E enjte, 25.04.2024, 10:48 AM (GMT+1)

Kulturë

Bujar Balliu

E shtune, 29.09.2012, 09:51 AM


Bujar Balliu erdhi në udhën e letrave thjesht e natyrshëm, siç kthehet djali plangprishës në shtëpinë e vet. Kur studenti i fakultetit të letërsisë në Universitetin e Tiranës, botonte në shtypin e kohës, me inicialet B.B në rrethet letrare poezitë e tij u komentuan prurje interesante afër botës së brendshme të njeriut dhe sentimentit të tij.

Atëherë pakkush e mori vesh të vërtetën.

Vite më vonë, tashmë në moshë të pjekur, botoi librin,“Nobel”, përmbledhje dinjitoze me ese dhe jetëshkrimet e njëqind e shtatë nobelistëve të letërsisë. Vëllimi u prit me kërshëri nga lexuesit, veçanërisht të rinjtë dhe studentët. U vlerësua nga njohës të rrjedhave letrare e krijuesit. I erdhën

përgëzime nga pena të njohura, shumë syresh e quajtën koleg.

Libri i radhës, eseja e gjatë “Hapësirat rrallohen prej dhimbjes” ngërthen vështrimin filozofik të shkrimtarit mbi dukuritë e sotme në fushën e letrave.

Ndër të tjera kredon e tij letrare:

“Të shkruash…

Intrigë si droga, kumari, zhbirim në hapësirat e shpirtit të së djeshmes e të sotmes. I vetmi shpërblim, lexuesit, të bëjnë të mendosh se shkrimësia nuk është dhe aq marrëzi. Do të doja që të mos thahen nga erërat e kohës…”

Herët a vonë në jetën e një shkrimtari vjen koha kur ai dyshon për ato që ka bërë, por sidomos për ato që nuk i ka bërë. Të shkruash është të punosh. Kur një piktor e ngrys ditën duke menduar për pikturën, ai nuk pikturon më.

Kurorëzim i dyshimeve të gjata dhe nevojës për të derdhur në letër brengat, që e mundojnë prej kohësh, vjen vëllimi me tregime “Heremit”. Copëza të shumta impresionesh,mbresa të afërta dhe të largëta, ngecur diku në thellësi të kujtesës, vërshojnë të paprekura nga dhuna e harresës nëpër

vite. Shumë nga prozat e këtij vëllimi kanë qenë të gatshme, formësuar nëpër kohën e thinjur, përgjumur thellë nënvetëdijes, përpara se të vendoste të botojë libra.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora