosovës duhet të gjejnë rrugë alternative për udhëtime jashtë vendit",- ishte porosia marroqe e Qeverisë SHIK, transmetuar nga televizioni privat i Qeverisë! Ky ishte "rezultati" i bisedimeve maratonë në mes të delenxhinjve të Kosovës dhe të Serbisë. Ndërkohë, fillesë e mbaresë e këtyre bisedimeve të turpshme ka qenë: "Qarkullimi i lirë i njerëzve"!

Vera e këtij moti dëshmoi bindshëm se qytetarët e Kosovës janë më të diskriminuarit e Evropës dhe më gjerë. Ata maltretohen jo vetëm në kufirin Kosovë - Serbi, por edhe në kufijtë e Malit të Zi, Kroacisë dhe Hungarisë. Për shembull, më 22 gusht 2012, për të kaluar kufirin Mal të Zi - Kroaci, një autobusi të Kosovës iu deshën plot 3 orë e gjysmë. Pritjet e kësaj natyre, ca orë më shumë apo më pak, janë edhe në kufijtë e tjerë. Dhe, këto pritje nuk kanë të bëjnë fare me kontrollin, por, thjesht, me maltretimin fizik, me dozë të theksuar politike, të qytetarëve të Kosovës. Edhe kontrolli më i imtë i një autobusi nuk mund të zgjasë më shumë se 30 minuta, sepse kontrolli fizik është i ndarë nga ai i pashaportave. "Kalo në anësore dhe prit", - ishte porosia e policit kufitar për shoferin shqiptar. Dhe, e gjithë kjo pritje nuk kishte asnjë bazë për ta justifikuar. Ishte thjesht një maltretim i udhëtarëve shqiptarë, përfshi këtu edhe shumë fëmijë!

Një sjellje të tillë, tej rrugaçërore, na e kujton kalimin kufitar në Portin e Durrësit, përgjatë sundimit banditesk 8-vjeçar të bandës të 97-ës, kur hyrja në sallën e pritëse të kontrollit bëhej në ora 19.oo dhe dalja zgjaste deri në mengjezin e së nesërmes!

Evropa çirret, madje çdo ditë e më shumë, për të drejtat e fëmijëve, për mbrojtjen e tyre. Por, pritjet e tilla, trajtimi mizor në ditët e vaposjes të madhe, për fëmijtë e Kosovës, nga shtete gjarpërinj, që Evropa i ka futur bujarisht në gjirin e saj ose pret t`i fus, bie ndesh me deklarimet zhurmuese të Evropës.

Shtrohet pyetja: A e sheh Evropa rrëmujën e qëllimshme të krijuar në kufijtë e Ballkanit? A e di Evropa se qytetarët shqiptarë, fëmijtë shqiptarë maltretohen me pritjet shumëorëshe në kufijtë e shteteve, të cilat nuk përmbushin as për se afërmi standartet as për të qenë shtete të mirëfillta dhe aq më pak të bëhen pjesë  Evropës demokratike?! Po ndërmjetësuesi në palo bisedimet Kosovë - Serbi, me atë entusiazmin artificial, a ka mësuar për "zbatimin" e marrëveshjes "për lëvizjen e lirë të njerëzve" në kufirin Kosovë - Serbi?!

Çfarë ka bërë tjetër, për lëvizjet e qytetarëve të saj, Qeveria dështake e Kosovës, përveç deklaratës - porosi disfatiste "për të kërkuar rrugë alternative për udhëtime"? Përveç llafollogjisë boshe me Serbinë e për Serbinë, asnjë zë reagues nuk ka pasur për shtetet vagabonde e skandaloze të Kroacisë, Hungarisë, Malit të Zi! Ndërkohë, Qeveria jonë lavdëraçe e hiçe e ka gojën plot popull, thirret në çdo çast e rast në emër të popullit, zhurmon për përkujdesjen për të!

ZYRTARËT E KOSOVËS PASUROHEN NGA TENDERËT, HARAÇI, DHURATAT, VJEDHJET ZYRTARE

Qeveritarët e Kosovës janë bërë milionerë: veç veturave zyrtare,

i kanë edhe ato private të blinduara; kanë bërë kulla në fshat, të

rrethuara me mure të larta; kanë ndërtuar vila-pallate në kryeqytet;

kanë blerë troje e toka në qendrat urbane; kanë blerë banesa, vila e

hotele nëpër botë; kanë hapur biznese në emër të të dytëve dhe të të

tretëve; kanë bërë depozitime valutore në bankat e botës, e tjera pisllëqe.

Shtrohet një pyetje pëmbyllëse: Pse janë kaq indiferentë qeveritarët e Kosovës për gjendjen katasrtofale të lëvizjes të qytetarëve të saj, madje edhe ata që kanë leje qendrimi të përhershme, të paafatizuara në Evropë dhe më tej? Përgjgja është e thjeshtë: Zyrtarët e Kosovës dhe as familjet e tyre nuk janë pjesë e këtyre udhëtimeve të lodhshme, të mundimshme, maltretuese dhe tejet provokuese. Ata janë të pasur, janë milionerë, nuk bëjnë udhëtime tokësore, por vetëm ajrore, pavarësisht çmimit.

Burimet financiare, veç tjerash, zyrtarët e Kosovës i sigurojnë nga: tenderat, haraçi (reketi), dhuratat, vjedhjet zyrtare. Prandaj edhe janë bërë milionerë varfanjakët dhe rreckamanët e djeshëm, të cilët udhëtonin disa dhjetra kilometra me biçikleta të vjetra, për të arritur në kryeqendër. Ndërsa sot, veç veturave zyrtare, kanë edhe fuoristrada të blinduara private; kanë bërë kulla të rrethuara me mure të larta në fshat, meqë i ndjek prapa hija e krimeve të bëra ndaj bashkëkombasëve, kundërshtarë politikë; kanë ndërtuar vila - pallate në kryeqytet; kanë blerë pasuri të patundshme në qendrat e mëdha urbane ose mjedise tjera me perspektivë biznesi në të ardhmen; kanë blerë banesa, vila e hotele jashtë Kosove dhe larg Ballkanit; kanë hapur biznese të majme, gjithnjë në dëm të Kosovës, në emër të të dytëve ose të të tretëve; kanë bërë depozitime bankare nëpë botë, e tjera pisllëqe.

Një gjë duhet pranuar, në mos për asgjë tjetër, për hirë të së vërtetës: zyrtarët e Kosovës të para viteve 2000-ta, edhepse mund të kenë qenë në pushtet për gjysmë shekulli rradhazi, asnjëri syrësh nuk ka arritur të bëhet milioner, ashtu siç u bënë zyrtarët tanë vjedharakë brenda një dekade të pushtetit të tyre të egër e kriminal. Krim i rëndë dhe turp i madh! Me këtë gjendje mjerane pushtetare, Kosova mund të jetë gjithëçka, por jo shtet. Dhe, shtetin e Kosovës e dështoi e majta ekstreme grabitçare e kriminale e Kosovës. Përjetësisht do të mbetet e faktuar në histori se si bijtë bastardë të Kosovës, skajshëm të babëzitur, e vodhën, e grabitën dhe e përgjakën popullin dhe shtetin e tyre.

Shtator 2012

----------------------

REQUIEM PËR AZEM HAJDARIN
Nga BESNIK GJONGECAJ
Edhe sot, si çdo vit, organizohet një ceremoni për të mbajtur gjallë kujtimin e Azem Hajdarit. Pritet i njëjti ritual në vendin ku ai u vra; e njëjta gri për fjalimin e rastit; e njëjta ndërtesë-sfinks aty pranë që i rri përkulshëm mbi kokë përmendores së tij. Me të njëjtën gri të përzishme edhe këtë vit pritet të mbështillet turma e njerëzve aty pranë, madje, edhe këtë vit, si çdo vit tjetër, edhe gjeometria e ndarjes së saj më dysh pritet të jetë e njëjtë. Ata që do të dallohen më pak në atë grumbull njerëzish do të jenë njerëzit e sinqertë, ata që e vuajnë realisht humbjen e Azemit. Këta njerëz mund t’i dallosh lehtësisht sepse lehtësisht dallon nofullat e shtrënguara fort nga dhimbja për njeriun që e kanë dashur dhe besuar. Ata mund t’i dallosh, gjithashtu, edhe nga energjia e madhe që shpenzojnë për ta mbajtur dhimbjen thellë brenda vetes së tyre, nga ai vetkontroll aq i mundimshëm për të mos ta çliruar atë dhimbje ashtu siç do të donin ata ta çlironin: të hidhur, të pasheqerosur, të paanë, mbi të gjitha të vërtetë, zhgënjyese. Të kërrusur nën peshën e halleve të përditshme që rëndon mbi ekzistencën e tyre, ata censurojnë vetveten edhe atje ku autocensura do të ishte e paimagjinueshme: në dhimbjen për njeriun e dashur. Ata që do të dallohen më shumë në atë turmë do të jenë të shtirurit, veçanërisht të ikurit dhe të ardhurit rishtaz në PD, ose anasjelltas. Do të jenë njerëzit që e kanë politikën zanat dhe që pikërisht për këtë arsye kanë ekzaktësisht hallin e kundërt, pra, hallin si të mund jo ta fshehin, por përkundrazi, ta tregojnë, ta bëjnë të dukshme atë dhimbje që s’e kanë. Madje akoma më shumë, si të mund ta fabrikojnë atë, dhimbjen për Azemin; pra, si ta bëjnë urrejtjen, zilinë, egërsinë e luftës në PD, të duken si dhimbje. Qartësisht, më shumë se nën pushtetin e dhimbjes, të dy pjesët e turmës, edhe sot, do të ndodhen nën peshën e mundimit për vetkontroll, autocensurë, megjithëse për shkaqe fare të ndryshme. Gjithsesi, në sfondin e gjithë asaj ndarje të thellë, një gjë do të gjendet për t’i bashkuar palët. Ajo që do t’i bashkojë do të jenë ca biseda pa formë, ashtu gjysma gjysma, ku sejcili thotë diçka si, ja, e respektuam Azemin edhe këtë vit, ja bëmë respektin atij, por edhe familjes së tij, por edhe PD. Respekti, pra, ja çfarë i mbetet heroit në fund të ditës së sotme; ja çfarë lënë në vendin e tubimit të dy palët para se t’i lëshohen kafeneve. Ne prandaj mblidhemi - duket sikur thonë - se heroi ka nevojë për ne, ka nevojë për respektin që duhet “të paguajmë” për të. Fatkeqësisht të gjithë, madje të dy palët e turmës, harrojnë më të rëndësishmen; harrojnë që Azemi, dmth heroi, nuk ka nevojë për ta, përkundrazi, ata, veçanërisht politikanët, ata që fabrikojnë dhimbjen, kanë nevojë për Azemin. Si një nga të vërtetat më të mëdha të këtij vendi të varfër tek shtërzon për të nxjerrë demokracinë nga vetvetja, Shqipëria e tërë ka nevojë për Azemin shumë më tepër se Azemi ka nevojë për të. Ashtu si të gjitha të vërtetat e mëdha, prandaj edhe të thjeshta, edhe kjo e vërtetë nuk thuhet, por fshihet me kujdes. Është një e vërtetë që nuk fshihet nga kundërshtarët politikë të Azemit, përkundrazi, fshihet nga PD, nga partia që themeloi ai. Kjo vjen e i jep fshehjes të së vërtetës edhe një formë tragjike, rrënqethëse.
. . .
Kur rrëmoj në “arkivën” e kujtesës time dhe rinxjerr prej saj fakte, ngjarje të fotografuara pa dashje, por që me siguri ndërgjegja i ka zgjedhur apo klasifikuar spontanisht si më të rëndësishmet për të zënë vend në shtresëzimet e saj, e ndjej veten fare të pafuqishëm të ndaloj gjithë atë lum jetësor për të mos u kanalizuar në një “derdhje” të vetme: jeta politike e Azemit na tregoi të gjithëve se liria e individit është kushti më thelbësor në suksesin e një kauze nga njëra anë dhe në sundimin e lirisë te krejt shoqëria nga ana tjetër. Koha në të cilën jetoi Azemi ishte koha për të kuptuar se askush që nuk fiton lirinë e tij, askush që nuk bën copë e grimë prangat e frikës dhe autocensurës, nuk mund të rreshtohet në beteja të mëdha për demokraci; dhe aq më shumë, nuk mund të luftojë për lirinë e të tjerëve. Ky shpirt i themeluesit të PD u derdh dhe u ngurtësua në fletët e programit të partisë, në strukturat e saj, në zgjedhjen e njerëzve, pra, formëzoi gjithë veprimtarinë politike të PD. E gjithë partia punonte për lirinë duke e ditur që liria do ta rriste atë, do të zgjeronte bazën popullore të saj, do të ndryshonte vendin, më së fundi. Në kohën e Azemit askujt nuk mund t’i shkonte mendja që do të kishte një forcë apo do të kishte “bir nane” që do të mund të detyronte PD t’i largohej parimit të kultivimit të lirisë. Sot, fatkeqësisht, iu shkon mëndja të gjithëve, veçanërisht atyre që kanë pushtet ose janë në proces të rrëmbimit të tij. Në vend të njerëzve të lirë që luftojnë për përhapjen e lirisë, që konkurojnë dhe e përdorin lirinë për të ndërtuar vendin e tyre, sot PD promovon lista, me rreshtime siluetash, jo emrash, jo individualitetesh; lista njerëzish pa fytyrë, pa mimikë, lista hijesh që priten të shndrrohen nga silueta në persona, pra, të çfaqen për të tjerët më vonë, pasi të marrin dritën e nevojshme nga kryetari i PD, sigurisht. Lista nuk është si njeriu, aq më shumë nuk është si njeriu i lirë. Prandaj, për listën nuk aplikohet asgjë nga ato që aplikohen për njeriun e lirë. Lista nuk ka ndërgjegje, lista nuk ka keqardhje, nuk ka vullnet, nuk ka dëshirë për të luftuar, pra, nuk ka qëllime. Lista është statistikë, është numër. Si figura në ekranin e TV që përbëhet nga një numër shumë i madh pikash pa kuptim në vetvehte por që e fitojnë atë vetëm kur formojnë figurën televizive, edhe lista përbëhet nga siluetat, pa kuptim në vetvehte, dmth pa personalitet, të cilët, siluetat pra, marrin vlerë vetëm kur janë sëbashku, vetëm kur bëhen listë. Qytetarët detyrohen të njohin listën, vetëm listën. Siluetat apo hijet që janë brenda listës marrin vlerë vetëm sepse janë brenda saj, vetëm sepse janë në listë. Asgjë tjetër nuk ka vlerë. Mund të jesh i paaftë, mediokër, mund të jesh ish denonciator, mund të jesh nga një parti tjetër, mund të jesh i lidhur me familjet më të mëdha e gjakatare ish komuniste, mund të jesh i akuzuar për hajdut, për monstër, por po të jesh në listë të gjitha bien, fshihen, nuk janë më, sepse ti thjesht nuk mund t’i kesh gjithë ato të këqija, sepse ti thjesht nuk je person, sepse ke vetëm konture, sepse je vetëm një siluetë, thjesht. Sepse ti, parasëgjithash, ke pranuar vetë të jesh siluetë, sepse kështu të kanë dashur, siluetë; sepse më shumë se ty, përgatitësit e listave duan vetë listën. Sepse lista nuk flet, nuk çohet në këmbë, nuk thotë që e ke gabim, nuk thotë që programi i qeverisjes nuk po realizohet, nuk thotë që vendi është zhytur në një regjim autokratik. Nuk thotë që pushteti duhet të decentralizohet, shpërndahet midis qytetarëve dhe institucioneve dhe jo midis siluetave dhe ata, pra qytetarët, të kenë lirinë e mjaftueshme për ta përdorur fuqinë e pushtetit në dobi të vendit të tyre. Sepse njeriu i listës, politikani i PD pra, ka pranuar të jetë siluetë, sepse, më së fundi, e ka kuptuar që vetëm kështu mund të bëjë hajër, karrierë politike. Ka pranuar të mos jetë qytetar i lirë që flet, që kundërshton, që konkuron, pra, ka pranuar të mos jetë i ndershëm me veten, dhe akoma më shumë, ka pranuar të mos i shërbejë vendit, në fund të fundit. Listat klasifikohen megjithatë, sado të thata, të pashpirt të jenë. Ka lista për kandidatë për deputetë, ka lista për kryetarë rrethesh, ka lista për antarë strukturash partiake, ka edhe lista për ish denonciatorët. Pavarësisht nga klasifikimi, listat kanë një gjë esenciale të përbashkët: të marrësh pjesë në to duhet të jesh pa gojë, pa vesh, mundësisht i qorruar. Kështu duhet të jesh në dy rastet: si për të bërë karrierë ashtu edhe për ta mbyllur atë që ke bërë në të shkuarën e për të mos ta marrë vesh njeri kurrë më. Sidoqoftë, vetë listat mund të klasifikohen, por jo siluetat që ndodhen brenda tyre. Ata janë njësoj të depersonalizuar, në të shumtën e rasteve, fatkeqësisht. Ashtu sikundër nuk do t’i shkonte kurrë ndërmend Azemit.
* . .
Unë i kam parë njerëzit kudo, në të gjithë Shqipërinë, tek përloten kur iu fliste Azem Hajdari. Ata ngurtësoheshin plotësisht të thithur nga gravitacioni i qënies së tij. Shkak nuk ishte vetëm karizma, energjia që çlironte Azemi kur fliste para tyre. Mbi të gjitha ishte frika e vrarë, liria individuale që kishte triumfuar në krejt qënien e tij. Ishte, pra, ekzistenca e tij politike si e kundërt e siluetës së sotme. Ishte personaliteti i tij që i thithte njerëzit. Ai kritikonte nga të gjitha anët, hynte deri në skutat më të errta të totalitarizmit, krimeve të shërbimeve sekrete dhe jo sekrete të tij, dhe akoma më shumë, vinte gishtin edhe në plagët e reja që po çfaqeshin në trupin e PD. Gjithmonë i ndërgjegjshëm se kështu mund ta ndihmonte që të mos rrëzohej, se kështu mund të shëronte plagët e krijesës së tij. Ai nuk e mësoi kurrë që PD do të transformohej nga parti e lirisë, nga parti e burrave dhe grave të lira, në parti listash. Ai nuk kishte edhe si ta imagjinonte këtë ecje prapa, këtë humbje vlerash. Madje askush prej nesh që jetuam atë kohë. Ndoshta kjo gjë e zbukuroi jo vetëm jetën, por edhe vdekjen e tij. Koha kur politikanët nuk ishin silueta dhe kur dy gishtat e njerëzve të turmave nuk shërbenin si këmbë siluetash.

BESNIK GJONGECAJ

(Ish minister i PDSH-ë, shok e mik i Azem Hajdarit)

KRISHTERIMI NDËR SHQIPTARË

“Shqiptarët të parët në Ballkan dhe Europë, të cilët e përqafuan krishterimin, madje që nga themelimi i tij.”

Nga Marjan Sebaj-SOPI

Ilirët, të cilët ishin paraardhësit tanë, kishin fatin e madh e të papërsëritshëm, që të ishin ndër popujt e parë në Ballkan dhe Europë, të cilët e përqafuan krishterimin, madje që nga themelimi i tij. Mbi këtë të vërtetë historike  dhe biblike, na dëshmojnë burime të shumta; Biblike (krhs.Tit 3,12; Rom. 15, 19; 1Sel. 1, 8 etj) pastaj burimet historike. Këto të fundit, në përpikëri pëlqehen me burimet biblike, siç mund të përmendet shembulli me burimet e shkrimtarit pagan Plinit të Ri (111-113), të cilat na flasin pikërisht për këtë. Përveç këtyre, kemi edhe burimet e shkrimtarit të atëhershëm të krishterë Tertulianit (200-206) e ngjashëm.

Një nga dëshmitë e mëdha, se në këto hapësira, krishterimi ishte prezent qysh në shekujt e parë, janë edhe martirizimet që kanë ndodhur në territorin e Dardanisë (Kosovës së sotme). Si shembull të rëndësishëm, nga shumë marterizimeve sjellim këtu, martirizimin e Shën Florit dhe Laurit te Ulpiana (vend afër Prishtinës), të cilët u martirizuan gjatë sundimit të Licitit (shek.III). Pastaj, një nga dëshmitë e mëdha të pranimit të krishterimit në hapësirën e Ballkanit tonë, janë edhe burimet  e shkruara Kishtare. Në vitin 325 në Nike e dimë se është mbajtur Konçili i madh Kishtar me prezencë të 318 etërve konçiliar kishtar, në mesin e të cilëve ishte edhe “Dacus Dardaniae” (Dakusi metropolit i Kosovës) kështu u nënshkrua në aktet përfundimtare konçiliare. (Shih: Dr.Gaspër Gjini, “Ipeshkvnia Shkup-Prizren gjatë shekujve”, Ks- Drita, fq. 21-24).

Kështu që, mund të themi me një siguri të plotë se, Ilirët e pranuan krishterimin, (nën rreziqe e martirizimeve të mëdha) qysh në tre shekujt e parë dhe atë nga vet apostujt. Në realitet, kjo ndodhi pikërisht nga Shën Pali dhe nxënësit e tij, dhe atë vullnetarisht dhe me vetdëshirë, madje edhe pse ishin të vetëdijshëm për faktin se për këtë do të jenë të përndjekur, martirizuar, dhe të vrarë nga sundimtarët romak.

Mirëpo, edhe përkundër faktit se me Ediktin e Milanos të vitit 313 u dha liria fetare, që kushdo mund të shpall dhe të besoj lirshëm e haptazi fenë (besimin) e vet, prapëseprapë duket që ky vendim për popujt e këtyre viseve nuk pati asnjë efekt pozitiv, sepse martirizimi, përndjekjet, vrasjet për shkak të emrit të Jezu Krishtit, edhe për një kohë të gjatë vazhduan, madje, për fat të keq këto u përsëritën dhe vazhduan thuajse deri në ditët e sotme.

Pas periudhës së lavdishme (por të shkurtër) të rritjes, lulëzimit e zhvillimit të krishterimit në mesin e Ilirëve, si dhe mes popujve fqinjë tjerë, do të pasojë dyndja e popujve barbar: Ugar, Avar e të tjerë, si dhe në veçanti ardhja e popujve sllav. Këto dyndje prishën balancet dhe ishte një goditje e rënd për Ilirët, mirëpo më tepër ishte goditje e rënd në rrafshinë kulturor, ekonomik, shoqëror, gjuhësor se sa goditje sa i përket anës fetare. (Vep.cit. G.Gjini fq. 72-78).

Dhe pas gjithë këtyre zhvillimeve të hovshme e dramatike, atëherë kur menduam se u stabilizuam pak a shumë, dhe se i erdhi fundi gjithë të këqijave dhe punët do të nisen e drejtohen në të mirë për këtë popull, vijnë tundimet dhe sprovat e reja që do të kenë një ndikim negativ në historinë shqiptare në përgjithësi.

a/ Si u islamizua populli shqiptar

Në fillim të shekullit XIII dhe XIV Turqit (më vonë Perandoria Osmane) ishin të fortë e fuqishëm, sikundër në rrafshin ekonomik po ashtu edhe në atë ushtarak. Mirëpo, me këtë ju zgjeruan pretendimet dhe aspiratat për të marshuar në drejtim të Europës. Në këtë drejtim, ata u vërsulën me sulme të cilat ishin të shpeshta dhe të mëdha. Ky ishte një kërcënim i madh, jo vetëm për Shqiptarët, por edhe për gjithë Europën e krishterë të kohës.

Pikturë murale në Kishën e “Shna Ndout”-Binçë /Martirët e Karadakut 1846-1848/

Këtë kërcënim të madh nacional dhe fetar natyrisht se e hetuan edhe Shqiptarët, kështu që aq sa ditën dhe mundën u organizuan për t’i rezistuar pushtimit turk. Meritë të madhe, për këtë organizim, në mbrojtje të identitetit fetar e kombëtar, ka heroi ynë Gjegj Kastrioti – Skënderbeu (1405-1468). Ky, me një sukses të madh, me një trimëri të paparë dhe urtësi të madhe arriti t’i bashkoi gjithë shqiptarët. Dhe kështu, përgjatë 24 viteve do të jetë mbrojtës i Shqiptareve dhe i mbarë Evropës nga Turqia. Si rezultat i kësaj lufte të paepur dhe gjigante, me plotë të drejtë Papa Piu II e quajti “Mbrojtës i fesë”.

Mirëpo, pas vdekjes së tij, ushtria shqiptare pësoi një rënie dhe dukshëm u dobësua. Ishin këto vite të tmerrshme, kur filloi edhe terrori i paparë mbi popullatën shqiptare. Fillojnë rrënimet e Kishave dhe objekteve tjera fetare, pëson populli, ndërkohë që këtij terrori nuk i shpëtoi as Kisha dhe as kleri i saj. Vriten ipeshkvinjt, meshtarët, rregulltarët e rregulltaret, me mijëra e mijëra persekutohen e dëbohen jashtë atdheut (si shembull kemi arbëreshët, të cilët sot i kemi në Italinë Jugore, pastaj një koloni e madhe në Rumani, Ukrainë e gjetiu).

Lidhje me këto persekutime apo edhe gjenocid (atëherë nuk njihej kjo shprehje) shpeshherë u lajmërua edhe Selia e Shenjtë. Me një rast, Imzot Pjetër Mazreku, ipeshkëv i Barit, kështu lajmëron Selinë e Shenjtë mbi gjendjen e këtij populli të mjerë nën pushtimin e sundimit turk. Ai mes tjerash, shkruante kështu; “Populli shqiptarë është një ndër popujt më të mjerë dhe të harruar (lënë), të braktisur”, dhe më tutje shpjegon arsyen: “i përndjekur nga Turqit, dhe shizmatikët (domethënë ortodoksët në të shumtën nga Serbët dhe Grekët).

Pikturë murale në Kishën e “Shna Ndout”-Binçë /Martirët e Karadakut 1846-1848/

Edhe përkundër situatës së rëndë dhe kohës së vështirë, që të mos ndodhtee rrënimi (apo edhe zhdukja) plotë e identitetit fetar e kombëtar të popullit shqiptar, doemos duhet falënderuar, pikërisht klerin katolik shqiptar, i cili me jetë, fjalë, shembull (nganjëherë kur e kërkonte nevoja e domosdoshme edhe armë) mbrojtën fenë, gjuhën, traditën, kulturën, me një fjalë mbrojtën popullin shqiptar nga rrënimi i plotë nga perandoria osmane. Ta përkujtojmë si shembull të vetëm Pjetër Bogdanin, Lekë Bogdanin, Mosn. Nikollë Kazazin dhe shumë e shumë të tjerë, të cilët flijuan jetën e tyre për popull. Lidhje me kalimin e popullit shqiptar nga krishterimi në islam rol të madh pati pikërisht ai terror i pashembullt i ushtruar ndaj tij, pra vrasjet, persekutimet, pastaj dënimet e mëdha e të rënda, si dhe tatimet e marramendëse të larta, ku shqiptarët ishin të detyruar t’iu paguajnë Turqve (perandorisë osmane), pastaj kishte kufizime të ndryshme, si dhe haraçi në gjak, etj, etj... Mirëpo, përveç këtyre elemente të përmendura, edhe një ndër shkaqet tjera të kalimit të shqiptarëve në islam, ishte numri i vogël i meshtarëve, domethënë mungesa e tyre. Kështu që populli mbeti sikur delet pa barinj, pra në mëshirën e pamëshirë të gojës së ujqve. “Populli shqiptar u mbrojt siç diti dhe mundi, mirëpo pranë dominimit shumëshekullor turk shumica me dhunë e përqafuan (pranuan) islamizimin, mirëpo fatbardhësisht askurrë nuk u shkëputën tërësisht nga kultura, tradita dhe krishterimi i lashtë dhe i përbashkët Iliro-shqiptar, pra nuk u shkëput nga kultura dhe civilizimi evropian. (Shih; Dr. Lush Gjegji, “Bogoslovska smotra, viti 53. nr. 1-2 Zg. 1993)

b/ Gjendja e shqiptarëve në mes dy luftërave botërore!

Vuajtjet e shqiptarëve, përgjatë historisë nuk kishin të ndalur. Lirisht themi se edhe shekulli i kaluar, pra shekulli XX për gjithë neve shqiptarët ishte një shekull i komplikuar, me plotë vuajtje, dhimbje dhe i mundimshëm, me shumë periudha të kobshëm. Të cekim këtu vetëm disa fakte: shpërngulja periodike e shqiptarëve nga trojet e tyre shekullore, shpërngulja e më shumë se 500 mijë veta. Atëbotë dhunshëm nga ipeshkvnia përndjekjet ipeshkvi Lazër Mjeda (1922)/. Gjatë kësaj periudhe, mbyllen gjitha shkollat në gjuhën shqipe, haptazi e botërisht përndjekjet Kisha katolike, vriten tinëzisht fretërit Atë Shtjefen Gjeçovi-Kryeziu dhe Atë Luigj Palaj (1913). Ndërkaq Ipeshkëv do të emërohet slloveni Ivan Gnjidovec (1924) e më vonë një kroat nga Bosnjë e Hercegovina, me emrin Smiljan Franjo Çekada (1940). Gjitha këto fakte, flasin dhe dëshmojnë mbi diskriminimin, dhunën sistematike mbi popullin shqiptar në Jugosllavinë e vjetër (Vep.cit. Dr.G.Gjini: fq. 193-195; 200-203).

Edhe pas luftës së Dytë Botërore, për shqiptarët në përgjithësi ishte gjendje e vështirë dhe rrezikshme, me liri të kufizuar dhe me pamundësi për t’u zhvilluar të lirë. Komunizmi ateist sulmon fenë dhe në veçanti Kishën katolike dhe klerin e saj. Kështu, prapë vuajtja e jonë ishte e dyfishtë: si katolik dhe si shqiptar. Gati se të gjithë meshtarët tanë (Don Pjetër Berisha, Don Dedë Ramaj, etj) kalojnë dhe e provojnë Kalvarin e burgjeve, keqtrajtimeve dhe sulmeve të pamëshirshme të regjimit komunist. Kur filloji komunizmi jugosllav të jetë me kohë gjithë e më i “butë” sa i përket lirive fetare, me këtë edhe Ipeshkvnin Shkup-Prizren gradualisht përmirësohej dhe zhvillohej gjithnjë e më shumë.

c/ Gjendja e sotme fetare ndër shqiptar!

Populli shqiptar, siç e cekëm edhe më lartë, historikisht trashëgoi dy fe: Krishterimin dhe Myslimanizmin. Krishterimi, po ashtu ndahet në dy Kisha: në atë Katolike dhe Ortodokse, ndërsa  Myslimanizmi (shiit dhe sunit) ndahet gjithashtu  në: myslimanizëm dhe bektashizëm.

Është fakt se populli shqiptar është i ndarë në dy fe, mirëpo fatbardhësisht jo edhe i përçarë. Këtë e dëshmojnë historia e jonë shumëshekullore, por edhe më tepër e dëshmon e sotmja dhe do ta dëshmoi edhe e ardhmja. Pasi që e dimë se si u përhapë islamizmi ndër shqiptar, domethënë, kryesisht përmes ushtrisë, e cila kishte karakter e qëllime pushtuese, ushtarako-ekonomike, politike. Në këtë mënyrë, e shfrytëzonte fenë si vegël për të sunduar, e shtypur apo diçka të ngjashme. Në këtë mënyrë dhe “feja e tillë nuk ka zënë vend dhe nuk ka depërtua thellë” deri në zemrat e njerëzve. Pikërisht edhe për këtë, në popull gjithnjë ka ekzistuar dhe ende edhe sot “Ndër shqiptar ekziston vetëdija e përkatësisë së përbashkët kombëtare (nacionale) shqiptare, si dhe fesë së përbashkët të krishtere me shekuj, si dhe vetëdija e pranimit se më parë, dikur të gjithë ishim të krishterë, apo siç dëgjojmë sot nga shumë vëllezër tanë mysliman, “Feja e jonë e moçme” (Shih; Dr.Lush Gjergji, Cattolici e musulmani nel Kosovo, u:L altra Europa, XVI, 42/236/, III-IV; 1991 fq. 149-151).

Atëherë duke shikuar dhe kuptuar këtë fakt, nuk është edhe për tu habitur që vëllezërit tanë të konfesionit mysliman me krenari e mburrje e pranojnë ipeshkvin e Ipeshkisë së Kosovës si ipeshkëv të vetin (tyre) dhe po ashtu meshtarët dhe rregulltarët e rregulltaret. Për këta shërbyes të Zotit, ata me kënaqësi thonë: “Ipeshkvi jonë”, “prifti jonë”, apo “motrat tona”, e shprehje të ngjashme.

(Libri; “Migrimi plagë shumëshekullore”,  Marjan Sebaj-Sopi,  Prishtinë 2012)

---------------------------------------

E vërteta e marrëveshjes Zogu-Pashiç

Studiuesi i njohur bën një pasqyrim të marrëveshjes së shumëpërfolur Zogu-Pashiç dhe pasojat e saj. Autori, specialist i të Drejtës Ndërkombëtare, e shpjegon atë në një areal të plotë, duke treguar me këtë rast edhe pozicionin e pandershëm të Zogut, që për interesin personal cedoi në interesa kombëtare…

Nga Ksenofon Krisafi*

Ka rreth tre vjet që në mediat shqiptare po shkruhet dhe po flitet shumë rreth Marrëveshjes shqiptaro-greke për ndarjen e kufijve detarë në kanalin e Korfuzit dhe në detin Jon, firmosur në Tiranë, në prill 2009, e cila u hodh poshtë në prill të vitit 2010, me vendim të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Në këtë vit jubilar të 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, kur përkujtohen  përpjekjet dhe sakrificat e patriotëve të shquar për themelimin e shtetit të pavarur shqiptar dhe për garantimin e integritetit territorial të tij, diskutimi i këtij precedenti merr një rëndësi të veçantë. Gjithkush dëshiron që ajo çka ndodhi në vitin 2009 të mos përsëritet më, që integriteti territorial i vendit të mos rrezikohet, që Kushtetuta e vendit, akti themeltar i shtetit dhe garanti i rendit juridik, të mos cënohet dhe të mos shkelet nga askush, cilidoqoftë ai.

Precedenti i pashembullt i të ashtuquajturës marrëveshje detare shqiptaro-greke, procedurat e mistershme dhe veprimet antikushtetuese që u kryen për cedimin e një hapësire të konsiderueshme territoriale prej rreth 354 km katrorë, shumëkujt i sjellin ndërmend edhe së paku dy episode të tjerë të këtij  karakteri unikal, cedimin e territorit të vendit me “pëlqimin” e disa individëve të ndodhur në pushtet, që kanë shpërdoruar detyrën zyrtare dhe atributet e larta shtetërore, për interesat e ngushta vetiake.

Rasti i parë është shitja e Shkodrës Malit të Zi nga Esat Pashë Toptani në vitin 1913, akt që fatmirësisht rezultoi i pasuksesshëm. Ai e kreu këtë veprim për të siguruar përkrahjen e Malit të Zi për t’u vënë në krye të Shqipërisë. Do ta vazhdonte veprën e tij antikombëtare në vitin 1914. Pikërisht kur Greqia, nëpërmjet agjentit të vet Kristaq Zografo, përpunonte dhe impononte të ashtuquajturin Protokoll të Korfuzit, për aneksimin e Shqipërisë së jugut, të ashtuquajturit Vorio-Epir, Serbia përgatiti dhe i paraqiti Esat Pashës një marrëveshje, që u përfundua në qytetin e Nishit më 4 (17) shtator të vitit 1914. Ajo parashikonte eliminimin e Shqipërisë së pavarur të shpallur shtet nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës më 28 Nëntor 1912 dhe të njohur e pranuar si subjekt i së drejtës ndërkombëtare nga Konferenca e Ambasadorëve e Londrës, me vendimin e 29 korrikut 1913. Rreth një vit më vonë, duke dashur të sanksiononte  juridikisht situatën e krijuar si rezultat i pushtimit të Shqipërisë, Serbia shpejtoi ta plotësonte Marrëveshjen e Nishit, të firmosur nga Esat Pasha dhe Nikolla Pashiçi, me një akt tjetër, që njihet me emrin Marrëveshja Toptani- Jovanoviq, e cila në pjesën hyrëse mban datën 27 qershor 1915, kurse në pjesën përmbyllëse ka të shënuar datën  15 (28) qershor 1915.( Për këto dy marrëveshje do të flitet ne një shkrim tjetër).

Rasti i dytë është dhurimi i Manastirit të Shën Naunimit dhe i një pjese të Vermoshit Serbisë në vitin 1925 nga Ahmet Zogu, si shpërblim për strehimin që Beogradi i ofroi pas përmbysjes nga revolucioni demokratik i qershorit i vitit 1924, si edhe për përkrahjen që Serbia i dha për t’u rikthyer në pushtet. Veprimi u realizua mbi bazën e një marrëveshjeje tjetër, që u  nënshkrua në Beograd, ne gushtin e vitit 1924, nga i njëjti kryeministër serb Nikolla Pashiç me Ahmet Zogun, kryeministrin shqiptar të rrëzuar nga pushteti dhe të arratisur në Jugosllavi.

Për këtë marrëveshje, sikurse edhe për ato që lidhen me emrin e Esat Toptanit, është folur dhe shrkuar  edhe më parë. Në këtë shkrim synohet që çështja të shihet nga një tjetër këndvështrimi. Deri tani kur është folur për marrëveshjen e Ahmet Zogut me Serbinë, gjithëçka ështe reduktuar në “dhurimin” e Shën Naumit dhe të Vermoshit. Në të vërtetë çështja është shumë më komplekse. Marrëveshja ka një spektër të gjerë veprimi dhe përfshin e trajton edhe mjaft çështje të tjera që për nga rëndësia dhe pasojat përfaqësojnë një akt tepër të rëndë dhe të paprecedent, që e damkos mbretin e vetshpallur të Shqipërisë, me një njolle të pashlyeshme turpi.

Nuk ka dyshim se Ahmet Zogu i cili vuri emrin e vet në së paku 15 vjet të historisë shqiptare, përbën një figurë komplekse dhe problematike, me kontribute, por edhe me qëndrime e veprime, të cilat në një gjykim objektiv kanë qënë në dëm të Shqipërisë. Nuk mund të mohohet roli që mund të ketë në konsolidimin e shtetit shqiptar, në forcimin e institucioneve, në përgatitjen dhe miratimin e kodeve themelore, në zgjerimin e rrjetit shkollor fillor dhe hapjen e shkollave të para të mesme laike etj. Por kur flitet për Ahmet Zogun, nuk mund të sfumohen, madje nuk ka arsye për të fshirë nga historia e tij ngjarje apo episode që përfaqësojnë njolla, në qëndrimet ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Duke lënë mënjanë aktin e pakuptimtë të vetshpalljes si mbret të shqiptarëve, braktisjen e vendit në kohën e pushtimit nga italia fashiste në prill të vitit 1939, vjen ndër mend menjëherë pazarllëku i tij me Nikolla Pasiçin, ish kryeministrin serb të asaj kohe, për shitjen dhe shpërdorimin e Shqipërisë në çdo kuptim të kësaj fjale.

Në shtypin dhe në literaturën historiografike shqiptare flitet pa asnjë dyshim për ekzistencën e një marrëveshjeje formale të nënshkruar nga Pashiçi dhe Zogu, në Beograd, në gusht të vitit 1924. Në librin e Faton Mehmetaj, me titull Veprimtaria kriminale e “Dorës së Zezë” serbe në trojet shqiptare, botuar në Prishtinë, më 2004, thuhet se ishte fjala për një marrëveshje që sanksiononte varësinë e plotë të Shqipërisë. Autori pohon se e ka gjetur tekstin origjinal të marrëveshjes në Arkivin Qendror të Shtetit, në fondin 251, në dosjen 105, të vitit 1924. Për ekzistencën e kësaj marrëveshjeje, e cila njihet tashmë në histori si “Marrëveshja Zogu – Pashiq” dhe për përmbajtjen e saj, studiuesja Monika Stafa (Shoshori) thotë se ekzistojnë disa alternate tekstesh. Ato gjenden të ruajtura në Arkvin Qendror Shqiptar, në arkivin shtetëror italian dhe padyshim edhe në arkivat e Beogradit. Nga Beogradi pretendohet se ekziston vetëm një “Gentelman’s Agreement” (Marrëveshje xhentëllmenësh, marrëveshje verbale) dhe jo një tekst i shkruar. Deri para pak kohësh teksti i marrëveshjes mund të gjendej vetëm në botimin integral të studiuesit italian P. Pastorelli, i cili i referohej pikërisht arkivave italiane. Sipas M. Stafa, « në arkivat italiane, marrëveshja është në dy kopje, të dyja identike me njëra-tjetrën, megjithëse njëra me burim Beogradin dhe tjetra me burim Tiranën, të dyja të përcjella në rrugë diplomatike.» Po sipas saj, ajo ishte botuar e plotë në një të përmuajshme të Prishtinës.

Nga një lexim i shpejtë i tekstit rezulton se marrëveshja është një akt zyrtar kapitullimi i turpshëm për shtetin shqiptar, krejtësisht i pamotivuar dhe juridikisht i pajustifikuar. Pa shtjelluar tërësisht përmbajtjen e saj, do të mjaftonte të përmendnim se nëpërmjet saj Shqipëria angazhohej të bashkohej me Jugosllavinë në formën e një bashkimi personal. Kryetari i shtetit shqiptar formalisht, por në fakt krejtësisht në mënyrë fiktive, do të vazhdonte të mbetej Ahmet Zogu, i cili më vonë do ta njihte dinastinë e Karagjorgjeviqëve. Sipas nocionit juridiko-ndërkombëtar të bashkimit personal kjo nënkuptonte pranimin e kurorës mbretërore serbe si kryetar të bashkimit shqiptaro-serb. Ndryshe nga koncepti tradicional i bashkimit personal, përfaqësuesit diplomatikë jugosllavë do të ngarkoheshin edhe me përfaqësimin e interesave të Shqipërisë, e cila, pas kësaj, nuk do të kishte më përfaqësi diplomatike dhe përfaqësi konsullore jashtë shtetit. Të dy vendet binin dakord për realizimin e bashkimit doganor, në bazë të të cilit importet dhe eksportet e mallrave midis të dy vendeve do të kryheshin pa pengesa dhe në liri të plotë. Lidhur ngushtë me këtë dispozitë figuronte edhe një klauzolë, e cila për nga përmbajtja duket disi e çuditshme. Ajo thotë shprehimisht se “Edhe tranziti nëpërmes kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve”.

Më tej, Marrëveshja sanksiononte pranimin e detyrimit të qeverisë shqiptare për të deklaruar pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris se tërhiqte pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe lokalitetet e Vermoshit dhe Kelmendit, të cilat do të mbeteshin nën zotërimin e Jugosllavisë.

Në xhandarmërinë e Shqipërisë do të kishte gjithashtu një xhandarmëri serbe, ku do të bënin pjesë edhe oficerë rusë e të tjerë. Ky do të ishte, siç kuptohet lehtë, shpërblimi për rusët e bardhë të Vrangelit, për ndihmën që do t’i jepnin Zogut për rikthim në pushtet, në dhjetor të vitit 1924. Xhandarmëria do të pajisej me armë dhe do të financohej nga qeveria jugosllave.

Marrëveshja nuk linte jashtë vëmendjes një aspekt tjetër mjaft të rëndësishëm, çështjen e administrimit dhe drejtimit të veprimtarisë së institucioneve fetare shqiptare. Ajo përcaktonte se Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqej nga varësia që kishte nga Patriarku i Kostandinopojës dhe do të bashkohej me Hierarkinë Ortodokse të Beogradit.

Në të njëjtën menyrë do të veprohej edhe me Myftininë Myslimane Shqiptare, e cila do të varej nga ajo jugosllave. Duke vazhduar në lëshime të paprecedenta ndaj një shteti tjetër, siç ishte Jugosllavia, përfaqësuesi i vetkonsideruar i Shqipërisë, i cili fliste  në emër të qeverisë, pa qënë aspak i mandatuar zyrtarisht prej saj, Zogu pranonte se qeveria shqiptare do të hiqte dorë nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohej për elementin shqiptar jashtë kufijve të vet. Ajo impenjohej veç kësaj që të mos pranonte në tokën e saj kosovarët, elemente të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtarë të politikës jugosllave.

Shqipëria duhet të merrte pëlqimin e Jugosllavisë për çdo koncesion që do t’u jepte vendeve të tjera. Së fundinë qoftë se Jugosllavia do të ishte në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të kishte të drejtën të rekrutonte në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të kishte të drejtë të okuponte gjithë tokën shqiptare për t’i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek. (korsivi i autorit). Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklaronte luftë asnjë shteti pa pëlqimin paraprak të Jugosllavisë. (korsivi i autorit).

Siç shihet nga përmbajtja e marrëveshjes të përshkruar më lartë, duket se bëhet fjalë për një akt juridiko-ndërkombëtar bilateral, sipas të cilit praktikisht Shqipëria jo vetëm që do të tkurrej e zvogëlohej në përmasa simbolike, por do të cedonte gati krejt atributet sovrane të një shteti të zakonshëm dhe praktikisht do të eliminohej si subjekt i së drejtës ndërkombëtare. Ajo do të shndërrohej në një njësi territoriale administrative që do të ekzistonte dhe do të vepronte nën tutelën zyrtare e juridike të shtetit serbo-kroato-slloven.

Në fakt marrëveshja veproi vetëm në njërin prej aspekteve të saj, në realizimin e cedimit territorial te Manastirit të Shën Naumit dhe një pjese të Vermoshit. Për pjesën tjetër nuk rezulton të jetë folur dhe as vepruar si nga pala serbe ashtu edhe nga pala shqiptare. Mund të supozohen disa arsye që çuan në këtë situatë. Në radhë të parë mund të përmendet fakti që ai që e negocioi dhe që e firmosi atë nuk kishte asnjë mandat legal, asnjë plotfuqi zyrtare të lëshuar nga autoritetet kompetente shqiptare. Ahmet Zogu ishte thjeshtë një shtetas shqiptar i arratisur jashtë vendit, një ish kryeministër i rrezuar nga pushteti nëpermjet një kryengritjeje dhe si i tillë nuk e kishte prerogativën përkatëse që të sillej si i tillë, përsa kohë që në krye të qeverisë shqiptare në Tirannë kishte ardhur një tjetër kryeministër, i cili kishte hyrë në lidhje zyrtare me homologët e vendeve të tjera. Le të kujtojmë se Noli, me cilësinë e kryeministrit u prit në takim dhe bisedoi në Romë, me kryeministrit italian të asaj kohe, Benito Musolini. Prania e këtij elementi thelbësor ishte e mjaftueshme që të çonte në pavlefshmërinë absolute të aktit juridiko-ndërkombëtar të përfunduar nga një përfaqësues i palegjitimuar i njërës prej palëve, subjekt i marrëveshjes në fjalë.

Nuk mund të mos mbahet parasysh edhe fakti që nëqoftëse ajo që ishte vendosur në tekstin e saj do të zbatohej realisht, do të shkaktoheshin turbulenca të fuqishme politike jo vetëm brenda vendit në Shqipëri, por edhe te fqinjët e saj, te Greqia dhe veçanërisht te Italia. Kjo e fundit madje kishte marrë edhe një “autorizim” formal nga Konferenca e Ambasadorëve e Parisit, nëpërmjet vendimit te 9 nëntorit 1921, i cili i njihte asaj të drejtën që nëqoftëse në Shqipëri vërtetoheshin zhvillime, të cilat konsideroheshin se vinin në rrezik sigurinë e saj dhe të Italisë, kjo e fundit ishte e legjitimuar që ta pushtonte atë ushtarakisht. Ishte ky me sa duket një koncension që iu bë Italisë në plotësim të kërkesave të saj insistuese, për zbatimin e dispozitave të Traktatit të fshehtë të Londrës, të 26 prillit 1915. Ai i jepte asaj një pjesë të konsiderueshme të bregdetit shqiptar, përfshirë ishullin e Sazanit dhe Karaburunin, si dhe mandatin mbi një shtet mikroskopik shqiptar që do të krijohej, pasi t’iu kaloheshin Greqisse, Malit të Zi dhe Serbisë rajonet jugore e veriore të saj.

Frika nga vënia në diskutim e legjitimitetit të marreveshjes nga palët e interesuara dhe nga opinioni i gjerë publik shqiptar bëri që Zogu, pas kthimit në atdhe, në fundin e dhjetorit 1924, të mos e përmendte fare atë. Në përmbushje të angazhimit që kishte marre ndaj Pashiçit, që në ditët e para të janarit 1925, thirri Mehdi Frashërin dhe e ngarkoi që të hynte në tratativa sekrete me palën jugosllave për të filluar negociatat zyrtare për përfundimin e marrëveshjes, e cila do të firmosej më 28 gusht të vitit 1925. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje Shqipëria pranoi t’i lëshonte Jugosllavisë një pjesë në malin e Vermoshit dhe Shën Naumin, në shkëmbim të fshatit Pishkupije, në jug të Shën Naumit dhe disa territoreve të tjera, për të cilat do të flitet në pjesën e dytë të këtij shkrimi.

Variantet e tekstit të Marrëveshjes Zogu-Pashiç**

“1. Shqipëria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.

2. Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njohë dinastinë Karagjorgjeviq.

3. Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njohë Ahmet Zogun si kryetar shteti …dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.

4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anulohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.

5. Shqipëria do të mbajë një xhandarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e shfarosur çdo lëvizje të ngritur kundër Ahmet Zogut dhe kundër regjimit të vendosur prej tij.

6. Në këtë xhandarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficerë rusë të ish ushtrisë të Gjeneralit Vrangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë xhandarmëri me mjete financiare dhe armë.

7. Në xhandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerë jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranojë në interes të dy vendeve.

8. Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganor në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpërmes kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve.

9. Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllavë do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit.

10. Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmendit që mbeten në zotërimin e Jugosllavisë.

11. Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopojes dhe do t’i bashkohet Hierarkisë Ortodokse të Beogradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do të varet nga ajo Jugosllave.

12. Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranojë në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.

13. Për çdo koncesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera, ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.

14. Në qoftë se Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t’i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.

15. Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.

16. Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy palëve”.)

Shyqri Hysi: Marrëveshja Nikolla Pashiç – Ahmet Zogu e gushtit të vitit 1924 …Arkivi Qendror i Shtetit, fondi 251, dosja 105, viti 1924, Citohet sipas Faton Mehmetaj,  Veprimtaria kriminale e “Dorës së Zezë” serbe në trojet shqiptare, Prishtinë, 2004,f.207.

** Materiali vjen nga disa burime arkivore.

*Autori është pedagog i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin Evropian të Tiranës

---------------------------------

Vranari ristrukturon memorjen kulturore mes një romani të ri:

"Rikthim i Ismail Qemalit" (Botim i i shtëpisë Botuese "Lulu" USA)

"Romani më i ri i shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj është përkushtim. Përkushtim dhe dedikim, sa identitar aq edhe dedikues, për krenarinë kombëtare. Ndryshe këtë vepër do ta quaja: E munguara në letrat shqipe"

Nga Dr. Fatmir Terziu

Para pak javësh doli në qarkullim romani më i ri "Rikthim i Ismail Qemalit" i shkrimtares së mirënjohur shqiptare Vilhelme Vranari Haxhiraj (Mjeshtër i Madh) ,. Ato që të inrtrigojnë janë nëntitujt: "E Djeshmja- Bisedë me të shkuarën...". Romani më i ri i shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj është përkushtim. Përkushtim dhe dedikim sa identitar aq edhe dedikues për krenarinë Kombëtare. Vjen jo thjesht me titullin “E Djeshmja: Rikthim i Ismail Qemalit, por me një mori risish të njohura e të panjohura, por të skalitura në kullrën e penës tashmë të mirrënjohur të Vranarit. Romani dimensionalizohet mes një nëntitulli “Bisedë me të shkuarën” dhe sjell më pas bërthamën rreth së cilës vetë stigma e romanit merr jetë, "Tragjeditë e kombeve të vegjël dalin nga portat e shteteve të mëdha...” (Ismail Qemali). Albert Kamu do të shprehej: “Çdo gjë që është thënë mes faqeve, pa specifikuar gjërat dhe ato të lëna me nënkuptime, është e debatueshme, por nuk mund të thuhet se nuk ka ekzistuar. Ajo gjë është e pashpjegueshme edhe pse vjen bashkë me emrin, që nuk kundërshtohet nga leximi, por nga veshi, duke larguar një humor verbal, dhe prurë aureolën emocionale të faktit të riskuar apo të prurë enkas në vepër”. Kështu kuptohet edhe prurja e re e shkrimtares Vranari. Një prurje që nis dhe nuk bitis ëndërrat e saj rreth kësaj teme dhe tematike të pasur e të ardhur në kohën e duhur.

Nisja e blutë e romanit vjen pikërisht në gjeografinë e ngritjes. Është një:

Mëngjes i artë... Rrezet e para të dëlira e të pafajshme të diellit që kishin hyrë tinëzisht deri në shtrat, papritmas e zgjuajtën. Duke parë veten në atë dhomë, po vështronte rretherrotull disi i çuditur..."Ku ndodhem kështu vallë? Përse gjendem këtu?"- pyeste veten si i lajthitur. E vetmja fjalë që i gëlonte në tru, ishte nocioni "Kohë", gjë që e bëri të zhytet në mendime. "Ç'lidhje ka kjo fjalë xhanëm? Koha është nocioni që përcakton se kur ka ndodhur diçka, një fenomen apo një ngjarje historike. Përmes kohës mësojmë jetëgjatësinë e një gjallese...”

Dhe kështu kjo nisje mes filozofisë së kohës, pikëtakon edhe ngjyrimet, edhe gjeografinë edhe fatet e njeriut me të cilin udhëjeta nis pikërisht në ngritjen tipike. Kjo ngritje që pikëtakon gjeografinë me të cilën lidhet edhe vetë fati i tërësisë, jetesës me të cilën koha fikson në memorjen e saj kulturore:

“Ktheu kokën andej nga vinin zërat dhe ngeli i ngurtësuar në vend prej habisë. Nga një xham i pasqyrtë, shikimi i kapi një qytet të madh me pallate të larta, me rrugë të asfaltuara. "O Zot, çfarë qyteti! "Nëse në atë xham nuk do të shihja detin e pamatë, Karaburunin e Sazanin, s'do të kisha besuar se ai qytet që m'u shfaq si një kartolinë plot me ngjyra, apo si në ekranin e kinemasë, ishte qyteti im, vendlindja ime"...”

Kështu vetë koha si nocion filozofik arrin të krijojë një ndalesë të domosdoshme për të rifreskuar memorjen e një qyteti që do të hynte më pas në histori, por do të kalonte edhe caqet gjeografike. Ai do të udhëtonte me ‘kapedanët’ shoreve të historisë dhe analeve diplomatike anembanë botës dhe madje do të krijonte ringjallje, të cilën Vranari e bën me kujdesin e saj më të madh:

"Kapedan, kapedan, kapedan o i nënëso... shkel me thonjtë e këmbëso.."- ashtu kërcenin edhe ata të dy Xheviti dhe Mustafai . Për atë Zot, nuk zmadhoj asgjë. Ata ishin të mrekullueshëm. Kërcenin mbi një tavolinë, me gotat me fron të gjatë vendosur mbi kokë, mbushur me raki dhe nuk derdhej asnjë pikë. Kur mbaronin, e kthenin me fund, gotën e njëri-tjetrit, duke marrë përgëzime për lojën e bukur. Janë tradita që duhen ruajtur sepse i përkasin kulturës së Kaninës. Këto tradita të trashëguara nga lashtësia apo nga kohërat, e çuditën lordin e fregatës angleze, në një pritje që i bëri paria e gjithë kazasë së Vlorës, pranë kishës së Marmiroit, në fillim të viteve tridhjetë të shkullit XX. Aq u mrekullua sa kur u kthye në Angli, gazetat londineze shkruajtën një përshkrim me titull: "Vend i vogël, traditë e madhe..."

Ky lloj i ri i prozës me këtë temë, shfaqet në një kënd më të rrëndësishëm të transmetimit të mesazheve. Romani vetë si zhanër prozaik, nën ritmin e ideve të Vranarit merr jetë dhe krijon arsye të epokës mes një rilidhjeje intradimensionale për të na dhënë më gjerë dhe me fjalë të racionuar prushin e ditëve të Ismail Qemalit në hapësirën kohë, vend dhe hapësirë. Dihet se një shtrim social dhe historiko-kulturor në roman është çdo lloj ide-shtrimi i çështjeve që përfshijnë një grup të personave të ndërlidhur mbi një periudhë kohe. Dihet edhe se grupi mund të jetë dhe mund të ndryshojë në varësi të njohjeve dhe fakteve.

Por, nëse filozofia e romanit nuk është aspak e shqetësuar me një koncept më të gjerë të njohjes pastaj rolin e letërsisë në të kuptuarit tonë të premisave ndërlidhëse apo letraro-iterpretuese do të duket se është një anësi dhe kështu historia do të mbetet aq sa dimë, ose aq sa jemi në gjendje të mësojmë. Kjo do të jetë një shqetësim i madh, mendoj edhe i epistemologjisë. Megjithatë shumica e filozofëve përqëndrohen në një koncept të specializuar të diturisë, përkatësisht në atë që varet nga lloji i dijes që mund të shprehet në propozimet që mund të konsiderohen si të vërteta apo të rreme, dhe vetëm një pjesë e filozofisë akademike që duket e shqetësuar me literaturën është estetika. Kështu filozofët kanë tendencë të përqëndrohen në filozofinë e historisë dhe të shkencave sociale kur ata analizojnë burime të besueshme të diturisë në lidhje me aspektet sociale, historike dhe kulturore të botës. Në këtë lidhje Vranari me romanin e saj na jep një arsye filozofike se koha është dimensioni jetik më efikas për transmetimin e gjërave sa estetike aq edhe epistemologjike. Na jep aspekte e të kuptuarit të botës sociale dhe kulturore të përfshira në informacionin e njohurisë së saj.

Përvoja e përjetuar në vite e autores, si bijë Kanine dhe ndjeshmëri vlonjate, është një tjetër mënyrë për të përmirësuar këto aspekte më të gjera në romanin e saj. Historitë mund të ofrojnë këtë lloj të përvojës në një mënyrë të kondensuar që nganjëherë mund të largojnë dhe madje tejkalojnë qëllimin e përvojës së drejtpërdrejtë ose të vëzhgimit. Këtë Vranari e bën me kujdes dhe na jep në këtë 100 vjetor një prozë jo shumë të gjatë por të matur disa herë dhe për mjaft mosha.

Në rastin e romanit historik të Vranarit një pjesë e madhe e sfondit është kultura dhe jeta e periudhës historike në të cilën romani është vendosur. Vërtetësia dhe parametrat krijojnë pasurinë e prozës dhe janë konceptuar si atributet e një romani me vlera të pashkruara më parë. Kjo do të thotë që vërtetësia e romanii dhe pasuria e vlerave të tij janë të pavarura nga çdo marrëdhënie me një lexues. Nga ana tjetër, parametri dhe rëndësia janë konceptuar si marrëdhënie midis romanit dhe një lexues të veçantë. Shkrimtarja u shmanget debateve, nuk krijon konflikte për të shkatërruar, por ndërton mesazhe për të komunikuar gjatë me gjuhën e saj tipike me brezat:

Me mendjen tek djali, "E Djeshmja" hyri në rrugicën e lagjes Muradije. Mori drejtimin për te shtëpia, ku u formua "Klubi Labëria" më 1908. Diku ndeshi në një tabelë, ku shkruhej "Rruga Muze"..."Ndërtesat apo rrugët e shpalluar muze, ruhen deri diku, por kanë nevojë për riparim, që ta ruajnë origjinalitetin e tyre dhe të shtojnë jetëgjatësinë. Edhe shtëpia ku u themelua Klubi Atdhetar "Labëria" qënka bërë Muze Etnologjik...Shumë bukur...kjo gjë më pëlqen sepse këtu do të ruhen faktet historike të kohërave. Por ndërtesa qenka për të dëshëruar, shumë e vjetër, gati të rrëzohet...E gjora duket sikur ankohet e thotë mes lutjesh: 'Më mbani me purteka, se rashë për tokë...' Me sa shoh, duhet pak më tepër kujdes dhe..."- mendonte me nostalgjinë e atyre viteve , kur në shesh të burrave fliste shqiptarizmi. Pastaj hyri në kthesën majtas në të dalë të rrugës dhe shkoi të shihte shkollën e parë shqipe..."Godina qenka mirëmbajtur. Më vjen mirë që mbaka emrin e ditës së shenjtë për shqiptarët , "28 Nëntori", kurse atëherë quhej "Shkolla N-1". I kënaqur që kjo ndërtesë si tempull i gjuhës shqipe dhe i dijes ruhej, u nis te vendtakimi, se mos ishte kthyer Auloni...”

Sakaq duke ndjekur më tej strukturën e romanit me këtë gjuhë të thjeshtë e të komunikueshme, tipike për një roman që nuk kufizohet me asnjë nga rregullat e ngurta të poetikës, si një ep na krijohen dhe trajtohen tablo të gjera jete, por pa qenë të detyruara të sillen si tema anakronike. Vijnë e ikin trajtuesit, karakteret dhe shfaqen hijet e dritëhijet e ikje-ardhjeve. Autorja gjen populloren e brishtë e të bukur të deklarojë se “Një shprehje e vjetër thotë: "Ku dhemb dhëmbi vete gjuha.' Edhe mua këmbët më çuan te "Shtëpia e Beut" siç është quajtur rëndomë, në fakt kishte qenë e familjes sime. Mbeta i ngurosur para asaj pamje të tjetërsuar. Me të dyja duart u mbështeta mbi kangjellat që nuk ishin më të dikurshmet dhe po vështroja me dhembje. Në fyt m'u bë një kom e pakapërcyshme. "Eh, shtëpi, e ëmbla shtëpi! Sot të mungon arkitektura e dikurshme që të bënte të veçantë si ndërtesë. Para meje shtrihet një kopësht që ngjan si hani pa zot. Ku shkuan, ç'u bënë ato lule shumëngjyrëshe plot aromë? Po drurët e lartë që e hijeshonin dhe i bënin freski godinës?...”

Kjo është ikja. Jo thjesht ikja si fenomen, por si një dimension filozofik në kohë, hapësirë dhe vend. Ikja që trajton fatin e njeriut të zakonshëm në labirinthin e madh të historikes. Romani është po aq objektiv në këtë rast sa dhe vetë epi dhe në të njëjtën kohë, përmban elemente të theksuara psikologjike, duke depërtuar deri në skutat e errëta të unit e të shpirtit të njeriut. Dhe koha dikton, por edhe të lejon të diktosh: “-Tani vonë e kam mësuar nga mësuesja e letërsisë, se atë e vranë komunistët pabesisht, pas shpine, qysh gjatë luftës, sepse ishte kundër vëllavrasjes që nisi në vitin 1943. E hodhën në një gropë, jo si njeri, por si qen. Nga nxitimi, për t'i shpëtuar atij çasti të tmerrshëm të gjykimit si kriminelë, i lanë njërën dorë jashtë. Gratë e fshatit që ktheheshin nga mali, e gjetën dhe dhanë lajmin e vdekjes së tij. Ndryshe do t'i kishte humbur varri dhe emri si mijëra të tjerëve që askush nuk e di se ku u prehen eshtrat. -Është mallkim që të vrasë vëllai vëllanë. Aq më tepër të vrasësh pa gjyq ose pa shkak...”

Dhe mallkimi mbetet këtyre skutave të errëta të historisë si një ‘falje’ gjaku dhe shpirti që rrënkon në ditënetët e humbura, por edhe të atyre që dëshmojnë të tregojnë lidhjen e memorjes me historinë dhe historiken: “Pikërisht në atë shtëpi, në haremin e Vranajve u shfaq për herë të parë teatri i Kaninës, ku merrnin pjesë si aktorë ata burra fisnik dhe bijë fisnikësh qysh në lashtësi. Ata zotërinj, që kishin studiuar jashtë shtetit, nuk e kishin për turp që të vinin në skenë fatet e atdheut të robëruar për shekuj me radhë, ku luanin edhe vet. Kjo ishte një formë e shprehjes së revoltës ndaj pushtuesit që kishte zënë të dyja qoshet pranë oxhakut në çdo vatër shqiptare. I huaji, edhe pse kishte ardhur pa ftuar, ndihej aq i sigurt, sikur të ishte zot i vatanit. Nga ajo ndërtesë u nis peticioni i tridhjetë e dy burrave të kësaj kalaje të lashtë, drejtuar Evropës, e cila kishte në dorë fatet e kombit, që Shqipëria të shpallej republikë. Zërin dhe mendimin e tyre e përcollën përmes atdhetarit të shquar Shahin Kolonja, që u nis për Bukuresht. Nga ai harem u nisën papërjashtim të gjithë burrat e kalasë për ngritjen e flamurit më 28 Nëntor 1912...” ( Sh.Kolonja, gazeta "Dituria" sipas )

Koha dhe historia kështu janë një paralele në udhëtimin e fjatregimit të Vranarit. Ata herë mëshojnë e herë rrëmojnë të ngjallin e të bëjnë të pavdekshmen në të mirë të Kombit, jetës dhe prosperitetit. Është vetë ky roman modern që udhëton në këtë prosperitet dëshmish një vepër që duhet lexuar.

-------------------------

Kush ishim ne, para 400 vjetësh?

SANXHAKU I SHKODRËS

Prof dr Lutfi ALIA

-Mbas shkrimit interesant në disa numëra për Nënë Terezën dhe disa cikleve shumë të këndëshme me poezi lirike, prof dr Lutfi Alia, sjell në faqet e revistës sonë një material me mjaft  interes historik, i cili do të vijojë në disa numëra. E falënderojmë sinqerisht që ka zgjedhur pikrisht revisten tonë ZemraShqiptare dhe ShqiperiEtnike, per bashkpunim, nepermes redaktorit tonë dhe mikut tij të vjeter, Zeqir Lushaj-

Redaksia e ZSh-së

- Mariana Bolice Kotoranina, per vizitat ne Sanxhakun e Shkodres ne vitin 1614 -

(... 22 fshatra, të gjithë të banuar nga shqipëtarë të besimit katolik)

Fisnikja e Kotorrit, Mariana Bolice Kotoranina, ne vitin 1614 vizitoj Sanxhakun e Shkodres dhe ne relacionet e ditarin e saj pasqyron te gjitha qytetet, krahinat, fshatrat, numerin e shtepive dhe banoret, ritet, zakonet, pasurite dhe armatimin e popullates te ketij sanxhaku, qe ajo me krenari e quan shpesh Dukati i Shkodres.

Kete kronike te gjere, fisnikia Mariana Kotoranina i a dedikon Shume te ndriturit Zotit dhe padronit, Maffio Michiele, te cilit i shkruan:

“ Shume i shkelqyeri Zoteri,

e nxitur nga shume rrethana dhe nga keshillat e miqeve dhe fisnikeve, realizova disa udhetime, vizitova dhe u prita nga shume personazhe te rendesishem turq, qe me lejuan te kaloje neper pjesen me te madhe te Shqiperise, ne gjithe Malin e Zi, pra ne te gjithe Dukatin - Sanxhakun e Shkodres. Mendoj se te gjithe kete kohe e shpenzova me dobi, madje kam shfrytezuar dhe minutat duke vrojtuar jetesen e banoreve e te prijesave te ketyre popujve. Gjate kesaj kohe, mesova, se relacionet e çuditeshme dhe pavlere, te derguara nga persona te pakujdesshem dhe te nxitur nga shpirti xheloz, nuk e kane treguar te verteten.

Çdo vit, kam konstatuar se pertej kufijve te Kotorrit - atdheut tim, dynden ushtar te shumte turq, per te sulmuar malesoret shqiptare, te cilet jane rrebeluar kunder zonjes Turqi. Shkova dhe i vizito-va keto vise, pashe ngjyrat e qyteteve kryesore te Dukatit te Shkodres, krahinat, fshatrat dhe shtepite e banoreve, kam treguar emerat e atyre qe komandojne, sa njerez mund te mobilizojne per te luftuar, çfare armesh kane, kam pershkruar ritet dhe ne veçanti zakonet,

Po ju shtoj dhe konsideratat e mia, per postieret e letrave publike, qe dergohen nga Venecia ne Konstandinopoli  nga Shume i ndrituri dhe i shkelqyeri zoti Bailo (i pari i Venedikut), te adresuara atyre ne Mal te Zi dhe ne Konstantinopol, si dhe kthimin e tyre deri ne Kotorr; kam pershkruar rrugen e gjate dhe pushimet, qe ata bejne per dite, per shpemzimet e parave publike dhe njekohe-sisht te kohes se harxhuar.

Te gjitha keto te bera me shume reverence, i a dedikoj Zoterise Tuaj shume te ndritur, duke ju lutur t’i pranoni miresisht, nga sherbetorja e juaj e devoteshme, si shenje e vullnetit tim te mire, dhe me detyrime te shumta ndaj jush, me deshire te perkujdesem e t’ju sherbej ashtu si duhet.

Ne emer te Madhit Zot, ju uroj jete te gjate dhe lumturi, me te cilat jeton ne atdheun tone nga Ati yne i dashur, me te gjitha shembujt dhe me integritetin e zakoneve dhe menyrat e qeverisjes tuaj, me shkelqimin dhe fisnikerine, miresjelljen dhe dashamiresine qe ju bejne te admirueshem

dhe se fundi ju puth doren perulesisht

Me lutje ne menyre reverente.

Venecia 25 maj 1614. P

Kroniste e kujdeseshme e realitetit dhe hartusese e relacioneve per Sanxhakun, ose me sakte per Dukatin e Shkodres, qe tani komandohet nga turko – shqiptari Mehmed bey Ballichienovich”.

Ne kronikat e Mariana Kotoranina perfshihen: struktura administrative e Dukatit (Sanxhakut te Shkodres), sa dhe cilat jane qytetet, vendndodhja e tyre, sa fshatra perfshihen ne keto territore, me cilet kufizohen, numeri i banoreve, cilet jane prijesat (komandantet) e fiseve , sa njerez mblidhen per te luftuar kunder turqeve.

Nje vend te veçante kjo fisnike i ka kushtuar mesazhereve (postieret), qe udhetojne per te derguar korespondencen publike ne Konstandinopol, pershkruan rrugen e vjeter dhe rrugen e re; analizon cilet jane rruget me te mira, cila eshte me e pershtateshme dhe me e shpejte per t’u ndjekur, sa eshte diferenca nga njera tjetra e nga nje dite ne tjetren, si ne udhetimet neper territoret shqiptare gjate veres dhe ne periudhen e dimrit. Ajo preçizon emerat e viseve dhe vendet e pushimit, qe frekuentojne postieret gjate udhetimit nga Kotorri ne Konstandinopol.

Pershkruhen me imtesi portet, lumenjt dhe anijet e barkat nga Tivari deri ne Vlore, emerat e veçante te fshatrave, viseve, fshatrave, zonave detare, sa eshte thellesia e lumenjeve ne grykderdhjen ne det; pershkruan Lezhen, Durresin dhe Krujen.

Fisnikja Mariana tregon per kryengritesit shqiptar ne malet mbi Podgorice, e cila eshte nen pushtetin turk, tregon per ekspeditat masive turke te drejtuara kunder malesoreve, tregon per viset ku jetojne malesoret rrebela dhe egersine e ushtrise turke per t’i nenshtruar.

Ne pjesen e fundit pershkruan udhetimin ne sanxhakun e Hercegovines, ne veçanti qytetet Castelnovo dhe Risano, me rrethinat, qe ndodhen ne shpatet e maleve prane gjirit te Kotorrit.

Dukati (Sanxhaku) i Shkodres ndahej ne gjashte pjese kryesore: Mali i Zi, Tivari (Antivari), Ulqini, Shkodra, Podgorica, Pllava.
    Ne pjesen e pare pershkruan Malin e Zi, i kufizuar ne veri me Kotorrin, me dukatin (Sanxhakun) e Hercegovines, ne lindje me liqenin e Shkodres, ne jug i ndare nga Podgorica nga lumi Moraça. Territori i Mali te Zi qeveriset nga i shkelqyeri zoti Giovani Cernoviçi, qe e ka seline ne fortesen e Zhabiakut, e ndertuaar ne majen e nje koder, e cila nga nje ane pershkohet nga lumi Moraça dhe nga ana tjeter nga liqeni i Shkodres. Kodra me fortesen qarkohen nga disa qendra te banuara, me 250 shtepi. Shumica e banoreve te Zhabiakut jane kristian – ortodoks dhe merren me peshkim.  Ne keshtjelle qendron Dizdari (roja i keshtjelles) dhe komandanti turk, i cili qeveris ne emer te sultanit. Ne keshtjelle kane mbetur vetem 15 shtepi, te tjerat jane shkaterruar, ndersa kishen e Shen Zorzit e kane shnderruar në xhami.

Kjo pjese e Malit te Zi ka 90 fshatra, me 3524 shtepi dhe mund te organizoj 8027 luftetar, nder te cilet 1000 harketar, te tjeret jane te armatosur me shpata, targa e heshta.
    Pjesa e dyte e Dukatit te Shkodres eshte Tivari (Antivari) me rrethinat, ku perfshihen:

Spica, me 60 shtepi me 150 luftetar, me prijes Xhiuro Markov.

Sozina, me 40 shtepi, me 80 luftetar, me prijes Dumo Liçi (shqipetar).

Suissa, me 40 shtepi, me 87 luftetar, me prijes Pero Vitiç.

Zubar, me 20 shtepi, me 45 luftetar, me prijes Niko Perov.

Spica, me 60 shtepi me 150 luftetar, me prijes Xhiuro Markov.

Togemedi, me 30 shtepi, me 70 luftetar, me prijes Vuko Strepiev.

Mikuliçi, me 25 shtepi, me 60 luftetar, me prijes Luka Matuscov.

Gradoeviç, me 50 sshtepi, mee 130 luftetar, me prijes Xhiuro Markov.

Podi, me 30 shtepi, me 80 luftetar, me prijes Peri Vuka (shqipetar).

Qyteti i bukur i Tivarit (Antivari), se bashku me rrethinat ka 500 shtepi. Ne vitin 1572, Antivari u pushtua nga turqit dhe e humbi lirine. Ky qytet eshte i vendosur ne krye te nje rrafshine te gjere e teper pjellore, e shtrire deri ne lartesine e nje kordrine, qe zbulon perpara nje fushe te gjere.

Qyteti Antivar ka rreth 400 shtepi, ndersa ne ne rrethinat jane mbi 100 shtepi, me kopshte dhe mjedise te kendeshme, te preferuar si vende banimi nga adminsitratoret dhe komandantet turq.

Ne rrethinat e Antivarit shtrihen:

Dobrovoda, me 40 shtepi, me 100 luftetar, me prijes Rado Xhiurozi.

Rau, me 25 shtepi me 54 luftetar, me prijes Xhiuro Strepiev.

Cuminji, me 20 shtepi me 46 luftetar, me prijes Skuki Xhiurov.

Markoeviç, me 260 shtepi me 1000 luftetar, me prijes Maro Nikov. Parija e ketij fshati dikur kane

qene ne nje nivel me Petroviçet, te perkrahur dhe te privilegjuar nga Republika Veneto-Albaneze

Gorana, me 20 shtepi me 45 luftetar, te komanduar nga Dumo Luçi (shqiptar).

Xhionkloviçi, me 30 shtepi me 70 luftetar, te komanduar nga Andrea Druksi (shqiptar).

Krute, me 30 shtepi me 75 luftetar, te komanduar nga Gjuro Seka (shqiptar).

Saliçi, me 15 shtepi me 40 luftetar, te komanduar nga Pepa Meksili (shqiptar).

Pargas, me 60 shtepi me 130 luftetar, te komanduar nga Pepa Xhiuroviç (shqiptar).

Ne territorin e Antivarit, ndodhet manastiri i vjeter i Shen Maria e Rotazzo, i ndertuar nga mbreteresha Helena dhe i biri i saj Stefano Uroshi, krajli i Serbise.

Pjesa e trete kryesore e Dukatit eshte qyteti i Ulqinit.

Qyteti i Ulqinit, eshte i shtrire ne bregun e detit, ne nje territor te gjere pjellor dhe me ullishta te shumta, me kopshte pemesh frutore te shumta. Pas lufttimesh te ashpra, ne vitin 1573, qyteti ra ne duaart e pushtuesve turq, qe kane krijuar nje adminsitrate me 300 nepunes.

Ulqini se bashku me rrethinat ka 300 shtepi dhe organizon 800 luftetar.

Nga Ulqini nisen anije te vogla te komanduara nga turqit, qe sulmojne anijet tregetare, qe shkojne ne portet e Shqiperise, per t’u furnizuar me drithra, qe kthehen dhe shkarkohen ne Budva dhe ne Kotorr. Ne rrethinat e Ulqinit shtrrihen fshatra te shumta te banuara nga shqiptaret:

Gerana, me 70 shtepi, me 180 luftetar, me prijes Marko Kruta.

Bratica, me 50 shtepi, me 127 luftetar, me prijes Gjon Saleki.

Porubi, me 50 shtepi, me 130 luftetar, me prijes nga Luka Mida.

Skoimiri, me 20 shtepi, me 42 luftetar, me prijes Andrea Poruba.

Kullumsi, me 70 shtepi, me 170 luftetar, me prijes Piene Bitti.

Pistule, me 30 shtepi, me 70 luftetar, me prijes Kola Kastrati.

Zogonji, me 100 shtepi, me 237 luftetar, me prijes Paulo Soimira.

Medi, me 20 shtepi, me 40 luftetar, me prijes Masa Poruba.

Nikolla i Bunes, me 25 shtepi, me 60 luftetar, me prijes Marin Preka.

Reci, me 20 shtepi me 50 luftetar, me prijes Pepa Jubani.

Shen Zorzi, me 20 shtepi me 45 luftetar, me prijes Marin Kola.

Bellanji, me 28 shtepi me 65 luftetar, me prijes Gec Tuzi.

Gorica, me 30 shtepi me 70 luftetar, me prijes Kola Andrea.

Samaris, me 27 shtepi, me 65 luftetar, me prijes Gjon Geci.

Moriçi, me 35 sshtepi, me 80 luftetar, me prijes Vuk Messi.

Mattani, me 20 shtepi, me 45 luftetar, me prijes Ded Skafi.

Buzigatani, me 30 shtepi, me 70 luftetar, me prijes Vuk Sula.

Sakulli, me 26 shtepi, me 60 luftetar, me prijes Marin Kola.

Doksani, me 36 shtepi, me 80 luftetar, me prijes Markun Kola.

Barbarus, me 45 shtepi, me 100 luftetar, me prijes Dre Leka.

Xhinani, me 40 shtepi, me 90 luftetar, me prijes Pev Kola.

Suaaz, me 50 shtepi, me 120 luftetar, me prijes Pep Mida.

Selita, me 30 shtepi, me 70 luftetar, me prijes Gjon Kola.

Bratica, me 22 shtepi, me 47 luftetar, me prijes Lek Gjura.

Suma, me 19 shtepi, me 40 luftetar, me prijes Pal Niki.

Kadorka, me 50 shtepi me 120 luftetar, me prijes Dumo Luçi.

Rasti, me 30 shtepi, me 70 luftetar, me prijes Prev Bitti.

Midde, me 20 shtepi, me 43 luftetar, me prijes Lek Parubba.

Baokonjiç, me 40 shtepi, me 90 luftetar, me prijes Gjon Gjuroniçi.

Kravar, me 15 shtepi, me 40 luftetar, me prijes Mark Hika.

Oblik, me 45 shtepi, me 110 luftetar, me prijes Pal Miki.

Robott, Bratica, me 40 shtepi, me 100 luftetar, me prijes Peri Vuka.

Në jug vazhdon rradha e fshatrave nga Ura e Shkodrës, për gjatë shpateve të malit, nëpër bregun e liqenit deri në Tarnicë, 22 fshatra, të gjitha të banuar nga shqipetarë të besimit katolik- riti roman.

Kazina, me 23 shtëpi, me 60 luftetarë, me prijës Lek Gjura.

Çezani me 20 shtëpi, me 50 luftëtarë, me prijës Andro Voinov.

Shiroka, me 50 shtepi, me 110 luftetare, me prijes Pier Kola.

Mesili, me 40 shtepi, me 90 luftetare, me prijes Gjorg Moviç.

Veliart, me 30 shtepi, me 70 luftetare, me prijes Markin Kola.

Zogaj, me 25 shtepi, me 50 luftetare, me prijes Andrea Alla.

Schanv, me 20 shtepi, me 45 luftetare, me prijes Petko Nilki.

Arbanassi, me 38 shtepi, me 80 luftetare, me prijes Marin Dreka.

Ossterossi, me 30 shtepi, me 70 luftetare, me prijes Gjon Kola.

Marteki, me 45 shtepi, me 100 luftetare, me prijes Peppa Buiari

Ruçi, me 27 shtepi, me 57 luftetare, me prijes Gjon Kola.

Bobovista, me 35 shtepi, me 80 luftetare, me prijes Luka Mida.

Kostanja, me 30 shtepi, me 70 luftetare, me prijes Lal Dreka.

Steliçi, me 22 shtepi, me 47 luftetare, me prijes Gjure Nika.

Brizol, me 23 shtepi, me 40 luftetare, me prijes Kol Mengha.

Limane, me 23 shtepi, me 50 luftetare, me prijes Gjure Luka.

Pinkuli, me 20 shtepi, me 45 luftetare, me prijes Giovan Luka.

Sextan (Shestan), me 100 shtepi, me 260 luftetare, me prijes Peri Vuka.

Morich (Murriqan), me 20 shtepi, me 50 luftetare, me prijes Gjon Morich.

Krinji, me 30 shtepi, me 70 luftetare, me prijes Ded Suka.

Seoza , me 80 shtepi, me 180 luftetarë, me prijës Gioan Kruta.

Në jug të Dukatit (Sanxhakut) të Shkodrës shtrihen 22 fashatra, duke filluar nga Ura e Shkodrës, e në rradhë per gjatë shpateve të malit, nëpër bregun e liqenit deri në Tarnicë.

Këto 22 fshatra banohen nga shqipetarë të besimit katolik, të ritit roman.

- Casina (Kazina), ka 23 shtepi, me 60 burra, me prijes Lek Gjura (Giuri Lecha)

- Cesagni (Çezani), ka 20 shtepi, me 50 burra, me prijes Andro Dvoinov.

- Sirochi (Shiroka), ka 50 shtepi, me 110 burra, me prijes Pier Kola (Pieri Colla).

- Mesigli (Mesili), ka 40 shtepi, me 90 burra, me prijes Gjorg Moviç (Giori Movich).

- Velliart, ka 30 shtepi, me 70 burra, me prijes Markin Kola (Marchin Colla).

- Zogagni (Zogaj), ka 25 shtepi, me burra, me prijes Andrea Alla.

- Schanv, ka 20 shtepi, me 45 burra, me prijes Nilki Petko (Nilchi Petcho).

- Arbanassi, ka 38 shtepi, me 80 burra, me prijes Marin Dreka (Drecha Marin).

- Gian Vuchi, ka 40 shtepi, me 90 burra, me prijes Pev Kola (Pev Colla).

- Osterossi, ka 30 shtepi, me 70 burra, me prijes Gjon Kola (Colla Gion).

- Martechi (Marteki), ka 45 shtepi, me 100 burra, me prijes Peppa Buiari

- Ruchi (Ruçi), ka 27 shtepi, me 57 burra, me prijes Gjon Kola (Gion Colla).

- Bobovista, ka 35 shtepi, me 80 burra, me prijes Luka Mida (Lucha Mida).

- Costagna (Kostanja), ka 30 shtepi, me 70 burra, me prijes Lal Dreka (Lale Drecha).

- Stelichi (Steliçi), ka 22 shtepi, me 47 burra, me prijes Gjure Nika (Giure Nicha).

- Brizol, ka 23 shtepi, me 40 burra, me prijes Kol Mengha (Colla Mengha).

- Limane, ka 23 shtepi, me 50 burra, me prijes Gjure Luka (Giuri Lucha).

- Pinculi (Pinkuli), ka 20 shtepi, me 45 burra, me prijes Jovan Luka (Giovan Lucha).

- Sextan (Shestan), ka 100 shtepi, me 260 burra, me prijes Peri Vuka (Peri Vucha).

- Morich (Murriqan), ka 20 shtepi, me 50 burra, me prijes Gjon Morich (Gion Morich).

- Crigni (Krinji), ka 30 shtepi, me 70 burra, me prijes Ded Suka (Deda Sucha).

- Seoza, ka 80 shtepi, me 180 burra, me prijes Gioan Kruta (Gioan Cruta).

Nga gryka e derdhjes te lumit Buna e ne drejtim te Shkodres, si dhe duke filluar nga fusha e Zadrimes e siper shtrihen:

- Mertezi: ka 15 shtepi, ka 40 burra dhe prijes Pali Griez

- Deragliot: ka 20 shtepi, ka 46 burra, me prijes Gjon Gjevi (Gion Gievi).

- Shen Serxhi (Shirgji): ka 20 shtepi, me 47 burra, ka prijes Gjon Suka (Gion Succha)

- Bussanti: ka 30 shtepi, nxjerre 70 burra dhe prijes Punk Leka (Punch Leccha).

- Serezi: ka 40 shtepi, nxjerr 60 burra, me prijes Gjon Skurza (Gion Scurza)

- Daizi (Dajçi): ka 60 shtepi, 130 burra, me prijes Dedo Suka (Dedo Sucha).

- Samaris i Madh: ka 35 shtepi, 90 burra, me prijes Gjon Vuka (Giov Vuccha).

- Samaris i Vogel: ka 20 shtepi, 43 burra e me prijes Kola Gievi (Colla Gievi)

- Fraschalli, ka 15 shtepi, 35 burra me prijes Andrea Gievi (Andrea Gievi).

- Revi ka 60 shtepi, 150 burra, me prijes Mark Gjura (March Giura).

- Belagni (Belanji), ka 40 shtepi, 90 burra, me prijes Mar Gjevi (Mar Gievi).

- Carezzi (Karezi), ka 15 shtepi, 33 burra, me prijes Drea Leka (Dre Lecha).

- Bulugni (Bulunji) ka 30 shtepi,  70 burra, me prijes Gjon Kola (Gion Colla).
- Tre Vilat e Tunisi, ka 90 shtepi, 270 burra, nje pjese kane prijes Andrea Druic Pev Colla

(Kola) dhe pjesa tjeter Leka Dre (Leccha Dre).

- Baxdiza (Berdica), ka 20 shtepi, me 50 burra, me prijes Pal Niki (Palle Nichi).

- Graquola (Grakuola), ka 30 shtepi, 70 burra, me prijes Marin Dre.

- Cosmaz (Kozmaç), ka 40 shtepi, 100 burra, me prijes Vuk Sula (Vucha Sulla).

- Chuzi (Kuçi), ka 25 shtepi, 60 burra, me prijes Xhiori Mida (Giori Midda).

- Lubian, ka 40 shtepi, 100 burra, me prijes Peppa Suma.

- Giosola, ka 26 shtepi, 60 burra, me prijes Gjev Kola (Colla Gievi).

- Gucresi (Gurreza), ka 40 shtepi, 100 burra, me prijes Luka Gjura (Giuri Lucha).

- Molussa, ka 30 shtepi, 60 burra, me prijes Prenk Mida (Prenc Midda).

- Selaz, ka 25 shtepi, 40 burra, me prijes Gjon Kola (Colla Gion).

- Musselin, ka 40 sshtepi, 100 banore, me prijes Andrea Kola (Andrea Colla).

- Irma, ka 30 shtepi, 80 burra, me prijes Pep Marin Koli (Pep Marin Colli).

- Dobranz (Dobraç), ka 50 shtepi, 120 burra, me prijes Pre Leka (Pre Leccha).

- Chopilich (Kopliku), ka 30 shtepi, 70 burra, me prijes Vuk Vuka (Vuch Vucha).

- Griese (Grizha), ka 25 shtepi, 60 burra, me prijes Gjon Miksigji (Gion Mixighi).

- Vatan, ka 15 shtepi, 40 burra, me prijes Gjon Salluci (Gion Saluzi).

- Busigatan, ka 40 shtepi, 110 burra, me prijes Gjon Luka (Lucha Gion).

- Sachalli, ka 30 shtepi, 70 burra, me prijes Gjiuri Luka (Giuri Lucha).

- Doxon (Doksan), ka 27 shtepi, 50 burra, me prijes Gjon Kika (Gion Chicha).

- Barbaluxa (Barbullush), ka 30 sshtepi,70 burra, me prijes Prenk Biti (Prenc Bitti).

- Renesi (Rrenesi) , ka 50 shtepi, 150 burra, me prijes Gjion Saliki (Gion Salichi).

- Cacharichi (Kakarriqi), ka 150 shtepi, 400 burra, me prijes Gjon Saliki (Gion Salichi).

- Balladrin (Balldreni), ka 60 shtepi, 150 burra, me prijes Pep Skura (Pepa Scura).

- Rastici (Rastiçi), ka 40 shtepi, 100 burra, me prijes Pep Soimira (Pepa Soimira).

- Qyteti i Drishtit (Drivasto), eshte i vendosur ne shpatet e nje mali dhe i rrethuar nga male

Shkembore te thepissura, ne majen e nje prej ketyre maleve eshte keshtjella e Drishtit, me pak shtepi te, banuara, ndersa lagjet per rreth jane shtepi te shumta fshataresh, qe punojne e

mbledhin prodhimet e kesaj toke shume pjellore.

Drishti eshte 12 milje larg nga Shkodra.

Rreth Drishtit jane dy fshatra jo shume te medhenj.

Drishti, ka qene qytet shume i rendesishem i Albania, ku e kishte seline nje mbikqyres i

Republikes Marinare te Venedikut (Serenissima Signoria di Venetia), i cili analizonte sentencat e dhena ne Kotorr (Cattaro) dhe ne zonat e tjera te Dukatit, pra prezantoheshin per apel ne Drisht,  ku dikur funksiononte nje tip Gjykata e Apelit per Dukatin e Shkodres.

- Gornelichi (Gorneliqi), ka 26 shtepi, 60 burra, me prijes Pal Gjoni (Pal Gion).

- Rivoli, ka 60 shtepi, 140 burra, me prijes Dre Midda.

- Villessa (Vileza), ka 17 shtepi, 40 burra, me prijes Gjon Gjevi (Gion Gievi).

Pjesa e IV.

Kete pjese te Sanxxhakut, fisnikja Mariana Kotorranina e ka emertuar pjesa kryesore e Dukatit te Shkodres, krahasuar me pjeset e tjera.

Pershkrimin e fillon me keshtjellen e Rozafes, ku ishte vendosur gaarnizoni turk, ndersa qyteti i Shkodres shtrihej ne faqen jugore te kodres, nen muret e keshtjelles, me shtepite e ndertuara njera mbi tjetren dhe vazhdonin, deri ne buze te lumit Drin dhe bregut te Bunes, si rezulton nga nje gravure e vitit 1602, e cila gjendet ne Biblioteken e Nju Jorkut – USA). Pra ne shekullin e XVII, shkodranet respektonin token pjellore te fushes dhe nuk kishin bere ndertime ne pjesen ku ndodhet qyteti aktualisht.

Keshtjella e bukur dhe madheshtore e Shkodres, eshte e venndosur ne majen e nje kodre, qe ngrihet buze liqenit dhe lumit Buna.

Qyteti, me gjithe rrethinat ka 400 shtepi dhe 1000 burra te armatosur.

Lumi i Buna, ka shume uje dhe eshte i pasur me te gjitha llojet e peshqeve, qe peshkohen ne çdo stine te vitit. Per gjate rrjedhes se vrulleshme te Bunes, jane ndertuar mullinj te shumte.

Dy brigjet e Bunes bashkohen me nje ure druri te bukur, te gjate dhe te larte.

Liqeni i Shkodres, derdhet ne lumin Buna, ku jane ndertuar dhe qendra te shumta peshkimi.

Buna derdhet ne det. Largesia nga grykderdhja deri ne qytetin e Shkodres eshte 24 milie dhe pikerisht 18 deri ne San Serghio (San Serxhio – Shirgji), ku ndodhet nje kishe e vjeter e ndertuar ne argjinaturen e lumit. Kjo kishe e shenjteruar, eshte rindertuar nga mbreteresha Helena (me origjine franceze), qe i a dedikoj Shen Serxhios dhe Bakut.

Fisnikja e Kotorranina, nuk harron te theksoj se kjo kishe katolike, u rindertua me 1306 nga mbreteresha Helena, e shoqia e Car Uroshit, i cili ne ato vite, detyronte me force konvertimin e katolikeve ne ortodokse- Popullata shqiptare i rezistoj per kohe te gjate kesaj dhune, por persekutimet e vazhdueshme e te egra ndaj shqipetareve i detyruan nje pjese e banoreve te zonave malore, te migroje ne jug dhe ne Venecia.

Thellesia e Bunes ne grykederdhje eshte 6 kembe (1 kembe = 29, 64 cm, pra 6 kembe perkon me thellesine 177, 84 cm), madje mund ta arrije deri 8 kembe, ne rastet me prurje te madhe te Bunes.

Per gjate brigjeve pjellore te lumit te Bunes shtrihen 12 fshatra te bukura, nga te cilat 7 jane nen jurdiksionin nga pjesa lindore dhe te tjeret nga ana per te shkuar ne Podgorice, te cilet kufizohen me faqet e maleve, ku jetojne rrebelat shqiptare kunder turqeve.

Ne lumin e Bunes, ne pjesen prane ures dhe ne fqinjesi me qytetin (ku vendosej ne ate kohe), peshkataret shqiptare peshkojne lloje te ndryshem peshqish e si thame me siper, ne çdo stine te vitit:

(megjithe perkekjen per t’i perkthyer ne shqip, ne asnje fjalor nuk munda te gjej emerat e peshqeve, prandaj i lashe ne italisht, ashtu si i ka shkruar Mariana Kotoranina):

- Janar: sarake (sarache).

- Shkurt: skorance (scoranze) dhe ngjala.

- Mars: passari, rombi, ngjala, raine etj.

- Prille: peshkohen kiepe (chiepe) dhe gavoni me shumice; kiepet e shijeshme arrijne deri 5 libre

(1 libre = 327, 45 g, pra nje peshk 5 libre peshon 1, 657 kg).

- Maj: lizze ed ame te medha.

- Qershor: raine te medha dhe peshq te tjere.

- Korrik: rombi, sfogli etj;

- Gusht: qefulli (cievali), qefuj te medhenj me botarga te medha;

- Shtator: çievoli (cievoli), mezani dhe ngjala

- Tetor, ngjala dhe peshq te tjere

- Nentor: maurachi;

- Dhjetor: korbeti (corbetti) dhe varoli;

Ne vazhdim te bregut lindor te liqenit, fisnikja Kotorranina ka vizituar fshatrat:

- Dobianci, ka 50 shtepi, 120 burra, me prijes Pep Sukoli (Pepa Sucholi).

- Ruse (Rusi), ka 40 shtepi, me 100 burra, me prijes Mengo Skura (Mengho Scura).

- Vuracha (Vraka), ka 20 shtepi, me 40 burra, me prijes Vuk Sulla (Vucha Sulla).

- Grillo (Grilla), ka 30 shtepi, me 70 burra, me prijes Gjon Leka (Gion Lecha).

- Cupionich (Kupioniçi), ka 60 shtepi, me 130 burra, me prijes Peka Kampersa (Pecha Campersa).

- Cadarum (Kadarum), ka 30 shtepi, me 70 burra, me prijes Drea Marin.

- Gradisca (Gradiska), ka 40 shtepi, me 95 burra, me prijes Gjon Zubani (Gion Zuban).

- Flacha (Flaka), ka 18 shtepi, me 40 burra, me prijes Vuk Mesi (Mesi Vucha).

- Rassa (Rrasa), ka 20 shtepi, me 45 burra, me prijes Gjon Saliko (Gion Salico).

- Pieraffama, ka 40 shtepi, me 100 burra, me prijes Leka Buiari (Lecha Buiari).

- Luga, ka 40 shtepi, me 100 burra, me prijes Gjek Soimiri (Giec Soimiri).

. Scarglieli (Skarlieli), ka 20 shtepi, me 43 burra, me prijes Gjon Poruba (Gion Poruba).

Nje vend te ve çante i ka kushtuar liqenit te Shkodres, duke pershkruar dhe evidencuar pasurite natyrale dhe menyrat e peshkimit, qe mendova t’i prezantoj ne vazhdim.

Liqeni e furnizohet nga lumenj te shumte, si Moraça, Zeta, Cijevna, Ribnica, dhe Sitnicë, Cemi. Moraça e merr zanafillen ne Zhabiak, ka sjellje te madhe uji, pasi fryhet dhe nga lumenj te tjere, ne rrjedhen e te cileve zoti Zuane Cernovicchio (Cernoviçi), ka ndertuar mullinj.

Ne te dy anet e brigjeve te lumit jane ngritur nje varg shtepishe. Banoret e kesaj zone duke shfrytezuar pjerresine e lumit, kane ndertuar prita te shumta per kapjen e peshkut.

Liqeni i Shkodres eshte mjedis shume i pershtateshme per peshkim, si gjate veres dhe gjate dimerit, sepse era e forte, qe fryn neper liqen, i favorizon barkat dhe fregatat me vela.

Keto barka dhe fregata, jane te tipave si ato, qe perdorin piratet ulqinake, per te grabitur ne Persatrini, ne Kotorr dhe ne Shqiperi.

Liqeni eshte i pasur me shume lloje peshqish, i rrethuar ne pjesen e pellgut te Shkodres me peme te shumta, me plepa te larte, me shelgje dhe me shkurre te ndryshme, qe rriten ne uje.

Ky mjedis, ne periudhen e dimrit, qe fillon ne tetor, mbushet me pulebardha dhe me zogj te shume smerghi, qe ne menyre vulgare, ne gjuhen turke quhen Karabullak. Keta zogj jane aq te shumte sa vetem ata qe i kane pare, mund te thone dendesine e tyre ne liqenin e Shkodres.

Karabullaket, perdoren nga peshkataret per te kapur peshkun skoranca ne thellesi te liqenit dhe te lumit Buna.

Ne brendesi te liqenit, ne drejtim te malit Baragur, natyra ka “ndertuar” nje amfiteater ne ujin e liqenit”, qe e eshte i rrethuar me peme te larta. Ky gji, me siperfaqe rreth 1 milje katror, rrethohet nga shpatet e malit qe zbresin pjerrtas dhe me gure te medhenj, me madhesi sa nje fuçi 10 barrilesh veneciane, qe formojne guvat nen uje dhe shkallet mbi uje. Keto guva jane rrethuar me prita, per kapjen e peshkut, te vendosura ne forme te ashtuquajturave barka. Seicili nga peshkataret ka vendin e vet te peshkimit te formuar nga dy, tre de deri ne dhjete prita, sipas mundesise qe kane per t’i ndertuar. Me peshkimin fitohet 40 – 50 talleri ne vit Talleri ishte monete standarte ne Europe, psh qeraja e nje shtepie dhe ushqimi ne nje vit per nje familje arrinte 100 talleri).

Peshqit skoranca pasi largohen nga lluca dhe uji i ftohte i liqenit, gjejne strehim ne ujrat e ngrohta te ketyre guvave shkembore, ku uji i paster arrine nga burimet qe ndodhen ne fundin e liqenit

Pritat dhe vendet e peshkimit jane te kontrolluara nga rojat, qe nuk i lejojne zogjte dhe Karabullaket te “grabisin” peshkun.

Neper liqen kalojne 400 – 500 barka, te ndertuara nga gdhendja ne forme govate e trungut te rovere, vozisin ne menyre te rregullt buze malit. Kjo flotilje barkash te shkodraneve shoqerohet nga ushtaret turq, qe jane shume te interesuar per peshkimin, madje mes tyre, ne nje barke ne qender te kesaj “flotilje” eshte i pranishem dhe hoxha, i cili pasi ben nje lutje ne gjuhen turke, me pas, kur ai e vlereson momentin e pershtatshem, leshon nje kushtrim dhe te gjithe ne kor fillojne te bertasin duke imituar klithmat e zogjeve qe ndodhen ne pemet per rreth, e pasi tremben, fluturojne e kridhen ne uje, ne vendin e peshkimit, ku fillojne te kapin peshk.

Duke u kredhur ne uje, keta zogj grabitqar, notojne ne thellesi dhe kapin peshqit, ndersa pjesa tjeter e peshqeve te trembur nga ky sulm masiv, kerkojne te largohen nga guvat, por bien ne kurthin e pritave rrethuese. Peshkataret, qe kontrollojne nga siper keto prita, i kapin te gjalle me dore e pasi ngazellehen nga peshkimi, i leshojne perseri ne uje, ku kapen nga zogjte e shumte, qe fluturojne mbi uje e me pas zhyten i kapin perseri.

Dua te them dhe diçka tjeter. Ishin aq shume zogj dhe ne se turqit te armatosur me arkebuxhio (pushke qe mbushej me barut dhe me saçme nga gryka), kur qellonin mbi keta zogj fluturues, ose mbi ato qe rrinin ne majat e pemeve te larta, aq plumba qe do te perdornin, aq zogj do te kishin vrare. Disa here ka ndodhur, qe me arkabuxhio, te vriten dhjete zogj me nje te shtime.

Zakonisht keta zogj fluturojne me shumice dhe ne tufa te dedura, aq sa duken si nje re e zeze.

Gjuetia ndaj ketyre zogjeve eshte e ndaluar, madje kush kapet duke gjuajtur dhe vret keta zogj, gjobitet me 300 aspra (qe jane 4 dukate floriri) per çdo zog te vrare dhe i sekuestrohet arma.

Ky ligj eshte shume i arsyeshem, pasi po u vrane zogjt, nuk do te kishte peshkim te scoranze.

Banoret i mbrojne keta zogj, pasi thone se sa me shume te jene, aq me e mire eshte sasia dhe cilesia e peshkimit.

Pronaret e pritave, kujdesen dhe punojne per t’i bere te frutshme, prandaj shkojne e i kontro-llojne nje here në çdo dy ditë. Në keto prita jane kapur peshk tenka qe peshon deri 6 libre dhe ngjala te medha, qe jane te shijeshme e delikate, si krap me peshe deri 100 libre

Ky liqe eshte i pasur dhe me zogj te tjere, madje dhe te paimagjinueshem, rosa me shumice, grue, cesani, pata, lejleke,  galinazze, fazana, si dhe me shpende grabitqare si skifteret e shkathet, qe turqit i kapin me rrjeta. Ne kete gjueti arrihet te kapen 20 deri 30 rosa.

Pjesa e pestë e Dukatit (Sanxhakut) të Shkodrës është Podgorica, një qytezë e vogël, por e rrethuar me qendra të shumta banimi, që në tërësi përbëjnë 900 shtëpi, ku shumica absolute janë banorë kristianë.

Qyteti ngrihet ne brigjet e siperme te lumit Moraça, per te cilin folem dhe me siper.

Ky lum, ne anen e djathte te rrjedhes zbritese drejt Shkodres, e ndane Malin e Zi nga malet e larte e te pa arritshem, qe shtrihen ne te majte te lumit. Ne keto shkrepa te thepisur e të larte, jetojne shqipëtarët, malësoret kryengritesa, që luftojne kundër pushtuesve turq.

Keto male jane larg 60 milje nga Shkodra.

Ne vazhdim fisnikja Kotoranina pershkruan lumenjt qe pershkojne territoret per rreth e qe derdhen ne liqenin e Shkodres, si lumi Povia (buron mbi Plievic), qe drdhet ne lumin Moraça dhe qe eshte i pasur me trofta, me krap dhe ngjala. Lumi Ribniza, i pasur me trofte (te medha deri 10 – 15 libre). Ky lum buron ne malet e fshatit Slatica dhe bashkohet me lumin Moraça afer Podgorices, Lumi Zievna buron ne malet e Kuçit e pasi frmon nje liqe te vogel, vazhdon per 15 milje, afer Garlit bashkohet me Moraçen. Ne kete lume peshkohen trofta dhe tenke te vogla. Lumi Sitnica, buron ne malet e fshatit Beri te Lieskopolie, rrjedh permes fushes per 5 milie dhe derdhet ne Moraça. Ne kete lum peshkohen tenk, luzzi dhe skorance.  Morazça buron ne Moraça, nje fshat ne Hercegovine dhe pasi pershkon 120 milje, derdhet ne Liqenin e Shkodres afer Zhabjakut.

Nje banore myslyman i Podgorices, eshte i shquar per peshkimin ne lumenjet e ne liqenin e Shkodres, madje kap trofta (deri 7 pellembe te gjata), qe vijne nga liqeni dhe peshq te çdo tipi dhe i shet ne nje dyqan qe ka hapur ne qytet.

Ne Podgorice dhe rrethinat banojne mbi 2200 burra luftetare, shumica absolute katolike, nder te cilet 250 jane te armatosur me pushke (arkebuxhier), te tjeret jane kalores te armatosur me shpata, me heshta, me topuza e me harqe.

Sanxhakbeu dhe pse e ka rezidencen ne Shkoder, shpesh shkon ne Podgorice, pasi atje ka  livadhe te shumte, ku i leshon kuajt te kullosin lirshem dhe te argetohet me peshkimin si vete dhe rojet qe e shoqerojne (150 ushtare te armatosur me pushke dhe 100 me ushta e shpata).

Sanxhakbeu, çdo pranvere shkon te shetisi, te pushoje e te argetohet ne keto territore.

Ushtria turke e komanduar nga spahite, vazhdimisht kryen ekspedita neper fshatrat e malesise.

- Ne Kelmend (Climenti), repartet turke komandohen nga Nasuf Pasha i Stambollit.

- Ne Biellopauliç, komandon milicia turke e Podgorices.

Ne vazhdim, kronika e fisnikes Kotorrnina tregon per komandantet e reparteve turke, qe komandohen nga malazez, serb dhe shqiptare te konvertuar ne muhamedane si:

- Ne Kuç, ne Bratonosiv dhe ne nje pjese ne Plaves, jane ushtaret turq te komanduar nga Meduni,

ndersa ne pjesen tjeter te Plaves, ushtria komandohet nga Zuassi i Podgorices.

- Ne Hot, komandant eshte zoti Zaffer Zaus dhe Rexhepçelepi Haziçi.

- Ne Vasoeviç, eshte komandant Mehmet Aga Gllavatoviçi, qe eshte dhe Mytesarifi

- Ne Sllatice eshte zoti Bego Sinanbegoviç

- Ne Rapsh kpmandon spahiu (komandanti i kavalerise) Hazo Monçeloviç.

- Ne Skarlia (Scarglia) dhe ne Kastrat (Castratti), komandon zoti Hazaga Hadroviç.

Ne qendrat e banimit jane dhe Vojvodet, qe jane ekzekutuesit e drejtesise, per te thene me sakte jane gjyqtaret, qe ndeshkojne kedo qe ngre krye kunder turkut, si dhe kedo qe shkel rregullat dhe ligjet, duke i denuar me burg dhe me gjoba te renda.

Ne vazhdim jep te dhena per fshatrat qe shtrihen ne veri-lindje te Podgorices

- Daibabe, ka 60 shtepi, me 140 burra, me prijes Dabac Vukshini (Dabaz Vuchssin).

- Goriciani, ka 67 shtepi, me 130 burra, me prijes Vulatco Peiov.

- Gargli ka 80 shtepi me 185 burra, me prijes Vuco Juvanov.

- Golubovaz ka 100 shtepi, me 245 burra, me prijes Nixa Lachicev (Niksa Lakiçev).

- Curillo (Kurrila), ka 30 shtepi, me 78 burra, me prijes Daio Nicellizin.

- Plavniza (Pllavnica) , ka 80 shtepi, me 220 burra, me prijes Nico Raizev (Niko Raicev).

- Gostigli (Gostili), ka 70 shtepi, me 200 burra, me prijes Rado Strepeov.

- Moranovich (Moranovviç), ka 40 nshtepi, me 95 burra, me prijes Dabo Marcov (Markov).

- Bischian ka 70 shtepi, me 177 burra, me prijes Pavich Jovanov.

- Vuragn (Vuranja), ka 45 shtepi, me 97 burra, me prijes Peio Nixin (Peio Nikshini).

- Samaris, ka 57 shtepi, me 170 burra, me prijes Brato Mipov.

- Beris Lavzi (Berisha), ka 40 shtepi, me 79 burra, me prijes Rado Nicov.

- Slatiza (Sllatica), ka 40 shtepi, me 100 burra, me prijes Lassa Paios (Paio Lassa).

- Vuladni, ka 60 shtepi, me 130 burra, me prijes Andrin (nuk e shkruan emerin).

- Gruda, ka 40 shtepi, me 100 burra, me prijes Gassan Gergelov.

- Tusi (Tuzi), ka 30 shtepi, me 70 burra, me prijes Giev Gievi (Gjev Gjevi)

Ne rrethinat e Grudes dhe te Tuzit shtrihen 17 fshatra, me banore katolike te ritit roman, si ata qe baojne ne shpatet e malit Verzi.

Ne kroniken e Mariana Kotorranina, rezulton se sa here flet per shqiptaret i referohet besimit katolik te ritit roman, ndersa kur flet per malazezet dhe serbet i identifikon me ritin ortodoks, qe ajo shpesh e shkruan riti servo-greke. Kur flet per banoret turq, i referohet asaj pjese te vogel te popullates te ketyre trevave, qe eshte konvertuar ne musuman. Kjo menyre shkrimi eshte perdorur shume gjate mesjetes, por dhe ne shekujt e me vonshem, si rezulton ne shkrimet e shume prej kronikave te ketyre periudhave.

Mbi Sllatice, ne majen e nje kodre, qe shtrihet ne kembet e malit, eshte nje shesh i bukur, ku jane rrenojat e qytetit antik te Diokleas, i ndertuar nga perandori romak Diocletiano (me origjine nga keto treva ilire). Mbeturinat e mureve rrethuese te qytetit jane 6 milje te gjata.

Nga germimet e kryera, jane zbuluar blloqe te bukura mermeri, statuja dhe kolona te vendosura ne bazamente guri te forte, qe jane mbetje te tempullit, qe ishte ndertuar ne pjesen me te larte te qytetit Dioklea. Gjithashtu jane zbuluar pllaka te shumta mermeri, me shkrime latine, me emerin e Paulo Emilio (komandanti i legjioneve romake, qe pushtoj Ilirine dhe shkatteroj e dogji mbi 70 qytete-keshtjella). Ne keto rrenoja jane zbuluar dhe monedha te shumta ari dhe argjendi.

Turqit ne Podgorice i merrnin keto mermere dhe me karro i dergonin ne furrat e gelqereve.

Ne vazhdim do te pershkruaj kryengritesit, qe jane ngritur kunder turqeve, qe banojne  nder male, fortesa natyrale. Keto male fillojne ne kufi me Heregovinen dhe vazhdojne ne kuroren e maleve deri ne Shkoder. Jane gjithesej 11 fshatra, 5 te banuar me malazeze dhe shqiptar te besimit ortodoks dhe 6 fshatra te banuar me shqiptar te besimit katolik, te ritit roman.

Fshatrat ortodoks jane:

- Riovci, me 50 shtepi, me 120 burra, me prijes Ivanis Rodognin (Rodonjin).

- Bielopaulichi (Bjellopauliçi) me 360 shtepi, me 800 burra, me prijes Neneza Latinovich

(Latinoviç) dhe Batrich Tomasevich (Batrik Tomasheviç).

- Piperi, me 270 shtepi, me 700 burra, me prijes Raoslav Bosidanov.

- Bratonosich (Bratonosiç) me 87 shtepi, me 260 burra, me prijes Stanoje Radognin (Radonjin).

- Vassoevich (Vasoeviç), me 90 shtepi, me 280 burra, me prijs Nicolla Hotasev e Late Loiof.
    Fshatra katolike te ritit roman:
- Chuzzi Albanesi (Kuçi Albanez), me 490 shtepi, me 1500 burra me prijes Lale Drecalov et Neco

Raizcov (Neko Raizcov). Kuçianet jane trima te shquar.

- Climenti (Kelmendi), me 178 shtepi, me 650 burra, me prijes Smail Prentasev et Pedda Sucha,

Banoret e Kelmendit jane luftetare te vendosur.

- Rapsa (Rapsha), me 80 shtepi, me 260 burra, me prijes Prenc Castrat (Prenk Kastrati).

- Hotti me 212 shtepi, me 600 burra me prijes Maras Pappa (Marash Papa).

- Scariglia (Skarilia) me 30 shtepi, me 80 burra, me prijes Messa Porubba.

- Castratti (Kastrati), me 50 shtepi, me 130 burra, me prijes Prenk Bitti

Ne pjesen mbi malin e Kuçit, saktesisht mbi Guidde, ne nje gryke te malit, e vendosur ndermjet dy kodrave te bukura, ne pjesen e rrafshit, eshte qyteti i vogel i Medunit. Keshtjella e vendosur ne nje pike strategjike, eshte pothuajse e shkaterruaar nga sulmet e turqeve, kur pushtuan kete zone.

Ne pjeset e mbetura te keshtjelles, eshte vendosur garnizoni turk me 200 ushtare teper te eger e te rrezikshem, te komanduar nga Agaj dhe te ruajtur nga dizdari (roja i keshtjelles).

Kohe me pare se turqit te pushtonin Podgoricen, Albanine dhe Malin e Zi dhe rrethinat, ne Medina zoteronte konti Giovanni, qe e kishte seline ne Zhabjak. Pushtuesit turq, nen komanden e Mraher Aga e sulmuan disa here. Ne mbrojtjen e qytetit ndihmua dhe njerezit e Cernoviçit, ndonese me pare e kishin sulmuar Medinen per t’i grabitur medinasit.

Ne keto luftime te ashpra, Mraher Aga pati humbje te renda ne ushtrine e tij, megjithate mundi ta pushtojne e te behet zot i vendit.

Ne keto luftime pesoj demtime dhe Cernoviçi, madje ketu filloj humbja dhe e shtetit te tij.

...!
    Në një rrafshnalte te gjere, ne brigjet e lumenjeve te vrullshem e plot me peshq, shtrihet zona e Plaves, e banuar nga popullate malazeze dhe shqiptare, pjesa e gjashtë e Sanxhakut te Shkodres.- Ne fakt popullata malazeze kishte pesuar shpesh sulme dhe plaçkitje nga malesoret e Kelmendit, qe banonin prane kesaj zone.

Banoret e Plaves dergonin ne Kotorr 200 kuaj te ngarkuar me thase te mbushur me lesh dhensh dhe me mallra te tejra si dylle, djathe, drithra. Keto karvane udhetonin tre dite e tre net per te arritur ne tregun e Kotorrit.

Per t’u mbrojtur nga sulmet dhe plaçkitjet e kelmendasve, turqit ndertuan nje keshtjelle, ku u vendos nje garnizon i vogel turqish, qe ndikoj per t’u nderprere plaçkitjen e banoreve te Plavës.

Në Plave jane disa qendra banimi me malazeze dhe me shqiptare:

- Trapane, me 72 shtepi, me 187 burra, me prijes Dragoe Lacov (Lakov).

- Slatka, me 72 shtepi, me 78 burra, me prijes Dragoe Lacov (Lakov).

- Tresgnivci, me 29 shtepi, me 57 burra, me prijes Andria Bojos.

- Slarieka, me 63 shtepi, me 130 burra, me prijes Vuceta Raicev.

- Bosechi (Bozeki), me 80 shtepi, me 200 burra, me prijes Vucassin Raizev (Vukshin Raizev)

- Cechugni (çekunji), me 42 shtepi, me 100 burra, me prijes Dmiuhar Jovov.

- Giulichi (Xhiuliçi), me 33 shtepi, me 67 burra, me prijes Laco Milov (Lako Milov)

- Cormasi (Kormasi), me 30 shtepi, me 70 burra, me prijes Vuchssan Lallecin (Vuksan Lalecini).

- Pannosieniza, me 70 shtepi, me 150 burra, me prijes Tomas Bratichiev (Bratiçev).

- Seole, me 40 shtepi, me 190 burra, me prijes Hotas Nicollin (Nikolin Hotas).

- Lug, me 60 shtepi, me 130 burra, me prijes Boje Lalov.

- Arssaniza (Arsanica), me 67 shtepi, me 148 burra, me prijes Nico Millov (Niko Millov).

- Ulottini i vogel, me 53 shtepi, me 112 burra, me prijes Pero Ivancev.

- Ulotini i madh, me 90 shtepi, me 210 burra, me prijes Pecin Boi

-Jovoino, me 29 shtepi, me 60 burra, me prijes Bojo Vaxin (Bojo Vakksin).

- Comorani (Komorani), me 37 sshtepi, me 73 burra, me prijes Vuchssan Nicov (Vuksan Nikov).

- Joancovich (Joankoviç), me 47 shtepi, me 100 burra, me prijes Rado Vuchov (Vukov).

- Ribassi, ka 90 shtepi, me 220 burra, me prijes Vulatro Juvanov.

- Crusuno (Krusuno), ka 49 shtepi, me 110 burra me prijes Dabisev Bracov (Brkov).

- Grad, ka 60 shtepi, me 140 burra, me prijes  Vuch Honessin (Vuk Honesini).

- Trepka, ka 70 shtepi, me 157 burra, me prijes Lale Nicov (Nikov).

- Dossago, ka 80 shtepi, me 180 burra, me prijes Lale Boiov.

- Gustigne (Gustinja), ka 100 shtepi, me 237 burra, me prijes Bello Juvanin.

Ne Gustinje, 1 ore larg nga Kelmendi, ne majen e nje kodre, ne vitin 1612, turqit ndertuan nje fortese, me mure rrethuese 400 hapa. Fortesa kishte tre ura levizese, qe gjate nates ngriheshin. Kjo keshtjelle mbante 200 ushtare kembesor dhe 50 kuaj te kaloresve te gardes.  Kjo keshtjelle u ndertua nga turku Sem Zaus, komandanti i Podgorices, sepse taksat (timarin), qe mblidhte nga popullata malesore e Pllaves dhe e Gucise, grabiteshin nga Kelmendasit. Zaus Aga i kerkoj ndihme Stambollit, qe ta ndihmonte per te perballuar rrezikun e kelmendasve. Kekreses se tij i u pergjijgj Hasuf Pasha, qe i dergoj finncimin e duhur per te ndertuar kete keshtjelle. Dua te theksoj se kelmendasit grabisnin vetem turqit, qe kihin mbledhur timarin (taksa per te ardhurat ne natyre).
    Malesoret e Kelmendit ishin ngritur kunder turqeve ne vitet 1612 dhe 1613. Ishin rreth 5380 kryengrite, qe banonin nder male pothuajse te paarritshem dhe qe nuk paguanin timarin pushtueve turq. Malesoret ishin shume te lidhur mes tyre e ndones jetonin ne varferi, ndihmonin njeri tjetrin  Malesoret ishin te armatosur me shpata, me harqe, topuza dhe me pak pushke, por jo me shume se 100 pushke.

Ne vitin 1612, Stambolli dergoj nje ekspedite ndeshkimore, te komanduar nga i biri i Mehmet Pashes, qe e kishin vrare ne divan, gjate nje audience ne Banja Luka te Bosnies.

Ekspedita turke e perbere nga 25 000 ushtare, u nis nga Podgorica kunder kelmendasve. Ne keto luftime te ashpra turqit kapen rober, kryesisht femije dhe gra, ndersa turqit lane ne beteje mbi 300 ushtare, me plaçka e kuaj, qe i kapen kryengritesit.

Ne vitin 1613, Stambolli dergoj nje ekspedite tjeter te komanduar nga Asllan Pasha, qe mobilizoj ushtar nga 7 Sanxhaqe (Prizren, Peje, Dukagjin, Kazanjiç, Elbasan, Zadrima dhe Shkodra), qe pasi u bashkuan dhe me mobilizimin e 15 000 turqeve ne Malin e ZI, organizoj 60 000 ushtar. Per 24 dite keto ushtar u sterviten ne Podgorice dhe me pas u nisen drejt Kelmendit. Fillimisht, Asllan Pasha urdheroj vetem te vezhgohet levizja e popullates ne disa fshtara kryesore te Kelmendit e me pas urdheroj kapjen e 80 grave dhe femijeve, qe i derguan si skllever ne Turqi. Me pas mori 15 rober nga fshatrat e tjera dhe 1000 dukate gjobe.

Malesoret kelmendas u kishin krijuar prita marshimit te regjimenteve turke, e ne nje nga keto luftime mbeten te vrare 30 turq dhe 50 kuaj.

Ushtaret turq, te tmerruar nga sulmet e malesoreve, u kthyen ne Podgorice. Ne keto rrethana, komandantet e regjimenteve turke, kerkuan ndihme nga garnizoni i Castel nuovo (Novi Pazar), qe kryen reprazalje te egra kunder popullates malesore. Ne Vasovikio dogjen 85 shtepi dhe kapen 60 gra dhe femije, qe ishin fshehur ketu, per tu mbrojtur. Gjate terheqies per ne Podgorice, turqit i vrane roberit e pafajshem.

Ne kete levizja antiturke u ngriten dhe banoret e sanxhaqeve te tjere, si psh ne Kazanjiç vrane 70 turq, ndersa ne Peje 60 turq dhe 80 kuaj. Gjate terheqies per ne Podgorice, kur turqit po kalonin ne nje shteg te ngushte, te quajtur Lugu i Kusef, malesoret kryengrites vrane 40 ushtar turq dhe moren 70 kuaj dhe mushka me ngarkesat. Gjithashtu, kryengritesit shkembyen 152 malesor qe ishin rober te turkut dhe moren 1000 dukate demshperblim, per 160 turq qe kishin zene rob.

Kjo qe ju tregova, thuhet se ka ndodhur me malesoret kelmendas deri ne 10 nentor 1613.

Ne vazhdim, Mariana Kotorranina pershkruan intinerarin dhe pikat e ndalimit te postiereve,qe dergonin letra nga Kotorri deri ne Kostantinopoli (ne gjithe kroniken, Kotorranina perdor vetem emerin Kostantinopoli dhe asnjehere emerin Stambolli).

Udhetimi i Mariana Kotorranina vazhdon dhe jasht Sanxhakut te Shkodres, kesisoj ajo viziton Durresin, Lezhen (Alessio) dhe Krujen e ne shenimet e saj na jep disa te dhena te rendesishme:

Ne rrugen nga Buna deri ne Durres vizitova:

- Pulagni (Pulanji), ka 20 shtepi me 50 banore.

- Renesi (Rrensi), ka 100 shtepi me 200 banore.
- Qyteti Alessio (Lezha), ka rezidencen peshkopi. Qyteti ka 500 shtepi dhe mund te organizoj

mbledhjen e 700 burrave te armatosur; me prijesl Nasor Castelnovo.
- Matthia (Bregu i Mates), ka 40 shtepi e 100 burra te armatosur.

- Omuragni (Omuranji), ka 20 shtepi dhe 50 burra te armatosur.

- Lazzi (fshat ne perendim te Pukes), ka 100 shtepi dhe 250 burra te armatosur.

- Sanbasto , ka 40 shtepi dhe nxjerr 100 burra te armatosur.

Nga ketu shkohet ne Kruje, qe eshte larg  vetem 4 milje.
- Kruja eshte qytet mbreteror, selia e te madhit kapidan Gorgio Castriotti Skanderbeg. Qyteti ka
kalane mdheshtore, qe eshte e ndertuar ne majen e nje kodre.
- Xegagni (Kseganji), ka 20 shtepi dhe nxjerre 50 burra te armatosur.

- Bellagni, ka 40 shtepi e nxjerre 100 burra te armatosur.
- Pres (Preza) eshte nje cittadella (qyteze), me keshtjellen te ndertuar ne majen e nje kodre dhe rreth

saj jane disa qendra banimi. Preza ka rreth 150 shtepi dhe nxjerre 350 burra te armatosur.

- Lazi (Laçi), ka 300 shtepi e nxjerre 700 burra te armatosur.

- Sanzach (Sanxhaku), ka 150 shtepi e nxjerre 370 burra te armatosur.

- Santa Lucia d' Arzenta (Shen Luçia e Erzenit), ka 50 shtepi, te vendosur ne anen tjeter te lumit e nxjerre 150 burra.
- Durazzo (Durresi), qytet antik i  Albania, shtrihet buze detit, ne nje gji te gjere. Eshte nje port i

rendesishme. Agaj i Durresit, eshte turk, quhet Elesbegh.

Durresi ka pak banore. Prane qytetit ndodhen dy fshatra:
- S. Nicolo di Guai (Shenkolli), ka 10 shtepi me 35 banore.

- Selletta (Selita), me 100 shtepi dhe me 250 burra te armatosur.
    Ne kete kronike te pasur, Mariana Kotorranina jep informacione dhe per thellesine e lumenjeve ne gryke derdhjet ne det, duke filluar nga Buna e deri ne Vlore.

- Buna, si kemi theksuar arrine 5- 6- 7 kembe thellesi, qe favorizon lundrimin e çdo barke, anije

dhe galerave te vogela.
- San Zuane di Madua, ka uje me 3 – 4 kembe thellesi.

- Prin (Drini), nga ku shkohet ne Alessio (Lezhe), ka uje me thellesi 4 kembe.

- Mattia (Mati), ka uje me 4 kembe thellesi.

- Ismo (Ishmi), ka uje me 5 kembe thellesi.

- Santa Anastasia ponta di Redoni, eshte port.

- Shen Piero jasht Redoni, eshte port.

- Arzenta (Erzeni), ka uje me 3 kembe thellesi.

- Cavo de Palli (Bishti i Palles), nga ana e Durresit eshte port.

- Cavo de Lachi, eshte port.

- Bascotto (Bashota), ka uje me 3 kembe thellesi.

- Pollona (Apollonia), ka uje me 4 kembe thellesi.

- Vovissa (Vjosa) ka uje me 5 kembe thellesi.

- Vallona (Vlora), eshte port.

Ne fund te kronikes, autoria ben nje bilanc permbledhes te qyteteve, fshatrave, te shtepive dhe te burrave luftetare te Dukatit te Shkodres, qe mund te mblidhen per te luftuar per çlrimin nga pushtuesit e eger turq.

Pjesa e I. Mali i Zi: ka 90 fshatra, me 3524 shtepi e mund te mobilizoje 8027 burra, nga te cilet 800 te armatosur me pushke (archebuggieri), te tjeret me shpata, harqe, ushta, topuza.

Banoret e Malit te Zi jane te gjithe te ritit ortodoks (servo-greco).

Pjesa e II. Antivari (Tivari), permban 17 fshatra. Pa qytetin mobilizohen 885 burra per te luftuar, ndersa se bashku me qytetin 2762 burra, nga te cilet 400 te armatosur me pushke, te tjeret me shpata, harqe, ushta, topuza. Banoret ajne malazeze dhe shqiptar te ritit roman.

Pjesa e III. Dolcigno (Ulqini), nuk ka fshatra dhe mobilizon 800 burra, 400 te armatosur me pushke. Ulqinaket jane njerez te mire, lundertar dhe pirate. Shumica e banoreve jane shqiptare

Pjesa e IV. Scuttari (Shkodra). Perfshine 105 fshatra, qe se bashku me qytetin kane 3544 shtepi dhe mobilizojne 9240 luftetare, nga te cilet 1200 te armatosur me pushke, te tjeret me shpata, harqe, ushta, topuza. E gjitha fshatrat banohen nga Albanesi katolike te ritit roman.

Pjesa e V. Podgorizza, me qytetin dhe qendrat e banimit per rreth si dhe me 17 fshhatrat, ka 1697 shtepi, mobilizon 4376 burra, nga te cilet 300 te armatosur me pushke, te tjeret me shpata, harqe, ushta, topuza.

Malesoret kryengritesa jetojne ne 11 fshatra, 6 me banore katolike te ritit roman dhe 5 ortodokse.

Ne perberje te 11 fshatrave jane 2347 shtepi dhe mobilizojne 5380 burra te armatosur. Malesoret jane shqipetare dhe malazeze.

Pjesa e VI. Pllava, permban 23 fshatra, me 1360 shtepi dhe mobilizojne 3016 burra te armatosur, nder te cilet 100 pushkatar dhe te tjeret me shpata, harqe, ushta, topuza.

Citta Nova (Novi Pazar), ka 200 ushtar me rroge, te armatosur me pushke dhe 50 kaloresa.

Zuppa ka 25 fshatra, me 742 shtepi, me 1468 burra te armatosur, nder te cilet 250 me pushke.
    Dukati (Sanxhaku) i Shkodres ka 8 qytete; 1. Antivari (Tivari). 2. Dolcigno (Ulqini). 3. Scuttari (Shkodra). 4. Drivasto (Drishti). 5. Zabiach (Zhabiaku). 6. Podgorica. 7. Medun. 8. Citta Nova (Novi Pazar)

Ne territoret rreth ketyre qyteteve jane 288 fshatra, me 14 099 shtepi, qe mund te mobilizojne 35499 luftetare, nder te cilet 3650 mund te armatoosen me pushke.

-------------------

-Mbyllje e  Ciklit “Sanxhaku i Shkodrës”-

- Shenim:  -Lutfi Alia, është mjek në Centro Prevenzione Oncologica të  qytetit Siena –Itali .

----------------------------

Motër Kristina Färber: Stop gjakmarrjes!

| E Enjte, 20.09.2012, 06:56 PM |   (140 shikime)

Motër Kristina Färber: Stop gjakmarrjes!

http://www.dw.de/dw/article/0,,16250682,00.html

Motër Kristina Färber: "Të gjithë ta kundërshtojmë gjakmarrjen e të punojmë më shumë, që të mos jetë nevoja të ndodhë shkishërimi."

Murgesha Kristina Färber angazhohet për ndërprerjen e gjakmarrjes në Shqipëri

DW: Motër Kristina, arqipeshkvitë e Shkodrës, Sapës dhe Lezhës vendosën, që të shkishërojnë të gjithë katolikët shqiptarë, që kryejnë vrasje për gjakmarrje. Çfarë prisni nga kjo masë e kishës?

Motër Kristina: Unë vetëm mund të lutem që njerëzit, që janë të prekur, besimtarët në përgjithësi, ta marrin seriozisht këtë mesazh. Dhe që ne të gjithë ta kundërshtojmë gjakmarrjen dhe të punojmë më shumë, që të mos jetë nevoja të ndodhë shkishërimi. Unë lutem, që njerëzit ta marrin seriozisht këtë vendim dhe unë do të bëj gjithçka, që njerëzit ta marrin atë seriozisht.

DW: Ju keni 13 vjet që punoni në Shqipëri dhe keni dhënë në kontribut shumë të madh në luftën kundër ushtrimit të gjakmarrjes. Si ka ndodhur, që kjo problematikë u bë pjesë e punës dhe jetës suaj?

Motër Kristina: Kush jeton në Shqipëri, me sy çelë dhe zgjuar, sidomos në veri, do të ndeshet heret apo vonë me fenomenin e gjakmarrjes. Që javën e parë këtu gjatë punës me refugjatë dëgjova nga një prift për një rast gjakmarrjeje. Ai duhej të shkonte në varrimin e viktimës dhe më ftoi edhe mua të vija. Unë nuk shkova. Megjithatë këtë nuk munda ta harroj dhe jam marrë me këtë fenomen, me kanunin e kështu me rradhë. Pastaj u njoha këtu në Shkodër me një familje, e cila ishte prej 26 vjetësh në gjak. Ata u bënë miqtë e mi më të mirë. Ne konfrontoheshim gjithnjë e më shumë si me gjendjen e mjeruar edhe të të ngujuarve edhe të gjakmarrësit dhe kështu na u shtua edhe një detyre, krahas atyre të tjerave.

DW: A është forcuar, apo është dobësuar gjakmarrja si fenomen në vitet e fundit?

Motër Kristina: Eshtë e vështirë të japësh një përgjigje, meqenëse unë nuk kam qenë këtu më parë. Gjakmarrja sidoqoftë i ka mbijetuar komunizmit, në të cilin ka qenë rreptësisht e ndaluar. Muajt e fundit të këtij viti ka patur shumë viktima të gjakmarrjes.

DW: Pushteti i këtij ligji arkaik rëndon mbi familje e fise të tëra. Njërëzit edhe po të donin, nuk dilnin dot nga ky rreth vicioz, sepse ishte presioni i farefisit dhe i mjedisit, që i fliste sedrës së tyre. Si mund të dilet nga ky qark?

Motër Kristina: Unë mendoj se zgjat shumë, shumë, derisa të bëhet ndryshimi i mentalitetit. Unë nuk mendoj se ai nuk hiqet me masa të jashtme, ndoshta pakësohet, zbutet. Unë e vras shumë mendjen për masat e të tjera. Gjithnjë e më shumë arrij në përfundimin se njerëzit shpirtërisht hyjnë në qorrsokak. Ne na nevojiten shumë lutje, shumë bekim, shumë durim, biseda, transmetimi i besimit, shumë forcë. Fundja vetëm lidhja e vertetë e thellë me Krishtin mund ta ndryshojë me të vertetë njeriun - drejt kulturës së jetës - kundër kulturës së vdekjes. Për këtë duhet shumë angazhim, një lidhje e thellë e qëndrueshme me njerëzit, që të përballosh rastet e disfatave dhe në fund besimin, se dashuria dikur fiton.

DW: Shumë herë merret gjak për cënimin e nderit dhe të krenarisë. A është krenaria e tepruar mëkat i parë në këndvështrimin fetar?

Motër Kristina: Krenari kemi të gjithë në vetvete dhe kur krenaria na pengon që të bëjmë të mira dhe na çon drejt së keqes, atëherë krenaria është një qëndrim, që prodhon mekatin dhe na ndan nga Zoti.

DW: Shumë familje në gjak nuk jetojnë më në malësi, ku praktikohej kanuni, por janë shpërngulur në qytete. Në ç'masë e ndryshon ambjenti i ri mentalitetin e tyre. Apo ekziston rreziku, që të infektojnë mjedisin e ri me gjakmarrjen?

Motër Kristina: Kanunin, ligjin e maleve, nuk e largon thjesht me ardhjen në një ambjent tjetër, siç nuk kemi lënë as ne mentalitetin tonë me ardhjen në Shqipëri. Ata vazhdojnë të jetojnë sipas kanunit. Se në ç'masë e lë veten mjedisi të infektohet prej tij, varet prej secilit. Gjakmarrja nuk është ngjitëse, me të nuk mund të infektohesh.

DW: Dëgjon që shumë të rinj, fëmijë të familjeve në gjak, nuk duan të kenë të bëjnë me këtë problem. Nuk duan të marrin gjak, të bëhen vrasës, largohen jashtë vendi pa gjurmë. A po ndodh një distancim, largim i brezit të ri nga kanuni?

Motër Kristina: Eshtë e vështirë edhe për të rinjtë, për të dalë nga ky ligj, nga mentaltiteti i Kanunit. Ai që ka lindur në të, rritet me të dhe vitet e para të jetës e formësojnë njeriun. Secili djalë e di, që kur lind, se do të duhet ta japë gjakun për fisin e tij, në qoftë se kërkohet, edhe nëse është nevoja, duhet të marrë gjakun e tjetrit, d.m.th. eventualisht duhet të bëhet gjakmarrës. Në procesin e vetëdijësimit me të rinjtë tanë, (që i shoqërojmë prej më shumë se dhjetë vjetësh), ka shumë, shumë debate, shumë vështirësi, shumë, shumë pengesa. Kjo traditë është çimentuar dhe Kanuni nuk përbëhet vetëm nga gjakmarrja. Që të dalësh nga kjo traditë është më shumë se një aventurë, është një transformim, që kalon në shumë, shumë hapa të vegjël.

DW: Ju shoqëruat në verë një grup të rinjsh në gjak në një udhëtim nëpër Gjermani, i cili përfundoi në një audiencë të Papës në Romë. Mbi këtë udhëtim u shfaq edhe një film në televizionin gjerman. Çfarë të mire kanë sjellë përvojat e këtij udhëtimi në jetën e të rinjve?

Motër Kristina: Të rinjtë kanë përjetuar se dikush interesohet për fatin e tyre. Ata kanë përjetuar, se si mund të flasin për këtë çështje, gjë që këtu është tabu. Për fat të keq pas udhëtimit kanë ndodhur disa vrasje për gjak. Të rinjtë janë bërë më të pjekur përmes kësaj përvoje, por ata e kanë përjetuar edhe një herë dhimbshëm kufizimin e ngushtë të Kanunit dhe u duhej të bënin edhe një herë një vetëreflektim për gjendjen e tyre. Ky natyrisht nuk ka përfunduar ende.

DW. Njëri nga të rinjtë, Kristiani, tregonte në film se jetonte prej 18 vjetësh i ngujuar në një dhomë. Si mund ta përballojë një njëri, që të rritet në këto kushte? Çfarë zhvillimi merr ai?

Motër Kristina: Kushdo, që është i izoluar, është edhe i traumatizuar. Shtëpia jote kthehet në burg dhe jashtë përgjon vdekja. Nuk ka zhvillim të njëjtë të të ngujuarve. Çdo i ngujuar ka historinë e tij traumatike dhe zhvillimi i fëmijëve dhe i të rinjve varet nga shumë, shumë faktorë. Në secilin rast frika nga vdekja, izolimi social, turpi, përjashtimi, varfërimi material si pasojë e izolimit nuk janë kushte të favorshme për një zhvillim të shëndoshë, të tërësishëm.

DW: Sa është e vërtetë se dikush ju ka kërcënuar, duke dashur t'ju pengojë në punën tuaj të pajtimit dhe ju i jeni përgjigjur, "mund të më vrasësh, por do të të shfaqem çdo natë", dhe ai ju ka uruar jetë të gjatë?

Motër Kristina: Unë nuk kam thënë se do të shfaqem si fantazmë, por që shpirti im do ta vizitojë çdo natë. Po, unë i kam thënë gjakmarrësit, që do të vazhdoj të shkoj tek të ngujuarit prej tij dhe ai mund të më vrasë, po të dojë. Por veçse prite „vizitën“, kur të jem në qiell. Dhe ai u largua pastaj menjëherë duke thërritur: „Dyqind vjeçe u bëfsh“. Kurrë më nuk më ka shqetësuar. Unë thjesht e kam bekuar atë.

DW: Gjatë pushtetit komunist gjakmarrja nuk ushtrohej më, por me kaosin e viteve të tranzicionit ajo u rigjallërua. A nuk tregon shteti interesin e duhur për ta luftuar këtë fenomen, apo nuk e vë dot nën kontroll atë?

Motër Kristina: Për interesimin e shtetit apo jo nuk mund të them asgjë. Këtë nuk e di. Dhe nuk ia vlen të shtrosh pyetjen e fajit. Nga secili kërkohet të bëjë punën e tij, atë që ka mundësi, për të luftuar kundër kulturës së vdekjes. Gjithmonë shembulli vetjak ka për të qenë i rëndësishëm. Varet për shembull, se si reagojmë ndaj një mallkimi, sa jemi vetë të gatshëm për falim në gjërat më të vogla, apo jo. Unë mendoj se në çdo rast pafuqishmëria luan një rol. Njerëzit janë në burg dhe megjithatë merret gjak ndaj një tjetri. Gjatë komunizimit gjakmarrja është dënuar shumë, shumë rëndë, na kanë thënë. Megjithatë Kanuni dhe gjakmarrja kanë mbijetuar. Sikur të mund të përgjigjeshim PERSE vazhdon të ekzistojë akoma ky fenomen, do të mund të bënim edhe më shumë kundër tij.

DW: Ju si murgeshë ia keni përkushtuar jetën besimit dhe njerëzve. Por të punosh për t'i prerë rrugën gjakmarrjes është një detyrë nga më të vështirat. Si e përballoni këtë detyrë?

Motër Kristina: Unë mund të them vetëm kaq. Në statutet tona shkruhet, që ne duam të jemi bashkarisht me njerëzit në rrugën drejt ATIT tonë në qiell. Shkruhet edhe se ne duam të jemi shëmbëlltyrë e Krishtit. Shkruhet se ne kapim shenjat e kohës dhe i kthejmë në detyrën tonë. Ne jetojmë këtu në një zonë, ku shumë familje janë të prekura. Në qoftë se ne e jetojmë vërtetë Ungjillin, nuk mund të bëjmë ndryshe, vetëm se të kujdesemi. Pra detyra erdhi te ne, nuk shkuam ne te detyra.

DW: A kujdeseni edhe për familje muslimane, që janë në gjak?

Motër Kristina: Ne jetojmë këtu edhe me motrat dhe vëllezërit muslimanë në respekt të plotë reciprok për njëri-tjetrin. Ne nuk bëjmë dallim në përkujdesje. Megjithatë konstatojmë, se ne këtu kemi thuajse vetëm fise katolike, që jetojnë në gjakmarrje. Por fenomeni është i pranishëm tek të dyja fete, sepse Kanuni paraqitet gati si një „fe dytësore“.

---------------------------------------

Ira facit versus

(Zemrimi lind poezinë)

Nga: Daniel Gazulli

S’asht koha të festojmë.
Valët e lirisë nuk rrahin ma drejt bregut.
I amullt asht deti – deri në dhimbje.
Shpatet e maleve,
përditë e ma shumë na rrëshqasin nën kambë.
As Korabi s’e paska vu sot plisin e bardhë.
Një çallmë reshë,
poshtë tyne ajri i ngrimë – akullnajë,
dhe gjithë kjo llohë,
baltë edhe kërmë;
bubullimat e natës e bajnë ma të terrtë
verbninë;
më kot
kërkojmë thëngjij në hinin e historisë
për pak ngrohtësi
e dritë.

Atheu im,
si ai çinari i moçëm në krye të lagjes,
tashma thà edhe trungu,
me vetëm 2-3 filiza, që tregojnë
se rranjët thithin ende nga thellësitë –
Kush t’i preu degët?!
Kush ta zhvoshku lëkurën?!
Çinarin tim n’krye të lagjes,
që, kur i ngjiteshim në majë,
na dukej se me një të zgjatun të dorës do t’preknim yjet,
kush e shkretoi?

Nga zgavrrat e errta
dolën pushta-pushtetarë,
bankierë dhe avoketën,
tregtarë perëndishë,
mitngranës me dhambë të verdhë,
ndërsa në mes të kangës për Ty, Atdhe,
pllakosi heshtja,
si në mesditë, kur fshatari thyen misërniken me dorë,
ulun në mes të arës,
dhe kafshon me forcë turshitë e reja.

Qiell e dhé nën narkozë:
Ira facit versus,
që rrufetë të shkundin malet dhe detet
e val’ e lirisë
të përplaset fort përsëri
përmbi brigjet e së nesërmes.

--------------------------

Në 5-vjetorin e shkuarjes në amshim të Nënës Tereze

NËNA TEREZË DHE KOSOVA

Shkruan: Prend BUZHALA

Lidhjet e Nënës Tereze me Kosovën kanë qenë të pashkëputshme. Regjimet e së kaluarës pushtuese e komuniste, në Shqipëri, por deri sdiku edhe nën ish-Jugosllavi, kanë bërë përpjekje që ta mbajnë sa më larg vetes dhe shgqiptarëve emrin e saj, anise ajo ishte edhe nobeliste. E sulmonte Serbia para luftës, burgoste aktivistët e SHHB “Nëna Tereze”, polica serbe i shqyente posterët me emrin e saj, e shante barbarisht)... Por askush nuk e kishte përfytyruar që pas luftës çlirimtare në Kosovë, do të zhvillohen fushata të pambarim kundër figurës dhe emrit të saj, kundër veprimtarive me emrin e saj e kundër veprave skulpturore, fetare a kulturore që i kushtohen asaj. Neo-mercenarizmi i ideologjive antishqiptare te pasluftës, përpiqet (më kot) për njollosje. Vlen të lexohet një libër me interes i Mehmet Gëzhilit “Nënë tereza në shtypin shqiptar” (bibliografi – botim i Argeta LMG, Tiranë 2010), sidomos kapitujt me referenca :Nga gjaku jam shqiptare”, “Nënë Tereza fliste shqip” etj. Për Nënën Tereze janë shkruar qindra e qindra libra në të katër anët e botës qindra botime e libra për të janë shkruar edhe shqip: në Tiranë, Prishtinë, Shkup. Përmendoret e saj janë kudo, veprimtari në emrin e saj e lëvizje tereziane (bamirësie etj) ka kudo...

1. Nëna Tereze dhe Kosova në vitet 1970-1990

Për ata që thonë se ajo nuk e ka njohur Kosovën dhe nuk ka ditur shqip mjafojnë vetëm një paraqitje faktesh të shkurta e të përgjithshme, pa hyrë në detaje të tjera. Në vitet '70 e me '80 ajo ka qenë në Kosovë, madje në Klinë në Zllakuqan. I është bërë pritje vetëm nga populli. Shkupin, vendlindjen e saj, ajo e ka vizituar dy herë: 1970 e më 1978 ... Familja e saj ka qenë e shpërngulur nga Prizreni. Prandaj në Prizren ka qenë prej datës 9 deri më 12 korrik 1970 (lexuesit i dinë disa intervista të saj për gazetën “Drita” të Ipeshkvisë së Kosovës me rastin e marrjes së Çmimit NOBEL). Dhe veprimtaria e saj botërore, pra, shtrihet edhe në Shkup, Prizren e Kosovë që në ato vite... Dëshmi janë rregulli i saj, motrat e nderit të Nënës Tereze që veprojnë në Kosovë e në Kroaci që nga ato vite... pa i numëruar edhe veprimtaritë tjera me interes. Prandaj ajo ka qenë disa herë edhe në Zagreb të Kroacisë.

Më 28 qershor 1980, përsëri në Kosovë (dëshmi: intervistat e asaj kohe në mediet e Kosovës dhe fjalimet e saj). Atë ditë fillimisht ka qenë në Binçë të Kosovës, ku ka mbajtur një fjalim para masës së madhe. Ato ditë shkon edhe në kishën e Letnicës (në Kosovë). Po atë ditë qershori të vitit 1980, ka qenë në Prishtinë, ku është pritur nga qeveria e atëhershme autonomiste e Kosovës, (në atë përbërje qeveritare ishte vetë Pajazit Nushi, intelektual e shkencëtar i shquar nga Kosova). Gjatë viteve ’70 e ’80 ajo e ka përmendë gjithnjë familjen e saj, prejardhjen e saj. Dëshmi janë edhe shum]ë letra të saj për prindët emotrat e saj., të shkruara shqip, në gegnishten tipike të Kosovës, ashtu si e flitnin familja e saj. Në Romë shkon në ambasadën e Shqipërisë, por nuk ia lejojnë për të shkuar ta shohë nënën e saj dhe gjyshen e saj,... Ato vdesin në Tiranë.

Shumë banorëve të Klinës u kujtohet vizita e saj më 1982 në Kishën e Zllakuqanit dhe ajo me atë rast është lutur shqip dhe ka folur shqip. Respekti ndërfetar shqiptar në ato dekada ishte shembull për vendet e tjera. Nëna Tereze i nderonte të gjithë shqiptarët pa dallim feje e krahine. “Nënë Tereza është Shqipëri Etnike. Ajo dhe familja e saj ishte viktimë e gjenocidit serb - thuhej në shënimet biografike për të. Bile shtypi i Indisë e vuri në dukje këtë problem gjatë ditëve të varrimit të saj në Kalkutë.

Vlen te theksohet se artistët e Kosovës (poetët, shkrimtarët, kompozitorët, piktorët dhe skulptorët etj), kanë shkruar për te që në vitet '70, kur qe botuar një libër kushtuar asaj, më 1986, nën përkujdesjen e Dr. Lush Gjergjit. Në këtë përmbledhje (e botoi “Drita” me seli në ferizaj dhe KS Zagreb), përfshihen poezi të Ali Podrimjes, Enver Gjerqekut,  Qibrie Demirit, Fahredin Gungës, Azem Shkrelit, Lazër Sheldisë, Anton Gojçajt, Zejnullah Halilit, Agim Devës, Dr. Ndue Gjergjit, Resmiej Kryeziut, Basri Çapriqit, Atë Pashk Gojçajt, Qerim Ujkanit, Abdylaziz Islamit, Ibrahim Kadriut, Miusa Ramadanit, Naime Beqirajt, Demush Zefit, Jakup Cerajës, Isak Ahmetit, Rahmi Tudës, Din Mehmetit, Lekë Pllumbit, Haxhi Vokshit e të dhjetëra të tjerëve, si dhe të poetëve arbëreshë, italianë etj. Te ky libër, cikël më vete janë krijimet poetike të Atë Kolë P. Berishajt, Marte Kransiqit dhe Gjokë Spaqajt, kurse poezi kushtuar asaj, botojnë edhe fëmijët. Krijime në prozë dhe ese e publicistikë intelektuale, që i kushtoihen kësaj Nëne, janë ato të Rifat Kukajt, Martin Camajt, Nebil Durakut, Antonio Bellushit (arbëresh), Beqir Musliut, Ramiz Kelmendit, Alush Kamberit, Vehap Shitës, Lazër Berishës, Gjon Gjomarkajt, Don Viktor Nuajt, Pal Duka-gjinit dhe Nol Berishës. Ndërsa kompozime i kushtuan Lorenc Antoni, Pranvera Badivuku, B.L. Mjeda e Akil Mark Koci. Në ciklin e fundit me titullin “Tinguj të shkrehur” jepen citate të shkëputura nga shtypi botëror i dekadave të viteve ’70 e ’80, bibliografia për Nënën Tereze, si dhe jehona botërore e librit të dr. Don Lush Gjergjit “Nëna e dashurisë”, libër i përjthyer edhe në gjuhë të huaja, autor, i cili disa herë e kishte takuar Nënën Tereze, kishte zhvilluar intervista me të dhe kishte bërë disa botime që i kushtohen asaj. E përmendëm librin “Lule për Nënën” (1986), sepse që atëherë ajo u shndërrua në ikonë të shekullit XX, ku bota tashmë ishte ngritur në këmbë, si shprehet Imzot Nikë Prela, për ta shigjetuar me shikim admirimi. Libri ishte dhuratë e elitës kulturore e letrare të Kosovës, për ato dy dekada rresht. Në të vërtetë, vlen të theksohet se qysh më 1962 në Famullinë e Prizrenit, don Nikollë Mini, një prift trim e i afërm i Nënës Tereze, botonte revistën “Zani Zojës Cernagore”, ku jep njoftime e shkrime për motrat e nderit në Indi Nënën Tereze e Nasta Mëhilli. Sistermatikisht shkrime për Nënën Tereze, që nga viti 1970 e këndej, ka pasur te revista “Drita”, që nisi të botohej në Prizren (e vetmja që e njoftonte popullatën me emrin e veprimariunë e Nënës Tereze).

Dr. Lush Gjergji në vazhdimësi do të botojë edhe mbi 10 tituj të tjerë librash që i kushtohen Nënës Tereze, do të përgatisë vëllime të shumta të autorëve të tjerë për botim, si dhe vepra të vetë Nënës tereze, ku përfshihen lutje, urata, poezi e meditime të përshpirtshme. Do theksuar se që në fillimvitet ’90 romansieri Ibrahim Kadriu boton romanin biografik me titull “Qerrja e dritës”. Gjatë dy dekadave të fundit janë dhjetra e dhjetra libra nga autorë shqiptarë që i kushtohen kësaj figure. Janë qindra e mijëra shkrime e libra nga autorë të huaj që i kushtohen kësaj figure. Nëna Tereze bëhet preokupim i dy romaneve të Anton Nikë Berishës (“Nëna e dritës” 2005 dhe “Dritë në shtjellën e gërbulës’2012, si dhe i një poeme dhe i disa vëllimeve me trajtesa e studime).

Pra, ajo e njihte mirë e mirë Kosovën, komunikonte mirë e mirë shqip dhe Kosova e ka njohur fort mirë.

2. Fryma dhe rezistenca tereziane në vitet ’90

Më vonë, gjatë viteve ’90 e këndej do të shënohet një kapitull i ri i ndërlidhjeve të saj me Kosovën e për Kosovën. Fryma tereziane në vepër gjatë viteve '90: sipas regjistrimit zyrtar, në Kosovë, më 1991, kishte 2 milionë e 50 mijë banorë shqiptarë me 201.056 të punësuar. Të punësuarit largohen nga puna... Kurse suprimimi i autonomisë së Kosovës, sjell nje varferim te skajshem, në masë, te popullatës, rrezikohet rende qenia sociale-kombetare. Nga maji i vitit 1990, kur u themelua Shoqata Humanitare bamirëse "Nëna Tereze", kjo shoqatë u shtri që nga Struga e Veleshta e deri te Fushë Molla (afër Vushtrrisë, kur më 1998, në ofensivë lufte, arrijnë 6000 bukë nga degët e shoqatës)...Shoqata shtrihej edhe në zona lufte...dhe zhvilloi veprimatrine e saj tek te zhvebdisururit mu ne ato zona.

... Vetëm më 1996 kjo shoqatë trajtonte deri në 62.340 familje me 404.456 nevojtarë. Nga rreth 36 domatorë të huaj nga shtetet europerëndimore - donatorë të ndryshëm (shoqata, me autoritetin e saj depërtonte kudo edhe jashtë), i arrijnë 8 mijë tonë ndihma. Më 1998, kjo shifër arrin në 1 milion e 200 mijë persona nevojtarë... të gjithë këta nevojtarë trajtohen me ndihma për një dekadë... Nga kjo shoqatë e pësuan dhjetëra veprimtarë (u burgosen, u ndoqen, u vranë nga soldateska serbe)... Pas përfundimit të luftës, nevojtarët u rritën në 1 milion e 600 mijë... Deri gjatë vitit 1999, SHHB "Nëna Tereze" kishte 96 ambulanca, shërbim i respektuar në përmasa kombëtare e ndërkombëtare, krejt falas...punëtorët shëndetësorë punonin pa asnjë kompensim financiar....ambulancat ishin të vendosura nëpër shtëpi private. Në maternitetin SHHB "Nëna Tereze”, (e promovoi Anton Çetta), deri më 1995 lindën 12 mijë e 385 fëmijë, ndërsa deri në fund të luftës, në këto maternitete tereziane, lindën mbi 30 mijë foshnje shqiptare! U bënë 800 operacione të ndërlikuara. Mbi 630 mijë fëmijë të pavaksinuar, vaksinohen më 1997.... (kjo është vetëm një pasqyrë modeste, karshi mijëra të dhënave që ngërthejnë monografitë kushtuar veprimtarisë së kësaj shoqate tereziane...).

E pra, ajo fryme e mbajti popullin me buke ne kohen me te rende, kur te gjitha na e kthenin shpinen; aty linden femiejt shqiptare...

3. Bill Clinton pas bombardimeve të NATO-s: “Nëna Tereze, ishte e para që më bëri ta dua kombin shqiptar”

Në qindra libra (në gjuhë të ndryshme të botës), ajo ka deklaruar: ""Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Për sa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit", - këto janë fjalët autentike të saj.

Nga një shënim në mediat elektronike: "Gazeta britanike ”Daily Telegraph” realizoi një sondazh me 90 personalitete botërore për të gjetur personalitetin, i cili është më influencues dhe inspirues me rastin e 90-vjetorit të lindjes së Nelson Mandelës. Dhe këtu triumfon Nëna Tereze. Janë 90 personalitet që mbesin prapa madhështisë së personalitetit të saj, në mesin e të cilëve: Mahatma Gandhi, Martin Luther King, Sir ëinston Churchill, Albert Einstein, etj. Është kjo një listë me personalitet që ngërthejnë vlera të jashtëzakonshme për njerëzimin mbarë. Gonxhe Bojaxhiu inspiron botën. Pikërisht për këtë dimension vazhdon të admirohet përjetësisht vepra e saj gjigante. “Nëna Terezë ishte një murgeshë romano-katolike, e cila është e lindur në Shqipëri dhe ua dedikoi jetën të varfërve në Indi”-shkruan gazeta në fjalë me ketë rast."

Dashuria e shqiptarëve për Nënën Tereze është natyrore. Nuk mund të ketë emancipim të shqiptarëve pa Nënën Tereze. Shqiptarët gjithmonë do të kenë  nevojë për Nënën Tereze, për porositë e një jete që ushqeu me dashuri dhe shpresë.

Kur ajo kërkoi ndihmë nga SHBA-të për ta shpëtuar popullin e saj; mbasi Kosova fitoi lirinë, BILL CLINTON, në qershor 2002, mbasi kishin përfunduar bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë, deklaroi:

“Nëna Tereze, ishte e para që më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë... “ Apo kur ajo vdiq, Klinton tha: "Mbretërit, mbertëreshat, presidentët, kryemnistrat, partiakët dhe papët vijnë dhe ikin. Po ashtu, edhe fituesit e çmimit Nobel, por nënën tereze do të ketë vetëm Një. Ajo jetoi në brezin tonë, në shekullin tonë dhe ne i jemi mirënjohës për këtë”. Bill Clinton, ish president i SHBA-ve, e pranon që ka qenë shtysa më e fortë pikërisht kjo grua. Ka edhe qindra dëshmi të tjera të kësaj natyre! Ajo, së bashku me papa Gjon palin eII, gjatë viteve’90 sihin shndërruar në ikona të Kosovës. Për Papën Gjon Pali II, ekzistojnë sa e sa dëshmi për ndërhyrjet e tij për vetëdijesim të Bashkimit Evropian e të SHBA-ve për zgjidhjen e çështjes së Kosovës e sidomos për ndërprerjen e gjenocidit (në emër të ndërprerjes së gjenocidit serb në Kosovë, ndërhyri Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja). Mjafton të thuhet se Papa Gjon Pali II luajti një rol vendimtar ne skenën ndërkombëtare të shekullit të njëzetë e që la gjurmë të pashlyeshme (sidomos me betejat e tij për shembjen e komunizmit në epokën reganiane). Me këtë rast është e pamundshme që brenda një hapësire të vogël të përfshihen shumë dëshmi, ndërhyrje, fakte, vëllime të tëra me libra etj etj përkitazi me çështjet në shqyrtim (qofshin ato edhe të propagandës orientale-aziatike-sllave kundërt shqiptarëve).

4. Nëna Tereze, ikonë edhe e Kosovës së lirisë

Gjithnjë në frymën e asaj që thoshte vetë kjo nënë: “Ne s'mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe. Nuk ka rëndësi sa shumë jemi të angazhuar të bëjmë, por sa shumë dashuri vëmë, në të bërët.”

A ka të drejtë populli shqiptar të krenohet me një nobeliste?! Jolegjitimët (kopilët a shqipfolësit) sigurisht që nuk e duan, ashtu sikundër serbët i shqyenin foto e saj gjatë atyre viteve dhe e fyenin në mënyrën më barbare, njësoj si tash!!! Ne librat e shenjtë thuhet se shenjtorët (pejgamberët), së pari përbuzen ne vendlindje, në atdhe... nga historimohuesit, atdhemohuesit, shqipmohuesit, shpirtmohuesit e përbuzësit nga më të ndryshmit...

Sigurisht që krenaria për te është legjitime! Prandaj, me emrin e saj janë emërtuar shkolla fillore, institucione, janë ngritur shtatore në shumë mese të Kosovës, janë mbajtur e mbahen akademi shkencore, kulturore e përkujtimorte për nder të saj. Ajo tashmë është shndërruar në vetëdije moderne në Kosovën e lirisë.

Dashuria ndaj Hyjit dhe përhapja e saj ndaj njerëzve nuk mund të kenë fund, thoshte ajo. Është fundi që sjell në fillim! Është ringjallja e njeriut në veprën e dashurisë.

-----------------------------

ZËVENDËSIMI ME ANGLISHTEN? MALLKIMI I DYTË I GJUHËS SHQIPE

Nga JORGO BULO

Në një deklaratë të bërë kohët e fundit në një mbledhje të radhës të qeverisë, Kryeministri Berisha ka sugjeruar që tash e tutje gjuha e shkollave të larta publike në Shqipëri të bëhet anglishtja. I pyetur në telefon nga një e përditshme, lidhur me këtë deklaratë kam dhënë mendimin tim mospajtues me sugjerimin e Kryeministrit. Fill pas kësaj, i ngazëllyer nga propozimi i Kryeministrit, z. Fatos Tarifa boton në gazetën "Mapo" (27.08.2012) një koment plot zemëratë ndaj "heretikëve" që nuk e miratojnë idenë e Kryeministrit e cila shpreh, sipas tij, "një frymë kozmopolitanizmi dhe realizmi, si dhe një qëndrim vizionar".

Është e drejta e z. Tarifa ta mbrojë idenë e Kryeministrit, qoftë se mund të jetë i bindur për përmasën e saj vizionare, qoftë edhe për arsye të tjera të kuptueshme në një botë jesmenësh e kameleonësh modernë. Por z. Tarifa nuk ka të drejtë të fyejë ata që mendojnë ndryshe dhe aq më tepër nuk ka të drejtë t'u japë mësime, e madje edhe urdhra, si të mendojnë e të flasin. Megjithatë i jam mirënjohës z. Tarifa, se me komentin e tij më nxiti të shtjelloj pikëpamjen time se përse nuk jam i një mendjeje me Kryeministrin për këtë çështje, çka nuk mund ta bëja në një intervistë fare të shkurtër dhënë me telefon.

Duhet ta them që në krye, se në këtë rast nuk jam i një mendjeje me Kryeministrin pikërisht për shkak të asaj që ai vetë deklaroi disa ditë më pas po në mbledhjen e qeverisë kur, duke kërkuar me të drejtë që mësimi i gjuhës të ndahet nga mësimi i letërsisë, theksoi se gjuha shqipe duhet të jetë një lëndë lider në sistemin tonë të arsimit. Në këtë vështrim mua sugjerimi për të ndryshuar shtyllën gjuhësore të arsimit të lartë publik, më duket i nxituar, joracional, jorealist, e aspak "vizionar", sepse, nuk merr parasysh pasojat largvajtëse dhe as koston kulturore që do të kishte zbatimi i këtij propozimi.

Në radhë të parë dha para së gjithash një veprim i tillë nga pikëpamja formale juridike do të binte ndesh me Kushtetutën. Shqipja ka statusin e gjuhës zyrtare në Republikën e Shqipërisë dhe shteti ka detyrimin kushtetues për "mbrojtjen dhe kujdesin e veçantë për gjuhën shqipe" (Neni 59 i Kushtetutës). Por, ta lësh shqipen prapa derës së auditorëve të universiteteve shtetërore në Shqipëri, kjo nuk është as "mbrojtje", as "përkrahje e veçantë", ky është diskriminim i saj dhe këtë diskriminim çdo shqiptar ka të drejtë të mos e pranojë.

Gjuha është më e madhja dhe më e rëndësishmja pasuri shpirtërore kombëtare, ajo është jo vetëm mjeti i pazëvendësueshëm i komunikimit, por dhe dëshmi e fortë, e pashlyer në shekuj, e identitetit tonë, jo vetëm shprehje e ndërgjegjes kombëtare, por dhe një monument, një fakt madhor kulturor, pasqyrë dhe shprehëse e arritjeve të intelektit dhe gjenisë krijuese të këtij populli dhe të dijeve e të kulturës universale. Besoj se e kemi për detyrë që këtë pasuri ta ruajmë e zhvillojmë institucionalisht, jo ta rrënojmë institucionalisht.

Përjashtimi i shqipes nga procesi akademik në universitetet publike, do ta dënonte atë të mos zhvillohej, pasurohej e lëvrohej si gjuhë e dijes dhe shkencës, do të sillte varfërimin e saj, do ta degradonte gradualisht, nga një gjuhë polifunksionale, në një gjuhë me funksion të kufizuar dhe me hapësira të ngushta zhvillimi. Si çdo gjuhë tjetër kulture dhe e standardizuar gjuha shqipe është një mekanizëm kompleks, një sistem brenda të cilit funksionojnë disa tipe ligjërimi, stile të niveleve të ndryshme e sferave të ndryshme, stile të ligjërimit artistik, dituror, savant, shkencor, teknik e të tjerë. Nxjerrja e shqipes jashtë përdorimit në auditorët e universiteteve publike do të çonte në mpakjen dhe tharjen e një dege të madhe të kësaj peme shumëdegëshe, sepse auditorët e universiteteve, katedrat dhe organizmat e tyre të kërkimit shkencor janë laboratorë të përpunimit, të lëvrimit e të pasurimit të gjuhës shqipe dhe si mjet i komunikimit dhe i zhvillimit shkencor.

Shqipja i ka këto mundësi dhe ka dëshmuar se mund t'i përballojë këto prova në nivelet më të larta të komunikimit. Një nga këto nivele, fjala vjen, është ligjërimi filozofik. Studiuesi Ardian Vehbiu, i cili i shikon zhvillimet e shqipes nga brenda si gjuhëtar profesionist dhe jo nga jashtë si diletant a "analist i gjithëdijshëm", në një shkrim të kohëve të fundit ka vënë në dukje se "cilësia e shqipes në përkthimet e veprave të Marksit, Engelsit dhe Leninit, mbetet edhe sot model për ligjërimin filozofik" e se "shqipes nuk i mungon asfare aftësia për të shprehur nocionet filozofike - me kusht që ligjërimi filozofik të lëvrohet" ("Mapo" 03.09.2012). Nëse ky tip ligjërimi është tharë dje, e vazhdon edhe sot të përthahet në auditorët e universiteteve tona, ky nuk është faji i shqipes, dhe as arsye për ta prerë këtë degë, përkundrazi. Ç'do të bëhej fjala vjen me legjislacionin e shtetit të sotëm shqiptar dhe me terminologjinë e drejtësisë, me shqipen e korpusit të akteve ligjore, që nuk janë të destinuara as kryesisht, as vetëm për anglofonët, në qoftë se do ta prisnim këtë degë të pemës së shqipes? Kështu mund të vazhdonim me shumë shembuj.

Por z. Tarifa e ka hallin tek "fryma e kozmopolitanizmit". Por atëherë, për t'u bërë tamam kozmopolitanë, madje kozmopolitë ekumenikë, pse të mos kërkojmë që edhe në institucionet tona fetare të kthehen gjuhët "universale" të feve të mëdha botërore, si latinishtja për komunitetin katolik, greqishtja për atë ortodoks, dhe arabishtja, gjuha e kuranit, në institucionet e besimit islam? Besoj që edhe z. Tarifa do ta shihte këtë si një kthim prapa. Por atëherë nuk tingëllon si paradoksale që, ndërsa të parët tanë, duke nisur nga Gjon Buzuku për të ardhur tek Kristoforidhi, F. S. Noli, Don Simon Filipaj e të tjerë, u përpoqën për kombëtarizimin gjuhësor të institucioneve fetare, ne sot të ushqejmë idenë e çkombëtarizimit gjuhësor të universiteteve laike, siç janë universitetet shtetërore a publike?

Sidoqoftë, nuk mund t'i shmangemi një argumenti që sjell z. Tarifa në komentin e tij. Sipas tij, thuajse në gjithë botën universitetet e zhvillojnë procesin akademik në anglisht. Është jashtë çdo dyshimi që anglishtja është bërë sot gjuha më e madhe dhe më e përhapur e komunikimit botëror, siç është jashtë çdo dyshimi se duhet bërë gjithçka që kjo gjuhë të përvetësohet masivisht nga brezi i ri, që komunikimi dhe literatura në këtë gjuhë të hyjë sa më gjerësisht në universitetet tona publike e private. Por tabloja që paraqet z. Tarifa për vendin që zë anglishtja në universitetet publike jashtë, na rezulton e njëanshme. Z. Tarifa sjell si shembuj vende me specifika krejt të tjera nga Shqipëria, na çon larg nga Belgjika deri në Singapor, përmend disa vende ballkanike, por nuk na thotë konkretisht se në cilin universitet shtetëror të një vendi ballkanik, është vendosur anglishtja si gjuhë që përjashton gjuhët zyrtare të atyre vendeve. Po në vendet e mëdha evropiane? Sorbona, fjala vjen, e ka zëvendësuar frëngjishten me anglishten? Po të kishin këtë mendje francezët, pse investon aq shumë shteti francez në një projekt aq të kushtueshëm si frankofonia? Gjuha zyrtare e universiteteve të mëdha publike në Gjermani (Universiteti i Laipsigut, Ludwig-Maksimilians, -Universität Munich, Johan Wolfgang Goethe-Universität Frankfurt, etj.) me sa dimë është gjermanishtja dhe studentët e huaj nuk pranohen në ato universitete pa iu nënshtruar testeve të gjuhës gjermane. Po ashtu Sapienza, Università di Bologna në Itali e të tjerë. Është e vërtetë ndërkaq se nga rektori i Universitetit Politeknik të Milanos është hedhur ideja që ky universitet të kalojë në gjuhën angleze, për të arritur një treg më të gjerë, për të tërhequr më shumë studentë të huaj dhe për të qenë pa dyshim në një kahje me prirjet e zhvillimeve globale. Po ndërkaq është po aq e vërtetë se ky propozim ka hasur në kundërshtime të forta, treqind e ca profesorë janë duke organizuar një peticion proteste; veç të tjerave ata i tremben edhe kostos kulturore që do të kishte ky veprim. Por nëse Italia një vend i madh, italianët një popull i madh dhe italishtja një gjuhë e madhe, e pasur, e lëvruar në shekuj, i tremben kësaj kostoje, a nuk kemi arsye të shqetësohemi ne shqiptarët? A nuk kemi shumë arsye më tepër ne ta masim mirë një hap të tillë, po të kemi parasysh edhe ndikimin e pasojat që do të ketë ai në sistemet e arsimit jo vetëm brenda Shqipërisë së sotme politike, por edhe të Shqipërisë gjuhësore, për universitetet publike shqiptare në Kosovë a në Maqedoni ku shqipja ka qenë deri dje gjuhë e rrezikuar, në mos vazhdon dhe sot të jetë e tillë.

Për hir të së vërtetës nuk është se z. Tarifa në komentin e tij i mohon mundësitë e shqipes si gjuhë e kulturës, ai shqipton si nëpër dhëmbë disa fjalë për vlerat e saj, por kur vjen puna për vendin dhe rolin e saj në nivelet e larta të komunikimit, e humbet vetëkontrollin, e sheh atë si "rosakun e shëmtuar" të përrallës së Andersenit dhe i cakton një vend andej nga bishti i konakut. Ai shkruan: "Në gjuhën shqipe mund të lexohen disa kumtesa (në konferenca që i quajnë 'shkencore', madje edhe 'ndërkombëtare', por që s'janë aspak të tilla), ose mund të botohen disa artikuj (në revista që s'kanë asgjë akademike)".

Unë pata thënë në intervistën time, se propozimi për t'u veshur "frakun" e anglishtes universiteteve tona publike është shprehje e një kompleksi provincial inferioriteti, pse jo dhe snobizmi. Me çka shkruan z. Tarifa dëshmon hapur se mbijeton sot e kësaj dite specia e "provincialëve levantinë", siç i quan Konica shqiptarët e kompleksuar nga prejardhja e tyre "provinciale" që, për ta mbuluar atë, veshin një pelerinë fallto evropiane, a hedhin me një gjest butaforik kapelat e uniformave universitare në ceremonitë e shumta të diplomimit, edhe kur diplomat janë fallto a të blera. Në punë të gjuhës, këta levantinët, thotë Konica, "janë plotësisht të bindur se shqipja është një gjuhë e dobët dhe e pazonja të përdoret për të biseduar punë me rëndësi ose për të shfaqur ndjenja të holla". As më pak e as më shumë nuk thotë edhe z. Tarifa, duke harruar se me këtë gjuhë "të dobët" Konica me shokë krijuan vepra të mëdha arti.
Në ekstazë prej "frymëzimit vizionar" të Kryeministrit, z. Tarifa prosval jo vetëm shqipen, por edhe gjuhët e tjera "të vogla", se sipas tij "të mëdha" nuk ka, përveç anglishtes. Por z. Tarifa harron se gjuhët "e mëdha" mbeten të tilla, jo për shkak të përdorimit të gjerë në komunikimin botëror, por për shkak të kulturës së madhe që ato shprehin. Jo vetëm gjuhët e gjalla, por edhe gjuhët e vdekura mbeten të mëdha, si latinishtja fjala vjen, deri dje gjuha universale e një kulture të madhe.

Si përfundim kërkoj mirëkuptimin e lexuesit dhe të z. Tarifa, se nuk kam asgjë me të, por me çështjen. Dhe çështja është kjo: Pas 125 vjetësh të shqipes si gjuhë e shkollës dhe prej 100 vjetësh të shqipes si gjuhë e shtetit shqiptar, pasi ka arritur statusin e gjuhës së ligjërimit në nivelet më të larta të sistemit universitar, këtij "mekanizmi shprehës të klasit të parë" (Kadare) propozohet t'i priten krahët, t'i hiqet mundësia e funksionimit si e tillë, duke e zbritur në statusin e një gjuhe të penguar si gjuhë e shkencës dhe e dijes universitare. Po të ishin gjallë në këtë 100-vjetor dëshmori i gjuhës shqipe P. N. Luarasi dhe një nga veteranët e çështjes kombëtare, luftëtari dhe kronikani i kryengritjeve që çuan në fitoren e Pavarësisë, autori i komedisë "Mallkimi i gjuhës shqipe", Mihal Gramenoja, do ta përjetonin këtë si një mallkim "të dytë" të gjuhës shqipe. Por ndërsa mallkimi "i parë" vinte prej pushtuesve dhe prej njerëzve të Patrikanës greke të Stambollit, për ironi të fatit ky "i dyti" vjen prej shqiptarëve.

--------------------------------

Dëshmori Shabi Avdush Gerbeshi

(Në trembëdhjetë vjetorin e rënies dëshmor)

“Në mbrojtje të Atdheut vritet vetëm ai që e ka fat pavdekësinë... ” (Mulla Idriz Gjilani)

Nga Fazli Maloku

Shabi Gerbeshi lindi më 5 maj 1971, në lagjen Gerbeshi të fshatit Marec. Fshati Marec është njëri nga fshatrat më të mëdhenj të komunës së Prishtinës. Fshat kodrinoro-malor, me male të larta e të pasura me drunjë lloje të ndryshme, lisa të gjatë, pak tokë të bukës, fusha e livadhe me plot bar e kullosa, me burime uji të bollshëm si kristali, që në ditët e verës kur ta pish të pikë në lule të ballit. Fshati Marec karakterizohet me burra vigaj të zhvilluar mirë, trup të drejtë e shpatullgjerë. Vasha trup selvi, faqekuqe e të shëndetshme, bujare e të vyeshme. Me një fjalë, fshati ka dhunti të veçanta natyrore dhe kushte të mira për jetë, edhe pse pranvera e vera janë të begata e me bukuri mahnitëse, ndërsa dimërat janë të gjatë e të ashpër. Në këtë natyrë u rrit e u kalit trupi i njom i Shabiut. Me një copë bukë misërnike, një copë djath e një tas për tambël të dhive, në jangjikun baritor, me fyell në dorë ruante bagëtinë, rrite shtatin e njom bajrak, duke shkelur çdo pëllëmbë të kësaj toke arbërore.Prindërit e Shabiut, babë Avdushi dhe nënë Nazifja, bijë e Gadimës së Lipjanit, nga një familje e ndershme e bujare, linden e rritën 6 djemë e 4 vajza. Nëna shqiptare nuk kusente shëndetin e saj që të lindë sa më shumë fëmijë, jo vetëm për krah pune, por kur ti duhen Atdheut ti dalin zot, edhe pse kushtet për rritjen e tyre ishin mizore.

Shabiu ishte djali i pesti me radhë. Babë Avdushi ishte një burrë e atdhetar i njohur në këto anë, bashkëluftëtarë i Shyt Marecit, prijësit të çetave të koçakve të Gallapit. Nga fama e trimëria e Shytit i dridhej këmba pushtuesit që ti shkelë këto troje. Por, familja e babë Avdushit 19 anëtarëshe, jetonte në varfëri të skajshme pa pasur qoftë edhe vetëm një të punësuar! Buka e familjes sigurohej duke shitur ndonj nga bagëtitë apo dru mali.

Shabiu shkollimin fillor e kreu në vendlindje. Edhe pse kishte dëshirë të madhe për dije e dituri, nga skamja nuk pati mundësi për tu shkolluar. Arsimtarët e përshkruajnë atë si një djalosh plot shëndet, energjik e i shkathët, i çiltër e i dashur për shokë, por edhe i pa lëkundur në qëndrimet e tija kur mendonte se ka të drejtë. Nga e gjithë familja e tij, vetëm vëlla Faiku, me shumë peripeci arriti ta kryej Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë. Faiku, si nxënës i Shkollës Normale, bashkë me shokë mori pjesë aktive në demonstratat e pranverës së vitit 1981, bile në një moment arrestohet nga policia fashiste sllave, rrahet e maltretohet deri në alivanosje, e dërgojnë në burgun e Prishtinës me dhjetëra të tjerë, por drejtori i burgut e liron për shkak të moshë se re. Faiku nuk e ndali as njëherë aktivitetin për çeshtje kombëtare dhe ishte pjesëmarrës në të gjitha protestat që u organizuan në Prishtinë. Ndjenjat për atdhedashuri, faiku e Shabiu i brumosen nga familja e tyre atdhetare. Babë Avdushi që kur ishin fëmijë, me këngë për kreshnikët e luftëtarët për liri i vente në gjumë. Nga kushtet e rënda që diktonte pushtuesi serbian, ndër më të egrit që i njeh historia, ishin mbushur plot mllef e urrejtje ndaj pushtuesit e lakejve shqipfolës, dhe vetë pritej një shkëndijë e vogël që të ndizej zjarri i lirisë. Dhe ajom ditë erdhi. Në Malësinë e Gallapit, pikërisht në fshatin Zllash, i cili kufizohej me fshatin Marec, me urdhërin e Shtabit të Zonës Operative të Llapit (ZOLL) , u vendos Shtabi i Brigadës 153, me komandant majorin e ushtrisë shqiptare, tiranasi Adem Qerim Shehu, i cili bashkë me dhjetëra oficerë u futën në Kosovë për ta ndihmuar luftën e shenjtë të UÇK-së. Lajmi u shpërnda në gjithë Gallapin ku me dhjetëra e qindra të rinj ia mësyn Zllashit për tu rreshtuar në radhët e dalëzotëses UÇK. Kështu vepruan pa hezitim edhe vëllezërit Faik e Shabi Gerbeshi qysh në janar të vitit 1999. Komandant Behxhet Vitia, me gradën, kapiten rezervist, mësues i fshatit Marec. ishte emruar nga Shtabi i Brigadës 153, për sistemimin dhe ushtrimin e këtyre djelmoshave, pasi që shumica prej tyre nuk kishin të kryer shërbim ushtarak, për shkak të moshës së re apo që kishin kundërshtu shkuarjen në ushtrin serbiane.Kom. Behgjeti deklaron:

“Që nga fillimi i themelimit të Brigadës 153, nga Shtabi i Brigadës, gjegjësisht nga kom. Adem Shehi, isha caktuar epror ushtarak për stërvitjen e këtyre djemëve. Programi stërvitor përcaktonte aftësimin e tyre në përdorimin e armatimit të këmbësorisë, ushtrime kondicionale, ushtrime taktike(si bëhet sulmi në forcat armike, si bëhet tërhqja, si ipet ndihma e parë ushtarëve të plagosur, si kryhet vëzhgimi e roja etj), me një fjalë kalitja e tyre me gjithë artin ushtarak për luftërat guerile. Afati stërvitor ishte paraparë të jetë 15 ditësh. Për fat të keq në shumë raste, për shkak se forcat armike sulmonin shpesh në befasi, për ta nuhatur forcën tonë ushtarake, ishim të detyruar që këta ushtarë ende pa i kryer ushtrimet e plota sipas programit stërvitor, ti dërgojmë në vijat e frontit. Vëllezërit Faiku e Shabiu, ishin djemë që punonin me një zell të madh, i zotëronin shpejt mësimet dhe detyrat, ishin mjaftë të disiplinuar në zbatimin e urdhërave ushtarake kishin guximin dhe në përgjithësi tek ushtarët tanë, morali ushtarak ishte shumë i lartë, dhe mezi pritnin të ballafaqoheshin me ushtarët serbianë për hakmarrje, për të gjitha të këqijat që ia kishin sjellur popullit shqiptar.

Shabiu ishte pjesëtar i Njësitit të Gerbeshit, i cili komandohej nga atdhetari i shquar z. Emin Gerbeshi, profesor. Ky Njësit ynte në kuadër të Batalionit të IV-të, i cili në gjirin e vet kishte edhe dhjetëra njësite të tjera: Njësiti i Vitisë, i Vakocit, i Bullajve, i Pacajve, të gjitha njësitet e fshatit Mramor. Numri i ushtarëve në këto njësite sillej rreth 20-30 ushtarë. Detyra e Batalionit të IV-të të cilin e komandoja unë mbulonte një hapësirë gjeografike shumë të gjerë, si dhe kishte këto detyra parësore; Ta mbikëqyrë vazhdimisht me vrojtim 24 orësh magjistralen Prishtinë – Gjilan, për të përcjellur lëvizjet e ushtarëve, policëve e paramilitarëve serbianë, të ndërhynte me sulme kur mirrte urdhër nga Shtabi i Brigadës, Të krijonte istikame të fortifikuara për ta parandaluar sulmin eventual të forcave armike në drejtim të fshatit Zllash,  ku ishte Selia e Shtabit të Brigadës 153, si dhe të mos lejoi të rrezikohet jeta e dhjetëra mijërave qytetarë të strehuar tek “Përroi i Zi” në fshatin Marec, të cilët kishin arritur të iknin para breshërive të plumbave armike dhe para bajonetave të kriminelëve serbianë, të cilët prenin burra, gra, bile edhe gra shtatzëna, duke ua nxjerrur fëmijët me bajonetë nga barku, dhunonin vasha, nuse, digjnin me zjarr,çka gjenin përpara, duke vrarë edhe bagëtinë, me një fjalë pas vedit lenin tokën e djegur pa asgjë të gjallë! Të vetëdijshëm për rëndësinë e detyrave që kishim marrë mbi supe, ushterët e mi ishin betuar se “pa shkelur mbi trupat tanë, këmba e armikut ska për të shkelur në këto anë”.

Dita e 18 prillit ’99, për ushtarët e Batalionit tim qe një sprovë tepër e vështirë. Forcat serbiane, në mënyrë tinëzare, në mëngjesin e hershëm sulmuan në drejtim të pozicioneve tona, fillimisht duke grantuar terenin me breshëri predhash nga topat e tanket armike, të dukej se po digjet edhe toka. Qëllimi dihej. Herrja e terenit për të hap rrugë këmbësorisë. Ushtarët tanë qëndronin pa lëvizur dhe pa iu trembur qerpiku i syrit, sikur nuk dinin çka qet për gryke arma armike. Morali i ushtarëve ishte tejet i lartë. Pas disa orësh granatime, filloi të derdhet si lumë ushtria armike nga drejtimi i bjeshkëve të Kukavicës e Gerbeshit me mbi 1200m lartësi mbi detare, si dhe kah lugina e fshatit Prekoc, fshat ky i banuar kryesisht me banorë serbianë. Qindëra ushtarë, policë e paramilitarë, lëviznin në drejtim të istikameve tona duke shtën zjarr të pandërprerë nga mitralozat e rëndë, armë automatike e bomba dore. Nga tytat e armëve armike villej zjarrë për ta futur tmerrin. Por,trimat tanë nuk lëvizin nga istikamet si të ishin shkëmbinj. Urdhëri ishte i prerë. Të mos hapej zjarr deri sa forcat armike të arrinin në afërsi 20-30 m, nga se ne kishim vetëm armë automatike, ndonj mitraloz të lehtë e pak bomba dore, me fyshek të kursyer. Shabiu kishte marrë urdhër të shkonte në lagjën e Vllasajve për ti njoftuar më lëvizjen e forcave armike, si dhe të kërkonte eventualisht ndihmë në njerëz e municion. Por, nga gjithë sa u kërkua, Shabiu erdhi si vetëtima me një bashkëluftëtar, Zijaver Vllasaliun, me të cilin kishin kontaktuar edhe më heret. Zunë vendin e tyre në krahun e majtë të istikamit tonë dhe nga gryka  mitralozit të Zijaverit dhe automatiku i Shabiut villte zjarri i pandërprerë i cili fuste në palcë frikën e ushtarëve armiq, dhe për një çast marshuta e forcave armike sikur u gozhdua në vend. Duke e parë këtë rrezik u futën në lojë snajperët armiq dhe po thuaj në të njëjtin minutë u goditën që të dy drangojtë, Zijaveri dhe Shabiu. Ata puthen për të fundit herë dhe shijuan aromën e tokës Mëmë. Humbja e tyre për Batalionin tonë ishte e pariparueshme dhe ishte tepër e dhëmbshme. Shokët e tyre ushtarë sikur u egërsuan edhe më tepër dhe sulmonin mbi forcat armike me tërë potencialin, për një hakmarrje të shpejtë. Lavdi dëshmorëve të rënë në altarin e lirisë: Shabi Gerbeshi dhe Zijaver Vllasaliut! Unë si komandant i tyre që isha, nuk do ti harroi për derisa të më rrahu edhe damari i fundit në trupin tim.”

Ndërsa i vëllai Shabiut, Faiku, i cili ishte vetëm pak metra larg , në të njëjtin istikam ku ju vra vëllai, do të kujtoi:

“Këtë ditë lufta filloi shumë e rrept qysh me agun e ditës. Luftohej për jetë a vdekje. Forcat armike kishin përparësi të dukshme në gryka zjarri dhe në armatim modern e municion me bollek. Ne kishim numër të vogël ushtarësh me armatim të lehtë dhe me municion të kufizuar. Urdhëri ishte i prerë: “Të shtihej në forcat armike vetëm atëherë kur je i sigurtë se plumbi yt do ta përshkoj trupin e armikut. Fishekun e fundit ruajeni për vedi!” Në një moment hetova se zjarri i Shabiut e i Zijaverit u ndal. Ngrita pak kokën dhe pashë trupat e tyre të shtrirë për toke pa dhënë shenja jete. Nuk kishte mundësi të afrohesha nga zjarri i furishëm i forcave armike. Plumbat na fishkëllonin nga të gjitha drejtimet. Përgatiteshim për një luftë fytafyt me bajoneta nga se municioni ishte në zgrips për tu sosur. Luftimet zgjatën gjithë ditën. Vetëm terri i natës na shpëtoi. Varrimin e trupave të Shabiut e Zijaverit, aty në afërsi ku edhe ishin vrarë e realizuam natën. U varrosen me nderime ushtarake, me breshëri armësh nga njësiti i Gerbeshit. Lajmin për vrasjen e Shabiut familja e mori të nesërmen. Babai – Avdushi ishte në moshën 88 vjeçare, u mbajt si burrat. Jo vetëm që nuk mxori pikë loti, por na qortonte ne bashkëluftëtarëve të Shabiut që nuk përmbaheshim. “Djema mos qani. Trimat nuk qahen. Nuk dua të ju shoh kështu të ligështuar. Liria nuk vjen pa gjak. Për këtë ajo e ka çmimin e lartë”: Kështu foli Babë Avdushi para bashkëluftëtarëve të djalit të tij. Mua si vëlla i Shabiut por edhe Zijaveri mu dhimbsen shumë. Më dukej se plumbi që mori jetën e tyre e ka shpuar edhe zemrën time. Por, nuk patëm kohë për të vajtuar. U kthyem në istikame për ta pritur se çdo të sjelli dita e re?! Lavdi dëshmorëve: Shabi Gerbeshi e Zijaver Vllasaliut! U betuam mbi trupat e tyre se do të marrim shumëfish hakun.”

Faiku, deshi zoti dhe e përballoi luftën duke qenë njëri nga ushtarët më të mirë e më besnik të UÇK-së. Sot jeton në varfëri të skajshme, i pa punë dhe pa asnjë ndihmë nga askush!! Por, karakteri i tij i fortë dhe morali i lartë nuk e lejon të nënshtrohet asesi. Mban ballin lartë për të vëllain dëshmor si dhe për atë që ishte ushtarë i lirisë. Ky është vetëm një fragment i shkurtër për veprën madhore të dalëzotëses UÇK, që ia ktheu moralin popullit shqiptar si dhe e nderoi Tokën Arbënore. Nuk lejoi që kjo tokë e pastër e Shqipërisë të fëlliqej nga çizma e pushtuesit serbian. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës jo vetëm solli lirinë e Kosovës nga sundimi shekullor sllav, por duke zbatuar artin  ushtarak shqiptar të mësuar në Akademitë Ushtarake Shqiptare, por edhe duke u mbështetur në rregullat dhe disiplinën ushtarake të luftëtarëve çlirimtarë të të gjitha kohërave, bëri një luftë me virtyte të larta e morale shembull për gjithë popujt që jetojnë ende nën robëri dhe që synojnë për tu çliruar. Edhe dëshmor Shabiu para prindërve e shokëve ishte betuar:

“ Si miu nuk hi i gjallë në dhe...!

As nuk dal jashtë vendit kurrë,

Por me gjakun tim kam për ti ujitur

dy metra të tokës së Kosovës-bijës së Shqipërisë!”

Lavdi veprës së dëshmorit të lirisë: Shabi Gerbeshit!

Lavdi gjithë Dëshmorëve të Kombit!

Rroftë Populli Shqiptar!

Rroftë Shqipëria Etnike!

Fazli Maloku, Prishtinë, 10 shtator 2012

---------------------------------------

HIJA E KODIT TË MALEVE

(Ali Podrimja në Mirditë)

Nga Ndue DEDAJ

Ardhja e Ali Podrimjes në Mirditë, në fundin e vitit 2004, më ndërmend ngjatjetimet kohë pas kohe me shkrimtarët dhe studiuesit nga Kosova, duke filluar me Anton Çetën në vitin 1991, Zef Mirditën me 1999, Din Mehmetin në 2004-ën, Mark Krasniqin, Frrok Kristajn, Asllan Bajramin, Prend Buzhalën, Gjon Gjergjin etj. Sa herë bie në kontakt më shkrimtarë kosovarë, gjithnjë kujtoj me nostalgji mesin e viteve ’70, kur isha gjimnazist dhe kisha “takuar” për herë të parë poetët kosovarë, përmes librave që ishin botuar në Tiranë, si përmbledhja “E di një fjalë prej guri” etj. Kështu ndodhi dhe me Ali Podrimjen asokohe, madje në një mënyrë më speciale, pasi kur isha në specializimin pasuniversitar për kritikë letrare, në Fakultetin e Histori-Filologjisë të Universitetit të Tiranës, me 1986-1987, pata lexuar disa libra të tij poetikë të botuar në Kosovë, nga fondi rezervat i Bibliotekës Kombëtare, vëllimet poetike “Dhimbë e bukur”, “Sambo”, “Torzo”. Ishin poezi të “pakuptueshme” (moderniste), krahasuar me ato që gjendeshin në tekstet shkollore, apo në përmbledhjen me poezi të zgjedhur të këtij poeti, botuar nga shtëpia botuese “Naim Frashëri”, Tiranë.

Rasti e solli që në vitin 2004 të takoheshim personalisht me poetin e madh Ali Podrimja, ndonëse ashtu si kalimthi, në panairin e librit në Tiranë, ku i dhurova librin tim poetik “Këndej kaloi koha”. Një miku ynë, që e shoqëronte, i tha se unë kisha një poezi kushtuar shkrimtarëve kosovarë, që nuk ishte në atë vëllim, por në “Ajsbergu i hanës” (1998). E kishte fjalën për poezinë “Kitara”, në kujtim të Jusuf Gërvallës, ku njëra nga strofat ishte:

“E dëgjoni?

Po bie, sa bukur po bie

Kitara e Jusuf Gërvallës.

Me gishtat e mi

E të Ali Podrinjes po bie,

Nëpër këngët e djepit

E lisat e gjakut.

Nëpër kullat e vërrinit

E kullat e Anton Pashkut,

Muzgjeve që varen si hej

Mbi vargmale

Po bie.”

Natyrisht që ai nuk tha asnjë fjalë, pasi nuk e kishte lexuar atë poezi, e cila më pas do të ishte një surprizë për atë dhe për mua. I thashë me atë rast se, përveç poezive, më pëlqenin dhe esetë e tija për letërsinë etj.

“Ejani, të vijmë, në ardhjen e tij…”

Dhe vetëm pas pak kohe Ali Podrimja erdhi në Mirditë, Kurbin e Lezhë, si i ftuar i Këshillit të Qarkut të Lezhës. Mbasditën e datës 30 nëntor 2004, më telefonoi Zef Ndreka, asokohe drejtor i përgjithshëm i gazetës “Ballkan”.

“E kam në makinë Ali Podrimjen. Po kthehemi nga Rinasi. Foli!”

“Këndej bie shi, – i thashë. Si keni mundur të udhëtoni me avion në këtë farë kohe?” “Nesër do të jetë diell”, ma priti.

Të nesërmen, dhe pse dielli herë shihej, herë jo, shi nuk ra.

“E kemi pritur 100 vjet Ali Podrimjen të vijë, – thashë në takimin me krijuesit në Rrëshen, duke nënkuptur më shumë se poetin e shquar që kishin në mesin tonë, vetë Kosovën të vinte e të venim. – Të gjithë poetët, që nga Homeri, janë poetë të dhimbjes, por Ali Podrimja është poet i dhimbjes së pamasë të lumlumit, dhe kjo e bën tejet të veçantë, – shtova. Në veprimtarinë masive kushtuar poetit në sallën e Pallatit të Kulturës, kryesisht me nxënës dhe mësues të gjimnazit të Rrëshenit dhe intelektualë të tjerë të qytetit, recituan nxënësit, recitoi e foli dhe vetë Podrimja. Më ka mbetur në mendje mënyra se ai ai i recitonte poezitë e tij, me një si etje, me pasion, me shpirt. Ai donte që poezinë ta përçonte si një dritë te të tjerët, tek ata që dëgjonin. Duket se ishte gjëja më e mirë që dinte dhe donte të bënte në jetën e tij. Vetëm kjo e gjallëronte, poezia dhe aspak ato që thuheshin për të. Në njohjet e mia me poetë, i tillë ishte dhe Ndoc Gjetja, telat e shpirtit të të cilit ishin vetëm vargjet. Poetë të tillë donin të mos e përzienin poezinë me asgjë, sikur ajo do të “prishej” nga prozaizmi i shkrimtarisë tjetër. Por kjo do të ishte një temë më vete, poetët që nuk bënin “tradhti” me artin e tyre, por i binin vetëm një tastiere, asaj të poezisë.

Dhe të vijmë tek surpriza e asaj paraditeje me shkrimtarin Ali Podrimja në Rrëshen, që ishte kënga e kompozitorit Mark Gjoka kushtuar ardhjes së Poetit, që për tekst kishte poezinë e sipërthënë timen, “Kitara”. Kënga ishte e bukur, lirike, emocionuese dhe u pëlqye shumë nga publiku. Podrimja më tha: “Në këtë poezi ti, Ndue, ke përmenduar dy miqtë e mi të dashur që nuk rrojnë më, Jusuf Gërvallën dhe Anton Pashkun, me të cilët kishim dhe shtëpitë afër në Prishtinë…” Ai fliste pak, por përjetonte shumë. I dhurova me atë rast romanin “Lule” të Fabian Barkatës, librin “Përmes Mirditës në dimër” të Sravri Frashërit, si dhe dy-tre libra të mitë, këta të fundit jo publikisht, që kishim botuar si shtëpi botuese “Mirdita”. Edhe miqtë e mi krijues e përshëndetën përzemërsisht Poetin, lexuan ese të shkruara me frymëzim për poezinë e tij, si dhe i dhuruan libra. Në atë drekë, me ne dhe drejtuesit vendorë, në një kodër afër Kroit të Shna Premtes, kur po i thoshim Podrimjes se të parët tanë, para Luftës, e bënin me plot mundim rrugën e Kosovës, maleve e grykave, qafave e leqeve që s’mbaronin kurrë, ai na e ktheu: “Të njëjtën gjë më thoshte dhe mua babai, kur kalonte sa herë nga Qafa e Malit, shpateve malore të Mirditës, për në Pukë e Shkodër. Unë jam rritur me kujtimet për këtë vend, prandaj këtu në Mirditë ndjehem si në qytetin tim të Gjakovës.” Për kujtesën e të parëve të tij me këtë trevë ai foli dhe në intervistat që dha për mediat. Është një histori e tërë kujtimesh, e pashkruar, mes vëllezërish të një gjaku, këndej dhe andej kufirit, që fatlumturisht tani jo vetëm ka zënë të rrëfehet, por dhe të rijetohet.

U takuam serish me Podrimjen në Lezhë, dy ditë më vonë, të ftuar nga kryetari i Qarkut, Bardh Rica, ku u shtrua dhe një drekë në Vaìn, te “Diella”, lokal i zgjedhur në breg të detit, ndërsa poetik kishte qëndruar një ditë të tërë dhe mes krijuesve të Kurbinit. Kështu u mbyll veprimtaria triditore “Ditët e Ali Podrimjes në Qarkun e Lezhës”, ku atij iu dha dhe një titull nderi. Tani rri e vështroj një fotografi ku atë ditë në Lezhë kemi dalë me Aliun, Ndocin dhe Viktor Gjikolën. Atëherë këtyre gjërave nuk iu vija rëndësi, por tani do të doja të ishin disa foto si ajo, pasi për një kohë kaq të shkurtër nuk janë më as Alia, as Ndoci.

Ashtu siç rrallë më ndodh, të nisem nga njerëz konkretë, pata shkruar një poezi me atë rast, kushtuar Poetit, që e pata botuar në vëllimin e ardhshëm poetik “Planetare” (Tiranë, 2007), por që nuk ia pata dërguar ndonjëherë Podrimjes, ndoshta ngaqë në mendësinë time kushtime të tilla nuk bëhen për t’u dhuruar individualisht e për ta ditur ai tjetri për “nder”. Poezia titullohet “Ejani të vijmë” dhe mban datën 30. 11. 2004:

Bie shi, shi

Avionit të linjës Prishtinë-Tiranë

Ali Podrimja pritet të mbërrijë.

Pista e lagur pret!

Ejani të vijmë në ardhjen…

E tij.

Kohë më vonë Aliu do të më pyeste në telefon, nëse e kisha lexuar një poezi të re të tijën për Mirditën, por unë i thashë se ajo nuk ishte botuar në Shqipëri. Atëherë ai më premtoi se do t’ma dërgonte prej Kosove. Më pas poezia me titullin “Hija e kodit të maleve”, me datimin “Mirditë 2004”, u përfshi në përmbledhjen e tij poetike “Pikë e zezë në blu”, që u botua nga “Onufri”, Tiranë 2005. Është një poezi e shkurtër, do të thosha hermetike, me 6 vargje:

Kumbarinë do e mbajmë

Të qetë a na lë gjaku

Po gjaku derdhur përrua

Të vdekurit k’in zënë pastaj

Njëri-tjetrin ta kërkojnë

Hije të mos u bëjë kobi

Ka qenë një çast meditativ, një përjetim që e ka përshkuar poetin, si vegim i një tragjikje, ndoshta shekspiriane, që është luajtur në hije të atyre maleve dhe të kodit të tyre.

Zef Ndreka, miku ynë i përbashkët, inxhinieri kimist nga Rubiku, që më pas u bë menaxher shtypi në Tiranë (e që tash rron në Bolonja), me një pasion të dukshëm për poezinë, si admirues i rrallë i saj, m’i dërgonte shpesh poezitë e e reja të Aliut me e-mail, para se t’i botonte në gazetat e kryeqytetit. Ai të njëjtën gjë bën dhe tani, me poetë shqiptarë e të huaj dhe mund të jetë ndër më të fismit që kryen këtë “zeje” (le la quajmë zëdhënie e poezisë), ku pa qenë vetë poet, shpërndan poezitë e të tjerëve, madje shpesh duke i komentuar me finesë e mençuri. Ky duhet të kishte qenë dhe shkaku i “lidhjes” mes një poeti të njohur dhe një inxhinieri metalurgjie.

Ali Podrimja u mbulua me flamurin kuq e zi në qytetin e Ladovës të Francës (gjendej atje në një tubim të poetëve mesdhetarë), ku vdiq buzë një lumi të vogël, teksa tridhjetë vjet më parë, në kryeqytetin francez, ishte shuar i biri, Lumi. Aliu nuk qe parë më qysh nga mesdita e të mërkurës së 18 korrikut 2012, deri sa u gjet tri ditë më vonë, të shtunën. Cila, pra, kishte qenë ora e shuarjes së poetit? Cila do të shënohej tash si ditëvdekja e tij? Apo një poeti do t’i duheshin tri ditë për të vdekur e treqind vjet për të mos vdekur kurrë!…

Jeta e tij ishte rrumbullakosur në 70 vjet, prej të lemit të tij më 1942 në Gjakovë, nga kishte qenë dhe poeti tjetër i shquar, Din Mehmeti, me të cilin po ashtu kishim patur rastin fatlum të takoshim në Tiranë, në një panair libri.

Hija kishte qenë metafora e fillimeve e Ali Podrimjes, nëse kujtojmë poemën e parë “Hija e Tokës”, po dhe e fundit, siç na dëshmon poezia “Hija e kodit të maleve”. Poeti që, pas ikjes së tij të beftë, do të rrijë përtej hijes së moteve.

Për ribotim-Kadri Mani

/etnike@gmail.com/

MBI URËN E LUMIT


(Ali Podrimjes për kujtim)


Nga Neki Lulaj


Pse e le në mes fjalën
Vargun e poezisë
Lum miku im
Çfarë i lakmove
Shkrelit, Tekiut e Dinit
Vargun e mbushur
Me kujtime
Apo dritën tonë
Metaforë e përjetësisë.
 
Strofat defilojnë
Pranë Lumit
Vargun për ta latuar
Urën kur ta ndërtojmë
Pë mikun
Për ta cakërruar
Dollinë e mbushur
Me lotë përmallimi.
 
Ece bashkë me kohën
E koha iku
Si njalë Bune mes gishtërinjve
Mbi barin e vesuar nga qielli
Ishe varg i gjallë
Në sistemin planetar
Promethe i mendimit
Margaritar i vargut divin*
 
Pishë e ndezur mbi krrupnajë
Klekë shekullore në Çabrat
Vargjet e bukura migjeniane
Kujt ja le testamentin
Dhe mendimin e lirë
Cilit poet e cilit mbret.
 
Edhe Mjeda
Në këtë 75 vjet jete
Ikjes tënde
Nuk i la asnjë testament
Poetët nuk vedesin por jetojnë
Për jetë
Qielli zymtohët
Në çastin e ikjës-mik.
 
*Divin-Hyjnor

------------------


Atentatori i shekullit, Avni Rustemi

Nga Ardian Ndreca

Në ketë 100 vjetor të Pamvarsisë asht folë për të gjithë. Gazetarë e gazetare s’kanë lanë kend pa kujtue, deri edhe figurat ma të marra e ma kote të këtyne 100 viteve të para të shtetit shqiptar. Segmente transversale të shoqnisë shqiptare po mundohen me të gjitha forcat me rehabilitue shumë prej atyne që e kanë fundosë e shkatrrue Shqipninë, tue fillue prej Esat Pashë Toptanit e tue përfundue te Enver Hoxha. Me siguri nesër ka me pasë prej atyne që kanë me u mundue me rehabilitue edhe politikën e sotme antikombtare dhe antishqiptare.

Ndërkaq janë harrue Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Zija Dibra, Elez Isufi, Dom Nikollë Kaçorri e shumë figura tjera të randësishme. Asht harrue, qëllimshëm, edhe “shembëlli i ndritur i djalërisë shqiptare”, siç quhej asokohe, patrioti vlonjat Avni Rustemi.

Në qoftë se Shqipnia e shekullit XX ka pasë nji revolucionar, ai ka qenë Avni Rustemi, emni i të cilit asht lidhë në mënyrë të pandashme me atentatin kundër anmikut ma të madh të Shqipnisë së asaj kohe: Esatit të Toptanëve.

Në këto 100 vjet pamvarsi, historia e Shqipnisë ka njohtë shumë atentatorë, shumica e të cilëve janë harrue se bashku me emnin e viktimës, por nji i vetëm ka mbetë në kujtesën e kombit si kambanë alarmit e ky asht emni i Avniut.

Ndër të parët atentatorë mbas Pamvarsisë qenë Osman Bali dhe Mehmed Kavaja, të cilët të shtymë prej Esat Toptanit vranë pabesisht në Shkodër Hasan Riza Pashën me 31 janar 1913.

Me 10 janar 1920 kemi atentatin e Kolë Ashikut kundër Sali Nivicës në Shkodër.

Me 15 janar 1920 kemi atentatin e Sulejman Fajës kundër Abdyl Ypit në Durrës.

Me 13 qershor 1920 kemi atentatin e Avni Rustemit kundër Esat Toptanit në Paris.

Me 23 shkurt 1924 kemi atentatin e Beqir Valterit kundër Zogut në parlamentin e Tiranës.

Me 12 prill 1924 kemi atentatin e Isuf Reçit kundër Avni Rustemit në Tiranë.

Në janar 1925 kemi vrasjen e Zija Dibrës në Harizaj të Kavajës.

Me 2 mars 1925 kemi atentatin e Baltjon Stambollës kundër Gurakuqit në Bari.

Me 14 tetor 1927 kemi atentatin e Alqiviadh Bebos kundër Ceno beg Kryeziut në Pragë.

Me 6 dhjetor 1927 kemi atentatin e organizuem prej Zogut kundër Shefqet bej Verlacit.

Me 21 shkurt 1931 kemi atentatin e Azis Çamit dhe Ndok Gjeloshit kundër Zogut në Vjenë.

Me 13 gusht 1933 kemi atentatin e Ibrahim Çelos kundër Hasan Prishtinës në Selanik.

Gjatë Luftës së Dytë Botnore kemi nji seri atentatesh kundër Verlacit, Viktor Emanuelit III, Mustafa Krujës, Qazim Koculit, Baltjon Stambollës, Ndok Gjeloshit, Azis Çamit, Idhomene Kosturit, Ndrec Prengës, Adem Boletinit, I. Shehut etj.

Atentatorët komunista ishin: Vojo Kushi, Vasil Shanto, Gogo Nushi, Misto Mame, Beqir Balluku, Kajo Karafili, Myslym Keta etj.

Në 100 vjet histori atentatesh shqiptare mund të themi se pothuejse të gjithë atentatorët kanë vdekë në mënyrë të dhunshme dhe pothuejse të gjitha atentatet kanë dalë me sukses.

Megjithatë, vetëm nji prej të gjitha atentateve të masipërme ka luejt nji rol thellësisht pozitiv për të ardhmen e Shtetit shqiptar. Ai asht atentati i Avni Rustemit kundër Esat Pashës.

Sa ishte gjallë, Avniu u rrethue prej stimës së pakufi të të gjithë diasporës shqiptare, tue nisë prej asaj të Amerikës, prej vlerësimit të rinisë shqiptare, të klerit katolik, të shumicës së ushtarakëve shqiptarë. Vrasja e tij qe shkaku që rinia e Vlorës të niste revoltën e armatosun së cilës do t’i bashkohej edhe krahu politikan i Shkodrës.

Sot, në pragun e këtij 100 vjetori të zymtë figura e tij ka ra në harresë, akti i tij madhor nënvleftësohet, ashtu siç nënvleftësohen shtyllat e Pamvarsisë tue nisë prej Luigj Gurakuqit.

Pamvarsia e Shqipnisë asht fitue me gjak dhe me pushkë, e gjak e pushkë s’kanë derdhë e s’kanë shkrepë feudalët e bejlereshat e tyne, por katundarët e malsorët shqiptarë prej Kosovës, Malsisë së Madhe e deri në malet e Labërisë. E nji prej tyne ka qenë edhe Avni Rustemi, i cili me aktin e tij ka tregue se e ardhmja e Shqipnisë nganjiherë kalon nepërmjet kambëzës së nji arme.

--------------------

ÇAMËRIA SI GURI I SIZIFIT

Prof.Dr. Resmi Osmani ,

-Opinion-

Para disa kohësh,Presidenti I Republikës së Shqipërisë,në kuadër të  Njëqind Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë dhe  Javës Çame në përkujtim të 27 qershorit 1944,ditës së gjenocidit grek kundër popullatës shqiptare të Çamërisë, në shënjë mirënjohje,dekoroi me titullin e lartë “Nderi I Kombit” tre personalitete të shquara nga treva e çamërisë: Filozofin dhe ideologun e shquar të Rilindjes Kombëtare Hasan Tahsinin; patriotin dhe politikanin Musa Demi dhe poetin disident Bialal Xhaferri. Është një veprim i pëlqyer, por disi i vonuar dhe  i pamjaftueshëm. Çamëria dhe çamët meritojnë shumë më tepër.

Në këtë opinion, si pjestar i këtij komuniteti, i lindur në Çamëri, dua të sjell disa kujtime dhe përjetime vetiake për të rrëfyer se Çamëria, për mua dhe të tjerët me prejardhje nga ajo krahinë, në vend që të ishte bazë vlerësimi, ka rënduar mbi shpinat tona si guri i Sizifit, për të mos thënë si pesha e kryqit në rrugën e Golgotës së jetës. Këto që do të trajtoj, i lutem lexuesit që të mos mendojë se janë pretendime për tu paraqitur apo hequr si i përndjekur apo persekutuar. Jo. Janë vetëm disa thërrime përjetimesh vetiake, nga shumë të tjera, të cilat përmbi 60 vjet, shpesh më kanë krijuar gjendje të rënduara psikologjike e strese dhe se si mua kanë pësuar me mijra të tjerë bashkëkrahinarë të mi.

*      *     *

Isha ende fëmijë,kur gjërat nuk arrija ti kuptoja si duhet. Luaja me bashkmoshatarët. Në lojë e sipër, ose në çdo rast tjetër kur zemëroheshin (fëmijët zemrohen dhe gëzohen lehtë) më fyenin duke më quajtur “Çam i pabesë” dhe “Çam i djegur”. Nga kjo fyerje edhe kam qarë. Mendja ime prej fëmije nuk arrinte të kuptonte pse më quanin ashtu. Pyesja më të mëdhenjtë. Më thanë se ne ishim muhaxhirë,ardhacakë dhe ende nuk na shihnin me sy të mirë. Më pas,pleqtë tanë,më thanë se grekët përveç , që na vranë e prenë,na dogjën dhe rrënuan,me veglat e tyre filo greke e ortodokse, përhapën si një mallkim që do të na ndiqte pas edhe ato fyerje, që njerzit të besonin se  çamët ishin vetë fajtorë për ato që kishin pësuar dhe hequr!

Në shkollë mësoja mirë,nuk isha ipari i klasës,por ndër të parët. Kisha dhe disa çam të tjerë, Sa herë që vinte rasti,epiteti çam,gjithmonë në formë rënduese nuk na ndahej. Një shoku im që ishte i fuqishëm, për të vënë në vënd nderin e marrë nëpër këmbë përdori forcën dhe u thyeu turinjtë. Kjo i kufizoi,por nuk i ndaloi. Ne vazhdonim të ishim delja e zezë e klasës. Pë çdo gjë që ndodhte,faji hidhej mbi ne. Para se të vinte fundi i mbarimit të klasës së shtatë,me shumë dëshirë bëra kërkëesë dhe lutje të shkruara për një bursë studimi në shkollë të mesme. Më pëlqente për qamet të bëhesha mësues! Çgënjim i plotë. Morën bursa edhe ata që ishin mesatarë e të dobët,por asnjë nga ne,çamët.Çamëria vazhdonte të na rëndonte si gur I rëndë. U dëshpërova shumë. Erdhi shtatori. Në  qytetin e Fierit nuk kishte gjimnaz. Ishte një teknikum bujqësor. Kundër dëshirës,por që të mos endesha rrugëve,shkova në atë shkollë. Edhe pse në atë moshë s’më pëlqente bujqësia, duke mos patur zgjidhje tjetër, mësoja me zell. Në përfundim të shkollës, më dhanë bursë për në Institutin e Lartë Bujqësor . Në ato vite,për djemtë e vajzat came,me përjashtim të rasteve shumë të veçanta, nuk jepeshin bursa apo të drejta studimi për fakultete të pëlqyera si mjekësia,juridiku etj por I çonin në bujqësi,miniera e naftë.

Viti 1960 ishte një katastrofë. Inteligjencia dhe ata pak funksionarë të lartë të administratës shtetërore të atëhershme, muarën goditje të rënda, asgjësuese.  Fjala çam qarkullonte si armik,si i pabesë,si tradhtar. Isha në vitin e dytë të studimeve. Bëhej gjyqi i Teme Sejkos. Bashkë me shokun tim të klasës, Alush Manen, e ndiqnim zhvillimin e gjyqit nga radjua,në oborrin e konviktit. Në një çast një grup i eksituar, na u turr dhe na shau ne dhe gjithë çamët kudo që ishin me rrënjë e degë. Ishin gati të na linçonin, por si thonë fjalës dy duar për një kokë.Edhe ne u treguam dhëmbët dhe “trimat” u larguan me bisht në shalë.Megjithatë, të indoktrinuarit, vazhdonin të na shihnin shtrembër. Kjo më la shije të hidhur dhe më detyroj të mendohesha  gjatë.

Çamët trajtoheshin si qytetarë të dorës së dytë. Për ‘ta ishin punët e vështira: ndërtimi, bonifikimet, ngarkim-shkarkimi, punët komunale dhe fermat bujqësore. Kjo edhe për familjarët e mi. Edhe ndonjë fatlum që arrinte të merrte shtëpi,ia caktonin në katin e parë ose më të lartin! Dikush në ato vite hodhi në qarkullim tre “Ç-të” më të kqia të botës: Çifutët,Çekët dhe Çamët! Kur dikush,më shante Çamërinë,më dukej sikur më shante nënën.

*    *     *

Në pranverë të vitit 1963 u diplomova me rezultate shumë të mira. Në atë kohë,emrimet në punë i bënte Ministria e Bujqësisë. Bashkë me dy bashkëshokë, na zgjodhën për të filluar punë në fidanishtet e ullirit për të zëvëndësuar mjeshtrat e vjetër që po plakeshin. Mua në Berat. Më pëlqeu,në aspektin professional e të specialitetit por edhe se Berati ishte afër Fierit ku kisha familjarët e mi. Ende pa nisur punën nisën zhgënjimet. Komiteti I Partisë që kishte të drejtë ti ndryshonte emrimet, pasi kishte parë në dosjen time prejardhjen nga Çamëria*, e lanë bosh për atë vit vendin tim deri sa të gjenin “Një më të besuar” dhe më degdisën në një kooperativë bujqësore që nuk e dija ku binte, Gjeta një kamion,hipa në karroceri dhe u nisa për të filluar “detyrën”. Pas disa muajsh,I humbur se I humbur, dërgova një letër ankesë për ndryshimin e emërimit në organet e larta. Për fat apo për çudi letra ra në dorën e një personi të lartë që dha porosi të më kthenin në NB Berat, në fidanishten e ullirit.

*    *    *

I përkushtuar pas punës dhe zbatimit të teknologjive të reja që kishin filluar të zbatoheshin në perëndim,(të cilat I njoha nga literature) arrita ti ndryshoj pamjen sektorit dhe puna filloi të tërhiqte vëmendjen e autoriteteve. Erdhën dhe I panë funksionarë të lartë dhe më ngarkuan me një detyrë projektimi që nuk u zbatua asnjëherë. Në këtë kohë, FAO,organizata botrore për bujqësinë dhe Ushqimin dha bursa për kualifikim në Francë. Isha kandidat. U pyet drejtori. Ai tha se nuk merrte përsipër që çami( unë),pasi të shkonte në perndim do të kthehej sërish! Përsëri  guri i Sizifit. E njëjta ndodhi edhe për një mundësi tjetër specializimi në Itali. Në ndërkohë fillova të botoj në shtypin shkencor arritjet e studimeve dhe botova librat e para. Më pas erdhi një kërkesë nga Universiteti Bujqësor, më kërkonin përgjegjës të katedrës së pemëtarisë. Më në fund u dha miratimi dhe prisja me ditë që të më thërrisnin, por dokumentat u kthyen!,Arsyeja? Sekretarja e kuadrit e Komitetit të Partisë së Tiranës,kur kishte parë fjalën Çamëri në dosje,e kishte mbyllur dhe kishte thënë:”Pse për një çam ka mbetur katedra e Universitetit Bujqësor? Kthejini   mbrapsht  dokumentat” Ashtu u bë. Në vende të tilla apo në dikastere,ishin të rrallë djem apo vajza came,edhe ata të pakët që kishin arritur kishin si garanci  lidhjet e krushqisë, martesat me bij apo bija të familjeve që kishin lidhje me nomenklaturën në pushtet.

*     *      *

E keqja vinte nga lart, shpesh,anëtarë të udhëheqjes së atëhershme,lëshonin ndonjë batutë të hidhur për çamët dhe fjala hapej e merrte dhenë. Më flagranti është rasti I antarit të Byrosë Politike,Rita Markos, I cili kur shkoj sekretar I parë në Durrës,ndërmori kryqëzatën kundër çamëve që banonin në Shkozet dhe i syrgjynosi    baltovinat dhe humbëtirat e Hamalles dhe Rrushkullit. Ishte po ky që kryqëzoi poetin Bilal Xhaferri në një mbledhje “Model” të klasës puntore të Parkut të Autobuzëve. Në një rast tjetër ky persekutor i çamëve shkoi si i deleguar në një mbledhje partie ku do të bëheshin zgjedhjet e reja.  Pasi zuri vend në kryesi ai lëshoi porosinë: “Zgjidhni kë të doni në krye të organizatës, qoftë dhe evgjit,veç çam të mos jetë!” Sekretari I organizatës së partisë në detyrë,(një i afërmi im) që ishte krahas tij u ngrit dhe i tha “Çam në këtë organizatë,jam vetëm unë,sekretari  në detyrë!

Edhe pse çamët u integruan në shoqërinë shqiptare, u miqësuan, lidhën krushqira  e miqësira, patën e kanë nipër e mbesa nga të dy krahët, gjithsesi, në ato kohë,t’a thoshje që ishe çam,ishte punë me zarar para njerëzve të paditur por që kishin pushtet. Shumë nuk e thoshin,ose filluan ta zinin hasha! Kam njohur të tillë i kam mëshiruar,duke e ditur pse e bënin. Vetë se kam bëre kurrë. E kam thënë, si i thonë fjalës, në gur e në dru! Brezi i ri i lindur në Shqipëri,  e pati më të lehtë dhe nuk vuajti nga ky kompleks. Ky brez shkruan në mure “Unë e dua Çamërinë”

*     *     *

Në vitin 1976,u transferova në Ministri të Bujqësisë. Edhe pse i ngjitur në administratën shtetrore, nuk ishte mundur që ta hiqja nga shpatullat peshën e atij guri. Një mik dhe kolegu im,që nuk jeton më dhe që e kam dashur shumë, në një mjedis familjar foli për mua. Pastaj u tha miqve:”I mirë,inteligjent dhe i aftë,por ç’e do, është çam!” Kur ma thanë u mërzita,por nuk i vura faj, opinioni nganjëherë , është më i fortë edhe se ligji. Nuk kanë thënë kot: më mirë të të dalë syri sesa nami! Në ato vite mbrojta doktoratën dhe mora tituj shkencorë akademikë.

Nga gjysma e dytë e viteve 80-të, një  “Dashamir” nga ata që i donin të mirën shtetit, dërgoi një letër anonime në organet e larta. Ishte si një pretencë. Midis të tjerash ai vinte  në dukje se frutikultura në Shqipëri kishte marrë rrokullimën nga që në drejtimin e saj ishin vënë një çam dhe një grek! U vunë në lëvizje organet e larta të kontrollit dhe pas disa muajsh, u gjeta fajtor(natyrisht fajtor pa faj) dhe pas një pritje të gjatë për fatin tim,që ishte si një makth, më degdisën në Krujë. Edhe në këtë rast Çamëria rëndonte si guri i Sizifit,sa herë arrija ti afrohesh të përpjetës, rrokullisesha në piknisjen e saj.

*       *      *

Erdhën ndryshimet demokratike. Shumë gjëra kanë ndryshuar. U krijua Shoqata Atdhetare Patriotike “Çamëria”, dhe Partia PDUI që përfaqësohet në Kuvendin e Shqipërisë. Në mentalitet dhe opinionin publik kanë ndryshuar shumë gjëra, porn ë qëndrimin politik të qeverive për “Çështjen çame” ( Për tu shprehur me terma të buta), ka stepje, ndruajtje, inferioritet dhe një mungesë guximi për tu përballur me qeverinë greke. Shteti ynë nuk po bëhet palë me afro 300 mijë shtetasit e tij për mbrojtjen e interesave të tyre legjitime.

Dhe ja ku kemi mbritur. Po diskutohet për hartimin dhe miratimin e të pritshmes “Rezolutë Çame”. Ajo natyrisht duhet të jetë e guximshme,e drejtë, e qartë dhe e saktë në detyrimet dhe kërkesat për qeveritë shqiptare, për zgjidhjen e kësaj nyje gordiane: Të njihet gjenocidi grek ndaj popullatës myslymane të Çamërisë, qeveria greke ti kërkojë falje këtij komuniteti, të njihen pasuritë dhe pronat e paluajtshme të çamëve, tu kthehet fitimi I munguar nga përdorimi I tyre afro 70 vjeçar, të zbatohet e drejta e kthimit të tyre pronarëve të ligjshëm,të njihet  dhe të sigurohet e drejta e kthimit të çamëve në trojet e tyre amtare etj..Pa këto kërkesa,një rezolutë kompromisi,as mish as peshk, do të ishte një document,  që do të lindte I vdekur.

Le të shpresojmë.

Tiranë,korrik 2012.

*Gjithë rastet që përmenden, mi kanë dëshmuar persona që kanë qenë të pranishëm në ato raste.

--------------------------------

ARISTIDH RUCI - ASNJË KËMBANË NUK LAJMËROI SHTEGTIMIN E FIRMËTARIT TE PAVARESISE

NGA GËZIM LLOJDIA

1. Jeta e Aristidh Rucit

Për figurën e një prej firmëtarëve të Kuvendit historik të Vlorës Aristidh Rruci,  "mendje e Vlorës” kështu citohet në një botim ka pak të dhëna historike si  edhe dokumente, faksimile.

Aristidh Rruci,  "mendje e Vlorës", shkruan Etien Dilo në dy botime që ka lënë pas. Emri i Aristidh Rucit është i lidhur me përpjekjet per hapjen e shkollave të para shqipe qe nga fundi i shekullit X1X me luftën për pavarësi,  armatosjen e luftëtareve të lirisë,  me shpalljen e Pavarësisë,  ngritjen e administratës shqiptare,  me Epopenë e Vlorës,  me luftën e paprere për një Shqipëri të lire,  të pavarur,  demokratike; shkurt, që shpirt nga shpirt i shqiptarizmit...thotë.

Duke cituar këtë autor Etien Dilo , ka shkruar disa artikuj studimore në shtypin brenda e jashtë vendit si dhe është autor i disa librave. Ky autor na shtjellon historinë e firmëtarit A.Rruci.

Lindi ne Sheper të Zagorise,  me 11 Mars 1875. Pasi kreu (mësimet e para)mejtepin ne vendlindje, ndoq rimesimet ne gjimnazin"Zosimea" të Janinës. Në vitet 1896-1898 shkoi ne Stamboll ku punoi ne një dyqan qe tregtonte lende ndërtimi. Me 1899-1904 qëndroi ne Janine duke punuar ne tregun e drithit. Pas këtij viti vjen ne Picar të Vlorës,  ne ciflikun e Haxhi Muhametit si ekonomat. Në vitin 1906 e deri ne fund të jetës se tij u vendos ne qytetin e Vlorës dhe u muarr me tregti thotë E. Dilo.

2.Aktiviteti atdhëtar

Diloa na thotë se Aristidh Ruci,  miku i ngushte i Ilia Dilo Sheperit,  i cili ka qenë edhe inspektor arsimi ne Vlore,  ka zhvilluar një veprimtari to gjere kombëtare. Ishte anëtar i klubit "Labëria" të Vlorës; me 1908,  financoi blerje armesh për çetat patriotike dhe përhapjen e mësimit të gjuhës Shqipe. Midis të dhënave të tjera me interes janë se në korrik 1911 ishte anëtar i komisionit të organizimit të Kuvendit të Drashovicës,  në përkrahje të Memorandumit të Gerces. Shkoi ne Itali se bashku me atdhetare të tjerë vlonjate dhe u takuan me Ismail Qemalin dhe biseduan për organizimin e Lëvizjes Kombëtare. Kishte korrespondence me Cajupin,   Jani Vruhon e Sotir Kolen. Në vitn e ngritjes s flamurit në  1912 emri i Aristidh Rucit si përfaqësues i Vlorës shënohet ne Kuvendin Kombëtar të Shpalljes se Pavarësisë dhe ngritjen e Flamurit.

Në vitet e qeverise së Vlorës,  zhvilloi një veprimtari të gjere ne mbështetje të saj për zgjidhjen e problemeve ekonom.ike e financiare. Ndihmoi ne ngritjen e administrates ne Fier,  Vlore,  Tepelene,  Gjirokastër e Delvine. Në vitet 1918-1920 u përfshi në një veprimtari të gjere kombëtare,  kundër pushtuesve italiane.  Ishte anëtar i komisionit të organizimit të demonstratës anti-italiane me rastin e 28 Nëntorit 1919,  tek Xhamia e Tabakeve. Së bashku me atdhetare të tjerë si Osman Haxhiu,  Beqir Sulo,  Ymer Radhima e Abaz Mezini dërguan letër Qeverise se Perkohshme to Durresit ku protestuan për qëndrimin shtypës të pushtuesve italiane ndaj popullit të Vlorës. (AQSh. Fondi. DPB,  dosja nr. 48 origjinal). Mori pjese ne luftcn e Vlores,  1920,  kundër pushtuesve. Ne zjarrin e kësaj lufte,  u krijua shoqëria patriotike "Perlindja Kombëtare",  ku komisioni ngarkoi Aristidh Rucin dhe disa atdhetare të tjerë për hartimin e rregullores se saj.(AQSH,  fondi 518,  dok. nr. 640026).

Komiteti"Mbrojtja Kombëtare"e ngarkoi për të shoqëruar bandën muzikore të Federatës "Vatra" nga SHBA  dhe Komisionin e Kryqit të Kuq Amerikan ne frontin e luftës.Në vitet 1920-1924 u përfshi ne lëvizjen demokratike të vendit,  ne federatën "Atdheu" dhe shoqërinë "Bashkimi". Një rol të veçante lozi ne krahinën e Himarës dhe të Gjirokastrës. Bashkëpunoi me atdhetaret vlonjate: Osman Haxhiu,  Ali Asllani,  Qazirn Kokoshi,  Murat Terbaci,  Abaz Mezuni,  Ibrahim Abdulai dhe Dorn Mark Vasa.

Ndihrnoi kishën Autoqefale Shqiptare dhe Visarion Xhuvanin. Në vitet 1921-1939 ka qene edhe anëtar i Këshillit Administrativ të  Bashkime së  Vlorës. Krahas tregtisë qe kishte ne Vlore,  ishte edhe sipërmarrës ne fabrikën e duhanit ne Durrës.

Në vitin 1937 u zgjodh anëtar i kryesisë së Bankës Kombëtare Shqiptare.

Në gazetën"Jeta e re",  me 5 Gusht 1938  sipas të dhënave që ka E.D shkruhet : "Veçanërisht urojme mikun tone z. Aristidh Ruci,  i cili është një atdhetar i provuar e nje inteligjence e gjere e Vlorës sonë..." Ne prill të vitit 1939,  se bashku me Ali Asllanin,  kryetar Bashkie dhe mjeket Vasil Dhimitri e Pavlo Pavli krijuan Degën e Kryqit të Kuq për Vlorën. Gjate Luftës se Dyte Botërore,  si antifashist,  arrestohet dhe internohet nga pushtuesit italiane ne Itali...." (Muzeu historik i Vlorës).

3.Retushim i  dokumentit të Pavarësisë

Për dokumentin kryesor të firmosur në Vlorë në ditën e ngritjes së flamurit mbetet mister se ku mund të ketë përfunduar ky akt madhor, ndërsa disponohet ende kopja  e tij.

Fotokopje e dokumentit të Shpalljes se Pavarësisë Kombëtare nga Kuvendi i Vlorës me 28 Mentor 1912,  qe gjendej ne sendugin e librave të Aristidh Rucit.

Firma A. Rruci lexohet qarte (kthimi rrlr,  i rr-se se forte ne r të bute,  është veçori e të folmes qytetare).

Në dokumentin që u botua  dhe që njihej në 50 vitet shkuara mbeti enigmë se përse u hoqën firmëtarët dhe u vendosën fotografit. E.Dilo na sjell këtë të dhënë interesante  Ne foto Aristidh Ruci është ne të majte,  ne rreshtin e dyte,  fare pranë Ismail Oemalit

"Me 28 Nëntor 1912,  pas Shpalljes se Pavaresise,  I. Qemali me shoke dhe populli mbrapa,  shkuan ne xhami dhe në kishën kryesore to qytetit të dëgjonin lutjet fetare,  udhëhequr nga klerikë shqiptare.Edhe ne xhami e kishe u duken të ngrihen dhe të valojnë dy Flamure të Shqipërisë. Gjithnjë sipas dokumenteve të elbasanasit Lef Nosi,  këta të dy flamure u gjenden ne shtëpitë e Zotrinjve Aristidh Ruci e Eqrem Vlore" (Adem Hodo,  Rev. "Koha e Jone",  f. 9,  Nr.10-11-12,  vjeti XII,  tetor-dhjetor 1973).

Letërkëmbimi i Aristidh Rucit me Ilia Dilo Sheperin na sillte 28 Nëntorin e 1912-s; Aristidhi i shkruante nga Vlora për ato çaste historike që kalonte vendi,  për miqësinë me I. Qemalin. Kur ishte hartuar Deklarata e Pavarësisë,  i kishte bere këtë vërejtje: "Nuk është aq entuziaste siç janë Deklaratat e Pavarësisë të shteteve të tjera." Krahasonte Deklaratat e Austrise,  Italise,  Gregise... dhe i dukej se Deklarates sone i mungonte ajo flake entuziazmi. I. Qemali e kishte bindur se, " dhe ashtu si eshte hartuar,  e mire qe; shmangte kundërshtime e pasta ftohje të disave". Ne letërkëmbimet qe kane patur,  rrihnin të tilla mendime: "Shqipëria i përballoi rreziqet e moteve. U be një gjysme Shqipëri. Nuk u. be dot Shqipëria e plote. Shqiptari rnbeti shqiptar ne gjak,  ne gjuhe,  ne zakone e ne vese. Mbetej për t'u forcuar ndjenja kombëtare. "Dobiçet e kombit" (shprehie e Volterit kjo),  kështu quanin ata qe s'merakoseshin për fatet e atdheut,  ende i ndare e i përçare ne fise e krahina."(Zbardhur nga një incizimi,  bashkëbisedim me Q.Dilon,  se letërkëmbimi është djegur se bashku me bibliotekën e Ilia Dilo Sheperit).

Nga dokument dhe ngjarjet e tjera to rëndësishme veçojmë:

"Ne shtatorin e 1914-s Vlore iu shtrua rebeleve,  qeverise qe e kryesonte Mustafa Ndroqi. Burrat e mençur të Vlorës gjykuan se duheshin lejuar të hynin ne qytet. Te veprohej ndryshe,  sa gjak shqiptaresh do te derdhej! Rebelet do to linin Vlorën,  do të mërziteshin. Dhe,  pa u rnbushur muaji,  e lanë. Ne këto pune plot mend e urtësi,  peshonte shume fjala e Aristidh Rucit,  prandaj mund të dëgjosh edhe sot nga vlonjate to moshuar: "Burrë me të zgjuar Vlora nuk ka patur". "Aristidh Ruci ishte shpirti i Epopesë të  Vlorës" (gazeta "Patrioti" me rastin e 80-vjetorit të Pavarësisë). Aristidh Rruci qe nje prijës se kishte pasojës; nuk kërkoi të vihej ndonjëherë ne krye,  po populli e desh ne krye:

Ishte mik me koke i shume burra të njojtur vlonjate. Kush nuk e njihte ne Vlore e ne Gjirokastër.  Pjesëtar aktiv ne Shpalljen e Pavarësisë. Lufta e Vlorës serish e ngriti. "Organizator dhe shpirt i asaj Epopeje. Punonte brenda ne Vlore për kryengritjen. Erdhi çasti të dilte jashtë Vlorës,  të bashkohesh me luftëtaret,  po i kërkuan të qëndronte atje,  brenda ne qytet,  se atje kishte me shume nevoje për te. Sa i respektuar ishte për veprimtarinë e tij gjate luftës,  po aq mbeti i respektuar ne popull pas luftës. Nuk pranoi asnjë pozite të larte qe iu afrua.

4. Asnjë kambanë nuk lajmëroi shtegtimin e firmëtarit.

Fjalë dhimbje gjegjen në kohë mortesh. Asnjë kambanë nuk lajmëroi shtegtimin e firmëtarit. 1950. Atdhetari i madh A.Rruci ikën nga jeta.Zë fill shtegtimi qiellor. Veç njerëzit e tij me dhembje to thelle e pa zë,  vajtuan ne Sheper. Shtypi i emigracionit politik shkroi:"Vdiq ne Vlore,  me 11 prill 1950,  Aristidh Ruci,  anëtar i Komitetit Qarkor i Ballit Kombëtar për Vlorën."

"E kishin burgosur si tregtar. E vetmja kërkesë e tij, "te  më coni tek shokët e mij,  të denuarit politike." (Gazeta "Flamuri",  maj 1950)

"Rrucajt,  shkruan Jani Dilo,  ishin të fjalës,  të ndershëm dhe burra me të gjithë kuptimin e fjalës. Aristidhi nuk kishte shok as ne Vlore,  as ne Shqipëri,  aq ishte i mençur dhe i urte. Do te na shërbenin shume,  po t'i kishim deri mbas çlirimit të vendit. Vdekja e tyre është një dacke e re për fatin tone të keq"(11 maj 1951). Aristidhi,  i ndershëm si Aristidhi,  "koka"e Vlorës,  mendja..., 'Pashai i ortodokseve". ("Patrioti",  Nr. 21,  nentor 1992).

---------------------------------

RRUGËTIMI KOZMOGONIK

Moikom Zeqo: Miscellanea 7 (poezi 2009-2011), Tiranë 2012

Shkruan: Ahmet Selmani

Vazhdimësia poetike e Moikom Zeqos përmbushet edhe me librin “Miscellanea” 7, si një ndërmarrje apo aventurë krijuese nëpërmjet së cilës gjithnjë mëton të ndërtojë një kozmogoni të veçantë. Siç e kemi të njohur, lëvizjet e shpeshta të këtij autori janë sa të pritura aq edhe të papritura: ai është dhe s’është njëkohësisht, pra i dukshëm dhe i padukshëm, vjen nga njëra kohë në tjetrën, hyn në një sferë dhe shfaqet në një tjetër, mohon dhe pohon. Prandaj mund të themi se edhe në krijimtarinë artistike ai s’bën asgjë tjetër, përveç që e zhduk kufirin midis jetës dhe vdekjes, për ta relativizuar fuqinë mistike të tyre, fuqi kjo e cila gjithmonë ka pllakosur vetëdijen dhe botëkuptimin e njeriut gjatë tërë historisë.

Duke bërë shtegtime nga më të çuditshmet, arrin të prekë rrafshe të panjohura, të zbulojë esenca të cilat na i paraqet me një gjuhë të jashtëzakonshme metaforike. Në këtë mënyrë, nga e shkuara kalon në të ardhmen pa shkelur fare në të tanishmen, ose anasjelltas, nga e ardhmja zbret në të kaluarën pa e përfillur të tashmen. Pra e gjithë rendja kozmogonike zhvillohet me hapa shumë të fuqishëm imagjinativ, sepse qëllimi i vetëm është që me anë të intuitës krijuese t’i gjejë ato pika të përbashkëta ku ndërlidhen natyrshëm idetë, konceptet, fenomenet, ngjarjet, veprimet, ndjesitë etj. Thjesht këto janë një varg i pafund referencash të ngushta dhe të gjera, të veçanta dhe të përgjithshme, të cilat përpunohen me një fantazi shumë specifike.

Dhe në bazë të kësaj fitojmë përshtypjen se Moikom Zeqo gjithnjë synon drejt asaj që në shikim të parë  është e pamundur, përkatësisht drejt një utopie shumë joshëse, grishëse, nxitëse, domethënë për ta bërë gjithçka të mundur, të rrokshme, ose për të na bindur se ajo mund të jetë e tillë, duke e shpënë kështu poezinë në përmasa të vërteta universale, gati në të njëjtin piedestal që e kanë edhe librat e shenjtë, sepse ajo prek thuajse çdo gjë që i përket ekzistencës së njerëzimit, që nga krijimi e deri te zhdukja, nga ngritja te rënia, nga njeriu te Zoti etj. Pikërisht në mes antipodit jetë dhe vdekje, ai bëhet një zëdhënës i theksuar shpirtëror, objektin e bën pjesë të subjektit, e ringjall palimpsestin poetik si një intencë të pastër krijuese.

Ndonëse misioni i tij është kryekëput me karakter të pastër krijues, kjo nuk e pengon të bredhë në thellësinë e universit i cili përmblidhet brenda njeriut si qenie historike dhe ekzistenciale, të marrë aty një rol kolosal gjatë artikulimit të botës që e zbërthen me anë të mjeteve të zgjedhura poetike. Në këtë drejtim, është plotësisht i ndërgjegjshëm se nganjëherë shfaqet edhe përballë rrethanave të mistershme, të pashpresa, kaotike, të zymta, por e rëndësishme është se kurrë nuk e humb ndjesinë personale për gjërat reale që ndodhin rrethepërqark. Veten e quan udhërrëfyes, sepse ushqen bindjen se mund ta bëjë një gjë të tillë. Megjithatë, përsëri shfaqen pengesa objektive, ndaj edhe pyet troç:

Si mund të jem udhërrëfyesi i madh – pa asnjë rrugë përpara?

(Fq. 13)

S’do mend kjo është një dilemë dhe një sprovë, e cila sakaq shndërrohet në një shtysë të brendshme, në një reagim spontan, për të hapur mundësi perceptuese për vetë tekstin poetik që na e ofron. Me këtë qëndrim emblematik dhe paradigmatik autori sikur përpiqet ta relativizojë çdo gjë ekzistuese, madje pa e përjashtuar edhe vetveten si subjekt. Megjithatë, kryesore është se tendenca e ringjalljes së gjërave mbetet imperativ i vazhdueshëm, të cilin në radhë të parë e ilustron me qëndrimet dhe botëkuptimet e tij të njohura. Ai thotë me një bindje të plotë se:

Çdo ide është feniks mendor

(Fq. 18)

Sigurisht edhe me anë të kësaj ecejakeje na kthen rishtazi te koncepti i rikrijimit, te metafizika e jetës dhe vdekjes, te fillimi dhe mbarimi i gjësendeve, si një lëvizje ricikluese e gjithë historisë në kuptimin racionalist. Prandaj këtu poeti shprehet pa kurrfarë ngurrimi se:

Vdekja është çlirim

Të vdesësh do të thotë

Të arrish lirinë

(Fq. 73)

Mbase kemi të bëjmë me një lojë të shpeshtë krijuese dhe filozofike e cila shtrihet gjithkund në veprën letrare të M. Zeqos. Në fakt, ky është vizioni i tij brenda kontekstit të poezisë. Prandaj s’është për t’u habitur kur e shohim tek shprehet në këtë mënyrë:

Unë vdekjen e vë dhe e heq

Si këmishën,

Duke arnuar

Me profecitë e jetës!

(Fq. 213)

Se kjo është një lojë konceptuale në sferën e kozmogonisë poetike të tij, dëshmojnë edhe mjaft situata të tjera ku çdoherë mund të vërehet një relativizim i skajshëm, siç është edhe vargu i mëposhtëm:

Pas vdekjes rilindem

(fq. 376

E gjithë kjo flet qartë sesa të disponueshme janë për autorin këto dy koncepte themelore me të cilat përthekohet gjithë ekzistenca njerëzore, koncepte këto që i ballafaqon me një lehtësi shumë të admirueshme, vetëm e vetëm që ta mbitheksojë rolin e përjetshëm të krijuesit, si një subjekt i cili qëndron mbi kohën dhe hapësirën. Dhe, duke u ngritur triumfalisht mbi këto nocione polarizuese, ai në fakt prapë zbret poshtë, për të folur herë me njërën e herë me tjetrën. Për këtë arsye, bindja e tij e thellë është:

Se vetëm të jetosh s’mjafton

Por as të vdesësh s’mjafton

(fq. 214)

Detyrimisht na kthen në dialektikën kozmogonike, aty ku ringjallen gjërat nga njëra sferë në tjetrën, por edhe që treten përsëri nëpër kohë të ndryshme. Në të vërtetë, kjo aq më tepër na shpie te konstatimi i përhershëm i tij se

Tërë librat

Janë fantazma

(Fq. 316)

Pikërisht në mes të këtij paradoksi të frikshëm, autori ringjallet si feniksi për t’i bashkuar përvojat poetike të shumë krijuesve, ose edhe duke u identifikuar me ta, thjesht për t’u bërë vetë një subjekt sintetizues e universal i cili gjithmonë ngrihet në një metaforë kuptimplotë. Pa ndjekur asnjë vijë kronologjike, ai nga R. M. Rilke shfaqet te Lukreci, nga Epikuri te Xh. Kitsi, nga F. Pesoa te F. Ponge, nga Sh. Bodleri te F. Vijoni, nga Jezu Krishti te A. Rembo, nga U. Blejku te G. Apolineri, nga De Rada te N. Stënesku, nga Shekspiri te Lorka, nga K. Kavafisi te Homeri, nga Rumiu te J. Sajfert, nga Buda te E. A. Po etj. Pra ai udhëton vazhdimisht me këto fantazma të bukura që kanë formën e vargjeve, epitafeve, citateve, librave, bëmave, miteve, rrëfimeve, poezive, ngjarjeve etj. Ndaj edhe sintezat e koncepteve, ndërlidhjet e shumta intertekstuale që i bën pandërprerë na shpiejnë drejtpërdrejt në një gjithnajë të pafund kulturore. Dhe e kuptojmë fare mirë se aty është poeti M. Zeqo si sublimues i devotshëm, si rikrijues i pakundshok, sepse ashtu mëton të na nxjerrë nga lëvozhga e ngushtë e botëkuptimit për universin dhe të na bëjë të ecim krejt lirshëm, si qenie sa reale aq edhe fantastike, për ta parë botën nga gjerësia dhe nga thellësia, nga largësia dhe nga afërsia.

Pa dyshim, në këtë vazhdë shumë heterogjene, ku gjërat ngjajnë aq shumë me njëra-tjetrën, ai nuk e ngushton rrethin e tyre, por aq më tepër u le vend të gjithave, ose i abstragon njëkohësisht, duke i bërë ato sa të qenësishme aq edhe të paqenësishme, sa konkrete aq edhe abstrakte, sa reale aq edhe imagjinare. Thënia e Borgesit Sa shumë gjëra njëlloj, është vetëm një ripohim faktik i M. Zeqos, të cilën na e ilustron me qindra herë në vargjet e tij. Përballë botës së ringjalljes apo të rikrijimit, autori së pari na e sjell fundbotën e cila konceptohet me çrregullime të shumta, me kriza morale të qenies njerëzore, me paradokse të dhimbshme shoqërore, me prirje kaotike etj. Kur e bën këtë bilanc shqetësues, patjetër të shkruajë Poemën hekzagonike ose Epistolae in tenebris, si një tipologji të veçantë zhanrore ose si totalitet poetik, duke e lartësuar zërin e brendshëm që merr forcë profetike, për ta bindur lexuesin se në këtë botë çdo gjë ribëhet, rikrijohet. Pra është njëkohësisht mohim dhe pohim i asaj që e përfytyron si botë njerëzore ose si realitet i përgjithshëm. Andaj edhe thotë:

E jam profet

I një bote që s’është.

Se profeti do të jetë

Po bota s’do të jetë

(Fq. 354)

Natyrisht, në këtë rrugëtim të gjerë kozmogonik nuk është vetëm poeti si bartës i saj, por njëherësh është dhe lexuesi. Duke u nisur nga kjo gjë, ai pyet:

Do të vijnë lexuesit

Si të vdekurit

Nga ringjallja?

(Fq. 27)

E gjithë kjo ka të bëjë me filozofinë profetike të autorit, për arsye se gjërat i sheh disi para kohe tek kanë lindur mu përpara syve tanë, por që nuk jemi në gjendje t’i kuptojmë e as t’i pranojmë si të tilla.

Koha mbërriti

Ne akoma jo!

Koha mbërriti

Ne s’jemi asgjëkundi

(Fq. 20)

Duke shpalosur këtë profeci të dhimbshme, me anë diskursit të tij ai sakaq na fut në një mbretëri perceptuese për të na e bërë me dije sesa paradoksale është ekzistenca jetësore, sa e vonuar është ajo për qeniet e mefshta të cilat ëndërrojnë ta prekin majën e tyre. Prandaj konstatimi i autorit përmbyllet në vargjet:

Jemi ata që s’jemi

Do jemi

Ata që s’qemë

(Fq. 68)

Kështu loja bëhet shumë e prerë dhe radikale, përmbys një botëkuptim të rremë, një mashtrim optik. Prandaj edhe kozmogonia poetike e M. Zeqos na e trazon qenien e fjetur për t’i parë sendet me kthjelltësi të plotë dhe jo me logjikë somnambulike. Si rezultat i kësaj mund të themi se poezia e tij është një lloj modusi i filozofisë ekzistenciale, është një sui generis modern. Në këtë aspekt lexuesi gjithsesi është produkt i vetë autorit. Pra M. Zeqo edhe me “Miscellanea 7” dalëngadalë e krijon lexuesin e vet. Në fund të fundit, pa këtë s’do të kishte kuptim të plotë as kozmogonia poetike e tij, e cila brenda vetes ngërthen një domethënie të jashtëzakonshme; ka të bëjë me njeriun, jetën, krijuesin, artin etj.

-----------------------------------

Profesor Sami Repishti një atdhetar i madh

Nga Kadri Mani

Bacë Sami Repishti në tribunë 6. 4. 1925

O tek len dielli-o e praron-o hana
O Sami Repisht-o ma nuk ban nana!

O burrë i matur-o trim-o i besës
O rretheqark kultivues i shpresës!

Është pleqnar-o dhe ndanë pleqni-e
O për të drejta-o edhe për barazi-e!

O shtetformues dhe opinionbërës
O po reagues edhe intrigazhbërës!

O njohës i madh-o i historisë-e
O fort kombëtar-o dhe i gjithësisë-e!

I biri i popullit-o dhe i konakut
Sa hije i ka-o vendi n’ballë t’oxhskut!

Po shkruen trakte-o shumëzon-o pamflete
O se ç’po i shpërndanë-o nëpër kontinente!

Popull shqiptar-o shkundu-o nga frika
O nuk ka rrezik-o nga Anglo-Amerika!

Ju kanë verbue-o me këndin e prizmës
O rreziku vjen-o veç prej komunizmës!

Ju kanë frikësue-o jua kanë mbledh penjtë
Pasuria private-o ashtë një pronë e shenjtë!

O ju kanë zhvesh keq bijtë e marrëzisë-e
O ju kanë ngushtue-o deri n’prag t’shtëisë-e!

O streha juaj-o s’mban shiun dhe as brymën
O regjimi-o i poshtër keq po jua zë-o frymën!

O ka përparue o bre Samiu doradorës
O po tok me zhvillimin e madh t’Shkodrës!

O mos rrini strukur-o se s’ka më pritje
O ngrituni n’këmbë-o në një kryengritje!

O fort i nderuemi-o koleg Ti Uk Lushi
O librin Batalioni i Atlantikut e ke si askushi!

O falemnderit per mesazhin qe më dergoni
O për guximin qytetar-integritetin intelektual që tgregoni!

O bashkëshortja e tij-o zonja Diana Cipi
O gjirokastritja foli vetë kur Samiu e lypi!

O Diana mësuese veterane edhe aktore
O s’ka më dallime veri-jug po tok dorëpërdore!

O kanë çun e gocë-o edhe nipa e mbesa
O vazhdimësi-o me frymëzime e shpresa!

O prag e plang-o ia ruajtët Shqipërisë-e
O po urime 100-vjetori-o po i Pavarasisë!

O burrë-o i zoti-o me një barrë mend-e
O një rrugë n’Shkodër-o mban emrin tënd-e!

O Sami Repishti e kundërshtoi diktaturën e kuqe
O po lule e atdheut je-o e pavyshkur-o burbuqe!

O viktimë e vetëdijshme e terrorit komunist
O luftëtar i paepur i terrorit enverist-stalinist!

O n’Shtëpinë e Bardhë për çështjes shqiptare
O po e paraqet-denoncon-o këtë Serbinë-o barbare!

O dekorue disa herë nga qeveritë shqiptare-amerikane
O për të padrejta e robëri të asaj e të kësaj ane!

O shumë-o mirënjohje merr edhe dekorata
O në atdhe për burgje e kontribute nga mërgata!

O Jeta jote është një thesar i çmueshëm i kombit
O po ne pa ty kurrë nuk do t’i kishim ikur kobikt!

O Baca u bë i famshëm me kapitale e morale
O ngase s’kish interesa vetanake porse ideale!

O Bacës i vje keq si kopshtarit kur i çojnë urithat
O Bacës i sëmbon zemra tek sheh se po nxihen plisat!

O andaj mbyllet në kabinet e shkruan si murgu
Ajme!-s’u kthye n’Shkodër si një drejtor burgu!

O t’i hapë kullat e ngujimit t’marrin frymë pak-e
O yllka-fatosa t’shkojnë n’çerdhe harabelë-trumcakë-e!

O gjyshi i tij Haxhi Jusuf Repishti-o i Lidhjes Prizrenit
O të shohë mrekullira-o bre nga kryemaja-o e Shkëlzenit!

O baba i tij Hafiz Iberahim Repishti specialist i Sheriatit
O po ta marrë vesh-o se e kaluam me sukses urën e Siratit!

O ish krah i forte i Komitetit për Çlirimin e Kosovës
O që nga Toplica përfshirë edhe liqenin e Mavrovës!

O Nana tij Hava Bushati rrjedh nga Bushatlijtë e Shkodres
O ka vuejtur shumë në kampet komuniste Berat-Tepelenës!

O Baca vjen nga një familje shkri për Shqiperi-Kosovë
O po familje kjo që ka derdhur gjak sikur ujë me kovë!

O po siç e patët-o vullnetin-sakrificën edhe bindjen
O po u trashëgofshi e i madhi Zot-o jua ruajt familjen!

O po krenarinë-o ta ruarun-o maja e plepit
O po sikur që na e ruajtët-o foshnjën e djepit!

--------------------

Figura të shquara të historisë kombëtatre në 100-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë

Trimi i pamposhtur Kapidan Marka Gjoni (1861-1925) përballoi çdo sulm të armiqve kundër Mirditës

Nga: Tomë Mrijaj

Dera e Gjomarkut në krahinën e Mirditës përbën një rast unikal në historinë e lavdishme në të gjitha trojet e Shqipërisë etnike, përsa i përket origjinës së lashtë të saj, e cila është e dokumentuar që nga koha e Pal Dukagjinit (babait të Lekë Dukagjinit), bashkëkohës i Skënderbeut e deri në ditët tona.

Gjithashtu është e rëndësishme të theksohet se Mirdita i përket përiudhës së gjatë të trashigimisë së Dinastisë Princore, e cila kishte zgjedhur Gjon Markun I, që në vitin 1500, d.m.th. 32 vjet pas vdekjes së Gjergj Kastriotit - Skënderbeut.

Kjo dinasti e Gjomarkajve e udhëhoqi për afro 500 vjet Mirditën, me dinjitet dhe me nderë, duke ruajtur besën, fenë, bujarinë e Autonominë e krahinës, ku nuk shkeli e nuk sundoi kurrë këmba e huaj.

Një ndër këto prijsa të mëdhej, që u dallua për urti e trimëri ishte edhe Marka Gjoni, djali i dytë i Gjon Mark Lleshit (lindur më 1861), nga një nënë fisnike, që ishte e bija e Gegë Përgegës, Bajraktar i Kryeziut.

Vëllai i madh Llesh Gjoni, që kishte trashëguar postin e Kapidanit të Mirditës e Turqia, duke parë në personin e tij një Kapidan të radhës së parë, një udhëheqës të shkëlqyer e trim; hartoi planet e veta për t’a eleminuar fizikisht një orë e më parë. E, me të vertetë Llesh Gjoni u vra nga besniku më i ngushtë i tij (roja personale), Preng Mar Kolë Tusha prej Mesulit të Spaçit, të cilin pastaj e pushkatoi fisi i tij (fisi i Vathajve për këte prerje në besë që i bëri Llesh Gjonit, shënimi im T.M.).

Në vitin 1883 Preng Bibë Doda, kapet pabesisht dhe internohet për herë të dytë në Kastamuni. Mirdita zaptohet dhe shtëpia e Gjomarkut në Orosh digjet. Me këte akt, Lidhja e Prizrenit (1878) konsiderohet e eliminuar.
Kjo gjendje e vë Deren e Gjomarkut në vështirësi të mëdha. Më i madhi nder vëllezërit e Llesh Gjonit ishte Marka Gjoni 22-vjeçar. Arsyeja ekonomike dhe rrethanat e tjera politike të kohës e detyrojnë atë të largohet nga Oroshi dhe të vendoset në Ndërfan.

Duhet vënë në dukje, se varfëria e tejskajshme tek shqiptarët malësorë ka qenë asokohe armiku me i madh i tyre.

Turqia, me qëllim për t’a përçarë dhe sunduar sa më shumë Mirditën, e pau të nevojshme dhe të domosdoshme të ripërtërijë edhe një herë tarafin (pushtetin) e vet.

Për këtë arsye kthei në Mirditë Dodë Gegën si bimbash me një batalion ushtarësh vendas. Kësisoj ai emëroi ish-bashllarë Ndoc Ndrecën nga Spaçi dhe Ndue Kolë Skanen nga Oroshi, ndërsa si kajmekam emëroi Preng Kolë Prengen nga vëllezëria e largët e Marka Gjonit. Ata qe e kanë njohur nga afër e kanë ruajtur në kujtesë si një burrë i moshuar, i qetë, i zgjuar, i urtë dhe shumë i mirënjohur, si bujar e mikpritës.

Megjithatë duhet theksuar fakti historik, se për arsye të moshës së thyer, ai nuk kishte mundësi të ushtrojë në vend influencën e Derës së Gjomarkut.

Kësaj radhe u gjend me të vërtetë në rrezik të shuhej Dera e Gjomarkut dhe Autonomia e Mirditës. E sa më shumë të zgjaste kjo gjendje, aq më e zymtë bëhej gjendja për të ardhmen.

Dodë Gega (Bimbashi), filloi të sundojë në Mirditë sipas urdhërave të Valiut të Shkodrës. Për Derë të Gjomarkut jo vetëm që s’pyeste fare, por s’donte të ia dëgjojë as zërin.

Ai pandehte se me Preng Bibë Dodën e internuar dhe me Marka Gjonin në moshë të re dhe në varfëri të madhe, paria e Mirditës i kishte kaluar atij tashmë si trashigim. E, duke parë se edhe tarafi i Derës së Gjomarkut ishte tronditur së tepërmi dhe demoralizuar, Bimbashi shtonte guximin edhe më shumë e s’kishte gjë që t’ia ndalonte vrullin.

Kështu filluan të kalojnë vitet më të vështira e pakurrfarë perspektive, për të ardhmen e Mirditës dhe Derën e Gjomarkut. E sa më shumë zgjaste kjo kohë, aq më shumë forcohej pozita dhe influenca turke në Mirditë. Por as Mirdita dhe as Dera e Gjomarkut nuk flinin dhe nuk ishin shuar ende.

I riu energjik Marka Gjoni, kishte filluar të burrërohej dhe bluante pandërprerje nëpër mend, se si do të mundte me e rimkëmbë Derën e tij dhe të bashkojë Mirditën.

Megjithëse në kushte tepër të vështira ekonomike, vendosi me hy në veprim “pa le të dalë ku të dalë”. Kështu hartoi planin e detajuar me zhdukë fizikisht Bimbashin Dodë Gegën. Në këtë mënyrë, duke e eliminuar atë, batalioni i Mirditës do të demoralizohej dhe influenca turke do të dobësohej dhe më vonë do të zhdukej. Kjo ishte rruga e vetme dhe tjetër alternativë nuk kishte. Dhe me të vertetë Bimbashi Dodë Gega u vra në Malin e Shenjtë, në verën e vitit 1892 nga Ndue Gjoni, vëllai i Marka Gjonit. Me këtë akt atdhetar, Marka Gjoni doli haptas kundër Perandorisë Otomane me qendër në Stamboll.

Ky lajm i mirëseardhur politik dhe shumë i rëndësishëm për Mirditën dhe të gjithë Shqipërinë Veriore e posaçërisht për Derën e Gjomarkut, u përhap me shpejtësi të madhe në të gjithë trojet etnike shqiptare. Tarafi i Derës së Gjomarkut, ndjeu një gëzim të papërshkrueshëm.

Në këtë mënyrë, asokohe doli në pah ndjenja e lirisë, u ringjall edhe një here fryma kombëtare, e bashkë me të edhe e gjithë Mirdita.

Por Markagjoni, nuk e kishte të lehtë të qetësojë gjendjen, mbasi bashkëpunëtorët e pushtuesve otomanë: yzëbashllarët Ndue Ndreca e Ndue Kolë Skana me batalionin e tyre iu kundërvun Derës së Gjomarkut dhe mbarë Mirditës.

Trimat fisnik liridashës mirditorë si Marka Gjonin me bashkëluftëtarët e tjerë qëndruan burrërisht në istikame dhe po të mos kishte qenë kjo vendosmëri e udhëheqësit sypatrembur Kapidan Mark Gjonit, me të cilën e përballuan atë gjendje shumë të rrezikëshme, Turqia në pak kohë do t’a kishte shkatrruar gjithë Mireditën, por duke parë fuqinë e tij më luftëtarë dhe bashkimin e popullit të Mirditës rreth tij, hoqi menjëherë Preng Kolë Prengën nga kajmekamlleku dhe njohu Marka Gjonin kajmekam të Mirditës.

Marka Gjoni, rindërtoi shtëpitë që kishin qenë sarajet e Lleshit të Zi në Grykë të Oroshit, të djegura prej turkut mbas Lidhjes së Prizrenit në vitin 1883 dhe u vendos aty perfundimisht. Emëri dhe zëri i Marka Gjonit u përhap në të gjithë Veriun e Shqipërisë, nga ku, miqtë e vjetër të Derës së Gjomarkut nuk vonuan t’a përgëzojnë, t’a mbështesin dhe të kërkojnë të takohen me te për bisedime.

Dhe Marka Gjoni nuk e ndërpreu më për asnjë moment veprimtarinë e vet kundër turkut. Madje gjithënjë vinte duke e shumfishuar aktivitetin patriotik në shërbim të Atdheut të vet.

Në këtë kohë ishte kthyer në Atdhe mbas një internimi të gjatë Dom Prend Doçi (emëruar me 25 Tetor 1888) në rangun e Abatit në Abacinë Nulius të Mirditës, që ishte një ndër më të pregatiturit e klerit katolik shqiptar, por me porosinë që të mos përzihej më në politikë aktive kundër turkut. Një porosi të tillë ia kishte dhënë edhe Vjena.

Abat Doçi, me mendjehollësinë e tij kishte kërkuar nga Selia Shejte, që Abacia e Oroshit të, varej nga Vatikani e të mos ishte më nën juridiksionin e Arqipeshkvisës së Shkodrës. Kjo kërkesë për indipendencë iu njoh Abacisë së Oroshit nga Vatikani.

Marka Gjoni, vendosi menjëherë kontaktet me Abatin e Mirditës Prend Doçi. Sëbashku gjithnjë ata shqyrtonin problemet e Mirditës. Por as Abati nuk e kishte të lehtë të rregullojë klerin e të bashkojë famullitë e Mirditës, sepse një shumicë e tyre vareshin administrativisht nga dioçezat e Lezhës dhe të Sapës së Zadrimës.

Kjo gjendje e brente gjithnjë përbrenda Abat Doçin, i cili, mendonte se si mund t’i tërhiqte ato famulli dhe t’i përfshinte të gjitha me Mirditën nën një juridiksion të vetëm kishtar. Dhe me urti, hollësi mendje e me kërkesa të justifikuara, me 30 qershor 1889, Roma ia hoqi dioçezës së Lezhës (famullitë e Gomsiqës e të Mnelës) dhe i bashkoi me Abacinë e Oroshit. Me 31 mars 1890 i bashkoi gjithashtu famullitë e Kaçinarit (Shën Gjergjin), Ungrejt, të Kashnjetit dhe të Kurthpulës. Dhe në vitin 1906 i bashkoi Mirditës edhe Grykën e Gjadrit.

Kështu Mirdita me Abat Doçin arriti deri në 13 famulli me 13 kisha, të cilat janë:

Abacija e Oroshit – Kisha e Shën Lleshit (San Alessandro), Kisha Fanit – Shën Marku,
Kisha e Kalivarës,
Kisha e Gziqit; Kisha a Shmes,
Kisha e Blinishtit -Shën Pali, Kisha e Kaçinarit Shën Gjergji, Kisha e Kashnjetit,
Kisha e Ungrejt,
Kisha e Kurthpulës, Kisha e Mnelës, Kisha e Gomsiqës, Kisha e Vigut.

Abat Doçi, me bashkimin e famullive të Mirditës synontë t’a bënte Mirditën jo vetëm një qendër katolike të rëndësishme fetare, por edhe t’a forconte ushtarakisht, sepse bashkimi rreth një prijësi të vetëm: Kapedanit Marka Gjonin, e bënte të aftë të përballonte çdo sulm të armiqve për pushtimin e saj. Pikërisht këtu qëndron edhe fuqia e mendjes së tij dhe lufta e ashpër, që i bënte Turqisë në mënyrë indirekte.

Marka Gjoni, në vazhden e angazhimit të tij total në veprimtarinë kundërturke, me kërkesën e disa katolikëve shkodranë i propozoi Mons. Doçit të bashkohet me te për hapjen e Kishës “Zoja e Këshillit të Mirë” (Zoja e Shkodrës) në Baçallek, e cila kishte mbetur e mbyllur që me rënien e Shkodrës në duar të turqvet në vitin 1479.

Mons. Doçi mbas një hezitimi të arsyeshëm mbasi ai ishte në sy të qeverisë turke, për veprimtari kombëtare qysh para Lidhjes së Prizrenit, e madje, ishte edhe internuar për këte arsye, por duke gjykuar rëndësinë e madhe thjeshtë fetare pranoi dhe me 26 Prill 1889, plot pas 410 vitesh ai tha Meshen e Parë.

Këtë vepër, Abati i Mirditës e paraqiti si një mision i mirëfilltë fetar, duke shpieguar me hollësi, se: “Kur dhe kudo të më kërkohet nga populli me celebrue ndonji Meshë Shejte, unë, si prelat fetar nuk mund të refuzoj.”

Vrasja papritur e dy miqve bashkëluftëtarë Zef Markut dhe Nikollë Mrijaj (1838-1907) nga Lugu i Drinit në Kosovë, vend i cili ishte në përkujdesin e Kapidanëve të Mirditës, në vitin 1907 Kapidan Mark Gjoni, merr inisiativën dhe udhëton për në Lugun e Drinit, për të ndaluar më tej vllavrasjen mes shqiptarëve të dy besimeve fetare. Ai ndër të tjera u shpreh, se: “Ky asht nji plan i dy anmiqve shekullor qi t’na fusin në vllavrasje. E çdo hap i joni i pamatun çon ujë në mullinin e arnmiqve.”

Dy personalitet e njohura të kohës në Lug të Drinit, kanë marrë pjesë në shumë luftra dhe përpjekje liridashëse kundër Portës së Lartë të Perandorisë Otomane. Ata për më tepër i janë përgjigjë gjithnjë thirrjeve lirdashëse për atdhe, që Kapidanët e Mirditës u bënin shqiptarëve për t’i dalë zot vendit nga kërcënimet grabitçare të të huajve dhe nënshtrimin që Porta e Lartë kërkonte ti bënte Mirditës heroike.

Sëbashku sërisht ata gjenden përkrah Kapidanit të Mirditës Preng Bibë Dodës, në datën historike të 10 qershorit 1878 në Lidhjen e Prizrenit. Vrasësi i dy bashkëatdhetarëve Zef Markut dhe Nikollë Mrijaj, ishte trathtari Adem Zajmi (asokohe xhandar i Perandorisë Osmane), i cili, më 18 gusht 1902 kishte vrarë pabesisht edhe babain e kombit Haxhi Zeka, patriotin e flaktë të Lidhjes së Prizrenit dhe Kryetar i Besëlidhjes “Besa Besë” (23-29 Janar 1899) të Pejës.

Në këte kohë, kajmekamlleku i Mirditës ishte vendosur në fshatin Mjedë, afër Vaut Dejës, një fshat ky i përbërë tërësisht nga një popullsi myslimane, por një fshat i fortë dhe në harmoni me katolikët, ku Marka Gjoni kishte shumë miq e dashamirë.

Valiu i Shkodrës, kishte marrë urdhër të prerë nga Stambolli, që të përdorë çdo mjet për të likuiduar Marka Gjonin. Për këtë arsye, ai shtyri izbashllarët mirditas të futnin derrin në xhaminë e Mjedës, me qellim që të prishte miqësinë e mjedasorëve me Marka Gjonin, duke e paraqitur këte të fundit si një anti mysliman.
Por mjedasorët e kuptuan se ajo vepër e fëlliqur nuk ishte e Marka Gjonit, por e yzbashllarëve mirditas, prandaj nuk çfaqën asnjë ankesë kundër Marka Gjonit. Duke parë Turqia, se me ato intriga kundër Marka Gjonit nuk mund të arrinte asnjë rezultat, hartoi një plan të ri...

Disa vite më vonë një rast i tillë sikurse në Mjedë ndodhi edhe në krahinat e Prizrenit, Gjakovës dhe Pejës në Kosovë. Si pasojë e vendosjes së mishit të derrit në xhaminë e Smolicës afër Gjakovës (natën e Bajramit të Madh, vendosur tinëzisht nga serbët), kishte shumë mundësi që të shpërthente konflikti ndërfetar. Sërisht klerikët katolik dhe musliman me shumë burra të urtë të dy palëve, duke e kuptuar veprimin armiqësor të kolonizatorëve serb, menjëherë skjaruan popullin e krahinave, që të mos bijnë pre e provokimeve dhe veprimeve të kurdisura të armiqve tanë shekullorë. Dhe një muaj më pas u vërtetuar se ky akt i shëmtuar ishte kryer nga serbët e fshatit Gorazhdec, rrethina e Pejës. (Dr. Mehmet Rukuqi, “Tahir Berisha”, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë 2008, f.77)

...Kështu pushtuesit turq dhe shërbetorët e tyre besnik, mendonin për t’a shtyrë Marka Gjonin në aksione të hapta kundër Turqisë. Në mënyrë të pabesë një ditë prej ditësh yzbashllarët, me 24 qershor 1896 vranë trathtisht vëllain e vogël Dedë Gjonin në moshën 25-vjeçare, në Qafë të Valmarit. Kjo trathti vinte nga fakti se ishin pikërisht këto dy yzbashllarët, të cilët po e përcillnin ata vetë për në Orosh.

Kjo vrasje ra si një rrufe mbi Marka Gjonin, i cili nuk e kishte parashikuar një trathti të tillë, por ai e mblodhi veten dhe filloi të ruhet. Në verën e vitit 1897, i thirrur urgjentisht prej Valiut të Shkodrës, gjoja për bisedime të rëndësishme politike u gënjye. Porsa shkoi në Shkodër, befasisht e trathtisht e arrestojnë dhe e nisin me njëherë në Shëngjin dhe prej aty, me një vapor për në Stambollë. Nga Stambolli e internuan në Mosul të Irakut në kufi me Persinë (Iran), ku ka qëndruar pesë vjet.

Mbas pesë vitesh, Marka Gjoni, i ndihmuar nga disa murgesha franceze, mundi të arratisej nga Mosuli dhe duke kaluar veshtirësi të panumurta mbërrijti në Kotorr, që në atë kohë ishte nën sundimin e Perandorisë Austro- Hungareze. Aty gjeti shumë miq shkodran, të cilët e pritën me përzemërsi dhe i siguruan jetesën për sa kohë do të qendronte në Kotorr.

Lajmi u përhap me shpejtësi dhe mbrrijti deri në Vjenë. Ministria e Jashtme Austriake dërgoi në Kotorr një nëpunës të saj, Z. Tef (Stefan) Curani nga Shkodra, që ishte mik i Marka Gjonit, për t’a ftuar në Vjenë për bisedime, por Markun e kishte këputur malli për familjen dhe Mirditën dhe të dy bashkë (me Tefen) u nisën me një vapor austriak për në Durrës.

Por me të njejtin vapor u kthyen përsëri në Kotorr, sepse në vapor e kishin njohur disa shtegtarë dhe nuk mund të kalonte as doganën pa u njohur, gjë kjo që përbënte një rrezik për jetën e tij. Vetëm pas gjashtë muajsh mundi të nisej nga Kotorri me një motorbarkë shqiptare dhe të zbresë në Breg të Matës, nga ku kaloi Lezhën dhe hyri në Mirditë. Porsa u përhap lajmi i kthimit të tij në Mirditë, grykat e malëve ushtuan nga krizmat e pushkëve, që zbrazeshin në shenjë nderimi dhe gëzimi si në një ditë feste të madhe.

Mbas pak ditësh, Marka Gjoni, i përcjellur nga një shumicë e madhe mirditasish mbërriti në Orosh, ku ishin mbledhur shumë miq të ardhur edhe prej krahinave të ndryshme tek shtëpitë e Kapidanit për t’a takuar, përshëndetur dhë përgëzuar.

Tarafi i Gjomarkut u ringjallë, u entuziazmua dhe u organizua për të filluar menjëherë aksionet kundërturke.
Në shkurt të vitit 1903 Kapidani i Mirditës, ngriti në këmbë Mirditën, të cilës iu bashkua edhe Puka. Kryengritësit bllokuan rrugën Shkodër-Prizren, këputën telat e telefonit në rrethin e Lezhës dhe kërcënuan qytetin.

Në Shën Pal mblodhi popullin dhe prijësit nga ku i dërgoi një Memorandum Valiut të Shkodrës dhe gjithë Konsujve të Fuqive të mëdha në Shkodër, duke kërkuar edhe kthimin e Preng Bibë Dodës.

Memorandumi mbyllet me këto fjalë: “Sulltani nuk do të njihet kurrë si prijsi ynë. Flamuri i hënës nuk do të valvitet më në Malet tona. Ne duam të jemi të lirë, duam që kombësia e jonë të njihet si kombësitë e popujve të tjerë. Flamuri ynë mbas sodit do të jetë vetëm ai i Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, i cili ka filluar të fluturojë në erën e Lirisë”. (Këtë telegram e kishte përpiluar vetë dora e mendja e Abat Doçit.
Në bazë të këtij Memorandumi, del në shesh fare qartë se Flamuri i Shqipërisë ka qenë ngritur në Mirditë dhe pikërisht në katundin Vinjollë nga Ndue Gjoni, vëllai i Marka Gjonit, më 25 prill 1902 (ditën e Shën Markut), por që u publikua vetëm me anë të këtij Memorandumi.

Ishte Marka Gjoni, ai që gjithashtu e detyroi Stambollin të lirojë Preng Bibë Dodën, sepse në verën e vitit 1910 (kur duel Konstitucioni i Ri, me përfaqsues xhon-turqit e rinj), u përpoqën me çdo mjet që të pengonin lirimin e tij, por Kapidan Marka Gjoni ngriti në këmbë tërë Mirditën dhe u bë gati për luftë.

Në këto rrethana, Stambolli e liroi Preng Bibë Dodën. Ai kur mbërrijti në Shëngjin iu bë një pritje entuziaste jo vetem nga paria e popullit të Mirditës, por edhe nga banorët të Këthellës, Malësisë së Lezhës dhe Zadrimës. Një pritje e tillë iu bë gjithashtu edhe në Shkodër, me një darkë madhështore e me fjalime të zjarrta nga Mons. Doçi, Hilë Mosi e Luigj Gurakuqi.

Në verën e vitit 1912, Mit’hat Frashëri, duke u kthyer mbas një udhëtimi nga Kosova, hyri në Mirditë dhe shkoi në Orosh tek Kulla e Kapidanit të Mirditës Marka Gjonit, ku biseduan dhe ranë dakord me ngritë Flamurin.

Për këtë qëllim u vendos, që Mit’hat Frashëri me përhapë idenë e Lirisë dhe ngritjes së Flamurit në Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut, kurse Marka Gjoni në veri të Shqipërisë. Kështu Marku u lidh me Elez Isufin e Dibrës dhe me 15 maj lidhën itifakun (besën) dhe proklamuan bashkimin e të gjitha forcave në luftë kundër turkut, për shpalljen e lirisë së Shqipërisë.

Por kjo iniciativë e Mit’hat Frashërit dhe Marka Gjonit, nuk arriti suksesin e dëshiruar, sepse Ismail Bej Qemali bashkë me Luigj Gurakuqin të nisur nga Vjena mbrrijten në Shqipëri bashkë me një program të caktuar, dhe në këtë mënyrë u pezullua çdo lëvizje tjetër.

Me 10 Gusht 1912, u mblodh në Shkup Paria Shqiptare, Në këtë Kuvend u paraqitën shumë propozime. Por ai që u pëlqye mbi të gjitha, ishte Memorandumi i Marka Gjonit i përmbledhur në Tetë Paragrafe, i pregatitur nga kleri katolik në Kallmet dhe që u pranue pa asnjë ndryshim. Por mjerisht ky Kuvend nuk dha rezultat, sepse aty u shfaqën tendenca pro turke e për babën mbret.

Në përfundim të këtyre shenimeve, për aktivitetin e dendur të Marka Gjonit, që zhvilloi që nga momenti kur trashëgoi në një moshë fare të re 22-vjeçare trashëgiminë e Parisë së Derës së GJOMARKAJVE, e deri në fund të jetës, plot për 42 vite me radhe, nuk e pushoi për asnjë moment luftën për MIRDITËN, për një Mirditë të bashkuar, të fortë dhe të aftë, për të përballuar edhe ushtritë turke.

Kështu në vazhdën e kësaj beteje të pandërprerë, nuk mund të mos përmendim edhe faktin, se kur në vitin 1920 Ahmet Zogu filloi të sundoi shumica konservatore paraqitej si Parti Popullore, por opozita e quante “klikë”. Kjo klikë përbëhej me njerëz të Jugut dhe kishte në krye Eshref Frashërin si politikanin më të aftë.

Ky i fundit u lidh me Zogun si “njeriu me dorë të fortë”, për të mbajtur nën sundim Shqipërinë e Veriut. Mirëpo Krerët e Shqipërisë së Veriut e nuhatën shpejt se Zogu synon të sundojë si diktator, ç’ka më vonë edhe u vërtetua. Porsa u bë Ministër i Brëndshem, filloi fushatën kundër Mirditës për t’i marrë tre bajrakët e Këthellës me qëllim që t’a nënshtronte përfundimisht dhe t’a shpartallonte Mirëditën edhe politikisht, pasi këtë ai e konsideronte si qëndra më e fortë e nacionalizmit shqiptar.

Marka Gjoni me krerë të Mirditës shkoi në Tiranë te Ministri i Brëndshëm për t’u ankuar për gjendjen e rëndë që kishte pllakosë Mirëditen, e cila ndodhej në zi buke, por Mehdi Frashëri e priti me arrogancë: “Mirëdita duhet t’i nënshtrohet diktaturës së Zogut” i deklaroi ai. Por Marka Gjoni, pas 500 vjet historie të Mirëditës së panënshtruar, nuk mund të pranonte të përulej e t’i nënshtrohej një diktatori, ashtu siç nuk pranoi t’i nënshtrohej jo shume vite më vonë as diktaturës komuniste pa luftë e pa gjak.

Kryengritja që u zhvillua me 1922, kundër Ahmet Zogut, nën udhëheqjen e Bajram Currit dhe Elez Isufit provoi plotësisht se për të nenshtruar Shqipërine e Veriut ofensiva ushtarake duhej filluar në Mirëditë, për të mos i lënë këta tre krerë – Marka Gjonin, Bajram Currin dhe Elez Isufin sepse në këte raste, ata mund të formonin një fuqi të madhe dhe të fortë që nuk mund të mposhtej me ekspedita të kufizuara. (Ndue Gjon Marku, “Mirdita Dera e Gjomarkut, Kanuni”, New York, 2002). Pra gjithmonë, sa ishte gjallë, Marka Gjoni konsiderohej si një pengesë e pakapërcyeshme për të gjithë ata që synonin sundimin e Mirëditës.

Me vdekjen e Marka Gjonit në Fan më 1925, Gjon Marka Gjonit, djalit të tij të vetëm i kaloi paria e Derës së Gjomarkut, i cili, edhe pse në një moshë relativisht të re 37-vjeçare, por i burrëruar, u tregua në lartësinë e misionit të vet.

Kësisoj krerë e popull u bashkuan rreth tij si rrallë ndonjë herë.

----------------------------

Thirrje për falje gjaqesh

Nga: Fazli Maloku

?Thirrje për falje gjaqesh, plagesa e ngatërresa në mes shqiptarëve!

Të dashur e shumë të respektuarë nëna e baballarë, vëllezër e motra, bij e bija, familje me shpirt e zemër të shkrumuara, duke u nisur nga fakti se në trevat shqiptare, ku më shumë e ku më pak, kemi familje të gjaksuara, familje të mbyllura në burgun shtëpiak nga frika për hakmarrje, por edhe për ta respektuar familjen e dëmtuar, si dhe me qenë se jemi në prag të kremtimit të Njëqindvjetorit të krijimit të Shqipërisë, festa më sublime e popullit shqiptar, me këtë rast secili shqiptar, do të duhej të përpiqej ta hidhte një guralec në kalanë e shtetit shqiptar, duke shtrirë dorën e pajtimit familjeve që u kanë bërë këto të këçija, ju lutëm, të gjeni forcën dhe të shtrini dorën e pajtimit, në mënyrë që Njëqindvjetori i krijimit të Shqipërisë,  të na gjej më të bashkuar se kurrë më parë.

Në këtë drejtim do të duhej të jepnin ndihmesën e tyre të gjithë intelektualët shqiptarë të atyre trevava ku ka këso rastesh, të gjitha organet e pushtetit lokal e atij qëndror, të gjithë përfaqësuesit e klerit, të gjithë pleçnarët shpirtëbardhë, të gjitha mediat e shkruara dhe ato elektronike, por megjithate pesha kryesore dhe nderi do të bie në kryefamiljarët, gjegjësisht përfaqësuesit e familjeve të dëmtuara.

Këtë thirje e bën një vëlla i juaj, i cili për fat të keq, vëllavrasjen e përjetoi qysh në moshën shtatë vjeçare, (viti 1955, duke ju vrarë xhaxhai në pragun e shtëpisë), pastaj edhe dy vrasje të tjera e dy djemëve të rinj, moshë 27 dhe 35 vjeçare (në vitet 2003 dhe 2005), duke lënë nuse veja e fëmijë jetimë. Fatbardhësisht familja e jonë duke qenë e ndihmuar nga shokë e miq arriti që të shtrij dorën e pajtimit, dhe nuk u rreshtu në familjet gjakësore-hakmarrëse, për çka edhe sot ndjehemi krenarë.

Lum ai që do ta bëj i pari! Qoftë i nderuar, ai dhe familja brez pas brezi!

Me shumë respekt!

Fazli Maloku,

Prishtinë, datë, 5 shtator 2012

----------------------

Isa Boletini pa varr, eshtrat e tij në një thes në xhaminë e Mitrovicës

Nga: Entela Resuli

Jemi në 100 vjetorin e krijimit të shtetit shqiptar dhe ai që erdhi nga Kosova me qindra luftëtarë trima për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, sot i ka eshtrat në një thes të vjetër, në një nga xhamitë e qytetit të Mitrovicës, në Kosovë. Këtë skandal, e pohon nipi i tij direkt që jeton në Tiranë, i cili mban të njëjtin emër me heroin tonë kombëtar. "Shekulli” bëri një vizitë në shtëpinë e Boletinëve. Në kontaktin e parë, sa hapëm derën e apartamentit në një nga pallatet në zonën e Bllokut, ndjejmë erën e Pavarësisë. Ky është viti i tyre.

Teksa bisedojmë me Isën 82-vjeçar, dhe gjendemi të ulur në kolltukun e sallonit, prapa nesh “na shoqërojnë” kryelartë Isa dhe Ismali Qemali, ditën e ngritjes së flamurit, 100 vjet më parë. Duket sikur po na vëzhgojnë ndërsa u hedhim herë pas here vështrimin  fotografive të tyre në mur. Nuk ka se si të mungojnë në shtëpinë e nipit të Isa Boletinit, fotot e 28 nëntorit të vitit 1912. Kanë një ngjashmëri të habitshme, sytë, balli, vetullat...

Isa ynë, mban veshur pantallona xhins e atlete të bardha. E rrallë kjo mënyrë të veshuri për një moshë kaq të thyer. Sa herë që ulet me miq dhe të afërm, nuk mundet kurrsesi, të mos bisedoj edhe për 100 vjetorin e shtetit shqiptar. Pa dyshim mes kontribuesëve më të shquar,  është edhe gjyshi i tij. Ndërsa rreshton gjithë meritat e Isës, është gati të ulëras, kur kujton që eshtrat e tij, prej shumë vitesh nuk kanë gëzuar as respektin më minimal për një luftëtar të shquar të shqiparisë, nuk kanë një varr, ku të prehen.

“Gjyshi im ishte njeri që  donte Shqipërinë natyrale, atë të parëve tanë, luftoi dhe dha gjithçka për të, pasurinë, gjakun e tij, të fëmijëve dhe nipërve”. Kështu e nis fjalën pinjolli i familjes Boletini. Flet gjithë pasion për të parët. Aq sa mban shtrënguar fort pas vetes, librat që janë shkuar për të. “Is Boletini, është i vetmi Rilindas dhe atdhetar, për të cilin janë shkruar 16 libra”-shprehet ai me krenari.

Shumë herë e ka vizituar vendlindjen e gjyshit dhe të të atit, fshatin Boletin afër qytetit të Mitrovicës. Ajo kullë, ka qenë një bazë e madhe e patriotizmit edhe në kohën e luftës për çlirimin e Kosovës nga serbët në vitet 1998-1999. “Kullën e vjetër të fisit tonë, e kam ringritur pikërisht mbi ato themele që ka pasur. Tre herë është djegur kulla e Boletinëve, nga serbët dhe turqit. Shumë djem të rinj e patriotë kanë dalë nga ky fis, por ai që u shqua mbi ta, ishte Isa Boletini”. Emri i tij lidhet fort me kryengritjet e mëdha shqiptare kundër pushtimit turk, në vitet 1908-1912, pa harruar që ka rrëmbyer pushkën që me Lidhjen e Prizrenit. Por mbi të gjitha Isa, do të njihet si personi që vendosi të kontribuojë për Shqipërinë e pavarur. Besnik ndaj Ismail Qemalit, vetëm një ditë pas shpalljes së pavarësisë, Isa Boletini futet triumfator në qytetin e Vlorës, bashkë me 105 djem të armatosur kosovarë. Më shumë se forca e tyre, vlente gjesti dhe mbi të gjitha fjala e përhapur, se Ismail Qemalin e ruante Isa Boletini dhe luftëtarët e tij. Kaq mjaftoi që edhe ata shqiptarë gjakprishur që ishin kundër pavarësisë, të mos guxonin të sulmonin plakun e Vlorës, të paktën fizikisht pasi në bisedat e shumta me Ismail Qemalin, Isai kishte dhënë besën se jeta e tij dhe e luftëtarëve që drejtonte, do ishin për Shqipërinë e lirë. Dhe në fakt, nuk e shkeli kurrë atë besë të dhënë. Ai nuk dorëzohej, nuk përulej para askujt, prandaj që në moshën 54-vjeçare, fitoi të drejtë të quhej “bac”, një titull që nuk meritohej lehtë në ato kohë. Ja biseda interesante që bëmë me Isën e dytë...

Z. Isa, jemi në 100-vjetorin e pavarësisë. Ju do të shkoni në Vlorë në 28 Nëntor?

Jam shumë i lumtur që po jetoj në këtë vit dhe po shijoj, kontributin e gjyshit tim. Do të shkoj patjetër. Është një ngjarje e madhe historike për kombin shqiptar, por në veçanti për ne si familje që e përjetojmë më tepër. Nuk premtoj që do të shkoj me kalë si gjyshi, por Vlorën do ta prek atë ditë patjetër.

Si e njihni ju gjyshin tuaj Isa Boletinin?

Do mjaftohem, duke ju treguar vetëm një rast për të. Ai krijoi gardën e parë shqiptare në vend. Për shkak të besnikërisë dhe asaj që përfaqësonte, pasi ishte i vetmi kosovar me reputacion pranë qeverisë së Vlorës, ai shkon me delegacionin shqiptar në Londër. Mësohet se Ismail Qemali, para se te hipte në vapor i ishte drejtuar mikut kosovar: Isa, a e di që po shkojmë në Europë, nuk do ishte mirë që të vishje rroba të tjera? Sipas dëshmitarëve, Isai i kthehet: Ismail beg, kur njerzit e Evropit vijn’ ka ne, nuk i ndrojn petkat e tyne, as na tonat s’kemi pse! Ismail Qemali ngeli pa fjalë.

Me sa dimë, Isa Boletini nuk ka një varr apo jo ?

Ai ka një varr imagjinar, por ende nuk ka një varr konkret.

Eshtrat e tij ku janë?

Eshtrat janë në xhamin e Mitrovicës ende. Gjenden në një thes dhe i ruan hoxha i xhamisë së Mitrovicës. Ai ka bërë shumë për Isën dhe për familjen tonë. Ne si familje, nuk dimë çfarë emri ti vendosim këtij skandali. Të kesh një emër kaq të nderuar e ta neglizhosh deri në atë pikë sa të mos i gjesh një varrë. Për ne ky është një super skandal, po ç’të bëjmë!

Ju vetë nuk keni kërkuar që Isa Boletini të ketë një varr?

Eshtrat e tij nuk janë më në kompetencën tonë. Ai është hero kombëtar dhe varet nga shteti, ne nuk kemi asnjë lloj aksesi. Një nga këmbëngulësit e mëdhenj që eshtrat e gjyshit të mbërrinin nga Mali i Zi në Kosove, ka qenë Ibrahim Rugova, ish-presidenti që ishte zotuar që eshtrat të  preheshin në fshatin Boletin. Por në momentin që u sollën nga Podgorica me tren, policia serbe nën regjimin e Milloshevicit, kishte marre urdhër t’i ndalonte. Për çudi, nuk u gjetën pas kontrolleve të ushtruara. U fshehën në një xhami dhe qëndruan aty të paprekura, pasi ekzistonte frika se edhe nëse rivarroseshin në Boletin, pjesa e mbetur e familjes, do kalonte raprezalje. Ndërsa sot, as nuk e kuptojmë dhe as nuk e kemi një shpjegim se përse eshtrat e gjyshit, gjenden në një thes. Na kanë thënë që janë duke u bërë disa analiza ADN-je në Amerikë dhe janë duke pritur ato, pa sa mund të zgjasin këto analiza...?!

Çfarë dini ju për vrasjen e Is Boletinit?

Ai ka rënë ndryshe nga gjithë të tjerët. Nisi lufta e parë Botërore dhe Boletini gjendej ndërmjet Shkodrës e Malit të Zi. Me 23 janar 1916, në një ditë të ftohtë Isa Boletini me nëntë shoqërues, ndodhej në Podgoricë. Mendohet të ketë pasur një tradhëti të brendshme dhe gisht mund të ketë konsulli francez i asaj kohe. Serbët dhe malazezët nuk ia falnin Isait atë që kishte bërë për Shqipërinë, ndaj në tërheqje e sipër, pasi nuk përballonin forcat auustro-hungareze, vendosen të vrisnin pas një kurthi, atë dhe shoqëruesit e tij. Ai ngarkoi një nga nipërit, Tafilin dhe një tjetër shoqërues që të shkonin në prefekturën e Podgoricës për të merrë pasaportat e tyre. Pikërisht në këtë kohë lajmerojnë Isain, se malazezët do i vrisnin nipin. Isai u nis urgjentisht bashkë me të tjerë, por shpejt e pa veten të rrethuar nga dhjetëra xhandarë. Thirrja e tyre ishte e qartë: Dorëzohu Isa Boletini, bashkë me shoqëruesit. Isai në fillim u lutet dy prej truprojave të tij të largohen, pasi ishin mjaft të rinj. Fjala e bacës nuk kthehej, megjithëse djemtë kërkuan të luftonin e të vriteshin nëse ishte nevoja, pranë tij. Mban armët e tyre të supit dhe u thotë se me të hapur zjarr të largohen, por kurrsesi të dorëzohen. Krisi pushka dhe ashtu siç dinte të shkrehte armë Isai me djem e nipër, ishte e qartë se ata që kishin ngritur kurthin nuk do dilnin pa humbje. Vritet me dy djemtë pas disa minutash shkëmbim zjarri, të vdekur mbesin edhe dy nipërit në moshë fare të re dhe tre truproja. Por gjaku i Isait do kushtonte shumë. Isa Boletini dhe luftëtaret e tij lanë të vdekur 12 xhandarë malazezë dhe dhjetra të tjerë të plagosur.

Adem Boletini

Isa Boletini kishte nëntë djem dhe tri vajza. Një prej djemve të tij ishte edhe Adem Boletini, babai i Isait që rrëfen për “Shekulli”, historinë e familjes dhe jetës së tij. “Babai është vrarë më tre nëntor 1944 dhe asokohe, ishte me gradën kolonel. Kërkonte të luftonte, por nuk iu bashkangjit komunistëve, pasi ishte shprehur se,” duhet të largoheshin më parë ata dy serbët (Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha), që qëndrojnë në Shqipëri, dhe drejtojnë fatet e kombit shqiptar”. Gjithsesi Adem Boletini ra në një pritë, të organizuar për atentatin e komandantit të xhandarmërisë së Shkodrës Ndrec Kola. Po atë ditë, komunistët në një trakt të lëshuar i kërkonin ndjesë familjes Boletini, pasi sipas tyre, nuk ishte synimi të vritej Ademi, por komandant Kola. “Në atë kohë isha i vogël dhe e mbaj mend pak, por Ademi kishte dhënë ndihmë të çmuar në përgatitjen e oficerëve të rinj”, shprehet Isai.

Intervistë me Isa Boletinin 16 vjeçar. Krenaria për emrin e trashëguar dhe pikat ku do që ti ngjaj Boletinit të parë

Tre Isë në një derë

Ai përmend emrin e gjyshit të tij, por njëkohësisht, ka edhe një Isa të vogël, nipin. Ai është djali i Adrian Boletinit. “Është normale që të trashëgohet brez pas brezi, emri i atij patrioti të shquar si Isa Boletini, ndaj e kam për krenari që djali im i vogël të mbaj këtë emër”, tregon Adriani.

Ai është 16 vjeç dhe ka një emër të madh. Edhe vetë është i ndërgjegjshëm për emrin që mban dhe ndihet krenar për këtë. Djali që kemi biseduar është i treti që ka këtë emër në brezat e këtij trungu familjar. Me theksin e moshës, premton që do ta nderojë këtë emër të trashëguar dhe dëshiron, t'i ngjajë sa më shumë Isës së parë. Është patriot dhe çdo kujt që e pyet për emrin ka shumë më tepër çfarë t'i tregojë. Po ta shohësh, ka hijen e Boletinëve... Të atij Isa Boletini, që u bë krahu i djathtë dhe një nga mbrojtësit e mëdhenj të Ismail Qemalit. Ndaj, sot kemi rastin të flasim me Isën 16-vjeçar.

Kur e kuptove rëndësinë e emrit Isa Boletini?

Në fakt, këtë pjesë e kam me të treguar, dhe tani më duket sikur e mbaj mend edhe vet. Pa filluar të flas akoma mirë, e dija që i përkisja një emri të madh, sa kur më pyesnin, si e ke emrin? Boletini i babit thosha, dhe jo Isi. Kishim një pjatë të zbukuruar që varej në mur, aty ishte portreti i Isa Boletinit me një vështirim të egër. Duke e parë atë, imitoja edhe unë vështrimin e atij. Po shikoja dhe filmat, përshembull, filmi "Nëntori i 2". Gjyshi më thoshte, ja emrin e këtij mban.

Po kur ju pyesnin si e keni emrin, dhe më pas kur përgjigjeshit, reagimi i njerëzve, si ishte?

Sa u thosha Is Boletini, në fillim habiteshin, rrinin të shtangur dhe më pas kërkonin të futeshin në detaje për emrin tim dhe më pyesnin, si është lidhja? Kur u thosha e kam katragjysh, shumpak besonin. Ishin shumë kuriozë, çdokush e ka ditë që ne jetojmë në Kosovë.

Po kur ju bëhet apeli në klasë dhe zysha nuk të njeh, është e re, si është reagimi kur ju thërret në emër?

Ka qenë një moment i bukur, ditën e parë të shkollës këtë vit. Zysha e historisë, sapo kishte ardhur në klasë dhe nuk më kujtohet saktësisht se për çfarë pyeti. Më pas, ajo tha kush foli dhe shoku im tha: Is Boletini. Ajo kujtoi se po tallej se ishte zysh historie, dhe filloi duke i bërtitur atij, me kë tallesh ti ë. Kur bëri apelin dhe thirri emrin tim, për një moment ngeli e habitur

Të mbajnë me hatër për emrin?

Jo edhe aq shumë, nuk e kam ndjerë këtë.

Në lëndën e Historisë ke hasur edhe emrin e Isa Boletinit, si ndihesh kur lexon emrin tënd në libra?

Ndihem shumë krenar kur lexoj emrin e Is Boletinit dhe gjithmonë me zor pres të them diçka më tepër për atë temë, kur bëhet fjalë për të.

Të kërkon zysha të thuash ndonjë gjë më tepër, ndoshta nga ato që nuk janë shkruar në libra?

Po, shumë zysha më pyesin dhe kur kemi kohë të lirë, unë u tregoj shumë për Isa Boletinin. Kanë që të gjithë kuriozitet, si zysha, si shokët dhe shoqet.

Po nga ana fizike i ngjani, ju i keni parë fotot e tij?

Po, i kam parë. Ai ka qenë një burrë me pëllëmbë shumë të madhe dhe rreth 1 e 98 cm i gjatë. Por, në fakt, babi dhe gjyshi janë më të shkurtër janë rreth 1 e 70, kjo pasi atë kohë martoheshin fise të fortësh e fisnikësh me fise fisnikësh dhe gruaja e Is Boletinit ka qenë e shkurtër. Në fakt, unë do të jem më i gjatë, pasi që në këtë moshë jam 1 e 72 cm dhe shpresoj që do ta kap në gjatësi.

Për shkak të emrit që mban, ty të vjen pas historia, por e ndjen si përgjegjësi që dhe ti vetë të ndërtosh një histori tënden?

Në fakt po, kjo është e vërtetë edhe unë jam shumë nacionalist dhe sa herë shoh në histori se si ka qenë Shqipëria etnike, nevrikosem dhe përbrenda ndjej si një ndjenjë rebelizmi, sikur dua t'i shpall luftë.

Je kurioz të lexosh libra mbi të?

Po, për Isa Boletinin po, jam pak më shumë kurioz se sa për librat e tjerë. Isa Boletini ka 16 libra që janë shkruar për të. Libra të shkruar nga autor të mëdhenjtë dhe i kemi të 16 librat në bibliotekën e shtëpisë.

Po gjyshin e pyet, kalon shumë kohë me të?

Po, e pyes sigurisht. Shpesh herë ulemi bashkë dhe flasim për Isa Boletinin, ndonjëherë ulemi në ballkon dhe ai më shpjegon shumë gjëra për Isën, për familjen tonë. Gjyshi është shumë i pasionuar pas Isa Boletinit. Një moment t'ia përmendësh emrin e Is Boletinit, ai fillon edhe shpjegon gjithë historinë, një orë, dy orë.

Skandali i Kryeministrit me familjen Boletini

“Në datën 15 të këtij muaji, kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, ka pritur në një takim pinjollë të familjeve të patriotëve të shquar nga Kosova, të Hasan Prishtinës, Isa Boletinit dhe Haxhi Zekës, të cilët ndodhen në Tiranë në kuadër të bashkëpunimit për një sërë aktivitetesh kulturore që do të realizohen me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë”. Ky lajm zyrtar, ka shokuar familjen e Isa Boletinit. Ata pohojnë se nuk ka qenë asnjë përfaqësues e familjes së tyre në atë takim. Dhe sipas Adi Boletinit, stafi i kryeministrit ka marrë në takim dy ushtarë garde dhe i ka zëvendësuar me familjarët e vërtetë të Isa Boletinit.

-----------------------

Falja dhe pajtimi

Kumtesë, nga Don Lush Gjergji

FALJA DHE PAJTIMI – PARAKUSHT JETE, PAQEJE DHE QYTETËRIMI

Njeriu dhe njerëzimi s’mund të jetojnë pa falje dhe pa dashuri. Falja, pajtimi dhe dashuria nuk është thjesht vepër njerëzore, çështje e arsyes, vullnetit apo përcaktimit tonë, sepse mendoj se pjesa dërmuese e njerëzimit e kupton se e keqja nuk mundet me të keqe, por vetvetiu është tejet e vështirë, mos të them e pamundshme, pasiqë i tejkalon fuqitë tona njerëzore. Shi për këtë pa besim dhe pa ndihmën e Zotit dhe të rrethit, përkrahjen, pjesëmarrjen tonë vëllazërore nuk mundet e keqja e urretjtes, mënisë, gjak apo hakmarrjes.

Këtë e ka vërtetuar edhe përvoja jonë sidomos gjatë vitit 1990, ku kemi gjetur dhe përjetuar se motivet fetare dhe kombëtare dukshëm lehtësonin pajtimin, faljen, tejkalimin e çdo lloji vështirësie, si shtylla të fuqishme veprimi.

Pa këto elemente ne bëjmë “vrasje, hakmarrje apo edhe gjakmarrje” psikologjike, shpirtërore, nëpërmjet indiferentizmit, egoizmit, egocentrizmit, karierizmit, materialimit, konsumizmit, hedonizmit, moskujdesit për të varfër dhe të mjerë si dhe shumë dukurive tjera shëmtuese, sidomos dukurisë së shtimje, shpifjes, përgojimit, paragjykimeve, përkrahjes dhe solidaritetit për të keqe, që fatkeqësisht janë gjithnjë në rritje dhe në zhvillim të hovshëm ndër ne.

NJERIU ËSHTË NJERI AQ SA KA DASHURI, sa di dhe do të ketë mirëkuptim, dhembje, mëshirë për të tjerët, të falë dhe të kërkojë falje, pra, sa jeton me dashuri dhe për dashuri.

Kjo ndërlidhet ngushtë edhe me aspektin fetar, botëkuptimor, kombëtar, gjithënjerëzor. “Nëse ndokush thotë: “E dua Hyjin” e këndej e urren vëllanë e vet që e sheh, Hyjin që nuk e sheh, s’mund ta dojë” (1 Gjn 4, 20).

Urrejtja është djallëzore, vdekjepruese, vrastare, vetëvrasje, vëllavrasje, ndërsa dashuria dhe falja janë hyjnore dhe frytdhënëse. Shën Gjoni urrejtjen e krahason edhe me verbëri, terr: “Kush e urren vëllanë e vet, gjendet në errësirë dhe ecën në errësirë. Nuk di kah shkon sepse terri ia ka verbuar sytë” (1 Gjn 2, 11).

Jezusi thotë:“Por ju them juve që më dëgjoni: Doni armiqtë tuaj, bënu mire atyre që ju urrejnë, bekoni ata që ju mallkojnë, lutuni për ata që dijekeqas ju mundojnë… Si dëshironi t’ju bëjnë juve njerëzit, ashtu bëjuni edhe ju atyre… Bëhuni edhe ju të mëshirshëm sikurse /edhe/ Ati juaj është i mëshirshëm. Mos gjykoni dhe nuk do të gjykoheni. Mos dënoni dhe nuk do të dënoheni! Falni dhe do të gjeni falje!” (Lk 6, 27-28. 31. 36-37).

Pse njeriu i sotshëm, sidomos ne Shqiptarët, falim pak, vështirë, gati edhe keq, pjesërisht, vetëm në disa rrethana të rrezikimit, të luftave, si ndodhi gjatë vitit 1990?

Më duket se edukimi i rrebtë dhe formal, që mbështetet kryesisht në urdhëra, ndalime, krijon më tepër ndjenjën e frustrimit, hurxhit dhe të paaftësisë, mbylljes, e cila shpesh shpërthen në agresivitet, sulm, urrejtje dhe në shkatërrimi, sepse familja dhe shoqëria jonë më tepër mbështet në ligje, rregullore, tradita, se në marrëdhënie ndërnjerëzore, ndërfamiljare, në përvojën e mirësisë dhe dashurisë së ndërsjellët. Ne duhet t’i zbulojmë dhe t’i përkrahim anët pozitive te vetja dhe te tjerët, sepse nëse rritet e mirja, vetvetiu pakësohet e keqja.

Gabimi i dytë është garimi i egër për punë, fitim, sukses me çdo kusht, ku njeriu nuk është më askush dhe asgjë nëse nuk punon, nuk fiton, nuk ka sukses në krahasim me të tjerët, pra, subjekti-njeriu objetivizohet apo bëhet gjësend. Në këtë “garë” të pamëshirshme dikush lodhet, ndalet, çalon, s’ka fuqi dhe mbetet i frustruar, ndihet keq, nuk e ka më mbështetjen e të tjerëve, dhe si i tillë potencialisht është “kandidat” për urrejtje ndaj vetvetes dhe ndaj të tjerëve. Bota, të tjerët janë fajorë për fatin e keq, për mossukses, për dështime, prandaj janë psikologjikisht dhe shpirtërisht të cunguar, të anësuar, të dëmtuar dhe si të tillë në hall me vetveten dhe me të tjerët.

Gabimi i tretë është feja vetëm si njohuri, rregullore, ligj, në anën thjesht formale, pa përvojë dhe jetësim me Zotin-Dashuri dhe me vëllaun njeri. Nga përvoja e fesë së Zotit-Dashuri i cili në vazhdimësi është edhe falje, mëshirë, pajtim, ndërrim, përmirësim, mësohemi dhe aftësohemi edhe ne deri diku t’i përngjajmë atij, jemi të lumtur në falje ndaj të tjerëve.

Ne Shqiptarët sot jetojmë ose nën ndikimin e individualizmit të tepruar,  bajraktarizmit, vetëm si të them unë, ose të kolektivizmit anonim, mentalitetit turmor dhe grumbullor, si thonë dhe veprojnë të tjerët, pa pasur mundësi të jemi vetvetja, pa ndonjë orjentim dhe përcaktim jetësor. Ndikimi i të tjerëve, i rrethit të ngushtë apo të gjerë, ende është shumë i madh, mos të them edhe vendimtar, kryesisht negativ, duke cunguar identitetin dhe personalitetin, orjentimet, bindjet, përcaktimet, veprimet dhe jetën personale dhe familjare. Shqiptari rregulloren kryesore të jetës e ka këtë parim: Si të tjerët! Kur të tjerët falin, si ndodhi gjatë vitit 1990, atëherë edhe unë ose edhe ne…, ndërsa sot, është ndryshe.

Falja tek ne ende fatkeqësisht trajtohet si dobësi, ndërsa hakmarrja dhe gjakmarrja si trimëri, si traditë e shenjtë shqiptare, si virtyt i pamohueshëm nga rrethi familjar dhe shoqëror traditor, sipas parimit të pakuptimët: gjaku nuk falet as nuk tretet kurrë!

Në tekstet shkollore, në literaturë, në krijimtari të ndryshme, si poezia, proza, piktura, skulptura, muzika, filmi, vlera dhe virtytiti i faljes, paqes, dashurisë, strategjia paqësore dhe jodhunore gandiane, tereziane, rugoviane, bashkimi në dallime është shumë pak i pranishme.

Ja përshkrimi i Anton Çettës i vështirësive për pajtimin e gjaqeve: “Ishin dy shkaqe kryesore të pengimit të pajtimit. I pari ishte bindja kokëforte për ruajtjen e traditës sipas Kanunit. Disa njerëz në mënyrë fanatike shkonin sipas kësaj tradite. Arsyja tjetër ishte justifikimi i familjeve të cilat e zbatonin hakmarrjen, sepse kështu dëshironin të paraqiteshin besnike ndaj traditës...” (Giancarlo-Valentino Salvoldi – Lush Gjergji, Kosovo nonviolenza per la riconciliazione, EMI, Bologna, 1999, fq. 52. Më gjerësisht lexo: Po aty, vep. e cit. fq. 37-77).

Ja edhe shpjegimi sintetik dhe profetik i Prof. Anton Çettës për pajtimin e gjaqeve: “Ne fill e kemi përjashtuar mundësinë e dëmshpërblimit apo të pagesës së gjakut: Pajtimi i gjithmbarshëm i popullit shqiptar duhet të jetë një vepër fisnike, vetëm një gjest i përvuajtërisë dhe shpirtmadhërisë së popullit tonë...

Të tjerët po na vrasin vazhdimisht, a duhet atëherë edhe ne të vritemi  me njëri-tjetrin?... Jo, duhet të jemi si kurrë më parë afër dhe së bashku me njëri-tjetrin, sepse na presin sprova dhe rreziqe të ndryshme edhe më të mëdhaja...” (Giancarlo-Valentino Salvoldi – Lush Gjergji, Kosovo un popolo che perdona, EMI, Bologna, 1997, fq. 48: Më gjerësisht lexo: Po aty, vep. e cit. fq. 31-105(.

Derisa mos ta ndërrojmë botëkuptimin ndaj jetës, vetvetes, familjes, shoqërisë, s’mund ta ndërrojmë as veprimin, jetën tone edhe lidhur me falje dhe pajtim, pra, për luftim dhe dëbim të gjak ose hakmarrjes.

Trimëria më e lartë është ta mundim të keqen së pari në vete, e pastaj edhe te të tjerët, sepse JEMI TË LIRË VETËM NËSE JEMI TË MIRË!

Prandaj para çdo verpimi pika e parë është kuptimi i gjendjes, si nga aspekti historik, ashtu edhe nga vështrimi aktual. Pika e dytë është ndarja e përvojave tona nëpërmjet bisedimeve, dialogut dhe komunikimit ndërnjerëzor dhe ndërvëllazëror, që të jemi së bashku si në të mira, ashtu edhe në të vështira. Gjendja konflikuale kërkon së pari harmonizimin e njeriut me vetveten, me atë që është dhe dëshiron të jetë, dhe vetëm pastaj mund të shkojmë kah hapi i dytë – marrëdhëniet ndërnjerëzore, që të vijmë edhe deri te ndjenja e përkatësisë së përbashkët apo gjithëshqiptare, te shoqëria.

Sot hak-marrja apo gjak-marrja duhet të ndërrohet edhe në terminologji, sepse thënë kështu duket se njeriu ka të drejtë, bile edhe detyrë, ta marrë hakun apo edhe gjakun!

ÇDO HAK APO GJAK-MARRJE  SOT ËSHTË SË PARI VETËVRASJE, PASTAJ VËLLAVRASJE DHE SË FUNDI EDHE VRASJA E TJETRIT.

Pa vetëdije të tillë s’mund ta luftojmë këtë dukuri shëmtuesi, kancerin e shoqërisë shiptare në ditët tona.

Duhet gjithnjë ta kultivojmë KULTURËN E JETËS: nderimin, pranimin, përkrahjen dhe mbrojtjen e jetës në çdo faze, sipas parimit të njohur shqiptar: “S’ka shtëpi pa pleq dhe pa fëmijë”, dhe: “Mjerë ajo shtëpi që s’ka  pleq dhe fëmijë!”. Pse atëherë mos ta duam dhe mbrojmë jetën nga çdo rreziku apo kërcnimi, edhe nga gjakmarrja?

Kush jeton për hakmarrje, nuk jeton fare, sepse jeton vetëm për të bërë keq, kjo s’është e denjë për askend, jeton për së gjalli në varr. Urrejtja është DIKTATORI më i keq që vetvetiu nuk vdes kurrë dhe  robëron të gjithë. Mu për këtë falja është parakusht jete, paqeje dhe qytetërimi, si përvoja më e rëndësishme dhe vendimtare në jetë, e cila mundëson të dalim prej vetvetes dhe të përqendrohemi në të tjerët për të jetuar të vëllazëruar dhe të bashkuar.

S’ka njeri të përsosur që s’ka nevojë për falje, si prej Zotit ashtu edhe prej të afërmit, por edhe për të falur. Nga kjo përvojë lindë paqja e vërtetë e cila mbështet në drejtësi, të vërtetën dhe mbi të gjitha në dashuri. Kjo e begaton kulturën e jetës me QYTETËRIMIN E DASHURISË.

Dhe së fundi disa parime të shëndosha, do të thoja edhe të shenjta, për pajtimin e gjaqeve:

-           Pajtimin e gjaqeve nuk e kërkonim kurrë në emër të vrastarit dhe kriminelit, por në emër të të pafajshëmve, mbi të gjitha në emër të Zotit dhe të Popullit shqiptar, të fëmijëve dhe të rinisë, për të tashmen dhe për ardhmërinë tonë.

-           E keqja kurrë nuk e mund të keqen, por vetëm e mirja, falja dhe pajtimi nuk lejojnë që “zinxhiri” i traditës t’na ngulfatë dhe t’na fundosë paskajshmërisht në vëllavrasje dhe vetëvrasje.

-           Falja e gjakut është trimëri kulmore, kërkesë, nevojë dhe domosdoshmëri e kohës sonë, sepse pa flakjen e kësaj dukurie, kancerit shpirtëror shqiptar, nuk ka liri dhe demokraci të mirëfillët.

-           Me falje dhe pajtim ne më së miri i nderojmë viktimat, sepse gjaku i tyre na mundëson krijimin e ndjenjës së përbashkët me mbarë popullin tonë, si një familje e madhe, si në gëzime, ashtu edhe në pikëllime, para sfidave dhe rreziqeve që doemos na priteshin.

-           Ata që falin janë “heronjët e ditëve tona”, paralajmërusesit se jeta është më e fortë se vdekja, falja më e qendrueshme se urrejtja, dashuria dhe vëllazëria rruga e vetme e shpëtimit.

“Sofra e Pajtimit” kishte krijuar parakushtet për ngjarjet madhore të vitit 1999 dhe më vonë, si në aspektin kombëtar, ashtu edhe nërkombëtar, për krijimin e strategjisë paqësore dhe jodhunore, për luftën e lavdishme të UÇK-së, për ndërhyrjen e NATO-s, në përforcimin e vlerave dhe virtyteve pa të cilat s’do të ishim ata që jemi dhe aty ku jemi sot, në Kosovën e lirë dhe demokratike.

Fatkeqësisht edhe pas kaq viteve ende nuk kemi asnjë studim të mirëfillët ndërsciplinor rreth faljeve të gjaqeve gjatë vitit 1990 nga aspekti juridik, traditor, etiko-moral dhe fetar. Me pajtimet e gjaqeve është tejkaluar tradita, drejtësia, mungesa e lirisë dhe shtetësisë, është zbatuar vëllazëria, falja dhe dashuria e cila na ka afruar dhe bashkuar para rreziqeve të luftës dhe asgjësimit. Kjo përvojë duhet gjithnjë të kujtohet, studjohet, paraqitet nëpërmjet mjeteve pamoro-dëgjimore, shtypit, krijimtarisë, si vlerë dhe virtyt që duhet kultivuar gjithnjë e më shumë, si parakusht jete, paqeje, demokracie, si zhvillim i gjithanshëm i njeriut, familjes dhe shoqërisë sonë.

Ja edhe disa aforizma lidhur me falje dhe pajtim:

Falja është zbukurimi i të fortit” ( M. Gandhi).

“Me falje shijojmë fytyrën e Krishtit” (Padre Pio).

“Kush dashuron edhe falë” (F. Rochefoucauld).

“Të gabosh është njerëzore, të falësh është hyjnore” (A. Pope).

“Trimi falë, qyqari hakmerret” (Fjalë popullore).

“Duaje të vërtetën dhe fale gabimin” (Voltaire).

“Falja është hakmarrja e të urtëve” (Ch. Wernichke).

“Sa të varfër janë ata që s’kanë duresë”  (W. Shakespeare).

Dr. Don Lush GJERGJI

Prishtinë –Deçan, 1 maj 2012

-----------------------

Afërdita e Dytë

Të lumtë moj Kosovë

Të lumtë moj Kosovë je Nënë më e mira

Rrite djem skiftera edhe vasha gjeraqina

Rrite petrita që deshtën liri

E përzunë armikun deri në kufi

Lufton UÇK-ja me pushkë e me top

Na njoftoj Rugova gjithku nëpër botë

Luftoi UÇK-ja e ndëgjoi krejt bota

Na mësoi Rugova të jemi patriota

O gjithëmonë Rugova syahpur qëndrove

Kërkoi nga NATO Kosovën ta mbronte

Arrijti Rugova deri në Ammerikë

Na ndihmoi Klintoni se e kemi mik.

Na ndihmoi Evropa dhe Kofi Anani

E sulmoi Serbinë Klarku, oh, sa mirë ia bani.

Wiliam Wokeri dëshmitar në vend

E lajmëroi Klintonin: Serbia u çemned.

Oh djemt e Kosovës si shqipe u mblodhën

Morën armët n’duar dhe në luftë u hodhën.

UÇK-ja trime luftoi ditë e natë

O kuçedrën serbe nuk e la rahat.

Bacë Adem Jashari luftoi me trimëri

Agresorin serb deshti me përbi

Ramush Haradinaj hej prej nga po vish?

Ushtrinë e Sheshelit e përcolla për Nish!

Po bërtet Drenica ulurinë Gjakova

Tmerrohet Serbia digjet flakë Kosova

Komandant Çeliku luftoi si lua

Ushtrinë e Sheshelit nuk e duroi ma

Po bërtet Reçaku e po bërtet Deçani

Po digjet Kosova tmerrohet Ballkani

Daur Haradinaj hej prej nga po vjen

Ushtrinë e Arkanit e çova deri n’Kralevë.

Po vijnë retë e zeza me shqiponja plot

Daut Haradinaj luftoi bashkë me shokë.

O këso djem çapkëna ka Kosova plot

Na rrnofshin përjetë Zoti i bekoftë.

Të lumtë moj Kosovë djem   trima që ke

Janë si zogjët e shqipës te ti kanë fole:

Me adresë të gabuar paska ardhë Serbia

Këtu qenka Kosova jetojnë shqiptaria

Luftoi UÇK-ja i mbrojti  trojet tona

Niset shkon Serbia, Kosova është e jona

Të lumtë Hashim Thaçi me flamur në dorë

I tregon Serbisë mezhdat se ku janë:

Na rrnoftë UÇK-ja e na rrnoftë liria

O na rrnoftë Rugova na rrnoftë pavarësia

Na rrnoftë flamuri n’Kosovë që valon

O na rrnoftë ushtria vendin që e mbronë

Ta kalitim lirinë me çelik e hekur

Të na rrnojë UÇK-ja e Rugova me shekuj

Ta kalitim lirinë ta forcojmë sigurt

Le t’valojnë shqiponjat gjithëmonë me flamur.

Sa bukur n’Kosovë jehojnë këngë shqiptare

Këndojnë si kanarina gocat kosovare

Po dëgjohet kënga sikur vala e Drinit

Do ta mbrojmë Kosovën rretherreth kufinit...

Rrnofshin çlirimtarët UÇK që i kemi

UÇK në luftë krej Kosova jemi

Rrnofshin çlirimtarët që për Kosovë luftuan

O na rrnoftë liria që me gjak e fituam...!

Falënderoj stafin e Ceragjemit-Prishtinë

Shefi Shefkiu po na mirëpret

Për çdo ditë na përshëndetë

Me vullnet na ban tretman

Që nga sëmundja t’na shëron.

Kur Fatimja ligjëron

Nuk priton të na sqaron

Se Ceragjemi na ndihmon

Dhembjet tona na i largon

Ikë Fatimja në ligjëratë

Te projekktroi me grurë “JADE”,

Me sukses ia arrinë

Gurin n’veshkë që ta shkrinë...

Sikur Shqipja rrallë ka femër,

Na i hapë arteriet n’zemër

Eh moj Shqipe të lumtë dora

Na e ban zemrën t’punon si ora

Gjithnjë Shqipja ka kujdes

Na mbulon me mbulesë

Asnjëherë nuk na harron

Projektorin të na kontrollon.

Vjen Sabilja tue buzëqeshë

Na e hjek dhembjen pa e marrë vesh

Na shëron pak nga pak

Na uron kurrë mos m’u plakë...

Dhe Agimja si vetë deti

Na shëron nga diabeti

Na shëron sytë nga errësira

Na bën t’shohim gjëra t’mira

Edhe Valzen do ta mbaj mend

Na i vendosi unazat n’vend

Na shkrin gurin nga veshka-idhca

Na shpëtoi nga dializa.

Na tash pak jemi vjetrue

Dhe trupi na është shkatërrue

Vjen Nedimja si melhem

Na shëron me Ceragjem.

Moj Nedime moj engjëllushë

Punëtore si bleta n’fushë

Me Ceragjem çdo ditë punon

Dhembjet n’lugth na i likuidon

Jemi bërë si kalama

Po ankohemi pajada

Më dhemb n’krah, m’dhemb në gju

Thërras Fatimen me më ndihmu.

Kur e shohim hyn përdere

Fatmetja si infermjere

Me projektorin me nëntë sfera

Na i largon dhembjet nga hera

Instrmentet kot nuk rrinë

Na këshillojnë si duhet rrimë

Gjatë tretmanit kur ta bajmë

Projektorin mirë ta ndërrojmë.

Ju lumtë motra instruktore

Jeni ndihmëse shembullere

Tue na urue çdo ditë shëndet

Na përtritë na zgjatët jetë...

T’rinjë e t’vjetër n’këtë derë trokasim

Ceragjem të gjithë bërtasim

Ceragjemi po na shëron

Tërë jetën po na ndryshon...

Tërë stafin falenderoj...

Gjithë të mirat ju uroj

Ju uroj të kenë shëndet

Të jetojnë dhe 100 vjet...

Përshëndetje Ceragjemit

Ceragjem, o Ceragjem

Në Kosovë mirë se na vjen

Erdhei vera dhembja shkoi

N’ceragjem përfundoi!

Ceragjem, o Ceragjem,

Gjithku dhembjen po ma gjen,

Erdhi vera dhembja shkriu,

Ceragjemi e përbiu.

Ceragjem, o Ceragjem,

Veç puno për hatër tem,

Erdhi vera dhembja treti,

Ceragjemi i mori me veti.

Ceragjem, o Ceragjem,

Me u pakë nuk po na lënë,

Erdhi vera dhembja iku,

Ceragjemi e grabiti.

Ceragjem, o Ceragjem,

Lumturi t’gjithve na bjen,

Ceragjemi me tretman,

Na shëron të fortë na banë.

Ceragjemi n’dorë t’Shefkisë,

Na i sjell vitet e rinisë.

Ceragjem mjek i vërtetë,

Na përtrinë na e kuron shëndet!

Këtu ka edhe fëmijë

Që ju kujtohet “Afërdita”!

Zoti i ruajt ju dhashtë rritë

Redaktori m’ripagëzoi-Afërdita e Dytë!

Për botuesin-Kadri Mani

/etnike@gmail.com/

-----------------------

Shëndetësi

Një dietë e re,

bazuar në praktikat e njeriut në Epokën e Gurit

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se obeziteti në shkallë globale është dyfishuar që nga viti 1980. Për të luftuar këtë problem, shumë njerëz kanë zgjedhur një dietë që thonë se bazohet në gastronominë e njeriut parahistorik. Korrespondentja Kaja Baum njofton nga Uashingtoni:
 
Me zgjerimin e klasës së mesme në botë, po rritet konsumi i ushqimeve të përpunuara, konservave, produkteve ushqimore me përqindje të lartë sheqeri – pra një dietë e mbushur me kalori por e varfër në vlera ushqyese.
Një nga mënyrat për të luftuar këtë problem, e praktikuar kohët e fundit në Shtetet e Bashkuara është dieta Paleo, e cila bazohet tek ushqimet natyrore. Praktikuesit e kësaj diete bazohen në idenë se njeriu është i përshtatur gjenetikisht për të ngrënë mish, produkte deti, zarzavate, fruta, arra, farë dhe zhardhokë të ndryshëm.
Çfarë mungon në këtë dietë? Dieta Paleo nuk përfshin drithëra dhe mban në minimum sheqerin, nishestenë dhe eliminon bulmetin.
Robb Wolf, ish-studiues dhe autor i librit Zgjidhja Paleo – Dieta Origjinale e Njeriut, shpjegon:

“Njeriu evoloi si qenie që grumbullonte zahiré dhe gjuante kafshë për mish. Kjo ndodhi gjatë miliona vjetësh. Vetëm gjatë mijëvjeçarëve të fundit kemi filluar tranzicionin në një shoqëri agrare që bazohet në produktet e prodhuara nga bujqësia”.

Njeriu në Epokën e Gurit, mbi 10 mijë vjet më parë, merrej me gjueti dhe mblidhte fruta e zarzavate të egra. Autori Wolf thotë se duke ndjekur këtë dietë, njeriu do të jetë më i shëndetshëm se po të konsumojë drithëra.
42-vjeçari Sean Beliveau e përqafoi këtë dietë, pasi kishte dështuar me dietat e tjera. Dieta Paleo dha rezultat për të:

“Pasi e fillova këtë dietë rashë afro 23 kile në pesë muajt e parë. Kam tani një stil jetese që është mjaft i lehtë të zbatohet”.

Beliveau thotë se ka vërejtur një rënie të ndjeshme të tensionit dhe kolesterinës dhe është në gjendje të përgjithshme shumë më të mirë shëndetësore.
Autori Wolf thotë se dieta Paleo sjell lehtësimin e shumë problemeve shëndetësore, përfshirë diabetin e tipit 2 dhe shqetësime zemre. Duke eliminuar drithërat, thotë ai, mund të lehtësohen probleme si reumatizma, megjithëse nuk ka studime shkencore që e mbështesin këtë pretendim.
Rob Wolf fajëson përfshirjen e drithërave në dietën e njeriut, si shkaktare për shumë sëmundje. Ai thotë se shumë drithëra janë toksike dhe të rënda për sistemin e tretjes:

“Drithërat irritojnë sistemin e imunitetit, pasi janë elementi i riprodhimit të bimës. Nëse nuk do të kishin një lloj kimikati që pengon tretjen, atëherë farat do të zhbëheshin në sistemin e tretjes dhe bima nuk do të arrinte të riprodhohej”.

Por Deborah Jeffrey, e certifikuar si dietologe dhe specialiste ushqimi, thotë se është e vërtetë që gruri, mistri dhe disa drithëra të tjerë krijojnë disa acarime, por jo tek të gjithë njerëzit:

“Nuk shoh prova që tregojnë se shumica e popullatës ka probleme. Shqetësimet lindin kur njerëzit konsumojnë më shumë se duhet drithëra dhe grurë të përpunuar dhe si rezultat nxjerrin përfundime përgjithësuese që këto produkte duhen eliminuar plotësisht”.

Por ata që praktikojnë dietën Paleo mund të kenë mungesa karbohidratesh, vitaminash dhe fibre. Këtë shqetësim ngre dietologia Pat Compton:

“Ajo që kemi theksuar gjithmonë për çdo dietë janë balanca, shumëllojshmëria dhe sasia e moderuar. Dieta Paleo nuk t’i ofron këto”.

Dietologia thotë se njeriu i Epokës së Gurit nuk konsumnte drithëra, pasi nuk ia dinte vlerën.
Specialistë të tjerë thonë se dieta Paleo mund të shërbejë si bazë e një diete të shëndetshme, por shtojnë se shumë njerëz nuk e ndjekin një dietë për një kohë të gjatë, pasi është e vështirë të jetosh me kufizime.  
Por Robb Wolf thotë se nuk është e vështirë të gjesh produkte që zëvendësojnë drithërat. Ai sjell si shembull patatet e ëmbla, si dhe zhardhokë të tjerë.

“Të krahasojmë një dietë me 2000 kalori që bazohet në drithëra, bimë bishtajore dhe bulmet, me dietën Paleo me 2000 kalori. Personi do të konsumojë po aq vitamina, minerale dhe anti-oksidantë”.

Dieta Paleo ka njohur një rritje në popullaritet në vitet e fundit, veçanërisht në radhët e sportistëve. Por përkrahësit e dietës thonë se ajo mund t’i shërbejë kujtdo që synon të zgjedhë një mënyrë më të shëndetshme jetese.

(Marrë nga “Zëri i Anerikës”)

---------------------------------

Letersi e huaj:

Pozi nga Hollanda.

Nga Anton Papleka

HOMERI NË ITAKË

Cees Nooteboom, 1933

Dita është e kthjellët, qifti përgjon prenë.

Është hapur

Një kuti e madhe heshtjeje.

Mbi maskën e ndritshme të detit,

Ai sheh nga lart ishullin tjetër.

Tërë dita është e porcelantë,

Një vazo e brishtë përqark nesh.

Kjo ngjau dje.

Sot heroi niset për në luftë.

Nesër do të kthehet.

Jo, këtu nuk ka ndryshuar gjësend.

I padukshëm, nën ulli fle i verbri

Dhe në sy fsheh sekretin e poetit.

Muzë, rrëfe!

---------------

DAVIDI

Rutger Kopland

Nuk ishte fjala për t’i bërë shtatoret;

Duhej “t’i çliroje nga mermeri”,2

Si të kishin qenë aty jetë e mot.

(Qershor i qetë, një vend në një ishull

të bardhë

E të pabanuar, një det i kaltër në të gjelbër.)

Dhe vërtet ai gjeti një gur madhështor;

Nën lëkurën e vet, gjeti një makinë

të përsosur

Prej truri, muskujsh, zemre.

Pa kurrfarë mundimi, pa kurrfarë vrapi

Nga koha e dikurshme deri tek ardhmëria,

Vetëm një qëndrim, një forcë krenare

Prej miliarda kristalesh,

Kopje e përkryer e rinisë.

—————

1. Davidi : skulptura e Mikelanxhelos

2. Citat i Mikelanxhelos

-----------------

SENDET

T. Van Deel

Meqë nuk i përkasin më askujt, vallë,

çfarë janë

Sendet e braktisura, tryeza, violina?

Ato presin atë që dëshiron të rrijë me to,

Po kush dëshiron të rrijë me diçka që e

çiku vdekja?

Mos i harroni sendet që mbijetojnë,

Të braktisurat, jo ato,

Por ne pareshtur braktisim veteveten.

----------------------

- JU UROJMË LEXIM TË KËNDËSHËM DASHAMIRËSVE TANË, NË TË KATËR ANËT E BOTËS DHE GËZUAR KËTË VIT TË 100 VJETORIT TË SHPALLJES SË MËVETËSISË SË SHTETIT TONË SHQIPTAR NGA PERANDORIA OSMANE-

-Nga Redaksia e Revistës ShqipëriEtnike-