E premte, 29.03.2024, 12:05 AM (GMT)

Kulturë

Bahri Myftari: Shteti hesht ndaj letërsisë shqiptare

E shtune, 29.09.2012, 08:06 AM


Flet shkrimtari Bahri Myftari; Shteti hesht ndaj letërsisë shqiptare

Pëlqimi i librit politik tregon se shoqëria është në krizë indetiteti

Nga Albert Zholi

Krijuesit shqiptarë janë më të paorganizuarit në rajon. Ata nuk kanë një institucion të tyren, nuk kanë një gazetë, nuk kanë një strehëz të tyre, u mungon kritika e mirëfilltë, janë komuniteti që janë lënë më në harresë nga shteti, më të varfërit, më të nënvlefësuarit kur në botën e qytetëruar ndodh e kundërta. Aktualish komuniteti i kirjuesve shqipatrë është organizuar në disa shoqata që nuk kanë të nëjtën gjuhë dhe ku më të privilegjuarit janë shkrimtarët apo poetët e lidhur me politikën. Kwta tw fundit  i gjen kudo në disa borde, në disa juri çmimesh, sikundër kanë marrë për vete shumë çmime. Për të bërë një ballafaqim me këto probleme të krijuesve shqiptarë, për “Telegraf” zhvilluam këtë bisedë me shkrimtarin Bahri Myftari.

Kohët e fundit në Shqipëri (e theksoj në Shqipëri) libri politik po vlerësohet më shumë se libri artstik. Cilat janë arsyet?

Dashuria apo dëshira për të blerë librin politik më shumë se atë atrtistik në ardhë të parë vjen nga varfëria e madhe e shqiptarëve. Njerëzit kur  janë të varfër, të pashpresë kërkojnë, të gjejnë rrugët e daljes nga kriza, varfëria dhe këtë dritë jeshile padashur e gjejnë tek politika tek librat politikë,  Kjo për arsye se politika ka në dorë mediat sidomos ato vizive, ku ata i propogandojnë veprat e tyre dhe bëhen present në ccdo qelizë të shoqërisë sepse vetëm ata mund ta nxjerioin vendin nga kriza dhe librat e tyre janë udhërrëfyes. Në momente të caktuara të zhvillimit të  shoqërisë ky lloj libri apo publicistika politike  ka kohën e tij të artë. Porn ë të vërtetë duhet të jetë e kundërta . Në të gjitha historitë e zhvillimit të shoqërisë së vendeve të zhvilluara kohët e arta të një populli kanë qenë dhe janë kur letërsia artistike ka apsur periudhat e saj të arta dhe pëlqehet në mënyrë massive. Një popull që është komod shpirëtrisht, ka poezinë primare, ka poezinë si ushqim shpirëtror, ka letërsinë artsitike si mjet shplodhës dhe inkurajuese. Pëlqimi i librit politik tregon që shoqëria jonë është në krizë, nuk gjeneron ide të reja që tëballafaqohet me politikën e mbrapshtë që gjeneron krizë.

Nga ana tjetër (ju e cekët paksa),  në këtë katrhurë mediatike, në panairin e fundit të librit, ndodhi ajo që nuk duhej të ndodhet. Libri politik u propogandua me forcë ndërsa libri artitik u la në hije. Pse kjo rendje mediatike?

Është e qartë me ccka fola më lartë. Por dua të theksoj se libri politik nuk duhet të zintë vend në panairin e librit artsitik. S’ka rasye që të hyjë në komunitetin tonë. Politikanët kanë komunitetin e tyre. S’ka përse të na sundojnë dhe atë altar të pakët Panairi artisik.  Kjo vjen sepse politikanët janë lidhur me bizneset, me spekulantët e librit. Sot disa botues e shohin si mjet fitimi lidhjen me politkën duke e ditur që populli ynë është një popull që rend shumë pas politkës, është një popull militant i ndarë në disa grupe. Reklama që i bëjnë mediat librit politik ka fitime të dyamëshme botus, biznes-politikan duke shfyrtëzuar këtë ndjesi të popullit tonë që zvogëlimin e varfërisë, përmirësimin e gjendjes ekonomike e shohin më shumë tek politkanët se sa tek aftësitë e tyre mendoire dhe fizike, pra nuk e shohin tek pavarsia e tyre nga politika. Popullit tonë u mungon iniciativa e lirë në kuadrin e ekonomisë së tregut (them në përgjithësi) dhe politika përfiton nga kjo.

Cilat janë problemet e letërsisë artistike sot në Shqipëri?

Problemet e letërsisë e them me keqardhje  se janë shumë. Unë bëj pjesë në atë rreth shkrimtarësh që e kritikoj ashpër letërsinë e realizmit socialist, dhe jam shkëputur shpirëtrisht nga ajo letërsi. Në regjimin komunsit unë kam botuar tre libra  të cilat nuk i marr në konsideratë dhe si kam marrë për bazë në krijimtarinë time. Pas viteve 1990 kam botuar 6 libra  me tregime që them se kam hyrë në letërsinë reale. Por kjo letërsi postkomunsite është ëm shumë një letërsi individuale. Eshtë një letërsi e shpërndarë, pa një rregull. Kryesorja është se është një letërsi pa një organ specific të saj, pa një organ enkas për letërsinë sicc ka qenë gazeta “Drita”. Eshtë një letërsi pa një institucion të profilizuar për letërsinë sicc ka qenë Lidhja e Shkrimtarëve që ta trajtojë problematikën e krijuesve. Sot egzistojnë disa shoqata të veccanra që duan ta nbajnë ndezur ëndrrën dhe dëshirën e krijuesve për të ecur përpara por këto shoqata janë shumë të varfëra ekonomikisht. Ndryshe ndodh me kolegët tanë të Prishtinës apo në Gjakovë apo Prizren. Edhe aty ka shoqata shkrimtarësh  dhe ccuditërisht janë më të fuqishëm se sa ne dhe bëjnë më shumë aktivitete. Çuditërist ato shoqata shkrimtërsh në Kosovë apo Maqedoni bëjnë më shumë aktivitete dhe ftojnë shumë shqipatrë duke u garantuar udhëtimin, fjetjen, ushqimin. Më thuaj bëhen këto në Shqipëri? Ne nuk guxojmë të ftojmë homologun tonë në Shqipëri. Athere si mund të përhapet letësia jonë, si mund të njihen autorët tanë. Shteti hesht, politika hesht, bizneset s’duan tja dinë për shkrimtarët dhe ne rimë kafeneve. Shkrimtarët nuk kanë ansjë trajtim financiar. Kjo është gjendja ndaj sot vlerësohen shkrimtarët partiak. Edhe në monizëm e njëta gjë. Pra janë ndruar vetëm fytyrat. Sot ai shkrimtar që rinë më afrë politikës, nderohet, mer poste, mer ccmime. Shkrimatrët e pushtetit , shkrimtarët e partive janë më të vlerësuarit dhe janë kryetar jurish dhe në shumë borde drejtuese. Çuditërish në këtë pikë si letërsia e realizmit socialist me këtë realizëm pa emër të letërsisë janë si dy binjakë me kahe të kundërta.

Marja e godinës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve nga shteti ccfarë përbën për komunitetin e Shkrimtarëve?

Me këtë godinë aq të bukur vetë shteti nuk fitoi ndonjë gjë të madhe, ndërsa komuniteti ynë, pra shkrimtarët dhe poetët humbën shumë. Shteti fitoi atë që i la shkrimtarët rrugëve, i la pa mundësi organizimi, i la pa një strehëz, i la si njerëz të rëndomtë kur bota e qytetëruar i ka në ballë të ccdo organizmi shkrimtarët.  I ka si busull orinetimi për mendimet  dhe veprat e tyre. Shteti bëri disa zyra që mund ti kompensonte kudo dhe ua mori shkrimtarëve strehëzën e tyre për ti lënë kafeneve. Kjo vjen pasi ka politikanë apo njerës që se duan komunitetin tonë, që se duan indetitein kombëtar të letërsisë. Shteti me atë godinë fitoi disa mure më shumë por  ka bërë një dëm shpirtëror të pa llogaritshëm. . Letërsia dashuria për njerëzit e letrave është mospërfillëse sepse kjo është politika që ndjek shteti, politika në përgjithësi për njerëzit e letrave. Kjo është nëj nga asryet që shkrimtarët janë të pa orinetuar dhe të paorganizuar. Ajo godinë ishte një institucion shumë i rëndësishëm që kurrë nuk duhej të ndronte destinacion.

Sot vihet re një fenomen i shëmtuar që ka një superprodhim të librit artistik sidomos të librave me poezi. Ku e ka bazën ky superprodhim?

Për mua nuk është superpodhim letrar, artisik, por ka grafomani. Eshtë një tëndencë që ka si bazë etjen për tu dukur pa bazë. Kjo vjen se nuk është ajo censura e regjimit komunsit. Madje mund të themi se sot nuk ka fare censurë, Ka institucione botuese pa redactor dhe kritik, ku libri nuk kalon në sitë, por botuesit nuk mbajnë përgjegjësi se ccfarë botojnë, pork an merak të marrin vetëm lekët.  Ecet me shprehjen e famshme “tregu vendos”. Por tregu  është për prodhimet bujqësore apo industriale, por s’mund të ecet me këtë mendësi për letërsinë.  Ne duhet të jemi nëj shoqëri që të ccojmë letërsinë e vërtetë tek lexuesi, një letërsi të mirëfilltë që kalon nga krika reale, dhe jo me formulën “Tregu vendos”.  Për mua përsa i përket letërsisë dhe artit të ecet me mendësinë të konkurimit të vlerave më të bukura. Krijimtaria do qetësi, karrige të ulesh me orë të tëra, ndrësa tek ne kërkohen gjërat e zhurmëshme, fasadat, apo emisonet shoë rozë .  Bëhet një propogandë për ta kthyer në rozë veprimatrinë shoqërore. Edhe krijimtaria këtë tendecë ka. Marim fenomenin e gjakmarrjes. Më thuaj për këtë fenomen kaq të shëmtuar të shoqërisë sonë sa ka dhënë letërsia apo dhe mediat e fuqishme.  Ka shkrimatrë apo poetë që duhen lexuar me ccdo kusht për të marë vlerat më të mira të letërsisë. Në greqi është nëj shkrimtar shumë i mirë Nikos Kazanxaqis që ishte i angazhuar politikisht, por ama para popullit të vet, popullit të Kretës nuk merte parasysh as politikë as ideologji. Intersat e popullit të tij ishin mbi gjithccka. Kjo letrësi e tillë këtu mungon. Prandaj duket kaq e “qetë”, kaq e “Lumtur” rinia, adminsitrata  sepse si ngacmon kush, se s’ka letërsi kritike, ballafaquese.

Folët pak për kritikën. A ka kritkë për letërsinë sot?

Në regjimin komunsit kishte kriitkë porn ë shumicën e ratsve ishte tendecioze. Në bazë të  kontratave, traktateve. Sot kjo kritikë ka humbur fare. Sot kjo kritikë mungon fare. Vetëm ndonjë befasi e rrallë mund të ccoj në një kriikë të mirëfilltë. Sot mbizotëron kritika e porositur. Arti pos u ballafaqua  me jetën, me njeriun është fund e krye hipokrizi. Shko në tetarin Kombatar, nuk gjen një pjesë dramatike që të ngrejë problemet që ka shoqëria sot. Luhen vetëm pjesë të huaja. Sot për sot shkruhen pjesë apo bëhet letërsi që të jetë apo është sa më larg halleve dhe problemeve që ka shoqëria,  Këshuqë edhe kritika këtë moral do të ketë. Mungesa e organeve të specializuara të kritikës e ka ccuar në zallamahi edhe kritikën. Merr shtypin. Ai qëndron larg krijuesve letrarë. Janë shumë ta pakta ato media të shkruara që kanë lënë hapësira për krijuesit si gazeta “Telegraf” “Gazeta Shqipatre” “Nacional”.  Dikur ka qenë gazeta “Drita” që kishte nëj krikë disi të mirë, pr kur dilte gazeta Drita sillte një emocion në radhët e krijuesve. Pra kemi një mungesë të thkesuar të mediave të specializuara për letërsinë.  Kjo është një katastrofë. Pa kritkë të mirëfilltë të specializuar sigurisht do të ketë nëj letërsi të zbehtë pa konkurencë.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora