E marte, 23.04.2024, 11:18 AM (GMT+1)

Editorial

Rozmarie Kohn: Vetëm popujt arkaik i pëballojnë golgotat e tilla

E merkure, 16.04.2008, 10:46 AM


VETEM POPUJT ARKAIK I PERBALLOJNË GOLGOTAT E TILLA

Nga Selim Hasanaj - Zemra Shqiptare

Rozmarie Kohn
Ishin këto fjalet e para që degjova gjatë bisedes sime me Peshkopin e fylkes Hedmark ( krahinë në Norvegji) z. Rozmarie Kohn. Pas lajmit senzacional që nji femen do të nominohet Peshkop i Hedmarkut, Rozmarie Kohn mbrenda nate u ba personi ma atraktiv neper faqet e gazetave norvegjeze. Vetem pak ditë pas nominimit të saj PESHKOP , qeveria norvegjeze gjegjësishtë ministria e saj e drejtësisë u kerrcnue se do ti këthej mbrapa në Kosovë 2500 shqiptarë që në këtë shtet ishin azilkerkues. Motivi per këte ishte se sipas kësaj ministrie në Kosovë nuk paska dhunë dhe terror të pushtetit të Serbisë mbi shqiptaret.
Të paret që u tmeruen nga ky vendim ishin kishat norvegjeze dhe menjiherë lëshuen kumtimin se hapin dyert e kishave per ti strehue shqiptaret azilkerkues, tani të kerrcnuem nga shteti norvegjez.
Edhe PESHKOPI  Rozmarie Kohn ishte nder të paret që u radhitë në mbrojtjen e azilkerkuesve shqiptarë me crast vetem në qytetin Hamar ku ka selinë peshkopata  gjeten strehin mbrenda nji dite 25 veta.

SELIM HASANAJ:-  Si ndodhi që ju të jeni femna e parë PESHKOP në histori të kishes norvegjeze? A asht ky rezultat i sistemit të shtetit demokratik që e bani burrin dhe gruen të barabartë në cdo sferë të jetës, pra edhe në funksione kishtare apo asht rezultat i juaji personal?

ROZMARIE KOHN:- Mendojë se keni të drejtë, dhe kjo në lidhje me sistemin e shtetit asht me vend, pra pyetje e qellueme sepse edhe mue ma merr mendja se pikrisht sistemi i shtetit që fillojë të funksionojë posaqërishtë pas vitit 1960 e këtej bani që burri dhe grueja të jenë plotësishtë të barabartë. Andaj kur dihet fakti se qysh me 1961 në Norvegji u zgjodhë PRIFTI i parë femen ka qenë vetem qashtje kohe se kurë do të paraqitet edhe PESHKOPI i parë femen. Fati , por edhe angazhimi im banë që unë të jamë femna e parë PESHKOP në këtë shtet. Besojë se në të ardhmen do të ketë edhe femna tjera bile jo vetem në Norvegji por edhe në shtetet tjera. Po e ceku se në Norvegji kisha asht pronë e shtetit dhe pasi shteti ka qeveri demokratike ku Mbreti dhe qeveria janë organe supreme të tij asht normale që edhe kisha ta ketë nji udhëheqje demokratike. Në qeveri barazimi i grues me burrin u manifestue ma heret, sot në Norvegji kemi Kryeminister femen, kemi disa ministra femna etj, dhe që të deshmohet demokracia e plotë ishte e nevojshme edhe femna PESHKOP , unë pata fatin të jem e para. Por per mue kjo nuk ishte befasi sepse unë me profesion jamë PRIFT ndersa titulli PESHKOP  në hierarkinë tonë do të thotë udhëheqes-shef dhe ky asht funksioni që unë tani kryej.

SELIM HASANAJ: - Vetem pak kohë pas nominimit tuaj , ministresha e drejtësisë z. Grethe Faremo mori vendim per ti largue 2500 shqiptarë të Kosovës si azilkerkues nga Norvegjia. Azilantet shqiptar i kapi paniku dhe kerkuen ndihëm. Të paret që u afruen ndihmen janë kishat norvegjeze, pse?

ROZMARIE KOHN:- Po neve jemi institucion human që i kemi dyert e hapuna per njerzit që ikun nga anmiku apo sulmuesi, per ata që u kanoset liria dhe jeta.  Pra pasi shqiptaret azilkerkues duhet të këtheheshin në Kosovë, dhe atje dhuna dhe terrori shtetnor serb po banë kerrdi, neve u distancuem nga nji vendim i tillë i qeverisë sonë  dhe shqiptarve ju thamë; dyert e kishave tona dhe zemrat tona per të ju ndihmue prore janë të hapuna. Nji punë të tillë humane nuk po e bajmë vetem neve, këtu jemi të ndihmuem edhe nga shumë shoqata dhe organizata joqeveritare norvegjeze si dhe nga individ të caktuem. Megjithate mendojë se kjo ashtë ndihem e perkohshme dhe neve nuk kemi veshtirsi ta shtrijmë këtë ndihëm. Veshtersi kanë të strehuemit sepse ata tash duhet të jetojnë prore të mbyllun dhe kjo e banë jeten e tyne burg në Norvegji. Andaj mendojmë se qeveria duhet ta rishqyrtojë vendimin e vetë jo të drejtë .

SELIM HASANAJ: - Unë personalisht , por edhe të gjithë shqiptaret u befasuem per të mirë nga ky gjest human i kishes dhe popullit human norvegjez ndaj neve. Prej nga tanë kjo simpati dhe ky respekt?

ROZMARIE KOHN: -Populli( masat e thjeshta) në Norvegji e kanë njohur Jugosllavinë e me ketë edhe jugosllavet që neve i identifikojmë permes serbve të cilet gjatë Luftes Dytë Botnore mueren pjesë në formacionet tona clirimtare kunder pushtimit nazist. Mirpo koha e bani të veten dhe fatmirsishtë e verteta sot doli në shesh, ngadal po bindemi se pasi nuk paska popull JUGOSLLAV  nuk qenka dasht të ketë as JUGOSLLAVI. Neve po bindemi se Jugosllavia paska qenë nji konglomerat hibrid i sllavëve të jugut ku serbet me tertip pranuen këtë shtet pasi ishin populli ma i madhë atje, dhe edhe të perkrahun nga miqet e tyne si Rusia etjer , serbet  shpresuen se do i arrijnë qellimet e veta ekspansioniste duke i pushtue dhe shkel deri në zhdukje popuj tjerë  ma të vegjel, grupe dhe minoritete. Dhe meqense neve norvegjezet jemi popull i vogël mendojë se edhe per këtë juve shqiptaret poashtu popull i vogël filluet ta fitoni simpatin dhe ndjenjen tonë humane të perkrahjes. Por kjo banë të kerkohet edhe nga anë tjera. Mue më kujtohet dita kur Nana Tereze fitojë cmimin Nobel per Paqe dhe simpatia dhe adhurimi që populli norvegjez tregon per te. Dhe tani kur të gjithë norvegjezet shumëherë të informuem edhe nga ju vetë azilantet po e dinë se Nana Tereze asht shqiptare , vetvetiu vjen edhe perkrahja e popullit norvegjez per juve.

SELIM HASANAJ: - Më falni shkelqësi, por prap po këthehem tek qashtje e azilkerkuesve që ministria i kerrcnon me dëbim nga shteti, ju kishat dhe populli jo vetem se u ofruet strehim atyne por shkuet aq larg sa ju kundervyet qeverisë dhe shtetit me protesta dhe demostrata të ndryshme! Pse?

ROZMARIE KOHN: - Shteti jonë vertetë ka qeveri demokratike e cila i mbronë interesat e popullit apo thanë ma drejtë qytetarve, pra edhe të ardhacakve që kanë ardh të jetojnë këtu nga skajet e botës. Neve si popull , por edhe qeveria e jonë luftojmë dhe distancohemi ndaj cdo urrejtjeje racore, fetare, nga cdo dhunë dhe diskriminim, mirpo edhepse kemi qeveri demokratike nuk do thotë se kjo nuk banë gabime. Neve e pam si gabim dhe si vendim i padrejtë dhe arbitrar vendimin per shqiptaret azilkerkues andaj kundervenja e jonë qeverisë dhe të gjitha veprimet tona në këtë qashtje janë të drejta sepse  neve veprojmë në principe të demokracisë. Këto të gjitha i thash ashtu në mënyrë të pergjithsueme , globale, ndersa se cka do të thotë të jetosh në ankth dhe frikë, të jesh i ndjekun dhe i persekutuem unë e dij fare mirë  sepse të gjitha këto i perjetova në fëmininë time të hershme. Mue nana ime më rriti neper kampet e refugjatve në Gjermani në të cilat neve jetuem shtat vite. Kur u këtheva në vendlindjen time në Norvegji nuk e dija asnji fjalë norvegjisht ani se isha norvegjeze. Kjo pra ndodhi në kohën e Luftës së Dytë Botnore. Andaj unë sot mendojë , vallë si do ta ndijnë veten të gjithë këta fëmijë shqiptarë që u rriten në Norvegji dhe shkojnë në shkollë në gjuhen norvegjeze, nese qeveria e jonë i këthen prapa në Kosovë. Atje këta fëmij ose do të mbesin analfabet ose do të detyrohen ta mësojnë gjuhen serbe me at alfabetin e tyne cirilik. Ky asht diskriminim ndaj nji gjenerate të tanë të nji populli dhe per këte unë  jo vetem si zyrtare e kishes por edhe si qytetare e krishten e Norvegjisë distancohem nga vendimi i ministrisë së shtetit tim në rastin e azilkerkuesve shqiptarë.

SELIM HASANAJ: - Sa e njifni popullin shqiptarë, historinë, kulturen dhe doket e zakonet e tij?

ROZMARIE KOHN: -Sikur edhe shumica e norvegjezve edhe unë dij fare pak per popullin tuaj. Krejtë cka dij asht ajo se ju jeni populli ma i vjeter në në Ballkan dhe Evropë dhe se me shekuj juve ju shkelen pushtues të ndryshem. Dij pak per atletin e krishterimit dhe mbrojtësin e kultures dhe civilizimit evropian , pra per Gjergj Kastriotin, dij se nga populli i juej kanë dal disa Perandor të Perandorisë Romake si dhe disa Papë në Vatikan, nder ta ma i njoftuni Papa Klementi i XI. Por edhe dij pak per imzot Peshkop Theofan Stilian Noli, tani dij edhe per Ismail Kadare të cilit i lexojë këto ditë të perkthyem në norvegjishtë romanin "PALLATI I ANDRRAVE", por dij pak edhe per Liderin e juv të madhë që me menquni po i prinë popullit të vetë pra Dr. Ibrahim Rugova.( Besojë se dijta pak  më thotë dhe buzqesh kjo zonjë e madhe.

SELIM HASANAJ: - A dini ju se populli shqiptarë i perket të tri feve ma të mëdhaja në Evropë; katolik, ortodoks dhe musliman?!

ROZMARIE KOHN: - Po këtë e dij moti, dij se juve pos këtyne tri feve keni edhe disa sekte të këtyne tri feve. Ama nuk dij se cfarë ndikimi kanë këto tri fe dhe sektet e tyne në zhvillimin e juve kulturor dhe kombëtar , unë tani kisha dasht ta dij nga ju zoti gazetar Hasanaj.
Pasi i sqarova aq sa dijta pyetjen e saj të fundit që ma bani, Peshkopi Rozmarie Kohn vazhdojë të më spjegojë se asht e fascinueme  me URTËSINË DHE DURIMIN  si dhe me menquninë e Dr. Ibrahim Rugovës. Dhe prap e perseriti ate që ma tha në fillim : VETEM POPUJT ARKAIK KANË MUNDËSI TI PERBALLOJNË GOLGOTAT E MËDHA.

SELIM HASANAJ:  Pyetje e fundit; Cili do ishte mesazhi i juej per popullin shqiptarë?

ROZMARIE KOHN:- Do të deshiroja që populli shqiptarë i okupuem nga Serbia ta fitojë LIRINÊ dhe PAVARSINÊ, dhe po e shfrytzojë rastin që permes kësaj interviste me juve ta pershendes dhe bekojë mbarë popullin shqiptarë. ZOTI JU BEKOFTÊ.
Ju falenderit.                                                    

BASHKBISEDOI: Selim M. Hasanaj
 
HAMAR: 08.09.1993



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora