E premte, 29.03.2024, 12:50 AM (GMT)

Kulturë

Alban Voka: Kalaja e Krujës

E shtune, 29.09.2012, 08:49 AM


KALAJA E KRUJËS SIPAS BURIMEVE ELEKTRONIKE

Mbi një shkëmb të thepisur në vendin ku kryqëzoheshin sinjalet midis Petrelës, Prezës, Rodonit e Lezhës, për nga shikimi i vrojtuesit tretej deri thellë në det, atje u ndërtua kalaja e Krujës. “Zotëruese” e qytetit, fushës, brigjeve të detit, ajo zë edhe një pozicion të veçantë në historinë e kombit shqiptar, në tipiken e fortifikimit mesjetar, në mënyrën e furnizit me ujë. Kryeqendër qysh në shtetin e arbërit, me kthimin e Skënderbeut kalaja e Krujës u bë kryeqendra e eopopesë shqiptare në qëndresën kundër pushtimit osman. Emri i saj dhe i Skënderbeut u bënë të njohur në të gjithë Europën e asaj kohe. “Qofshi pasqyrë e shembull për të gjithë princat, për të gjithë popujt dhe emrin tuaj le ta kurorëzojë një formë e amshueshme” – kështu e përgëzonte Skënderbeun dhe Krujën Republika e Raguzës më 1452.

Kur u ndërtua kalaja e Krujës dhe Muzeu Kombëtar Gjergj Kastiroti - Skënderbeu

Zanafillën kalaja e ka në shekujt V – VI. Ndoshta kjo është e lidhur me braktisjen e qytetit ilir Albanopolis, të cilin Ptolomeu e përmend si qytet në tokën e albanëve. Kalaja i hodhi themelet mbi muret e një vendbanimi ilir të shekullit të tretë para erës së re. Me emrin Krujë kalaja përmendet në një dokument kishtar të vitit 879 kohë kur qyteti kishte rolin e një qendre peshkopale. Ndërtimet e mëtejshme bënë që nga fundi i shekullit të dymbëdhjetë kalaja të marrë formën e plotë dhe ka shërbyer si qendër e garnizioneve dhe guvernatorit bizantin. Gjatë mesjetës sistemi i fortifikimit të kalasë është përsosur e rindërtuar disa herë, veçanërisht pas tri fushatave të mëdha osmane (1450, 1466, 1467). Tërmeti i fuqishëm i vitit 1617 si dhe shkatërrimet masive nga osmanët pas shtypjes së kryengritjes të vitit 1832 i sollën dëmtime të mëdha kalasë. Disa rregullime që ju bënë gjatë shekullit të XIX nuk munden t’i kthenin shkëlqimin e dikurshëm.

Kalaja e Krujës ka një pamje eliptike me sipërfaqe 2.25 ha, e cila zbret fuqishëm nga lindja drejt perëndimit. Muri rrethues ndjek kreshtat e shkëmbit me një perimetër 804 m. Këto mure të trasha 1.5 m, janë të përforcuara me 9 kulla të rrumbullakta apo katërkëndëshe, të cilat janë ngritur në pjesët më të rëndësishme: pranë hyrjes kryesore dhe pranë burimeve të ujit. Kullat përgjithësisht kanë qenë të larta e me diametër rreth 15 m.

Hyrja kryesore e kalasë është vendosur nga VL, ndërsa një hyrje e dytë në formë tuneli, është e vendosur në JP. Në pjesën më të lartë të kodrës të fortifikuar, në shekullin XII – XIV u ndërtua selia e feudalit. Pranë rrënojave të kësaj selie janë ato të një kishe dhe lartësohet kulla e sahatit.  Kalaja është e banuar. Ekzistenca e banorëve në kala evidentohet me dokumente të hershme historike. Një gjë e tillë dëshmohet nga një vendim i perandorit bizantin Androniku II Paleologu, i cili në tetor 1286 u rinjeh banorëve të kalasë privilegjet e veta dhe “... të gëzojnë gjithçka si brenda ashtu edhe jashtë kështjellës”.

FOTO:

 

Pamje e përgjithshme e kalasë

 

Beteja e Albulenës

 

Kuvendi i Lezhës - 2 Mars 1444

Hyrja në oborr të Kalasë

 

Dokumentet e shkruara nga vetë Gjergj Kastrioti - Skënderbeu

 

Skulptura e Heroit tonë Kombëtar

 

Dhomat e familjes së Gjergj Kastriotit

 

Karriget ku u ulshin atëherë familjarët dhe vizitorët e Skëndërbeut

 

Beteja e Ujëbardhës, e njohur edhe si Beteja e Albulenës, u zhvillua me 2 shtator, 1457 midis forcave shqiptare te drejtuara nga Skënderbeu dhe një forcë ekspedite te forcave te perandorisë osmane. Ajo ishte një ndër fitoret më të rëndësishme të Skënderbeut kundër osmanëve në fushë të hapur.

 

(Zgjodhi për Zemrën Shqiptare nga Forumi Katolik Rinor: Alban Voka)



(Vota: 8 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora