E shtune, 20.04.2024, 01:25 PM (GMT+1)

Kulturë

Dedë Sokoli: Pesha e fjalës së urtë (9)

E shtune, 29.09.2012, 02:03 PM


PESHA E FJALËS SË URTË (9)

Nga Dedë Sokoli

- O -

– O bre burrë, burrë malsie, thinjat në kokë të paskan hije.

– O gra, nuk është bukuria por virtyti që e bën jetën bashkshortore të lumtur.

– O njeri i mirë, njife vetveten tënde.

– O njeri i zgjuar, laji duart nga ai mik që shoqerohet me armiqtë e tu.

– O Perëndi; po të kisha mundësi do të shkruaja urretjen mbi akull dhe do të prisja diellin të lindte.

– O sa mirë- me qenë shqiptarë.

– O studjues, Studjojeni matematiken dhe mos ndertoni pa themele.

– O zë i ëmbël, sa mirë tingllon gjuha amtore në vend të huaj.

– Opinionet nuk mund të jetojnë nëse dikush nuk ka rastin të luftojë për to.

– Optimisti rri zgjuar deri në mesnatë për të pare mbërritjen e Vitit të Ri, pesimisti rri pa fjetur për të pare vitin e vjetër që po ikën.

– Ora e fundit, të gjithëve na bashkon.

– Oxhaku le të jetë i shtrëmbër, por tymi të dalë drejt.

 

- P -

– Pa atdhe nuk është e mundur që të ketë një rregullim të njerzimit.

– Pa djalë e pa gocë rron, pa shokë nuk rron.

– Pa djersë e pa mund, s’ke të mirë as kund.

– Pa e shkundë dardhën, s’qet kollaj dardha për tokë.

– Pa edukim të mirë, nuk ka të ardhme të mirë për njerzit.

– Pa kripë nuk bëhet, pa mjaltë durohet.

– Pa nevojë mos hap gojë.

– Pa pare, nuk hypë hoxha në minaret.

– Pa patur një mik, asnjë të mire nuk ja ndjejmë gëzimin.

– Pa rilindje letrare nuk ka rilindje politike.

– Pa shëndet nuk ka bereqet.

– Pa shkollë kanë jetuar njerzit, po pa punë asnjë.

– Pa shokun e mirë, njeriu nuk njeh gabimet e veta.

– Padituria prodhon padituri.

– Pajë, me të vërtet e madhe është virtyti i prindërve.

– Pak e saktë, jo shumë e perlumë.

– Pakënaqësia është nxitje për të përparuar.

– Paqartësisht çdo njeri mund të flasë por qartë flasin pak.

– Paqja pa drejtësi, është thjeshtë tirani.

– Para atij që lavdërohet s’kam frikë, prej atij që heshtë kam frikë.

– Para se të filloni të kritikoni të tjerët, thirrini në gabimet tuaja përsonale.

– Para se të nevrikoseni, mëndoni për shëndetin tuaj.

– Paraja dhe miqësia e vjedhin drejtësinë.

– Paraja e shumtë ose e komandon njeriun ose i bëhet skllav.

– Paraja e trasheguar nuk është njëlloj me paranë e fituar.

– Paraja është e mirë shërbëtore, por e keqe si pronare.

– Parandalimi i sëmundjes është më i mirë se terapia.

– Paranë nuk e han as qeni.

– Parcela e dashurisë së vërtetë është besimi te njeri- tjetri.

– Pasionet nuk janë gjë tjetër veçse mangë, apo virtyte të tepruara.

– Pasionet politike janë sikurse pasionet tjera që nuk zgjasin shumë.

– Pasioni i vërtetë është i heshtur.

– Paska gjetë tenxherja kapakun.

– Pastë ku merr, mos pastë ku çon.

– Pastërtia morale është stolia e Atdheut.

– Pasuria e shpirtit ta jep të qeshurën me lehtësi.

– Pasuria i ngjanë ujit të detit, sa më shumë të pishë, aq më shumë ke etje.

– Pasuria më e madhe për njeriun është shëndeti dhe mëndja.

– Pasuria më e mirë për njeriun është shpirt- mirësia.

– Pasurinë e urrejnë ata njerës të cilët e kanë humbur shpresën- se do të pasurohen ndonjëherë.

– Pema më e ëmbël është ajo që e mbjell me dorën tënde.

– Pemën e mbjell një, po e hanë shumë.

– Pemën që ka kokrra, e gjuajnë më shumë.

– Pemës shifi frutin, njeriut shifi punën.

– Pendimi është pranverë e mirësjelljes.

– Peni këputet aty ku është më hollë.

– Per çdo punë, puth dorën tënde.

– Për armikun mos fol këq por mëndo këq.

– Për çdo pune që bën, mëndo se ke edhe vdekjen.

– Për çdo të keqe ka dy llojë ngushëllimesh: Koha dhe heshtja.

– Për dashuri të trënafilit, duhet të durosh edhe gjembat.

– Për fat të mirë, ne amerikanët, nuk jemi një qeveri që ka një komb, por një komb që ka një qeveri.

– Për femijët nuk ka çmim nderë më të mirët se të lindin nga prind të lavdishëm e të vertytshëm dhe tu këthejnë prindërve nderin e denjë.

– Për kohën tonë, gjërat e kota janë të vetmet gjera të nevojshme.

– Për mësuesit pa mënd, mësuesi nuk është fjala por të pësuarit.

– Për një dashtnore të keqe,ndahet me një shok të mire.

– Për një dorë kashtë e vret samari mushkën.

– Për një përson të moshuar, çdo vënd ku është i ngrohtë, është shtepia e tij

– Për një plesht djeg jarganin.

– Për njeriun, pasuria është mëndja dhe shëndeti.

– Për njeriun nuk ka thesar më të madh se një mëndje që di.

– Për njeriun, shtepia është kështjella e tij.

– Për njerzit që kanë gjuhë të gjatë, duhet një gëshërë e madhe.

– Për syrin e një trimi, rreziku rrezellinë si rreze dielli.

– Për të bërë një zgjedhje, njeriut i duhet tëbëjë llogari.

– Për të ngrënë e për të pirë, kurr mos e shit shtëpinë.

– Për të qënë e vërtetë një gjë, duhet të këthehet në kult.

– Per tu bërë hero mjafton një çast, për tu bërë njeri i mire duhet një jetë e tërë.

– Per xhelozinë nuk ka gjë më të tmershme se sa e qeshura.

– Përbuzja është acidi që gërryen dashurinë.

– Pergatitu për pleqri- sa kohë që je i ri.

– Pergjithsisht të hollat humbin duke kërkuar të holla.

– Perpara mëso vedin pastaj të tjertë.

– Përpiqu të bësh e Zoti do të jetë pranë.

– Perpiqu, kerko, zbulo, por kurr mos u dorzo.

– Personi më i dashur nga të gjithë njerzit eshtë babaj.

– Përtaci gjithmonë mbetet me fukarallek.

– Përvoja është shuma e zhgenjimeve tona.

– Përvoja të bën të lumtur, të bën të ndihesh se ke jetuar.

– Pesë fjalë i thotë i ati, dhjetë fjalë i thotë i biri.

– Peshku në det, tigani në zjarr.

– Peshku qelbet nga koka.

– Pesimisti i ngjanë atij që vështron me frikë e trishtim se si hollohet kalendari i vitit duke hequr çdo ditë nga një fletë.

– Pi një gotë e rri me shokë, pi një okë e rri me lope (oka = 1,5 litër).

– Pjesa më e mirë e një bukurie është ajo që një portret s’mund ta shprehë.

– Plaga e thikës ka shërim, plaga e fjalës s’ka sherim.

– Plaga që krijon miku nuk shërohet kurr.

– Plaga shërohet, e keqja nuk harrohet.

– Plakut që është fatzi, i vdes grueja në pleqni.

– Pleqëria dhe fëmija të shikojnë nga duart.

– Pleqeria është një tiran që, me kërcënim vdekje, i ndalon njeriut të gjitha kënaqësitë e rinisë.

– Pleqëria fillon kur plaket zemra dhe jo kur zbardhen flokët.

– Plëqëve do tu tregoja se vdekjen nuk e sjell plakja por harresa.

– Pleqria është një sëmundje e pa shërueshme.

– Pluhuri ngjitet aty ku nuk pastrohet.

– Po deshe të hashë vezë, kujdesu për pulat.

– Po nuk e the fjalën në shesh, mos e thuaj as në vesh.

– Po nuk pave me sy e nuk degjove me veshë, mos beso shumë.

– Po nuk qau fëmija, nuk i jep gji e ëma.

– Po punove për shkollën sot, nesër punon ajo për ty.

– Po bëre mirë i shkruhet Zotit, po bëre keq më shkruhet mue.

– Po bëre, do të ta bëjnë.

– Po deshe të nënshtrosh gjithçka, nënshtroja veten tënde arsyes.

– Po e humbe kur e ke, s’e gjenë dot kur e kërkon.

– Po fole shumë, sikur xhevahirë të thuash, kakërdhi bëhet.

– Po humbe nderin ke humbë gjithçka, po humbe pasurinë ske humbë asgjë.

– Po i more lopes gjithë qumshtin ngordh viçi.

– Po lakmove copën e madhe, do humbasësh edhe copën e vogël.

– Po ma hodhe një herë të keshë turp, po ma hodhe të dytën, të lumtë.

– Po mbolle erë, do korrësh stuhi.

– Po mungoi macja, minjtë do të hedhin valle.

– Po nuk e njohe hidhërimin, nuk do ta kuptosh as gëzimin.

– Po nuk e pate të ligun brënda, nuk të vjen nga jashtë.

– Po nuk ece, nuk pëngohesh.

– Po nuk ja don zemra, nuk këndohet kënga.

– Po nuk mbolle, nuk ke çfar të korrësh.

– Po nuk nxore nga xhepi, nuk ecën muhabeti.

– Po nuk pati të marrë, nuk kanë se çfar të hanë të mënçurit.

– Po nuk prishe nëntë, nuk i fiton dhjetë.

– Po nuk punove në rini, do të vuash në pleqëri.

– Po përshtyve lart, të bie mbi fytyrë, po përshtyve poshtë të bie në gjoks.

– Po prite mënçuri prej burakratit të zyrës, është sikurse të presësh lëmoshë prej natyrës.

– Po qe se je i lumtur, mos kërko që të jeshë edhe më I lumtur.

– Po qe se pranon të metat e mikut pa i korigjuar, ato bëhen tuat.

– Po s’u shemb një koder, nuk mbushet një hendek.

– Po sa të ketë filluar njeriu të mësojë, vjen vdekja para se të ketë fituar përvojë.

– Po shave pamjen, ke sharë Perendinë, po shave veshjen, ke sharë terëzinë, ( rrobaqepsin) po shave shpirtin ke share njerezinë.

– Po shave, do të shajnë.

– Po të humbi unaza, gishti ta ka fajin.

– Po të jeshë mik i rrallë, do të jeshë mik i dashur.

– Po të kërkosh në botë pasuri të vërtetë, e tillë eshtë mëndja dhe nderi.

– Po të keshë një grue të mirë, do të jeshë i lumtur, po të keshë një të keqe, do të bëhesh filozof. Në çdo rast je i fituar.

– Po të mos kishte njerës të këqinj, nuk do të kishte gjykatës të mire.

– Po të rrëzohesh në akull të ankon ndokush, po të rrëzohesh në bogël- të qeshë gjithkush.

– Po u bënë të gjithë të pasur në ketë botë, po mundimet kush ka për t’i hjekë.

– Po u martua djali, bëhet komshi me prindërit.

– Po u more me njerës të lënë apo të mrafshtë, shumë shpejt ke për ta pësuar prej tyre.

– Politika e keqe nuk është gjë tjetër veç një mjeshtri e gënjeshtrës ne çastin e duhur.

– Politika është arti i brishtë i marrjes së votave nga të s’kamurit me financimin e të kamurve duke u premtuar mbrojtje nga njeri- tjetri.

– Politikani i mirë ka një ideal në zemër dhe një program në kokë.

– Popullariteti është si rinia, kur kalon një herë nuk këthehet më.

– Populli është pasuria më e madhe e kombit.

– Prindërve po u ktheve fjalën u theve zemrën.

– Problemet duken të përmasave të mëdha kur njerzit janë të vegjël.

– Projektoje të ardhmen tënde për gjithmonë me një laps.

– Proverbat janë fjali të shkurtra, bazuar në një përvojë të gjatë.

– Provo të mos duash dikënd dhe do të zbulosh sa të meta ka.

– Pse thonë: Eshtë e vështirë të lëshë duhanin, unë e kam lënë me dhjetra herë.

– Psiko-analisti i vërtetë i grave është parukjerja e tyre.

– Publiku i keq dëshiron gazeta të këqia.

– Pula kur i vjen veza, kërkon furrikun.

– Pulave u ka hije te kakarasin vetëm në kotec.

– Puna i jep shkelqim rinisë dhenderë pleqërisë.

– Puna të jep shëndet e lumturi; ajo të mban gjallë.

– Puna të jep shendet, prandaj ta marrim me qeft.

– Puna, largon tre vese të këqia: mërzitjen, vesin dhe nevojën.

– Punën e përbashkët e hanë qent.

– Punën mate me atë që korrë dhe jo me atë që mbjell.

– Punën nuk e bën një gisht, po e bën grushti.

– Punët ndahen edhe sipas takatit.

– Punët tua mati me masën tënde.

– Puno sikur do rrosh njeqind vjet, dhe ha sikur do vdesësh nesër.

– Punon inisani- han shejtani.

– Pushka vret një njeri, fjala vret njemijë.

– Pushka e çon gjakun te shtëpia.

– Pushka e trimit dhe sofra e bujarit nuk gjenden bosh kurr.

– Pusho së foluri atëherë kur sheh se ke filluar të nxehesh vetë ose ai me të cilin bisedon.

– Puthja dhe përqafimet e buta të nënës, qullasin zëmrën e burrave.

– Pyesni nëse jeni të lumtur dhe do të ndaloni të jeni të lumtur.

– Pyet atë që ka rënë nga fiku.

– Pyet detin sa lumenj derdhen në të.

– Pyetjet e thjeshta janë ato më të vështirat për t’ju pergjigjur.

 

- Q -

– Qan nëna për një birë, qan shpata për një burrë.

– Qan toka për shatë, qan dhe pylli për sopatë.

– Qari e zarari janë motër e vlla.

– Që njeriu të jetë sa më pak zhgenjyes, duhet të votojë për njeriun që premton diçka.

– Qellimi i artit është kënaqsia, qellimi i shkencës është e vërteta.

– Qelqi po u thye, nuk ngjitet më.

– Qendronte si një çetinë në shkëmb që nuk don tua dijë stuhive.

– Qengji i urtë, thithë dy nëna.

– Qëngji që nuk ka nënë, humbet.

– Qeni është kafsha më besnike e shtëpisë.

– Qeni leh edhe ke stani i vet.

– Qeni që han njerzit e shtëpis, duhet vrarë.

– Qeni që leh nuk të kafshon.

– Qeni qe rrin shumë kohë në hekura i lidhur, kur e lëshon ka rrezik që han edhe të zonë e  shtepisë

– Qeni te shtëpia e vet gjithmonë është trim.

– Qeni tund bishtin kur don me mbajtë miqësi.

– Qepa qoftë e vjetër qoftë e re, erë qepe bjen.

– Qepën në mëngjes haje vetë, në drekë jepja mikut, në darkë jepja armikut.

– Qershiat piqen duke parë njëra tjetrën.

– Qetëso gjakun e këthjello fjalën.

– Qeveria, çka të lypin jepja, çka të japin merrja.

– Qofshim si na dinë, mos qofshim si jemi.

– Qytetrimi do të thotë pasurim ndjenjash.

– Qytetrimi mbështetet mbi edukatën e grues.

 

- R -

– Rakia djeg zemrën dhe xhepin.

– Rakia nuk zihet mik.

– Rakia, së pari të bën lepur, së dyti dhelpër dhe së treti derr.

– Realiteti është një zhurmë, të cilën arti duhet të dijë ta këthejë në harmoni.

– Reputacioni nuk fitohet duke falur për ato që të besh nëtë ardhmen.

– Respekton i respektuari.

– Rinia dikur ikën dhe nuk këthehet më.

– Rregulli i mirë, është themeli i të gjitha gjërave të mira.

– Rrëna është nëna e të gjitha të keqiave.

– Rrëna qet tym, e vërteta qet flakë.

– Rrespekti gjithmonë duhet të jetë reciprok.

– Rrespekto prindërit, nëse don të të rrespektoj edhe ty yt bir.

– Rritesh vërtetë, herën e parë që qeshë me veten.

– Rroba e vjetër mbron të renë.

– Rrofsh o babë që mëmesove, rrofsh o bir që më dëgjove.

– Rrojtja pa nder, është vdekje.

– Rrufeja nuk bie mbi hale.

– Rruga drejt mençurisë kalon për mes vuajtjeve.

– Rruga pa muhabet, është si ëmbëlsira pa sherbet.

– Rrugët e dituris janë të hidhura, por janë të ëmbla pemët e sajë.

– Ruaju nga thëngjilli i mbuluar.

– Ruaju prej drimrit se vjen pranvera.

---------------

Në numrin tjetër do ndiqni fjalët e urta që fillojnë me -S-T-U-V-Xh-Z-



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora